Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Kamerierja femėr, kafeneja plot

    Pėr tė tėrhequr klientėt, pronarėt e kafeneve marrin kameriere femra

    Nė shoqėrinė patriarkale, e cila mbizotėron akoma, pėr fat tė keq, sot femra duket se luan mė tepėr njė rol zbukurues, i cili nė shumė raste pėrdoret edhe pėr qėllime fitimi. Problemi ėshtė se pamja e jashtme te femra ėshtė bėrė sot njė kriter qė i jep asaj mundėsi ose ia ul ato, qė tė zėrė njė vend tė caktuar pune nė shoqėrinė moderne. Por tė njėjtin kriter e gjen edhe nė shtresa mė tė ulėta tė qytetarėve kur, pėr tė gjetur njė punė tė rėndomtė duhet patjetėr tė jesh njė femėr tėrheqėse. Ėshtė bėrė mė se normale qė nėpėr kafenetė, tė cilat gjenden pranė tregjeve, stacioneve tė trenit dhe autobusėve, si dhe kafenetė qė gjenden brenda lagjeve nė Tiranė tė tė zėrė syri kameriere femra.

    Tėrheqėse nė dukje, kėto vajza e bėjnė punėn e tyre me ndruajte, shpesh tė shoqėruara nga shikimet e meshkujve, tė cilėt janė klientėt e pėrditshėm tė kėtyre lloj kafene. Duket se pronarėt e lokaleve tė tilla e kanė gjetur fare lehtė mėnyrėn se si tė tėrheqin klientė dhe, mesa duket, e vetmja vėshtirėsi ka qenė se si tė gjejnė njė femėr kameriere, qė tė punojė nė lokalin e tyre. “Femra qė tė punojnė, nė mjedise kur rrinė vetėm klientė meshkuj ėshtė vėshtirė tė gjesh,” tregon Bardhi, pronari i njė lokali te tregu i fruta-perimeve pranė “21 Dhjetorit”. Sipas tij, problemi ėshtė te mentaliteti, pėr shkak se qytetarėt kanė paragjykime pėr femra tė tilla, tė cilat mundohen tė krijojnė tė ardhura pėr familjen e tyre. “Kjo ėshtė njė nga arsyet pse ėshtė vėshtirė tė gjesh kameriere nė lokale ku rrinė vetėm burra,” thotė pronari i lokalit.

    Ai tregon se me dėshirė do tė kishte marrė nė punė njė djalė, pėr tė bėrė punėn e kamerierit, por njė gjė e tillė do t’i kishte larguar klientėt. “Shumica e klientėve vijnė vetėm se e dinė qė kėtu kamerierja ėshtė femėr dhe, ndonjėherė, ka pasur raste qė janė shkaktuar probleme pėr shkak tė ngacmimeve,” tregon ai. Ndėrkaq, njė nga vajzat qė punon si kameriere pranė lokaleve tė kėtij tregu thotė se puna e saj nuk ėshtė aspak e lehtė. “Ēdo ditė pėrballem mė ngacmimet e klientėve dhe me arrogancėn e tyre,” tregon ajo. Ajo thotė se me gjithė dėshirė do tė kishte preferuar tė bėnte ndonjė punė tjetėr, por, ndėrkohė, si e vetmen zgjidhje pėr tė punuar ka qenė ajo e kamerieres.

    Gazeta e Tiranės
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    ėshtė se pamja e jashtme te femra ėshtė bėrė sot njė kriter qė i jep asaj mundėsi ose ia ul ato
    Bukuria eshte cdo kund dhe ne cdo kohe e mire-se-ardhur\gjetur, thoshte Gete nese nuk gaboj, dhe kjo ka qene, eshte dhe do te jete edhe ne te ardhmen tek cdo popull.


    Mirpo, popujt tjere nuk --> "Ēdo ditė pėrballem mė ngacmimet e klientėve dhe me arrogancėn e tyre,” tregon ajo. Ajo thotė se me gjithė dėshirė do tė kishte preferuar tė bėnte ndonjė punė tjetėr, por, ndėrkohė, si e vetmen zgjidhje pėr tė punuar ka qenė ajo e kamerieres", kjo eshte home-made specialitet i perhapur tek shumica e Shqipeve ne mase tmerruese. Shqipet qe iu thojne vetit burra e rrine ne kafe te "burrave", padyshim, deshirojne te behen "burra" dhe te prekin, nuhasin, ngacmojne femren e cila ka pranuar si zgjedhje te fundit te sherbej "burrat". Shqiptaria ka shume "burra" te ketille. Perpara grate iu mjekonin plaget e sot iu mjekojne epshet e semura. Keshtu thojne kenget kreshnike te Shqipeve.

    Ne Kosove ka mijera raste kur nen diktatin e papunsise, punedhenesi i pangopur i sektorit privat jo vetem qe pret profit nga bukuria e punsuar, por edhe kerkon me ngulm konzumimin e bukurise, ashtu si i ka hije "esnafliut" te vjeter, te testoje cdo gje para se ta veje ne veprim.

    Te mjerat femra Shqiptare kur jetojne me "burra" Shqiptar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kiniku : 20-03-2007 mė 21:29
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    lokale ku rrin vetem burra hahah pse sthua ti lal paskan plas pendehot aty.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Ne fakt ketej punojne shume vajza kamariere edhe kur isha ne Shqiperi nuk kishte shume edhe me beri pershtypje.Pune e lodhshme ne fakt sepse e kam bere per nja 3 vjet .Por nuk do te thot qe sjellin klienta.Zakonisht ketu preferojne Lokalin se sa punojsit ose piken ku ndodhet lokali.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Nė shoqėrinė patriarkale......"shqiptare"

    Autori do e kompletonte artikullin me mire sikur te kishte shkuar te pinte nje kafice ne Recic te Vogel apo ne ndonje kafe te Gjakoves. Nje ves shume i keq qe shqiptaret e moren me vete dhe e sollen ne Amerike. Me ka bere shume pershtypje kafja e pare qe kam pi ne New York. Gjithe burra shumica me origjine nga Mali Zi vetem kamarierja femer kjo nje bjonde ruse. Po degjoja fjale te pista qe ne Shqiperi nuk i kisha degjuar nga burrat. Keta "burra" per cdo kamarierje mendonin qe ajo ishte aty jo per sherbim por per dicka tjeter.

    Shqiptaret duhet te mesojne te respektojne kur dikush te sherben.

    Lokale qe bazohen te beje biznes me nje kamariere te bukur e kane jeten e shkurter.

  6. #6
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    ka drejt vagabondi
    un skom pa nai her lokale mtiron vetem me burra. knej ka amerika sa tdush. i shokut tem i kishte ardh baba prej tirone ene ky e con me i kafe shqiposh gjith burra. i thot plaku shkret un e dijsha qi kom ardh n'ameriqi jo n'bangladesh hahahahaha. plaku i ktij e pin kafen me plaken ke piaca mtiron.
    no glove no love

  7. #7
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    “Shumica e klientėve vijnė vetėm se e dinė qė kėtu kamerierja ėshtė femėr dhe, ndonjėherė, ka pasur raste qė janė shkaktuar probleme pėr shkak tė ngacmimeve,” tregon ai. Ndėrkaq, njė nga vajzat qė punon si kameriere pranė lokaleve tė kėtij tregu thotė se puna e saj nuk ėshtė aspak e lehtė. “Ēdo ditė pėrballem mė ngacmimet e klientėve dhe me arrogancėn e tyre,” tregon ajo. Ajo thotė se me gjithė dėshirė do tė kishte preferuar tė bėnte ndonjė punė tjetėr, por, ndėrkohė, si e vetmen zgjidhje pėr tė punuar ka qenė ajo e kamerieres.
    Ato qe shkojne ne lokale, bare e restorante shqiptare duhet me kujtu se ajo femra kamariere mund te ishte e fisit te tyre, gruja a motra, dhe duhet te mendojne qe te mos sillen si burracake pasi nuk i ka as hije e as lezet nje burri. Shqiptaret me taban e kan pas zakon qe te mos merren me ngacmime te femrave e grave te botes, por sot degjojme e lexojme lloj lloj maskaralleqesh. Palo burrash!
    Jo vetem tregohet mungese kulture e rrespekti, por edhe nuk tregohet ndjeshmeri njerzore ndaj femrave qe nga halli detyrohen te punojne kamariere per nje cope buke qe mezi e kaperdijne.
    Menyra si sillemi me kamarieren zbulon dhe karakterin e robit, se mjaft me katunarizma e veprime pa burrni.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Pėr tė tėrhequr klientėt, pronarėt e kafeneve marrin kameriere femra
    Normal pronaret e din qe shqiptari me pas nji femer i duhet me shku te "Sakica" me lyp gru e "Sakica" pi merrke 2000 euro e keshtu me nji ēaj ne kafe e kqyr dy orź kamarieren ....edhe shef ander Gratis ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #9
    Wilma Maska e xhuliana
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    Emilia-Romagna
    Postime
    824
    Ne shqipri eshte e veshtire per 1 vajze te beje kamarieren pikerisht per kete lloj arrogance dhe paedukate qe tregojne 1 pjese e shqiptareve.....tani pytja eshte pse sillen keshtu...cfare i shtyn???...asgje tjeter pervecse injoranca me shumice.....
    por sbesoj se edhe ne tr ndodh ky fenomen.....mbase eshte me i theksuar neper rrethe..
    La Lussuria, La Superbia e L'Avarizia ostacolano il Pentimento

  10. #10
    xhuliana, disi pajtohem me ty por, prap disi diku me duhet te kundershtoj sa per debat


    Ne fakt ne Shqiperi me te vertet dominon mentaliteti i dobet dhe per nje vajze qe te punoj kamariere eshte e veshtire (theksoj ketu per vajzat qe le ti te nenkuptohen, se pastaj ka vajza qe punojn kamariere dhe nuk guxon as t'e japesh porosin tek ato "ne Shqiperi flas") dhe kamariere ne shumicen e rasteve gjen vajza te ketilla qe arrijn ta bejn ate pune, duke u perballur keshtu me c'do lloj robi dhe me c'do lloj mentaliteti neper lokale qe u'a dalin mban pra nuk do mundete akoma ne Shqiperi nje vajz e thjesht qe kerkon thjesht te ket nje pune per te fituar dicka si gjithe ne per vet faktin e mentalitetit dhe egzistences se injorances.
    Neper rrethe nuk mendoj se eshte me e veshtire se sa ne qytetet e medha per te punuar nje vajz si kamariere, per veht faktin se perqindja e madhe jan zebrazur ne keto qytete te medha dhe neper rrethe ata dy qe kan ngelur njihen shume mire me njeri tjetrin.
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Pėr tė tėrhequr klientėt, pronarėt e kafeneve marrin kameriere femra
    jo vetem marin femra por kur behet aplikimi online kerkojn dhe foto dhe te duan te jesh simpatike!....hmmmm no wonder I've never been kamariere un LOL

Tema tė Ngjashme

  1. Kafeneja jonė - Te Oki
    Nga Davius nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 13-10-2009, 13:00
  2. Kafeneja "Muzike e Zgjedhur" (vazhdim #2) Kepi Rodonit
    Nga Dita nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 204
    Postimi i Fundit: 12-07-2003, 16:16
  3. Kafeneja "Muzike e Zgjedhur" (Origjinali)
    Nga Brari nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 432
    Postimi i Fundit: 24-04-2003, 12:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •