Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Te zezen e vet drejtuan shqiptaret. Nje pushtues qe ndenji gati 500 vjet nuk arriti te na ndertoje asnje rruge te hajrit, te cilat konsiderohen arteriet e ekonomise e jetes shoqerore te nje vendi. Sic do e shihni nga shkrimi me poshte pushtuesit qe ne edhe i ndihmuam, nuk e ndihmuan kurre ekonomine e nje nder vendeve me te varfra te perandorise te cilen ne gjoja e drejtuam. Jo me kot shqiptaret vazhdonin te emigronin ne mase dhe te kishin si profesion te pare mercenarizmin.
    Edhe ne dekadat e fundit kur e ndjenin se po shkonin drejt gropes, Turqia osmane mundohej te zgjaste jeten e vet te vdekur, jeten e nje perandorie pazaritare, feudale e te prapambetur, nderkohe qe Europa zhvillonte kapitalizmin me hapa te shpejte.


    Historia në tre shekuj.
    Rrugët shqiptare, që u ndërtuan në funksion të luftës
    Kujtim Boriçi
    16-05-2007
    Panorama
    Historia e rrugëve shqiptare


    Ramiz Fiçorri, një prej ushtarakëve të lartë shqiptarë, ish-drejtor i Xhenios për shumë vite në Ministrinë e Mbrojtjes, nëpërmjet një materiali tepër interesant, referuar dokumenteve e fakteve, njohurive të tij, si një nga ekspertët e lartë të misionit ushtarak të rrugëve, sjellë për lexuesin një aspekt të panjohur të historisë së ndërtimit të infrastrukturës rrugore shqiptare, nga metrat e para për karro e deri tek investimet e sotme bashkëkohore. Sipas tij, në gjithë historinë e ndërtimit, rrugët tona (përfshi dhe dekovilin e teleferikun) me përjashtim të ndërtimeve të viteve të fundit, ndonëse nuk mund të mohohet qëllimi ekonomik e social i tyre, janë ndërtuar për funksione ushtarake. Deri në vitet e Luftës së Dytë Botërore, rrugët shqiptare janë ndërtuar nga ushtritë pushtuese, ku një nga qëllimet kryesore ishte transporti i armëve, municioneve e logjistikës luftarake, drejt zonave shqiptare të pushtuara. Ndërsa rrugët e ndërtuara në vitet e regjimit komunist, përveçse misionit ekonomik e social, projektoheshin e ndërtoheshin në mënyrë të tillë, që të ishin kurdoherë për funksione ushtarake, por tashmë për mbrojtjen e vendit nga armiqtë. Në raste agresioni ndaj vendit, në planet ushtarake shqiptare të viteve të komunizmit, segmente të veçanta të rrugëve apo pika nevralgjike të tyre, ishin planëzuar të shkatërroheshin, me qëllim bllokimin e armikut dhe sigurimin e fitores nga vendasit. Duke patur funksionin ushtarak, si qëllim të projektimit e ndërtimit, gjatë historisë së ndërtimit të shtrirë në tre shekuj, infrastruktura rrugore shqiptare qe larg kërkesave të kohës, duke faturuar kështu një pengesë të konsiderueshme në zhvillimin ekonomik e social të tyre. Ndërsa faktet, datat e ndërtimit të rrugëve të hershme e deri vonë të sjella nga specialisti Fiçorri, shoqëruar me qëllimin e ndërtimit, fondet dhe kohën e përfundimit, nuk janë thjeshtë kuriozitet...

    Kujtim Boriçi

    Nga rrugët e karrove për ushtrinë turke, rrugët strategjike të diktaturës, deri tek superstradat e sotme

    Historia në tre shekuj. Rrugët shqiptare, që u ndërtuan në funksion të luftës

    Ramiz Fiçorri

    Historia e ndërtimit të rrugëve shqiptare, që nga kilometrat e para të vragave për karro që ndërtoi ushtria pushtuese turke, tek ato që ndërtuan francezët, austro-hungarezët, projektet që u realizuan në regjimin komunist, e deri tek projektet e rrugëve bashkëkohore të 17 viteve të fundit, sipas specialistëve të infrastrukturës rrugore, është ndër më të veçantat e kontinentit. Në përgjithësi, infrastruktura rrugore shqiptare, me përjashtim të projekteve të viteve të fundit, është projektuar e ndërtuar për qëllime ushtarake, duke mos patur asnjëherë funksionin që duhet të kenë rrugët e një vendi, ndërlidhjen mes zonave të populluara, lehtësitë në komunikim e përparësinë në të gjitha parametrat e zhvillimit të një kombi. Referuar statistikave, qëllimit të ndërtimit e mënyrës së projektimit të rrugëve shqiptare, veçohen dy grupe rrugësh: ato të ndërtuara në territorin shqiptar nga ushtritë pushtues, për lehtësi lëvizjeje të forcave ushtarake, transportit të municioneve e mjeteve të tjera të logjistikës, për të mbajtur nën sundim trevat shqiptare dhe rrugët e ndërtuara nga vetë shqiptarët në vitet 1945-1990, që ndonëse i vinin në ndihmë komunikimit mes zonave të ndryshme të vendit, pozicioni gjeo-strategjik dhe mënyra e ndërtimit ishin në mënyrë të tillë, që në rast të një lufte, të mos përdoreshin nga armiqtë tanë për qëllime ushtarake, lëvizjen me lehtësi në thellësi të vendit. Kështu, mjaft zona që ishin në afërsi të kufirit me vendet fqinje, gjatë kësaj periudhe, nuk e kishin privilegjin e rrugëve funksionale, ndërkohë që edhe për rrugë të tjera që lidhnin qendrat rurale me ato urbane, ato urbane me njëra-tjetrën dhe ato pak arterie që lidhnin vendin me shtetet fqinje, në rast agresioni apo situate luftarake, ishte parashikuar në planet kombëtare të mbrojtjes, nxjerrja e tyre jashtë përdorimit. Ndërtimi i rrugëve shqiptare që nga metrat e para për karro, më 1885, deri në ndërtimet e pak viteve më parë, në funksion të "klimës" ushtarake, ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga faktorët kryesorë të prapambetjes ekonomike e sociale. Por edhe investimet e herëpashershme të viteve të fundit (rikonstruksionet) në një pjesë të rrugëve, që dikur janë ndërtuar kryesisht për qëllime ushtarake, në vend të projekteve të mirëfillta të një infrastrukture bashkëkohore, nuk u përgjigjen në masën e duhur kërkesave të zhvillimit që kërkon koha.

    Rruga e parë për karro në Shqipëri

    Historikisht, rruga e parë e ndërtuar në Shqipëri njihet ajo për lëvizje të qerreve Manastir-Korçë-Janinë, e ndërtuar nga qeveria turke për qëllime ushtarake, përkatësisht lëvizjen e forcave e logjistikës ushtarake në viset shqiptare të pushtuara. Ndërtimi i kësaj rruge filloi në vitin 1982. Që nga kazmat e para dhe deri në përfundimin e saj, kjo rrugë, me vendim e detyrim të qeverisë turke, u ndërtua krejtësisht me punë angari nga banorët e fshatrave e qendrave të banuara ku kalonte ky aks rrugor. Çdo fshat, nisur nga distanca që përshkonte kjo rrugë në kufijtë administrativë të tij, në përpjesëtim aritmetik me numrin e banorëve, ishte i detyruar të ndërtonte pjesën që i takonte. Në arshivat turke të kohës, edhe sot gjenden dokumente që vërtetojnë detyrimin e çdo familjeje shqiptare në ndërtimin e rrugës për karro, në itinerarin Manastir-Korçë-Janinë.
    Po në këtë kohë (fundi i shekullit XIX) u projektua e nisi të zbatohej dhe një projekt tjetër i njëjtë (rrugë për karro) në segmentin Berat-Këlcyrë-Përmet-Janinë. Por, fatkeqësisht, nga ky projekt, vetëm një pjesë e kësaj rruge u arrit të përfundohej në një kohë të shkurtër, pikërisht ajo Ura e Prelatit-Përmet. Ndërsa pjesa tjetër e këtij segmenti rrugor nuk arriti që të realizohet. Pjesa Berat-Këlcyrë mbeti vetëm projekt. Kjo, pasi bejlerëve të Këlcyrës, nisur nga lidhjet që kishin me turqit, iu besua ndërtimi i saj. Por ata morën të gjitha fondet e kësaj rruge, i përvetësuan dhe ky segment rrugor nuk u ndërtua kurrë.

    Rrugët që u nisën nga turqit, por që nuk përfunduan

    Gjithmonë në funksion të strategjive ushtarake të pushtuesve turq, përmirësimin e kontakteve me viset shqiptare nën pushtim dhe furnizimin me municion e ushqim të garnizoneve ushtarake, në fund të shekullit XIX, sipas dokumenteve zyrtare të kohës, ka patur dhe disa përpjekje të tjera për ndërtimin e segmenteve rrugorë në Shqipëri. Kështu, në vitin 1885 (para se të ndërtohej rruga për karro, Manastir-Korçë-Janinë), u morën disa masa përgatitore për të filluar rrugën Durrës-Tiranë.
    Në vitin 1988 u bë projekti dhe u bë tentativa për të filluar rrugët Shëngjin-Shkodër dhe Sarandë-Delvinë-Jergucat, me synim vazhdimin e punimeve pa ndërprerje drejt Janinës. Por asnjë nga këta segmente, ndonëse nisën nga ndërtimi, nuk u përfundua. Që të gjitha këto segmente rrugore, referuar dokumenteve që zbulohen vonë në arshivat turke, si mision ndërtimi kishin qëllimet ushtarake. Por është koha kur Perandoria Turke po shkonte drejt rënies, viset lindore të saj (përfshi Shqipërinë) kishin nisur shenjat e rebelimit, kishte probleme në mbledhjen e taksave e mundësitë financiare për investime në infrastrukturë po uleshin. Ndërkohë, edhe pse në këtë situatë, qeveria turke mendon se zgjidhja më e mirë për të mbajtur nën diktat vendet e pushtuara, është ndërtimi i një aksi rrugor të plotë Lindje-Perëndim. Mbi këtë bazë, nis projektimi dhe ndërtimi i këtij aksi rrugor, që më vonë merr emrin "Via Egnatia", një pjesë e rëndësishme e së cilës kalon nëpër Shqipëri.

    Viti 1900. Nis "Via Egnatia"

    Ekspertët më të mirë turq në vitin 1900, nisur dhe nga kërkesa e specialistëve ushtarakë, ngrenë në qeveri nevojën e domosdoshme të ndërtimi të një aksi të qëndrueshëm, që të lidhte Stambollin me viset perëndimore të Perandorisë, pra "Rrugën Egnatia". Kështu u vendos. Në relacionin sekret të dërguar në qeverinë turke, ky aks nga më të rëndësishmit e Perandorisë, diktohej nga nevoja ushtarake për të mbajtur nën pushtim viset lindore të Perandorisë që paralajmëronin rebelim. Pikërisht, në vitin 1902, paralelisht, nisi puna për ndërtimin e kësaj rruge, pikërisht në dy nga segmentet e saj më të rëndësishëm, nga Manastiri dhe Elbasani. Në fazën e parë u krye realizimi në një pjesë rruge Manastir-Ohër dhe nga drejtimi tjetër, Elbasan-Fushë Buall-Polis. Këto punime u realizuan deri në vitin 1908. Nisur nga rezistenca në popullatën e viseve ku punohej, nga fondet e shumta që kërkoheshin, qeveria turke mori vendimin që në ndërtimin e "Rrugës Egnatia" të aktivizonte dhe forca të ushtrisë së saj. Kështu, një kompani ushtarësh turq, pas vitit 1908 ndërtoi një segment tjetër në vazhdim, atë Qukës-Hotolisht, rreth 15 km.

    Viti 1912. Shqipëria, vetëm 160 km rrugë për qerre

    Për afro 25-vjet, që nga hapja e metrave të para të rrugëve për qerre në territorin e Shqipërisë, e deri në prag të Pavarësisë së vendit, më 1912, edhe ato pak segmente që u ndërtuan (pasi shumica nisën, por nuk përfunduan kurrë) në funksion të problemeve ushtarake, nuk sollën ndonjë lehtësi në komunikim e zhvillim. Përkundër, sipas statistikave të kohës, popullsia shqiptare, territoret e së cilës përshkoheshin nga kjo rrugë, po varfërohej përditë e më shumë. Kjo, pasi të gjitha familjet ishin të detyruara të paguanin një taksë për ndërtimin e kësaj rruge, taksë e cila ishte mjaft e rëndë dhe e papërballueshme. Shumë familje ishin të detyruara të shisnin toka, bagëtinë e deri dhe kafshën e ngarkesës, për të përballuar taksën. Në këtë mënyrë, shumica e familjeve po përballeshin me vështirësitë ekstreme për sigurimin e bukës së gojës. Sipas statistikave zyrtare, në 28 nëntor 1912, kur Ismail Qemali e patriotë nga të gjitha trevat shqiptare ngritën flamurin në Vlorë, duke shpallur Pavarësinë nga Turqia, vendi kishte 160 km rrugë, vetëm për lëvizje të karrove.

  2. #22
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nje reagim i nje shqiptari te otomanizuar pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise ne 1912. (Gjithashtu, reagim pasionant kunder konceptit te ri te nacionalizmit ne Perandorine Otomane, dhe Lindjen e Mesme.) Ironikisht, i njejti individ qe per nje periudhe kohe ishte Kemalist, por qe me vone hoqi dore i zhgenjyer dhe shkoi ne azil ne Kairo.

    Mehmet Akif (qe shkroi gjithashtu himnin kombetar te Turqise, por qe pavaresia e Shqiperise ishte "djalli vete"):

    Your nationality (milliyet) was Islam ...
    What is this tribalism (kavmiyet)?

    Is the Arab any better than the Turk, the Laz than the Cherkes or the Kurd,
    The Persian than the Chinese? In what?

    Could Islam be broken up into component parts?
    What is happening?
    The Prophet himself cursed the idea of tribalism!

    The Turk cannot live without the Arab. Who says he can, is mad.
    For the Arab, the Turk is his right eye and his right hand.

    Let the Albanians be a warning to you
    What confused policy is this? What evil cause?

    Hear this from me, who am myself Albanian ...
    I say no more - alas my afflicted country ...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •