Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Me kerkese te Farukut

    E hape kete teme , sic e kam thene edhe ne tillutin e temes me kerkese te Farukut .
    Nuk jam kunder hadhitheve qe te nxjerim mesim nga ato , per cdo hadhith ta kthejme ne ligj , mendoj se eshte gabim .
    Nese nuk gaboj Faruku eshte i mendimit se cdo musliman qe nuk respekon hadithet eshte "kafir" - "jobesimtar".
    Per mendimin tim cdo musliman qe nuk pranon Allahun dhe a.s. muhamedin si te derguar te Tij eshte "kafir"- jobesimtar.

    Andaj lus ata qe dine me shum rreth haditheve te japin mendimet e tyre dhe mendimet e dijetareve per ceshtjet ne vijim :
    1. Pse duhet ose nuk duhet te besohen hadithet
    2. A ka logjik qe cdo hadith ta bejme ligj
    3. A ekziston nje garancion 100% se fjalet e thena ne hadith jane origjinale te profetit , pa devijime dhe pa ndryshime ?!!!


    Perseri e perseris nuk hoxhe , nuk jam dijetar i fese Islame dhe nuk diskutohet kam nevoje per njohuri .
    Andaj pres pergjigjet tuaja me padurim

    Me respekt te vecant vellau i juaj i fese Gostivari_usa

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    179
    Esselamu Alejkum vllezer, un mendoj qe nese nuk respekton hadithet nuk mund ti thuhet nje njeriu jobesimtar. Si pershembull : Muhammedi a.s urdheron ti leshojm mjekrrat dhe te shkurtojm mustaqet, nisur nga ky hadith sot kemi hoxhallar qe nuk kan mjekrra dhe duke mar parasysh se leshimi i mjekrres eshte Waxhib.
    Dhe gjithashtu kemi njerz qe nuk falin namaz , gje qe eshte urdher i drejperdrejt i Zotit ne Kur'an, edhe ketyre nuk mund ti themi qe jan pabesimtar, sepse ndoshta ky agjeron Ramazanin e shqipton Shehadetin (Deshmin qe nuk ka Zot tjeter perpos All-llahut, dhe se Muhammedi a.s eshte rob dhe i derguar i tij)
    Zoti e cek ne Kur'an, ata qe nuk e falin namazin per ta peson denim i dhembshem (Zjarri), Zoti na ruajt prej Zjjarrit

    Per fund po ju perkujtoj diqka :
    Muhammedi a.s ne fjalimin e tij te fundit ka porositur : Po ju le dy gjera amanet ( Kur'anin dhe hadithin) nese ju permbaheni ketyre dy gjerave, nuk do te humbni asnjeher. Dhe Muslimanet perderisa ju permbajten ketyre dy gjerave e kan pasur tere boten ne dor, dhe kur filluan te mos i permbahen..... shikoni se qfar ndodh ne IRAK :S.

  3. #3
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Metoda e "ehli suneh uel xhemaah" nė referim dhe argumentim

    "Ehli suneh uel xhemaah", pėr tė argumentuar rreth ēėshtjeve tė fesė bazohen nė librin e Allahut, Sunetin e tė Dėrguarit tė Allahut dhe ixhmain (pajtimin) e selefėve (tė parėve) tė mirė. Kurse, pėrsa i pėrket "kijasit" (analogjisė), dijetarėt nuk janė pajtuar nė lidhje me konsiderimin e tij argument, megjithėse shumica e tyre e konsideron burim prej burimeve tė argumentimit, nėse i pėrmbush kushtet.

    Allahu i Lartėsuar ka thėnė:

    "O ju qė besuat, bindjuni Allahut, respektoni tė Dėrguarin dhe pėrgjegjėsit nga ju. Nėse nuk pajtoheni pėr njė c'ėshtje, parashtrojeni atė tek Allahu dhe i Dėrguari i Tij, po qe se i besoni Allahut dhe ditės sė fundit. Kjo ėshtė mė e dobishmja dhe pėrfundimi mė i mirė. En Nisa: 59.

    "Nė ēdo gjė pėr tė cilėn jeni nė mosmarrėveshje, gjykimi ėshtė tek Allahu." Esh Shura: 10.

    "ēdo gjė qė t'jua japė i Dėrguari merreni, dhe ēdo gjė qė ai jua ndalon juve hiqni dorė prej saj." El Hasher: 7.

    "Atė qė i kundėrvihet tė Dėrguarit, pasi i ėshtė bėrė e qartė e vėrteta, dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne e lemė nė atė qė ka zgjedhur (nė dynja) dhe e fusim nė xhehenem. Pėrfundim i keq ėshtė ai." En Nisa: 115.

    Tė bazuarit nė tri burimet e pagabueshme tė cilat janė Kur'ani, Suneti dhe ixhmai, ėshtė themeli i fesė islame. Metoda e "ehli sunetit" nė pėrfitimin e pėrfundimeve nga Kur'ani dhe Suneti bazohet nė tri parime.

    1- Madhėrimi i teksteve fetare dhe nėnshtrimi ndaj tyre.
    2- Mbėshtetja nė hadithet e sakta.
    3- Perceptimi i drejtė i teksteve.

    Qėllimi jonė me burimet e Akides janė rrugėt prej tė cilave pėrftohen realitetet e Akides islame. Ato janė rrugėt qė pėrdorėn selefėt e kėtij umeti pėr pohimin e ēėshtjes sė Akides. Pėrsa i pėrket qenies sė librit tė Allahut dhe Sunetit tė saktė tė tė Dėrguarit tė Allahut ļ², burimet (argumentet) e Akides islame janė tė shumta nga libri i Allahut. Do tė pėrmendim vetėm disa prej tyre.

    Do tė flas nė mėnyrė tė pėrmbledhur pėr kėto tri parime sepse ato e sqarojnė metodėn e "ehli sunetit" nė referim dhe argumentim.
    Parimi i parė. Madhėrimi i argumenteve fetare dhe nėnshtrimi ndaj tyre
    Themeli i fesė islame tė cilin Allahu e ka zgjedhur dhe e ka pėlqyer pėr robėrit e tij besimtarė ėshtė dorėzimi dhe nėshtrimi ndaj Allahut.

    Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "Kthehuni tek Zoti juaj dhe dorėzojuni Atij." Ez Zumer: 54.

    Realiteti i dorėzimit ėshtė madhėrimi i urdhėrit tė Allahut tė Lartėsuar dhe ndalimit tė Tij, nėnshtrimi ndaj tyre dhe qėndrimi nė kufijtė e asaj qė Allahu e ka zbritur mbi Muhamedin.

    Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "Pra kėshtu: kush madhėron atė qė Allahu e bėri tė shenjtė, ajo ėshtė mė e dobishme pėr tė tek Zoti i vet. Juve u janė lejuar kafshėt, pėrvec atyre qė u lexohen (nė Kur'an), pra largohuni nga ndytėsitė e idhujve dhe fjalės shpifėse." El Haxh: 30.

    "Kjo ėshtė kėshtu! E kush madhėron dispozitat e Allahut, ajo ėshtė shenjė devotshmėrie." El haxh: 32.

    Detyra jonė ndaj fjalės sė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij ėshtė t'i madhėrojmė, t'i pranojmė plotėsisht, t'u nėnshtrohemi atyre dhe t'i respektojmė, sepse vetėm kjo ėshtė rruga e shpėtimit dhe e ngadhėnjimit, siē ka thėnė Allahu: ". Kur thirrėn besimtarėt pėr gjykim ndėrmjet tyre te All-llahu dhe te i dėrguari i Tij, e vetmja fjalė e tyre ėshtė tė thonė: "Dėgjuam dhe respektuam!" Tė tillėt janė ata tė shpėtuarit. . Kush respekton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ia ka frikėn All-llahut dhe i pėrmbahet udhėzimit tė Tij, tė tillėt janė ata qė do tė arrijnė atė qė dėshirojnė. Nur 51-52.

    Allahu e ka ndaluar t'i japim pėrparėsi dikujt apo diēkaje tjetėr, para Allahut, tė Dėrguarit tė Tij dhe fjalės sė tyre.

    Ai ka thėnė: "O besimtarė, mos bėni asgjė para (se tė orientoheni nė udhėzimet e) Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij, keni kujdes All-llahun, se me tė vėrtetė All-llahu i dėgjon tė gjitha dhe i di tė gjitha El Huxhurat: 1.

    Kur na vjen njė urdhėr prej urdhėrave tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė tij, atėherė nuk ka mė hapėsirė pė tė zgjedhur apo pėr tė hezituar. Allahu ka thėnė: "Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės. Ahzab: 36.

    Allahu ia ka mohuar besimin krejtėsisht atij qė shmanget nga gjykimi i tė Dėrguarit tė Allahut, apo ndjen nė zemrėn e tij pakėnaqėsi ndaj tij. Allahu ka thėnė: " Pėr Zotin tėnd jo, ata nuk janė besimtarė (tė asaj qė tė zbriti ty as tė asaj para teje) derisa tė mos zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tėnd) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden sinqerisht.En Nisa: 65.

    Allahu i ka paralajmėruar pėr sprovim dhe ndėshkim ata qė i kundėrshtojnė urdhėrat e tė Dėrguatit tė Tij. Ai ka thėnė: " Kush i kundėrvihet tė dėrguarit, pasi qė i ėshtė bėrė e qartė e vėrteta dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne e lėmė nė atė qė ka zgjedhur (nė dynja) e fusim nė Xhehennem. Pėrfundim i keq ėshtė ai.(En Nisa 115.)


    Gjithashtu ka thėnė: "Thirrjen e tė dėrguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njėri-tjetrit. All-llahu i di ata qė tėrhiqen prej jush tinėzisht, prandaj, le tė ruhen ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė tė dėrguarit) se ata do t'i zė ndonjė telashe, ose do t'i godasė dėnimi i idhėt. En Nur: 63.

    Shkaku i shmangies nga respektimi i tė Dėrguarit tė Allahut ėshtė ndjekja e epshit dhe dėshirave tė nefsit.
    Pėr kėtė dėshmon fjala e Allahut nė Kur'an: "E nėse ata nuk tė pėrgjigjen ty, atėherė dije se ata ndjekin vetėm dėshirat e veta, e kush ėshtė mė humbur se ai qė duke pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se All-llahu nuk udhėzon popullin zullumqar. El Kasas: 50.

    Allahu i Lartėsuar i ka dėnuar e qotuar ata qė nuk e madhėrojnė dhe nuk i zbatojnė urdhėrat e Tij, dhe tė cilėt nuk u pėrmbahen ndalesave: " ē'ėshtė me ju qė All-llahut nuk i shprehni madhėrinė qė e meriton? Nuh: 13


    Metoda e tė parėve tė mirė, nė madhėrimin e teksteve tė sheriatit

    Tė parėt e ymetit tonė kanė dhėnė shembujt mė tė shkėlqyer nė zbatimin dhe madhėrimin e urdhėrit tė Muhamedit dhe nė mostejkalimin e caqeve tė caktuar prej tij, pa e tepruar dhe pa i mangėsuar ato.
    Dėshmitė qė tregojnė pėr kėtė shfaqen nė disa gjėra, prej tė cilave veēojmė kėto qė vijojnė:

    E para: Madhėrimi i fjalės sė Profetit.

    Rrėfen ebi Katade i cili thotė: Ishim te Imran ibn Husejn, ndėrkohė qė mes nesh ishte i pranishėm edhe Bushejr ibni Ka'b. Atė ditė Imrani na tregoi se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: 'Turpi ėshtė i gjithi i mirė', ose ka thėnė: 'turpi i gjithw ėshtė i mirė'. "Ne gjejmė tė shėnuar nė disa libra urtėsie, se ka njė lloj turpi qė ėshtė i lavdėruar, qetėsi, dhe i tillė qė pėrmban madhėrim ndaj Allahut tė Madhėruar, por ka edhe njė lloj turpi qė ėshtė dobėsi" -, i tha Bushejri. Atėherė Imrani u nevrikos aq sa iu skuqėn sytė dhe i tha: "Mos tė ndodhė mė qė tė tė flas pėr atė qė e ka thėnė Profeti, dhe ti ta kundėrshtosh". Transmetuesi rrėfen se Imrani e pėrsėriti hadithin, por Bushejri tha pėrsėri tė njejtėn gjė. Atėherė Imrani u nevrikos mė shumė, aq sa ne menduam se po dyshonte pėr tė, prandaj vazhduam t'i thonim: "Ky ėshtė prej nesh o ebu Nuxhejd, ėshtė njeri qė nuk ka asgjė tė keqe (d.m.th. nuk ėshtė munafik)". Transmeton Muslimi.

    Muslimi transmeton se Abdullah ibn Umer ka dėgjuar Profetin duke thėnė: "Mos i pengoni gratė tuaja qė tė shkojnė nė xhami, nė qoftė se ato ju kėrkojnė leje." Kur e dėgjoi kėtė fjalė, Bilal ibn Abdil-lahi tha: "Uallahi do t'i ndalojmė!" Atėherė Abdullah ibn Umer u kthye drejt tij, e qortoi dhe e shau aq keq, sa nuk e kam dėgjuar tė shante ndonjėherė ashtu. Pastaj i tha: "Tė lajmėroj nga i dėrguari i Allahut dhe thua uallahi do t'i ndalojmė!?"
    Njė herė Abdullah ibn Abbasi tha: "Profeti e ka bėrė haxhin 'temetuė'= (metodė kryerje haxhi). Atėherė Urvetu ibn Zubejr tha: "Ebu Bekri dhe Umeri e kanė ndaluar tė kryhet haxhi nė kėtė mėnyrė." "ēfarė tha Urve?", - i pyeti tė pranishmit ibn Abasi. "Thotė se ebu Bekri dhe Umeri e kanė ndaluar tė kryhet haxhi nė mėnyrėn 'temetuė'.", - iu pėrgjigjėn. Ibn Abasi tha: "Siē vėrej po shkatėrrohen. Unė them se ka thėnė i Dėrguari i Allahut, kurse ai mė thotė se ebu Bekri dhe Umeri e kanė ndaluar." Transmeton imam Ahmedi nė Musnedin e tij dhe Ahmed Shakir e ka vlerėsuar tė saktė.

    Transmetohet se Abdullah ibni Mugaffel pa njėrin prej shokėve tė tij duke gjuajtur gurė me gishtėrinj dhe i tha: "Mos gjuaj, sepse i dėrguari i Allahut e ndalonte tė hedhėsh gurė, ngaqė kėshtu as nuk gjuhėt gjahu dhe as nuk plagoset e vritet armiku, por kjo lloj gjuajtjeje thyen dhėmbin dhe nxjerr syrin." Pas njė farė kohe e pa pėrsėri duke gjuajtur dhe i tha: "Tė kam lajmėruar qė i Dėrguari i Allahut e ka ndaluar tė gjuash me gurė, dhe pėrsėri tė vėrej tė gjuash. Nuk tė flas pėr kaq edhe aq kohė!" Transmeton Muslimi.
    Nė prani tė Harun Rreshidit, ebu Muavijetu ed Darir ka pėrcjellė hadithin e ebi Hurejres rreth dialogut mes Ademit dhe Musės. Njėri prej tė pranishmėve tha: "Si mund tė ndodhte kjo gjė, ndėrkohė qė ndėrmjet Ademit dhe Musės ka pasur njė periudhė tė gjatė kohore?" Atėherė Haruni hofi i nevrikosur duke thėnė: "Tė flet pėr atė qė e ka dėgjuar nga i Dėrguari i Allahut, kurse ti e kundėrshton duke thė si!?" Vazhdoi t'ia thoshte kėto fjalė derisa kundėrshtari heshti.

    Njė Burrė i tha imam Zuhriut: "O eba Bekėr, ēfarė thua pėr fjalėn e Profetit 'nuk ėshtė prej nesh ai qė godet faqet', 'nuk ėshtė prej nesh ai qė nuk respekton tė madhin tonė', e tė tjera hadithe si kėto?" Imam Zuhriu e uli kokėn pėr njė farė kohe, pastaj e ngriti dhe tha: "Prej Allahut na ka ardhur dija, detyra e tė Dėrguarit ka qenė pėrcjellja e saj, kurse detyra jonė ėshtė t'i dorėzohemi." Kėtė thėnie e ka pėrmendur Buhariu nė sahihun e tij, pa pyetjen nė fillimin e saj, ndėrsa sė bashku me pyetjen e ka transmetuar el Halalu nė "Es Suneh".

    Ebu Saib thotė: "Ndėrkohė qė ishim te Veki ibnil Xherrah, ai i tha njė burri tė pranishėm, prej atyre qė merren me analogjitė dhe mendimet e njerėzve (err'j): 'I Dėrguari i Allahut i ka bėrė shenjė kurbanit nė njėrėn prej dy anėve tė gungės, duke ia prerė ose ēarė lėkurėn me gėrshėrė nė mėnyrė qė tė dilte gjak dhe tė njihej qė ishte pėr kurban, kurse ebu Hanifja thotė se ai ėshtė gjymtim (d.m.th. shenja qė i bėhet kurbanit pėr t'u njohur). Atėherė burri i tha: 'Ėshtė transmetuar nga Ibrahin en Nahai se shenjimi i kurbanit ėshtė gjymtim .'(1) Transmetuesi thotė se Vekiu u nevrikos shumė nga fjalėt e tij dhe tha: 'Tė them se ka thėnė i Dėrguari i Allahut dhe mė thua ka thėnė Ibrahimi!? Sa e meriton ti qė tė burgosesh dhe pastaj tė mos dalėsh nga burgu derisa tė tėrhiqesh nga ky mendim'." Ėshtė pėrcjellė nė "El fekih vel mutefekih".


    Shenime

    (1) ) Profeti e ka ndaluar gjymtimin, por nga ana tjetėr i ka bėrė shenjė kurbanit qė e ēonte pėr nė Mekė. Kjo tregon se gjymtimi ndryshon nga bėrja e shenjės nė trupin e kafshės, dhe si rrjedhojė edhe gjykimi ėshtė i ndryshėm





    E dyta: Tė sigurohesh pėrpara se ta veprosh njė sunet, derisa tė merret vesh mirė qė ėshtė i tillė.

    Selefėt e kėtij umeti siguroheshin mirė nė veprimin e Sunetit dhe ruheshin nga bidatet. Ata nuk bėnin asgjė veēse me dije, dhe nuk mbėshteteshin nė mendimet e tyre, apo tė vlerėsonin si tė ligjshėm me logjikė njė ibadet ose njė formė ibadeti qė nuk e ka praktikuar i Dėrguari i Allahut.
    Prej ngjarjeve ose rasteve tė ēuditshme qė tregojnė qėndrimin e tyre te Suneti i tė Dėrguarit janė kėto qė vijojnė.
    Njė burrė qė ishte pranė Abdullah ibn Umerit teshtiu dhe pas teshtimės tha "elhamdulil-lah ues selamu ala resulil-lah". Ibn Umer i tha: "Edhe unė them 'elhamdulil-lah ues selamu ala resulil-lah', por Profeti nuk na ka mėsuar tė themi kėshtu pas teshtimės. Ai na ka mėsuar tė themi 'elhamdulil-lah ala kuli hal'(falenderimi i takon Allahut pėr ēdo gjendje)." Transmeton Tirmidhiu, i cili thotė se hadithi ėshtė hasen.

    Ibnu Xhurejxhi rrėfen se Tavusi e ka lajmėruar se ka pyetur Abdullah ibni Abasin pėr dy rekatet pas ikindisė, dhe ai e ka ndaluar t'i falte (1). Tavusi rrėfen se i tha: "Nuk do t'i le pa falur!" Atėherė ibnu Abasi i pėrmendi fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: El Ahzab: 36.
    E ngjashme me atė qė kaloi, ėshtė ajo qė ka ndodhur me Said ibnil Musejjib, i cili pa njė person qė fali pas agimit tė sabahut, mė shumė se dy rekate, nė tė cilėt shpesh bėnte ruku dhe sexhde, dhe ai e ndaloi. Atėherė personi i tha: "A do tė mė ndėshkojė mua Allahu sepse fal namaz, o ebu Muhamed!?" "Jo, - i tha ai, - por tė ndėshkon pėr kundėrshtimin e Sunetit". Transmeton Abdurrezzaku me isnad tė mirė.

    Njė burrė e pyeti imam Malikun: "O ebu Abdil-lah, qė nga tė bėj 'ihram'(tė bėj nijetin pėr haxh ose pėr umre dhe tė vesh rrobat e ihramit)?" "Qė nga dhil hulejfe, - iu pėrgjigj Maliku, - atje ku ka bėrė ihram i Dėrguari i Allahut." "Unė dua tė bėj ihram qė nga xhamia te varri", - i tha ai. 'Mos e bėj kėtė, - ia ktheu Maliku, - se kam frikė mos tė prek fitneja (sprova, ndėshkimi)." "ēfarė fitneje ka nė kėtė gjė?, - ia priti ai, - unė nuk po bėj gjė tjetėr veēse po shtoj disa milje (disa kilometra)!" Maliku i tha: "cila sprovė ėshtė mė e madhe se sa tė mendosh qė ke paraprirė nė njė tė mirė bėrjen e sė cilės e ka neglizhuar i Dėrguari i Allahut?! Allahu i Lartėsuar ka thėnė: ' En Nur: 63. Transmetohet nė "El fekih" dhe "El mutefekih".

    Nė tė gjithė kėta shembuj vėrejmė se kundėrshtarėt e Sunetit niseshin nga pikėpamja e rezervimit, apo dėshirės pėr tė shtuar nė ibadet. Por megjithėkėtė, dijetarėt e selefėve e theksuan madhėrimin e teksteve dhe qėndrimin nė caqet e tyre. Qėndrimet e tyre mbėshteteshin nė njė bazė madhėshtore pėr pasimin e Sunetit, tė cilėn e ka pėrmendur Said ibni Xhubejr nė fjalėn e tij: "Vėrtet shumė mirė ka vepruar ai qė pėrfundon tek ajo qė e ka dėgjuar."

    Sufjan eth Theuri ka thėnė: "Nėse mundesh tė mos e kruash kokėn veēse duke patur njė gjurmė tė cilin e pason, kėshtu vepro ."(2)Buhariu ka thėnė: "Prijėsit pas Pejgamberit, kunsultoheshin me dijetarėt e besueshėm pėr gjėrat e lejueshme, nė mėnyrė qė tė merrnin atė qė ėshtė mė e lehtė. Por kur u qartėsohej kufiri ose rregulli i Kura'nit dhe Sunetit, nuk e tejkalonin. Kėshtu ata merrnin pėr shembull atė qė e bėnte Profeti."
    Ibnu Tejmije ka pėrmendur se Ahmed ibni Hanbeli e preferonte haxhin "temetuė" (d.m.th. fillimisht tė pėrfundohej umreja, pas sė cilės njeriut i lejohet tė pėrjetojė tė gjitha kėnaqėsitė e ndaluara pėr shkak tė ihramit gjatė umres. dhe nė ditėn e tetė tė dhilhixhxhes tė fillojė haxhin), aq sa ai dhe tė tjerė prej dijetarėve tė hadithit preferonin qė ta kthente nijetin pėr umre edhe ai qė e kishte filluar haxhin "mufrid" ose "kaerĆƒĀ*n"(3) , dhe kėshtu tė pėrjetonte kėnaqėsitė e ndaluara pėr shkak tė ihramit, nga pėrfundimi i umres deri kur tė fillonte haxhin nė ditėn e tetė. Kjo pėr arsye se kanė ardhur disa hadithe tė sakta qė e mbėshtesin kėtė mendim. Pėr kėtė arsye Selemetu ibni Shebib i tha Imam Ahmedit: "I ke forcuar zemrat e rrafidijve o ebu Abdil-lah, ngaqė u ke dhėnė fetva banorėve tė Hurasanit pėr t'u kėnaqur nė periudhėn pas umres dhe para fillimit tė haxhit!" Imam Ahmedi i tha: "O Selemeh, mua mė vinin lajme qė ti je i marrė, por nuk i besoja dhe tė mbroja, por tani e vėrtetova qė ti je me tė vėrtetė i tillė. Kam njėmbėdhjetė hadithe tė sakta nga i Dėrguari i Allahut nė lidhje me kėtė ēėshtje, e si mund t'i lė pėr mendimin tėnd!?" Marrė nga "Minhaxhus Suneh".

    Prandaj ibnul Kajjim ka thėnė: "Selefėt e ndienin shumė tė rėndė tė kundėrshtoheshin argumentet e Kur'anit e tė Sunetit me mendimet e njerėzve, dhe nuk e pranonin njė gjė tė tillė."

    Prej shembujve qė vlejnė tė pėrmenden nė kėtė temė ėshtė ai qė e pėrcjell Abdullah ibnu Zubejr el Humejdi i cili rrėfen: "Njė ditė Imam Shafiiu transmetoi njė hadith, kėshtu qė unė i thashė: 'A i referohesh kėtij hadithi pėr argumentim?'"Mos vallė po mė shikon duke dalė nga ndonjė kishė, apo po shikon tė kem shtrėnguar brez priftėrinjsh nė mes, - mė tha ai, - aq sa kur tė dėgjoj njė hadith nga i Dėrguari i Allahut tė mos punoj me tė?!"
    E njėjtė gjė ka ndodhur edhe me ibnu Huzejmen, i cili pasi ka transmetuar njė hadith i ėshtė thėnė: "A bazohesh nė kėtė hadith?" Ibnu Huzejme ia ktheu: "Mos vallė po shikon tė kemė shtrėnguar brez priftėrinjshė nė mes!? Mos thuaj pėr hadithin e Profetit 'a punon me tė?'por thuaj 'a ėshtė i saktė ai?', sepse kur hadithi vjen i saktė nga i Dėrguari i Allahut, unė e pranoj atė, dua apo nuk dua."

    Nga kjo qė sqaruam mėsojmė se Kur'ani dhe Suneti janė kriteri me tė cilin vlerėsohen mendimet dhe ixhtihadet. Askush nuk mund tė ketė besim tė vėrtetė, veēse duke i madhėruar argumentet e Kura'nit dhe Sunetit, duke besuar atė qė ka ardhur nė to, dhe duke zbatuar thėniet e veprat qė tregojnė pėr to. Imam Tavaviu e ka pėrmbledhur metodėn e "ehli sunetit" me fjalėn e tij: "Nuk mund tė bėhet njeriu musliman, veēse pėrmes nėnshtrimit dhe dorėzimit (ndaj asaj qė e ka thėnė Allahu dhe i Dėrguari i Tij). Cilindo qė synon tė arrijė atė dije qė i ėshtė ndaluar ta hulumtojė, dhe nuk ėshtė i bindur tė dorėzohet, ky qėllim do ta pengojė nga teuhidi i pastėr, njohuria e kulluar dhe besimi i saktė."

    El Berbehari nė "Sherhus Suneh" ka thėnė: "Nėse e dėgjon personin tė flasė kundėr haditheve tė Profetit dhe thėnieve e gjurmėve tė transmetuara nga selefėt, t'i refuzojė ose t'i referohet diēkaje tjetėr, atėherė akuzoje nė Islamin e tij, sepse ai ėshtė pasues i epshit dhe bidatēi."
    Shejhul Islam ibn Tejmije ka thėnė: "Prej mirėsive mė tė mėdha qė Allahu ia ka bėrė "ehli sunetit" ėshtė bazimi nė Kur'an dhe nė Sunet. Prandaj prej parimeve nė tė cilat janė pajtuar sahabet dhe pasuesit e tyre mė tė mirė, ėshtė qė tė mos pranohet prej asnjėrit tė kundėrshtojė Kur'anin me mendimin e tij, as me shijen e midenė e tij, as me logjikėn e tij, as me kijasin (analogjinė) e tij, dhe as me ndjenjat e preferencat e tij. Kjo sepse argumentet e prera dhe faktet e qarta tregojnė qė Profeti erdhi me udhėzimin dhe fenė e drejtė, dhe se Kur'ani udhėzon pėr atė qė ėshtė mė e mirė dhe mė e pėrsosur."

    Gjithashtu ai ka thėnė: "Ai qė i mbėshtet sqarimet dhe diskutimet lidhur me ēėshtjet e besimit dhe ēėshtjet praktike, nė Kur'an, Sunet dhe gjurmėt e transmetuara nga tė parėt, e ka qėlluar rrugėn e drejtė tė Profetit. Po ashtu edhe ai qė i bazon punėt e zemrės, tė cilat janė themelet dhe burimet e punėve tė jashtme, dhe punėt e gjymtyrėve nė besimin, Sunetin dhe udhėzimin me tė cilin erdhi Muhamedi dhe shokėt e tij, ai ėshtė nė rrugėn e profecisė."



    Shenime

    (1)Ibnu Abasi e ka ndaluar bazuar nė fjalėn e Profetit "Nuk ka namaz pas ikindisė derisa tė pėrėndojė dielli", por nė njė hadith tjetėr ka ardhur se Profeti nuk i linte pa i falur dy rekate pas ikindisė. Pėr kėtė arsye, nė lidhje me kėto dy rekate janė dhėnė dy mendime, i pari tė fallen, dhe i dyti tė mos falen. Mendimi mė i saktė nė lidhje me kėtė ēėshtje ėshtė ligjshmėria e faljes sė dy rekateve pas ikindisė me kusht qė tė mos ketė anuar dielli pėr tė pėrėnduar (d.m.th. tė mos falen nė kohėn e ndaluar para pėrėndimit tė diellit). Kjo pėr arsye se hadithi i parė e ndalon namazin pas ikindisė nė pėrgjithėsi, kurse hadithi i dytė pėrjashton faljen e dy rekateve. Raste tė tilla pėrjashtimesh nė sheriat ka shumė. Nė kėtė mėnyrė bėhet pajtimi mes dy argementeve dhe jepet mundėsia qė tė praktikohen qė tė dy. Ajo qė vlen tė theksohet kėtu, ėshtė fakti se Abdullah ibnu Abasi ishte shumė i prerė nė qėndrimin tek ajo qė e ka ligjėruar Allahu dhe i Dėrguari i Tij, sipas asaj qė e dinte nga Suneti i tė Dėrguarit tė Allahut.

    (2)Qėllimi i kwtij shembulli ėshtė pėrforcimi i faktit qė ēdo gjė e cila ka tė bėjė me fenė, duhet tė jetė e argumentuar nė Kura'n dhe Sunet.

    (3)"Mufrid" ose "kaerĆƒĀ*n" janė dy mėnyrat e tjera tė kryerjes se haxhit.


    E treta: Mbėshtetja nė hadithet e sakta


    Allahu i Lartėsuar na ka urdhėruar t'i bindemi tė Dėrguarit tė Tij, Muhamedit, nė shumė ajete:
    "ēdo gjė qė t'jua japė i Dėrguari merreni atė dhe ēdo gjė qė ai jua ndalon juve hiqni dorė prej saj." El Hasher: 7.

    "Kushdo qė i bindet tė Dėrguarit ai i ėshtė bindur Allahut" En Nisa: 80.
    … O ju qė besuat, bindjuni All-llahut, respektoni tė Dėrguarin dhe pėrgjegjėsit nga ju. Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrone atė te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i Dėrguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditės sė fundit. Kjo ėshtė mė e dobishmja dhe pėrfundimi mė i mirė.En Nisa: 59.

    E kur ju thuhet atyre: "Ejani te ajo qė e zbriti All-llahu dhe te (ēka thotė) i dėrguari, ata thonė: "Na mjafton ajo qė i gjetėm prindėrit tanė", (a mjafton) edhe nėse prindėrit e tyre ishin qė nuk dinin asgjė dhe nuk ishin nė rrugė tė drejtė.El Maide: 104.

    Profeti ka thėnė nė hadithin e saktė qė ka transmetuar ebu Daudi nė sunenin e tij: "Mua mė ėshtė dhėnė Kur'ani dhe sė bashku me tė edhe njė gjė tjetėr si ai."
    ēdo gjė qė na ka ardhur nga i Dėrguari i Allahut ėshtė e drejtė dhe e vėrtetė pa dyshim. Allahu i Lartėsuar ka thėnėhe ai nuk flet nga dėshira e tuj.
    . Ai (Kur'ani) nuk ėshtė tjetėr pos shpalljes qė i shpallet. En Nexhm: 3-4.

    Gjithashtu i Dėrguari i Allahut ka thėnė: "Kam lėnė tek ju dy gjėra, pas tė cilave, nėse do tė kapeni nuk do tė humbni kurrė, librin e Allahut dhe Sunetin tim." Transmeton Maliku. Albani nė "Sahihul xhami" e ka vlerėsuar hadithin tė saktė.
    Suneti i Profetit ėshtė ai qė sqaron Kura'nin, siē ka thėnė Allahu i Lartėsuar:"(I patėm dėrguar) Me argumenta e me libra tė shenjtė. Ty ta zbritėm Kur'anin qė t'u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė se do ta studiojnė (Kur'anin)..En Nahl: 44.

    "All-llahu u ka pėrgatitur dėnim tė rėndė, atyre pra, kinie frikė All-llahun o ju tė zotėt e mendjes. E ju qė keni besuar, All-llahu u zbriti juve shpalljen (Kur'anin).
    Tė dėrguarin qė ua lexon ajetet e qarta tė All-llahut pėr t'i nxjerrė ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira prej errėsirave nė dritė. Kush i beson All-llahut dhe bėn vepra tė mira, Ai e shpie atė nė Xhennete nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj; aty do tė jenė gjthmonė e kurrė pakėputur. All-llahu i ka dhėnė atij furnizim tė mirė... Et Talak: 10-11.

    Allahu u ka dhuruar mirėsi tė madhe besimtarėve me dėrgimin e tė Dėrguarit tė tij Muhamedit. Ai ka thėnė: "Ėshtė e vėrtetė se All-llahu u dha dhuratė tė madhe besimtarėve, kur ndėr ta nga mesi i tyre dėrgoi tė dėrguar qė atyre t'u lexojė shpalljen e Tij, t'i pastrojė ata, t'ua mėsojė Kur'anin dhe sheriatin, edhe pse, mė parė ata ishin krejtėsisht tė humbur.Ali Imran: 164.

    "Ai ėshtė qė arabėve tė pashkolluar u dėrgoi Pejgamberin nga mesi i tyre qė t'ju lexojė ajetet e Tij, t'i pastrojė ata, t'ua mėsojė librin dhe sheriatin, edhe pse mė parė ata ishin nė njė humbje tė dukshme.El Xhumatu: 2.

    Profeti e ka dėnuar veprimin e atyre tė cilėt lenė atė qė ka ardhur nė Sunetin e tij: "Ėshtė afruar koha kur njė burri tė ulur mbi kolltukun e tij, i arrin hadithi im dhe ai thotė: 'Mes nesh dhe mes jush ėshtė libri i Allahut, atė gjė qė e gjejmė nė tė hallall, e konsiderojmė hallall, dhe atė qė e gjejmė nė tė haram, e konsiderojmė haram.'Nuk ka dyshim se ajo qė e bėn tė ndaluar i Dėrguari i Allahut ėshtė si ajo qė e ka ndaluar Allahu i Lartėsuar."

    Prej qėndrimeve tė vyera (tė shkėlqyeshme) tė sahabeve nė lidhje me Sunetin e Muhamedit janė kėto qė vijojnė:
    - Ndėrkohė qė Imran ibn Husejni ishte i ulur me shokėt e tij, njėri prej tyre tha: "Mos na fol veēse me Librin e Allahut." "Afrohu", - i tha Imrani, dhe ai u afrua. "ēka mendon ti sikur tė liheshit ti dhe shokėt e tu, pėr tė marrė ēdo sqarim nga Kur'ani? A do tė gjeje nė tė se farzi i drekės ėshtė katėr rekate, i ikindisė ėshtė katėr rekate dhe i akshamit tre rekate, ku nė dy tė parat lexohet me zė? ēka mendon sikur tė liheshit ti dhe shokėt e tu, pėr tė marrė ēdo sqarim nė Librin e Allahut? A do tė gjenit nė tė se tauafi rreth Kabes ėshtė shtatė herė, dhe a do tė gjeje nė tė sa'jin (angazhimin, ecjen) ndėrmjet Safasė dhe Mervas?" Pastaj vazhdoi e u tha: "O njėrėz, merrni prej nesh, sepse betohem nė Allahun, nė qoftė se nuk do tė merrni prej nesh do tė humbni."

    - Abdullah ibn Mes'udi ka thėnė: "Allahu i mallkoftė ato gra qė bėjnė tatuazhe dhe ato qė kėrkojnė t'u bėhet tatuazhi, ato qė i shkulin qimet e fytyrės (vetullat) dhe ato qė i mprehin dhėmbėt (qė i ndajnė dhėmbėt) pėr bukuri, tė cilat ndryshojnė natyrėn e krijesave qė i ka krijuar Allahu." Kėto fjalė i mbėrritėn njė gruaje nga fisi benu Esed, pseudonimi i sė cilės ishte umu Ja'kub. Kėshtu qė erdhi te Abdullai dhe i tha atij: "Jam lajmėruar se ti ke mallkuar kėshtu e kėshtu." "E pse tė mos i mallkoj ato qė i ka mallkuar i Dėrguri i Allahut dhe qė gjendet edhe nė Librin e Tij?", - i tha ibnu Mes'udi. "E kam lexuar tė gjithė Kur'anin dhe nuk e kam gjetur njė gjė tė tillė nė tė", - tha ajo. "Nėse e ke lexuar, patjetėr qė e ke gjetur, - ia ktheu ai, - a nuk e ke lexuar fjalėn e Allahut: 'ēdo gjė qė t'jua japė i Dėrguari merreni dhe ēdo gjė qė ai jua ndalon hiqni dorė prej saj'(El Hasher: 7)?" "Po, kjo gjendet nė Kur'an", - i tha ajo. "Pėrderisa kjo ėshtė nė Ku'an, atėherė Profeti i ka ndaluar kėto gjėra", - i tha ibnu Mes'udi. "Por bashkėshortja jote e bėn kėtė", - tha ajo. "Shko dhe shikoje", - i tha ai. Kėshtu ajo shkoi, e pa dhe nuk vuri re asgjė. Atėherė ibn Mes'udi tha: "Sikur ajo ta bėnte kėtė, unė nuk do tė kryeja marrėdhėnie intime me tė." Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi.
    Prandaj ibnu Tejmije ka thėnė: "Sqarimi i plotė, i pėrkryer ėshtė ai qė e ka bėrė i Dėrguari i Allahut, sepse ai ėshtė mė i dituri i krijesave rreth tė vėrtetės, kėshilluesi mė i sinqertė ndaj tyre, gojėtari dhe elokuenti mė i aftė pėr sqarimin e sė vėrtetės. Kėshtu qė sqarimi qė i ka bėrė emrave tė Allahut, cilėsive tė Tij, lartėsisė sė Tij dhe shikimit tek Ai (nga besimtarėt), ka arritur kulminacionin e mundshėm pėrsa i pėrket kėsaj teme." Marrė nga "Minhaxhus Sunneh".

    Gjithashtu ka thėnė: "Shpėrblimi arrihet duke vepruar atė qė e ka sjellė i Dėrguari i Allahut. Ndihma dhe fitorja do tė jenė pėr atė qė e ndihmon atė. Lumturia do tė jetė pėr atė qė e ndjek atė. Salavatet e Allahut dhe tė melaikeve do tė jenė mbi ata qė besojnė nė tė dhe u mėsojnė njerėzve fenė e tij.(1) E vėrteta sillet rreth tij ngado qė ai tė rrotullohet. Mė i dituri i krijesave rreth sė vėrtetės dhe pasuesi mė i pėrkushtuar i saj, ėshtė ai qė e di mė shumė Sunetin e tij dhe qė e ndjek mė shumė atė. ēdo thėnie (mendim) qė kundėrshton thėnien e tij, ėshtė ose ēėshtje fetare e abroguar, ose diēka e ndryshuar nė fe, e cila asnjėherė nuk ka qenė e ligjshme." Marrė nga "Minhaxhus Sunneh".

    Meqenėse Suneti i Profetit ka kėtė gradė tė madhėrishme, "ehli suneti" ėshtė interesuar shumė pėr mėsimin dhe praktikimin e tij. Ata u interesuan pėr mbrojtjen, mėsimin e tij pėrmendėsh dhe transmetimin e tij, pėr studimin, shqyrtimin e hollėsishėm dhe korrektimin e tij, si dhe pėr dallimin e Sunetit tė vėrtetė nga i pavėrteti, sidomos pas shfaqjes sė trazirave, daljes sė bidatēijve dhe pėrhapjes sė gėnjeshtrės. Atėherė vėmendja e selefėve pėr Sunetin u shtua mė shumė. Prandaj Abdullah ibn Abasi ka thėnė: "Njė herė e njė kohė, kur ne e dėgjonim njė burrė duke thėnė 'Ka thėnė i Dėrguari i Allahut', me shpejtėsi i pėrqėndronim shikimet tek ai dhe e dėgjonim me vėmendje tė madhe, por pasi njerėzit filluan tė bėnin ēdo lloj gjėje e tė thonin tė saktėn e tė pasaktėn, dhe tė ndėrmerrnin ēfardolloj mėnyre e rrugė (si shpifje, gėnjeshtra, bidate e tjerė) pėr t'i realizuar, atėherė nuk merrnim prej askujt, veēse atė qė e njihnim." Trasmeton Muslimi nė parathėnien e sahihut tė tij.

    Dijetari i madh Muhamed ibn Sirini ka thėnė: "Njerėzit e interesuar pėr tė mėsuar e transmetuar hadithet, fillimisht nuk pyesnin pėr isnadin (zinxhirin, vargun e transmetuesve), por kur ndodhėn trazirat thanė: 'Na i thoni burrat (transmetuesit) tuaj, nė mėnyrė qė tė merret vesh kush ėshtė i 'ehli sunetit'dhe tė merret hadithi i tij, dhe kush ėshtė bidaēi qė tė mos merret hadithi i tij'." Transmeton Muslimi nė parathėnien e sahihut tė tij.
    Imam Malik ibn Enes ka thėnė: "Kjo dije, ėshtė gjaku yt dhe mishi yt, pėr tė do tė pyetesh Ditėn e Gjykimit, prandaj shiko nga cili po e merr."
    Ibnu Tejmija e sqaron arsyen e shqyrtimit tė hollėsishėm, studimit dhe korrektimit tė Sunetit tė Profetit duke thėnė: "Ndėrmjet nesh dhe Profetit janė qindra vite. Domosdoshmėrisht dihet qė nė ato qė i pėrcjellin njerėzit prej tij ka tė vėrteta dhe gėnjeshtra. Ėshtė transmetuar nga Profeti se ai ka thėnė: 'Do tė gėnjehet rreth meje.'Nėse ky hadith ėshtė i vėrtetė, patjetėr do tė gėnjehet rreth tij, dhe nėse ėshtė gėnjeshtėr, ai ėshtė fakt qė ėshtė gėnjyer. Meqenėse ėshtė kėshtu, atėherė nuk i lejohet asnjėrit tė bazohet nė njė hadith derisa tė sqarojė atė qė e bėn tė pranueshėm, e tė vlefshėm pėr t'u mbėshtetur nė tė (d.m.th. tė provojė vlefshmėrinė e hadithit pėr argumentim, sipas rregullave dhe parimeve tė vendosura nga dijetarėt e kėsaj fushe)."

    Dijetarėt e hadithit kanė projektuar njė metodė shkencore tė qartė pėr rregullimin e parimeve tė transmetimit dhe vendosjen e bazave tė tij. Kėshtu e kanė mbrojtur Sunetin nga kotėsitė dhe fallsifikimi. Pradaj ne u referohemi atyre pėr tė njohur hadithin e saktė dhe hadithin e dobėt. Ibnu tejmija ka thėnė: "Nė ato qė janė transmetuar ka shumė gjėra tė vėrteta dhe ka shumė gėnjeshtra. Pėr tė dalluar tė vėrtetėn nga gėnjeshtra u referohemi dijetarėve tė hadithit, sikur qė u referohemi gjuhėtarėve, pėr tė dalluar gramatikėn arabe nga ajo joarabe, pėr tė dalluar atė qė ėshtė prej gjuhės nga ajo qė nuk ėshtė prej saj. Po kėshtu edhe dijetarėt e poezisė, mjekėsisė etj. ēdo dije ka njerėzit e saj tė njohur. Ndėr tė gjithė kėta, dijetarėt e hadithit janė mė tė nderuarit, mė tė vėrtetėt, mė tė lartėt nė pozitė dhe mė tė devotshmit. Ata janė ndėr njerėzit mė tė vėrtetė, mė tė besueshėm, mė tė ditur dhe mė me pėrvojė, pėr sa i pėrket asaj qė e pėrmendin nė lidhje me 'xherhin'dhe 'ta'dilin'(2), si Maliku, Shu'ėbe, Sufjani… ." Marrė nga "Minhaxhus Sunneh".

    Nga e gjithė kjo qė sqaruam, mėsojmė se argumentimi i saktė shkencor, mbėshtetet nė hadithet e sakta dhe tė mira, ndėrsa me hadithet e trilluara dhe tė dobėta nuk lejohet argumentimi dhe ėshtė detyrė tė paralajmėrojmė pėr t'u ruatur prej tyre. Prandaj Abdullah ibnul Mubarek ka thėnė: "Bazimi nė hadithet e sakta tė preokupon pėr tė mos u marrė me hadithet e dobėta (d.m.th. mbėshtetja nė hadithet e sakta e bėn tė panevojshme dhe tė palejueshme tė bazohesh nė hadithet e dobėta)."

    Jahja ibn Said el-Kattan ka thėnė: "Mos shikoni tek hadithi, por shikoni tek 'isnadi'. Nėse ai ėshtė i vėrtetė pranojeni hadithin, ndryshe mos u mashtroni me hadithin pėrderisa nuk ėshtė i saktė 'isnadi'i tij."
    Ibnu Kudame ka thėnė: "Pėrsa i pėrket haditheve tė trilluara tė cilat i kanė shpifur zindikėt, pėr t'ua errėsuar e pėrzierė fenė muslimanėve, ose haditheve tė dobėta, pėr shkat tė dobėsisė sė transmetuesve, pėr shkak tė qenies sė tyre tė panjohur, ose pėr difekte tė tjera, nuk lejohet tė bazohesh nė to dhe as tė besosh atė qė e pėrmbajnė, madje ekzistenca e tyre ėshtė njėsoj si mosekzistenca."

    Shejhul Islam ibn Tejmije ka thėnė: "Ėshtė detyrė tė bėhet dallimi mes hadithit tė vėrtetė dhe hadithit tė rremė, sepse Suneti i Profetit ėshtė e vėrteta dhe jo e pavėrteta. E vėrteta janė hadithet e sakta dhe jo tė trilluarat. Ky ėshtė njė parim i madh te muslimanėt nė pėrgjithėsi, dhe tek ata qė pretendojnė ndjekjen e Sunetit nė veēanti."

    Gjithashtu ai ka thėnė: "Me pajtim tė tė gjithė dijetarėve, nuk lejohet bazimi nė gjėra qė nuk njihet saktėsia e tyre, sepse kjo do tė thotė tė flasėsh pa dije, gjė e cila ėshtė e ndaluar, bazuar nė Kur'an, Sunet dhe ixhmain e dijetarėve."



    Shenime

    (1)Salavatet e Allahut pėr krijesat, janė lavdėrimi i tyre te melaiket, falja e gjynaheve tė tyre dhe mėshirimi i tyre. Kurse salavatet e melaikeve mbi besimtarėt janė kėrkimi i faljes dhe mėshirės pėr ta.

    (2)Xherhi ėshtė pėrmendja e transmetuesit me njė cilėsi qė obligon mospranimin e transmetimit tė tij. Kurse 'ta'dili'ėshtė pėrmendja e transmetuesit me njė cilėsi qė obligon pranimin e transmetimit tė tij.

    Argumentimi me hadithe tė dobėta

    Dijetarėt janė pajtuar se nuk lejohet bazimi nė hadithet e dobėta pėr evidentimin dhe pohimin (konfirmimin) e rregullave, gjykimeve dhe vendimeve tė sheriatit, pėr gjėrat qė janė vaxhib, tė pėlqyeshme (mustehab), tė papėlqyeshme (mekruh), haram, kontrata tė vlefshme, tė pavlefshme etj. Pėr tė argumentuar gjėra tė tilla nuk vlejnė veēse hadithet e vėrteta ose tė mira. Ibnu Tejmija ka thėnė: "Pėr pohimin e ēėshtjeve tė sheriatit, nuk lejohet tė bazohesh nė hadithe tė dobėta, tė cilat nuk janė as tė sakta dhe as tė mira, por Ahmed ibni Hanbel e tė tjerė dijetarė, e lejuan tė transmetohen, lidhur me mirėsitė dhe epėrsitė e punėve tė mira, hadithe qė nuk dihet se janė tė sakta, pėrderisa nuk ėshtė faktuar qė janė tė rremė. Kjo, sepse kur mėsohet qė puna ėshtė e ligjshme me argument fetar tė vlefshėm, dhe nė lidhje me mirėsinė (shpėrblimin) e tij transmetohet njė hadith qė nuk ėshtė faktuar se ėshtė i rremė, atėherė shpėrblimi i pėrmendur nė tė mund tė jetė i vėrtetė. Asnjėri prej dijetarėve nuk ka thėnė qė tė bėhet diēka e detyrueshme ose e pėlqyeshme, bazuar nė njė hadith tė dobėt. Ai qė e thotė kėtė ka kundėrshtuar ixhmain (pajtimin e tė gjithė dijetarėve)." Pastaj ka shtuar e ka thėnė: "Ahmed ibn Hanbel e tė tjerė dijetarė si puna e tij, nuk bazoheshin nė hadithe tė tilla pėr t'u dhėnė gjykim ēėshtjeve fetare. Ai qė ka pėrcjellė se Ahmedi bazohej nė hadith tė dobėt qė nuk ėshtė as i saktė dhe as i mirė, ka gabuar… ."

    Ndėrsa pėrsa i pėrket pėrfitimit prej haditheve tė dobėta, tė cilėt pėrmendin mirėsi e shpėrblime qė ngjallin interesin pėr veprimin e punėve tė mira, dijetarėt nuk janė pajtuar. Por, mendimi mė i saktė ėshtė qė tė mos pėrfitohet asgjė prej haditheve tė dobėta, qoftė edhe pėr mirėsitė e shpėrblimet, tė cilat ngjallin interesin pėr veprimin e punėve tė mira, apo pėr frikėsimin e punuesit tė punėve tė kėqija. Ky ėshtė mendimi i shumė dijetarėve si ibn Mu'ini, Buhariu, Muslimi e tė tjerė.

    Dijetarėt qė e kanė lejuar pėrfitimin prej haditheve tė dobėta nė mirėsitė dhe shpėrblimin e punėve tė mira kanė vendosur tre kushte:

    1- Tė mos jetė dobėsia e hadithit shumė e madhe. Me kėtė kusht pėrjashtohen hadithet qė pėrcillen nga gėnjeshtarėt, nga ata qė akuzohen pėr gėnjeshtėr dhe ata qė bėjnė gabime fatale e tė rėnda nė transmetimet e tyre.

    2- Puna pėr tė cilėn tregon hadithi tė pėrfshihet nėn njė bazė tė pėrgjithshme. Kėshtu pėrjashtohen gjėrat pėr tė cilat nuk dėshmon asnjė bazė.

    3- Tė mos besohet se ėshtė i saktė, kur punon apo pėrfiton prej tij. Pra, duhet tė besohet se ėshtė hadith i dobėt . Kjo nė mėnyrė qė tė mos i mvishet Profetit ajo qė nuk e ka thėnė.

    Nė lidhje me kėtė mendim tė kėtyre dijetarėve dhe kushtet qė kanė vendosur duhet tė bėjmė tre sqarime:

    a) Kushti i parė tregon se ēdonjėri e ka detyrė ta njohė gradėn e hadithit me tė cilin do tė punojė, nė mėnyrė qė t'i shmanget bazimit nė tė, nė rastin kur ėshtė shumė i dobėt. Njohja e gradės sė ēdo hadithi dhe njohja e ēdo hadithi tė dobėt me tė cilin duan tė punojnė, ėshtė e vėshtirė pėr shumicėn dėrrmuese tė njerėzve, sepse dijetarėt e hadithit, tė cilėt nuk u flasin njerėzve veēse me hadithe tė sakta dhe i paralajmėrojnė njerėzit nga hadithet e dobėta, janė tė paktė, sidomos nė kėtė kohė. Prandaj ata qė janė tė dhėnė pas punimit me hadithe tė dobėta, e kundėrshtojnė kėtė kusht haptazi. Pothuajse sa herė qė ndonjėri prej tyre, qoftė edhe dijetar nė fusha tė tjera veē hadithit, mėson njė hadith tė dobėt, shpejton tė punojė me tė pa e ditur, dhe kur i tėrheq vėmendjen ndonjėri rreth dobėsisė sė hadithit, menjėherė pėrmend si mbėshtetje rregullin e tij tė pretenduar "punohet me njė hadith tė dobėt nė mirėsitė dhe shpėrblimin e punėve tė mira". Por nėse do t'i pėrmendet ky kusht hesht dhe nuk thotė asgjė. Pėr kėtė po pėrmendim vetėm njė shembull, i cili dėshmon pėr metodėn e tyre nė mosrespektimin e kėtij kushti. Ebul Hasenat el Eknevi pėrcjell nė librin e tij "El exhvibeh" nga dijetari i nderuar Elkari se ai ka thėnė pėr hadithin "Dita mė e mirė ėshtė dita e arafatit, nėse pėrkon me ditėn e xhuma. Ajo ėshtė mė e mirė se 70 haxhe": "Kėtė hadith e transmeton Rruzejni. Ajo qė e kanė pėrmendur disa dijetarė tė hadithit lidhur me senedin e tij, pra qė ėshtė i dobėt, edhe sikur tė merrej si e saktė, nuk e dėmton synimin e hadithit, sepse hadithi i dobėt ėshtė i konsiderueshėm nė mirėsitė dhe shpėrblimet e punėve tė mira". El Eknevi pasi e ka pėrmendur thėnien e tij, e ka konfirmuar. Lidhur me konkluzionin qė kanė nxjerrė kėta dy dijetarė shejh Albani thotė: "Lexues i nderuar! Vėre se si nuk e kanė respektuar kėta dy dijetarė tė nderuar rregullin e lartpėrmendur. Medoemos qė ata nuk e kanė lexuar senedin e kėtij hadithi dhe nuk kanė mėsuar gjė pėr tė, se ndryshe do ta sqaronin gradėn e tij, dhe nuk do t'i kundėrpėrgjigjeshin pretendimit se ėshtė i dobėt duke polemizuar me fjalėt e tyre: 'edhe sikur tė merrrej si e saktė thėnia qė hadithi ėshtė i dobėt'! E si mund tė jetė i saktė pėrfundimi i tyre, ndėrkohė qė dijetari i madh e i njohur pėr thėniet e tij tė vėrteta ibnul Kajjim el Xheuzije nė "Zadul mead", pėr kėtė hadith ka thėnė: 'I pavlefshėm e i pavėrtetė. Nuk ėshtė pėrcjellė me sened as nga i Dėrguari i Allahut, as nga sahabet dhe as nga tabiinėt'."

    Pas kėsaj shejh Albani ka dalė nė pėrfundimin se respektimi i kėtij kushti nė praktikė, do tė ēojė nė lėnien e haditheve qė nuk evidentohen si tė sakta apo tė mira, pėr arsye se njohja e dobėsisė sė theksuar tė njė hadithi ėshtė e vėshtirė pėr shumicėn e njerėzve. Pra, rezultati i respektimit tė kėtij kushti, bėn qė ky mendim tė pėrputhet (praktikisht) me mendimin qė kemi zgjedhur (d.m.th. mospranimin nė mėnyrė absolute tė hadithit tė dobėt).


    b) Kushti i dytė tregon se faktikisht, praktikimi i punės sė mirė nuk ėshtė bazuar nė hadith tė dobėt, por nė bazėn e pėrgjithshme (d.m.th. nė ajet kuranor dhe hadith tė vėrtetė e tė mirė), kėshtu qė praktikimi i kėsaj pune ėshtė i argumentuar, ekziston hadithi i dobėt apo nuk ekziston. Ndėrsa puna qė ėshtė transmetuar vetėm nė hadith tė dobėt, nuk mund tė jetė e argumentuar dhe nuk lejohet tė praktikohet nėse nuk ėshtė e mbėshtetur nė bazė tė pėrgjithshme. Me kėtė kusht, punimi me hadith tė dobėt mbetet njė gjė formale dhe jo reale. Kėtu duhet bėrė e qartė se si kushtin e pare, po ashtu edhe kėtė kusht, nuk e kanė respektuar sepse kanė vlerėsuar shumė punė si tė pėlqyeshme e tė mira, megjithėse janė transmetuar vetėm nė hadithe tė dobėta dhe nuk ka bazė qė dėshmon pėr to. Madje ndonjėherė mendimi i tyre me preteksin e bazimit nė kėtė rregull bie ndesh me tė dy kushtet e sapopėrmendura, ngaqė hadithi qė mbėshteten ėshtė shumė i dobėt ose i trilluar dhe nuk ka argument tė saktė qė dėshmon pėr punėn qė pėrmban, si p.sh. hadithi qė nxit pėr 'namazin ragaib'.

    c) Kushti i tretė pajtohet me kushtin e parė pėr domosdoshmėrinė e njohjes sė dobėsisė sė hadithit, nė mėnyrė qė tė mos besohet se ėshtė i saktė. Nga ajo qė sqaruam mėson se shumica dėrrmuese e atyre qė punojnė nė mirėsitė e punėve tė mira me hadithe dobėta, nuk e dinė qė janė tė dobėta.

    Si pėrfundim i kėshillojmė tė gjithė vėllezėrit muslimanė tė mos punojnė me hadithe tė dobėta absulutisht dhe t'i pėrkushtohen praktikimit tė asaj qė ka ardhur nė hadithe tė sakta nga i Dėrguari i Allahut, sepse nė to ka punė qė janė tė mjaftueshme dhe e bėjnė tė panevojshme tė merren me hadithe tė dobėta. Nėse do tė bazohemi vetėm nė hadithe tė sakta e tė mira kjo do tė na mbroja nga gėnjeshtra ndaj tė dėrguarit tė Allahut, sepse nga pėrvoja ne kemi mėsuar se atė qė na kundėrshtojnė nė kė tė ēėshtje kanė rėnė nė gėnjeshtėr (qoftė edhe padashje), ngaqė punojnė me ēfardolloj hadithi. I Dėrguari i Allahut ka folur pėr kėtė nė thėnien e tij: "I mjafton njeriut prej gėnjeshtrės qė tė flasė ēdo gjė qė e dėgjon".Trasmeton muslimi nė parathėnien e sahihut tė tij.

  4. #4
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Parimi i tretė: Perceptimi i drejtė i teksteve tė Kura'nit dhe sunetit

    Perceptimi i drejtė i teksteve fetare ėshtė njė ndėr bazat kryesore tė referimit tė vlefshėm e tė vėrtetė. Njeriu nuk mund tė njohė qėllimin e Allahut dhe tė dėrguarit tė tij veēse nėpėrmjet kuptimit tė drejtė tė argumenteve tė Kura'nit dhe sunetit. Shumė bidate janė shpikur pėr shkak tė keqkuptimit dhe keqinterprentimit. Umer Ibnul Hattabi i dėrgoi njė letėr Ebu Musa el Esh'ariut, nė tė cilėn ndėr tė tjera i shkruante: "Pastaj interesohu tė kuptosh e tė perceptosh drejt ēėshtjet qė tė parashtrohen, gjykimi tė cilave nuk ėshtė pėrmendur as nė kura'nė e as nė sunet, bėj analogji (krahasim) mes gjėrave, mėsoji shembujt e ngjashėm me ēėshtjet qė tė paraqiten, pastaj gjyko sipas asaj qė e vėren mė tė dashur te Allahu dhe mė tė ngjashme me tė vėrtetėn". [Sunen Darelkutni, Sunen el Bejhaki, Albani thotė: Trasmetimi ėshte i saktė]
    Ibnul Kajjimi ka thėnė: "Perceptimi i drejtė e i saktė dhe qėllimi i mirė janė prej mirėsive mė tė mėdhaja qė Allahu ka begatuar me to robin e tij. Madje pas mirėsisė sė Islamit asnjė robi nuk i ėshtė dhėnė mirėsi mė e madhe se ato tė dyja. Ato janė dy boshtet e islamit, prej tė cilėve varet pyrfytyrimi i drejtė i kėsaj feje dhe tė cilat e sigurojnė robin qė tė mos jetė nė rrugėn e atyre qė Zoti ėshtė i hidhėruar prej tyre, qėllimi tė cilėve ka qėnė i keq dhe as nė rrugėn e tė humburve, tė cilėt devijuan botėkuptimet e pyrfytyrimet e tyre. Pėrmes kėtyre dy mirėsive robi bėhet prej atyre qė Allahu i kė begatuar me mirėsitė e Tij , tė cilėt kanė botėkuptime e qėllime tė mira e tė drejta. Kėta janė tė udhėzuarit nė rrugėn e drejtė, tė cilėt jemi urdhėruar t'i kėrkojmė Allahut tė na udhėzojė nė rrugėn e tyre nė ēdo namaz. Perceptimi i drejtė ėshtė njė dritė qė Allahu e hedh nė zemrėn e robit, nėpėrmjet tė cilės bėn dallimin mes tė saktės dhe tė pasaktės, tė vėrtetės dhe tė pavėrtetės, udhezimit dhe humbjes, orientimit dhe devijimit. Robin nė kėtė drejtim e fuqizon dhe e ndihmon qėllimi i mirė, pėrpjekja pėr tė qėlluar tė vėrtetėn dhe frika prej Zotit nė fshehtėsi e nė publik, dhe e ndėrpret e e shmang ndjekja e epshit, parapėlqėmi i jetės sė kėsaj botė, kėrkimi i lavdaratave tė njerėzve dhe mospatja frikė prej Allahut


    Principet e perceptimit tė teksteve fetare dhe studimit tė tyre:


    Nė mėnyrė qė interpretimi i teksteve tė sheriatit dhe deduktimi e pėrfitimi i rregullave, ligjeve e normave prej tyre tė jetė i drejtė e i saktė, ėshtė detyrė qė perceptimi dhe studimi i tyre tė mbėshtetet nė principet qė vijojnė:


    I pari: Mbėshtetja nė metodėn e sahabeve, Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre .



    Sahabet kanė njė gradė tė lartė sepse Allahu i ka nderuar, i ka lavdėruar, i ka lartėsuar pozitat e tyre , i ka ngritur vlerat e gradat e tyre dhe i ka cilėsuar tė drejtė prej mbi shtatė qiej. Allahu i Lartesuar ka thėnė pėr ta:[ Me ata tė cilėt tė parėt pėrqafuan Islamin nga Muhazhirunėt (besimtarėt qė u shpėrngulėn nga Meka nė Medinė) dhe Ansarėt ( besimtarėt e Medinės qė i strehuan dhe i ndihmuan ata)si dhe ata qė i ndoqėn besnikėrisht ata ( nė besim ), me kėta All-llahu ėshtė mjaft i kėnaqurdhe ata janė mė se tė kėnaqur me Tė. Ai ka pėrgatitur pėr ta Kopshte tė Begatė nėn tė cilėt rrjedhin lumnj pėr tė banuar atje ngaherė. Ky ėshtė ngadhnjimi madhėshtor.] [Et Teube:100]. Gjithashtu ka thėnė;[ Muhamedi (a.s.) ėshtė i Dėrguari All-llahut dhe ata qė janė me tė janė tė ashpėr ndaj mohuesve (tė All-llahut) dhe tė mėshirshėm ndėrmjet tyre . I sheh ata tė pėrkulun (nė Ruku) dhe tė lėshohen me fytyrė nė tokė(nė sexhde kur I falen All-llahut), duke kėrkuar Begati nga All-llahudhe Kėnaqėsin e Tij. Shenja e tyre (e besimit tė tyre) ėshtė nė fytyrat e tyre nga gjurmėt e sexhdes (gjatė faljes). Ky ėshtė pėrshkrimi i tyre nė teuratė, ndėrsa shembulli i tyre nė Inxhil pėrshkruhet si njė farė (e mbjellė) e cila lėshon llastarin, pastaj e forcon atė dhe ai pastaj qėndron vetė nė trungun e vetduke i mrekulluar mbjellėsit, qė Ai T'i tėrbojė mosbesimtarėt me anė tė tyre nga mesi i tyre tė cilėt besojnė ( tė gjithė ata qė besojnė nė Njėsinė e All-llahut, nė tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin a.s. dhe e ndjekin Fenė e All-llahut, Islamin deri nė Ditėn e Fundit) dhe punojnė mirėsi e drejtėsi (sipas kėtij besimi) falje dhe shpėrblim tepėr tė madh (Kopshtet tė Begatė tė Xhenetit tė pa Fund).] [El Fethu:29].

    Gjithashtu nė Kura'nė Ai ka lajmėruar se ėshtė i kėnaqur prej tyre dhe se e di qė nė zemrat e tyre kanė qėllime tė mira, tė pastra, e tė drejta.[" Sigurisht qė All-llahu ishte i kėnaqur me besimtarėt kur ata tė dhanė besėn ty (Muhamed a.s.) nėn pemė. Ai e dinte mirė ēfarė kishte nė zemrat e tyre, pra Ai zbriti Es-Sekineh (butėsinė,gjakftohtėsinė e qetėsinė) mbi ta dhe Ai i shpėrbleu ata me fitore tė afėrt.] [El-Fethu;18]

    Ehli sune uel xhemaah rrespektojnė metodėn e sahabėve nė kuptimin dhe interpretimin e Kur'anit dhe sunetit, sepse ata jetuan me Profetin, e dėgjuan atė dhe ishin tė pranishėm kur zbriste shpallja. Profeti u pėrcillte atyre shpalljen dhe ua komentonte atė. Ata e kanė njohur mirė gjuhėn arabe, synimet e sheriatit, shkaqet e zbritjes sė ajeteve tė Kuranit. Pėr tė gjitha kėto arsye ata sigurisht i dinė mė mirė domethėniet e Kur'anit dhe sunetit dhe synimet e sheriatit, se sa gjeneratat e ardhėshme.

    Prandaj Abdullah ibnu Mesudi ka thėnė; "Kush do tė marrė pėr shembull ndonjė le tė marrė pėr shembull shokėt e Muhamedit. Ata kanė qėnė njerėzit me zemrat mė tė mira, mė tė devotshme, e mė tė pastra tė kėtij ymeti, kanė patur dijen mė tė thellė, nuk shtireshin dhe nuk i trillonin gjėrat, kan qėnė nė udhėzimin mė tė drejtė dhe nė gjendjen mė tė mirė. Janė njerėzit qė Allahu i zgjodhi pėr tė shoqėruar profetin e tij, kėshtu qė mėsojeni e vlerėsojeni epėrsinė e tyre dhe pasojini gjurmet e tyre, sepse ata vėrtetė kanė qėnė nė udhėzimin e drejtė." [Ibnul Abdil Berr nė Xhamiu bejanil ilmi].

    Metoda e sahabeve nė perceptimin, interpretimin dhe praktikimin e Kuranit dhe sunetit ėshtė rruga e vetme pėr tė qėlluar tė vėrtetėn mes ideve, mendimeve, interpretimeve, rrymave e rrugėve tė ndryshme, tė cilat qarkullojnė mes muslimanėve. Ajo ėshtė e vetmja qė tė ēon nė shpėtim. Allahu ka thėnė nė Kur'anė: "Kush kundėrshton tė dėrguarin pasi i ėshtė bėrė i qartė udhėzimi dhe ndjek njė rrugė tjetėr jo rrugėn e besimtarėve (sahabėve) Ne do ta mbajmė atė nė atė rrugė qė ai ka zgjedhur pėr veten e tij, do ta djegim nė zjarrin e xhehenemit dhe sa pėrfundim i keq qė ėshtė ky" [En Nisa; 115]. Rruga e besimtarėve qė Allahu e ka cilėsuar si tė vetmen mėnyrė pėt t'i shpėtuar zjarrit tė xhehenemit ėshtė rruga e sahabeve, ndėrsa ata qė kundėrshtojnėn tė dėrguarin dhe ndjekin rrugė e interpretime tė tjera jo atė tė sahabėve janė tė kėrcėnuar me djegie nė zjarrin e xhehenemit.

    Pėr kėtė tregon edhe hadithi qė e ka transmetuar Abdullah ibn Amr, i cili thotė: Ka thėnė Pejgamberi: "Do tė shfaqen nė umetin tim ato veprime qė u shfaqėn te ēifutėt. Ata do tė ecin me veprimet e tyre paralel me atė qė e bėnė Beni-Israilėt, aq sa nėse ka patur mes Beni-israeliėve tė tillė qė u vinin nėnave tė tyre haptasi, do tė ketė nė umetin tim qė do tė veprojnė nė kėtė mėnyrė. Vėrtet bėni israilėt u pėrēanė nė 72 grupe dhe ky umet do tė pėrēahet nė 73 grupe, tė gjithė do tė jenė nė zjarr, pėrveē njėrit. Kush ėshtė ky grup o i Dėrguari i Allahut (na e pėrshkruaj neve atė)? - i thanė shokėt e tij-. Profeti u tha: Janė ata tė qė e zbatojnė islamin kėshtu si unė dhe shokėt e mi." Trasmeton: Tirmidhiu. Albani thotė; hadithi ėshtė hasen.

    Nė kėtė hadith pėrmendet qartė se grupi i shpėtuar, janė ata tė cilėt e praktikojnė dhe e kuptojnė islamin ashtu sikurse ka qėnė profeti dhe shokėt e tij. Prandaj duhet ta perceptojmė, ta interpretojmė dhe ta praktikojmė Kur'anin dhe sunetin ashtu si shokėt e profetit e jo sipas logjikės sė devijuar, epsheve dhe mendimeve, shijeve e medhhebeve tė ndryshme, tė cilėt bien ndesh me kura'nin dhe sunetin, siē veprojnė bidatēijtė, sepse rruga e drejtė dhe e shpėtimit, ėshtė tė mos i tejkalojmė domethėniet qė sahabet ia kanė dhėnė Kur'anit dhe sunetit.

    Nė vijim do tė pėrmendiom disa thėnie tė dijetarėve, tė cilat dėshmojnė se duhet tė ndjekim menhexhin (metodėn) e sahabėve nė perceptimin, studimin dhe interpretimin e Kur'anit dhe sunetit.

    Ibnu Hazmi ka thėnė: "Ata tė cilėt na ka lajmėruar Allahu i Lartėsuar se ėshtė i kėnaqur ndaj tyre dhe se e din atė ēfarė gjendet nė zemrat e tyre dhe se ka zbritur qetėsinė mbi ta, nuk lejohet tė dyshojmė aspak nė drejtėsinė dhe besueshmėrinė e tyre, apo tė hezitojmė nė punėt, ēėshtjet dhe gjendjen e tyre." Kėto fjalė qė i ka thėnė pėr sahabet ibnu Hazmi i ka pėrfituar nga fjala e Allahut: "Vėrtet Allahu qe i kėnaqur me besimtarėt kur ata nėn hijen e atij druri tė zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ē'kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetėsimin dhe sė shpejti i shpėrbleu me njė fitore". [El Feth: 18]

    Ibnu Tejmije ka thėnė: " Nė ēėshtjet e akides muslimanėt kanė nevojė tė njohin dy gjėra:

    1-E para: Tė njohin qėllimin e fjalėve tė Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij. Kjo arrihet duke njohur gjuhėn e Kura'nit nė tė cilėn ka zbritur dhe duke njohur atė qė e kanė thėnė sahabėt, tabiinėt dhe mbarė dijetarėt e muslimanėve lidhur me domethėniet e fjalėve tė Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, sepse i Dėrguari i Allahut kur u komunikoi atyre Kur'anin dhe sunetin u mėsoi se ēfar synonte t'u pėrcillte nėpėrmjet fjalėve tė tij, prandaj sahabet i mėsuan domethėniet e Kuranit nė mėnyrė mė tė pėrsosur, se sa memorizimi e mėsimi pėrmendėsh i shkrojave tė tij. Kėto domethėnie ua pėrcollėn tabiinėve nė mėnyrė mė madhėshtore dhe mė tė pėrsosur se sa pėrcjellja e shkronjave tė tij…" [Mexhmuul Fetaua]

    Gjithashtu ka thėnė: "Kush e komenton e e interpreton Kura'nin dhe hadithin nė kundėrshtim me tefsirin (komentin) e njohur nga sahabet dhe tabiinet ai ėshtė shpifės (gėnjeshtar) ndaj Allahut, devijues i fakteve, argementeve e ajeteve tė Allahut dhe keqinterpretues i fjalėve tė Tij. Kjo padyshim i hap rrugėn kufrit, devijimit, dhe rrėnimit tė parimeve e realiteteve tė fesė, gjė e cila njihet domosdoshmėrisht nė fenė islame qė ėshtė e pavlefshme dhe e pavėrtetė". [Mexhmuurr rresail el munirije]

    Gjithashtu ai ka thėnė: "Kush kundėrshton thėnien e tyre dhe e komenton Kura'nin ndryshe nga tefsiri i tyre ai ka gabuar nė argumentin qė ka sjellė dhe nė mendimin qė ka synuar ta mbėshtesė me tė".[Ettefsirul kebir]

    Ibnu Rexheb Elhanbeli ka thėnė: "Dija e dobishme prej tė gjithė kėtyre njohurive ėshte; Mėsimi i teksteve tė Kura'nit dhe sunetit dhe kuptimi i domethėnieve tė tyre duke u bazuar nė atė qė ėshtė trasmetuar nga sahabet, tabiinėt dhe pasuesit e tyre lidhur me domethėniet e Kuranit dhe sunetit. Gjithashtu tė konsiderohet e mjaftueshme ajo qė ėshtė trasmetuar prej tyre lidhur me ēėshtjet e hallallit dhe haramit, asketizmit, njohurive qė zbusin zemrėn e tė tjera. Pastaj tė bėhet pėrpjekje pėr tė dalluar tė vėrtetėn nga e pavėrteta sė pari, dhe sė dyti tė njihen domethėniet e tė kuptohen mirė. Kėto njohuri fetare janė tė mjaftueshme pėr atė qė logjikon dhe interesohet tė marrė dije tė dobishme e tė preokupohet me tė." [Fadlu ilmis selefi alel khalefi]

    Eshshatibi ka thėnė: "Prandaj selefėt e mirė tė kėtij umeti, nė tė cilėt pėrfshihen sahabėt, tabiinėt dhe ata qė i kanė pasur ata, ishin mė tė ditur rreth Kur'anit dhe njohurive tė tij…"[Elmuvafakat]

    Ibnu Abdil Hadi ka thėnė: "Nuk lejohet tė shpikėsh koment ose interpretim pėr ndonjė ajet ose hadith qė nuk ka ekzistuar nė kohėn e selefėve, nuk e kan njohur dhe nuk ia kanė sqaruar ymetit, sepse kjo nėnkupton se ata nuk e kanė njohur tė vėrtetėn dhe kanė devijuar prej saj, ndėrkohė qė ėshtė udhezuar e e ka qėlluar ky kundershtar i mėvonshėm!"[Essarimul munki]


    I dyti: Njohja e gjuhės arabe

    Qė tė kuptosh argumentet e kuranit dhe sunetit nė mėnyrė tė saktė patjetėr duhet tė njohėsh gjuhėn arabe nė tė cilėn ka zbritur Kurani fisnik dhe me tė cilėn profeti u foli shokėve tė tij. Prandaj interesimi i dijetarėve tė ymetit dhe prijėsave tė tij pėr gjuhėn e Kura'nit ka qenė shumė i madh me qėllim qė tekstet e sheriatit tė kuptohen ashtu siē duhet. Umer bnul Hattabi ēonte shkresa anembanė territorit tė khalifatit: qė njerėzit tė mėsonin sunetin, rregullat e trashgimisė dhe rrregullat e gjuhės arabe ashtu siē mėsonin Kura'nin" [Xhamiu bejanil ilmi]

    Imam Eshshafi'i nė librin e tij 'Er-Risale' ka theksuar domosdoshmėrinė e njohjes mirė sė gjuhės arabe pėr tė kuptuar Kur'anin dhe sunetin.
    Ibn Tejmije ka thėnė: "Njohja e gjuhės arabe me tė cilėn na ėshtė komunikuar feja ėshtė prej gjėrave qė tė ndihmojnė pėr ta kuptuar fjalėn e Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. Po kėshtu edhe njohja e semantikės sė fjalėve, sepse nė pėrgjithėsi humbja e bidatēinjve ka lindur pėr kėtė shkak, ngaqė ata i jepnin fjalės sė Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij atė kuptim qė pretendonin megjithėse nuk ishte i vėrtetė."[Mexhmuul fetava]

    Eshatibi ka thėnė: "Qėllimi ėshtė tė sqarojmė se Kur'ani ka zbritur nė gjuhėn arabe, kėshtuqė kuptimi i tij nuk mund tė bėhet vetėm se nėpėrmjet tė kėsaj gjuhe, sepse Allahu i Lartesuar thotė:
    "Nuk ka dyshim qė ne e zbritėm Kura'nin nė gjuhėn arabe me qėllim qė ju tė kuptoni" [Jusuf; 3]

    "Sigurisht qė ky (Kur'ani) ėshtė shpallje nga Zoti i Aleminit (i Gjithėsise, Zoti i njerėzve dhe i xhindeve). Tė cilin Ruhu (Meleku Xhibirl) i besueshėm e ka zbritur nė zemrėn tėnde (o Muhamde) qė tė mund tė jesh prej kėshilluesve, (i zbritur) nė gjuhėn arabe tė qartė" [Shuara 192-195]

    "Ne vėrtetė e dimė se mosbesimtarėt thonė: Atė (Muhamedin) vetėm se e mėson ndonjė njeri i menēur. Gjuha e atij njeriu tė cilit ata i referohen, ėshtė krejt e huaj, ndėrsa ky (Kura'ni) ėshtė gjuhė e arabe qartė" [EnNahl; 103]
    E tė tjera argumenta tė cilat tregojnė se Kur'ani ėshtė arabisht, nė gjuhėn arabe, dhe jo gjuhė e huaj, apo nė ndonjė gjuhė tė huaj, prandaj kush kėrkon ta kuptojė, mėnyrėn e vetme pėr ta kuptuar ka gjuhėn arabe. Nuk ka rrugė tjetėr pėr ta kuptuar pėrveē kėsaj gjuhe." [El muvafekat]

    Kėtu ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme tė cilėn duhet ta kemi parasyshė, e cila ėshtė se argumentet dhe treguesit fetarė i kufizojnė domethėniet gjuhėsore, u japin fjalėve dhe shprehjeve kuptime tė caktuara, specifike dhe i sqarojnė ato. Ibnu Tejmija ka thėnė: "Nėse Profeti e sqaron kuptimin e njė fjale dhe pėrmbajten e saj, nuk ėshtė e domosdoshme ta ketė marrė nga gjuha apo tė ketė shtuar nė tė, por rėndėsi ka qė ėshtė njohur qėllimi i tij sidoqoftė raporti i fjalės sė pėrdorur me gjuhėn. Sepse e rėndėsishme ėshtė tė njohim qėllimin e Profetit". Prandaj sqarimet e pėrmendura nė sheriat pėr termat dhe shprehjet kanė pėrparėsi mbi ēdo sqarim tjetėr. Shumė bidatēij pėr arsye se nuk e kanė marrė nė konsideratė kėtė realitet i komentuan termet fetare qė kanė tė bėjnė me parimet e fesė duke u mbėshtetur krejtėsisht nė aspektin gjuhėsor pa marrė parasyshė synimet e sheriatit, p.sh; murrxhiet i dhanė fjalės iman vetėm kuptimin e njohjes dhe vėrtetimit pa marrė parasysh qėllimin e sheriatit nė pėrdorimin e kėsaj fjale. [Shiko; Mexhmuul fetava7/289]



    I treti: Mbledja e tė gjitha argumenteve qė kanė tė bėjnė me njė ēėshtje.


    Tekstet fetare manifestojnė njė njėjtėsi unike tė cilat plotėsojnė, e pėrsosin njėra tjetrėn, kėshtu qė nuk mund tė qartėsohet ēėshtja derisa tė mblidhen tė gjitha argumentet qė lidhen me tė. Argumentet e Kur'anit dhe sunetit tė saktė pėrputhen me njėra tjetrėn dhe nuk bien nė kundėrshtim, sepse ato kanė dalė nga njė burim i vetėm, prandaj nuk mund tė ketė nė to kundėrthėnie ose kundershti. Allahu i Lartėsuar e ka pėrshkruar librin e tij me fjalėn e Tij:[ Vėrtet se ata qė nuk besuan nė Mesazhin Pėrkujtues (Kur-anin),kur ai u erdhi atyre (do tė marrin dėnimin). Dhe ai ėshtė njė Libėr i nderuardhe i vlerėsuar (sepse ai ėshtė Fjala e All-llahut dhe Ai e ruan atė nga ēdo shtrembėrim.)] [ Nuk hyn gėnjeshtra nė tė as nga para, as nga prapa: ai ėshtė i zbritur nga(All-llahu ) mė i Urti, mė i Denji dhe Zotėruesi i tė gjitha lavdėrimeve.] .[Fussilet;41-42].

    Gjithashtu Allahu i Lartėsuar ka thėnė: [ A nuk mendojnė thellė pėr Kur-anin? Po tė kishte qenė ai prej dikujt tjetėr e jo prej All-llahut, sigurisht qė do tė kishin gjetur nė tė mjaft kundėrthanje e mospėrputhje.] [ Nisa; 82]

    Me kėtė qė sqaruam mėsojmė se nuk lejohet tė merret njė tekst dhe tė lihet njė tjetėr nė tė njėjtėn temė, sepse kjo ēon nė copėtimin e teksteve, sakatimin dhe gjymtimin e tyre. Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "Atėherė a besoni vetėm nė njė pjesė tė librit dhe mohoni pjesėn tjetėr?" [El Bekaretu;85]

    Lidhur me kėtė temė imam Ahmedi thotė: "Nėse nuk do t'i grumbullosh rrugėt e hadithit, nuk e kupton atė, sepse hadithet sqarojnė njėri tjetrin dhe variantet e njė hadithi shpjegojnė njėri tjetrin".

    Ibnu Tejmija ka thėnė: "Dijetari pasi tė dallojė atė qė e ka thėnė i Dėrguari nga ajo qė nuk e ka thėnė, ka nevojė tė kuptojė qėllimin e tij, kėshtu qė duhet tė bėjė pajtimin mes haditheve, tė bashkojė gjėrat e ngjashme dhe si rrjedhojė tė bashkojė mes atyre gjėrave qė ka bashkuar Allahu dhe i Dėrguari i Tij dhe tė ndajė e tė bėjė dallim mes gjėrave qė Allahu dhe i Dėrguari i Tij i kanė bėrė tė ndryshme. Kjo ėshtė dija prej sė cilės pėrfitojnė muslimanėt dhė tė cilėn ėshtė detyrė ta pranojmė. Me kėtė dije kryesuan dijetarėt e muslimanėve, si tre dijetarėt e mėdhenj e tė tjerė kėnaqėsia e Allahut qoftė mbi tė gjithė" [Mexhmuul fetava].

    Shatibiu ka thėnė; "Strumbullari i gabimit nė nxjerrjen e rregullave nga argumentet e sheriatit ėshtė vetėm njė gjė; e kjo ėshtė mosnjohja e synimeve tė sheriatit dhe mosbashkimi e mospajtimi mes argumenteve tė sheriatit. Sipas dijetarėve tė vendosur nė dije metoda e saktė e deduktimit tė rregullave nga tekstet, ėshtė tė merret i gjithė sheriati si njė formė e vetme, duke i renditur ēėshtjet e pjesshme nė ēėshtjet e tėrėsishme, duke pėrjashtuar prej argumenteve tė pėrgjithshme gjėrat e veēanta qė janė pėrjashtuar po me argument, duke e kufizuar tėrėsinė e argumenteve absolute me argumentet e kufizuara, duke i shkoqitur e sqaruar argumentet e pėrgjithshme e tė pashtjelluara me argumentet shkoqitėse sqaruese, e tė tjera aspekte e drejtime…".

    Pas kėsaj Shatibiu ka thėnė; "Tė vendosurit e tė mėkėmburit nė dije e pėrfytyrojnė sheriatin njė formė (njėsi) e vetme, argumentet e tė cilit i shėrbejnė njėri tjetrit, si pjesėt e trupit tė njeriut nėse do tė pėfytyroheshin nė njė formė frytėdhėnėse"

    Gjithashtu ai ka thėnė: "Shpesh i vėren injorantėt tė mbėshtesin mendimet e tyre nė argumenta tė pavlefshme ose argumenta tė sakta, por mendimin e kanė formuar duke u kufizuar vetėm me njė argument tė caktuar dhe duke mos i marrė nė konsideratė argumentet e tjerė, tė cilėt e mbėshtesin atė mendim ose e kundershtojnė".

    Nga ky sqarim qė ka bėrė Shatibiu ne mėsojme se ėshtė e domosdoshme tė mbledhim argumentet qė kanė tė bėjnė me njė ēėshtje tė caktuar dhe tė vendosim ēdo tekst nė vendin e tij tė duhur.


    I katėrti: Njohja e synimeve tė Sheriatit Islam


    Prej mirėsisė dhe mėshirės sė Allahut tė Lartėsuar ndaj kėtij ymeti ėshtė qė tė gjitha rregullat i ka ligjėruar pėr synime dhe pėrfundime madhėshtore. Tė gjitha rregullat e ligjet e sheriatit janė tė themeluara mbi realizimin e interesave pėr robėrit nė dynjanė dhe ahiretin e tyre. Allahu i Lartėsuar ka thėnė:[ Onjerėz ! Juka ardhur juve njė kėshillė e mirė nga Zoti juaj (Kur-ani i cili ju urdhėron pėr ēdo tė mirė dhe ju ndalon nga ēdo e keqe ) dhe shėrim pėr atė (sėmundje tė padijes,tė dyshimit, tė hipokrizisė, tė dallimeve e tjerė) nė gjokset tuaj, -udhėzim dhe mėshirė (duke shpjeguar e dalluar tė lejuarėn e tė palejuarėn) pėr besimtarėt.] [Junus:57]

    Dijetarėt e ymetit tonė nė shumė thėnie kanė theksuar se sheriati ynė ėshtė zbritur pėr tė realizuar dhe pėr tė plotėsuar e kompletuar dobitė dhe interesat pėr njerėzit nė dynja dhe nė Ahiret, si dhe pėr tė zhdukur dhe eliminuar dėmet dhe tė kėqijat ose pėr t'i minimizuar ato nė dynja dhe nė Ahiret.

    Shatibiu ka thėnė: "Sheriati ėshtė vendosur nga Allahu pėr tė realizuar dobitė dhe interesat pėr robėrit nė dynja dhe nė Ahiret (nė tė pėrshpejtuar dhe tė vonuarėn, tė ardhmen) dhe pėr tė shmangur dėmet dhe tė
    kėqijat prej tyre.

    El iz-z ibnu Abdus-selam thotė: "Sheriati i gjithė ėshtė nė dobi dhe interes tė njerėzve. Ai ose pėrmban shmangien e dėmeve, ose arritjen e dobive dhe realizimin e interesave."

    Ibnul Kaj-jimi thotė: "Sheriati ėshtė i bazuar dhe i themeluar mbi objektivin e realizimit tė urtėsive, dobive dhe interesave pėr robėrit nė jetėn e dynjasė dhe tė Ahiretit. Tė gjitha rregullat dhe ligjet e sheriatit janė tė drejtė, dobiprurės dhe tė vendosur nė vendin e duhur. ēdo ēėshtje qė devijon nga drejtėsia pėr nė padrejtėsi, nga mėshira pėr nė tė kundėrtėn e saj, nga dobia dhe interesi pėr nė dėm, dhe nga urtėsia, saktėsia dhe preēiziteti pėr nė kotėsi, parregullsi dhe nė konfuzion, nuk ėshtė prej sheriatit. Ajo edhe sikur t'i mvishet sheriatit me anė tė keqinterpretimit, nuk i pėrket atij, sepse sheriati ėshtė drejtėsia e Allahut ndėrmjet robėrve tė Tij dhe mėshira e Tij ndėrmjet krijesave tė Tij."

    Ibnu Tejmija ka thėnė: "Sheriati ėshtė i themeluar mbi realizimin e dobive dhe kompletimin e tyre, si dhe eleminimin e dėmeve e tė kėqijave dhe minimizimin e tyre sipas mundesisė. Ai na udhezon tė njohim mė tė mirėn e dy tė mirave dhe mė tė dėmshmin e dy dėmeve ose dy tė kėqijave, nė mėnyrė qė kur pėrplasen dy tė mirat dhe s'mund tė bėhen tė dyja, t'i jepet pėrparėsi mė tė madhes, dhe kur pėrplasen dy dėmet dhe s'mund tė shmangen tė dy, t'i jepet pėrparėsi shmangjes sė dėmit mė tė madh". [Minhaxhus suneh]

  5. #5
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Disa ēėshtje qė lidhen me metodėn e ehli sunetit nė referim

    1- Nė fillimin e kėtij kapitulli kemi pėrmendur qė burimi i tretė ėshtė Ixhmai i selefėve.

    Ehli sune uel Xhemaah besojnė se njerėzit mė tė ditur pas profetit janė sahabėt, prandaj nuk ka dyshim qė pajtimi i tyre nė lidhje me njė ēėshtje nuk mund tė jetė gabim. Kėshtu qė ixhmai (konsesusi) i sahabeve ėshtė argument qė bazohemi nė tė. Sipas mendimit mė tė saktė tė dijetarėve, tė cilin e ka pėrmendur dhe e ka zgjedhur Ibn Tejmije nė Mexhmuul Fetaua, ixhmaė tė vlefshėm nuk ka ekzistuar veēse nė kohėn e sahabeve, sepse pas tyre kanė lindur shumė mosmarrėveshje dhe umeti ėshtė pėrhapur shumė, gjė e cila e bėn tė pamundur tė merret, e tė njihet mendimi i tė gjithė muxhtehidėve nė lidhje me njė ēėshtje fetare. Prej citateve tė Ibn Tejmijes lidhur me kėtė ēėshtje ėshtė fjala e tij: "Ixhmai i selefėve nuk mund tė jetė veēse i saktė". Gjithashtu edhe fjala e tij: "Muslimanėt nė tė gjitha ēėshtjet e fesė bazohen nė Kur'an, sunet dhe ixhmain e selefėve. Kėto tri parime janė tė pagabueshme (tė mbrojtura nga gabimi)".


    2- Ėshtė detyrė pranimi i ēdo hadithi tė saktė qė na ka ardhur nga Profeti dhe punimi me tė, qoftė ai 'muteuatir' apo 'ahad', qoftė nė ēėshtjet e akides apo nė ēėshtje tė tjera tė fesė.


    Hadithi muteuatir ėshtė; hadithi qė e ka transmetuar njė grup i madh njerėzish, tė cilėt zakonisht nuk mund tė pajtohen nė gėnjeshtėr. Ky numėr i madh trasmetuesish duhet tė jetė nė tė gjitha hallkat e senedit. Lajmi i tyre duhet tė jetė i mbėshtetur nė atė qė e kanė dėgjuar, shikuar ose prekur dhe tė mos jetė konkluzion logjik. Si shembull pėr hadithin muteuatir kemi fjalėn e Profetit: "Kush gėnjen ndaj meje me dashje le tė pėrgatisė karrigen e tij nė zjarr". Kėtė hadith e kanė transmetuar mė shumė se 70 prej sahabeve. Vėrtetėsia e hadithit mutevatir ėshtė e padiskutueshme, prej tij pėrfitohet bindje e sigurtė.

    Hadithi ahad ėshtė ai qė nuk i ka plotėsuar kushtet e hadithit muteuatir.

    Dijetarėt e hadithit e kanė ndarė hadithin ahad pėrsa i pėrket numrit tė rrugėve tė tij nė tre lloje:

    . Meshhur. Ky ėshtė hadith qė e kanė transmetuar tre transmetues ose mė shumė nė ēdo hallkė tė senedit, por qė nuk e arrin numrin e hadithit muteuatir. Si shembull pėr kėtė kemi fjalėn e Profetit: "Allahu nuk e merr dijen duke e hequr nga gjokset e robėrve, por duke u marrė jetėn dijetarėve, derisa kur tė mos mbetet mė dijetarė, njerėzit do marrin krerė tė paditur do t'i pyesin, kėshtuqė do tė humbasin vetė dhe do t'i humbasin edhe tė tjerėt". [Buhariu dhe Muslimi]

    . Aziz. Ky ėshtė hadithi qė nuk ka mė pak se dy transmetues nė tė gjitha hallkat e senedit, si p.sh. hadithi i Enes ibn Malikit dhe Ebu Hurejres nga i Dėrguari i Allahut: "Nuk beson asnjėri prej jush derisa unė tė jem mė i dashuri tek ai se babai i tij, fėmija i tij dhe tė gjithė njėrėzit". [Buhariu dhe Muslimi]]

    . Garib. Ky ėshtė hadithi qė e ka transmetuar vetėm njė transmetues, qoftė edhe nė njė hallkė prej hallkave tė senedit, si p.sh; hadithi i nijetit qė e trasmeton Umeru bnul Hattab Allahu qoftė i kėnaqur prej tij.

    Hadithi 'ahad' mund tė jetė i saktė, i mirė, i dobėt, shumė i dobėt dhe i trilluar, prandaj duhet tė vėrejmė vlerėsimin qė i kanė bėrė dijetarėt, nė mėnyrė qė tė punojmė me hadithe tė sakta nė tė gjitha ēėshtjet e fesė, qoftė nė akide, nė rregullat e fikhut apo mė gjerė dhe tė largohemi nga hadithet e pasakta.

    Dijetarėt e selefėve tė mirė besojnė se ēdo gjė qė na ka lajmėruar Allahu pėr tė, ose qė na ka lėjmėruar i dėrguari i Allahut, e cila na ka mbėrritur nėpėrmjet rrugė tė saktė, jemi tė obliguar ta besojmė. Ata nuk bėjnė ndryshim mes lajmit 'mutevatir' dhe lajmit 'ehad' pėrderisa ėshtė i saktė. Kėshtu ata me tė dyja llojet i konfirmojnė ēėshtjet e akides pa dallim.

    Njė grup i humbur mendojnė se nuk vlen tė mbėshtetesh nė hadithe tė sakta 'ahad' nė ēėshtjet e akides. Pradaj ata nuk bazohen pėr pohimin e ēėshtjeve tė akides veēse nė Kura'nė e nė hadith mutevatir. Argumentimi me Kura'nė e hadith mutevatir, sipas tyre, ėshtė i vlefshėm vetėm nė rastin kur kuptimi i tekstit ėshtė i prerė, i padiskutueshėm. Ky mendim e ka prejadhjen nga Ehlul Kelam (teologėt), tė cilėt i japin pėrparėsi logjikės para argumenteve tė Kura'nit dhe sunetit.

    Nė kėtė mendim i pasuan disa dijetarė tė usulul fikhut, por nė kohėn tonė ky mendim u pėrhap shumė, aq sa gati sa nuk u harrua besimi i vėrtetė, megjithėse dijetarėt nė tė kaluarėn dhe nė tė tashmen e kanė zbuluar dilemėn qė e u ka lindur pėrfaqėsuesve tė kėtij mendimi dhe kanė sqaruar pavlefshmėrinė e rrezikshmėrinė e tij.

    - Sqarimi i dilemės se tyre:

    Ata kanė thėnė se argumentet qė mbėshtesim nė to ēėshtjet e akides duhet tė jenė tė formės sė prerė dhe tė pėrfitohet prej tyre bindje e sigurtė 'jekin'. Hadithet ahad dhe tekstet e Kura'nit e tė haditheve mutevatire qė kanė kuptim tė diskutueshėm (jo tė prerė), nuk pėrfitohet prej tyre bindje e sigurtė. Por ato janė argumenta 'dhannije' (qė pėrfitohet prej tyre njė mendim, ose mundėsi mė e madhe, lidhur me diēka, por qė nuk arrin nivelin e bindjes sė sigurtė,'jekin').

    Prandaj nuk vlejnė pėr argument nė akide, sepse janė 'dhannije'. Argumentet qė pėrfitohet prej tyre 'dhann' (mendimi, ose mundėsia mė e madhe pėr tė qenė diēka siē paraqetet) nuk lejohet tė pėrdoren si dėshmi pėr ēėshtjet e akides, sepse Allahu i lartesuar ka thėnė: "Ata nuk kanė asnjė dije pėr kėtė. Ata ndjekin vetėm se 'edh dhann' (hamendje) dhe padyshim se hamendja nuk vlen aspak ndaj tė vėrtetės (qė ta zėvendėsojė atė)" [En Nexhm;28]. Gjithashtu Allahu i Lartesuar ka thenė: "Ata ndjekin veēse 'edh dhann'(1) (hamendje) dhe ēfar ata dėshirojnė" [En Nexhm; 23]. Kanė thėnė: nė kėto ajete e tė tjera Allahu i Lartėsuar i ka sharė mushrikėt pėr shkak se ata ndjekin 'edh dhann'. Sipas tyre kėtu pėrfshihet edhe mbėshtetja pėr ēėshtjet e akides nė hadithe ehad dhe nė ajete e hadithe muteuatire qė nuk janė tė prera nga ana e domethėnies.

    Bazimi nė kėto ajete e tė tjera pėr tė pėrligjur mendimin e tyre nuk ėshtė i saktė sepse 'dhanni' qė Allahu ka ndaluar ndjekjen e tij nė ajetet e Kur'anit nuk ėshtė 'dhanni' qė kanė pėr qėllim ( d.m.th; argumenti qė nuk pėrfitohet prej tij bindje por qė pėrfitohet mendimi ose mundėsia mė e madhe), por ai ėshtė 'dhanni' qė merr kuptimin e dyshimit, hamendjes dhe gėnjeshtrės. Kėtė lloj 'dhanni' ka ndaluar Allahu nė Kur'anė dhe jo punimin me hadithet 'ahad', sepse prej tyre pėrfitohet bindje e sigurtė ose mė e pakta mendimi mė i fortė dhe mundėsia mė e madhe, siē do ta sqarojmė nė vijim inshaAllahu.

    - Pra 'dhanni' i pėrmendur nė ajet tė cilin e ka hedhur poshtėė Allahu i Lartėsuar nuk ėshtė ai qė pėrfitohet prej tij mendimi mė i fortė e mundėsia mė e madhe rreth diēkaje, por ėshtė ndjekja e dyshimeve, hamendjeve dhe gėnjeshtrave. Prej gjėrave qė e pėrforcojnė kėtė ėshtė fjala e Allahut tė Lartėsuar pėr mushrikėt: "Ata nuk ndjekin gjė tjetėr veēse edh-dhann (hamendjen dyshimet) dhe ata nuk bėjnė gjė tjetėr veēse gėnjejnė".[El Enam: 116]. Qė do tė thotė se me fjalėn dhann ka patur pėr qėllim gėnjeshtėn, hamendjen.

    - Sikur thėnia e tyre tė ishte e saktė, atėherė nuk do tė lejohej punimi me hadithe 'ahad' edhe nė ēėshtjet e fikhut, sepse Allahu e ka ndaluar punimin me 'edhdhann' nė pėrgjithėsi pa bėrė dallim mes ēėshtjeve tė akides dhe tė fikhut dhe sepse nė ajetin e sures Enamė ku Allahu i Lartėsuar ka dėnuar ndjekjen e 'dhannit', nga ana e mushrikėve, ka pėrmendur edhe disa rregulla fikhu, gjė e cila tregon se ky lloj dhanni ėshtė i dėnuar nė tė gjitha ēėshtjet si tė akides po ashtu edhe tė fikhut. Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "Ata qė i bėnė shok Allahut tė Lartėsuar do tė thonė: "Po tė kishte dashur Allahu, ne nuk do t'i kishim bėrė shokė atij nė adhurim as edhe baballarėt tanė (nuk do ta kishin bėrė kėtė)" -ky fragment bėn fjalė pėr ēėshtje besimi- "dhe se nuk do tė kishim ndaluar ndonjė gjė (pėrkundėr dėshirės sė Tij)", -ky fragment bėn fjalė pėr gjėra qė kanė tė bėjnė me rregullat-. "Nė tė njėjtėn mėnyrė pėrgėnjeshtruan ata qė ishin para tyre (ata kundershtuan padrejtėsisht tė dėrguarin e Allahut), derisa ata shijuan Zemėrimin Tonė. Thuaj: A mos keni ju ndonjė dijeni (provė mbrojtėse) qė mund ta sillni para nesh? Vėrtetė qė ju nuk ndiqni gjė tjetėr, por vetėm hamendje (dhann) dhe nuk bėni gjė tjetėr pėrveē se gėnjeni". [El Enam;148].

    Pastaj ne nuk e pranojmė thėnien e tyre se prej hadithit 'ahad' nuk pėrfitohet bindje e sigurtė, sepse njė gjė e tillė mund tė pėrfitohet prej tij. Siddik Hasen Khan ka thėnė "Mospajtimi i dijetarėvėe lidhur me pėrfitimin e bindjes sė sigurtė nga hadithi 'ehad' ėshtė vetėm nė rastin kur atij nuk i bashkangjitet diēka qė e pėrforcon, ndėrsa nėse do t'i bashkangjitet diēka qė e pėrforcon ose hadithi tė jetė 'meshhur' atėherė nuk ka kundėrshtim qė prej tij pėrfitohet bindje e sigurtė".

    Ajo qė rezulton nga studimi i qėndrimive dhe thėnieve tė selefėve dhe tė shumė dijetarėve tė mėvonshėmė si Ibnus Salah ,Ibn Tejmije, Ibn Kethir e tė tjerė ėshtė se hadithi 'ahad' jep bindje nėse ekzistojnė gjėra, shenja e tregues qė e pėrforcojnė.

    Prej gjėrave pėrforcuese, tė cilat nėse hadithi ėshtė i pajisur me to, tė jep bindje, janė kėto qė vijojni:

    a. Hadithet qė janė trasmetuar nė librat e Hadithit, tė cilat i kanė vlerėsuar tė sakta dijetarėt dhe nuk e ka hedhur poshtėė saktėsinė e tyre asnjėri. Nė kėtė rast padyshim pėrfitohet prej tyre jekin (bindje) sepse ymeti ėshtė pajtuar pėr saktėsinė e tyre.

    b. Hadithet qė i ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi sė bashku ose njėri prej tyre dhe nuk ka kundėrshtuar asnjė prej dijetarėve tė hadithit nė saktėsinė e tyre.

    c.Hadithet qė janė 'meshhur' tė cilat kanė tre ose, mė shumė rrugė.
    d. Hadithet qė i kanė transmetuar dijetarė tė mėdhenj, si Malik nga Nafi' nga Abdullah ibn Umer.

    Madje disa dijetarė janė tė mendimit se ēdo hadith i saktė pėrfitohet prej tij bindje e plotė (jakinė). Ky ėshtė mendimi i disa dijetarėve tė medhhebit maliki, shafi', hanbeli, si dhe mendimi i Ibn Hazmit. Nė kohėn tonė kėtė mendim e ka zgjedhur shejh Albani.

    Nga kjo qė sqaruam dalim nė pėrfundimin se dijetarėt e ehli sune uel xhemaah i pranojnė hadithet 'ahad' tė sakta, qoftė nė besim apo nė rregullat e fikhut pa bėrė dallim. Tregon pėr kėtė fakti qė dijetarėt e sunetit si Maliku, Ahmed Buhariu, Muslimi, Ebi Davudi, Termidhiu e tė tjerė, i kanė trasmetuar e rregjistruar nė librat e tyre hadithet qė pėrmbajnė ēėshtje tė akides, megjithėse e dinin qė hadithet mutevatire prej tyre janė shumė pak, dhe se shumica e tyre janė 'ahad'. Sikur tė mos e pranonin bazimin nė to pėr ēėshtjet e akides nuk do tė ishin lodhur me trasmetimin e tyre dhe do t'u kishte shkuar e gjithė kjo punė kot. Kushdo qė u mvesh atyre ndonjė mendim tjetėr ai ka shpifur ndaj tyre. Pastaj diskutimi se pėrfitohet prej hadithit ahad bindje apo jo nuk ka arsye qė tė lidhet me temėn e akides, sepse dijetarėt qė thonė se pėrfitohet prej tij 'dhann' e pranojnė atė nė akide pėrderisa ėshtė i saktė. Ibnu Abdil Berr ėshtė i mendimit qė hadithi ahad pėrfitohet prej tij 'dhann' dhe jo 'jekin', megjithatė ai e pranon atė nė ēėshtjet e akides dhe thotė se ky ėshtė qėndrimi i dijetarėve tė ehli sunetit.

    Faktet nga Kur'ani dhe suneti qė tregojnė se ėshtė detyrė tė pranohet hadithi ahad nė ēėshtjet e akides.

    Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "Nuk ėshtė e pėrshtatshme pėr besimtarėt tė dalin pėr luftė tė gjithė. Nga ēdo grup i tyre vetėm njė pjesė duhet tė marshojė, me qėllim qė tė njihen me fenė (Islame) dhe qė tė mund tė kėshillojnė njerėzit e tyre kur tė kthehen tek ata dhe qė tė mund tė jenė tė vetėdijshėm (pėr tė keqen)." [Et Teube:122]

    Nė kėtė ajet Allahu i ka urdhėruar fiset, tė dėrgojnė njė palė prej tyre, pėr tė mėsuar ēėshtjet e fesė, me qėllim qė kur tė kthehen t'u mėsojnė njerėzve tė fisit fenė. Fjala 'taife' qė ėshtė pėrmendur nė ajet nga ana gjuhėsore, pėrdoret pėr njė person e mė shumė, qė do tė thotė se sikur njė fis tė ēojė vetėm njė person pėr tė mėsuar ēėshtjet e fesė, pasi tė kthehet nė mesin e tyre, e kanė detyrė tė pranojnė prej tij, ēdo gjė tė fesė, qoftė nė ēėshtje e akides apo tė fikhut. Madje ēėshtjet e akides janė mė me pėrparėsi pėr t'i pranuar, sepse janė mė tė rėndėsishme. Ajeti ėshtė argument i qartė pėr pranimin e hadithit ahad qė transmetohet nga njė ose mė shumė persona pa bėrė dallim ndėrmjet ēėshtjeve tė akides dhe tė fikhut. Kėtė e konfimon edhe hadithi qė ka trasmetuar Buhariu nė sahihun e tij nga Malik ibnul Huvejrith i cili thotė: "Erdhėm tek Profeti, ndėrkohė qė ishim tė rinj nė njė moshė tė pėrafėrt. Pranė tij qėndruam njėzet ditė. Profeti ishte i mėshirshėm, zemėrbutė, i dhembshur, prandaj kur mendoi se na mori malli pėr familjet tona na kėrkoi ta lajmėronim pėr njerėzit qė kishim nė familje. Pasi e lajmėruam na tha: "Kthehuni nė familjet tuaja, qėndroni mes tyre, mėsojuni atyre fenė, urdherojini ata dhe faluni siē mė keni vėrejtur mua duke u falur". Pra, Profeti i urdhėroi tė kthehen nė familje dhe t'u mėsojnė ēėshtjet e fesė. Mė tė rėndėsishmet e ēėshtjeve tė fesė janė ato tė besimit, kėshtuqė n.q.se do tė ishte i saktė mospranimi i hadithit ahad nė akide, kėta djem nuk do t'u flisnin familjeve pėr besmin dhe ata nuk do e kishin detyrė tė pranonin prej tyre.


    Gjithashtu Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "O ju qė keni besuar! Nėse njė njeri i poshtėėr e i lig ju vjen me ndonjė lajm, sqarojeni e bėjeni tė qartė, qė tė mos dėmtoni njerėzit nga padija e pastaj tė pendoheni pėr atė qė keni bėrė". [El Huxhuratė: 9]

    Ajeti tregon se kur na vjen njė mėkatar me ndonjė lajm, nuk e pranojmė prej tij, por e shqyrtojmė dhe verifikojmė, nė tė kundėrt kur na vjen me ēfardolloj lajmi njė njeri i drejtė dhe i besueshėm, argumenti nėpėrmjet tij konsiderohet i pėrcjellur dhe ėshtė detyrė ta pranojmė prej tij menjėherė pė qenė e nevojshme tė shqyrtojmė e tė verifikojmė. Padyshim qė nė lajmet e njerėzve tė besueshėm, pėrfshihen edhe ēėshtjet e besimit.

    Gjithashtu Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "O ju qė keni besuar! Nėse njė njeri i poshtėėr e i lig ju vjen me ndonjė lajm, sqarojeni e bėjeni tė qartė, qė tė mos dėmtoni njerėzit nga padija e pastaj tė pendoheni pėr atė qė keni bėrė". [El Huxhuratė: 9]

    Ajeti tregon se kur na vjen njė mėkatar me ndonjė lajm, nuk e pranojmė prej tij, por e shqyrtojmė dhe verifikojmė, nė tė kundėrt kur na vjen me ēfardolloj lajmi njė njeri i drejtė dhe i besueshėm, argumenti nėpėrmjet tij konsiderohet i pėrcjellur dhe ėshtė detyrė ta pranojmė prej tij menjėherė pė qenė e nevojshme tė shqyrtojmė e tė verifikojmė. Padyshim qė nė lajmet e njerėzve tė besueshėm, pėrfshihen edhe ēėshtjet e besimit.

    c) Ka ardhur nė sahihun e Buhariut dhe tė Muslimit se banorėt e Jemenit erdhėn te Profeti dhe i thanė: "O i dėrguari i Allahut! Dėrgo me ne njė burrė qė tė na mėsojė sunetin dhe Islamin!" Profeti e kapi pėrdore Ebu ubejde ibnul Xherrah dhe tha: "Ky ėshtė besniku i kėtij umeti."
    Gjithashtu Profeti ka dėrguar dhe tė tjerė prej sahabėve nė vende tė ndryshme pėr t'u mėsuar njerėzve Islamin, si Ali ibn ebi Talib, Muadh ibn Xhebel dhe ebu Musa el-Eshari. Hadithet e tyre gjendet te Buhariu, Muslimi e tė tjerė libra tė hadithit. Ata u mėsuan njerėzve ēėshtjet e fesė, ku pėrfshiheshin padyshim edhe ato tė akides. Njerėzit ishin tė obliguar tė pranonin prej tyre. Nėse nuk do tė ishte detyrė pranimi i lajmit tė pėrcjellė nga njė person apo dy e mė shumė qė nuk arrin gradėn 'mutevatir' (hadithi ahad), Profeti nuk do t'i dėrgonte nė kėtė formė e me kėtė numėr dhe njerėzit nuk do tė ishin tė obliguar tė pranonin prej tyre.

    Disa aspekte qė hedhin poshtėė mendimin e atyte qė nuk bazohen nė hadithin 'ehad' pėr ēėshtjet e akides:

    a. Mospranimi i hadithit ahad nė ēėshtjet e akides apo thėnia se nuk ėshtė detyrė tė punohet me tė nė akide, ėshtė diēka e shpikur qė se kanė njohur selefėt e kėtij umeti. ēdo gjė e tillė ėshtė e refuzuar, sepse Profeti ka thėnė nė hadithin e trasmetuar nga Aishja nė sahihun e Muslimit: "Kush shpik nė fenė tonė atė qė nuk ėshtė prej saj, ajo ėshtė e refuzuar, e papranueshme."

    b. Thėnia e tyre se hadithi 'ahad' nuk vlen pėr argument nė akide ėshtė nė vetvete njė ēėshtje prej akides qė ka nevojė pėr argument tė prerė, i cili tė tregojė se hadithi 'ahad' nuk pranohet nė akide. Njė argument tė tillė, kurrė s'mund ta gjejnė. Nė kėtė mėnyrė ata kan kundershtuar vetvetet dhe kanė rėnė nė kundėrthėnie.

    c. Sikur tė kishte ndonjė argument tė formės sė prerė (jekin) qė nuk pranohet hadithi ahad nė akide do ta kishin njohur sahabet dhe do ta kishin deklaruar. Po ashtu edhe ata qė erdhėn pas tyre prej tė parėve tė kėtij umeti. Pėrderisa ata nuk e kanė njohur njė argument tė tillė, kjo tregon se nuk ekziston argument pėr tė.

    d. Mospranimi i hadithit 'ahad' nė akide bie ndesh me metodėn e sahabeve, tė cilėt e pranonin hadithin e atij qė u pėrcillte fjalėt e Profetit duke qenė tė bindur nė to. Asnjėri prej tyre nuk e refuzonte lajmin e vėllait tė tij me preteksin se hadithi i pėrcjellur prej tij ėshtė 'ahad'.

    h. Faktet qė dėshmojnė pėr detyrėn e pranimit tė argumenteve tė Kura'nit dhe sunetit pėrfshijnė temat e besimit dhe rregullat e ligjet e sheriatit. Pėrjashtimi i temave tė akides kur hadithet janė 'ahad' ėshtė njė pėrjashtim pa argument.

    Disa nga ēėshtjet e akides qė kanė ardhur nė hadithe tė sakta.

    1) Profecia e Ademit, si dhe e disa profetėve tė tjerė, pėr tė cilėt Kura'ni nuk pėrmend se janė profetė.

    2) Epėrsia e Profetit tonė Muhamedit mbi tė gjithė tė Dėrguarit.

    3) Shumė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me fillimin e krijimit tė krijesave, cilėsinė e melaikeve, xhinėve, xhenetit, zjarrit, se ato janė tė krijuara dhe se guri i zi ėshtė i ardhur nga xheneti.

    4) Shumė prej shenjave tė Kijametit, pėrveē atyre qė kanė ardhur nė hadithe muteuatir.

    5) Besimi se dhjetė tė pėrgėzuarit me xhenet janė prej banorėve tė xhenetit.

    6) Shumė prej mrekullive dhe veēorive tė profetit.

    7) Shumė gjėra qė lidhen me jetėn e varrit, kijametin, dhe ditėn e gjykimit.

    8) Shumė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me kaderin.



    Grupet e humbura pėr shkak se s'kanė dijeni rreth haditheve tė profetit, kanė mohuar shumė ēėshtje tė akides qė kanė ardhur nė hadithe muteuatire, me pretendimin se janė trasmetuar nė hadithe 'ahad', duke kundershtuar kėshtu atė qė e kanė theksuar ekspertėt e kėsaj fushe, dijetarėt e hadithit. Prej gjėrave qė i kanė mohuar ėshtė dalja e dexhalit, zbritja e Isait, shikimi te Allahu nė xhenet dhe shumė prej mrekullive tė Profetit tonė Muhamedit.



    Shenime

    (1) Sipas tyre 'edh dhann' do tė thotė: argumenti qė nuk pėrfitohet prej tij bindje por qė pėrfitohet mendimi ose mundėsia mė e madhe. Ky koment qė i kanė bėrė fjalės 'edh dhann' nuk ėshtė i saktė, siē do ta mėsojmė nga kunderpėrgjigja, ngaqė kuptimi i saktė i saj ėshtė hamendja, gėnjeshtra dhe trillimi qė e ndiqnin mushrikėt.


    3- Profeti ynė Muhamedi i ka sqaruar ēėshtjet e fesė, prandaj ēdo shpikje nė fe ėshtė bidat i refuzuar.

    Allahu e ka plotėsuar fenė e Tij, nuk ka nė tė asnjė lloj mangėsie, prandaj nuk lejohet tė pakėsohet, tė shtohet, apo tė ndryshohet ndonjė gjė nė tė. Allahu thotė nė Kur'anė: "Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova mirėsinė Time mbi ju dhe zgjodha pėr ju islamin fe". [Maide; 3]
    Pėr kėtė ka thėnė profeti nė hadithin e transmetuar nga Irbad ibni Sarije: "Na kėshilloi i Dėrguari i Allahut me njė kėshillė, prej sė cilės u frikėsuan, e u zbutėn zemrat dhe lotuan sytė. Atėherė ne i thamė: O i dėrguari i Allahut sikur kjo ėshtė kėshillė lamtumire apo ndarje prej nesh prandaj na porosit (me diēka qė t'i pėrmbahemi pas teje). Profeti u tha: U kėshilloj t'i frikėsoheni Allahut, tė dėgjoni dhe tė rrespektoni, edhe sikur prijėsi juaj tė jetė njė rob, sepse kush jeton prej jush do tė vėrejė shumė pėrēarje. Prandaj kapuni pėr sunetin tim (rrugėn time) dhe sunnetin e halifėve tė drejtė e tė udhėzuar. Shtrėngojeni atė me dhėmballėt tuaj (d.m.th. kapuni fort pėr tė). Ruhuni shpikjeve nė ēėshtjet e fesė sepse ēdo bidat ėshtė humbje." Trasmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu i cili thotė hadithi ėshtė Hasen sahih. Nė njė transmetim tė hadithit tė Irbad ibn Sarijeh Profeti thotė: "Ju kam lėnė nė njė rrugė tė drejtė, nata e sė cilės ėshtė si dita e saj nuk devijon nga ajo vetėm se njė i shkatėrruar." Kjo do tė thotė qė Profeti e ka sqaruar ēdo gjė tė fesė, kėshtu qė ai qė shton, ndryshon e devijon ėshtė i shkatėrruar.

    Transmeton imam Shafiu dhe Taberani se Profeti ka thėnė: "Nuk kam lėnė ndonjė gjė qė ju afron te Allahu i Lartėsuar, veēse ju kam urdhėruar pėr tė."
    Aishja trasmeton se Profeti ka thėnė: "Kush shpik nė fenė tonė diēka qė nuk ėshtė prej saj, ajo ėshtė e refuzuar." Trasmeton Buhariu dhe Muslimi. Nė sunenin e Nesaiut ka ardhur hadithi i saktė se Profeti ka thėnė: Me tė vėrtetė mė e mira fjalė ėshtė fjala e Allahut tė Lartėsuar dhe mė i miri udhėzim ėshtė udhėzimi i tė dėrguarit tė Tij. ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė humbje dhe ēdo humbje, pėrfundimi i saj ėshtė nė zjarr." Hadithin e ka trasmetuar edhe muslimi pėrveē fragmentit tė fundit.

    Imam Ahmedi transmeton nga Abullah ibn Mes'udi i cili rrėfen: "Bėri Profeti njė vijė tė drejtė dhe tha: Kjo ėshtė rruga e drejtė qė ka ligjėruar Allahu i Lartėsuar, pastaj bėri vija djathtas e majtas dhe tha: Nė krye tė secilės prej kėtyre rrugėve ka njė shejtan qė i fton njerėzit tė ecin nė tė. Pastaj lexoi fjalėn e Allahut: "Vėrtetė, kjo ėshtė rruga ime e drejtė, kėshtu qė ndiqeni atė dhe mos ndiqni rrugė tė tjera, pasi ato do t'ju ndajnė e do t'ju largojnė nga Udha e Tij. Pėr kėtė ju ka porositur qė tė mund tė bėheni Muttekinė (tė pėrkushtuar nė Besimin e pastėr Islam)". [El enamė: 153]
    Gjithashtu ka trasmetuar Hudhejfetu ibnil Jeman, i cili thotė: Njerėzit e pyesnin Profetin pėr tė mirė, kurse unė e pyesja pėr tė keqen nga frika se mos mė prekte, kėshtuqė thashė; O i Dėrguari i Allahut! Ne kemi qenė nė xhahilijet dhe nė sherr dhe Allahu na solli kėtė tė mirė. A do tė ketė pas kėsaj tė mirė, tė keqe, sherr? Po(1) , -mė tha Profeti. I thashė: po pas kėsaj tė keqeje a ka hajėr? Po, dhe ai do tė shoqėrohet me 'dekhan' (2) (inatė, urrejtje, armiqėsi, prishje tė zemrave, dhe trazira e turbullira), -u pėrgjigj Profeti. I thashė: ē'ka ėshtė dakhani i asaj periudhe, o i Dėrguari i Allahut!? Profeti tha: Njė popull qė udhėheqin jo me udhėzimin tim, tė cilėt bėjnė punė qė i pranon dhe punė qė nuk i pranon. I thashė: po pas kėtij hajri a ka sherr? Po, -mė tha-, ka ftues pėr nė dyert e xhehenemit, kushdo qė u pėrgjigjet, ata e hedhin nė tė(3) . O i dėrguri i Allahut! Na i pėrshkruaj ata, -i thashė. Ata janė nga mesi jonė, flasin gjuhėn tonė dhe janė tė fesė tonė, -mu pėrgjigj ai.. I thashė: pėr ēfarė mė urdhėron tė bėj nėse e arrij atė kohė? Tha: Tė kapesh pėr xhematin e muslimanėve dhe kryetarin, e prijėsin e tyre.Thashė: Po nė qoftė se muslimanėt atė ditė nuk kanė as xhemat dhe as prijės? Tha: Largohu atyre grupeve tė gjitha edhe sikur tė shtrėngosh rrėnjėt e njė pemė, derisa tė tė vijė vdekja dhe ti duke qenė nė kėtė gjendje". Trasmeton: Buhariu dhe Muslimi.
    Abdullah ibn Mes'udi ka thėnė: "Ndiqni (rrugėn e Profetit e tė shokeve tė tij dhe mos shpikni risi e bidate, sepse u mjafton ajo qė ka qėnė nė tė i Dėrguari dhe shokėt e tij".
    Abdullah ibn Umer ka thėnė: "ēdo bidat ėshtė humbje, edhepse e konsiderojnė njerėzit tė mirė".



    Shenime

    (1)Kanė thėnė dijetarėt bėhet fjalė pėr fitnet (trazirat) qė kanė ndodhur pas Uthmanit.
    (2)Kanė thėnė dijetarėt bėhet fjalė pėr, bashkimin dhe rrespektin e njerėzve qė ndodhi nė kohėn e Aliut dhe tė Muavijes, ndėrsa 'dakhani', janė vėprimet e disa guvernatorėve nė kohėn e tyre, kjo sipas njė varianti nė komentin e hadithit.
    (3) Ftuesit pėr nė dyert e xhehenemit janė havarrixhet e tė tjerė prej bidatēijve. Shiko pėr mė gjerė komentin e kėtij hadithi nė "Fethul Bari".


    4- Arsyet logjike tė qarta, tė prera e tė padiskutueshme, janė krejtėsisht nė pėrpuethshmėri me argumentet e sakta tė sheriatit.

    Kurrėsesi nuk mund tė bjerė nė kundėrshtim arsya logjike e qartė, e prerė, e e padiskutueshme me njė argument tė prerė e tė sakta tė sheriatit.


    Mendja ėshtė njė dhuratė dhe njė nder i madh qė Allahu ia ka bėrė njeriut. Allahu i lartesuar i ka dhuruar mendjes sė njeriut disa aftėsi dhe pėrgatitje pėr tė kryer shumė proēese logjike tė cilat janė tė dobishme pėr jetėn e njeriut, tė cilin Ai e ka nderuar . Allahu i Lartesuar ka thėnė: "Vėrtetė Ne i kemi nderuar Bijtė e Ademit dhe Ne i kemi mbartur ata nė tokė e nė detė, dhe i kemi furnizuar ata me gjithė tė mirat, si edhe i kemi parapėlqyer ata pėrmbi shumė prej atyre qė Ne i kemi krijuar me miresi tė veēantė." [El Isra; 70]

    - Grada dhe vlera e mendjes nė Islam.

    Vlera dhe rėndėsia e mendjes nė sheriat vihet nė dukje nga aspektet qė vijojnė:
    a. Allahu i Lartėsuar nuk ia drejton fjalėt e Tij veēse tė menēurve, sepse ata e kuptojnė fenė e Tij. Allahu nė Kur'an ka thėnė: "Pėrkujtim e kėshillė pėr zotėruesit e mendjes". [Sad; 53]

    b. Njė ndėr gjėrat qė varet prej tyre obligimi me detyrat fetare ėshtė mendja, ai qė nuk e posedon nuk ėshtė i obliguar. Profeti nė hadith ka thėnė: "Ėshtė ngritur lapsi pėr tre persona (d.m.th; ėshtė hequr obligimi dhe nuk merren nė llogari, pėrderisa janė nė atė gjendje), njėri prej tyre ėshtė, i ēmenduri derisa ti vijė mendja".

    c. Allahu e ka dėnuar (sharė) atė qė nuk pėrdor mendjen, siē ka pėrmendur pėr banorėt e zjarrit, pėr tė cilėt ka thėnė: "Dhe thonė: "Sikur tė kishim dėgjuar dhe pasur mend, ne nuk do tė ishim ndėr banuesit e zjarrit" [Mulk; 10] .

    Gjithashtu ka thėnė duke dėnuar veprimin e atyre qė nuk ndjekin sheriatin dhe udhezimin e Profetit: [ Kur u thuhet atyre : "Ndiqni atė qė ka zbritur All-llahu" ata thonė:" Jo ! Mė mirė ne dotė ndjekim ēfarė gjetėm nga baballarėt tanė", ( Adota bėjnė kėtė ?) Edhe pse baballarėt e tyre nuk kuptonin gjė dhe nuk ishin tė drejtuar ?"] [Bekare; 170]

    d. Kur'ani ka pėrmendur dhe ka nxitur pėr shumė proēese logjike qė i kryen njeriu p.sh. mendimi, meditimi, vėzhgimi e tjerė. Nė ajetet qė vijojnė Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "A nuk mendojnė thellė pėr Kur'anin?", "Nė mėnyrė qė tė mendoni", "A nuk kuptoni"

    e. Allahu i ka lavdėruar ata qė pėrdorin logjikėn pėr njohjen e tė vėrtetės. Allahu nė Kur'anė ka thėnė: "Ndėrkaq, ata qė u larguan prej adhurimit tė idhujve dhe ju drejtuan All-llahut, ata kanė gėzim tė madh, e ti pėrgėzoj robėrit e Mi! Tė cilėt i dėgjojnė fjalėt dhe pasojnė atė mė tė mirėn prej tyre. Tė tillėt janė ata qė All-llahu i udhėzoi nė rrugėn e drejtė dhe tė tillėt janė ata tė menēurit" [Ez-Zumer:17-18]


    f. Allahu ka dhėnė shumė shembuj nė Kur'anė qė i shikojmė ose i dėgjojmė, nė mėnyrė qė ne tė logjikojmė e tė mendojmė, si p.sh. fjala e Tij "Ai na solli Neve njė shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenė ata tė kalbur?" [Jasin; 78]

    g. Allahu nė Kur'anė ka pėrmendur shumė Fakte qė shkojnė sipas standarteve, kritereve dhe arsyeve logjike, si p.sh; "A mos u krjuam prej kurgjėsė, apo ata vetė janė krijues? A mos ata i krijuan qiejt e tokėn, Jo, por ata nuk janė tė bindur" [Et-Tur; 35-36], "Sikur tė kishte nė to (nė qiej e nė tokė) tė adhuruar tė tjerė me tė drejtė pėrveē Allahut, ato tė dyja do tė shkatėrroheshin" [El-Enbija; 22], "A nuk mendojnė thellė pėr Kur'anin? Sikur tė ishte prej dikujt tjetėr, pėrveē All-llahut, do tė gjendeshin nė tė kontradita tė shumta". [En-Nisa; 82]

    h. Kur'ani ka pėrcaktuar fushat e mendimit dhe pėrdorimit tė mendjes, si p.sh:[ A nuk e kanė parė qiellin mbi ta, si Ne e kemi ndėrtuar atė dhe e kemi zbukuruar, dhe s'ka asnjė tė ēarė nė tė ? ] [ Edhe tokėn ! Ne e kemi shtrirė atė dhe kemi vendosur nė tė male qė qėndrojnė fort, si dhe kemi sjellė nė tė ēdo lloj bime tė mrekullueshme nė ēift.] [ Njė ndriēim dhe Pėrkujtues pėr ēdo rob qė i kthehet All-llahut me pendim (rob i cili beson nė Njėsin e All-llahut, i plotson detyrat nė nėnshtrim ndaj Tij dhe qė gjithnjė kėrkon faljen e Tij).] [Kaf; 6-8]

    i. Pėrdorimi i gjurmės si argument qė tregon pėr lėshuesin (lėnėsin) e saj. Ky ėshtė njė proēes logjik qė ka nevojė pėr njohjen e lidhjes midis ēdo gjurme dhe lėshuesit tė saj. P.sh; Allahu i Lartesuar nė Kur'anė ka thėnė: [ "I cili ka krijuar shtat qiejt tė rėnditur njė pėrmbi njė u nuk mund tė shihni asnjėgabim nė Krijimin e tė Gjithė mėshirshmit. Kthe pra shikimin pėrsėri : " A mund tė shohish ndonjė tė ēarė ?]" [El Mulk; 3-4]

    j. Sqarimi i gjėrave qė mendja nuk arrin ti njohė, si p.sh, fjala e Allahut;[Dhe tė pyesin ty (Muhamed a.s.)pėr ruhin (shpirtin). Thuaj: :Ruhu (shpirti) ėshtė prej atyre gjėrave, dija pėr tė cilėn ėshtė vetėm tek All-llahu, ndėrsa nga Dija (juve o njerėz)ju ėshtė dhėnė vetėm fare pak. ] [El Isra;85], si dhe fjala e tij:[ Ai (All-llahu) e di ēfarė u ndodh atyre (krijesave tė tij) nė kėtė botė dhe ēfarė dotu ndodhėatyre ( nė jetėn e Fundit) dhe ata kurrė nuk do tė pėrfshijnė gjė nga Dija e Tij.] [Taha; 110]. Abdullah ibnu Abbasi ka thėnė; "Kaderi ėshtė njė gjė qė Allahu e ka bėrė sekret, tė fshehtė".

    Qėndrimi i ehli sunetit ndaj arsyes logjike

    Do tė pėrmend disa pika, tė pėrmbledhura nga shkrimet e Ibnu Tejmijes nė kėtė fushė, tė cilat sqarojnė qėndrimin e ehli sunetit:

    a. Njeriu me mendjen e tij ka aftėsi t'i kuptojė e t'i njohė gjėrat, por bazuar nė arsyen logjike ai mund t'i njohė e t'i perceptojė gjėrat (qė kanė tė bėjnė me besimin dhe rregullat e fesė) nė mėnyrė tė pėrgjithshme dhe jo nė mėnyrė tė shkoqitur.

    b. Argumentet fetare kanė pėrparėsi mbi konkluzionet logjike, pėr arsye se sheriati ėshtė i pagabueshėm, ndėrsa konkluzionet logjike mund tė jenė gabim. Kjo sepse arsyet logjike janė produkt i mendjes sė njeriut, i cili gabimin e ka nga natyra, kurse burimi i argumenteve tė sheriatit, ėshtė hyjnor.
    c. Gjykimet logjike qė janė tė sakta, tė qarta e tė padiskutueshme, nuk mund tė bien ndesh me sheriatin.

    d. Arsyet logjike janė tė sakta vetėm kur pėrputhen me sheriatin. Ndėrsa kur kundershtojnė sheriatin ato janė tė parregullta, tė pavlefshme. Prandaj standartet dhe kriteret logjike qė pėrputhen me sheriatin janė tė sakta, kurse ato qė kundershtojnė sheriatin janė tė pavlefshme.

    e. Nė rast se nga vėshtrimi sipėrfaqėsor i njė teksti (citati) do tė vėrehet se ai bie ndesh me njė argument tė saktė, tė qartė, e tė prerė logjik, kjo padyshim ndodh ose pėr shkak tė njė dileme qė duhet zbuluar e qartėsuar, ose pėr shkak tė interpretimit tė gabuar tė tekstit, si p.sh; kur fjala ka dy ose mė shumė variante pėr tu interpretuar dhe njėri prej tyre bie ndesh me arsyen e qartė e tė prerė logjike, gjė e cila tregon se ai variant nuk mund tė jetė kuptimi i saj, ose pėr shkak se hadithi qė bie ndesh me arsyen logjike tė saktė, ėshtė i dobėt ose i trilluar si p.sh. hadithi i trilluar; "Allahu i Lartėsuar zbret mbrėmjen e ditės sė Arafatit mbi njė deve dhe pėrqafon kalorėsit e ata qė ecin nė kėmbė". Kjo padyshim ėshtė gėnjeshtėr.

    f. Ligjet dhe rregullat nė mėnyrė tė detajuar mund tė njihen vetėm nėpėrmjet Sheriatit. Kėshtuqė ato janė prej veēorive tė Tij.

    g. Nė mėnyrė tė pėrgjithshme njeriu me mendjen e tij e dallon atė qė ėshtė e shėmtuar dhe e keqe dhe e dallon atė qė ėshtė e bukur dhe e mirė, qoftė edhe pa i arritur argumenti fetar. Mirėpo njeriu nuk ėshtė i obliguar pėr asgjė derisa t'i arrijė argumenti fetar dhe si rrjedhoje shpėrblimi dhe ndėshkimi pėr veprat e tij varet po nga arritja e argumentit fetar.

    h. Sheriati mund tė sjellė gjėra qė e hutojnė mendjen, si p.sh; ndėshkimi i shpirtit sė bashku me trupin nė varr, por jo gjėra qė janė tė paarsyeshme e tė papranueshme logjikisht.

    i. Asgjė s'mund t'i bėhet detyrė Allahut pėrmes asaj qė e gjykon mendja e njeriut, sepse Allahu siē ka lajmeruar pėr veten e tij ėshtė, " veprues i asaj qė dėshiron". Por ai mund t'i bėjė detyrė vetes sė tij atė qė dėshiron dhe mund ta ndalojė veten e tij nga ajo qė dėshiron, pėr t'u bėrė mirėsi robėrve tė tij, si p.sh. fjala e profetit se Allahu ka thėnė nė hadith kudsi: "Unė ia kam ndaluar padrejtėsinė vetes time", si dhe fjala e tij: "E drejta e robėrve ndaj Allahut ėshtė qė, tė mos e ndėshkojė atė qė nuk i bėn shok atij asgjė"

    j. Logjika ėshtė burim (referencė) dytėsore, e varur nga argumenta fetare dhe e nėshtruar ndaj tyre. Tekstet e kuranit dhe sunetit janė tė mjaftueshme si burime fetare dhe e bėjnė tė panevojshėm bazimin nė konkluzionin logjik, por nuk e pengojnė pranimin e tij kur ėshtė i saktė.
    ēdo mendim qė bie nė kundėrshtim me kėtė qė sqaruam lidhur me logjikėn, ėshtė i pasaktė dhe nė kundėrshtim me qėndrimin e ehli sunetit.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa
    E hape kete teme , sic e kam thene edhe ne tillutin e temes me kerkese te Farukut .
    Nuk jam kunder hadhitheve qe te nxjerim mesim nga ato , per cdo hadhith ta kthejme ne ligj , mendoj se eshte gabim .
    Nese nuk gaboj Faruku eshte i mendimit se cdo musliman qe nuk respekon hadithet eshte "kafir" - "jobesimtar".
    Per mendimin tim cdo musliman qe nuk pranon Allahun dhe a.s. muhamedin si te derguar te Tij eshte "kafir"- jobesimtar.

    Andaj lus ata qe dine me shum rreth haditheve te japin mendimet e tyre dhe mendimet e dijetareve per ceshtjet ne vijim :
    1. Pse duhet ose nuk duhet te besohen hadithet
    2. A ka logjik qe cdo hadith ta bejme ligj
    3. A ekziston nje garancion 100% se fjalet e thena ne hadith jane origjinale te profetit , pa devijime dhe pa ndryshime ?!!!


    Perseri e perseris nuk hoxhe , nuk jam dijetar i fese Islame dhe nuk diskutohet kam nevoje per njohuri .
    Andaj pres pergjigjet tuaja me padurim

    Me respekt te vecant vellau i juaj i fese Gostivari_usa
    Kjo teme eshte shume e veshtire .
    Eshte e veshtire sepse ka shume grupe qe kembengulin qe hadithet e Buhariut dhe Muslimit jane shume te verteta.

    Per mendimin tim (me sa kam lexuar une) hadithe te Buhariut dhe Muslimit ka nje pjese qe jane hadithe te rrejshme.
    Kam pare qe ne shkrimet e tyre ka edhe errore ne trasmetimet e historise .P.sh flasin per nje ngjarje te caktuar dhe fundin nuk e tregojne hiē.

    Nuk dua ti bej fajtore per asgje Buhariun dhe Muslimin se me sa di une kta kane mbledhur ma shume se 100 000 hadithe .Por duke kaluar hadithet e tyre neper pushtete te ndryshme tash kane mbetur vetem 8 apo 9 mije nga te dyte.

    Edhe ne keto 8 apo 9 mije hadithe i kane shume hadithe te njejta me njeri tjetrin dhe shume hadithe perseriten nga disa here per te njejten ngjarje.

    Mendoj se askush nuk jau la te drejtat e autoresise asnje permbledhesi te haditheve.Mendoj se nuk kene qene te pagabueshem mbledhesit e haditheve.

    E di edhe pergjegjen e shume dijetareve per kete ēeshtje.
    Shume dijetar mendojne se hadithet e Buhariut dhe Muslimit jane me te vertetat .
    Une mendoj se nja 70% jane hadithe te verteta te mbledhura nga keta te dy .E shpreha mendimin tim.

    Ndonjehere po behet shume e komplikuar feja islame .Ne qofte se don te argumentosh diēka patjeter faktet duhet ti sjellesh nga persona te caktuar.

    Ne qofte se ulesh te bisedosh me dikend ne ode ,duhet ti kesh me veti nje Kuran dhe se paku nja 5 a 6 libra te haditheve. Si jane marrur vesh ata te paret e fese sone .
    Nuk ma merr mendja qe kjo menyre e sodit eshte ma e mira.

    Mire mbetshi.

Tema tė Ngjashme

  1. Njė shtet paralel qė po kėrcėnon shoqėrinė shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-01-2010, 17:22
  2. Kerkese per Acc ne ne dhomat #shqiperia dhe #ndihme
    Nga cun_sexy nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-04-2009, 20:33
  3. I nderuar Administrator, kam nje kerkese .
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-06-2002, 20:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •