Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Mësuesit puthen në sy të nxënësve

    Banorët e një fshati në Librazhd denoncojnë skandalin, kyçin shkollën

    Protestë e një lloji të veçantë në fshatin Xhyrë të rrethit të Librazhdit, rreth 25 kilometra larg qytetit. Prej dy ditësh fshatarët i kanë vënë kyçin shkollës, duke mos lejuar fëmijët e tyre të vijojnë mësimet. Rreth 150 banorë të fshatit, për dy ditë me radhë kanë protestuar në oborrin e shkollës, me çelësat e dyerve të saj në xhep, të revoltuar ndaj sjelljes së turpshme të disa mësuesve të kësaj shkolle në sy të nxënësve. Kërkesa e tyre ka qenë kolektive dhe i është drejtuar të gjitha institucioneve të pushtetit vendor në rreth dhe në Prefekturën e Elbasanit. Një peticion me mbi 100 firma është nisur drejt Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pasi nuk janë plotësuar kërkesat e tyre nga organet arsimore vendore.

    Nuk janë ankuar për kushtet aspak normale të mjediseve shkollore, por për sjelljen e një grupi mësuesish, që ka cenuar rëndë figurën morale të mësimdhënësit, si dhe kanë ndikuar negativisht në edukimin e afro 300 nxënësve të kësaj shkolle. Siç edhe shkruhet në këtë peticion të firmosur, ata citojnë me emra mësuesit që deklamojnë skena dashurie në anekset e shkollës dhe në sy të fëmijëve, deri te pijet alkoolike që përdorin në orarin e mësimit, dehja e të cilëve para fëmijëve ka bërë që ata të ankohen drejtpërdrejtë te prindërit e tyre. Gjithmonë sipas peticionit, është kërkuar shkarkimi nga detyra si drejtues shkolle për Qazim Alliun, largimi nga detyra për mësuesit e Edmond Kurtin, Arben Koxhajn dhe mësueses Z.P., për figurë jo të mirë para nxënësve në të gjitha aspektet. Në letrën e tyre e shkruar "fshatçe" bëhet kërkesa për shkarkimin e tyre, jepen në detaje skenat idilike të mësuesve me njëri-tjetrin, por vetëm tre prej tyre e "kanë mbushur kupën" dhe që duhet të largohen sa më parë. Një kërkesë e tillë është bërë që në janarin e këtij viti, por organet kompetente, edhe pse kanë bërë ndonjë ndërrim drejtori, kanë zvarritur procedurat e marrjes së masave për këtë kolektiv mësuesish, që në mënyrë kolektive akuzohen edhe për disiplinë të ulët shkollore, për braktisje mësimi dhe indiferencë të theksuar në procesin mësimor-edukativ në shkollë. Sipas kryetarit të fshatit, Arif Popja, bashkëfshatarët e tij kanë tepër të drejtë, sepse mësuesit e kërkuar me emër për t‘u shkarkuar nuk janë të denjë të qëndrojnë më në këtë shkollë, pasi kanë degraduar figurën e mësuesit dhe kanë bërë që të skuqen faqet e nxënësve me veprimet jomorale në sy të tyre. I pyetur për këtë problem, vetë kreu i Drejtorisë Arsimore të rrethit të Librazhdit, Flori Haxhiaj, ka deklaruar se kërkesa për zëvendësimin e drejtorit të shkollës, Qazim Alliu, është përmbushur me kohë, duke vendosur në vend të tij Arben Koxhajn dhe sërish ky i fundit është zëvendësuar me Ilir Hoxhën si drejtues i shkollës, mësues po nga ky fshat. Ndërsa në lidhje me dy mësuesit e tjerë si të padëshiruar në fshat, Edmond Kurtin dhe mësuesen Z.P., për të parin është marrë vendimi për pushimin e tij, por nuk i është komunikuar, ndërsa mësueses i është dhënë paralajmërim për shkarkim. Në këto masa, ndoshta gjysmake, zor se protestuesit do t‘i dorëzojnë çelësat e shkollës apo do ta shuajnë protestën e tyre edhe në ditën e sotme.

    gazeta-shqip

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Ne Fakt nuk e di ne cfare shkolle eshte fillore apo gjimnaz ndonjehere ka rendesi.Sepse shkalla e gjimnazit eshte me e zvilluar sot per keto raste.Zakonisht rinia eshte me e zvilluar sot.Por mesuesit jane ata qe duhet te japin shembuj tek nxenesit.Ky akte ndaj mesuesve eshte shume e qarte qe duhet te merret parasysh.

Tema të Ngjashme

  1. Skandal në shkolla, mësuesit abuzojnë me minorenet
    Nga white-knight në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2008, 22:50
  2. Mjerimi I Mesuesit, Krim Shteteror
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 14:17
  3. Abetarja e re, mesuesit duan trajnim!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-10-2005, 00:01
  4. Sondazhi: 60 % e adoleshenteve, ekseperienca e pare si homoseksuale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 18:01
  5. Arsimi ne Shqiperi
    Nga Failed Rapper në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 09:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •