Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 106
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Shqiptaret, populli parahelen-perla e rradhes

    Shqiperia dhe odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen

    Korrieri
    E Marte, 20 Mars 2007

    Anisa YMERI

    Shqiptar me origjine, studiuesi Mathieu Aref (Aref Mati) i ka kushtuar dekada te jetes se tij studimore dilemes se prejardhjes se kombit shqiptar. Kater vjet pas botimit ne frengjisht, “Shqiperia” (historia dhe gjuha), apo “Odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen” mban qendrim mbi nje te vertete te ndertuar. Mos ka qene i mbivleresuar roli i grekeve ne historine e Gadishullit te Ballkanit? Studiuesi Aref ravijezon nje bote tjeter, ate pellazge, se ciles greket i detyrohen per nje pjese jo te vogel te se kaluares se tyre

    Qendrim per nje te vertete te ndertuar! As me pak e as me shume nuk mund te jete vepra voluminoze e historianit francez, rrenjet e te cilit jane shqiptare, Aref Mati. “Shqiperia” (historia dhe gjuha) eshte titulli i kesaj vepre, ku historiani Mati hulumton per te rrefyer nje tjeter te vertete. Per te rrefyer ne thelb “Odisene e pabesueshme te nje populli parahelen”. Ai ravijezon nje bote tjeter, ate pellazge, se ciles greket i detyrohen per nje pjese jo te vogel te se kaluares se tyre. Veper e cila do te befasoje jo pak lexues, ne saje te tezave shkencore qe ngrene disa pikepyetje te medha ne rolin e grekeve ne historine e Ballkanit. Sipas Domenik Brikel, profesor ne Universitetin e Sorbones, i cili ka shkruar parathenien e ketij libri, qe me ne fund vjen ne shqip: “A mos ka qene i mbivleresuar roli i grekeve ne historine e Gadishullit te Ballkanit dhe, mesa duket, vetiu e pa nxjerre pikepyetje ne jemi mesuar qe ta ngjisim deri ne periudhen mikeniane, madje edhe me tej dhe ta vendosim pothuajse natyrshem, si te kete qene faktori thelbesor i historise se ketij rajoni?”. Ky eshte nje tjeter kendveshtrim, i cili u shtohet te shumteve qe u kane mbijetuar dekadave mbi paraardhesit e ilireve, pellazgeve. Por ajo cka perben thelbin e ketij botimi, eshte qe historiani duhet shpesh te shnderrohet ne gjeograf, gjuhetar e folklorist, nga te cilet sjell driten dhe mundeson arritjen e nje sigurie, jo pa u gabuar, por se paku per te arritur zbulimin e njerit cep te mburojes, dhe te arrish te shohesh se perkrah qyteterimeve klasike kane ekzistuar edhe popuj te tjere, te cilet kane pasur vendin e tyre ne histori. Me keto fjale e ka shpjeguar Domenik Brikel thelbin e ketij libri voluminoz, neper faqet e te cilit udhetohet neper Ballkan, per te sjelle disa te verteta te cilat ndryshe jemi mesuar t’i lexojme e t’i artikulojme. Vepra dhe tezat teper te guximshme jane mbeshtetur edhe mbi studime te meparshme, prej te tjereve historiane te cilet, ndonese kane hulumtuar mbi Ballkanin, nuk dinin shqip. Ndersa historiani Mati, edhe per vete origjinen e tij te hershme shqiptare, di mjaft mire shqip e arrin te sjelle argumente bindese gjuhesore. E sikunder thekson prof. Brikel, “Herodoti ka pasur shume te drejte: Greket nuk kane qene te paret mbi kete toke dhe nese ka pasur te tjere me pare, atehere eshte me se e qarte se iu detyrohen atyre per nje pjese te rendesishme te qyteterimit”. E sipas te gjitha gjasave dhe hulumtimeve te kryera, para tyre ne kete toke e ne trojet helene kane qene pellazget. Ndaj edhe vete autori ka zgjedhur si nentitull te kesaj vepre “Odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen”, qe padyshim s’do te kaloje pa terhequr vemendjen e lexuesve, sidomos atyre studiuesve te ceshtjeve te Ballkanit dhe rrenjeve te popujve te tij te sotem. Shqiptaret ne syte e pjeses me te madhe te historianeve jane perceptuar si popull dytesor ne kufijte e kombeve te medha, te cilet bene historine. E nje tjeter pikepyetje e cila ngrihet ne faqet e ketij libri te botuar rishtas ne shqip nga “Plejade”, eshte: “A nuk jane rrenojat e ketyre fiseve ilire, te cilat kane pushtuar Ballkanin ne antikitet, por qe ne ndryshim nga greket apo latinet, nuk na kane lene asnje deshmi te drejtperdrejte per gjuhen e tyre, dhe qe vetem arkeologjia, mjaft e zhvilluar pas Luftes se Dyte Boterore, fillon ta nxjerre nga erresira?”.

    Jo vetem histori, por edhe tradite shqiptare

    Kjo eshte historia e vendit te tij, pasi ndonese historiani Mathieu Aref (Aref Mati) ka lindur ne Kajro dhe ne moshen 30-vjecare ka shkuar ne Paris, per t’i kushtuar dekada te tera te jetes se tij studimore dilemes se madhe rreth prejardhjes apo jo indo-evropiane te gjuhes dhe kombit shqiptar. Per hir te prejardhjes se tij, prej familjeve te shquara shqiptare te kohes se Skenderbeut (Canameti, Stafa, Preni nga babai dhe Lala, Kola, Lufi nga nena), nje pjese te mire te faqeve te kesaj vepre voluminoze dhe mjaft te rendesishme per Shqiperine dhe rolin tone ne Ballkan, e zene edhe trajtesat per zakonet e vendit te te pareve te tij. Ne parathenien e librit, prof. Brikel shkruan: “Keto, ne fakt, perbejne edhe faqet me terheqese te kesaj vepre, ato me pasionantet, ku autori na pershkruan vendin e na ben te kuptojme gjeografine e tij plot kontraste, na kujton historine e tij dritheruese, na ben te marrim pjese ne nje feste vendase ose te admirojme zakonet e kesaj apo asaj krahine”.

    Kush eshte Mathieu Aref

    Mathieu Aref (Aref Mati) ka lindur me 1 mars 1930 ne Kajro te Egjiptit, nga nje familje me origjine shqiptare nga Mati. Prinderit e tij rrjedhin nga dy familje te shquara ne kohen e Skenderbeut (Canameti, Stafa, Preni nga babai dhe Lala, Kola, Lufi nga nena). Shkon ne Paris ne vitin 1961, per t’i kushtuar me pas 30 vjet te jetes se tij studimore dilemes se madhe rreth prejardhjes apo jo indo-evropiane te gjuhes dhe kombit shqiptar. Vec librit “Shqiperia” (historia dhe gjuha”- “Odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen” ne vitin 2003, nje sukses tjeter i madh i autorit eshte edhe vepra “Greqia (mikeanet = pellazget ose zgjidhja e nje enigme), Paris 2004, teorine e se ciles ne vija te pergjithshme autori e parashtron edhe ne kete vellim.

    ps.
    E verteta vonon por nuk harron
    ...ne ketu jemi akoma...si me te vjetrit e Ballkanit..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Qyteterimi helen rrjedh nga pellazget, paraardhesit e shqiptareve.

    BOTOHET NJE STUDIM I RENDESISHEM PER SHQIPERINE (Top-Channel)
    Qyteterimi helen rrjedh nga pellazget, paraardhesit e shqiptareve. Eshte kjo teza e guximshme qe ka hedhur e plotesuar nga historiani francez, profesori i Sorbones Mathieu Aref. Nje studim i plote i sjelle ne shqip nga "Plejad" me botimin "Shqiperia, odisea e pabesueshme e nje populli parahelen". "Kultura e lashte greke nuk u krijua ga hici. Ajo gjeti nje veprimtari dhe trashegimi te madhe historike dhe kulturore dhe u mbeshtet pikerishte te kjo prejardhje qe krijoi ate madheshtine e saj te ndritshme qe sipas autorit eshte disi e falsifikuar", u shpreh perfaqesuesi i shtepise botuese "Plejad" Ndricim Kulla. Greket na detyrohen per qyteterimin e tyre. Nisur nga herodotet deri te historianet e kohes se sotme, qe kane cmitizuar qyteterimin antik helen, libri i Mathieu Aref ka hapur shume polemika ne shtypin e specializuar evropian, polemika qe se shpejti do te shohin driten e botimit ne shqip nga "Plejad".

    Ne imazh, libri origjinal. SHQIPERIA, (Historia dhe gjuha) dhe odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen.

    .......................
    22/3/2007
    Top Channel kryen nje interviste telefonike me autorin Mathieu Aref duke i treguar per refuzime e shqetesime qe kane shfaqur studiues shqiptare te cilet refuzojne studimin e tij duke thene se nuk ka prova per tezen e tij...
    ...Mathieu Aref pergjigjet se ehste gati qe te beje edhe nje debat shkencor me kedo, mjafton te jete ne nivele profesionale.
    Ai thote se studimi eshte i mbeshtetur totalisht ne disiplina shkencore dhe eshte krejtesisht i verifikueshem
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Po Barat librin e bleva sot ke libraria prane ATSH .,cmimi 1250leke ose 10 euro.
    Dua te shtoj se ky liber u perpi nga lexusi shqiptar ,shtanga para tre ditesh kur Beni librashitesi me tha qe kishte shitur edhe kopjen e vitrines.Sot erdhi furnizimi i ri.Lidhja dhe kopertina eshte cilesore .Lexim te kendeshem te gjith ata qe na duan dhe ata qe s na duan.;

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Librin, ose me sakte librat e tij, se kam dhe ate tjetrin ku flet per Greqine i kam ne frengjisht dhe dua te them qe jane botime shume koncize dhe me mjaft referenca, te shkruara me nje rigorozitet te madh.
    Nuk e kuptoj kush jane keta "studiuesit" qe e kundershtokan. Keshtu ja kane bere te gjitheve keta qysh ne kohen e Monizmit, me Mayani, me Gatti me Vlora me cdo gje , por me ket nuk e kuptoj se ky esht tamam i punes se historianit.

    Te kthehemi mbrpasht tek tema e konspiracise kundra shqiperise, nese politikaneve tane u zoterojne prova per ti shkaterruar si njerez, atehere cfare jane keta plera historiane, studiues analiste etj qe punojne dhe PUNONIN qysh ne kohen e Enverit kundra Shqiperise ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    citim nga Genesis
    Librin, ose me sakte librat e tij, se kam dhe ate tjetrin ku flet per Greqine i kam ne frengjisht dhe dua te them qe jane botime shume koncize dhe me mjaft referenca, te shkruara me nje rigorozitet te madh.
    Nuk e kuptoj kush jane keta "studiuesit" qe e kundershtokan. Keshtu ja kane bere te gjitheve keta qysh ne kohen e Monizmit, me Mayani, me Gatti me Vlora me cdo gje , por me ket nuk e kuptoj se ky esht tamam i punes se historianit.
    Te kthehemi mbrpasht tek tema e konspiracise kundra shqiperise, nese politikaneve tane u zoterojne prova per ti shkaterruar si njerez, atehere cfare jane keta plera historiane, studiues analiste etj qe punojne dhe PUNONIN qysh ne kohen e Enverit kundra Shqiperise ?
    Kush jane? )
    Po kush t jene tjeter edhe ose nuk i kam degjuar se kush ishin i kam nja dy Kloser ne mendje se njelloj jane te tere.
    Edhe sikur fara luledielli te hash per 30 vjet do arrish te mesosh dicka apo do e nxjerresh nje konkluzion per farat e lulediellit si psh. mos ha me shume se gjysem kile ne dite apo ndonje gje tjeter....e jo me te punosh me nje pasion per tu pasur zili dhe me nje durim kali nga 15 ore ne dite per 30 vjet rrjesht si ka bere Mathieu Aref per kete veper...
    Duket nga librat e kesaj natyre se si shten vleresimi i shqiptareve per veten...duket edhe xhelozia dhe kal-troja(~it kjo e fundit) e stumdisve tane

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Debat per botimin e Librit Shqiperia
    ----------------------------
    Teza mbi njė debat qė mungon


    Ndriēim Kulla
    Njė recensė a njė diskutim mbi njė libėr ėshtė me tė vėrtetė njė ngjarje e mirėpritur nė faqet e rėnduara me tė tjera lajme tė shtypit shqiptar, apo nėpėr emisionet e ndryshme televizive. Madje mund tė thuhet se kjo ka qenė njė dėshirė dhe aspirim i rėndėsishėm edhe i imi, veēanėrisht pėr disa libra me tė vėrtetė tė rėndėsishėm tė historisė dhe albanologjisė shqiptare Ndaj u gėzova, kur dėgjova prononcimin e drejtorit tė Institutit Arkeologjik, Myzafer Kurkuti dhe e pėrgėzova nė heshtje, qė pėr librin “Shqipėria ose odiseja e pabesueshme e njė populli parahelen” u shpreh publikisht dhe prerė kundėr hamendėsisė sė prejardhjes pellazgjike tė shqiptarėve dhe gjuhės sė tyre, si dhe u kujdesua pėr mosnėnēmimin e qytetėrimeve tė tjera, qofshin ato helene apo trake. Mirėpo pyetja e parė e vetvetishme qė vjen ėshtė: Pse vallė teza apo teoria qė parashtron libri nuk paskėrka bazė shkencore? E paskėsaj, ku u fyekėrka apo u mohokėrka qytetėrimi helen me anė tė kėtij libri?
    Doja ta pėrshėndesja zotin Kurkuti, qė nuk lejon fyerjen e kulturės sė lashtė helene, siē bėn aluzion pėr botimin e kėtij libri nė shqip apo frėngjisht, por dua t’i kujtoj, nėse vallė i ka lexuar librat qė kam botuar tash e 10 vjet, se unė jam njėri nga ata qė e kanė sjellė nė Shqipėri kulturėn filozofike greke (me Platonin, Aristotelin etj) e do tė vazhdoj ta sjell sėrish. Sepse janė pikėrisht kėto dije filozofike, ėshtė ky burim i madh menēurie qė mė ka mėsuar tė drejtohem kah sė vėrtetės sė fakteve dhe realiteteve.
    “Amicus Socrates sed magis amica veritas”. “E kam mik Sokratin, por mė shumė mik kam tė vėrtetėn”, thotė sentenca e famshme helenike. E kjo ka qenė busulla udhėrrėfyese e botimeve tė mia, pėr tė pranuar mė pas hapur njė diskutim tė gjerė dhe shkencor nga studiuesit dhe specialistėt e fushave pėrkatėse, pėr vėrtetėsinė e tezave tė hedhura nė to.
    Magjepsja nga bestytnitė pa dyshim qė tė shpie tė strehohesh tek autoritarizmi. Magjepsja nga dituria tė shpie tek pluralizmi. E kėto janė mesazhe tė vyera qė na vijnė po nga kultura e madhe helene e lashtėsisė. Por habia, qė ėshtė fillimi i rrugės sė ēdo diturie, nuk duhet tė na ngatėrrojė nga udha e saj, qė s’ka se si tė jetė pronė e njė individi. Edhe ky ėshtė njė mėsim i kėsaj kulture. Veēanėrisht tema e pellazgjizmit, e ekzistencės, shtrirjes, gjuhės sė kėtyre banorėve dhe lidhjet me historinė dhe gjuhėn shqipe, janė rrokur nė disa nga veprat e botuara nė kėto vitet e fundit, duke pėrbėrė njė risi dhe njė pritje pėr debat nė trajtimin e historisė sonė. Por nė shumicėn e rasteve, edhe pse kishim tė bėnim me punime historianėsh dhe shkencėtarėsh tė vėrtetė, heshtja nuk i ka lėnė forcė diskutimit, por heshtjes dhe belbėzimeve nėpėr kafene, duke i emėrtuar si pėrralla.
    Ndoshta pikat e errėta, tė pakonsoliduara dhe mjaft tė diskutueshme tė kėsaj teze tė rizgjuar pėr diskutim me botimin e librit tė Mathieu Aref-it nė shqip duhej tė kishin orientimin e pėrgjegjshėm tė njė debati shkencor nga njė specialist i tillė i afėrt i fushės si z Kurkuti, qė mban edhe njė post tė rėndėsishėm shkencor tė afėrt me historinė, e qė lipsej tė ishte mė i pėrgjegjshėm nė ato qė tha. Shkenca, nė radhė tė parė, nuk pranon kurrsesi qėndrime kategorike tė tipit: kjo bėn, kjo s’bėn. Apo dhe mė keq, kėshilla babai: kujdes me kulturėn helene, kujdes kėtu e kujdes atje. Por dihet se shkenca ka vetėm njė rrugė, atė tė sė vėrtetės e pėr tė arritur deri aty, pėrveē dijes e pėrkushtimit (autori i librit nė fjalė ka 30 vjet qė punon mbi kėto studime), do guxim dhe shumė liri, pasi nė thelb shkencėtari ėshtė pėr tė trazuar mendjen e nė publik e vėrteta gjithmonė trondit.
    E vėrteta nuk ka tė bėjė me konsensuse politike a tė gjithfarė forme, ndaj unė do tė dėshiroja tė hapej njė diskutim shkencor mbi tezėn e kėtij libri, qė padyshim ėshtė njė tezė revolucionarizuese pėr kėndvėshtrimin se si e kemi parė historinė tonė deri mė sot, por nuk mund tė thuhet kurrsesi e pabazuar shkencėrisht, romantike, mitike a kushedi ēfarė epitetesh gjejnė ata qė nuk u pėlqejnė pėrpjekjet pėr gjetjen e rrėnjėve tė vėrteta tė historisė. Tek e fundit, tė gjitha zanafillat e popujve e kanė njė mit brenda. Edhe vetė themelet e Romės sė lashtė nisin me njė histori mitike, ashtu siē mund tė thuhet pėr Greqinė apo rajonin ballkanik. Kėshtu qė rendja pas dėnimit tė mitit nuk duhet tė bėhet mburoja mbrojtėse e ndonjė qėllimi apo dėshirimi pėr tė ruajtur “llogoren” e statuskuosė sė ndėrtuar historike. Aq mė tepėr qė sot nė botė ka njė gjallim tė paparė teorish tė reja e mėse tė argumentuara, qoftė nga pikėpamja historike, ashtu dhe nga ana linguistike e arkeologjike.
    Vizioni apo ndershmėria intelektuale dhe profesionale, jo vetėm e shtėpive botuese, por parėsisht e akademikėve dhe studiuesve tanė, ėshtė t’i njohin, propagandojnė e tė japin mendim, nėpėrmjet kumtesash, studimesh, librash pėr vėrtetėsinė apo jo tė hamendėsimeve apo arsyetimeve tė tyre. Mirėpo duket se njė punė e tillė ėshtė e lodhshme dhe jashtė kapacitetit tė shkencėtarėve tanė, pėrderisa pėrgjigjen pa pėrgjegjėsi, nė mėnyrė aspak shkencore dhe me sa po duket fare pa e lexuar, pėr tė rejat qė sjell njė libėr voluminoz i mbushur me fakte, citime dhe analiza tė holla linguistike, siē ėshtė libri “Shqipėria ose odiseja e njė populli parahelen” pėr tė cilin flasim. Nė vend tė punėve konkrete tė shkruara, ata kanė zgjedhur intervistat dhe bisedat televizive qė mbeten gjithsesi plotėsuese dhe skajore, por nuk janė baza e argumentimeve shkencore. Ndėrkohė, qė pak orė pas daljes nė qarkullim tė librit jepet me njė tė rėnė tė lapsit njė qėndrim, nėpėrmjet termit tė thatė e aspak domethėnės, se ky botim nuk ka baza shkencore.
    Por me ē’shqisė u kuptua vallė menjėherė qė kjo teori nuk ka baza shkencore?! Me ē’metodė u deduktua vallė kaq shpejt se ajo ėshtė e gabuar?! Me ē’largpamėsi u ndje fyerja e kulturave tė popujve fqinjė?!
    Eshtė mėse e kuptueshme se kėtu nuk jemi nė caqet e njė diskutimi, madje as tė njė debati, aq tė nevojshėm pėr probleme dhe dilema tė tilla historike qė ka kultura dhe historia jonė, sepse tė debatosh do tė thotė tė japėsh argumentime shkencore, qė nė njė rast tė tillė as qė iu ravijėzua ideja. Kėtu jemi nė nivelet e njė fanatizmi shkencor, qė merr maskėn e njė kėshille babai pėr tė mos fyer kulturėn e njė kombi tjetėr. Pėr tė mos i kujtuar kėtij njeriu qė nė radhė tė parė duhet tė luftosh, mbrosh e ndėrtosh historinė e vendit tėnd. Nuk ėshtė kurrsesi pohimi i vlerave tė kombit tėnd fyerje pėr njė komb tjetėr, qoftė edhe me teori qė hapin debate e diskutime.
    Ja, njė lloj i tillė debati, ndoshta mė i thelluar, argumentuar e gjithėplanėsh duhet bėrė mbi libra tė njė niveli tė tillė, jo tė “llogorizohesh” nė qėndrime tė caktuara e jo konkurruese. Aq mė tepėr qė z. Kurkuti ėshtė edhe nė krye tė njė instituti tė paguar gjatė gjithė jetės sė tij nga taksapaguesit shqiptarė dhe besoj duhet ta kishte ndjerė barrėn e pėrgjegjėsisė pėr tė studiuar dhe shkruar pėr historinė e Shqipėrisė, nė mėnyrė qė pėrparimi i shkencės sonė tė mos mbėshtetet ekskluzivisht nė punėn titanike tė studiuesve tė huajve. Nuk ėshtė nė ndershmėrinė intelektuale, as nė traditėn e njė mendjeje tė hapur, njė metodė e tillė trajtimi pėr njė temė kaq delikate pėr ndėrgjegjen e njė kombi. Pėrballė saj, ndėrgjegjja e njė shkencėtari duhet tė ndalojė dy herė pėrpara se tė flasė e jo tė bazohet nė pėrgjigje qė tė japin idenė, pėr nga shpejtėsia e aprioria e gjykimit, si tė urdhėruara.
    Duke falėnderuar nė rastin konkret Prof. Kritaq Traja dhe Prof Dr. Ksenofon Kristafi pėr rekomandimet kėmbėngulėse dhe frymėzimin tonė qė na dhanė pėr botimin e kėtij libri, ne dėshirojmė debatin shkencor dhe jo mohimin apriori. Ėshtė nė detyrėn dhe tė drejtėn e shkencėtarėve qė kėto teza nė diskutim, ndoshta tė futen nė fondin e teorive “pėrralla”. Por me debat dhe arsyetime shkencore dhe jo me mohime kategorike. Gjithmonė unė si botues jam nė dispozicion tė kėtij arsyetimi, e nėse prej tij del ndonjė punim shkencor, jam i gatshėm edhe ta botoj atė. Vetėm pėrgjigja shkencore e analizave tė kėtyre problemeve sjell pėrfundime tė sakta, dhe nė tė kundėrt, siē thotė edhe filozofi i madh (Ludvig Witgenshtajn), nėse ndokush nuk ka ndonjė gjė pėr tė thėnė, mirė bėn tė heshtė.

    ----------------------------------------


    Lashtėsia nuk mbrohet duke mohuar

    Prof.dr. Muzafer Korkuti
    Nė shkrimin “Teza mbi njė debat qė mungon” tė z.Ndriēim Kulla, botuar nė “Panorama” datė 20 mars 2007, artikullshkruesi na fton qė “tė hapej njė diskutim shkencor mbi tezėn e librit ‘Shqipėria’, qė padyshim ėshtė njė tezė revolucionarizuese pėr kėndvėshtrimin se si e kemi parė historinė tonė deri mė sot”. Nė njė lajm televiziv, nė njė minutė intervistė, nuk mund tė shtjellohet e tė jepen argumentet pėr njė nga problemet mė tė ndėrlikuara e mė tė vėshtira si ai i banorėve parailirė (pellazgė). Nė intervistė kam pohuar ashtu si dhe nė tė gjitha shkrimet dhe studimet e mia, se kam mbrojtur pikėpamjen, se autoktonia e popullit tėnd (ilirėve, arbėrve e shqiptarėve) nuk mbrohet duke mohuar autoktoninė e popujve tė tjerė e aq mė pak tė njė populli fqinj. Ky ėshtė njė bumerang qė vjen nga injoranca qoftė nė shkencė qoftė gazetari. Z.Kulla me ē’tė drejtė shkruani qė nė fillim tė shkrimit se “u shprehėt publikisht dhe prerė kundėr hamendėsisė sė prejardhjes pellazgjike tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre, si dhe u kujdesuat pėr mosnėnēmimin e qytetėrimeve tė tjera, qofshin ato helene apo trake”.
    Gaboheni dhe nxitoheni qė mbroni gjoja ēėshtjen e historisė kombėtare (doni tė mbroni atė tė shtėpisė suaj botuese), duke deklaruar se unė qenkam kundėr tezės “revolucionarizuese” tė prejardhjes sė shqiptarėve nga pellazgėt.
    Nė Kuvendin e parė tė Studimeve Ilire 1972 nė referatin me temė “Rreth formimit tė etnosit ilir” (“Iliria”, Tiranė 1974 , fq 67-84), kam shprehur qėndrimin tim pėr pellazgėt, por ju nuk keni pasur mundėsinė tė lexonit revistėn shkencore “Iliria”. Pėr njė publik mė tė gjerė, mė 1978 botova njė shkrim nė gazetėn “Drita” dt 10 shtator, ku shprehem qartė se tezėn se ne vijmė nga pellazgėt nuk duhet ta hedhim, por ta studiojmė mė tej e mbi baza shkencore bashkėkohore, duke dhėnė edhe pikėpamjen time se “Me pellazgėt e pellazgjishten duhet tė kuptojmė njė popullsi me elemente mė tė pėrgjithshme kulturore e gjuhėsore tė pėrbashkėta pėr tėrė trevėn ballkano-egjeane, e cila pėr vetė shkallėn e zhvillimit tė saj ishte ende e pakonsoliduar nė pikėpamje etno-linguistike. Njė kuptim dhe pėrcaktim i tillė pėr termin pellazgė do tė ishte mė afėr tė vėrtetės historike”.
    Nė vazhdim tė studimeve tė mia pėr etnogjenezėn e popullit tonė mė 1982 (revista “Iliria 1”, 1982, fq, 157-173) kam botuar artikullin “Mbi disa probleme lidhur me etnogjenezėn e ilirėve”, ku pėr herė tė parė nė plan teorik e metodologjik shtroj disa probleme thelbėsore, qė kėrkojnė zgjidhje si problemi i indoevropianizimit tė gadishullit Ballkanik; problemi i raporteve tė kulturės me etnosin; si dhe kuptimi relative i autoktonisė, se pse zgjidhja e drejtė e tyre tė ēon logjikisht nė zgjidhjen e problemit tė banorėve tė tejlashtė tė vendit tone.
    Nė kuvendin e dytė tė Studimeve ilire Tiranė 1985 (“Ilira 2”, 1985, fq 43-82) nė shtjellim e tė dhėnave arkeologjike tė zbuluara nė Shqipėri, arrij nė pėrfundimin se “nė formimin etno-kulturor tė epokės sė bronzit, pėrbėrėsi autokton eneolitik (ėshtė fjala pėr pėrbėrėsin pellazgjik) luajti rol parėsor, gjė qė dėshmon pėr origjinėn e tejlashtė tė banorėve tė vendit tonė”
    Siē pėrmenda dhe nė fillim, kėto nyje tė historisė etnike tė paraardhėsve tanė janė shumė tė ndėrlikuara pėr t’u interpretuar, ndaj kėrkojnė kohė tė gjatė studimi e jo ēdo ditė mund tė shkruash e tė thuash mendime tė reja. Por meqė z. Kulla nuk ka pasur kohė tė lexonte atė qė ėshtė shkruar mė 1972, 1982, 1985, tė paktėn tė lexonte monografinė “Parailirėt, ilirėt, arbėrit”, Tiranė 2003, tė njihej me qėndrimin dhe pikėpamjen e M.Korkuti pėr popullsinė parailire pellazge. Po pėr fat tė keq ju, z. N.Kulla, nuk keni lexuar as tekstin “Historia e Popullit Shqiptar”, Tiranė 2002 (f.31-42, me autor M.Korkuti), botim i Akademisė sė Shkencave, bile nuk di ēka ėshtė shkruar nė formė pėrgjithėsuese nė tekstin pėr gjimnazin “Historia 4”, Tiranė 2006, f .5, po nga i njėjti autor: “…kjo popullsi e hershme e gadishullit Ballkanik ishte pellazge, ndaj edhe banorėt e tejlashtė tė territorit tė vendit tonė mund tė quhen pellazgė”. Besoj se kėto qė citova janė tė mjaftueshme pėr tė marrė mbrapsht pohimin tuaj se studiuesit e historisė sė lashtė tė Shqipėrisė nuk e kanė ndjerė “barrėn dhe detyrimin qė kanė ndaj taksapaguesve shqiptare”.
    Ju pohoni se jeni i gatshėm tė botoni nė qoftė se del edhe ndonjė botim shkencor pėr historinė e popullit tone. Ky ėshtė njė qėndrim dashamirės e i mirėpritur nga studiuesit, tė cilėt sot kanė shumė nevojė pėr kėtė mbėshtetje. Gjithashtu ju falėnderoni me tė drejtė prof. K.Traja dhe prof. K.Kristafi pėr rekomandimet kėmbėngulėse dhe frymėzuese qė ju kanė dhėnė pėr botimin e kėtij libri, kurse M.Korkuti, qė ka botuar njė libėr e disa artikuj pėr lashtėsinė e popullit shqiptar, e akuzoni pėr mungesė ndėrgjegjeje shkencore dhe pėr dhėnie gjykimesh apriori e tė urdhėruara. Minimumi i korrektesės intelektuale do tė ishte tė pėrmendnit se edhe filani ka botuar librin “Parailirėt-Ilirėt-Arbėrit” dhe pastaj tė akuzonit se kėtė e ka bėrė me paret e taksapaguesve shqiptar.
    Jam nė njė mendje me ju edhe me thėnien e filozofit L.Witgenshtajn, qė ju citoni, “nėse ndokush nuk ka gjė pėr tė thėnė, mė mirė tė heshtė”. Po ju z.Kulla qė nuk keni lexuar as librin e historisė sė shkollės sė mesme, a nuk ėshtė mire tė heshtni kur ėshtė fjala pėr tė vlerėsuar kontributin e histografisė shqiptare pėr problemin pellazgjik.
    Edhe ftesa qė bėni pėr debat shkencor ėshtė e mirėpritur dhe realisht e realizuar nė tė gjitha shkrimet e mia, por ai kėrkon tė organizohet e tė zhvillohet midis specialistėve nė tryeza pune. Mendoj se shkrimet nė gazeta dhe intervista televizive vlejnė mė shumė pėr tė informuar e sensibilizuar opinionin e gjerė se sa pėr tė zgjidhur problemin. Nė kėtė kėndvėshtrim, organizimi i emisioneve televizive me karakter shkencor do tė ishte i mirėpritur nga shikuesit.
    Nė kėtė shkrim tė shkurtėr nuk ėshtė mundėsia tė debatohet me argumentet qė parashtron z.Mathieu Aref nė librin “Shqipėria, odiseja e pabesueshme e njė populli parahelen”, Tiranė 2007. Nė debate e diskutime pėr probleme tė tilla unė mbėshtetem tek disa parime themelore;
    -Origjina e njė populli ėshtė njė proces i gjatė e i ndėrlikuar historik qė kėrkon tė trajtohet sė pari, nė aspektin kohor, qė do tė thotė kur flet pėr pellazgė, ilirė, trakė, helenė etj., apo pėr proceset e formimit tė tyre, historia kėrkon tė pėrcaktosh dhe kohėn kur ndodh ai proces; sė dyti, tė pėrcaktosh edhe territorin nė tė cilin zhvillohet procesi, fjala vjen nė cilėn kohė pellazgėt kanė qenė nė Greqi, Egje, nė Anatoli, nė Itali dhe ēfarė kulture, qytetėrimi kishin nė kohėn pėr tė cilėn bėhet fjalė; sė treti, nuk ka autoktoni absolute nga epokat mė tė hershme tė njerėzimit deri nė kohėt moderne, autoktonia ėshtė relative dhe sė katėrti, tė mbėshtes tezėn se shqiptarėt janė pasardhės tė pellazgėve (pyes po ilirėt ku janė) ėshtė njė pėrfundim, njė mendim qė mund tė pranohet se tė kundėrshtohet, por nuk ėshtė njė pėrfundim, njė konkluzion qė rrjedhimisht mohon autoktonin e njė populli tjetėr.
    Nė mbyllje tė kėtij shkrimi do t’i referohem sentencės qė citon z.N.Kulla se “e kam mik Sokratin, por mė shumė mik kam tė vėrtetėn”. Po citoj disa nga thėniet nga Rilindasve tanė;
    -”Mė tė vjetrit e prindėrve tanė bota i quan pellazgė, fjalė e mbetur nga prindėrit tanė mė tė pastajmė, tė cilėt quajnė mė tė parėt e tyre Plak e Pleq”, Sami Frashėri “Shqipėria ēka qenė, ē’ėshtė e ēdo tė bėhet”.
    -”Ne jemi pa kundėrshtim gjendja e populli mė i vjetėr e mė i moēmi i gjithė Evropės, mė i vjetėr se grekėt e tė gjithė tė tjerėt qė njihen prej historisė”. Pashko Vasa, “Shqiponja e Shqiptarėve” 1941.
    Drejtori i shtėpisė botuese “Plejad” z.N.Kulla qė kėrkon tė shesė librin shkruan: “se teza e kėtij libri padyshim ėshtė njė tezė revolucionarizuese pėr kėndvėshtrimin se si e kemi parė historinė tonė deri mė sot…”. Tė paktėn z.Kulla, respektoni Rilindasit!

    --------------

    Nėnvleftėsimi i debatit



    Ndriēim Kulla
    I nderuar profesor Korkuti! Ēdo tė thotė shprehja: “ai ka hallin tė shesė librin? Po nėse libri pėrhapet, shkon tek lexuesi, kjo ėshtė njė gjė e mirė pėr njė shoqėri, apo njė gjė e keqe? Libri nė tė gjithė kulturėn botėroreėshtė parėsisht kulturė pastaj biznes, ndėrsa nė tregun e vogėl, tė varfėr dhe tė pėrēarė shqiptar as qė mund tė mendohet ndryshe. Unė jam botues profesionist profesor dhe e shoh kėtė detyrė fisnike si obligim jete dhe jo thjesht si biznes, sepse i tillė kam mbetur nė raport me pasurimin tim material dhe mendoj se askush nuk ėshtė pasuruar nė xhep nga libri...Por ėshtė pasuruar dhe fisnikėruar nė shpirt dhe kjo mua mė mjafton, pasi unė e di qė paraja nuk e blen pavdekėsinė. Bile pėr mė keq, ajo nuk tė lė kohė as ta jetosh jetėn. Mė vjen keq qė nė vend qė tė kishe folur si akademik e devijove debatin, duke hapur fronte tė tėrthorta kundrejt meje, pėr tė mė denigruar mua dhe profesionin qė unė ushtroj. Madje gjykimi juaj pėr librin, duke pasur parasysh filozofin Xhon Milton (1608-1674) tek vepra filozofike “Aeropagjitika”, pjesa “Pėrkufizimi i njė libri”, as qė nuk e ka kapėrcyer vlerėsimin e shekullit tė shtatėmbėdhjetė.
    Edhe libri yt profesor “Parailirėt, ilirėt, shqiptarėt” qė t’i hamendėson se unė nuk e kam parė dhe lexuar, ėshtė prodhuar nga njė shtėpi botuese dhe qarkullon nė treg duke u shitur dhe blerė, paēka qė ai ėshtė botim i Akademisė sė Shkencave dhe ėshtė financuar nga buxheti i atij enti qė mbahet nga takspaguesit shqiptar.
    Pse tė frigon ky kumt zoti Korkuti?
    Ju gjatė gjithė jetės suaj keni qenė njė punonjės i mirė i administratės e cila ėshtė mbajtur dhe mbahet nga buxheti i shtetit.
    Ndėrsa unė kam njė prejardhje tjetėr mė tė pafat se ti, por qė prej mė shumė se njė dekade jam nė treg me vėshtirėsitė e punės sė veprimtarisė sė librit dhe nė kėtė shoqėri me probleme dhe halle shumė tė mėdha i shėrbej librit, mendimit, shkencės dhe thellimit tė njohjes si formė ekzistence.
    Pritje mė tė keqe qė mund t’i bėhej njė libri se ai qė iu bė librit tė autorit francez Mathieu Aref nuk ka, me prononcimin pas pak minutash nga dalja e tij nė treg nė versionin shqip me fjalėt, “Libri nuk ka baza shkencore ose kujdes, se nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė kalojmė nė teprime dhe tė mohojmė qytetėrimet e tjera, qoftė atė helen, qoftė atė trak!”
    Po kush do tė duhet tė ketė kujdes autori, apo unė botuesi nė shqip i kėtij libri? Pėr cilin kujdes e keni fjalėn zoti Korkuti, pėr atė qė t’i lėmė gjėrat ashtu siē janė, si i kemi thėnė njėherė e njė kohė nė vitin 1972, kur ju keni folur pėr pellazgėt edhe nė gazetėn “Drita” tė asaj kohe?
    Apo t’i lėmė si nė librin e historisė sė shkollės sė mesme, mbi tė cilin unė pas kam mėkatuar qė nuk e kam lexuar, sepse atje ju keni hedhur disa dhjetėra reshta divulgativ pėr nxėnėsit adoleshent, se ē’janė pellazgėt.
    Ja pėr se ju nuk e kuptuat, apo nuk deshėt ta mirėkuptonit thirrjen time pėr njė debat tė hapur mbi origjinėn pellazge tė popullit tonė shqiptar si njė tezė revolucionarizuese. Unė as e mbroj dhe as e refuzoj teorinė si botues, po e konsideroj tė diskutueshme, sepse vetė studimet pėr pellazgėt janė zgjuar dhe zgjeruar nė kohė e nė hapėsirė, si dhe nė pluralitet hulumtimi dhe kjo ėshtė sot njė tezė globale e kudogjendur, nė ato ambiente universitare dhe akademike ku studimet vijojnė, ku dija shihet nė dinamizėm, ku shkenca nuk fle dhe mburret se unė kam qenė ai qė dikur kam bėrė kėto apo ato bėma. Unė kam ēmuar gjithnjė punėn e studiuesve seriozė dhe kėrkues, tė cilėt nuk ndalen, pranojnė sfidat e shkencės dhe njohjes shkencore.
    Ju profesor Korkuti kini meritat tuaja tė njohura nė fushėn e arkeologjisė.
    Por sot flitet edhe pėr arkeologji antropologjike, si nė atė materiale dhe nė atė social-kulturore, flitet pėr arkeologji dokumentare dhe arkivore dhe pėr arkeologji shkencore, ku tezat rimerren bazuar nė prurjet e reja dhe materialet informative qė kėrkojnė tė disiplinohen si materie shkencore.
    Ndaj teza e pellazgėve si banorėt e parė tė kontinentit evropian nuk mund tė shpjegohen vetėm me idetė fort tė vyera, por te pamjaftueshme tė rilindėsve tanė tė nderuar qė ju deduktoni se unė nuk i njoh.
    Po ta kthej me tė njėjtėn monedhė. Po a e dini ju se shtėpia botuese qė unė drejtoj ka botuar njė kolanė tė madhe tė mendimit shqiptar qė nga rilindėsit e ndritur deri nė ditėt tona, tė cilin unė kam pasur rastin jo vetėm tė guxoj t’i botoj ato libra tė shumtė, por edhe t’i pėrgatit vet me mundim dhe kryesisht pa kontributin e taksapaguesve shqiptarė, por me lekėt e xhepit tim jo tė pasur.
    Edhe diēka tjetėr zoti Korkuti. Nė shkencė nuk flitet me stilema.
    Ju nė librin tuaj nuk e pėrdorni termin pellazg, por thoni parailirėt.
    Pėrse? Ėshtė njėsoj qė pėr ilirėt tė thuash parashqiptarėt.
    Ky ėshtė njė manovrim gjuhėsor, ku parafjala ndryshon kuptimin e emrit. Po pėr helenėt si do tė thoshim, parahelenėt!
    Sepse ka dijetarė qė thonė se kėta parahelenė e kanė njė emėr, ata quhen pellazgė, emri i tė cilėve nuk ka ardhur nga fjala plak apo pleq, si edhe pėrfundoni ju. Pra ka shumė gjėra pėr tė diskutuar.
    Ka disa teza qė qarkullojnė edhe mbi kėtė term. Merren me tė studiues grekė, arvanitas, gjermanė, francezė, amerikanė etj., etj.
    Kryesorja ėshtė tė dimė se ky kontinuitet pellazg-ilir-arbėrorėt e mesjetės dhe shqiptarėt e sotėm, a janė njė popull dhe njė racė me historinė e vet mijėravjeēare, nė tė njėjtin truall dhe me tė njėjtėn gjuhė?
    A janė ata atje, qė kur u hodhėn themelet e qytetėrimit tė sotėm, jo si vėzhgues apo ecarak lypsar, por si kontribuues tė ngritjes sė atij themeli, qė quhet mitologji? Se kėtė e thoshte Herodoti dhe Homeri etj., etj….
    Si thotė studiuesi tjetėr frėng profesori i nderuar, Zhak Burgart, anėtar i Akademisė Franceze se: Nėse ka njė etni qė e meriton tė quhet komb dhe tė ketė shtetin e tij kombėtar, kėta janė shqiptarėt me kaq kontribute nė civilizmin evropian dhe kaq modest.Profesor Korkuti, tė uroj punė tė mbarė dhe shėndet! Pellazgėt kanė rrymėn e tyre shkencore, qė po imponohet dhe as mund tė mohohen, as mund tė harrohen, as mund tė denigrohen.
    Ata sidoqoftė e kanė njė vend nė hipotekėn e lashtėsisė. Ne sot pėrballė kėsaj rryme duam tė dimė mė shumė e mė qartė se ēfarė lidhje kemi me ta, dhe sigurisht, ēdo libėr me njė tematikė tė tillė duhet tė trajtohet si njė material plotėsues nė favor, ose kundėr kėsaj teze. Nė fund tė fundit, ē’tė keqe do tė kishte pėrveē pėrfitimit kulturor, kur dihet se dy teza tė kundėrta shkencore pėrfaqėsojnė dy kultura dhe kulturat japin e marrin me njėra-tjetrėn.

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Prof. Dr. Muzafer Kokruti. Pupu cfare krimbash ka atje ne Shqiperi qe livadhisin dhe shkruajne cte munden kunder vendit te tyre. Te duket vetja nganjehere sikur je ne ndonje film horror(te pakten ata qe jane te vetedijeshem), dhe se nuk do mbaroj kurre.

    Thoreau ka thene nje here nje fjale te mencur "Most men lead lives of quite desperation, and go to the grave with the song still in them.", ka gjasa ta kete patur per ato intelektuale qe rrethonin veten e tij, ose per thjeshte veten e vet. Ne shqiperi, fatkeqsisht "intelektualet" tane nuk lejne vend, kafene, pike turistike pa shkuar, nuk lejne vend ne media pa dalur, pa dhene "mendimin e tyre objektiv". Njerez vetiak, njerez qe po ja hajne shpirtin atij vendi, njerez qe nuk meritojne titujt qe kane, pasi ato tituj jane per ato qe e kane pergatitur jeten e tyre per te sakrifikuar dicka, qe nje dite me e mire te vije per bijte e shqiperise ne te ardhmen.

    Jane keta individe qe kane krijuar nje zagushi te niveleve qe do mbyste cdo forme jetese.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Flet Mathieu Aref

    Shqiptarėt, mė tė lashtė se grekėt nė Ballkan

    Ekskluzive/ Mathieu Aref, studiuesi i njohur francez, rrėfehet pėr "Shqip" pas botimit tė librit tė tij, "Shqipėria, odiseja e pabesueshme e njė populli parahelen"


    A mos ėshtė i mbivlerėsuar roli i grekėve nė historinė e Gadishullit Ballkanik? Pas kaq shekujsh, pas imazhit tė mrekullueshėm qė grekėt i kanė dhėnė sė kaluarės sė tyre, ėshtė pak e vėshtirė tė ngresh pikėpyetje pėr kulturėn e madhe klasike tė helenėveā€¦ Por, prej kohėsh, studiues tė ndryshėm nuk kanė ngurruar tė ngrenė pikėpyetje mbi qytetėrimin e lashtė grek. Vetėm pak kohė mė parė, njė studiues amerikan botoi librin "Athina e zezė", ku perėndesha e bardhė me sy ngjyrė deti, perėndesha e diturisė, mbrojtėse e Athinės, sipas tij ka njė tė kaluar afrikaneā€¦ Mathieu Aref, njė studiues, qė tashmė ka tentuar t‘i kthejė pėrgjigje me studimin e tij prej vitesh kėtyre pikėpyetjeve, nuk denjon tė vihet nė qendėr tė diskutimeve akademike, duke thėnė se "ėshtė Shqipėria, ajo ēfarė ai e quan odiseja e pabesueshme e njė populli parahelen". Dhe ky popull i vogėl, sipas tij, ka qenė populli i madh qė ka ekzistuar para grekėve. Duket si njė guxim nga ana e Aref, njė "guxim" tė cilin ai e argumenton me prova shkencore, tė cilat kėrkojnė tė hapin njė debat, qė, sipas tij, synon rishkrimin e historisė. Historia e pabesueshme e pellazgėve, qė, sipas tij, janė ilirėt e mėvonshėm, tė cilėt u hodhėn nė njė cep tė historisė dhe shumė pak studiues u rrekėn tė merreshin me ta. Por, pikėrisht nga pellazgėt nis shpjegimi i gjithė asaj historie "tė shkruar keq", sipas Aref, qė e bėn rolin e grekėve tė mbivlerėsuar ende nė ditėt e sotme. Mė poshtė, Aref, pas debateve qė ka ngjallur nė nivele tė ndryshme akademike, rrėfen disa nga tezat, qė, sipas tij, vėrtetojnė studimin e nisur kohė mė parė, qė i bėn tė ndihen mirė shqiptarėt, por qė "trazon" kulturėn tashmė tė konsoliduar greke.

    "Shqipėria, odiseja e pabesueshme e njė populli parahelen". Libri juaj sapo ėshtė pėrkthyer nė shqip. Mund tė na rrėfeni se ēfarė do tė thotė kjo pėr ju?

    Qėllimi kryesor i kėtij libri ėshtė vėnia nė vend e sė vėrtetės. Asaj tė vėrtete, mbi tė cilėn rėndojnė plumb 2500 vjet. Nuk kemi tė bėjmė asfare me trallisje dhe teka personale, as me fantazime fluturake, aq mė pak me shovinizėm, por me njė tezė tė pėrpunuar shkencėrisht, me argumente tė forta, nė mos tė patundshme, fakte historike tė shėnjuara, analiza dhe hulumtime tė thelluara nė disa fusha shkencore, bazuar nė referenca tė verifikueshme. Ky libėr mė ka kushtuar vite tė tėra studimesh, mjaft mund e djersė, gjithashtu para. Pra, nuk e kam bėrė kėtė vėllim tė madh pune pėr tė bėrė sensacion apo pėr lavdi vetjake.

    Ēfarė e shtyu Aref tė merret me njė studim tė tillė, qė nė shumė qarqe letrare ėshtė quajtur edhe si njė provokim, qė ju kėrkoni t‘i bėni historisė greke?

    Si dhe pėr ēfarė e kreva gjithė kėtė punė? Para sė gjithash, natyra mė pajisi qysh fėmijė me njė shpirt kritik, tė zhvilluar dhe me kureshti tė madhe. Tė jetuarit nė Egjipt, nė njė shoqėri kozmopolite, mė ka dhėnė pėrparėsinė e vėshtrimit elektrik. Nė themel ishte terreni pjellor dhe premisat e njė rrugėtimi qė do ta nisja disa vite mė vonė. Njohja e gjuhės shqipe, e folur qysh nė djep (sidomos dialekti gegė) e qė zura ta shkruaj fare i ri, mė dha shumė dorė. Studimet nė gjuhėn frėnge (letėrsi, filozofi, greqisht, latinisht, artet e bukura, gjuhėt e huaja, arabe, angleze, italiane) po ashtu nuk janė tė huaja ndaj kėtyre lloj studimesh e kėrkimesh. Shkėndija fillestare ishte dalja nė dritė e librit tė parė tė Za////ēharie Mayani, "Etruskėt nisin tė flasin", nė 1961-in, pasuar nga i dyti, "Fundi i misterit etrusk" nė 1970-ėn. Ja njė dijetar, joshqiptar, qė ia mbėrriti tė hedhė dritė mbi misterin e popullit tė madh etrusk, falė gjuhės shqipe, qė pėr mė tepėr nuk ishte as gjuha e tij mėmė. Kjo gjė mė tundoi, mė befasoi dhe mbi tė gjitha mė mrekulloi. Qysh atėherė, e pėrgjatė tridhjetė vjetėve, jam vėnė nė pėrndjekje tė kėtij populli misterioz parahelenik, qė, nga zbulimi nė zbulim, mė ka udhėrrėfyer kah shqiptarėve. Pas kėsaj periudhe tė gjatė mė ėshtė dashur mė shumė se pesė vjet pėr tė kryer pareshtur studime e hulumtime tė thelluara nė fusha nga mė tė larmishmet: histori antike, arkeologji, antropologji, etnologji, gjuhėsi dhe mitologji. Tė thuash tė vėrtetėn nuk pėrbėn nė asnjė rast provokim. Ajo mund tė lėndojė, tė fyejė, por gjithnjė ia vlen ta thuash. Kėtu, veēse vė nė vend kėtė tė vėrtetė, ēiltėrsisht pa paragjykime dhe me rigorozitetin mė tė madh intelektual. S‘kemi tė bėjmė me larje hesapesh apo me sulme tė paramenduara kundėr Greqisė dhe popullit grek, pėr tė cilin ruaj sqimėn mė tė lartė. Njė kėrkues duhet tė mbetet krejt i paanshėm. Ajo qė kam bėrė ėshtė njė punė vetėm shkencore dhe jo keqdashėsi ndaj cilitdo qoftė. A mos vallė ėshtė faji im qė shqiptarėt rrjedhin prej pellazgėve, tė cilėt pėr mendimin e tė gjithė autorėve tė Antikitetit kanė pararendur grekėt nė Ballkan, Egjipt e nė Azinė e Vogėl dhe qė kėta tė fundit u detyrohen pėr njė pjesė tė madhe tė qytetėrimit tė tyre? Ta quash kėtė njė provokim pėrbėn nė vetvete njė provokim.

    Cilat janė pikat e forta, qė, sipas jush, argumentojnė atė qė shqiptarėt janė mė tė vjetėr se helenėt?

    Ju mė pyesni pėrse i konsideroj shqiptarėt njė popull mė tė lashtė se grekėt! Thjesht sepse ata rrjedhin prej pellazgėve, tė cilėt, sipas vėshtrimit unanim tė autorėve mė tė vjetėr grekė (Hekateu i Miletit, Helanikos i Mitilenės, Herodotit, Tuqididit, pėr tė pėrmendur kėtu mė tė shquarit), u transmetoi grekėve mitologjinė, kultet, si dhe njė pjesė tė madhe tė kulturės e gjuhės sė tij. Do mė kthehen e tė mė thonė se pėrse ata rrjedhin prej pellazgėve e jo prej ilirėve. Sepse, nė fakt, s‘ėshtė veēse i vetmi dhe po i njėjti popull. Pėr shumė shqiptarė dhe pėr njė pjesė tė mirė tė specialistėve tė epokės komuniste, shqiptarėt mund tė rridhnin vetėm e vetėm prej ilirėve! Faktikisht, e pėr ēudi, pak specialistė kanė ndėrmarrė udhėn e studimeve mbi pellazgėt. Edhe pas pothuaj njėqind vjetėsh vetėm tre shqiptarė kanė shkruar mbi kėtė popull, Adhamidhi, Spiro Konda dhe Dhimitėr Pilika. Dhe ėshtė shumė pak! Kur shumė studiues tė huaj kishin kuptuar ndėrkohė rolin dhe rėndėsinė e pellazgėve para mbėrritjes sė grekėve. Pėrse pra ilirėt e kanė prejardhjen prej pellazgėve? Kėta tė fundit kishin trevat e tyre nga Atlantiku deri nė Detin e Zi dhe prej dy brigjeve tė Danubit deri nė Egje dhe nė Azinė e Vogėl. Emri i pellazgėve mbetet "njė emėrtim pėrgjithėsues", duke qenė i pėrshkruar si popull i lashtė parahistorik, i quajtur emėrtim pėrgjithėsues" dhe duke qenė i pėrshkruar si popull i lashtė parahistorik i quajtur "shpellagji", qė do tė thotė njerėzit e guvave. Egjiptianėt i quanin "pelesėt" dhe hebrenjtė "peleshtim". Kėto etnonimi na kujtojnė filistinėt (pellesh...et, peleshetā€¦im, domethėnė "shpellagji"), qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse emri qė u ėshtė dhėnė prej semito-egjiptianėve. Ky popull i pėrbėrė nga tribu tė shumta mbante mjaft emra, por fliste tė njėjtėn gjuhė dhe kishte tė njėjtat tradita: trojanėt, dardanėt, ligurėt, lelegėt, karientė, likenėt, iberėt, frigjanėt, moskėt, filistinėt, trakėt, ilirėt, pikenėt, daunientėt etj. Pėr kėtė arsye, (autorėt modernė) i kanė konsideruar si popuj tė ndryshėm. Sidoqoftė, ne do tė gjejmė prova tė shumta pėrmes emrave tė mitologjisė (tė shpjegueshme prej shqipes) dhe miteve parahelenike, qė grekėt i kanė pronėsuar dhe pėrshtatur sipas nevojave tė tyre prej kolonizatorėsh, duke i bėrė elementet themelore tė qytetėrimit tė tyre: Zeusi u lind nė njė "shpellė" nė Kretė. "I pari njeri" qe "pelazgos" i pjellė prej dheut, "kurerėt" ishin rojet e foshnjės Zeus (ku u rritā€¦Zeusi), emri "autochone" shpjegohet sipas shqipes "Tokėt tonė), Jonėt (Herodoti) ishin pellazgė tė shndėrruar nė helenė pas mbrujtjes me gjuhėn greke etj. Pėr sa i pėrket emrit "Ilir", ai e ka bazėn ashtu si dhe pėr Palasges prej "njė emėrtimi tė pėrgjithshėm", qė i pėrket tė vetmit e tė njėjtit popull me "tribu tė panumėrta": Peonėt, Dardanėt, Tribalėt, Pelagonėt, Penestėt, Autoriatėt, Enkelėt, Thesprotėt, Molosėt, Kaonėt, Panonėt, Istrianėt, Venetėt (Enetėt e Herodotit), Dalmatėt etj. Faktikisht, autorėt e antikitetit, si Herodoti i kanė klasifikuar banorėt e Veriut tė Greqisė si njė "popull i pavarur" (popull i lirė). Ky emėrtim ėshtė pėrgjithėsuar pėr tė na dhėnė pėrshkrimin e kėsaj mase tė madhe tribuje, siē kanė qenė "ilirėt", qė do tė thotė "libres": I lirė, tė lirėt? A nuk ka rrėfyer Plini i lashtė se populli ilir pėrbėhej nga mė se 300 kombėsi?! Herodoti, a nuk ka thėnė pėr trakėt (degėzimi lindor i pellazgėve): Trakėt janė, pas Induve, populli me numėr mė tė madh nė botė, i cili, nėse do tė ishte bashkuar mesvedi do tė kishte dominuar botėn. E kjo nuk ėshtė njė stisje: ka fakte historike tė pakundėrshtueshme. E vetmja provė flagrante e ekuacionit pellazgė=ilirė=shqiptarė ėshtė gjuha. Nėse shqiptarėt e sotėm do t‘ia mbėrrinin tė deshifronin shumė prej emrave tė mitologjisė, toponime dhe gojėdhėna qė qarkullojnė nė Evropė, ky do tė ishte pėrfaqėsimi mė i mirė i kėsaj trashėgimie mijėvjeēare. Ilirėt (degėzimi perėndimor i pellazgėve) kanė qenė kėsisoj pellazgėt e vėrtetė, pėr sa qė gjuha e kėtyre tė fundit ėshtė pėrcjellur te pasardhėsit e tyre tė drejtpėrdrejtė, ilirėt e mandej shqiptarėt, ku gjuha (sidomos dialekti gegė) flitet ende sot e kėsaj dite, qysh prej mė se 3000 vjetėsh. Pėr sa i pėrket "mikenasve" hipotetikė, nė fakt ata ishin veēse pellazgė, pėr sa grekėt ende nuk ishin shfaqur. Ky emėrtim u krijua artificialisht nga Schliemann gjatė shkarjeve tė tij pėr "mikenėt". Nė fakt, nėse ai do tė kishte zbuluar gjurmėt e tyre nė Athinė, ata do tė ishin quajtur "Qytetėrim Athinas". Nuk ka asgjė shkencore nė njė tė tillė pėrshkrim tė njė populli, qė nuk ka ekzistuar kurrė nėn kėtė emėrtim. Ndėrsa pėr sa i takon linjės B, deshifruar prej Ventris e Chadwick, ajo bėn fjalė pėr "pellazgjishten e lashtė" tė ngatėrruar me greqishten antike. Veē tė tjerash, nė njė farė mase mund tė thuhet se greqishtja antike (sidomos jonike, meqė jonėt ishin pellazgė) ka rrjedhur drejtpėrsėdrejti nga pellazgjishtja e lashtė me prurje greke, domethėnė semito-egjiptiane. Ja sesi ėshtė sajuar historia e Greqisė parahelenike.

    Idetė e hedhura nga ju janė interesante pėr shqiptarėt. A mund tė ketė iniciativa tė tjera, jo thjesht libra, tė cilat do tė mund tė bėnin njė ndryshim tė historisė sė shkruar?


    Unė mendoj qė aktualisht ka argumente tė mjaftueshme, prova dhe elemente tė spikatura, qė u lejojnė historianėve, studiuesve dhe dishepujve tė tyre tė rishkruajnė historinė e Greqisė parahelenike. Nėse mund tė them Greqia "parahelenike", kjo ndodh sepse historia e Greqisė "strico sensu" (ajo para shekullit VIII para Krishtit) ėshtė e njohur dhe e klasifikuar pothuajse saktė. Praktikisht ėshtė thėnė gjithēka pėr atė Greqi "strico sensu", tė cilės unė nuk mund t‘i shtoj dot asgjė. Pra, unė nuk kam absolutisht asgjė ēka tė them mbi kėtė lloj Greqie (atė tė Solonit, atė tė Pizistratit apo Perikliut), veē faktit tė tė qenit tė admirueshme dhe se njerėzimi i detyrohet pėr gjithė ēka mė tė bukur e mė me vlerė. Mirėpo pellazgėt diē kanė lėnė aty. Pikėrisht kėtė diēka historianėt, linguistėt dhe arkeologėt tanė modernė nuk kanė denjuar ta shquajnė. Madje, njė Greqi e tillė (pas shekullit VIII: arkaike, klasike, e helenistike) as nuk bėn pjesė nė studimet dhe hulumtimet qė unė kam kryer nė dy librat e mi. Kėshtu, nuk ka asnjė tregues qė tė provojė se Greqia ekzistonte para shekullit VIII para Krishtit. Ndėrtimi i "tempujve", shfaqja e qytezave ("Polis"), konfederatat religjioze (amfiktionet), shpalosja e stileve arkitekturore (dorik, jonik, korintas), zhdukja e mbretėrimeve dhe shfaqja e tiranisė, ekspansioni kolonial (emporion=tregje dhe apoikoi=koloni), krijimi i tempullit tė Delfit, shfaqja e alfabetit dhe e tė parave shkrime greke, shfaqja e lojėrave olimpike, shekulli i artė i thėnė i "Perikliut": gjithė kėto ngjarje marrin jetė pas shekullit VIII. Sa pėr Homerin, tė shumtė janė ata qė mendojnė se nuk ka ekzistuar ose qė nuk ka shkruar kurrė asgjė. Fakti thotė se ai nuk ka shkruar, pasi gjuha greke ėshtė shkruar vetėm nga fundi i shekullit VII. para Krishtit. Ai mundi tė ekzistojė si rapsod. Pėr rrjedhojė, poemat e Homerit ("Iliada" dhe "Odiseja") mundėn tė shkruhen vetėm nė shekullin VI, nė epokėn e Pizistratit. Kėto poema epike kanė pėr origjinė traditėn gojore, tė pėrēuar nga brezi nė brez prej rapsodėve pellazgė. Grekėt i morėn dhe i kėnduan (duke i pėrpunuar pėr kauzėn e tyre) me rapsodėt e tyre. Keqkuptimi vjen prej faktit se ngatėrruam gjithēka: Greqinė parahelenike (para shekullit VIII) me Greqinė nė bllok (pas shekullit VIII). Le tė mos harrojmė as faktin se studimet mbi pellazgėt jo vetėm sikur u harruan, por edhe u mėnjanuan plotėsisht. Le tė themi se disa studiues modernė (historianė, arkeologė dhe gjuhėtarė) kanė vėnė nė dukje se pellazgėt pėrbėheshin prej popujsh tė ndryshėm, mandej tė zhdukur trup e shpirt, pa lėnė as mė tė voglėn gjurmė: etni e gjuhė! Ndėrkohė qė kjo etni vijoi me ilirėt nė Perėndim dhe trakėt nė Lindje. Ndėrkohė qė tė gjithė autorėt e lashtė lanė gjurmė tė shkruara, sipas tė cilave ky popull parahelenik ka pas qenė shumė i lashtė (njerėzit e parė) dhe qė nė kohėn e Herodotit nė shekullin V para Krishtit popullonin ende krahina tė tėra (Arkadia, Argolida, Atika, Tesalia, Lakonia etj.), tė kuptojmė ishujt (Kreta Lemnos, Lezbos dhe veēanėrisht Samosin)!

    Si e shihni historinė e Ballkanin sot?

    Ka pak kohė qė u konfirmua shprehja "baruti i Ballkanit" me luftėn dhe problemin e Kosovės (e mbetur ende pezull). Mendoj se shpirtrat dhe mendėsitė kanė evoluar ndopak dhe fantazma e luftės po largohet gjithnjė e mė tepėr, veē nėse qėllimėsitė dhe pozicionet politike tė Fuqive tė Mėdha, sidomos Bashkimit Evropian, ashpėrsohen ose ndryshojnė. Aktualisht, Kosova ėshtė njė nga problemet mė tė thekshme nė Ballkan. Pa rregullim paqėsor, tė barabartė dhe tė drejtė, ndoshta s‘do tė ketė kurrė paqtim nė rajon. Sa pėr vete, jam pėr pavarėsinė e Kosovės, sepse pas gjithė atyre fatkeqėsive dhe krimeve (le tė themi etnocid) dhe urrejtje mes dy popujve (serbė e kosovarė) nuk mund tė bashkėjetojnė dhe tė ndėrtojnė sė bashku njė /////shtyhet qė tė mund tė funksionojė. Me t‘u rregulluar ky problem, Ballkani mund tė pėrfytyrojė nė gjirin e Evropės sė bashkuar njė forcė dinamike dhe ndėrtimtare pėr ardhmėrinė e kėtij rajoni tė mbetur fatkeqėsisht pa trashėgimi, i shqyer, i tollovitur dhe i izoluar pas shumė shekujsh pushtimi otoman dhe dekadash komuniste.

    Shumė njerėz mendojnė se e kaluara nuk duhet trazuar pėr hir tė sė ardhmes, ndėrsa ju e trazoni atė. Pėr ēfarė shėrben kjo?

    Sigurisht qė do tė mė bėhet pyetja se pėrse i trazoj kujtimet e vjetra, kur e ardhmja ka vlerė mė tepėr? Po, por e ardhmja ėshtė gjithherė e lidhur me tė shkuarėn. Nėse ne ekzistojmė, kjo ndodh sepse tė tjera kanė ekzistuar para nesh dhe na lejuan tė jemi ata qė jemi, duke na dhėnė atė qė kemi mė tė ēmuar. Kur kjo e shkruar mbetet nė hijen ku ėshtė degdisur, e ardhmja mbetet e errėt. Pėr ēfarė shėrben tė zgjosh tė shkuarėn? Sigurisht pėr tė kuptuar mė mirė tė ardhmen.
    Ēėshtja qė na intereson kėtu, nuk ėshtė tė flasim pėr njė tė kaluar tė qartė dhe tė kthjellėt, por pėr njė tė shkuar qė na mbahet e fshehur dhe qė manipulohet pėr njė kauzė tė njėanshme.


    Nė kohėt e sotme, idetė ndryshe apo pėrgėnjeshtrimi i historisė ėshtė bėrė si nė modė. A keni pasur frikė se do tė paragjykoheshit, kur nisėt ta shkruanit kėtė libėr?

    Jo, unė nuk jam tipi qė ndjek modėn. Kam aq karakter dhe personalitet sa pėr t‘u bėrė ballė sirenave tė demagogėve, paragjykimeve apo "publikisht e mirėnjohur", sidomos kur pėrpiqen tė tė largojnė prej sė vėrtetės. S‘ndiej asnjė influencė nė lidhje me kėtė ēėshtje. Njė proverb francez thotė: "Me ba ēka duhet, me ngja ēka mundet". Kur nisa tė shkruaj librat, mendova fill rezultatin pėrfundimtar dhe i thashė vetes: nėse gabohesh, nėse argumentet e tua nuk janė bindėse, nėse referencat nuk janė tė verifikueshme, do tė pėsosh kundėrshtinė dhe poshtėrimin! Ndaj fillova tė kėrkoj "provėn e sė kundėrtės", atė ēka mund tė vinte e tė shqetėsonte tezėn dhe vėrtetimet e mia shkencore. E pasi shkoqita gjithēka hollė-hollė, s‘gjeta provė pėr tė kundėrtėn. Trondita qetėsisht njė seri tė tėrė studimesh dhe kėrkimesh. Me ndėrgjegje tė lehtė dhe zemėr tė qetė, karvani im vazhdon mė tej bindshėm.

    Cili ėshtė Aref, jeta qė ju bėni?

    Ėshtė e vėshtirė pėr tė folur pėr veten. Gjithė ē‘mund tė them ėshtė se jeta ime s‘ka tė bėjė me veprėn time. Gjithsesi, do tė flas qartė, veē pėr tė thėnė se pėrherė kam qenė ndėr ata "tė drejtėt", nė kuptimin mė tė fisėm tė fjalės. Nė jetėn time private dhe profesionale e kam dėnuar gjithnjė padrejtėsinė prej nga vinte dhe cilado qė tė ishte. Integriteti dhe kėmbėngulja ime, lehtėsitė nė pėrshtatje, bagazhi kulturor, guximi dhe korrektėsia nė punė mė mundėsuan tė ushtrojė funksione interesante e tė rėndėsishme. Posti i fundit ishte drejtor i njė filiali tė njė shoqėrie tė madhe franceze. Kam lindur nė Kajro (ku kam kaluar njėzetė e tre vitet e para tė jetės sime dhe kam kryer pjesėn mė tė madhe tė studimeve. Prindėrit e mi kanė lindur nė Shqipėri nė krahinėn e Matit, mė saktė nė Rrembull. Kam dy vėllezėr dhe njė motėr. Gjithashtu katėr fėmijė, nga mosha 33 deri nė 39 vjeē (tre djem dhe njė vajzė). Jam pensionist qė prej 1999-ės. Kam pasur disa probleme shėndeti ndaj dhe bėj kujdes. Merrem me administrimin e publikimeve tė mia, me letėrkėmbime e marrė pjesė herė pas here nė konferenca. Kam shkruar dhe disa ese metafizike e filozofike (tė pabotuara). Merrem, jo me shumė vrull me pikturė dhe poezi klasike (rreth 250 poema tė pabotuara).

    Mund tė na flisni pak pėr lidhjet me Shqipėrinė?

    Lidhjet e mia me Shqipėrinė kanė qenė tė dobėta (ne kemi vetėm lidhje epistolare me familjenā€¦ veē nėse posta pėrgjohej prej autoriteteve shqiptare dhe nuk mbėrrinte nė destinacion) pėr arsye tė largimit e tė kėputjes sė shkaktuar prej komunizmit nė Shqipėri dhe qė nuk lejonte kollaj tė vizitonte vendin. Sjell ndėrmend kujėn e nėnės, kur mori lajmin e vdekjes tė nėnės sė saj, motrės, vėllait e tė tė tjerėve. E s‘mund tė rrija pa qarė bashkė me tė. Por mbeta shumė i lidhur me mėmėdheun, pėr shkak tė edukimit, rrėnjėve dhe me gjithė ē‘mban barku. Nė Egjipt, komuniteti shqiptar ka qenė mjaft i rėndėsishėm (shpesh nė pėrmbajtje kish njerėz me vlera tė larta). Babai im ka pas njohur poetėt Ēajupin, Asdrenin, shkrimtarin Ernest Koliqi, kumbar i vėllait tim tė vogėl, Isa Boletinin (njė nga heronjtė e pavarėsisė sė Shqipėrisė), Mbretin Zog dhe familjen e tij etj. Mos mendoni as edhe njė ēast qė i shkruaj librat e mi i ngarkuar me ndonjė ndjenjė shovinizmi. Po e pėrsėris atė qė thashė mė sipėr, puna ime ėshtė para sė gjithash shkencore dhe nuk pėrket brenda aspak prej ndjenjave. E dua Shqipėrinė, por jam i drejtė dhe i paanshėm me historinė e saj, intransigjent me tė.

    A keni pasur kėrcėnime pas botimit tė librit?

    Pasi kam botuar dy librat e mi (2003-2004) nuk kam marrė asnjė kundėrshti zyrtare pėr sa u pėrket tezave prej ndonjė sektori universitar apo shkencorā€¦ Sigurisht qė asistoj shpesh andej-kėtej me ndonjė reagim //////epidermik personash dyshues e madje armiqėsorė, por pa nivelin e duhur e tė mjaftueshėm kulturor pėr tė debatuar mbi kėto ēėshtje tė mprehta. Kritika ėshtė e thjeshtė, por arti i vėshtirė, thotė njė proverb i famshėm. Zakonisht mbizotėron habia. Por, pėrmbajtja e librave tė mi del prej shtigjesh tė rrahura. Pedagog universiteti apo studiues rishtar ėshtė shumė normale qė ata tė shqetėsohen prej kėtij subjekti qė i tejkalon: se kanė ndeshur nė amfiteatrot e tyre universitarė kėtė lloj teze. Ē‘nuk ėshtė normale ėshtė tė kundėrshtosh tezėn pa sjellė as mė tė voglėn "provė" tė sė kundėrtės".

    Tė flasėsh pėr Shqipėrinė sot, nė njė moment kur ajo ende nuk e ka marrė veten nga plagėt e komunizmit, kur ecejakja e saj drejt vendeve perėndimore sa vjen e bėhet mė e vėshtirė, ēdo tė thotė ta paraqesėsh kėtė popull tė vogėl, si njė popull nga mė tė hershmit e njerėzimit?


    Mendoj se nė mėnyrė tė tėrthortė iu pėrgjigja kėsaj ēėshtjeje pėrgjatė kėsaj interviste. Sipas gjithė asaj ēka thashė, ripohoj se nėse Shqipėria ėshtė njė nga vendet mė tė vogla, mė pak e qytetėruara ose mė e shpronėsuara e Evropės, s‘duhet harruar se ėshtė "njė popull i madh". (Shtet i vogėl, por popull i madh!) S‘kemi aspak antinomy. Mund tė jesh i varfėr, por i fisėm. Sė fundi, mund tė thuhet se vijimėsia etnike (me gjithė pėrzierjet) kulturore dhe gjuhėsore (me gjithė ndėrfutjet dhe neologjizmat) nuk reshti kurrė nė kėtė zonė ballkano-danubiane, me gjithė mėsymjet e ndryshme dhe pushtimet romake, bizantine e otomane:
    shqiptarėt jetojnė bash aty ku kanė qenė tė paktėn qysh prej neolitit. Por, fatkeqėsisht historia shtangu nė atė ēka deshėn tė na bėnin tė besonim.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  9. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    He, he, sa bukur!

    Te gjithe duan te krahasohen me greket qe tu rriten vlerat. 'Me i lashte se...', 'Me i vone se....', 'Me i bukur se ...' etj etj. Arrin qe greku eshte metroja.

    Si publicistet qe te thone se libri ka vajtur mire e krahasojne me shitjet e Bibles ose ne Angli edhe me Shekspirin.

  10. #10
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Barat flm per artikullin, ja edhe linkun e artikullit

    http://gazeta-shqip.com/artikull.php?id=16865

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    postuar me pare nga i njejti qe ben keto postime...At n'Hauz
    He, he, sa bukur!
    Te gjithe duan te krahasohen me greket qe tu rriten vlerat. 'Me i lashte se...', 'Me i vone se....', 'Me i bukur se ...' etj etj. Arrin qe greku eshte metroja.
    Si publicistet qe te thone se libri ka vajtur mire e krahasojne me shitjet e Bibles ose ne Angli edhe me Shekspirin.
    Ti thua greku ne metro? Opo hic fare o njesh...greku nuk eshte fare ne metro
    Sa per metode krahasimore i bie qe te te mundin me fjalet dhe me armet e tua, e jo te krahasohen me ty. Pra nese Mathieu Aref, e ka shkruar kete liber nuk e ka shkruar qe te tregoje se sa fisnike apo te lashte jane greket, por se sa BLLOF edhe nje here tjeter BLLOF edhe nje here qe ta kesh parasysh, se sa shume BLLOF, eshte e ngritura ne maje .... kulture greke apo qofte edhe ajo latine. Ai te tregon ty qe mbahesh si bab' arat, duke te thene prit pak o grek se je vetem grek dhe ka edhe me te lashte se sa ti, qe jane ata qe te bujten, ata qe jane popull zanafille, ata nga te cilet ti more perndite, ata nga te cilet greku i vrau me te pabese (kujto arvanitasit ketu). E keshtu or ti At n'Hauz, ti paske problemin te shitja e librit dhe te metodat krahasimore...apo ke frike. Po mos u tremb or burre se greket ne nuk i urrejme aq sa na urrejne ata ne. Jo per gje por e dime qe ata s do jene kurre c'ka pretendojne...do jene thjesht greko grek.
    Nuk krahasohen me greket per tu rritur vlerat por per te zhvleftesuar ate mashtrim qe ka vite qe i behet njerezimit dhe qe greket nuk do mund ta fshehin perjetsisht....MOHIMIN E PREJARDHJES SE SHQIPETAREVE NGA PELLAZGET
    (a se mos harroj, vazhdojne te jene i njejt popull i kulturuar greket dhe kete e demostruan edhe para ca ditesh me vrasjen e atij te riut ne qeli. Rrezatojne kulture, apo jo?!).
    At n'Hauz, kembanat kane filluar me kohe te bien dhe nuk jane kembanat e Janullatosit por te drejtesise. Boll me me spekullime, mashtrime, lobingje greke, pervetesime kulture, vrasje etj etj. Dita e shqipes nuk do vonoje do vije shume shpejt. Per kete te jesh i sigurt ti dhe tere ata si ty, se shqiptaret se vene ne dyshim.
    Libri eshte padyshim nje e vertete me shume ne drejtim te zbulimit te nje prej te vertetave me te medha qe i jane mohuar njerezimit.

    Lexim te mbare dhe mbi te gjitha pa dhimbje At n'Hauz

  12. #12
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    He, he, sa bukur!

    Te gjithe duan te krahasohen me greket qe tu rriten vlerat. 'Me i lashte se...', 'Me i vone se....', 'Me i bukur se ...' etj etj. Arrin qe greku eshte metroja.

    Si publicistet qe te thone se libri ka vajtur mire e krahasojne me shitjet e Bibles ose ne Angli edhe me Shekspirin.
    Kjo eshte nje pergjigje pa pergjigje Tann ne pozicionin qe je sduhet ti lejosh vetes te shprehesh si nje njeri i rendomte. Si studiues qe je duhet me pare te lexosh librin. Condemnation Without Investigation eshte nje aksiome qe nuk te con larg, vetem sa rrit shkallen e spekullimit. Kur nuk ka gje per tu druajtur ska pse te mungoje dhe deshira te hulumtosh nje teze qe ngrihet nga nje studiues qe shpenzon kaq vjet te jetes se tij per te bere nje studim. Mesa lexova une nga intervista, askush sdo te krahasohet me greket (per te cilet autorit nuk i mungonte aspak respekti). Perkundrazi kerkohet qe greket t'u lihet ajo qe i takon dhe jo te tjera qe kane pervetesuar padrejtesisht (mendimi im ky). Nese kjo shihet me syrin qe e sheh ti eshte shovinizem. Nese shihet me syrin e historianit eshte shkence dhe studim qe ja vlen te hulumtohet.

  13. #13
    Ajo qe me revolton me shume ne kete diskutim eshte komenti i akademikeve shqiptare. Ne nje kohe kur ju takon atyre me shume se kujtdo tjeter te kerkojne rrenjet e lashtesise se popullit tone, ajo qe shkojne e bejne eshte hedhja e dyshimit mbi nje pune kaq kolosale nga dikush qe ndonese larg ketij vendi se ka harruar se cfare prejardhje ka. Cfare respekti provoj per autorin dhe cfare percimi ne te njejten kohe per Korkutat dhe kompani. I ka mbetur ora akoma ne 1970-en ketyre dhe kujtojne me nostalgji punen akademike qe kane bere duke shkarravitur tekste shkollash dhe pseudostudime kur studiuesve te vertete si Pilika ju mbyllej goja dhe ju thyhej pena nder gishta.

    Ky liber i Mathieus eshte nje tjeter ze me shume ne turmen e atyre qe po kerkojne te shkoje historia ne vendin qe i takon.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Barat nuk po shtoj me shume per TAN...............por libri qe e kam perfunduar keto dite eshte mjaft interesant.Une nuk jam historian por dote desha te sqaroja disa momente te vogla me autorin e librit .E di njeri adresen elektronike te Mathieu Arefit?

  15. #15
    ajzberg une skam patur mundesi ta siguroj librin pasi jetoj shume larg nga Shqiperia. Deri sa te arrij ta gjej a eshte e mundur te postosh ndonje paragraf qe e gjykon interesant persa i perket lidhjeve te qarta midis shqiptareve/ilireve me pellazget. Sidomos per pjesen e mitologjjise?

    Faleminderit.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    ajzberg
    Barat nuk po shtoj me shume per TAN...............por libri qe e kam perfunduar keto dite eshte mjaft interesant.Une nuk jam historian por dote desha te sqaroja disa momente te vogla me autorin e librit .E di njeri adresen elektronike te Mathieu Arefit?
    Nga kerkimi ne internet dolen keto:
    mat.aref@wanadoo.fr
    http://www.mathieu-aref.com (jashte loje momentalisht)

    Sqaohu po mos bej sherre . Po tu pergjigj uroje edhe nga ana ime.
    Shendet e t'mira

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    E para do ta falenderoj ,e dyta perseri do ta falenderoj..
    Te faleminderit BARAT

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Une e kam lexuar librin para 2 javesh dhe me ka pelqyer, por ne disa pika me eshte dukur i turbullt. P.sh. nje pike eshte te Dorianet apo te dyndjet e huaja ne Greqi. Ai thote se dorianet ishin nje popull ilir nga Veriu, por udheheqesit e tyre ishin nga Jugu. Do te shtoja edhe ate arsyetimin, qe ben per ardhjen e vone te Kadmit, Danaosit, etj. (me sa me kujtohet rreth te 800). S'e di si mendoni ju.

    Nga fundi i faqes 73 (me duket) permend nje gjeneze te PELEGUT te permendur ne Bibel. Une kam gjetur nje peme te plote gjenealogjike ne nje liber te historise islame, por nuk postohet se eshte 194 kb. Si i behet?

  19. #19

  20. #20
    Fotoja qe me nisi Konig ishte shume e paqarte dhe e vetmja menyre ishte te zmadhohej pertej formatit te faqes dhe perseri do vazhdonte te ishte shume e mjegullt. Duke qene se kisha nje faqe nga ku mund te referohem bashkova gjithe brezat qe nga Noah dhe po i paraqes ketu sipas renditjes se tyre.




Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Perse gjuha greke ne K.O.A.SH?
    Nga sabah08 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 15:02
  3. Kadare: Poshtėrimi i Ballkanit
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •