Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Shkurta Ajeti - Firmos kontrata me 5 shtete të botës

    Manekinia Shkurta Ajeti, përfaqësuesja e Kosovës në “Ford Super Model of the World”, është kthyer nga NewYorku me pesë kontrata të reja, me pesë shtete të botës.

    Ajeti po ashtu ka marrë premtime edhe nga kompania e njohur e modës “Elita”, për nënshkrimin e një kontrate bashkëpunimi.

    “Nga ky udhëtim që kisha në New York, vërtet kam marrë shumë eksperiencë, vullnet dhe kam fituar shumë vetëbesim”, ka thënë Shkurta, pas kthimit në Prishtinë.

    Edhe pse është kthyer duarbosh nga gara në New York ajo thotë se nuk është zhgënjyer pse nuk ka marrë ndonjë çmim në garën botërore të modeleve sepse “kjo pjesëmarrje ka qenë një fitore e madhe për mua, sidomos bashkëpunimi me fotografin e njohur Fadil Berisha, të cilin e kam edhe menaxher tashmë”.

    “Vetë nënshkrimi i kontratës për bashkëpunim me pesë shtete si: Spanja, Italia, Anglia, Austria, USA (në proces të negocimit), është një sukses shumë i madh për mua”, ka thënë manekinia Ajeti për “Telegrafin”.

    Ajeti së shpejti do të udhëtojë sërish për në New York.

    “Shumë shpejt do të shkoj përsëri në New York, ngase kompania ‘Elite’, pjesë e së cilës është edhe manekinia e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, ka shprehur interesim që të jem modele e tyre”.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    kom menu se i kem mush haremet e arabve moti me qisi "bukuroshe" po qe se e paskna pas gabim |||

    ma shume bukuroshe munen me u pa n'rruge te qyteteve Shqiptare se sa si jon qito "bukuroshe" Shqiptare si po na dalin neper media ||| kush po i zgjedh e ku vecse ato e dijne ||| qysh po dalin qashtu edhe po hupin shpejt neper hareme |
    "Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli

  3. #3
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Po shkoj për të fituar

    Edhe dy muaj na ndajnë nga spektakli “Super Model of The World”, që do të mbahet në New York. Kosovën me këtë rast do ta përfaqësojnë dy bukuroshet e zgjedhura në “Supermodel of Kosova”, Shkurta Ajeti dhe Dhurata Lipovica.

    Shkurta Ajeti është nga Prishtina. Ka lindur më 7.2.1986. Jeton në Prishtinë. Punon dhe në të njëjtën kohë studion. Atë që do më shumë është teatri dhe kinemaja. I pëlqen të merret me sport, sidomos me fitnes. Kërcimi është gjë tjetër që gjithashtu i bën përshtypje. Kohën e lirë shpesh e kalon me miq.

    Keni fituar çmimin “Supermodel of Kosova”, a e ke pritur këtë çmim?
    Nuk kam marrë pjesë asnjëherë në ndonjë spektakël bukurie. Ishte hera e parë që unë konkurroja në konkurs, që ishte i organizuar nga Fadil Berisha, në bashkëpunim me RTV 21, i cilësuar si i suksesshëm për koreografi, skenë dhe prezantimin e 16 bukurosheve që u paraqitën. Nuk e imagjinoja se do të zgjidhesha “Super model of Kosova”. Në këtë konkurs kishte vajza shumë të bukura nga të gjitha vendet e Kosovës. Thjesht, unë nuk e prisja të fitoja . Nuk e di pse më zgjodhën mua.

    Çka do të thotë për ty ky çmim?
    Shkurta: Për mua thotë shumë. Jam shumë e përgjegjshme, sidomos kur të bëhet fjalë për ndonjë titull, ndërkaq çmimi “Supermodel” për mua është përparësi. Jam e gatshme të udhëtoj tani për në New York.

    A mendon që ky çmim t’i ka hapur rrugët për ta arritur majat e suksesit?
    Po. Në njëfarë mënyre është mundësi shumë e mirë për mua për të vazhduar më tutje. Të paktën më e mira që kam pasur deri tani. Do të mundohem që ta shfrytëzoj sa më mirë.

    Me kënd do të udhëtoni dhe kush do kujdeset për ju gjatë udhëtimit për në New York?
    Ende nuk kam ndonjë informatë konkrete se kush do të udhëtojë me mua dhe Dhuratën, dhe kush do të kujdeset për ne atje.

    Mendon se do të kthehesh në Kosovë me çmimin e parë dhe me 25.000 mijë dollarë?
    Kjo është e padiskutueshme. Për atë edhe po shkoj, por sa janë shanset që unë të fitoj dhe të kthehem në Kosovë me çmim, mbetet të shohim. Në fakt, konkursi është mbajtur dhe e dimë të gjithë, dy të përzgjedhurat dhe më të pëlqyerat nga Znj. Iris Minor, drejtoreshë e Fordit, jemi unë dhe Dhurata. Kemi fituar dhe më 13 janar do ta përfaqësojmë Kosovën si shtet në New York. Atje do të radhitemi në mesin e vajzave të 45 shteteve të botës. Vajza e cila do të dalë fituese do të marrë atë shpërblim.

    E keni pasur mbështetjen nga familja për të vazhduar me këtë profesion?
    Në jetën time, do ta theksoja, ka disa njerëz specialë, të cilët më kanë mbështetur në çdo kohë dhe në çdo hap që e kam hedhur, e këta persona janë familja ime. Mendoj se disa njerëz e bëjnë botën të duket më e bukur, thjesht, duke qenë pjesë e saj, ndaj mund të them se padyshim familja ime e bën botën time më të bukur me praninë e saj.

    Çka ju bën nervoze?
    Më së shumti më nervozojnë thashethemet e njerëzve, edhe pse nuk merrem me to.

    Cili ka qenë momenti që jeni ndjerë më keq në jetën tuaj?
    Ka qenë një moment kur unë jam ndjerë shumë keq në jetë. Fjala është për babën tim. Ai ishte shumë i sëmurë dhe kjo gjë më pati tronditur. Mirëpo, falë Zotit dhe ndërhyrjes së mjekëve të suksesshëm, ai tani është mirë.

    Albulena BLLACA *IP
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

Tema të Ngjashme

  1. Energjitika: Inagurohet Hidrocentrali i Ashtës
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 19-09-2012, 13:40
  2. Kosova Në Okb Apo Drejt Tiranës Ose Shkupit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 18:55
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Rrjeti shqiptar i drogës "Poter AL", 80 të arrestuar në 4 shtete
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2006, 02:08
  5. Dosja e korrupsionit shteteror
    Nga Anton në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 03:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •