• Dy shtetas shqiptare te shpallur ne kerkim per vrasje, jane ekstraduar gjate mesdites se sotme, njeri nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe tjetri nga Italia

Dy shtetas shqiptare te shpallur ne kerkim per vrasje, jane ekstraduar gjate mesdites se sotme, njeri nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe tjetri nga Italia. Fale zyres Qendrore Kombėtare Interpol Tirana dhe homologeve te tyre ne keto dy shtete, ėshtė bėrė I mundur lokalizimi, kapja dhe me pas ekstradimi I tyre.

Keshtu, nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ėshtė ekstraduar i kėrkuari, Krenar Isuf Hoxha, vjeē 37, nga fshati Zhupan i rrethit Fier. Ky shtetas ishte shpallur person nė kėrkim ndėrkombėtar pasi Gjykata e Fierit e kishte denuar ate me “Arrest me burg” pėr veprėn penale tė “vrasjes me paramendim” dhe “vrasjes me dashje”. I ekstraduari Krenar Hoxha nė shtator tė vitit 1996 pasi ka hyrė nė banesėn e shtetasit Ilmi Kasemi e ka ekzekutuar me armė zjarri ate si dhe bashkėshorten e tij Roza Kasemi dhe djalin e tyre Eltjon Kasemi, pėr motive tė dobėta. Lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Krenar Hoxha ėshtė bėrė i mundur si rezultat i bashkėpunimit tė Interpol Tirana me Interpol Washington.

Po sot nga Milano ėshtė ekstraduar nė drejtim tė Shqipėrisė shtetasi Lavdimir Dino Hazizaj, vjeē 32, nga Fieri. Kėtė shtetas Gjykata e rrethit Fier me e ka dėnuar me 20 vjet burg pėr veprat penale tė “vrasjes me paramendim dhe armėmbajtjes pa leje”. I ekstraduari Lavdimir Hazizaj me datė 24 qershor 2001 nė vendin Ura e Sheqit mbi lumin Gjanica, ka qėlluar me armė zjarri automatik shtetasin Jetnor Shenaj duke i shkatuar vdekjen e menjėhershme.

Gazeta Shqiptare.