Manekinia Shkurta Ajeti, përfaqësuesja e Kosovës në “Ford Super Model of the World”, është kthyer nga NewYorku me pesë kontrata të reja, me pesë shtete të botës.
Ajeti po ashtu ka marrë premtime edhe nga kompania e njohur e modës “Elita”, për nënshkrimin e një kontrate bashkëpunimi.
“Nga ky udhëtim që kisha në New York, vërtet kam marrë shumë eksperiencë, vullnet dhe kam fituar shumë vetëbesim”, ka thënë Shkurta, pas kthimit në Prishtinë.
Edhe pse është kthyer duarbosh nga gara në New York ajo thotë se nuk është zhgënjyer pse nuk ka marrë ndonjë çmim në garën botërore të modeleve sepse “kjo pjesëmarrje ka qenë një fitore e madhe për mua, sidomos bashkëpunimi me fotografin e njohur Fadil Berisha, të cilin e kam edhe menaxher tashmë”.
“Vetë nënshkrimi i kontratës për bashkëpunim me pesë shtete si: Spanja, Italia, Anglia, Austria, USA (në proces të negocimit), është një sukses shumë i madh për mua”, ka thënë manekinia Ajeti për “Telegrafin”.
Ajeti së shpejti do të udhëtojë sërish për në New York.
“Shumë shpejt do të shkoj përsëri në New York, ngase kompania ‘Elite’, pjesë e së cilës është edhe manekinia e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, ka shprehur interesim që të jem modele e tyre”.
Krijoni Kontakt