Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11

Tema: Pagjumesia

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pagjumėsia, pėrse shkaktohet?

    Kėshilla nga specialistėt pėr gratė dhe burrat

    Pagjumėsia, pse shkaktohet

    Pagjumėsia fillon nga mendimet e tepėrta pėr tė nesėrmen, probleme etj., dhe kjo mėnyrė e vazhdueshme e tė menduarit shkakton ērregullimet e gjumit. Mosfunksionim nė punė, lodhje, dobėsi, depresion etj. Si pasojė e kėtyre trysnive, personi fillon tė obsesojė mbas gjumit deri sa kthehet nė njė pamundėsi, ankth dhe se fundi nė njė fobi. Nga ana e tyre ēregullimet e gjumit pėrfshijnė disomnite dhe parasomnite. Nė disomnite, siē janė insomnia (pagjumėsia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore ėshtė ērregullimi i sasisė dhe cilėsisė sė gjumit tė bėrė. Nė parasomnite, siē janė tmerrimi nė gjumė, urinimi nė shtrat dhe tė ecurit nė gjumė, simptoma kryesore ėshtė njė ngjarje e pazakontė qė ērregullon gjumin.

    Insomnia
    Kėrkesa e madhe pėr ilaēe gjumi ėshtė njė simptomė e pėrhapjes sė insomnisė (pamundėsisė pėr tė tė zėnė gjumi). Njė vėzhgim tregonte se 6% e burrave dhe 14% e grave raportojnė se vuajnė nga ky lloj ērregullimi i gjumit. Ka shumė shkaqe dhe lloje tė insomnisė. Disa insomniake i zė gjumi lehtė, por shohin ėndrra sikur janė zgjuar. Si rrjedhojė kur zgjohen ata ndjehen sikur po pėrpiqeshin ende qė tė flinin. Tė tjerė e kanė tė vėshtirė qė t'i zėrė gjumi, pėr shkak tė ankthit, frikės, stresit, depresionit ose problemeve tė tjera. Drogat gjithashtu ērregullojnė ciklin normal tė gjumit. Disa insomniake vuajnė nga njė gjendje e njohur si apnea e gjumit. Ata i zė gjumi lehtė, por ēohen pasi u ndalet frymėmarrja dhe zgjohen duke gulēuar pėr ajėr. Kėta mund tė zgjohen disa dhjetėra herė gjatė natės.

    Narkolepsia
    Njė formė e hipersomnisė, narkolepsia ėshtė njė ērregullim i gjumit i karakterizuar nga goditje pa vend tė gjumit gjatė ditės. Personin e zė gjumi nė mėnyrė tė pa parashikuar gjatė ditės. Personi i prekur nga ky ērregullim bie drejtpėrsėdrejti nė gjumin LSHS, dhe pėrderisa kjo etapė lidhet me paralizimin muskulor, pėrbėn njė rrezik pėr individin. Nganjėherė shkaktohet nga njė goditje e fortė si emocion i fortė, tė qeshurit, befasimi, ndezja seksuale. Njė simptome e narkolepsisė janė dhe halucinacionet hipnagogjike. Nėnat qė punojnė janė gjithnjė e mė tė stresuara nga mungesa e gjumit, sipas njė ankete, prindėrit sot kanė shumė pak kohė, fėmijėt e ndjejnė stresin e prindėrve tė tyre dhe qėndrojnė zgjuar. Nė vitet '60 ose '70, pjesa mė e madhe e nėnave nuk punonin dhe nuk ishin kaq tė shqetėsuara, kur bėhej fjalė pėr tė vėnė nė gjumė fėmijėt. Anketa tregon se nėnat e tė porsalindurve kanė mė pak kohė pėr tė fjetur nė krahasim me para tridhjetė vjetėsh, tri orė nė krahasim me pesė orė qė kishin nėnat e tyre. Sipas sondazhit, mungesa e gjumit prek fillimisht nėnat e reja. Tridhjetė e shtatė pėr qind e kėtyre grave pranojnė se mungesa e gjumit mund t'i ēojė deri nė depresion. Anketa tregon gjithashtu se 68 pėr qind e nėnave ndjenin nevojėn pėr tė parė fėmijėn e tyre kur janė nė punė, dhe 70 pėr qind ndihen fajtore qė i kishin lėnė. Shumica e kėtyre grave (84 pėr qind) pranojnė se duhet tė merret me pjesėn mė tė madhe tė punėve nė shtėpi, edhe kur punojnė me kohė tė plotė.

    Regjimi domosdoshmėri
    Tė gjithė e dimė qė regjimi stabilizon organizmin tonė. Tė abuzosh me gjumin do tė thotė tė plakesh para kohe. Pagjumėsia e vetėstimuluar ėshtė problematike, sepse fytyra e shfaq stresin dhe lodhjen mė shumė se ēdo gjė tjetėr. Kur vendos tė bėsh njė investim pėr veten, duhet tė zbatosh kėshillat me rigorozitet, sepse nė tė kundėrt shpenzon para dhe kohė kot. Eficenca e trajtimit nuk ėshtė nė nivelin e dėshiruar. Pagjumėsia dhe mungesa e regjimit ēakordojnė organizmin. Stimulojnė rrudhat, rrathėt e zinj poshtė syve, si dhe borsat e syve. Tė vendosėsh rregull ėshtė domosdoshmėri. Nėse je mėsuar tė qėndrosh pa gjumė, mėsohesh shumė kollaj tė flesh, duke shkuar nė shtrat gjysmė ore mė shpejt derisa tė vendosėsh njė orar tė rregullt.

    Keshilla

    1- Nuk duhet tė shtrihesh nė krevat, nėse nuk ke gjumė
    2- Nuk duhet tė shtrihesh me stomakun plot
    3- Kur shtrihesh pėr gjumė nuk duhet tė mendoni asgjė tjetėr veē qetėsisė.
    4- Muskujt tuaj duhet tė jenė tė lirshėm, sidomos ata tė fytyrės
    5- Gjithashtu kėshillohet qė gjatė ditės, mbas drekės, njė pushim prej 20 minuta dhe jo mė shumė pasi rifreskon gjithė trupin
    6- Mos pini kafe dhe pije alkoolike pesė ora para se tė flini

    Pagjumėsia

    Laps dhe letėr, nėse nuk tė zė gjumi

    E stresuar? Ke ndonjė problem qė tė mundon? Pra se tė flesh nė darkė, merr njė letėr dhe laps dhe shkruaj gjėrat qė tė mundojnė dhe shqetėsojnė, duke pirė njė kamomil tė fortė. Shmangiu gjumit gjatė ditės, derisa tė stabilizosh tė natės. Valeriani tė ndihmon dhe ėshtė produkt bimor. Mos pi kafe 5 orė para gjumit, gjithashtu mos pi pije alkoolike disa orė para gjumit.

    Pagjumėsia, mė e theksuar tek nėnat qė punojnėNėnat qė punojnė janė gjithnjė e mė tė stresuara nga mungesa e gjumit. Sipas njė ankete, prindėrit sot kanė shumė pak kohė, fėmijėt e ndjejnė stresin e prindėrve tė tyre dhe qėndrojnė zgjuar. Kėshtu nė ditėt e sotme nėnat qė punojnė e kanė tepėr tė vėshtirė tė sigurojnė tė paktėn 5 orė gjumė tė shėndetshėm.

    Moshat mbi 45 vjeē, mė problematikė me gjumin
    Sipas mjekėve specialistė, pagjumėsia ėshtė mė e theksuar tek njerėzit e moshės sė mesme, kjo pėr shkak edhe tė punėve tė shumta, tė impenjimeve dhe detyrave familjare. Gjendja ekonomike ėshtė njė ndėr arsyet kryesore qė ndikon tek kjo grupmoshė pėr tė mos realizuar njė gjumė tė shėndetshėm dhe, pėr mė tepėr, problemet familjare bėhen shkak pėr ērregullime me gjumin.

    Pėrgatiti: Blerina KACA

  2. #2
    [duke luajtur futboll] Maska e Adriano-10
    Anėtarėsuar
    06-08-2005
    Vendndodhja
    Stadium........ Grupi: Tetova Clan
    Postime
    305

    Ushqimi mė shkakton pagjumėsi!

    Pershendetje

    Kam nje problem qe po me ndjek qe disa vite. Ushqimi qe ha ne darke, para se te flej gjum, ndikone shume ne pagjumesine time. Problemi eshte se kur ha ushqim, mandej duhet te pushoj 3-4 ore per te fletur, sepse po u nisa per shtrat sapo ngrrenuri ushqim, nuk mundem as shtrire te qendroj!

    Ju kerkoj ndonje keshille praktike, si te shmang pagjumesine qe me shkakton ngrenja e ushqimit!
    Punėn e sotme mos e lėr pėr nesėr...shtyje sa tė mundesh...

  3. #3
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Mundohu ta evitosh ngren'jen mbas oren 6 te mbasdites. Dhe doktori kete gje do te rekomandoje , asnjehere nuk hahet vone ne darke .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #4
    [duke luajtur futboll] Maska e Adriano-10
    Anėtarėsuar
    06-08-2005
    Vendndodhja
    Stadium........ Grupi: Tetova Clan
    Postime
    305
    Citim Postuar mė parė nga PINK
    Mundohu ta evitosh ngren'jen mbas oren 6 te mbasdites. Dhe doktori kete gje do te rekomandoje , asnjehere nuk hahet vone ne darke .

    Po zakonishte duhet te qendroj ne pritje te gjumit 3-4 ore pas darkes, dmth nese ha darke ne ore 20:00 duhet te pres mesnaten per te ra ne gjum, kjo me pengon se duhet te bie me heret se nesermit zakonisht duhet te jem ne fakultet qe heret!
    Punėn e sotme mos e lėr pėr nesėr...shtyje sa tė mundesh...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Citim Postuar mė parė nga Adriano-10
    Pershendetje

    Kam nje problem qe po me ndjek qe disa vite. Ushqimi qe ha ne darke, para se te flej gjum, ndikone shume ne pagjumesine time. Problemi eshte se kur ha ushqim, mandej duhet te pushoj 3-4 ore per te fletur, sepse po u nisa per shtrat sapo ngrrenuri ushqim, nuk mundem as shtrire te qendroj!

    Ju kerkoj ndonje keshille praktike, si te shmang pagjumesine qe me shkakton ngrenja e ushqimit!

    para se te flesh ha 2 ore me perpara, dhe mundohu te hash pak jo shume sidomos mos ha fatty foods
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    ndoshta nuk e ka fajin ushqimi, nese pi dicka qe ka kafein ndikon shume. une kur pija green tea ice tea per 1 jave e kisha shume problem te flija por me thane qe ka kafein edhe nuk piva me edhe skam pas probleme.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886

    Pagjumesia pengon ritjen e qelizave te reja

    Pagjumėsia mund tė shkaktojė ndalimin e qelizave tė reja nė tru, sipas sugjerimit tė njė studimi. Njė grup studiuesish zbuloi se pagjumėsia ndikon nė atė qė nė gjuhėn mjekėsore quhet Hipocampus dhe shpjegohet tė jetė rajon i trurit qė ka tė bėjė me krijimin e memories. Studimet e kryera rreth formimit tė trurit tregojnė se ato qė sjellin efekte nė tru janė pikėrisht hormonet e stresit. Njė ekspert anglez tha se do tė ishte shumė interesante tė shihej se si edhe gjumi shumė i shkurtėr ka tė njėjtin efekt. Studimet janė kryer te kafshėt duke marrė disa prej tyre dhe duke i lėnė 72 orė pa gjumė. Pastaj, janė krahasuar kafshėt e deprimuara prej gjumit me ato qė kanė kryer procesin normal tė fjetjes dhe kanė zbuluar se ato qė nuk kishin fjetur, kishin njė nivel mė tė rritur tė hormoneve tė stresit, qė quhet ndryshe corticosterone, shoqėruar kjo edhe me rėnien e ritmit tė prodhimit tė qelizave tė reja nė tru dhe pikėrisht nė zonėn e quajtur hipocampus. Rezultati i kėtyre eksperimenteve dhe vėzhgimeve tregon se niveli i rritur i hormoneve tė stresit, i krijuar nga pagjumėsia ose gjumi i pjesshėm, shpjegon reduktimin e prodhimit tė qelizave nė trurin e tė rriturve. Megjithatė, niveli i nervave nuk prishet edhe pėr njė periudhė pagjumėsie ose gjumi tė ērregullt dyjavor dhe truri gjatė kėsaj kohe rrit pėrpjekjet e tij nė mėnyrė qė tė kundėrveprojė ndaj pakėsimit tė qelizave.
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2007
    Postime
    4

    Pagjumesia

    mirmbrema cfar te perdori qe te fli

  9. #9
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Nuk kam pasur probleme te kesaj natyre por kam degjuar qe Valium ben cudira.

    Po do kurim popullor ngopja 1 cigare H-a-sh-a-sh Puro pa perzier me Duhan edhe je Ok pastaj.

    DI_ANA mire juve Gocat qe e keni qejf pellushin pse na e impononi edhe ne cunave??? LooooooooooooL

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Valeriana sepse Valium jane toksike.Valeriana behet me bime nuk eshte toksike por eshte fizike.

  11. #11
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar mė parė nga YaSmiN
    Valeriana sepse Valium jane toksike.Valeriana behet me bime nuk eshte toksike por eshte fizike.

    Yasmine po shqiperoje derman. Canabis.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjumi shmang realitetin
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-08-2007, 19:20
  2. Lajme nga mjekesia
    Nga Asteroid nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 01:02
  3. Ditari i ndienjave...
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 514
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 21:09
  4. Vuaj nga pagjumėsia!
    Nga INDRITI nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-10-2003, 14:29
  5. Pėr shėndetin
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 09:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •