Dhimitėr ANAGNOSTI
Dhimitėr ANAGNOSTI - Veprimtaria:
Lindur nė/Born in Vuno, Vlorė nė 1936
Pėr pjesėn mė tė madhe tė kinofilėve shqiptarė, Anagnosti ėshtė regjisori mė i shquar i kinemasė shqiptare. Ai studioi pėr kamera nė institutin e famshėm tė filmit VGIK nė Moskė dhe u diplomua me filmin Njeriu kurrė nuk vdes, sė bashku me Viktor Gjikėn. Bashkėpunimi me Gjikėn vazhdoi me dy nga filmat e parė shqiptarė Debatik dhe Toka jonė. Mė 1966 kjo dyshe nėnshkroi tė vetmin bashkėpunim si regjisorė: Komisari i dritės, sprova e tyre e parė si regjisorė, ku ata ishin njėkohėsisht edhe operatorė.
Mė pas Anagnosti vazhdoi karrierėn e tij si regjisor, duke shėnuar rritje tė vazhdueshme tė profesionalizmit. Nė shumicėn e filmave tė tij, Anagnosti ėshtė edhe skenarist dhe, duhet thėnė, madje shumė i aftė. Filmografia e tij pėrfshin: Kthimi i Ushtrisė sė Vdekur (1989/edhe skenarist), Pėrrallė nga e Kaluara (1987/edhe skenarist), Gurėt e shtėpisė sime (1985/edhe skenarist), Vėllezėr dhe shokė (1982/edhe skenarist), Nė shtėpinė tonė (1979), Monumenti (1977), Lulekuqet mbi mure (1976), Kur hiqen maskat/edhe skenarist (1975), Cuca e maleve (1974) , Malet me blerim mbuluar (1971/edhe skenarist), Plagė tė vjetra (1968/edhe skenarist), Duel i Heshtur (1967).
Dy skenarė tė tij i xhiruan regjisorė tė tjerė: Fraktura (1983) dhe Besa e kuqe (1982).
Nė vitin 2001 bėri sprovėn e tij tė parė dhe tė fundit nė teatėr, duke vėnė nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Tiranės dramėn e tij Nata e trokitjeve nė xhama.
Gjatė karrierės sė tij tė gjatė, Anagnosti fitoi tė gjithė titujt dhe ēmimet e rėndėsishėm tė kohės, pėrfshi Kupėn e Festivalit pėr Lulekuqet mbi mure dhe ēmimet pėr regjinė mė tė mirė pėr filmat Pėrrallė nga e kaluara dhe Kthimi i Ushtrisė sė Vdekur.
Nė vitet 1992-1995 Anagnosti ishte Minister i Kulturės dhe deputet. Mė pas themeloi dhe drejtoi pėr tetė vjet me rradhė Fondacionin Kulturor Noli.
Nė fillim tė vitit 2006 pritet tė dale filmi i tij i ri, pas pesėmbėdhjetė vjetėsh heshtjeje.
Ėshtė bashkėshorti i aktores sė shquar Roza Anagnosti.
Krijoni Kontakt