Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Chati, “armiku” i kohës së të rinjve

    Chati, “armiku” i kohës së të rinjve

    Interneti, mjeti më i përdorur nga të gjithë. Jo vetëm kaq, por edhe udhërrëfyesi i zbehjes së shumë paqartësive informative. Shpeshherë kjo lojë argëtuese shndërrohet në mani.

    Nëpërmjet internetit e gjithë bota paraqitet para syve tuaj, krahas pasurimit të mendjes me informacione të ndryshme nga fusha të çdo lloji; ai luan edhe një funksion çlodhës, nëpërmjet lojnave të ndryshme që ndodhen në memorien e tij. Deri në këtë pikë gjithçka shkon për mrekulli, por ka edhe momente që lojëra dhe rrugë të ndryshme komunikimi me njerëz të njohur dhe të panjohur të shndërrohen në “vrasës” së kohës. I tillë është edhe chati, që kohët e fundit është shndërruar në tendencën e kohës. Mjafton të shkosh në internet-kafe dhe do të vëresh dhjetëra të rinj, të gozhduar përballë monitorit dhe tastierës me orë të tëra, duke chatuar. Punonjësit e këtyre kafe-interneti thonë se ”shumica e frekuentuesve të rregullt janë persona, kryesisht të grupmoshave të reja, që e përdorin internetin jo për informacion, por për të komunikuar me njerëz të ndryshëm në chat”. Kjo është e qartë, thonë ata, sepse fjala e parë që pyesin me shumë preokupim është nëse punon chati.

    Ja si bëhesh “skllav” i chatit

    Fillimisht, nisë si një lojë e zakonshme, e këndshme, të argëtohesh duke komunikuar me njerëz të ndryshëm. Nuk kalon shumë, kur ta merr një pjesë të mirë të kohës, thonë shumë prej aplikantëve të rregullt të chateve të llojeve të ndryshëm. Elvisi, 24 vjeç, thotë se ”fillimisht nuk tërhiqesha nga kjo formë komunikimi, madje nuk hyja ndonjëherë. Mora shkak nga një shoku im, i cili rrinte me orë të tëra përballë kompjuterit, duke biseduar në mënyrë virtuale. Por nuk kaloi shumë, kur chati m’u shndërrua në një “virus” të pandarë, edhe pse kisha shumë punë. Minimumi i kohës që i kushtoja kësaj forme komunikimi ishte dy orë”. Ai shton se ka më shumë se dy vite që chaton rregullisht. Ndërsa Alma, 24 vjeç, studente, thotë se “të chatosh është një formë çlodhëse dhe argëtuese, pse jo, edhe çlirim stresi pasi, nëpërmjet komunikimit me më shumë se 6 persona njëkohësisht, dëgjon batuta të ndryshme, që të bëjnë të qeshësh, edhe nëse je shumë e mërzitur”. Por gjithsesi, jam e ndërgjegjshme që në një farë mënyre sensi kohë të humbet pasi, nëse je në një bisedë të këndshme nuk e lë dot në mes, shton ajo.

    Argëtimi

    Pjesa më e madhe e chatuesve janë të bindur që kjo formë komunikimi virtual me të panjohur është argëtuese, pasi shprehesh lirshëm, pa komplekse dhe, në shumicën e rasteve, thua atë që nuk mund t’ia thoshe dot në sy asnjë personi. Por ata shtojnë se edhe gënjen lirshëm, si për emrin, moshën dhe profesionin, pasi këtë komoditet ta jep prezantimi me pseudonim. Ata thonë që, nëpërmjet kësaj mënyre komunikimi, njerëzit lënë shpesh takime dhe frekuentohen edhe për kafe. Edhe psikologët e këshillojnë si formë komunikimi, pasi çliron stresin, por jo shpesh, sepse mund të të krijojë varësi.

    Interneti dhe fillimet e tij

    Fillimet datojnë rreth viteve 60 dhe kanë lindur si përpjekje e ushtrisë amerikane për t’u lidhur me rrjet networks në bazat e saj nëpër Amerikë. Më pas, filluan universitetin me njëri-tjetrin dhe më vonë universitetet shërbyen si ISP për studentët dhe profesorët; kjo me qëllim që të bëhej një shkëmbim sa më i madh informacioni. Rreth viteve 70 filloi dhe komercializmi i internetit, por mund të dërgohej vetëm posta elektronike, dhe ishte shumë e shtrenjtë. Ndërsa në vitet 90 pati bumin e vet me komercializmin e plotë; firmat e fillimit startuan me dy veta dhe me kapital fillestar 500 000 dollarë pushtuan bursat e botës, si dhe punësuan me mijëra veta. Yahoo filloi më 90-n nga dy japonezë, me kapital fillestar prej. 1 000 000 dollarësh, dhe tani vlefta e saj është mbi 3 000 000 000 dollarë në bursë.

    Leontina Nika
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    nuk mendoj se chati ha pjesen me te madhe te kohes online. Para disa vitesh ka qen keshtu por tani qe websitet si myspace dhe you tube jan ber shum popullor shumica e te rinje e kalon kohen ne keto website. Gjithashtu edhe bloget e nderyshme jan ber shum popullore dhe shum njerez kan kaluar nga chati ne blog ku kan mundur te ndertojn komunitete virtuale me njerez qe kan te njejtat interesa dhe gjera te perbashkta

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kristiano
    Anëtarësuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Lezhe
    Postime
    476
    eh.keq per cunat davius,se ska fare femra,po une nuk futem me ne chat fare,kshu eshte me mire.

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Është mirë në këtë temë të prononcohen edhe çatistët e forumit të cilët udhëheqin çatin shqiptar, të mundësuar nga /server irc.albasoul.com. Hë pra, çka është çati për ju: armik i kohës, opsesion, varësi, një lloj droge, një ikje nga realiteti, kërkimi drejt të panjohurës? Unë si ish çatist, them se për mua çati ka qenë një varësi dhe një kërkim drejt të panjohurës, por asesi armik i kohës, sepse ndjenja e kontrollit tek unë gjithmonë ka mbizotëruar!
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Me pare isha disi me Aktiv ne Chat kurse tani jam me Aktiv neper Forume.

  6. #6
    _-bluesman-_ Maska e Jimi_Hendrix
    Anëtarësuar
    22-12-2006
    Vendndodhja
    Arkivol
    Postime
    116
    Ne po e themi po ti po na fshi postimet !

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga Jimi_Hendrix
    Ne po e themi po ti po na fshi postimet !
    Nuk eshte aspak e vertete o Xhimi Hendriks (lol)! Kjo zone ku eshte kjo teme e hapur eshte jashta mbulimit te rrjetit tim moderues!
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    _-bluesman-_ Maska e Jimi_Hendrix
    Anëtarësuar
    22-12-2006
    Vendndodhja
    Arkivol
    Postime
    116
    E mire ndonje bashkpunetor i yti!

    Me duket se te paska inat, se thashe qe paske per te dal prap ne gazete!

  9. #9
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anëtarësuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869
    Para ca ditesh degjova ne lajme qe nje gjykates kishte detyruar nje burre 35 vjecar,i martuar, te largohej nga shtepia per 6 muaj pasi kalonte gjithe kohen e lire ne internet.Kishte lene pas dore gocen 10 vjece dhe gruan.

    Mase i vijne trute dhe e kupton qe familja eshte me e rendesishme se chati.
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Puna eshte mos te merren seriozisht dhe te fiksohesh keq.. po pak e sakt.. Para te gjithave mos harrohen pergjegjesite qe kemi ne jet reale..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  11. #11
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355
    Kam 2 histori shume te lezecme lidhur me CATIN.
    (1)2
    Bashke me nje kushuririn tim nga Korca po catonim dhe te gjithe sa shikonin emer mashkulli mundoheshin te talleshin.
    Por e tallura na solli nje ide fantastike:
    Vume nje emer femre dhe u futem serisht.
    Te gjithe p*dharet filluan e po na shkruanin me fjale te bukura derisa doli edhe viktima e pare
    Nje djale Nga ELBASANI na ishte ngjitur keq fare.Ai i shkreti mendonte se ishte vetem nje vajze qe shkruante (nuk e pandehte se ishin 2 djem qe talleshin)
    U ben shume dialog i gjate (reth 1 ore).Ai fliste me fjale te bukura kurse ne beheshim si vajze e pa djallezuar.
    Si perfundim lame takim ne KATO PATISIA (ata qe jane ne Athine e dine)
    afer punes tone.
    Me e forta ishte kur po linim takim ai po pyeste se cfare do kemi veshur.
    Ne i thame: pantallona te kuqe dhe bluzen se mbaj mend.
    Te njejten pyetje ja beme edhe ne dhe ai u pergjigj
    AI: Do vesh nje bluze te Del pieros.
    NE: Po pse nuk ke tenden???
    AI: Jo jo nuik me kuptove,Dej piero eshte nje futbollist
    .

    Nga ora 3:45 une shkova ne nje kjoske aty afer te ble dicka, kur ne nje stol aty afer e shikoj ate tipin qe ndiqte me sy cdo vajze me pandallona te kuqe.
    Detyrimisht une duhet ti kaloja perpara dhe kur u afrova nxora celularin dhe po beja sikur flisja se nuk e mbaj dot te qeshuren,ishte e pa mundur.

    Kur vajta tek puna i thashe kushuririt qe e pashe,por ai sme besoi dhe vajti ta shikonte vete.
    Kur u kthye ai po qeshte me lot.
    Mbas pak e mora telefon (se na dha tel ne cat) dhe ai mu pergjigj ter p0rdhe.
    E mo kush je ti?
    Une i thashe me ze me te trashe sec e kam: MARSELA jam po ik tani se nuk Q*N gje sot.Ai ne kete moment po bente si i cmendur shikonte rreth e rrotull qe te na gjente.
    Ne ishim vetem 15-20 larg.Tek dyqani perballe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Korca_Reli : 15-03-2007 më 14:44

  12. #12
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355
    (2). 2

    I dyti ishte nje Korcar

    Edhe ai me te njejten menyre pak a shume.
    Por ky i dyti na lodhi pak me shume.
    Ne fund une i thashe:
    S'eshte nevoja te takohemi,ti nuk me dukesh i sinqerte etj...
    AI: Jo me keq kuptove une jam djale i mire dhe i sjellshem.

    Ai na hiqej si poet dhe bente COPY-PASTE ca vjersha.
    NE: sa bukur qe shkruani ju poetet,asgje ste mora vesh.Por ai skuptonte gje fare qe ne po talleshim.

    Si perfundim erdhi edhe ai ne takim ne te njejten ore dhe vend.
    E mora prape ne tel. dhe i thashe po te njejten gje dhe ai po i binte timonit me koke duke me thene: do takohemi ndonje here ne te dy dhe ta regulloj une qefin ty e me radh e me radh.

  13. #13
    _-bluesman-_ Maska e Jimi_Hendrix
    Anëtarësuar
    22-12-2006
    Vendndodhja
    Arkivol
    Postime
    116
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Puna eshte mos te merren seriozisht dhe te fiksohesh keq.. po pak e sakt.. Para te gjithave mos harrohen pergjegjesite qe kemi ne jet reale..

    ty zemrrushe maje men po ste kam gjet edhe 70 vjece ne chat!

  14. #14
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anëtarësuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    eh ishte dikur ishte....tani te rinjte me duket kane gjetur new entertainment me interesiting....chati e perfundoi etapen e tij te arte....edhe pse ndoshta vazhdon te funksionoje nuk do i arrije me majat e dikurshme himalaja.....
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

  15. #15
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ju njoftojmë me keqardhje se chati ka Vdekur. Varrimi u bë pranë ndërtesës së Facebookut.
    Life's too short to remove USB safely.

  16. #16
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anëtarësuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    hahahahahaha....po pilafi ku hahet?
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

  17. #17
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar më parë nga stella_senza_cielo Lexo Postimin
    hahahahahaha....po pilafi ku hahet?
    Pilavin se dime , po hallva ne restorantin perballe Youtube-t

    Ne fillim mund te jete varesi, sepse futesh ne nje ambient ku chatistat pak a shume e njofin njeri tjetrin, do dhe ti te "ambjetohesh"... Pastaj fillon e futesh me rralle, futesh per noj dore gallate, per me fol me ata qe ke me shume miqesi.

    Ka dhe nga ata qe dun te kene nje mundesi ku te mos harrojne shqipen, ose te komunikojne me shqiptare sepse jane te rrethuar me te huaj... Ka dhe nga ata qe futen sepse jan ne stres ne jeten e perditshme me probleme e halle, e duket sikur u hiqen streset ne chat. Pastaj eshte edhe anonimati ku mund te ndjesh veten e lire...

    U se harrova ka dhe nga ata qe futen per te gjet dashnor e dashnore
    Really Dude... Get A Life!!!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e [MaRiO]
    Anëtarësuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Asaj Qe Dua :)
    Postime
    1,127
    si keto histori ka shum po sme kujtohen mbaj mend qe ishim nje grup atehere qe talleshim me te rinjte e chatit ka qene gallat fare
    Kur e ke këmbën jashtë gremines është e lehtë të japësh këshilla

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e [MaRiO]
    Anëtarësuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Asaj Qe Dua :)
    Postime
    1,127
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja Lexo Postimin
    Puna eshte mos te merren seriozisht dhe te fiksohesh keq.. po pak e sakt.. Para te gjithave mos harrohen pergjegjesite qe kemi ne jet reale..
    kush flet legjenda albasoul lol
    Kur e ke këmbën jashtë gremines është e lehtë të japësh këshilla

  20. #20
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Fsh 'armiku' i kohes simeeeee......te behet semundje lol

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Edukimi I Te Rinjve
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 09:52
  2. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  3. Përgjaket dashuria e dy të rinjve
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 07:09
  4. Brezi i te pambaruarve apo qeverite e te rinjve
    Nga Redi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-05-2002, 15:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •