Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 106 prej 106
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    E kerkova temen qe mund te permbante provat per kete qe ke thene por nuk e gjeta. Jam shume kurioz cfare provash jane ato dhe si behet perqasja midis 2 popullsive. Si mund te behet lidhja midis tyre dhe iliro/thrakasve?

    P.S. E lexova mire link qe ke vene aty por ketyre te Jehovait nuk iu besoj se jane FULL OF IT !!!
    As une nuk iu besoje ketyre jehovave por ata kan nxjerrur referanca te shumta nga enc.britanika e libra tjere.
    Aty ceken teza gjuhesore me shume se materiale.
    Emri i popullit PIKT=te ngjyrosur pika-pika, perputhet me shqipen(njerzit qe pikturohen, tatuzhet mbi lekuren e tyre tregojne se edhe iliret e thrakasit ushtronin kete art.
    nje deshmi e Qesarit perputhet se kur filloi te pushtoje kete ishull ai u ndesh me njerez qe i futen friken dhe pas disa muajesh u terhoqe nga se nuk ia arriti te beje rezistencė.
    Ka mundesi qe pelazget iken ne britanin e madhe e qe andej ne jukatan e gjetiu.
    mandej; si u be qe gjejmi te njejt gure vezakė ne kosta rika e guatemala si keta ne ballkan, ne bosnje ?
    Kurse muret e gjetura ne grunas ngjajne me shumė si ato muret e inkasve se sa te popullit Maja.
    Nese zbulohen edhe terasa ne Shalė si ato ne Peru.
    Mirepo sipas fotografis, keto muret e Shales ishin me gur te vegjel ne krahasim me ato ne Peru ēka do thote se mund te jete edhe nje rastesi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 23-08-2007 mė 19:39

  2. #102

    Arrow

    Pellazget, njė ēėshtje e ngritur ndoshta keq

    07/10/2007 - 10:26
    • Nga Ilir Mati


    Nė shtesėn Milosao tė Gazetės Shqiptare, dt 30 shtator 2007, lexova njė koment pėr librin e Matieu Aref “Shqipėria - Odisea e pabesueshme e njė populli parahelen”, shkruar nga Shpėtim Kelmendi me titull “Shqiptarėt dhe rikthimi i kujtesės sė lashtė”. Artikullshkruesi vė nė dukje qė : “Z. Aref na bėn me dije se historia jonė e lashtė ėshtė shumė mė tepėr nga ē’e pandehim, se ajo ėshtė epiqendra e zhvillimeve historike tė mbarė popujve tė Europės, se ajo ėshtė matrica e gjuhėve kryesore qė kanė mundėsuar lindjen e plot tė tjerave, ėshtė vatra e magmės gjuhėsore tė popujve”.
    Kėtė formė tė shprehuri tė zotit Kelmendi pėr kulturėn tonė, e kam dėgjuar edhe nė Kashmir (Pakistan), Kaukaz (Gjeorgji), Pirin (Bullgari) ku banorė vendas, nė biseda tė lira, mė kanė shpjeguar origjinat e kulturave tė tyre si edhe kontributin nė kulturėn e pėrbotėshme nė pėrgjithėsi dhe tė Europės nė veēanti. Ajo dėgjohet shumė nė Greqinė e sotme nė mjedise gjoja popullore si edhe nė mjedise po ashtu gjoja popullore nė Shqipėri. Po kurrė nuk kam dėgjuar njė formė tė tillė tė foluri nė mjediset shkencore, mjedise tė cilat, sot punojnė pėr tė ēarmatosur historinė dhe zhveshur atė nga gjoja patriotizmi. Punė e cila bėhet nė bazė tė parimeve qė diskutohen edhe nė mjedise tė UNESCO-s. Pra pėr tu shmangur nga shkrimi i historisė vetėm nėpėrmjet luftrave, vetėm nga fituesit e atyre luftrave, vėshtruar nga nacionalizmi luftėnxitės dhe pėr tu futur mė shumė nė brazdėn e mardhėnieve kulturore qė kanė ndėrtuar popujt mes tyre.
    Gjithmonė nė raste kur vihet re tė shprehen konsiderata tė tilla si ato tė zotit Kelmendi frymėzuar nga libri i cituar, pėrpjekjet janė pėr t’i ruajtur sytė nga ata qė kėrkojnė ti vėnė vetulla ēėshtjes sė historisė sė bijve tė shqipeve, ashtu si kanė bėrė themeluesit e albanologjisė qė pėr fatin e saj kanė qėnė me tė tepėrt erudit tė huaj dhe jo shqiptarė.
    Duke ju referuar librit tė Mathieu Aref, personalisht shumė gjėra nuk mė rezultojnė ashtu siē thotė autori. Ndėr to, ajo se fjala pellazg tregon se ata janė shpellarė, ndėrkohė qė nė poemat homerike pellazgėt mitikė quhen si tė pjellė nga gjėja, lėnda, materia, dheu, toka. Ndoshta dikujt do ti dukej me shqipen se vetė emri i tyre sjell me vehte deri nė kohėt e sotme atė konsideratė qė patėn mitet nė lashtėsi pėr pellazgėt, tė njė populli tė pjellė nga gjėja lėnda, pra autokton. Personalisht do ta kuptoja shqipen nė kėtė rast vetėm si njė instrument tė vyer qė ndihmon nė hedhjen dritė tė shumė ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me antikitetin. Po ashtu do tė bėja edhe me tė tjerė qė do tė sillnin edhe ata shembuj tė ngjashėm se pėr ku iu ka vajtur mendja nė ndihmė tė historisė sė Shqipėrisė, e cila si edhe histori tė popujve tė tjerė merr jetė si rregull nga ata tė quajtur vendas, nga tė ardhurit e tė larguarit.
    Sa herė qė kemi tė bėjmė me pėrpjekje pėr tė shkruar historinė e bijve tė shqipeve, ajo qė vihet re lehtėsisht ėshtė se historia e tyre bėhet e besueshme dhe e mrekullueshme kur tregohet nėpėrmjet fakteve botėrisht tė pranueshme. Ndėrsa, si edhe histori tė tjera, shndėrrohet mosbesuese dhe qesharake kur udhėhiqet nga hamendėsi dhe fakte njėanshmėrisht tė pranueshme dhe aq mė keq kur ato fakte janė vetėm vetė tė pranueshme nga personi qė i nxjerr.
    Njė prej ēėshtjeve qė herė pas here ngre kokė se udhėhiqet nga hamendėsia dhe qė shtyhet pėrpara po nga fakte pėrgjithėsisht me karakter njohje tė njėanėshme, ėshtė edhe ēėshtja e pellazgėve lidhur me shqiptarėt.
    Rilindasit ishin ata tė parėt qė nė punėn e tyre pėr ēėshtjen kombėtare i lidhėn shqiptarėt me pellazgėt hyjnorė. Ishin ata qė i rikujtuan shqiptarėve se ishin tė lindur, tė pjellė nga dheu, nga gjėja ; njė me Hėnėn, duke interpretuar kėshtu vargje, pėr si te poemat homerike pėrcaktohen pellazgėt, ai popull pėrgjithėsisht i pranuar si autokton para helen. Nė njė kėngė popullore, hamendėsia dashamirėse dhe frymėzuese e rilindasve, shprehet bukur nė vargjet : Jemi nė vend tėnė/ qė kur Hėna ėshtė zėnė.
    Nga rilindja, ēėshtja e raportit tė shqiptarėve me pellazgėt u mor dhe u pėrdor nga shumė shkrimtarė e studiues, sa autoritarė shkencorė, hijerėndė ; ashtu edhe nga tė thjeshtė e modestė. Si edhe pėr ēėshtje tė tjera tė kėsaj natyre, asaj iu afruan me shumė sukse edhe sharlatanė gjithfarė. Madje kaq qesharak u bė herė herė interpretimi gjoja shkencor i fakteve tė stisura , sa u bė e rrezikėshme pėr autoritetin shkencor tė shumė dietarėve qė tė merreshin me kėtė problem. Kjo ēoj deri atje sa qė mjediset, institucionet shkencore, akademike nė Shqipėri t’i largohen kėsaj ēėshtje dukshėm, ashtu si thuhet se i largohet djalli temjanit. Rrjedhimisht, jo vetėm nuk kemi debat shkencor nė Shqipėri nė lidhje me kėtė ēėshtje, por kemi edhe indiferentizėm herė herė dashakeqės, ndėrkohė qė kishte dhe ka shumė autorė tė cilėt vazhdojnė, pėr fat tė mirė dhe njėkohėsisht tė mjerė tė historisė sė Shqipėrisė, ende tė punojnė duke i rėnė njėri gozhdės e tjetri patkoit. Ata interpretojnė si tė duan, nė botime gjithfarėshe, fakte historike tė ardhura nga lashtėsia, me gjuhėn dhe kulturėn e shqiptarėve. Njė prej shkrimtarėve tė kėsaj kategorie ėshtė edhe autori i kėtyre rradhėve me librin e vet «Njė shqiptar nė botėn e etruskėve». Ashtu si i tillė ishte dhe janė Spiro Konda, Dhimitėr Pilika, Nermin Vlora, Aristidh Koka, Zhei, Niko Stillo dhe sė fundi kėsaj rradhe iu shtua edhe Matieu Aref. Po tė shikosh shkrimet e kėtyre shkrimtarėve do tė vėresh se edhe pse i referohen gjuhės e kulturės shqipe, ndryshe interpreton njė fakt njėri e ndryshe tjetri, deri aty sa qė nė tėrėsi duket qartė se nuk merren vesh mes tyre, ndėrkohė qė me sa shkruajnė kėrkojnė t’i imponohen tė tjerėve, veēanėrisht publikut tė gjerė dhe tė huajve.
    Pėrgjithėsisht, nė rastin mė tė mirė, puna e shkrimtarėve tė pėrmendur ka tendencė nxjerrjen nė pah tė historisė sė mohuar tė shqiptarėve nga historiografia dhe nė rastin mė tė rėndomtė shkohet tek ajo se shqiptarėt janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė pellazgėve. Ata flasin gjuhėn e tyre dhe kanė pėrcjellė deri mė sot kulturėn e tyre.
    Teza e Nermin Vlorės ėshtė se shqiptarėt janė pellazgė drejt pėr sė drejti. Teza e Dhimitėr Pilikės ėshtė se Dodona Pellazgjike ėshtė shqiptare. Teza e Aref Matieu ėshtė ajo qė pellazgėt janė shpellarė, se Mikena ėshtė pellazge, se gjuha shqipe ėshtė pellazge dhe se kultura helene ėshtė ngritur mbi njė kulturė tė mė parėshme pellazge, rjedhimisht shqiptare. Teza e Zheit ėshtė se gjuha shqipe ėshtė primordiale. Aristidh Koka mbron tezėn se perėnditė e mitologjisė greke janė pellazge, shqiptare.
    Autori i kėtyre radhėve, nisur nga mendimi i pėrgjithshėm se qytetėrimet e mėdha, pėrfshirė edhe ai grek, janė kontribut i konvergjencave kulturore qė ndodhin nė njė vend tė caktuar pėr shkaqe tė caktuara, pėrkrah mendimin se njė prej kėtyre kontributeve ėshtė dhe ai i quajtur pellazg, i konsideruar prej tė shumėve nė historiografi si vendas, autokton, parahelen, ashtu si edhe kontribut tjetėr ėshtė ai i popujve tė ardhur nga veriu, e nga kudo tjetėr rreth e qark vendit ku u ngjiz qytetėrimi grek. Se cila ėshtė pėrkatėsia mes shqiptarėve tė sotėm dhe pellazgėve e popujve tė veriut, ajo ėshtė njė hipoteze e cila nė radhė tė parė duhet ndėrtuar shkencėrisht dhe pranuar botėrisht si e tillė, si hipotezė, e pastaj vėrtetuar me fakte dhe vetėm me fakte. Deri mė sot, nė asnjė institucion shkencor shqiptar, nuk dimė tė jetė ndėrtuar njė hipotezė e tillė e pranuar pėrgjithėsisht.
    Duke ditur se hipotezave tė tilla nė radhė tė parė ju kontrollohet baza shkencore, marim pėrsipėr me kėtė rast tė pėrsėrisim hipotezėn qė kemi ngritu pėr mardhėniet e shqiptarėve tė sotėm me njė popull tjetėr tė lashtėsisė, etruskėt. Hipotezė edhe kjo e ngritur, botuar, por kurė e analizuar, diskutuar, kritikuar, pranuar, mospranuar :
    « Duke ditur se gjuha shqipe dėshmon sot shkencėrisht mardhėniet qė ajo ka pasur nė lashtėsi me grekėt e vjetėr dhe latinėt, nuk mund tė pėrjashtojmė apriori mardhėniet qė ajo tė ketė pasur nė atė kohė edhe me popuj tė tjerė indoeuropian ose jo, njė prej tė cilėve janė etruskėt».
    Nė se vėrtetohet shkencėrisht se ato mardhėnie dėshmohen edhe sot, atėherė do tė kemi mundėsi qė nėpėrmjet studimit tė atyre mardhėnieve tė pėrcaktojmė edhe lloin e tyre, psh mardhėnie mes fqinjėsh nė Adriatik a deri farefisėsh. Dhe si rezultat do tė kemi tė paktėn dy gjėra, e para dėshminė e pa kontestueshme tė pranisė tonė nė kėto anė qė me daljen nė dritė tė historisė sė etruskėve aty nga shekulli IX para erės sė re dhe e dyta dėshmi nė favor tė shumė ēėshtjeve tė etruskologjisė.
    A ėshtė dakort Aref Matieu me kėtė rrugė kėrkimi shkencor? Unė nuk e gjeta pėrgjigjen e njė gjėje tė tillė nė librin e tij, fryt i njė pune goxha tė madhe shqipėridashėsi.
    Njė hipotezė si ajo e ngritur pėr raportet e shqiptarėve tė sotėm me etruskėt, ėshtė e vlefshme edhe pėr mardhėnie me kultura tė tjera, si edhe me dėshmitė tė cilat ndėrlidhin shqiptarėt edhe me pellazgėt, e pėrsėrisim : ata tė pjellė nga gjėja si kėndohet nė poemat homerike dhe jo shpellarė si thotė Matieu Aref.
    Pa bėrė kėtė punė, ėshtė shumė e vėshtirė t’i shpėtohet ilaritetit qė sjell hamendėsia dhe interpretimi i lirė i fakteve nė kėtė fushė
    Edhe diēka tjetėr, Spiro Konda ndoshta kishte tė drejtė kur thoshte se askush nuk beson se ē’thua pėr veten. Eshtė mė mirė tė flasin tė tjerėt nėpėrmjet fakteve. Dhe tė tjerėt, veēanėrisht fqinjėt grekė tė vjetėr dhe latinėt kanė dėshmuar shumė pėr fqinjėt e tyre, pėr shqiptarėt ose si i thonė ēamėt iperotėt, bijtė e ipeve tė shqipeve. Kėta, pra iperotėt, epirotėt, shqiptarėt, bijtė e ipeve tė shqipeve, pa pėrjashtuar edhe punėn e tė tjerėve, janė ata qė duhet ti servirin edhe sot shkencės faktet me ndershmėri.
    Pastaj tė kemi besim se shkenca ėshtė e interesuar tė marrė nė shqyrtim fakte tė nxjarra nė kėtė rrugė pėr ndriēimin e shumė ēėshtjeve tė historisė tė popujve tė mesdheut nė pėrgjithėsi e tė pellazgėve nė veēanti dhe tė ndihmojnė edhe nė ēėshtjen pellazge tė ngritur ndoshta keq prej kohėsh, fatkeqėsisht edhe nė mjedisin shqiptar.
    Si pėrfundim po sjell nė vėmendjen e lexuesėve njė thėnie tė mikut tė madh tė shqiptarėve gjuhtarit, danezit, Pedersen nxjerrė nga libri i itj « Gjuha Shqipe » - 1917 : « Faktet gjuhėsore pėr tė cilat unė bėj fjalė (pėr gjuhėn shqipe, shėnim I. Mati), pėr veshėt e shumė njerėzve mund tė kenė rėndėsi tė veēantė kur ato rithuhen nga gjuhtarė tė huaj, paanėsia e tė cilėve ėshtė jashtė ēdo dyshimi, nga ata qė nuk kanė asnjė paramendim kundėr gjuhėve tė kombėsive fqinje, por kanė tė njėjtin interes edhe pėr gjuhėn e sllavėve e tė grekėve » .

    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=22319
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brooklyn2007 : 07-10-2007 mė 09:35
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  3. #103
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ngritja dhe renia e Shokut Mati.

    Epo nuk behesh historian elektricist duke qene 40 vjet. Kerkon teori shkencore dhe i vendos librat e Dhimitri Pilikes perbri atyre te Aristidh Kolave. Ky i fundit po qe ishte amator, edhe pse 90% te gjerave qe thote i ka te sakta, por Dhimitri Pilika qe shkencetar.

    Hajde se qenka hapur pune tek Akademia e re Halebanologjike. Dhe nuk ka vend me te mire dhe njerez me te duhur se sa tradhtari "Mati" qe njesoj si Hamza Kastrioti, per nje cop toke me teper kaloi matane kufirit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #104
    Citim Postuar mė parė nga Genesis Lexo Postimin
    Ngritja dhe renia e Shokut Mati.

    Epo nuk behesh historian elektricist duke qene 40 vjet. Kerkon teori shkencore dhe i vendos librat e Dhimitri Pilikes perbri atyre te Aristidh Kolave. Ky i fundit po qe ishte amator, edhe pse 90% te gjerave qe thote i ka te sakta, por Dhimitri Pilika qe shkencetar.

    Hajde se qenka hapur pune tek Akademia e re Halebanologjike. Dhe nuk ka vend me te mire dhe njerez me te duhur se sa tradhtari "Mati" qe njesoj si Hamza Kastrioti, per nje cop toke me teper kaloi matane kufirit.

    Ilir Mati eshte ai qe shkruajti se fundi artikullin e madh mbi transkriptimin e shprehjes se urte Iliro-Shqiptare "Ha pak, ke te hash" ne Mozaikun e Mesaplikut. Ca ka ketu per tradhetar ne shkrimin e tij me lart?!! Apo keshtu thua dhe ti "Kalova lumin e te ...... kalin" ?!
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  5. #105

    Mathieu Aref, albanologu qė vėrteton lidhjen e shqiptarėve me pellazgėt

    Albanologu Mathieu Aref ėshtė autori i librit “Shqipėria, Odiseja e pabesueshme e njė populli parahelen” (Albanie: historie, langue et l’incroyable odyssée d’un peuple préhéllénique) pėr realizimin e tė cilit i ėshtė dashur tė kontaktojė e tė debatojė me shumė albanologė shqiptarė, me gjuhėtarė, linguistė e arkeologė. Debati konsistonte nė faktin qė studimi kishte si tezė bazė teorinė qė pellazgėt janė banorėt e parė tė zonės ballkano-danubiane dhe tė Egjeut, mė vonė semito-egjiptianėt pushtuan disa territore pellazge dhe duke u pėrzier me pellazgėt krijuan frytin, qė do tė merrte emrin helen ose grekė. Eshtė lidhja qė ai zbulon mes pellazgėve dhe shqiptarėve tė sotėm, ajo qė ka ēuar nė debate me albanologėt shqiptarė apo edhe me linguistėt. Ja se si shprehet vetė autori nė prononcimin pėr studimin e tij. Pėr sa i pėrket tezės sime mbi pellazgėt, u desh qė tė vija nė Shqipėri, ku studimet mbi pellazgėt kanė qenė tė pakta e mė pak tė rėndėsishme sesa nė vendet e tjera, pėr tė kuptuar mosbesimin e deri urrejtjen (pa argumente e pa prova bindėse) tė njė pakice kokėngjeshur tė universitarėve shqiptarė. Megjithatė, kam takuar njė numėr tė caktuar universitarėsh tė ndershėm, objektivė, tė pėrgatitur e me njė kėndvėshtrim tė gjerė, qė e kanė pėrqafuar plotėsisht tezėn time. Po ashtu, kur doli libri im i pėrkthyer nė shqip “Shqipėria, Odiseja e pabesueshme e njė populli parahelen”, pritja e publikut shqiptar dhe atij shqipfolės ka qenė e nxehtė dhe entuziaste”, shton albanologu, autor i shumė vėllimeve tė tjerė pėr Shqipėrinė. Deri mė sot, veēanėrisht nė Francė dhe pėrgjithėsisht nė Perėndim, pėr veprėn e fundit nuk ka pasur as mė tė voglėn kundėrthėnie apo kundėrshtim zyrtar. “Nė fakt, kėtu nė perėndim, nuk jemi mėsuar tė kundėrshtojmė njė tezė pa dhėnė “provėn e tė kundėrtės”. Nė Tiranė pata pėrshtypjen se isha kthyer nė kohėn e Galileut, kur ai pohonte se toka ishte e rrumbullakėt, me gjithė kundėrshtimet dhe kėrcėnimet e bėra ndaj tij”, shton Aref. Por sa e vėshtirė ka qenė pėr tė puna kėrkimore pėr vėrtetimin e tezės?! Ai vijon se, nuk duhet qė tė neglizhohen pasojat kulturore dhe gjuhėsore tė lėna nga pushtimet e njė pjese tė Azisė nga ushtria e Aleksandėrit tė Madh, ku pjesa mė madhe e ushtrisė ishte e origjinės pellazge (Pernianėt, Ilirė, Arianėt, Maqedonas, Trakas etj.) “Eshtė kėtu hileja e ndėrmarrjeve tė gabuara deri tani. Nqs ne gjejmė fjalė pellazge ose shqipe nė sanskritisht, nuk janė transmetuar nga kjo e fundit, por e kundėrta. Akoma edhe sot ekziston njė popullsi qė gjendet midis Afganistanit dhe Pakistanit (Burrushi) qė flasin shqip. Ata kanė mbetur ndoshta nga ushtarėt e Aleksandėrit tė Madh (shk. IV pk) qė kanė qėndruar nė atė vend dhe atje lanė dhe pasardhėsit e tyre. Ky popull i humbur mes maleve tė Azisė, ka lėnė gjurmėt e gjuhės dhe kulturės sė tij, ashtu siē ndoshta e kanė lėnė paraardhėsit e tyre para pesė mijė vjetėsh”, shprehet ai duke theksuar se, greqishtja nuk ėshtė shkruar veēse rreth fundit tė shekullit tė VII dhe fillimit tė shekullit tė VI p.k. “Sanskritishtja nuk ėshtė shkruar veēse nė atė epokė gjithashtu. Kemi tė bėjmė me dy gjuhė bashkėkohore dhe pak a shumė tė reja. Latinishtja nuk ėshtė shkruar, veēse nė shekullin e III p.k. Janė kėto gjuhė qė janė studiuar nė shekullin e XIX. Pellazgėt antikė ekzistonin dhe ekzistojnė edhe sot nėpėrmjet shqiptarėve, fosil i gjallė i asaj qė ishte gjuha e parė evropiane. Pėr fat tė keq, askush nuk dyshonte qė shqipja qenkėsh kaq e vjetėr. Me gjithė studimet qė kanė vėnė nė pah vijueshmėrinė pellazge, tė shqiptarėve gjatė shk. XIX, XX dhe XXI, edhe sot ajo nuk pasqyrohet nė Historiografinė dhe Gjuhėsinė Botėrore. Gjithashtu nuk ėshtė bėrė ndonjė pėrpjekje nga institucionet shqiptare pėrkatėse nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni apo Mal tė Zi, pėr njė debat kombėtar apo ndėrkombėtar pėr kėtė temė. Ku qėndron ky “ngėrē” i studiuesve tė historisė dhe gjuhėsisė?”, thotė ai.

    http://www.panorama.com.al/index.php?id=13376
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #106
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Te na i thote ky thiev arefi 3 fjale shqipe qe i paska degjuar nga populi qe e quan burrush do te mjaftojne per ta vertetur tezen e tij. Mos e ka fjalen per pashtunet se ata jane mbi 40 milion banor mes afganistanit pakistanit dhe indise. Dhe po te jete se dikur ne histori eshte formuar nje bashkesi shoqerore e ushtareve te ardhur nga epiri ata kishin shkuar pa gra keshtu qe ne fillim kane humbur gjysmen e gjakut dhe bashkangjitja e vendasve te rrethinave qe ne fillim te krijimit te shoqerise gjegjese ka qene mbi 70% ne dem te gjakut epirot. Pa lene anash gjuhen e cila u eshte mesuar nga nenat. Gjasat qe sot te mund te kete ne ta nje sasi gjaku epirot eshte e pallogaritshme dhe plotesisht irelevante per cfaredolloj spekulimi. Kurse numri i fjaleve te gjalla epirote te jete ~0 praktike.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Perse gjuha greke ne K.O.A.SH?
    Nga sabah08 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 15:02
  3. Kadare: Poshtėrimi i Ballkanit
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 19:57
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •