Nuk eshte puna vetem tek vehabistet, Koniq. Problemi eshte se ne pergjithsisht ne boten islame, myslimanet po behen me konservatore e me muslimane.
E pashe vete kur vizitova nje te afermin tim [farefis] qe tradicionalisht kane qene mysliman, por nuk e kane praktikuar se komunizmi nuk la ndoken te praktikoje fe.
Pra ky i afermi im qe deri dje shifte punen e vet, ne dhomen e pritjes kish vene nje fotografi te Mekes, dhe asnje tjeter nuk kish ne mur shtepia.
Nuk i thashe gje se eshte ceshtje personale dhe nuk doja te hapja muhabet fetar, por e di se nga ky i aferm nuk kam degjuar ndonjehere bisede per kombin, per atdheun, per Shqiperine, per patriotizmin, dhe nga ai moment fillova te rreflektoj se cfare to ndodhe me kombin shqiptar kur gjithe myslimanet shqiptar do veprojne ashtu, pra kur ti futen me thelle fese. Nuk u ndjeva mire , dhe prandaj them se kur nje komb si yni ka shumice myslimane, problemet do jene me te medha pasi vete kohet ne boten islame jane te turbullta.
Ca studiues shqiptare kane pohuar se fondamentamentalizmi islamik dhe ai ortodoks jane nder problemet fetare me te mprehta qe do vazhdojne te krijojne probleme. Rrepublika e Mirdites eshte histori e vdekur e para 80 e ca vjeteve dhe sot nuk degjon kush per te pasi eshte ceshtje e mbyllur. Por ama ceshtja e shkeputjes se Himares apo e te ashtequajturit 'epir verior' ka dale prape ne skene nga ata qe e quajne veten ortodokse.
Biles po keta fondamentaliste ose ekstremiste qe po kerkojne statuse te ndryshem rajonale jane ata qe gezohen nga rritja e fondamentalizmit dhe konservatorizmit islamik ne tokat shqiptare pasi ua ben atyre me te lehte ndertimin e "ceshtjes" per shkeputje, per gjoja autonomi apo edhe pavaresi sic tha gomari Bollano. Pra shfrytezojne budallalleqet e problemet qe vijne nga gjiri i myslimaneve, biles dhe nga vjedhja e vandalizimi i kishave per te treguar se nuk jetohet me shqiptaret, se myslimanet po persekutojne te krishteret etj
Kam pershtypjen qe edhe ateistet jane bere me te ashper ne mendimet e tyre kunder feve pikerisht nga ato qe lexojne e ndiejne per Islamin e myslimanet. Ndoshta jam gabim por keshtu duket.
Cdo fe ka te mirat e te keqiat e saj sociale, por mendoj qe Islami ka me teper probleme anesore, prandaj edhe kritikohet apo sulmohet me fort, pasi mendohet per te nesermen, sidomos kur shihet cfare po ndodh ne Turqi, Bosnje, Pakistan etj.
Pakistani psh u be vendi i mbajtjes se konferences islamike te rradhes, dhe nje nder deklaratat me te forta ishte ajo kunder islamofobise [frika e perbuzja ndaj Islamit] , nderkohe qe ne Pakistan perplasjet e dhunshme ne emer te fese jane te zakonshme, e nderkohe ku vazhdojne te vijne njoftime se te krishtereve u behet shantazh me jete, per tu konvertuar ne mysliman.
http://www.christiantoday.com/articl...stan/10790.htm
Problemi me i madh qe po vjen eshte rradikalizimi qe po perfaqsohet nga vehabizmi, nderkohe qe po luftohet perseri [si ne kohe te Zogut] qe te lejohen percet ne shkolla. Kjo mbulesa a percja po behet si simbol i luftes se myslimaneve per te drejta, por eshte njekohesisht edhe simbol i cili neser do shtoje numrin e grave shqiptare qe nuk do munden te shkojne as ne gjimnaz, e jo me ne shkolle te larte. Nderkohe qe ne Egjipt ledhohen edhe fatwa ku kerkohet qe te mbulohen skulpturat e lashta egjiptiane pasi nuk jane islamike. Shih ca mentaliteti i prapambetur anti histori e anti kulture.
p.sh Antari qe po mbron [dhe po propogandon] fene e vet me fort eshte muslim965. Thjesht muslim, sic e ka vene emrin, as Myslym a Myslim sic e kan pas tradite me i vu emrat disa. Pse kur ti sulmon greket e serbet muslim 965, a ta ben per Shqiperi apo per Islam? Une them per Islam, sic ke dhe emrin.
Shikoni kete teme pershembull, sa energji e kohe e shpenzuar, nderkohe qe kombe e njerez te tjere do e harxhonin per te mesuar, punuar, bere gjera te ndryshme. Po te mos kishim probleme nuk do harxhonim kaq kohe e mund per te shprehur shqetesime rreale.
Ky forum eshte gjithashtu tregues se shqetesimet nuk jane te kota pasi shohim antare myslimane qe mbajne avatare te Zarkauit, qe kercenojne me jete ne emer te fese, qe na sjellin ketu website vehabiste, qe mbeshtesin vehabizmin apo mendime qe hidhen ne forume a faqe xhihadiste shqiptare te cilat ekzistojne!
E pse duhet te gezohen njerezit qe Islami po perhapet e po forcohet me shume ne Europe atehere, sidomos kur flitet per ummah a komb islamik, apo kur ne Greqine fqinje zona e minoritetit turk lejohet te drejtohet nga shariati?
Te ishte se do e kishit fene si ceshtje personale nuk po e ka njeri problem, por kur kjo shumice shihet ne plan kombetar dhe ne cfare stadi mund te arrihet, atehere shqetesimet behen me te prekshme.
Prandaj myslimanet shqiptare duhet ta ndiejne se kritikat apo shqetesimet nuk jane lufte kunder Islamit, por ndaj pasojave e nderlikimeve qe po shohim.
Krijoni Kontakt