Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Shkodër, bie në humnerë furgoni, humbin jetën 10 pasagjerë!

    Nje tragjedi eshte shenuar këtë të hënë kur nje furgon me pasagjere eshte rrezuar ne nje humnere ne rrugen Kir-Dukagjin ne malesine e Shkodres. Furgoni me 13 pasagjere ka dale nga rruga, dhe eshte rrezuar ne lumë nga një lartësi prej rreth 170 metra. Per pasoje kane humbur jeten 10 pasagjere, ndërsa 3 të tjerë kanë mbijetuar. Sipas policisë viktimat janë Gjok Uka, shofer i furgonit, Kristian Kola, Elsa Zefi, Kushe Zefi, Kol Doda, Pjeter Leka, Mark Ndreci, nusja e djalit të tij, Zonja Nika, 35 vjeç, dhe të afërmit Gjergj Ndreci, 40 vjeç dhe Shkurte Bardhaj, 25 vjeç. Të mbijetuarit janë, Fran cuni 40 vjec, gezim Carina 15 vjec, Marketin Kola 16 vjec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit, kur furgoni për arsye që ende nuk dihen saktësisht, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Fran Cuni i cili i mbijetoi tragjedisë, ka ecur për orë të tëra derisa ka njoftuar për viktimat në një fshat të thellë. Zona ne te cilen ka ndodhur ngjarja eshte shume e thelle, ne distance rreth 2 ore nga qyteti i shkodres dhe me nje terren mjaft te thyer malor. Ndaj edhe mberritja e policise dhe ndihmes se shpejte ka qene e veshtire. Forca te policise dhe te ndihmes mjekesore nga Tirane dhe shkodra u nisën menjeherë ne vendin e ngjarjes per te bere te mundur nxjerrjen e viktimave, por mësohet se kërkimet me polumbarë do të nisin vetëm në mëngjes, pasi errësira e bën të pamundur operacionin. Policia thotë se nuk ka më shpresa për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë nga ky aksident tepër i rëndë. Pasagjerët e furgonit të drejtuar nga Gjokë Uka ishin duke udhëtuar nga Shkodra drejt Dukagjinit, për në një ceremoni mortore.

    A1 TV
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Qeveria miraton dhënien e ndihmës financiare familjeve të viktimave e të mbijetuarve të aksidentit në lumin Kir

    14/3/2007

    Qeveria miratoi sot dhënien e ndihmës financiare familjeve të viktimave e të mbijetuarve të aksidentit tragjik të dy ditëve më parë, në aksin rrugor Kir-Dukagjin, gjatë të cilit humbën jetën 10 persona.

    Familjeve të viktimave u jepet ndihma financiare prej 1 milion e 80 mijë lekë, ndërsa të mbijetuarve nga aksidenti u akordohet shuma prej 400 mijë lekë ndihmë për rehabilitimin e tyre shëndetësor.

    Kryeministri i shprehu edhe një herë ngushëllimin familjeve të viktimave, duke theksuar se ngjarja është ndjekur me përkushtim të madh nga autoritetet qendrore dhe vendore. Me këtë ndihmë financiare, u shpreh Kryeministri, qeveria u vjen në ndihmë familjeve të viktimave, të cilët kanë një dhembje shumë të madhe, por janë edhe në kushte të vështira, pasi jetojnë në zona të varfra.

    Keshilli Ministrave

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    I ka knaq qeveria

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Ti z. Albo e sjell ate vendim qeverie ktu per justifikim? apo per te treguar qe qeveria eshte zemermire?

    Ne vend te gjejne shkaqet dhe shkaktaret e ksaj tragjedie ata vejne cmime per koka njerzish.

    Ska turp ai min. i transporteve qe akoma ri si mi ne zyre? Ne vend te pergjigjet per ministrine e vet shko ne parlament merret me votimet.

    Po ktyre ca do u japin?


    Aksidenti ne Elbasan, Arrin ne 5 numri i viktimave


    Derguar me: 14/03/2007 - 20:20
    • Ka shkuar ne 5 numri i personave te cilet humben jeten sot ne dreke ne qytettin e Elbasanit, ne afersi te Mollasit, kur nje kamioncine tip benz, doli nga rruga duke perplasur nje nene me dy binjaket e saj, nje 60-vjecare dhe duke plagosur nje 15 vjecare e cila ka humbur jeten pak me pare ne spital.


    Ora 20:15 Ka humbur jeten ne spitalin e Elbasanit edhe 15-vjecarja, Hazbie Vishkulli, nga fshati Klos, e cila u plagos sot ne dreke kamioncina. Hazbia ishte e vetmja e plagosur nga 5 personat e goditur nga automjeti. Megjithese ajo eshte derguar menjehere ne spital dhe ka marre gjithe ndihmen e duhur, nuk ka mundur t'i shpetoje vdekjes. Ndersa shkaktari i kesaj tragjedie te rende, shoferi i kamioncines, Kadri Nuri Rusta, eshte arrestuar nga policia. Ne momentin e aksidentit, ai ka qene duke udhetuar me te shoqen dhe dy femijet e tij.

    Ora 18:14 Nje aksident I rende ka ndodhur ne Elbasan rreth orës 16:30 te dites se sotme, ne afersi te Mollasit, kur nje makine tip benz-kamioncine ka dale nga rruga duke perplasur 4 kembesore te cilet kane gjetur vdekjen e menjehershme. Viktimat jane Liri Asllani, 45 vjeç, dhe dy vajzat e saj binjake, Esma dhe Flutura Asllani, nga fshati Lumas i Elbasanit dhe Naze Plaka 60 vjece nga fshati qyrkan i Elbasanit. Sipas te dhenave te deritanishme te policise kamioncina qe ka perplasur per vdekje kater kembesoret, kishte targa EL 7682B por ende nuk jane zbardhur rrethanat e këtij aksidenti tragjik. Nderkaq sipas nje informacioni te fundit nga policia mesohet se ne aksidentin e sotem eshte plagosur edhe nje person tjeter. Behet fjale per Hazbie Vishkullim, 15 vjece, nga fshati Klos. (I.K

  5. #5
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Mjerë ata që ikën.
    Ngushëllime familjeve.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Nje nder problemet ditore me te mprehta ne Shqiperi eshte trafiku rrugor. Tek ne nuk ekziston kultura e respektimit te ligjit, dhe tek ligjet e qarkullimit kjo dukuri eshte me e theksuar mbase se ne cdo ligj tjeter. Shpejtesite maksimale nuk e respekton njeri, rripin e sigurimit shoferet e kane per ofendim ta vene (eshte per te qare e per te qeshur kur sheh se si e mbajne me dore rripin e sigurimit sa po shohin ndonje polic rrugor per ta leshuar menjehere pasi e kalojne), te folurat me celular nderkohe qe je ne timon eshte dicka normale, parakalimet aty ku nuk lejohen, daljet kundravajtje brenda ne qytet, sinjalistika eshte ne pike te hallit, policia rrugore e ka mendjen me nxjerr ndonje lek per vete e jo per te zbatuar ligjin (nuk kam pare ndonjehere ndonje makine luksoze te ndaluar nga policia rrugore, frika se cme duhet te ngaterrohem se kushedi se kush del mbrapa akoma e mbizoteron policin), provimet per patente thone se jane formale etj etj.

    Ne fakt po ti mbledhesh vdekjet ne trafik duhet te zene numrin me te madh te vrasjeve ne Shqiperi, por tek ne ky problem anashkalohet si dicka e rendomte, me nje ngritje supesh e me nje ndjese pacin ata qe iken. Kur ne fakt policia duhet ta trajtoje si krim, por jo thjesht aksidentet me pasoje vdekjeje, por cdo shkjelje te rregullores. Por nga ana numerike po te mbledhesh vdekjet nga aksidentet rugore i bie qe ne Shqiperi te ndodhe nje 97 cdo 10 vjet. Ka kohe qe ka ardh nevoja per te vene qofte dhe diktature ne kaosin e rrugeve ne Shqiperi. Nje shembull mbase banal: ne Elbasan ku jeton familja ime dhe ku une shkoj disa here ne vit, para nja 5-6 vjetesh ishte vendosur kulti i Mond Kosenit, drejtorit te policise se Elbasanit. Pa i hyre debatit se cfare kishte gabim apo mire Koseni, si pasoje dytesore e rreptesise deri ne brutalitet te policise ne kohen e tij, ne Elbasan nuk shihje makina qe te ecnin mbi shpejtesi apo kundravajtje. Sigurisht qe nuk eshte normale qe arsye per kete "bindje" te jete frika se mos te rrahe policia, por ama nje frike ndaj ligjit duhet te ekzistoje. Le te ngrene gjobat, le te shtojne denimet me burg ne rast aksidentesh me pasoje vdekje, le te fillojne sistem pikesh deri ne heqje patentash dhe mbi te gjithe le ti zbatojne ligjet dhe do shohim permiresim te ndjeshem te situates.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #7
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Nje tragjedi eshte shenuar këtë të hënë kur nje furgon me pasagjere eshte rrezuar ne nje humnere ne rrugen Kir-Dukagjin ne malesine e Shkodres. Furgoni me 13 pasagjere ka dale nga rruga, dhe eshte rrezuar ne lumë nga një lartësi prej rreth 170 metra. Per pasoje kane humbur jeten 10 pasagjere, ndërsa 3 të tjerë kanë mbijetuar. Sipas policisë viktimat janë Gjok Uka, shofer i furgonit, Kristian Kola, Elsa Zefi, Kushe Zefi, Kol Doda, Pjeter Leka, Mark Ndreci, nusja e djalit të tij, Zonja Nika, 35 vjeç, dhe të afërmit Gjergj Ndreci, 40 vjeç dhe Shkurte Bardhaj, 25 vjeç. Të mbijetuarit janë, Fran cuni 40 vjec, gezim Carina 15 vjec, Marketin Kola 16 vjec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit, kur furgoni për arsye që ende nuk dihen saktësisht, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Fran Cuni i cili i mbijetoi tragjedisë, ka ecur për orë të tëra derisa ka njoftuar për viktimat në një fshat të thellë. Zona ne te cilen ka ndodhur ngjarja eshte shume e thelle, ne distance rreth 2 ore nga qyteti i shkodres dhe me nje terren mjaft te thyer malor. Ndaj edhe mberritja e policise dhe ndihmes se shpejte ka qene e veshtire. Forca te policise dhe te ndihmes mjekesore nga Tirane dhe shkodra u nisën menjeherë ne vendin e ngjarjes per te bere te mundur nxjerrjen e viktimave, por mësohet se kërkimet me polumbarë do të nisin vetëm në mëngjes, pasi errësira e bën të pamundur operacionin. Policia thotë se nuk ka më shpresa për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë nga ky aksident tepër i rëndë. Pasagjerët e furgonit të drejtuar nga Gjokë Uka ishin duke udhëtuar nga Shkodra drejt Dukagjinit, për në një ceremoni mortore.

    A1 TV
    Besoj se eshte e lehte te gjesh shkakun e ngjarjes duke u nisur nga menyra se si drejtojne automietin shoferat Shqipetare (ne Shqiperi).Une sa here vij ne Shqiperi eshte e pa mundur te mos rrezikohen,qofte edhe nje here.
    Ne Shqiperi per fat te keq nuk ekziston respekti ndaj pasagjerit .
    E bej shpesh here rrugen Korce - Pogradec dhe gjithmone cuditem me menyren e parakalimit ne kthese te kundert nga furgonat (ne kthese djathtas te parakalon,ai nuk e kontrollon rrugen aspak sepse nuk mundet.
    HARON SE KA "NE DORE" DISA JETE.

    Nga ana tjeter kemi policat qe ndalojne makinat me targa te huaja qe te marim 2-3 euro (si legena) dhe harojne te ndalojne ata qe ecin ne qender te qytetit me 100 km/h.

    Kam shume te tjera per te thene por besoj se nuk ja vlen

    RESPEKTET E MIA PER DAVIUS

  8. #8
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    “Rruga e pergjakur”, atje ku nuk njihet asfalti
    E Merkure, 14 Mars 2007


    REPORTAZH/Shifrat jane tronditese. Ne dy dekadat e fundit numerohet nje i vdekur ne cdo 200 metra te rruges qe lidh Prekalin me Shalen. Perkujtimoret qe shtohen anes rruges. Aksi rrugor qe “gelltit” cdo vit jete njerezish

    Rruga nga Prekali per ne drejtim te qendres se komunes Shale eshte nje ferr i vertete. Amortizimi i tejskajshem i rruges, gerryerjet e herepashershme te trasese nga reshjet, rreshqitjet e dheut dhe te gureve, ka bere qe ky aks te kete pare nje numer te konsiderueshem aksidentesh, shpeshhere te shoqeruara me viktima. Duke ecur mund te numerosh guret dhe perkujtimoret ne kete aks rrugor, qe nuk ka me shume se 15 km. Qe nga viti 1985 numerohen 64 persona te vdekur ne kaq pak kilometra. Me me shume se kater te vdekur per nje kilometer, ky segment e ka merituar plotesisht emrin me te cilin e quajne banoret, “Rruga e pergjakur”.

    Rruga e shkaterruar

    Pjesa me e madhe e shofereve qe e bejne kete rruge jane banore te kesaj zone, te cilet e njohin mire cdo pellembe te rruges, cdo kthese dhe cdo demtim te saj, njohin vendet ku duhet te qendrosh per t’u nderruar me automjetin tjeter qe te vjen perballe. Veturat e kane te pamundur te rrugetojne ketu. Te vetmet mjete per transportin e pasagjereve mbeten fugonet apo fuoristradat. Sikur te mos mjaftonin, rruga e ngushte dhe e paasfaltuar, nje “ndihmese” te madhe ne demtimin e saj kane dhene edhe qeverite e ndryshme.

    Investimet zero

    Per vite te tera nuk mbahet mend ndonje qeveri qe te kene hedhur ndonje lopate asfalt ne kete rruge. E pra, edhe ketu kalojne njerez. Mungesa e mirembajtjes ka bere qe ne netet e sterzgjatura te dimrave me ngrica, ky aks rrugor te amortizohet jashte cdo imagjinate, duke u plasaritur e shkaterruar cdo vit e me shume. Rruga gjarperon bri honesh te frikshme dhe ngushtohet e zgjerohet sipas deshires. Buzet e rruges vende-vende jane aq te ngrena, sa te duket se nga njeri moment ne tjetrin mund te shkeputen ne bllok e te perfundojne ne ujerat e Kirit, se bashku me makina e njerez.

    Izolimi dhe braktisja

    Banoret e kesaj zone preferojne t’i pershkojne sa me pak qe te jete e mundur ato kilometra ne te cilat fle vdekja. Ne kushtet e nje rruge te tille, ku automjetet e uleta e kane te pamundur per te mberritur, ata jane pothuajse te izoluar. Shume prej banoreve te komunes Shale, Shosh dhe Pult jane detyruar qe te braktisin shtepite dhe tokat e te pareve te tyre, per t’u zhvendosur drejt Shkodres dhe qyteteve apo fshatrave te tjere te Shqiperise. Ne kushtet kur atyre u duhet te levizin per t’u gjendur prane njeri-tjetrit ne raste gezimesh apo fatkeqesise, ata jane te detyruar te porosisin ndonje mikrobus apo mjet tjeter te rende per te kaluar ato 15 kilometra, ku vdekja pergjon ne cdo kthese dhe ka nje perkujtimore cdo 200 metra
    V. Idrizi
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Basha Hollandezi sic ja futi dhe Majko te japi llogari se ku i ka cu 500 milion dollaret e tenderave te rrugeve. Kur te hypin njerez me kompetent, qe vjedhin po te pakten jo me shifra astronomike si "Hollandezi" keta sdo kene vrime ku te mshihen kriminela.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Jane nga qe nuk mbajne rregulloren e qarkullimit.Ne Shqiperi me makine nuk iken dot asgjekundi.Degjoja cdo dite per aksidente me makine edhe njerez qe se kane idene se cfare eshte te kesh dimpllomen e makines.Edhe rruget qe jane ne gjendje shume te keqe keto jane shkaket kryesore.

  11. #11
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    une shpesh kam udhetuar nga tirana ne qafe thane me fugon per rreth 6 vjet deri sa bleva makine.shume rralle kishte shofera qe zbatonin rregullat e qarkullimit.biles nuk kishte asnje qe i jepte ngadale sepse ato donin te kapnin dhe nje rruge tjeter.ne rastin konkret nuk e di kush eshte fajtore por se besoj qe ka faj qeveria.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  12. #12
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga miki_al2001
    une shpesh kam udhetuar nga tirana ne qafe thane me fugon per rreth 6 vjet deri sa bleva makine.shume rralle kishte shofera qe zbatonin rregullat e qarkullimit.biles nuk kishte asnje qe i jepte ngadale sepse ato donin te kapnin dhe nje rruge tjeter.ne rastin konkret nuk e di kush eshte fajtore por se besoj qe ka faj qeveria.
    Ka shume faj qeveria sepse po te doje mund ti parandaloje keto aksidente.
    Une banoj ne usa dhe gati 1 muaj para me vune gjobe se po ecja me makine 10 km/h me shume se tabela.
    Edhe ne Shqiperi po ta ndalosh shoferin e ti vesh nje gjobe te "majme" heres tjeter qe ai do nxitoje ka per ta menduar shume mire.
    Pastaj ne Shqiperi te paret qe duhet te zbatojne regullin jane ata legenat POLICAT.
    Kur po vija nje here nga Korca per ne Erseke polici rrugor me ndaloj dhe si nuk me gjeti ne gabim me kerkoi syzet e diellit.Eshte injorance e madhe kjo qe ndodh

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga Korca_Reli
    Ka shume faj qeveria sepse po te doje mund ti parandaloje keto aksidente.
    Une banoj ne usa dhe gati 1 muaj para me vune gjobe se po ecja me makine 10 km/h me shume se tabela.
    Edhe ne Shqiperi po ta ndalosh shoferin e ti vesh nje gjobe te "majme" heres tjeter qe ai do nxitoje ka per ta menduar shume mire.
    Pastaj ne Shqiperi te paret qe duhet te zbatojne regullin jane ata legenat POLICAT.
    Kur po vija nje here nga Korca per ne Erseke polici rrugor me ndaloj dhe si nuk me gjeti ne gabim me kerkoi syzet e diellit.Eshte injorance e madhe kjo qe ndodh
    Fiks ashtu eshte. Fajin e ka policia rrugore qe eshte nen drejtimin e Ministrise se Brendshme (dikur te rendit). Fajin e kane policet qe e shohin rroben qe kane ne trup si mundesi per te zhvat ndonji lek nen dore nga njerezit e zakonshem, dhe kur kalon ndonje makine me xhama te erret kalojne ne pozicion gatitu apo dhe duke nderuar, pa e njoft fare tjetrin. Ne si popull duhet te mesohemi te zbatojme ligjin dhe perderisa akoma nuk kemi arritur stadin qe ta respektojme sepse ne fund te fundit eshte ne te miren e perbashket (sot mund te parakalosh nje makine duke ecur me 150 kmh dhe spyet qe je duke rrezikuar tjetrin por neser te njejten gje mund te ta bejne te tjeret ty), atehere duhet kultivuar deri diku me frike. Ver gjoba 100 mij leke per tejkalim shpejtesie, hiq patenten per perseritje dhe shikoje pastaj e ben me ate gabim shoferi apo jo.

    P.S. Ne Londer, thone, eshte sukses kur e merr patenten me proven e dyte. Metarja eshte diku tek tre hereshi.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Ngushêllime Familjarêve ,Nje Trragjedi shum e thellê pêr tê gjith Shqipêrinê.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga gazeta...

    Pesë të ndjerat punonin së bashku në një serë buzë rrugës automobilistike

    Tragjedia, një 9-vjeçar në timonin e makinës

    Përcillen për në banesën e fundit 5 viktimat e aksidentit


    Fshati Sulovë e Elbasanit është tronditur nga vdekja e pesë grave nga një aksident automobilistik. Shkaku i këtij aksidenti mbetet devijimi i një kamionçine, që ecte me shpejtësi në rrugën e fshatit, aq më tepër kur tashmë mësohet se në timon, së bashku me shoferin, ka qenë edhe djali i tij 9-vjeçar. Varrimi i viktimave është bërë në orare të ndryshme të ditës së djeshme, porse tre jetët e një familjeje, nëna me dy vajzat, janë varrosur dje në orën 14 të pasdites, së bashku në një varr. Në orën 13 do të varrosej më e moshuara nga viktimat, Naze Plaka, 58 vjeçe, që mësohet se ka qenë halla e bashkëshortes së drejtuesit të mjetit aksidentues, Kadri Rusta, 35 vjeç, nga fshati Grekan, përballë Mollasit. Një orë më vonë do të varroseshin tri viktimat e një familjeje Lirie Asllani, 45 vjeçe, dhe vajzat e saj, Flutura 18 vjeçe dhe Esmaja 17 vjeçe, të dyja në shkollën e mesme të fshatit Klos. Ndërsa në orën 15 do të varrosej më e reja e këtij aksidenti tragjik, Hasbije Vishkulli, vetëm 13 vjeçe, nga fshati Qyrkan të së njëjtës komunë.

    Pesë të ndjerat punonin së bashku në një serë buzë rrugës automobilistike. Ka qenë pasdreke, kur së bashku pushimin e bënin në cep të rrugës, pranë portës së një shtëpie, në anën e sipërme të rrugës automobilistike. Nazja, 58-vjeçare dhe Hasbija 13- vjeçare kishin ardhur më herët dhe prisnin të vinin dhe Liria me dy vajzat e saj. Këto të fundit do t‘i sillte dhëndëri me makinën e tij, pasi vajza e madhe e çiftit, Seit dhe Lirie Asllani, kishte ardhur për drekë në shtëpinë e prindërve të saj. Sapo kanë ngrënë drekën, dhëndëri i familjes, Asllani, ka dërguar vetë me makinën e tij aty ku punonin ato, vjehrrën dhe dy kunatat dhe pasi i ka zbritur ka vazhduara rrugën drejt Mollasit. Pesë minuta pasi është larguar ka ndodhur tragjedia. Kamionçina e aksidentit vdekjeprurës udhëtonte nga Gostima drejt fshatit Mollas. Drejtuesi i mjetit, Kadri Rusta, kish hipur në kabinën e makinës gruan e tij bashkë më dy djemtë, njëri 9 vjeç dhe tjetri 13 vjeç. Mësohet se kabina mbante vetëm tre persona, kështu që të gjithë bashkë kanë qëndruara shumë ngushtë në sedilje. I ati, që mësohet se ishte duke pirë birrë në makinë, ia kishte lënë timonin djalit të tij më të vogël, 9 vjeç dhe pikërisht në këtë moment ka ndodhur edhe aksidenti i rëndë. Rreth 30 minuta më vonë, policia e Elbasanit ka mundur të ndalojë Kadri Rustën në breg të lumit të Devollit bashkë me djalin e vogël. Tashmë Rusta është arrestuar dhe do të ndiqet penalisht për veprën penale.

  16. #16
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Nje here kam udhetuar me furgon une, e qe prej atehere nuk hipi me.
    Shoferet me te rrezikshem ata jane.

  17. #17
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    ngushllime njerzve te tyre.

    KAcaku kur o shkru si ne fugon si ne avion si ntoke si ngjume tek shpia e han. Po thuj ishallah se ke fat.

  18. #18
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ngushellime familjeve ... nuk di c'te them tjeter, cfare mund te thuash para nje humbje, nje dhimbje te tille ...

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cu be ai ditua..qe thoshin ka ber aksident..

    po cka interesante artikulli mbi aksidentin ne mollas..

    krimineli katundar le femijen ..ndonje kopil i keq ..ne timon.. kurse grate fshatare.. ala kujtojn se esht koha enverit..kur 2 makina ne dit kalonin e ku mileti e kish rrugen.. rrug..kullot vend muhabeti.. pazar qebabtore.. shullez-ore.. buk-gjiz qep-ngrenore etjetj..
    pra ulen grate te rruga e muhabet per 7 pal qejfe..
    nuk e dine se rruga tani ne vitet berisho nano mekso mejdano moisio edvinore ..eshte si te jesh para tabeles qitjes se repartit e te pish duhan kur kercet kallashi e mitralozi.. e ti thuash plumbave me hani m.unë se un kam kemish fanellate te gabit .. .. e sme cpon plumbi..
    tralala te ngratet..

    gjynaf..



    kalova nje dizaj qaf krraben..
    cfar tmerri..
    rruga ala sic e ka lene zog-musolini kur e beri ktu e 70 vjet me pare..

    mos kaloni andej kurre..
    le kjo "autostrada" e lir-met kok madh hajdutit.. tiran-shkoder..
    ajo eshte therrtore e vertete..

  20. #20
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Fillon loja "e ka kush e ka, e ka Basha me qira"

    Aksidentet, Ibraj sulmon Bashën

    Pas ngjarjeve të fundit, drejtori i Përgjithshëm largon fajin nga policia: Përgjegjësia është e Transporteve dhe pushtetit vendor


    Gazeta Shqip


    Aksidentet e rënda, me pasojë vdekjen e shumë personave, kanë detyruar krerët e policisë dhe të rrugëve të mblidhen në takim për të marrë një sërë masash për parandalimin e këtyre ngjarjeve. Kreu i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, ka kritikuar Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve se nuk janë zbatuar rregullat teknike për qarkullim. Nga ana tjetër, ai ka thënë se policia ka shtuar numrin e efektivëve të shërbimit për kontrollin e vazhdueshëm të drejtuesve të mjeteve. Kështu, shqetësimi për aksidentet ka bërë që Ibraj të zhvillojë një takim pune me drejtoren e Përgjithshme të Rrugëve, Lejla Saraçin. Në këtë takim morën pjesë gjithashtu përfaqësues nga Drejtoria e Rendit dhe Sigurisë Publike, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Sipas të dhënave zyrtare, në qendër të këtij takimi ishte diskutimi mbi masat e përbashkëta që duhen marrë me qëllim përmirësimin e treguesve të sigurisë rrugore për uljen e ngjarjeve aksidentale dhe të pasojave që i shoqërojnë ato. Gjatë takimit, kreu i Policisë së Shtetit vuri në dukje faktin se shërbimet e Policisë Rrugore në vazhdimësi janë angazhuar maksimalisht për kontrollin e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës dhe se janë shtuar masat dhe kontrollet, duke synuar në uljen e numrit të aksidenteve. "Por, rritja e parametrave të sigurisë rrugore kërkon bashkëpunimin e bashkëveprimin e shumë aktorëve të tjerë si Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, bashkitë apo komunat", u shpreh Ibraj. Sipas tij, të gjithë këto aktorë, përfshirë dhe organizma të tjerë shtetëror dhe shoqërinë civile duhet të punojnë së bashku me qëllim rritjen e sigurisë rrugore, pasi krahas kontrolleve të strukturave të Policisë së Shtetit është e nevojshme të punohet më shumë në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Në lidhje me këtë, kryepolici Ibraj kërkoi nga Saraçi që të ndërhyhet sipas linjave përkatëse për përmirësimin e sinjalistikës rrugore. "Këtë e kërkoj pasi sinjalistika në mjaft raste është e paplotë, konfuze jo e studiuar dhe për pasojë nuk i vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve. Në disa segmente rrugore, veçanërisht ai Fushë Krujë-Shkodër, me parametrat që ka, sinjalizimi i vendosur rrugor me vijë të ndërprerë që lejon parakalimin paraqet probleme serioze në drejtim të sigurisë rrugore, fakt ky që krijon dhe probleme serioze ligjore", u shpreh Ibraj. Më tej, ai vuri në dukje se në të gjitha akset rrugore vërehen mungesa të theksuara të sistemeve të sinjalizimit vertikal, ndërsa sinjalizimi horizontal është inekzistent, duke ndikuar në uljen e parametrave të sigurisë. Gjithashtu, nga ana e policisë, e cila është sulmuar në rastet e aksidenteve si fajtore, u kërkua edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore, pasi infrastruktura e dobët rrugore, gjendja e keqe e akseve rrugore apo dëmtimet serioze të shtresës së asfaltit përbëjnë rrezik për drejtuesit e automjeteve, nisur nga shpejtësia e lejuar në to. "Në mjaft raste është e nevojshme edhe ndërhyrja për të kryer përmirësime në elementë të sigurisë si ndriçues fosforeshent anësore ose mbi asfalt, përvijues në kthesa, mbrojtëse metalike, vendosja e mureve mbrojtëse, prania e të cilëve do të kishte shmangur aksidente me pasoja të rënda, si ai i ndodhur para pak ditësh në Dukagjin", tha me vendosmëri kreu i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj. Sipas tij, sa më shpejt duhet kryer eliminimi i mangësive në kryerjen e kontrolleve teknike vjetore dhe periodike të automjeteve nga strukturat përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. Gjatë takimit të zhvilluar u ra dakord për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve respektive dhe marrjen e masave me qëllim ushtrimin e kontrolleve të përbashkëta me grupe Task-Force nga të gjitha strukturat si për respektimin e normave të Kodit Rrugor nga drejtuesit e automjeteve, ashtu dhe për kontrollin teknik të automjeteve, respektimin e akteve normative për mjetet e shërbimit publik dhe respektimin e ngarkesës mbi aks në mjet. Palët deklaruan se plane të përbashkëta veprimi do të hartohen dhe do t‘i dërgohen për zbatim strukturave vendore respektive. Masat e marra për vënien në zbatim të tyre do të ndiqen nga drejtuesit e këtyre strukturave.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10
  4. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  5. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •