Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Feja e vertete

    Nė emėr tė All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit




    FEJA E VĖRTETĖ E ZOTIT


    Ebu Emine Bilal Filips



    PĖRMBAJTJA



    - Cila ėshtė Feja e Zotit?

    - Emri i Fesė

    - Zoti dhe Krijimi

    - Mesazhi i Feve tė Rreme

    - Universaliteti i Fesė sė Zotit

    - Njohja e Zotit

    - Shenjat e Zotit

    - Pėrfundim

    - Biografia e autorit





    CILA ĖSHTĖ FEJA E ZOTIT?




    Ēdo njeri ka lindur nė njė rrethanė, tė cilėn nuk e ka zgjedhur vetė. Feja e familjes ose ideologjia e shtetit i imponohet atij qė nė zanafillėn e ekzistencės sė vet nė kėtė botė. Kur bėhet adoleshent, ai zakonisht ėshtė i shpėlarė nga trutė duke besuar se besimet e shoqėrisė sė cilės i pėrket janė besimet e drejta qė duhet tė ketė ēdokush. Megjithatė, kur disa njerėz piqen dhe pėrballen me sisteme tė tjera besimi, atėherė zėnė tė vėnė nė dyshim vlefshmėrinė e besimeve vetjake. Kėta kėrkues tė sė vėrtetės nė shumicėn e rasteve arrijnė nė njė pikė konfuzioni kur kuptojnė se ēdo fe, sekt, ideologji dhe filozofi pohon tė jetė rruga e vetme e drejtė pėr njerėzit. Nė tė vėrtetė, tė gjitha ato pėrmbajnė disa pika tė vlefshme dhe tė arsyeshme dhe inkurajojnė njerėzit pėr tė bėrė mirė. Por, cila prej tyre ėshtė e vėrteta? Ato nuk mund tė jenė tė tėra tė drejta, meqenėse secila pohon se tė tjerat janė tė gabuara. Si arrin kėrkuesi i sė vėrtetės tė zgjedhė rrugėn e drejtė?



    Zoti na ka dhuruar tė gjithėve mendjen dhe intelektin nė mėnyrė qė ta marrim kėtė vendim tė rėndėsishėm. Ky ėshtė vendimi mė i rėndėsishėm gjatė gjithė jetės pėr njė qenie njerėzore. E ardhmja varet prej tij. Pėr rrjedhojė, secili prej nesh duhet tė shqyrtojė larg pasioneve dėshmitė e paraqitura dhe tė zgjedhė atė qė i duket e drejtė, derisa tė dalin nė shesh dėshmi tė tjera.



    Si ēdo fe ose filozofi tjetėr, Islami pohon tė jetė rruga e vetme e vėrtetė drejt Zotit. Nė kėtė aspekt, ai nuk ndryshon nga sistemet e tjera. Kjo broshurė synon tė japė disa prova tė vlefshmėrisė sė kėtij pohimi. Megjithatė, gjithmonė duhet pasur parasysh se rruga e drejtė mund tė gjendet vetėm nėse lihen mėnjanė emocionet dhe paragjykimet, tė cilat janė shpesh burim i verbėrisė sonė. Atėherė, dhe vetėm atėherė, ne do tė jemi nė gjendje tė pėrdorim inteligjencėn e dhuruar nga Zoti dhe tė marrim njė vendim racional dhe tė saktė.



    Argumentet qė mund tė avancohen nė favor tė mbėshtetjes sė pretendimit tė Islamit si feja e vėrtetė e Zotit janė disa. Tre argumentet vijuese janė vetėm tre nga mė kryesoret. Argumenti i parė bazohet nė origjinėn hyjnore tė emrit tė fesė dhe nė domethėnien e kėtij emri. Argumenti i dytė lidhet me mėsimet unike dhe tė pakomplikuara tė marrėdhėnieve mes Zotit, njeriut dhe krijimit. Argumenti i tretė rrjedh nga fakti se Islami ėshtė universalisht i praktikueshėm nga njerėzit nė tė gjitha kohėt. Kėto janė tre argumentet bazė qė logjika dhe arsyeja diktojnė si tė domosdoshme qė njė fe tė konsiderohet feja e vėrtetė e Zotit. Faqet nė vijim do t’i shtjellojnė mė hollėsisht kėto koncepte.





    EMRI I FESĖ



    Gjėja e parė qė secili duhet tė dijė dhe duhet tė kuptojė mirė rreth Islamit ėshtė vetė domethėnia e fjalės Islam. Fjala arabe "Islam" ka kuptimin e nėnshtrimit ose dorėzimit tė vullnetit tė secilit te Zoti i vetėm i vėrtetė, i njohur nė arabisht si "Allah". Ai qė ia nėnshtron vullnetin e tij Zotit, emėrtohet nė arabisht me fjalėn "musliman". Islami nuk e merr emrin prej ndonjė personi ose populli, e as nuk iu vu ky emėr pas njėfarė kohe prej brezave pasues, siē ėshtė rasti i Krishterimit, i cili u emėrtua sipas emrit tė Jezu Krishtit, Budizmi sipas Gotama Budės, Konfucianizmi sipas Konfucit, Marksizmi sipas Karl Marksit, Judaizmi sipas fisit tė Judės dhe Hinduizmi sipas Hindusve. Islami (nėnshtrimi ndaj vullnetit tė Zotit) ėshtė feja qė iu dha Ademit, njeriut dhe Pejgamberit tė parė tė Zotit, dhe ishte feja e tė gjithė Pejgamberėve tė dėrguar nga Allahu pėr njerėzimin. Pėr mė tepėr, emri i kėsaj feje u zgjodh nga Vetė Zoti dhe ėshtė pėrmendur qartė nė Shkrimin e fundit tė Shenjtė qė Ai ia shpalli njerėzimit. Nė shpalljen e fundit, nė Kur’an, Allahu thotė:



    "Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe." (Maide, 3).



    "E, kush kėrkon fe tjetėr pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk i pranohet." (Ali Imran, 85).



    Pra, Islami nuk pretendon tė jetė njė fe e re e sjellė nė Arabi nė shekullin e shtatė nga Pejgamberi Muhammed, paqja qoftė mbi tė, por pohon tė jetė njė rishprehje, nė formėn e saj pėrfundimtare, e fesė sė vėrtetė tė Zotit tė Plotfuqishėm, ashtu siē iu shpall nė fillim Ademit dhe Pejgamberėve qė e pasuan.



    Kėtu mund tė komentojmė shkurtimisht mbi dy fe tė tjera, tė cilat pohojnė tė jenė rruga e vėrtetė. Askund nė Bibėl nuk keni pėr tė gjetur se Zoti i drejtohet popullit tė Musait ose pasardhėsve tė kėtij populli duke u thėnė se feja e tyre quhet Judaizėm, ose u shpall pasuesve tė Krishtit se feja e tyre quhet Krishterim. Me fjalė tė tjera, emrat Judaizėm dhe Krishterim nuk kanė pasur origjinė dhe miratim hyjnor. Vetėm shumė kohė pas ngjitjes sė Jezusit nė qiell fesė sė tij iu vu emri Krishterim.



    Pra, atėherė, ku ndryshonte feja e Jezusit nga emri qė mbante? Feja e tij pasqyrohej nė mėsimet e tij, tė cilat ai ua jepte pasuesve tė vet si parime qė ata duhet t’i ndiqnin nė marrėdhėniet e tyre me Zotin. Nė Islam, Jezusi konsiderohet njė Pejgamber i dėrguar nga Allahu dhe emri i tij nė gjuhėn arabe ėshtė Isa. Njėsoj si Pejgamberėt pėrpara tij, ai u bėri thirrje njerėzve t'ia nėnshtronin vullnetin e tyre Zotit (qė do tė thotė Islam). Pėr shembull, nė Testamentin e Ri thuhet se Jezusi i mėsoi pasuesit e tij t'i luteshin Zotit me fjalėt:

    "Ati ynė qė je nė qiell. i lartėsuar qoftė emri Yt, u bėftė vullneti Yt si nė tokė ashtu edhe nė qiell." (Lluka, 11:2 / Mateu, 6:9-10).



    Ky koncept u theksua nga Jezusi nė disa prej thėnieve tė tij tė regjistruara nė Ungjij. Ai u mėsoi tė tjerėve, pėr shembull, se vetėm tė nėnshtruarit do tė trashėgonin parajsėn.

    “Jo ēdo njeri qė mė thotė: "Zot, Zot" do tė hyjė nė mbretėrinė e qiejve; por do tė hyjė ai qė kryen vullnetin e Atit tim qė ėshtė nė qiej.” (Mateu, 7:21).



    Jezusi gjithashtu vuri nė dukje se edhe ai vetė i ishte nėnshtruar vullnetit tė Zotit.

    “Unė s'mund tė bėj asgjė nga vetja ime; gjykoj sipas asaj qė dėgjoj dhe gjyqi im ėshtė i drejtė, sepse nuk kėrkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit qė mė ka dėrguar.” (Gjoni, 5:30).



    Ka shumė transmetime nė ungjij ku tregohet se Jezusi ua bėri mjaft tė qartė ithtarėve tė vet se ai nuk ishte Zoti i vetėm i vėrtetė. Pėr shembull, kur po fliste mbi Orėn e Fundit, ai tha:

    “Sa pėr atė ditė dhe atė orė, askush nuk e di, as engjėjt nė qiell, as Biri, por vetėm Ati.” (Marku, 13:32).



    Pra, Jezusi, ashtu si Pejgamberėt e tjerė pėrpara tij dhe si i vetmi Pejgamber qė e pasoi, u mėsoi njerėzve Islamin: nėnshtrimin ndaj vullnetit tė Zotit tė vetėm e tė vėrtetė.





    ZOTI DHE KRIJIMI



    Meqė nėnshtrimi i tėrėsishėm i vullnetit ndaj Zotit paraqet thelbin e adhurimit, mesazhi themelor i fesė hyjnore, Islamit, ėshtė adhurimi vetėm i Zotit. Gjithashtu kjo kėrkon shmangien e adhurimit drejtuar ēdo personi, vendi ose gjėje, me pėrjashtim tė Zotit. Duke qenė se ēdo gjė pėrveē Zotit, Krijuesi i tė gjitha gjėrave, ėshtė krijim i Zotit, mund tė thuhet se Islami nė thelb e largon njeriun nga adhurimi i krijimit dhe e fton tė adhurojė vetėm Krijuesin. Ai ėshtė i vetmi qė e meriton adhurimin e njeriut, sepse vetėm me vullnetin e Tij lutjet plotėsohen.



    Nėse njė njeri i lutet pemės dhe lutjet e tij plotėsohen, nuk ėshtė pema qė u pėrgjigjet lutjeve, por Zoti, i Cili mundėson rrethanat qė lutja tė plotėsohet. Dikush mund tė thotė: "Kjo ėshtė e qartė." Megjithatė, pėr adhuruesin e pemėve mund tė mos jetė. Ngjashėm, lutjet drejtuar Jezusit, paqja qoftė mbi tė, Budės, Krishnės, Shėn Kristoferit apo edhe vetė Muhammedit, paqja qoftė mbi tė, nuk plotėsohen nga kėta, por nga Zoti. Jezusi nuk u tha pasuesve tė vet qė tė adhuronin atė, por tė adhuronin Zotin, siē tregon Kur’ani:



    "Dhe kur Allahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerėzve u the: "Mė adhuroni mua dhe nėnėn time dy zota pos Allahut?" (Isai) Tha: "Larg asaj tė mete je Ti (o Zoti im). Nuk mė takon mua tė them atė qė s'ėshtė e vėrtetė." (Maide, 116).



    Jezusi nuk adhuronte vetveten, por Zotin. Dhe nė Ungjij transmetohet se Jezusi ka thėnė:

    "Ėshtė shkruar: "Adhuro Perėndinė, Zotin tėnd dhe shėrbeji vetėm Atij." (Luka, 4:8).



    Ky parim bazė gjendet nė kapitullin hapės tė Kur’anit, e njohur si Sure Fatiha, ajeti 4:

    "Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm te Ti kėrkojmė ndihmė."(Fatiha, 4)



    Po ashtu, nė librin e fundit tė shpalljes sė Zotit, nė Kur’an, Zoti thotė:

    "Zoti juaj ka thėnė: "Mė thirrni mua, Unė ju pėrgjigjem."(Gafir, 60)



    Ia vlen tė theksohet se mesazhi bazė i Islamit (pra, adhurimi vetėm i Zotit) gjithashtu proklamon se Zoti dhe krijimi i Tij janė veēmas nga njėri-tjetri. Zoti as nuk ėshtė i barabartė me krijimin e Vet e as pjesė e tij si dhe krijimi i Tij nuk ėshtė i barabartė me Tė ose pjesė e Tij.



    Kjo mund tė duket e qartė, por adhurimi i krijimit nė vend tė Krijuesit bazohet nė njė masė tė madhe nė injorimin ose neglizhimin e kėtij koncepti. Besimi se thelbi i Zotit gjendet kudo nė krijimin e Tij ose se Qenia e Tij Hyjnore ėshtė ose ishte e pranishme nė disa pjesė tė krijimit tė Tij ka justifikuar adhurimin e krijimit tė Zotit dhe emėrtimin e kėsaj gjėje si adhurim tė Zotit. Prapėseprapė, mesazhi islam, ashtu siē u pėrēua nga Pejgamberėt e Zotit, paqja qoftė mbi ta, ėshtė qė vetėm Zoti tė adhurohet dhe qė tė shmanget adhurimi i krijimit tė Tij qoftė drejtpėrdrejtė, qoftė tėrthorazi.



    Zoti nė Kur’an thotė qartė:

    "Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t'u thonė: "Adhuroni vetėm Allahun dhe largojuni djajve (adhurimit tė tyre)!" (Nahl, 36).



    Kur idhujtarėt pyeten pėrse u pėrkulen idhujve tė krijuara nga njeriu, pėrgjigjja e pandryshueshme ėshtė se nė realitet ata nuk po adhurojnė imazhin e gurtė, por Zotin e pranishėm nė tė. Ata pohojnė se idhulli i gurtė shėrben thjesht si qendėr fokusimi pėr thelbin e Zotit dhe nuk ėshtė nė vetvete Zot!

    Ai qė e ka pranuar konceptin e pranisė sė Zotit sė bashku me krijimin e Tij, do tė jetė i detyruar ta pranojė kėtė argument qė i shkon pėr shtat idhujtarisė. Pėrkundrazi, ai qė e kupton mesazhin bazė tė Islamit dhe rrjedhojat e kėtij mesazhi, nuk ka pėr tė rėnė kurrė pre e idhujtarisė, sido qė tė arsyetohet ajo.



    Ata qė gjatė kohėrave kanė pretenduar tė qenit hyjni nė shumicėn e rasteve i kanė bazuar pretendimet e tyre nė besimin e gabuar se Zoti ėshtė i pranishėm te njeriu. Duke bėrė njė hap mė tej, ata pohojnė se Zoti ėshtė mė i pranishėm tek ata sesa te secili prej nesh dhe se njerėzit e tjerė duhet t'u nėnshtrohen dhe duhet t'i adhurojnė ata si vetė Zotin, ose si Zotin e pėrqendruar tek ata. Ngjashėm, ata qė kanė shpallur hyjninė e tė tjerėve pas vdekjes sė tyre kanė gjetur tokė pjellore mes atyre qė pranojnė besimin e rremė tė pranisė sė Zotit te njeriu.



    Tashmė duhet tė jetė tepėr e qartė se ai qė ka pranuar mesazhin themelor tė Islamit dhe rrjedhojat e tij nuk mund tė arrijė kurrė tė pajtohet tė adhurojė njė qenie tjetėr hyjnore nėn cilėndo rrethanė. Feja e Zotit nė thelb ėshtė njė thirrje e pastėr pėr adhurimin e Krijuesit dhe braktisjen e adhurimit tė krijimit nė cilėndo formė. Ky ėshtė edhe kuptimi i motos sė Islamit:

    "La ilahe il-lall-llah"

    (Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut)



    Deklarimi i sinqertė i kėsaj fraze dhe pranimi i pejgamberisė automatikisht e fut njeriun nė radhėt e Islamit dhe besimi i sinqertė nė tė garanton parajsėn. Pejgamberi i fundit i Islamit, Muhammedi alejhi selam, transmetohet se ka thėnė: "Kush thotė “nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut” dhe vdes me kėtė besim, do tė hyjė nė parajsė.”



    Besimi nė kėtė dėshmim tė fesė kėrkon qė njeriu t'ia nėnshtrojė vullnetin e vet Zotit sipas mėnyrės sė treguar nga Pejgamberėt e Zotit. Gjithashtu, kjo i kėrkon besimtarit braktisjen e adhurimit tė zotave tė rremė.





    MESAZHI I FEVE TĖ RREME



    Nė botė ka shumė sekte, kulte, religjione, filozofi e lėvizje dhe qė tė gjitha pohojnė se janė rruga e drejtė ose e vetmja drejt Zotit! Si mund ta gjejmė se kush ėshtė e sakta, apo qė tė gjitha janė tė sakta?!

    Njė metodė ndihmėse pėr gjetjen e pėrgjigjes ėshtė shmangia e dallimeve sipėrfaqėsore nė mėsimet e pretenduesve tė ndryshėm tė sė vėrtetės sė plotė dhe identifikimi i objektit qendror tė adhurimit nė tė cilin secila prej tyre fton drejtpėrdrejt ose tėrthorazi. Fetė e rreme kanė tė pėrbashkėt njė koncept bazė lidhur me Zotin: ose pretendojnė se tė gjithė njerėzit janė zota, ose se njerėz tė caktuar kanė qenė zota, ose se natyra ėshtė Zot, ose se Zoti ėshtė njė pjellė e imagjinatės sė njeriut.



    Pra, mund tė thuhet se mesazhi bazė i feve tė rreme ėshtė se Zoti mund tė adhurohet nė formėn e krijimit tė Tij. Fetė e rreme e ftojnė njeriun nė adhurimin e krijimit duke e quajtur krijimin ose disa aspekte tė tij Zot. Pėr shembull, Pejgamberi Isa, paqja qoftė mbi tė, i ftoi pasuesit e vet tė adhuronin Zotin, por ata qė pretendojnė tė jenė pasues tė tij sot i ftojnė njerėzit nė adhurimin e Jezusit, duke pohuar se ai ishte Zot.



    Buda ishte njė reformator qė solli njė sėrė parimesh humaniste nė fenė e Indisė. Ai nuk pretendoi tė ishte Zot e as nuk u sugjeroi pasuesve tė vet qė ta shndėrronin nė objekt adhurimi. Megjithatė, sot shumica e budistėve, tė cilėt gjenden jashtė Indisė, e kanė marrė atė si Zot dhe i pėrkulen idhujve tė bėrė sipas parafytyrimit tė tyre pėr Budėn.



    Duke vėnė nė zbatim parimin e identifikimit tė objektit tė adhurimit, ne lehtėsisht mund tė dallojmė fetė e rreme dhe natyrėn e shpikur tė origjinės sė tyre. Siē ka thėnė Zoti nė Kur’an:

    "Ata qė ju adhuroni pėrveē Allahut nuk janė tjetėr vetėm se emra qė pagėzuat ju dhe prindėrit tuaj. Allahu nuk shpalli ndonjė fakt pėr ta, vendimi (nė ēėshtjen e adhurimit) nuk i takon kujt pos Allahut, e Ai urdhėroi tė mos adhuroni tjetėr vetėm se Atė. Kjo ėshtė feja e drejtė, por shumica e njerėzve nuk e dinė." (Jusuf, 40).



    Dikush mund tė thotė se qė tė gjitha fetė mėsojnė gjėra tė mira, kėshtu qė pėrse qenka kaq e rėndėsishme se cilėn pasojmė? Pėrgjigjja ėshtė se qė tė gjitha fetė e rreme u mėsojnė njerėzve tė keqen mė tė madhe: adhurimin e krijimit. Adhurimi i krijimit ėshtė mėkati mė i madh qė mund tė bėjė njeriu, pasi kundėrshton vetė qėllimin e krijimit tė njeriut. Njeriu u krijua qė tė adhurojė vetėm Zotin, siē ka theksuar Allahu nė Kur’an:



    "Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr vetėm qė tė mė adhurojnė." (Dharijatė, 56).



    Rrjedhimisht, adhurimi i krijimit, qė nė vetvete ėshtė thelbi i idhujtarisė, ėshtė i vetmi mėkat i pafalshėm. Kush vdes nė kėtė gjendje idhujtarie e ka vulosur fatin e tij nė jetėn tjetėr. Ky nuk ėshtė njė opinion, por fakt i shpallur nga Zoti nė shpalljen e Tij tė fundit drejtuar njeriut:



    "S'ka dyshim se Allahu nuk fal (mėkatin) t'i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i fal kujtdo." (Nisaė, 48 dhe 116).





    UNIVERSALITETI I FESĖ SĖ ZOTIT



    Meqė pasojat e pasimit tė njė feje tė rreme qenkan kaq tė rėnda, feja e vėrtetė e Zotit duhet tė ketė qenė universalisht e kuptueshme dhe e zbatueshme nė tė kaluarėn dhe duhet tė vazhdojė e tillė pėrjetėsisht nė tė gjithė botėn. Me fjalė tė tjera, feja e vėrtetė e Zotit nuk mund tė kufizohet vetėm te njė popull, vend ose periudhė kohore. Nuk ėshtė logjike qė njė fe e tillė tė vendosė kushte qė nuk kanė tė bėjnė aspak me marrėdhėniet e njeriut me Zotin, si p.sh. pagėzimi ose besimi nė njeriun si shpėtimtar ose ndėrmjetės. Brenda parimit qendror tė Islamit dhe pėrkufizimit tė tij (nėnshtrim tė vullnetit tė njeriut ndaj Zotit) gjenden rrėnjėt e universalitetit tė Islamit. Kurdoherė qė njeriu kupton se Zoti ėshtė Njė dhe mė vete nga krijimi i Tij dhe i nėnshtrohet Atij, ai bėhet musliman nė trup dhe shpirt dhe i mundėsohet parajsa.



    Rrjedhimisht, ēdokush, kurdo dhe kudo qoftė mund tė bėhet musliman, pasues i fesė sė Zotit, Islamit, thjesht duke hedhur poshtė adhurimin e krijimit dhe duke u kthyer vetėm te Zoti. Megjithatė, duhet vėnė re se nė mėnyrė qė tė nėnshtrohet ndaj vullnetit tė Zotit njeriu duhet tė zgjedhė pandėrprerė mes sė mirės dhe sė keqes. Nė tė vėrtetė, njeriu ėshtė i pajisur nga Zoti jo vetėm me fuqinė e tė dalluarit tė sė keqes nga e mira, por edhe me fuqinė e zgjedhjes midis tyre. Kėto fuqi tė dhėna nga Zoti mbartin nė vetvete njė pėrgjegjėsi tė madhe, pikėrisht atė qė njeriu do tė pėrgjigjet para Zotit pėr zgjedhjet qė bėn. Nga kjo rrjedh se njeriu duhet tė bėjė tė pamundurėn qė tė ndjekė tė mirėn dhe tė shmangė tė keqen. Kėto koncepte janė shprehur nė shpalljen e fundit si vijon:



    " Vėrtet, ata qė besuan, ata qė ishin jehudi, krishterėt, sabejėt (kishin lėshuar fenė e adhuronin engjėjt), kush besoi prej tyre (sinqerisht) Allahun, dhe botėn tjetėr dhe bėri vepra tė mira, ata e kanė shpėrblimin te Zoti i tyre. Pėr ta nuk ka frikė as nuk kanė pėrse tė pikėllohen." (Bekare, 62).



    Nėse, pėr cilėndo arsye, ata dėshtojnė tė pranojnė mesazhin e fundit pasi u ėshtė shpjeguar qartė, ata do tė jenė nė rrezik tė madh. Pejgamberi i fundit, Muhammedi alejhi selam, ka thėnė:

    "Ēdo i krishterė ose ēifut dėgjon pėr mua, por nuk beson nė atė qė solla unė dhe vdes nė kėtė gjendje, ai do tė jetė mes banorėve tė zjarrit.” (Sahih Muslim).





    NJOHJA E ZOTIT



    Pyetja qė lind kėtu ėshtė: Si mund tė pritet qė tė gjithė njerėzit tė besojnė nė Zotin e vetėm tė vėrtetė kur kemi parasysh prejardhjen e tyre, shoqėritė dhe kulturat qė ndryshojnė nga njėra-tjetra? Qė njerėzit tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr adhurimin e Zotit tė vetėm mjafton tė kenė mundėsi ta njohin Atė. Zbulesa e fundit mėson se tė gjitha qeniet njerėzore e kanė tė skalitur nė shpirtrat e tyre njohjen e Zotit tė vetėm e tė vėrtetė si pjesė e vetė natyrės sė tyre nė tė cilėn janė krijuar.



    Nė kapitullin (suren) e shtatė tė Kur’anit (A’rafė, ajetet 172-173), Zoti ka shpjeguar se kur e krijoi Ademin bėri qė tėrė pasardhėsit e Ademit tė vinin nė ekzistencė dhe Ai mori betimin e tyre duke u thėnė:

    "A nuk jam Zoti juaj?" E ata u pėrgjigjėn: "Po, dėshmuam!"



    Allahu mė pas shpjegon pėrsenė e dėshmimit tė tė gjithė njerėzimit, se Ai ėshtė Krijuesi i tyre dhe i vetmi Zot i vėrtetė qė e meriton adhurimin. Ai tha:

    "Tė mos thoni nė Ditėn e Kijametit: "Ne nga ky (dėshmim) ishim tė panjohur!" (A’rafė, 172).



    D.m.th. se nuk mund tė pretendojmė nė atė ditė se nuk e dinim se Allahu ishte Zoti ynė dhe se askush nuk na e tha qė vetėm Allahun duhet tė kishim adhuruar. Allahu na ka shpjeguar gjithashtu se:

    "Ose tė mos thoni: Prindėrit tanė mė parė ishin idhujtarė, e ne ishim pasardhės tė tyre. A do tė na shkatėrrosh ne pėr atė qė bėnė ata asgjėsues tė sė vėrtetės?" (A’rafė, 173).



    Pra, ēdo fėmijė lind me besim natyror nė Zot dhe me prirje pėr adhurimin vetėm tė Tij. Ky besim dhe prirje e lindur nė gjuhėn arabe quhet "Fitra".



    Pejgamberi Muhammed, paqja qoftė mbi tė, ka transmetuar se Allahu ka thėnė: "I krijova robėrit e Mi nė fenė e drejtė, por shejtanėt i devijojnė ata.”

    Pejgamberi, paqja qoftė mbi tė, gjithashtu ka thėnė: “Ēdo fėmijė lind nė gjendjen e natyrshmėrisė (fitra). Pastaj prindėrit e tij e bėjnė atė tė fesė ēifute, tė krishterė ose zoroastrian.”

    Nėse fėmija do tė lihej i qetė, ai do ta adhuronte Zotin sipas mėnyrės sė vet, por tė gjithė fėmijėt ndikohen nga ambienti qė i rrethon. Pra, ashtu si fėmija i nėnshtrohet ligjeve natyrore, tė cilat Allahu i ka vendosur nė natyrė, po ashtu shpirti i tij i nėnshtrohet nė mėnyrė natyrore faktit se Allahu ėshtė Zoti dhe Krijuesi i tij. Por, nėse prindėrit e tij pėrpiqen ta detyrojnė tė ndjekė njė tjetėr rrugė, fėmija nuk ėshtė i fortė sa duhet nė fazat e para tė jetesės sė tij pėr tė rezistuar ose kundėrshtuar vullnetin e prindėrve tė tij. Nė raste tė tilla, feja qė fėmija pason ėshtė prej traditės dhe prej rritjes dhe Zoti nuk e ngarkon me pėrgjegjėsi ose nuk e ndėshkon pėr kėtė fe deri nė njė fazė tė caktuar tė jetės sė tij.





    SHENJAT E ZOTIT



    Gjatė gjithė jetės sė tij, nga fėmijėria deri nė vdekje, njeriut i shfaqen shenjat e Zotit tė vetėm dhe tė vėrtetė derisa t'i bėhet e qartė se ekziston vetėm njė Zot i vėrtetė (Allah). Zoti thotė nė Kur’an:

    "Ne do t'u bėjmė atyre tė mundshme tė shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre derisa t'u bėhet e qartė se ai (Kurani) ėshtė i vėrtetė." (Fussilet, 53).



    Nė vijim po japim njė shembull tė shenjave tė Zotit pėr t'ia bėrė tė qartė njė njeriu gabimin e adhurimit tė idhullit. Nė rajonin juglindor tė xhunglės amazonike nė Brazil, nė Amerikėn e Jugut, njė fis primitiv ngriti njė kasolle pėr tė vendosur idhullin e tyre kryesor, qė quhej Skuatē, i cili pėrfaqėsonte Zotin suprem tė tė gjithė krijimit. Tė nesėrmen njė djalosh hyri nė kasolle pėr tė nderuar zotin dhe ndėrsa ishte nė sexhde, e cila i ishte mėsuar nga Krijuesi dhe Furnizuesi i tij, njė qen plak i zgjebosur e plot pleshta u pėrvodh nė kasolle. Djaloshi ngriti kokėn pikėrisht nė momentin kur qeni ngriti kėmbėn e tij dhe urinoi mbi idhullin. I tėrbuar djaloshi e pėrzuri qenin nga aty. Kur zemėrimi iu shua, e kuptoi se idhulli nuk mund tė ishte Zot i Universit. Sado e ēuditshme tė duket, urinimi i qenit mbi idhull ishte njė shenjė prej Zotit pėr djaloshin. Kjo shenjė pėrmbante mesazhin hyjnor se ai po adhuronte diēka tė rreme. Si pėrfundim, kėtij njeriu iu dha njė zgjedhje: ose tė kėrkonte Zotin e vėrtetė, ose tė vazhdonte nė gabim.



    Allahu pėrmend nė Kur’an kėrkimin e Pejgamberit Ibrahim pėr Zotin si njė shembull se si ata qė i ndjekin shenjat e Tij do tė udhėzohen drejt:

    "Edhe kėshtu Ibrahimit ia mundėsuam t'i shohė madhėsitė e qiejve e tė tokės pėr t'u bėrė edhe mė i bindur.

    E kur atė e mbuloi nata, ai pa njė yll e tha: "Ky ėshtė Zoti im!" E kur u zhduk ai (perėndoi), tha: "Unė nuk i dua ata qė humben."

    Kur e pa hėnėn tė porsalindur tha: "Ky ėshtė Zoti im!" E kur perėndoi ajo, tha: "Nėse Zoti im nuk mė udhėzon, unė do tė jem prej njerėzve tė humbur!”

    Kur e pa diellin tė lindur tha: "Ky ėshtė Zoti im, ky ėshtė i madh!" E kur ai perėndoi, tha: "O populli im, unė jam i pastėr nga ajo qė ju i shoqėroni!"

    Unė me veten time i drejtohem Atij qė krijoi qiejt dhe tokėn, larg besimeve tė tjera; unė nuk jam prej atyre qė i pėrshkruajnė shok!" (En’amė, 75-79).



    Siē u pėrmend edhe mė herėt, Pejgamberėt janė dėrguar nė ēdo komb dhe fis pėr tė mbėshtetur (fuqizuar) besimin natyror njerėzor nė Zot dhe prirjen e lindur tė tij pėr ta adhuruar si dhe pėr tė riforcuar tė vėrtetėn hyjnore nė shenjat e pėrditshme tė shfaqura nga Zoti. Edhe pse njė pjesė e mirė e mėsimeve tė Pejgamberėve u shtrembėruan, pjesė tė caktuara qė tregojnė mesazhet e frymėzuara nga Zotin kanė mbetur tė paprekura dhe kanė shėrbyer pėr tė udhėhequr njerėzimin nė zgjedhjen mes sė drejtės dhe sė gabuarės. Ndikimi i mesazheve tė frymėzuara nga Zoti nė kohėra mund tė shihet nė "Dhjetė Urdhėresat" e Tevratit tė fesė judaike, tė cilat mė pas u adoptuan nga mėsimet e Krishterimit, gjithashtu edhe ekzistenca e ligjeve kundėr vrasjes, vjedhjes dhe e tradhtisė bashkėshortore nė shumicėn e shoqėrive anembanė botės moderne dhe antike.



    Si pasojė e shenjave tė Zotit pėr njerėzimin, tė kombinuara me Shpalljen e Tij nėpėr kohėra nėpėrmjet Pejgamberėve tė Tij, i tėrė njerėzimi ka pasur shansin tė njohė Zotin e vetėm dhe tė vėrtetė.



    Rrjedhimisht, ēdo shpirt do tė mbajė pėrgjegjėsi pėr besimin e tij nė Zot dhe pranimin e fesė sė vėrtetė tė Zotit, pra Islamin, qė do tė thotė nėnshtrim i plotė ndaj vullnetit tė Allahut.





    PĖRFUNDIM



    Prezantimi i mėparshėm tregoi se emri i Islamit shpreh parimin mė qendror tė Islamit, nėnshtrimin ndaj Zotit, dhe se emri “Islam” nuk u zgjodh nga njeriu, por nga Zoti, sipas Shkrimit tė Shenjtė tė Islamit. Gjithashtu u dėshmua se vetėm Islami predikon njėshmėrinė e Zotit dhe njėshmėrinė e Cilėsive tė Tij dhe urdhėron adhurimin pa ndėrmjetės vetėm tė Zotit. Sė fundmi, pėr shkak tė prirjes hyjnore tė adhurimit tė Zotit tė "instaluar" te njeriu dhe shenjave tė dhėna nga Zoti gjatė kohėve pėr ēdo individ, Islami mund tė bėhet pronė e tė gjithė njerėzve nė ēdo kohė.



    Shkurtimisht, rėndėsia e emrit Islam (nėnshtrim ndaj Zotit), njohja thelbėsore e njėshmėrisė sė Zotit dhe mundėsia e hyrjes nė Islam nė ēdo kohė dhe vend mbėshtesin fuqimisht pohimin e Islamit se qė nga fillimi i ekzistencės njerėzore dhe nė ēfarėdo gjuhe qė ėshtė shprehur, vetėm Islami ka qenė dhe do tė jetė feja e vėrtetė e Zotit.

    Duke pėrfunduar, e lusim Allahun, tė Lartėsuarin, tė na mbajė nė rrugėn e drejtė nė tė cilėn na ka udhėzuar dhe tė na dhurojė bekimin dhe mėshirėn e Tij, sepse Ai nė tė vėrtetė ėshtė mė Mėshiruesi. Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve, dhe paqja dhe bekimi i tij qoftė mbi Muhammedin dhe tė gjithė Pejgamberėt e Zotit dhe pasuesit e tyre tė devotshėm!



    BIOGRAFIA E DR. BILAL FILIPS



    Bilal Filips thotė: “Nuk ka kohė pėr pushim, kur e kuptoni se sa pak kohė ka, dhe se sa shumė punė duhet tė kryhet pėr Islamin”.

    Bilal Filips, i cili dikur ishte i krishterė, tani ėshtė dijetar i njohur islam. Ai kreu studimet Baechelor nė Universitetin Islam tė Medinės, dhe shkallėn e tretė Master nė lėmin e akides e kreu nė Universitetin “Mbreti Seud” nė Rijad. Studimi dhe kuptimi i tij i thellė i Islamit i fitoji atij respektin e muslimanėve tė thjeshtė si dhe tė shumė dijetarėve islamė.

    I lindur nė Xhamajkė mė 1947, ai rrjedh nga njė familje e arsimuar. Tė dy prindėrit e tij janė mėsues dhe njė nga gjyshėrit e tij ishte ministėr nė kishė dhe predikues i Biblės. Bilali vjen nga njė familje e hapur. Ndonėse ai shkonte nė kishė ēdo tė diel me nėnėn e tij, ai kurrė nuk ishte i detyruar tė shkonte. Ai thotė: “Vajtja nė kishė ishte ngjarje shoqėrore, mė tepėr se sa fetare. Ajo qė ligjėrohej mė hynte nė njė vesh dhe mė dilte nga tjetri”.

    Kur ishte 11 vjeē, familja e tij emigroi nė Kanada dhe pėr herė tė parė djaloshi i ndjeshėm filloi tė hetojė se asgjė nuk ishte nė rregull me botėn. Ai thotė se shumica e kanadezėve nė atė kohė ishin kanadezė me prejardhje evropiane dhe evropianėt natyrisht se kishin nė mend superioritetin e tyre. Ata kishin shkelur vendet tjera duke shkatėrruar shoqėritė e popujve tė ndryshėm, kėshtu qė duhej ta arsyetonin shkatėrrimin e civilizimit njerėzor dhe tė ngritin superioritetin e tyre mbi tė tjerėt. Ato ndjenja i gjejmė tė shprehura nė pjesėn dėrmuese tė letėrsisė sė tyre, nė filma, nė televizion e kėshtu me radhė. Rritja nė njė ambient ku njeriu ndryshon nga ēdokush tjetėr dhe pėrpjekja pėr ta racionalizuar atė ishte e vėshtirė pėr njė djalosh tė vogėl. Diskriminimi i vogėl e lėndonte mė tepėr posa u bė tinejxher. Ai thotė, mė vonė prindėrit e mi mė tregonin pėr vėshtirėsitė qė duhej t'i kalonin. Ata duhej tė pėrballonin shumė mė tepėr nė shoqėri se sa unė si fėmijė nė shkollė.

    Kontakti i parė i Bilalit me njė shoqėri muslimane ndodhi kur prindėrit e tij shkuan nė Malajzi, nė detyrėn e mėsuesve dhe kėshilltarėve nė Ministrinė e Arsimit, nėn planin e Kolombos tė Kanadės. Ndonėse, shumė mė i lumtur atje, Bilali pothuajse nuk e vėrente se ishte nė njė shtet islam. Britanikėt kishin qenė nė Malajzi dhe i kishin lėnė gjurmėt prapa, shokėt e tij kishin prejardhje euroaziatike, ose ishin malajzianė muslimanė qė flisnin gjuhėn angleze. Bilali formoi njė grup tė muzikės "rok" dhe filloi t'i bie kitarės nė mėnyrė profesionale. Ai kishte njė motoēikletė dhe ishte mjaft i njohur dhe si pasojė studimet e tij pėsuan.

    Pėrderisa ishte nė Malajzi prindėrit e Bilalit e adoptuan njė djalė indonezian, i cili ishte musliman. Zonja Filips ishte mjaft nė dijeni pėr Islamin, kėshtu qė ia lehtėsoi atij tė agjėronte dhe tė falej. Bilali e kuptoi se ky djalė ishte i ndryshėm, sepse njėherė kur e hapi derėn e dhomės sė vėllai tė tij tė ri, gati shkeli ne kokėn e vėllait derisa ai ishte nė sexhde. Duke mos qenė kureshtar pėr Islamin nė atė kohė, ai nuk u interesua pėr kėtė ēėshtje.

    Prindėrit e Bilalit e ndjenin se kishte shumė pengesa pėr tė nė Malajzi, kėshtu qė ata vendosėn ta kthenin nė Kanada, ku do tė studionte nė Universitetin Sinaj Frazer nė Vancouver. Bilali u gjet mu nė lėvizjet e paqėndrueshme studentore tė viteve gjashtėdhjeta dhe shtatėdhjeta. Kultura e drogės dhe lėvizjet hipi po propagandoheshin nga persona prestigjioz si Allen Ginsber dhe Tintharg Leary. Nė orė tė caktuara ligjėruesit do t'u jepnin studentėve cigare me marihuanė. Ata do tė pinin bashkė dhe pastaj do tė fillonin mėsimin. Nė kėtė kohė qėllimi i Bilalit ishte tė bėhej artist i mjekėsisė dhe nė kėtė mėnyrė tė kombinonte dashurinė e tij pėr artin dhe shkencėn. Si rrjedhim ai kishte filluar studimin e biokimisė dhe po ashtu po merrte njė bursė nga njė universitet i artit. Para se t'i realizonte qėllimet plotėsisht ai e gjeti veten tė zhytur thellė nė politikėn studentore. Fara e mbjellė gjatė fėmijėrisė, ideja se diēka nuk ishte nė rregull me shoqėrinė perėndimore dhe se gjėrat duhej tė ndryshoheshin, tani nxori frytin. Ai filloi tė pėrfshihej nė lėvizjet studentore. Kishte protesta dhe greva, ndonjėherė kishte protesta tė dhunshme ku do tė ndėrhynte policia. Profesorėt shpjegonin socializmin nė mėsimet e tyre. I impresionuar nga kjo, Bilali filloi njė studim tė thellė tė veprave tė Marksit dhe shpejt e konsideroi veten marksist-leninist. Ai thoshte: ”Socializmi po paraqitej si program pėr ta ndryshuar shoqėrinė, ndreqja e padrejtėsive dhe sigurimi se tė gjithė kanė drejta tė barabarta. Ky ndryshim do tė sillej me revolucion”.

    Kėrkimi i tij pėr njė zgjedhje politike e ēoi atė nė Kaliforni. Kėtu ai punoi me lėvizje tė aktivistėve zezak, siē ishte “Black Panthers”. Kėto lėvizje ishin tė pėrbėra kryesisht nga zezakėt. Meqė zezakėt ishin shtresa mė e shtypur nė atė kohė, natyrisht se zėri i tyre ishte mė i larti. Megjithatė, ata kishin njė mbėshtetje tė madhe nga shokėt e bardhė tė kolegjit. Kishte po ashtu njė lėvizje pėr emancipimin e femrės. Mirėpo, Bilalin e kaploi zhgėnjimi shpejt. Shumė nga kėta njerėz ishin tė zhytur thellė nė drogė. Ata mblidhnin para pėr atė qė e quanin komitet i mbrojtjes dhe i pėrdornin shumicėn e parave pėr tė paguar gostitė e tyre, qiranė dhe drogėn. Ata ishin si shushunja, qė jetonin nga donacionet e njerėzve. Gjatė kėsaj kohe ekzistonte gjithashtu njė lėvizje e zezakėve, e njohur si "Kombi i Islamit" ose mė tė njohur si Zezakėt Muslimanė, e themeluar nga Elijah Muhamed, i cili e shpiku njė tė ashtuquajtur Islam, por qė ishte plotėsisht i ndryshėm nga Islami i vėrtetė.

    Ai predikonte se tė gjithė zezakėt janė “zotėra” dhe tė gjithė njerėzit e bardhė janė “dreqėr”.

    Ishte njė zot kryesori, i cili e kishte mėsuar Elijah dhe Elijah ishte profeti i tij. Nė atė kohė ishte e popullarizuar biografia e njė ish-pasuesi tė Elijah, Malkolm X. Malkolm X e kishte braktisur lėvizjen e zezakėve, ndonėse ai kishte qenė zėdhėnėsi kryesor i tyre dhe e kishte gjetur Islamin e vėrtetė. Ai u vra brenda gjashtė muajve tė konvertimit tė tij dhe kishte pak kohė tė pėrdorte shkathtėsitė retorike pėr ta lartėsuar Islamin e vėrtetė. Nė kėtė mėnyrė vetėm pak nga ata qė e lexojnė biografinė e tij e kuptojnė rėndėsinė e udhėtimit tė tij. Bilali, i cili e kishte lexuar biografinė e Malkolm X, e vizitoi njė nga tempujt e muslimanėve zezakė. Edhe pse i impresionuar me organizatėn e tyre dhe faktin se gratė e tyre visheshin nė mėnyrė modeste, ai e vėrejti se ideologjia e tyre ishte e padobishme. Pas vdekjes sė Elijah Muhamed mė 1975, shumė ndryshime fundamentale u sollėn nga biri i tij Imam Warith Deen Muhamed. Kėto ndryshime graduale e transferuan organizatėn nga njė kult nacional nė njė lėvizje islame, tė afėrt me Islamin burimor. Pasi qė Bilali kuptoi se kėto lėvizje qė po qarkullonin nė Shtetet e Bashkuara nuk ishin relevante me qėllimet, tė cilat i kishte nė mendje, ai u kthye nė Kanada.

    Tani ai e kishte lėnė fakultetin, pasi i kishte pėrfunduar vetėm dy vite dhe kishte bėrė lidhje me njė grup tė orientuar me ideologji socialiste nė Toronto.

    Nė fillim tė viteve shtatėdhjeta kishte njė fluks tė zezakėve nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Perėndimi nė Kanada. Bilali dhe grupi i tij po pėrpiqeshin t'i arsimonin zezakėt pėr pozitėn e tyre nė shoqėri dhe t'i motivonin ata pėr tė bėrė pėrpjekje pėr t'i ndryshuar ligjet mbi diskriminimin. Bilali po mbante leksione pėr historinė e Afrikės dhe lėvizjen shoqėrore nė qendėr tė komunitetit tė organizuar nga grupi. Ai pėrdorte shkathtėsitė e tij muzikore pėr tė mbledhur donacione nga qendra. Edhe arti i ndihmonte nė realizimin e qėllimeve; ai vizatonte karikatura politike pėr gazetat e lėvizjes dhe posterė pėr protestat. Nė pajtim me dėshirėn pėr tė ndihmuar shoqėrinė, ai filloi punėn si kėshilltar pėr fėmijėt delikuent.



    Nė tė njėjtėn kohė, idealisti i ri po thellohej tepėr nė komunizėm. Teoria mbizotėruese politike nė atė kohė ishte se nė njė shtet tė industrializuar si Amerika Veriore, revolucioni do tė duhej tė merrte forma tė ndryshme nga ai i Kinės ose Rusisė. Nė kėto shtete hovi kishte ardhur nga fshatarėsia dhe kryesisht pėrbėhej nga fshatarėt. Mirėpo, nė Amerikėn Veriore lufta do tė duhej tė vinte nga brenda qytetit dhe tė merrte formėn e luftės guerile urbane. Pėr tė qenė e suksesshme si luftė guerile urbane, njerėzit duhet tė zhvillonin celula brenda qytetit dhe tė ishin tė lėvizshėm. Nė kėtė lloj tė luftės vetura ishte instrument esencial dhe njohja e plotė e mėnyrės si punon ishte detyrim. Pėr ta arritur kėtė, Bilali shkoi nė njė kolegj teknik pėr tė mėsuar mekanikėn e veturės.

    Prindėrit e Bilalit ishin kundėr drejtimit politik qė kishte marrė birri i tyre, ai dhe babai i tij bėnin diskutime tė nxehta lidhur me politikėn, pėrderisa nėna e tij rrinte e qetė. Bilali, i cili kishte qenė duke jetuar me prindėrit pėrkohėsisht, u shpėrngul dhe filloi tė jetojė nė njė komunė bashkė me tė rinj mendjelehtė. Pas njė kohe ai filloi tė vėrejė dallime nė mes tė vetes dhe njerėzve me tė cilėt po punonte, dhe kėto dallime ishin kryesisht nė ēėshtjen e moralit. Ata dėshironin tė ndėrtonin njė shoqėri tė re, por nuk dėshironin ta ndryshonin veten. Pyetje tė caktuara lidhur me socializmin po e brengosnin atė, sidomos dyshonte nė aftėsinė e tij pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė re.

    “Dukej se nuk kishte themel tė moralit pėr komunizmin dhe socializmin”, thotė Bilali.

    “Nėse masat e njerėzve e konsiderojnė alkoolizmin, homoseksualizmin, abuzimin e fėmijėve tė jetė moral, atėherė ēdo gjė pėr ata ėshtė nė rregull. Nė New York tani ėshtė legjitime tė mbahet marihuana, edhe pse shitja e saj ėshtė e ndaluar. Nė Angli tani homoseksualėt mund tė martohen, kjo mė preokuponte mua”.

    Nė atė ēast, Bilali mendonte tė shkonte nė Kinė pėr tė mėsuar luftėn guerile. Mirėpo, ai mėsoi se njė nga zonjat e komitetit qendror tė grupit, tė cilit ai i pėrkiste, e cila kishte qenė komuniste e pėrbetuar, e kishte pranuar Islamin. Pasi kishte qenė njė admirues i bindjeve tė saj marksiste-leniniste, ai vendosi tė studiojė disa libra pėr Islamin, pėr tė parė se ēfarė e kishte bėrė atė tė marrė njė vendim tė tillė. Librin e parė, tė cilin e lexoi ishte ai i Muhamed Kutubit, “Islami, Feja e Keqkuptuar”. Muhamed Kutub ishte vėllai i Seid Kutubit. Diktatori i atėhershėm i Egjipit, Xhemal Abdu Naser e kishte varur Seid Kutubin pėr shkak tė besimit tė tij islam. Shumė nga njerėzit besimtarė tė pėrndjekur nga ky regjim u arratisėn nė Arabinė Saudite dhe u vendosėn nė Mekė dhe nė Medinė.

    “Nė tė vėrtetė”, - thotė Bilalli, - “shumė nga dijetarėt islamė nė Universitetin e Mekės dhe tė Medinės vijnė nga ajo epokė. Muhamed Kutub tani ligjėron nė Universitetin Ummul Kura nė Mekė.” Libri i Muhamed Kutub ishte njė krahasim i Islamit, komunizmit, kapitalizmit nga njė pikėpamje shoqėrore, ekonomike dhe morale.

    Pėr njė person qė i interesojnė vetėm anėt shpirtėrore ndoshta do tė ishte pak i thatė, por meqenėse Bilali kishte orientime politike ishte i qėlluar pėr tė.

    Ai u bind se Islami ishte rruga mė e mirė pėr tė bėrė revolucion ekonomik edhe shoqėror nė shoqėrinė perėndimore. Posa e lexoi tė gjithė literaturėn qė e kishte nė dispozicion pėr Islamin nė gjuhėn angleze, njė ēėshtje tjetėr filloi t'i lė pėrshtypje se revolucioni nuk fillon me heqjen e njė rregulli ekonomik-shoqėror, por me ndryshimin e vet individit. Bilali kishte vendosur se nėse do tė bėhej musliman ai do tė vepronte kėshtu plotėsisht, nuk do tė luhatej.

    “Jeta ime nė kėtė kohė ishte tashmė mjaft e kontrolluar dhe disiplina e Islamit nuk paraqiste problem tė madh. Megjithatė, ėshtė fakt qė para se dikush tė konvertohet, shejtani bėnė pėrpjekje tė mėdha pėr t'ia ndryshuar bindjen. Nė kėtė kohė unė pija duhan dhe raki vetėm nė raste tė radha; megjithatė, njė zė brenda meje mė thoshte "a jeni gati t'i leni tė gjitha kėto kėnaqėsi, domethėnė kurrė tė mos i prekni ato pėrsėri?" Kjo vėri dyshim nė mendjen time dhe mė bėri tė hezitoj pėr tė deklaruar konvertimin tim”.

    Nga pikėpamja politike Bilali ishte i bindur, mirėpo nga pikėpamja shpirtėrore e kishte vėshtirė tė pranonte idenė e ekzistimit tė Zotit, xhinėve dhe engjėjve.

    Ai thotė: “Nė zemrėn time akoma ekzistonte njė ide e mjegulluar e Zotit, edhe pse ajo ishte shtypur nga filozofia komuniste, e cila kėrkon refuzim tė plotė tė ekzistencės sė Zotit. Eksperienca ime shkencore gjithashtu tentonte qė vėrtet tė mė ndalonte nga pranimi i Zotit”. Atėherė, Bilali e pėrjetoi njė eksperiencė shpirtėrore. "Unė isha i shtrirė nė dhomėn time, derisa shokėt e mi lexonin nė tavolinėn pranė. Unė isha gjysmė i zgjuar, edhe gjysmė i fjetur, pastaj fillova tė ėndėrroj. Ėndėrrova se po e ngisja biēikletėn nė njė punėtori. Sa mė shumė qė hyja mė thellė, aq mė errėt bėhej. Fillova tė brengosem. E ndjeja se kisha shkuar aq larg sa mundesha. Kur u ktheva prapa nuk e shihja daljen. Isha nė errėsirė tė plotė. Nė atė kohė frika e vėrtet mė kaploi, njė ndjenjė frike qė kurrė se kisha pėrjetuar. Kur mendoj pėr kėtė moment e kuptoj se ajo ishte frika nga vdekja. Frika ishte se nėse nuk do tė dilja nga kėtu, unė kurrė nuk do tė dilja. Do tė ishte fundi. Fillova tė bėrtas ndihmė! Mė ndihmoni! Provova tė bėrtisja me krejt mushkėritė, por fjalėt nuk dilnin, ato vetėm gurgullonin nė fytin tim. Mendja ime po buēiste, kishte njerėz nė dhomė mirėpo, ata nuk dėgjonin. Unė vazhdova pėrpjekjen pėr njė kohė derisa e kuptova se nuk kishte shpresė. Askush nuk mund tė mė ndihmonte. Nė atė moment unė hoqa dorė dhe ia dorėzova veten vdekjes. Kur unė veprova kėshtu, menjėherė mė doli gjumi."

    Kjo ėndėrr la njė pėrshtypje tė thellė nė mendjen e Bilalit.

    "Askush nuk do tė mund tė mė nxirrte nga kjo situatė, pėrveē Zotit, i cili mė nxori nga ky dėshpėrim i plotė dhe mė ktheu nė jetė."

    Mė vonė ai gjeti aprovim pėr besimin e tij kur e lexoi ajetin e Kur'anit: “Allahu i merr shpirtrat kur ėshtė momenti i vdekjes sė tyre (i vdekjes sė trupave tė tyre), e edhe atė qė ėshtė nė gjumė e nuk ka vdekur, e atij qė i ėshtė caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atė tjetrin (qė nuk i ėshtė caktuar vdekja, por ėshtė nė gjumė), e lėshon (tė kthehet) deri nė afatin e caktuar. Vėrtet, nė kėto ka argumente pėr njė popull qė mendon”. (Zumer, 42).

    Ėndrra la pėrshtypje tė fort nė Bilalin se Zoti ishte i vėrtetė dhe si rezultat ai e pranoi Islamin nė shkurt tė vitit 1972. Ai u largua nga muzika e arti dhe filloi tė studiojė Islamin tėrė kohėn. Ai filloi tė mėsoi gjuhėn arabe dhe shpejt mėsoi tė lexojė Kur'an. Ai tani po mėsonte gjuhė arabe dhe fikh te njė hoxhė egjiptian. Bilali kishte mėsuar shumė informata pėr Islamin nga burime tė ndryshme, sa qė ishte pak i hutuar, dhe me qėllim qė tė zgjidhte konfliktin e informatave ai vendosi tė shkonte nė Lindje, nė burim aktual tė Islamit dhe tė mėsonte gjuhėn arabe nė mėnyrė tė rrjedhshme bashkė me lėndėt tjera. Kėshtu ai aplikoi pėr njė bursė nė Universitetin e Medinės. Ai u pranua dhe u nis pėr nė Arabi Saudite. Kushtet e jetesės nė Universitetin e Medinės ishin pak tė vėshtira nė atė kohė. Studentėt jetonin nė baraka tė braktisura tė ushtrisė, ku nuk kishte ujė tė nxehtė gjatė dimrit tė ftoftė dhe nuk kishte klimė gjatė verės pėrvėluese. Bilali u kafshua dy herė nga akrepat. Ai iu mbėshtet Zotit dhe vazhdoi studimet.

    Nga pikėpamja e mėsimit tė tė gjitha aspekteve tė Islamit, Bilali e kishte zgjedhur vendin e saktė. Nė Perėndim metoda e shkollimit thekson tė kuptuarit, punėn kėrkimore dhe interpretimin, ndėrkaq nė Lindje theksohet memorizimi dhe citimi fjalė pėr fjalė.

    Bilali studioi nė Medinė pėr gjashtė vite. Dy vitet e para kaluan duke mėsuar gjuhė arabe. Ai po ashtu u mbante ligjėrata studentėve arabė nė gjuhė angleze dhe karate. Nė vitin e fundit e pa njė shpallje pėr vende tė lira pune pėr mėsues nga shkolla ndėrkombėtare Minarat-ul-Riyadh dhe i njoftoi prindėrit e vet, tė cilėt sa ishin kthyer nė Kanada, pasi kishin punuar si mėsues nė Jemenin Jugor. Ata aplikuan dhe u pranuan menjėherė. Pasi pėrfundoi shkallėn Baechelor, Bilali aplikoi nė Universitetin e Rijadit “Mbreti Seud” pėr shkallėn master, ku edhe u pranua. Meqenėse shumica e orėve ishin nė mbrėmje, ai filloi tė jap mėsim nė lėndėn e edukatės islame nė shkollėn ndėrkombėtare Minarat-ul-Riyadh, nė seksionin e anglishtes. Atij i kishin sugjeruar tė pėrkthente kurrikulėn e seksionit tė gjuhės arabe, mirėpo pėrkthimi i saj nuk ishte i pėrshtatshėm, sepse ajo bazohej kryesisht nė mėsim pėrmendėsh. Shumica e studentėve tė Bilalit ishin me prejardhje evropiane ose vinin nga SHBA-tė. Me kėta studentė duhej tė pėrdorej njė metodė tjetėr, sepse ata nuk ishin mėsuar me ato metoda. Bilali pėrpiqej t'u siguronte materiale tė bazuara nė arsyetim dhe kėrkim, me qėllim qė t'i inkurajonte studentėt ta kuptonin Islamin. Duke pasur kėtė qėllim nė mendje, nė vitet vijuese, ai shkroi pesė tekste shkollore pėr Islamin. Kjo ishte pėrpjekja e parė pėr tė bėrė njė kurrikulė pėr mėsimin e Islamit nė gjuhėn angleze. Nevoja pėr kėtė ishte urgjente, pėr shkak tė numrit tė madh tė fėmijėve muslimanė tė ēatdhesuar nė Britani tė Madhe, tė cilėt mund tė arriheshin vetėm pėrmes medieve. Edhe pse plani themelor pėrbehej nga lėndėt si Kur'an, Fikh, Hadith, Tefsir dhe Tevhid, nganjėherė Bilali harxhonte njė pjesė tė madhe tė orės duke diskutuar ēėshtje, tė cilat janė tė njė rėndėsie tė madhe pėr gjeneratėn e re islame. Bilali nė kėtė mėnyrė pėrdorte ajete relevante nga Kur'ani, hadithe, statistika dhe logjikėn pėr tė sqaruar qėndrimin islam. "Rreth 15 deri 20 pėrqind tė tė diplomuarve i pėrkushtoheshin Islamit seriozisht. Ata kthehen nė Pakistan, Angli ose nė Shtetet e Bashkuara dhe bėjnė punė tė madhe pėr Islamin." Disa nga djemtė qė ai i ka mėsuar ishin ateistė tė deklaruar, edhe pse kishin lindur nė familje muslimane. Ėshtė kėnaqėsi pėr Bilalin kur kėta djem mė vonė pėrmes mėsimeve, bėhen muslimanė aktiv. Ai thotė se kokėdhembjet dhe vėshtirėsitė e mėsimit tė tyre bėhen tė vogla. Bilali i pėrktheu tri libra pėr sektin e devijuar tė quajtur "shia", sepse ai ndien se nuk ka libra tė mjaftueshme pėr kėtė sekt nga kėndvėshtrim sunit. Ai ka qenė bashkautor i njė libri tė quajtur “Poligamia nė Islam”, sepse ai thotė: "Kjo ėshtė njė anė tė cilėn jomuslimanėt shpesh u pėlqen ta kritikojnė. Po ashtu shumė muslimanė tė moderuar, pėr shkak tė ndikimit nga kolonializmi e mohojnė kėtė aspekt tė Islamit. Vėrtet, nė disa vende islame poligamia ndalohet me ligj."

    Ai po ashtu ka shkruar njė komentim tė Sures Huxhratė (nr.49). Ka shkruar edhe njė numėr tė librave me tema tė larmishme. Bilali ndien se ka shumė punė pėr t'u bėrė pėr Islamin, sidomos nė Perėndim. Stinėn e verės ai e kalon duke dhėnė mėsime nė gjuhė arabe nė SHBA dhe nė Kanada. Ai po ashtu ka udhėtuar shumė nė Amerikėn Qendrore dhe Jugore si dhe nė West Indies pėr t'ua mėsuar Islamin komuniteteve muslimane tė shpėrndara nė atė rajon.

    Bilali ndien se muslimanėt mund ta ruajnė veten dhe fenė e tyre nė Perėndim duke themeluar shkollat e tyre islame dhe komunitetet e tyre muslimane.

    Emigrimi nga njė vend jomusliman nė vend tė muslimanėve, ai e konsideron obligim pėr muslimanėt tė cilėt nuk mund tė jetojnė si muslimanė dhe pėr ta pėrforcuar kėtė ai e citon ajetin e Kur'anit: “Ata tė cilėt vdiqėn nė gjendje tė shtypjes, engjėjt do t'i pyesin, mirė a nuk mund tė emigronit, toka e Allahut ishte e gjerė? Dhe kėta njerėz do tė shkojnė nė Xhehenem”.

    "Prioriteti i ēdo muslimani, thotė Bilal Filips, duhet tė jetė jo ku mund tė gjej punė, por ku mund ta praktikojė Islamin dhe tė gjej punė." Qėllimi i Bilalit ėshtė tė ndryshojė shoqėrinė pėr mė mirė, por revolucioni duhet tė vijė me pėrhapjen dhe praktikimin e Islamit nga secili individ, dhe kėsaj ai ia ka pėrkushtuar jetėn.





    Pėrktheu nga anglishtja: Arjan Koēi

    Redaktor gjuhėsor: Arjan Koēi

    Redaktor fetar: Bahri Curri

    Titulli nė origjinal: “The true religjion of God”

    Autor: Abu Ameenah Bilal Philips

    Boton: Sh.B. Fjala e Bukur

    Fondacioni Humanitar Fondakos




    www.edukataislame.com

    2005/2007

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2006
    Postime
    180
    feja islame ashte feja ma e mir ma e paster prej te gjitha fejev tjera edhe jam krenar qe jam musliman

  3. #3
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga bekim prushi
    feja islame ashte feja ma e mir ma e paster prej te gjitha fejev tjera edhe jam krenar qe jam musliman
    Allahu te bekofte me gjith te mirat more vlla

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2006
    Postime
    180
    Flm Gostivari_usa

Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  3. Pėr dėshmitarėt e Jehovait
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. A ėshtė e vėrtetė pėrplasja e qytetėrimeve?
    Nga [xeni] nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 16:00
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •