Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 6 prej 6
  1. #1
    Moderator Maska e no name
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,206
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 10 postime

    Rregjizore filmash Shqiptare.

    Dhimitėr ANAGNOSTI


    Dhimitėr ANAGNOSTI - Veprimtaria:

    Lindur nė/Born in Vuno, Vlorė nė 1936

    Pėr pjesėn mė tė madhe tė kinofilėve shqiptarė, Anagnosti ėshtė regjisori mė i shquar i kinemasė shqiptare. Ai studioi pėr kamera nė institutin e famshėm tė filmit VGIK nė Moskė dhe u diplomua me filmin “Njeriu kurrė nuk vdes”, sė bashku me Viktor Gjikėn. Bashkėpunimi me Gjikėn vazhdoi me dy nga filmat e parė shqiptarė “Debatik” dhe “Toka jonė”. Mė 1966 kjo dyshe nėnshkroi tė vetmin bashkėpunim si regjisorė: “Komisari i dritės”, sprova e tyre e parė si regjisorė, ku ata ishin njėkohėsisht edhe operatorė.

    Mė pas Anagnosti vazhdoi karrierėn e tij si regjisor, duke shėnuar rritje tė vazhdueshme tė profesionalizmit. Nė shumicėn e filmave tė tij, Anagnosti ėshtė edhe skenarist dhe, duhet thėnė, madje shumė i aftė. Filmografia e tij pėrfshin: “Kthimi i Ushtrisė sė Vdekur” (1989/edhe skenarist), “Pėrrallė nga e Kaluara” (1987/edhe skenarist), “Gurėt e shtėpisė sime” (1985/edhe skenarist), “Vėllezėr dhe shokė” (1982/edhe skenarist), “Nė shtėpinė tonė” (1979), “Monumenti” (1977), “Lulekuqet mbi mure” (1976), “Kur hiqen maskat/edhe skenarist” (1975), “Cuca e maleve” (1974) , “Malet me blerim mbuluar” (1971/edhe skenarist), “Plagė tė vjetra” (1968/edhe skenarist), “Duel i Heshtur” (1967).
    Dy skenarė tė tij i xhiruan regjisorė tė tjerė: “Fraktura” (1983) dhe “Besa e kuqe” (1982).

    Nė vitin 2001 bėri sprovėn e tij tė parė dhe tė fundit nė teatėr, duke vėnė nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Tiranės dramėn e tij “Nata e trokitjeve nė xhama”.

    Gjatė karrierės sė tij tė gjatė, Anagnosti fitoi tė gjithė titujt dhe ēmimet e rėndėsishėm tė kohės, pėrfshi Kupėn e Festivalit pėr “Lulekuqet mbi mure” dhe ēmimet pėr regjinė mė tė mirė pėr filmat “Pėrrallė nga e kaluara” dhe “Kthimi i Ushtrisė sė Vdekur”.

    Nė vitet 1992-1995 Anagnosti ishte Minister i Kulturės dhe deputet. Mė pas themeloi dhe drejtoi pėr tetė vjet me rradhė Fondacionin Kulturor “Noli”.
    Nė fillim tė vitit 2006 pritet tė dale filmi i tij i ri, pas pesėmbėdhjetė vjetėsh heshtjeje.

    Ėshtė bashkėshorti i aktores sė shquar Roza Anagnosti.

  2. #2
    Moderator Maska e no name
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,206
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 10 postime
    Pirro Milkani

    Lindur nė/Born in Korēė nė 1939
    Pirro MILKANI - Veprimtaria:
    Regjisori mė prodhimtar i kinemasė shqiptare, autor i 17 filmave artistikė. Studioi nė Pragė, nė Akademinė e famshme FAMU, pėr operator. Si i tillė punoi pėr disa vjet, pėrkrah regjisorit Kristaq Dhamo, duke u vlerėsuar si poet i kameras. Mė pas iu kushtua regjisė, duke filluar me filmin “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967), si bashkėregjisor me Gėzim Erebarėn.

    Filmografia e tij e plotė pėrfshin “Ngjyrat e moshės” (1990), “Pranvera s’erdhi vetėm” (1988), “Eja!” (1987), “Nė prag tė jetės” (1985), “Militanti” (1984), “Fraktura” (1983), “Besa e kuqe” (1982), “Nė kufi tė dy legjendave” (1981), “Njė shoqe nga fshati” (1980), “Ballė pėr ballė” (1979), “Shembja e idhujve” (1977), “Zonja nga qyteti” (1976), “Ēifti i lumtur” (1975), “Shtigje tė luftės” (1974), “Kur zbardhi njė ditė” (1971), “Pėrse bie kjo daulle” (1969).
    Ka qenė edhe skenarist nė filmat “Ēifti i lumtur”, “Kur zbardhi njė ditė”, “Pėrse bie kjo daulle” dhe “Ngadhnjim mbi vdekjen”.

    Ka fituar dy herė Kupėn e Festivalit me filmat “Ballė pėr ballė” dhe “Pranvera s’erdhi vetėm”.

    Pas vitit ’90 debuton me sukses si aktor nė filmin Italian “Lamerica” (1994) dhe filmin grek “Dhe treni shkon nė qiell” (2002).
    Aktualisht po punon pėr filmin e tij tė ardhshėm.

  3. #3
    Moderator Maska e no name
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,206
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 10 postime
    Pirro Mani

    Lindur nė/Born in Korēė nė 1932
    Pirro MANI - Veprimtaria:

    Njė nga personalitetet mė tė shquar nė historinė e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkėlqyer, pėr gati 20 vjet drejtoi Teatrin Kombėtar tė Tiranės. Studioi nė Institutin Shtetėror tė Artit Teatror, GITIS, nė Moskė.
    Pas kthimit nė atdhe u emėrua regjisor i Teatrit “A.Z.Ēajupi”, Korēė, tė cilin e drejtoi me sukses pėr rreth tetė vjet. Nėn drejtimin e tij trupa e “Ēajupit” u bė njė nga trupat mė tė mira nė vend. Ndihmesa e pazėvendėsueshme e Manit nė kėtė drejtim, tri dekada mė vonė u shpėrblye me titullin “Nderi i Qytetit tė Korēės”.

    Nga viti 1967, deri mė 1992, punoi si regjisor nė Teatrin Popullor (sot Teatri Kombėtar) dhe pedagog i aktrimit dhe regjisė nė Institutin e Lartė tė Arteve (sot Akademia e Arteve). Nė dy dekadat e fundit tė punės nė TK, mund tė thuhet se ishte regjisori mė i shquar i teatrit shqiptar.

    Mė 1980 u bė pedagogu udhėheqės i kursit tė parė tė regjisė, nė Akademinė e Arteve. Pasi kishte formuar disa breza aktorėsh, u dha pėrvojėn e tij tė vyer edhe katėr brezave tė regjisorėve. Shumė artistė tė tanishėm tė teatrit shqiptar krenohen se kanė qenė studentė tė Pirro Manit.
    Si regjisor punoi nė tė gjithė teatrot kryesorė tė Shqipėrisė, pėrfshi Estradėn (sot Teatri i Varietėsė) e Tiranės, Teatrin e Operas dhe Baletit, si edhe nė Teatrin Popullor Krahinor tė Kosovės (sot Teatri Kombėtar i Prishtinės) dhe Teatrin e Kombėsive, Shkup.

    Ka vėnė nė skenė shumė drama shqipe, duke dhėnė njė ndihmesė tė vyer nė afirmimin e disa autorėve dhe pasurimin e traditės. Shfaqjet si “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, “Epoka para gjyqit” apo “Cuca e Maleve” janė edhe sot maja tė profesionizmit. Por Mani ka qenė njėsoj i suksesshėm nė shfaqjet e dramave tė huaja, ku vlen tė pėrmenden “Pamje nga ura” e Millerit apo “Arturo Ui” e Brehtit.

    Regjisura e Manit dallon pėr njė frymė tė thellė realiste, vizatime tė detajuara tė karaktereve, atmosferė tė jashtėzakonshme, sidomos nė skenat masive, ritėm tė lartė, mizanskena figurative, sens mase dhe spontanitet. Ndėr bashkėpunėtorėt kryesorė tė tij ishin skenografi Agim Zajmi dhe autori Ruzhdi Pulaha.

    Por Pirro Mani ėshtė edhe autor dramash e dramatizimesh. Pas “Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur”, sipas romanit me tė njėjtin titull tė Ismail Kadaresė, i cili u pėrshtat edhe si film TV, ai dramatizoi edhe novelat e tjera tė kėtij autori, “Kush e solli Doruntinėn” (nė bashkėpunim me Edmond Budinėn) dhe “Krushqit janė tė ngrirė”. Mė 1988 shkroi komedinė e suksesshme “Turneu” dhe pas vitit 1990 shkroi edhe dy komedi tė tjera, tė cilat fatkeqėsisht nuk e panė dritėn e skenės. Megjithė numrin relativisht tė vogėl tė veprave dramatike, Mani mbetet njė autor i rėndėsishėm i teatrit shqiptar.

    Prej disa vjetėsh jeton nė Nju Jork, SHBA, sė bashku me tė shoqen, aktoren e mirėnjohur Pavlina Mani dhe familjen.

  4. #4
    Moderator Maska e no name
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,206
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 10 postime
    Edmond BUDINA

    Edmond BUDINA - Veprimtaria:
    Aktor, pedagog, autor dhe regjisor i njohur i teatrit dhe filmit shqiptar.
    Kreu Institutin e Lartė tė Arteve nė degėn e dramės dhe filloi punė pranė Teatrit Kombėtar si aktor ku ka interpretuar mbi 20 role.
    Aktor i Teatrit Kombėtar tė Tiranės, mė pas edhe autor e regjisor. Ka interpretuar 7 role nė filma, ndėr tė cilėt “Dollia e dasmės sime” 1978, “Nusja” 1980 dhe “Koha nuk pret” 1984, “Vajzat me kordele tė kuqe” 1978, “Ballė pėr ballė” 1979, etj.
    Mė 1989 u vu nė skenė nė Teatrin Kombėtar dramatizimi i tij i romanit “Kush e solli Doruntinėn”. Njė vit mė pas, pėrsėri njė dramatizim nga Kadareja, “Natė me hėnė”, por kėtė here Budina vetė ishte edhe regjisor. Dy javė pas premierės drama u ndalua pėr shkak tė kėrkesės sė Kadaresė pėr azil politik nė Francė, pėr t’u rishfaqur vetėm pas pluralizmit, mė 1991. Nė pranverė 1992 Budina arrin njė tjetėr sukses si regjisor, me komedinė “Zgjimi” tė arbėreshit K. Marko. Po kėtė vit largohet nga Shqipėria drejt Italisė.
    Rikthehet nė vitin 2003, kėtė herė si skenarist, regjisor dhe aktor protagonist i filmit italian “Letra ere”.

  5. #5
    Moderator Maska e no name
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,206
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 10 postime
    Ekrem KRYEZIU

    Lindur nė/Born in Pejė nė 01.06. 1943
    Ekrem KRYEZIU - Veprimtaria:
    Autor dhe regjisor i shquar i teatrit, filmit dhe televizionit. Studion fillimisht pėr drejtėsi, nė Zagreb dhe mė pas dramaturgji, nė Beograd, ku diplomohet, mė 1970. Pas studimeve nis njė karrierė tė gjatė e tė pasur, si prozator, autor dramash, skenarist, regjisor e produktor, njė karrierė qė i jep edhe shumė ēmime. Pėrveē se shkrimtar e artist i angazhuar, ėshtė edhe publicist e analist politik, i botuar brenda dhe jashtė Kosovės.
    Qė kur ishte student, filloi tė punojė nė TV e Beogradit, si skenarist, redaktor dhe regjisor. Pas pesė vjetėsh e le Beogradin pėr tė filluar punė nė TV e Prishtinės.
    Pas demonstratave tė vitit 1981, burgoset dhe dėnohet me tetė vjet heqje lirie, pėr veprimtari “irredentiste dhe kundėr-revolucionare me qėllim tė rrėzimin e sistemit nė Jugosllavi”.
    Lirohet mė 1985. Themelon kompaninė e prodhimit tė filmit dhe muzikės “Labia” dhe i rikthehet punės si produktor, skenarist e regjisor.
    Mė 1996 themelon degėn e Dramaturgjisė nė Fakultetin e Arteve tė Universitetit tė Prishtinės, tė cilėn e drejton pėr tre vjet.
    Me fillimin e luftės sė Kosovės, nė prill 1999 dėbohet nga regjimi serb pėr nė Maqedoni, prej nga ku emigron pėr nė SHBA. Pas tre vjetėsh pėrvoje pune nė media dhe industrinė e reklamės, rikthehet nė Prishtinė, ku jeton edhe sot. Vazhdon tė punojė nė Fakultetin e Arteve tė UP si profesor i dramaturgjisė. Merret dhe me publicistikė dhe analiza politike.
    Lista e titujve tė veprave tė Kryeziut, si autor dhe regjisor ėshtė shumė e gjatė. Ajo pėrmban njėmbėdhjetė filma dokumentarė, prej tė cilėve “Njė lindje” ka fituar ēmimin ORWO, mė 1973;
    dy seriale televizive (“Po e zėm, po e zėm” 1971, skenarist e regjisor dhe “Pranvera nė Prishtinė” 2001, skenarist);
    tri teledrama (“Tė ngujuarit” 1972, “Epoka para gjyqit” 1978, “Xhani Ballkaneze” 1980);
    tetė filma TV (“Buka” 1974, “Por” 1974 – regjia mė e mirė nė Festivalin e Filmit TV, Portorozh, “E kafshoja terrin” 1977 – filmi mė i mirė dhe regjia mė e mirė po atė festival, mė 1978 dhe ēmimi i tretė nė festivalin ndėrkombėtar “Prix d’ Italie”, nė Milano, “Kur pranvera vonohet” 1978 – version kinematografik dhe televiziv me katėr pjesė, “Gjurmė tė Bardha” 1979 – version kinematografik dhe televiziv me katėr pjesė, “Njė jetė e tėrė” 1980, “Gjurmė tė Bardha” 1980 – “Arena e Bronztė” pėr regjinė nė Festivalin e Filmit tė Jugosllavisė, nė Pula, “Viktimat e Tivarit” 1993 dhe “Rruga Pa kthim” 1994;
    dy videokomedi “Pa pardon” dhe “Sherif Patrioti” 1995;
    dy filma artistikė “Buka e hidhur” dhe “Dashuria e Bjeshkėve tė Nėmuna” 1997;
    Ndėrsa nė fushėn e teatrit, ai ka nėnshkruar tekstet dhe regjinė e disa dramave tė suksesshme, si “Tė ngujuarit”, 1971 Prishtinė, “Epoka para gjyqit” 1978-2003, Teatri Popullor,Gjakovė, Teatri Popullor, Tiranė, “Korridoret e Tmerrit” 2002, Teatri Kombėtar, Prishtinė, “Lulekuqet” 2004, Teatri Kombėtar Gjakovė, “Teuta ose qerrja e fitores” 2004.
    Aktualisht po punon me skenarin e filmit “Tė korrat e Kosovės” dhe dramėn “Sitorja”.
    Nė dramat e tij, Kryeziu merret kryesisht me temėn dhunės politike dhe rebelimin ndaj saj, ndėrgjegjėsimin e individit dhe komunitetit pėr ēastin historik.

  6. #6
    Moderator Maska e no name
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,206
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 10 postime
    Fadil HYSAJ

    Lindur nė/Born in Shtimje, Kosovė nė 1953
    Fadil HYSAJ - Veprimtaria:
    Autor, regjisor dhe pedagog i mirėnjohur. Botues i revistės “Theatri”, aktualisht i vetmi periodik pėr teatrin nė gjuhėn shqipe.
    Kreu gjimnazin nė Ferizaj dhe shkollėn e lartė, nė degėn e aktrimit, nė Prishtinė. Mė pas studioi teatrologji dhe letėrsi krahasuese nė Sarajevė, ku paralelisht mbaroi edhe studimet e regjisurės sė pėrgjithshme.
    Gjatė tridhjetė viteve tė karrierės si regjisor ka vėnė nė skenė, kryesisht nė teatrot e Prishtinės, Gjakovės, Gjilanit e Ferizajt, por edhe nė Shkup e Tiranė e pėrtej kufijve tė teatrit shqiptar, nė Sarajevė e Banja Lukė. Ndėr autorėt shqiptarė tė preferuar prej tij renditen Ymer Shkreli, Ismail Kadare, Beqir Musliu, Mehmet Kraja, Rexhep Qosja etj. Ndėrsa nga dramaturgjia botėrore, ka vėnė nė skenė kryevepra tė autorėve tė shquar si Miller, Ollbi, Dorfman, Ionesko, Kokto, Ostrovski etj. Si rrallė kush nė teatrin shqiptar, parapėlqen tė punojė me antikėt grekė, duke vėnė nė skenė Aristofanin, Euripidin e Eskilin.
    Si regjisor ėshtė vlerėsuar disa herė me ēmime, si Maska e Artė pėr Regjinė mė tė Mirė nė FDUJ, Trebinje 1975, Ēmimi Special i Jurisė nė Festivalin MESS, Sarajevė 1998 (festival nė tė cilin ka qenė disa herė i pėrfshirė nė konkurrim).
    Pėrveē se regjisor, Hysaj ėshtė edhe autor i njohur. Firmėn e tij e mbajnė pesėmbėdhjetė drama origjinale e dramatizime, qė janė vėnė nė skenė po prej tij. Njė pjesė e tyre edhe janė botuar nė organe tė ndryshme.
    Pena e tij ka qenė dhe mbetet e kėrkuar edhe nė kinemanė e Kosovės. Mbi skenarė tė tij janė xhiruar filmat "Njeriu prej dheu" (1984) dhe "Rojet e mjegullės" (1985). "Syni i keq" (2001) ėshtė njė tjetėr skenar i pėrzgjedhur si njė nga 13 mė tė mirėt nė Festivalin e Montpeljesė (2002) dhe i vlerėsuar nga Ministria e Kulturės sė Kosovės (2003).
    Pėrvoja e gjatė nė fushėn e regjisė dhe dramės, e ka bėrė edhe njė pedagog tė ēmuar. Ai ėshtė themelues dhe drejtues i katedrės sė regjisė, nė Fakultetin e Arteve tė Prishtinės.
    Si teatrolog e publicist, ka botuar mbi 100 shkrime, studime dhe esse nga fusha e dramaturgjisė, kritikės dhe fenomenologjisė sė artit teatror, pėrkatėsisht aktrimit dhe regjisurės, historisė sė filmit botėror dhe shqiptar, si edhe shkrime tė tjera pėr problematika tė ndryshme, si ato politike, socio-kulturore si edhe dhjetra intervista, nė tė cilat janė trajtuar probleme kulturore, socio-politike e kombėtare, nė gazetat dhe revistat "Fjala", "Rilindja", "Bujku", "Ora", "Zėri", "Jeta e re", "Epoka", "Koha", "N'art", "Zeniti", "Bota sot", "Gazeta Shqiptare", "Kombi", "Koha Ditore", "Ekskluzive" etj,
    1981: "Rruga zero", ( e inskenuar me titullin "Trungu llir" nė Teatrin
    Popullor Krahinor -TPK),
    1983: "Ngjyrat e fajėsisė,( e inkenuara me titullin "Gjėrat qė s'preken"
    nėTPK)
    1984 : "Pylli i zi" (e inskenuarme titullin" Zogu i Djellit" nė TPK);
    1985: Libretin pėr baletin "Besa" tė Bashkim Shehut (tė inskenuar nė TPK)
    "Vegullia" me motive nga romani me tė njėjtin titull tė Beqir Musliut".fE inskenuarnė TPK dhe nė Teatrin e Qytetit nė Gjilan)
    1987: "Syri i vdekjes" me motive nga romani "Vdekja mė vjen prej syve tė tillė" tė Rexhep Qosjes (e inskenuarnė TPK me tė njejtin titull),
    1995 " Kali i Trojės" me motive nga romani "Pėrbindėshi" tė Ismail Kadaresė" ( e inskenuar mė 1995 nė Teathn Shqiptar nė Shkup; e botuarmė 1996 nė numrin e parė tė revistės "Theatri"),
    "Udhėsi i majės sė lartė", (e botuar nė "Sheshi dhe e shpėrblyer nga Ministha pėrKulturė, Rini dhe Sport e Kosovės nė vitin 2004)")
    1996: "Dante 9", (E inskenuar nė "Dodona")
    1997: "Pavijoni D", (E inskenuar nė "Sythi")
    " Si Medeja" (e inskenuar nė "Sythi" dhe nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė, e botuarnė "Jeta e re")
    "Trokitje" (e botuarnė numrin 5 tė revistės "Theatri");
    1998: "Shfaqja e fundit" (e inskenuar mė 1999 nė Teatrin Kombėtartė Tiranės dhe nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės, e botuar nė revistėn "Ars Poetica"))
    "Si Komedia del'arte" (E inskenuar nė "Sythi") 2000: "Rruga X" (e inskenuarnė DODONA, ende e pashfaqur).

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    By strong_07 in forum Shqipe nga Maqedonia
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-03-2014, 20:34
  2. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    By ILovePejaa in forum Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 11-11-2013, 07:27
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-09-2006, 00:15
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    By Qafir Arnaut in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 12:56
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    By Brari in forum Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •