Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Alergjitë gjatë fëmijërisë

    Çfarë duhet të dinë dhe të bëjnë prindërit?
    Eshtë vënë re një fluks i gjerë fëmijësh të rreth moshës 6 mujore, të cilët janë prezantuar me një rash alergjik (ekzema) po ashtu dhe raste azmatike, si dhe irritime kronike nazale (rhinitis kronik).Si prindër, duhet të dini, nëse njeri prej jush ka një histori alergjike, atëherë çdo njeri nga fëmijët tuaj do të ketë një shans prej 40% të shfaqjes së fenomeneve alergjike. Nëse të dy keni alergji, rreziku shtohet dhe arrin deri në 80%

    Rastisjet e alergjisë tek fëmijët janë rritur shumë këto dy dekadat e fundit. Tani ka akoma më shumë fëmijë me azëm, alergji nga barërat dhe ekzema. Rritja e prevalencës së alergjive është e shoqëruar me rritjen e rasteve me azma, e cila është bërë diagnoza primare në spitalet pediatrike.

    Eshtë vënë re një fluks i gjerë fëmijësh të rreth moshës 6 mujore, të cilët janë prezantuar me një rash alergjik (ekzema) po ashtu dhe raste azmatike, si dhe irritime kronike nazale (rhinitis kronik).

    Prindërit thonë se fëmijët e tyre kanë hundë të mbushura me sekrecione nazale, e kruajnë vazhdimisht, dhe sytë i kanë të përlotur, kolliten dhe teshtijnë, pa praninë e ndonjë infeksioni viral. Shumë janë të bindur se pikërisht ekspozimi i fëmijëve të tyre ndaj luleve, barishteve, rrobave të ndenjura, dhe kafshëve shtëpiake është fajtori kryesor.

    Informacioni
    Alergjitë mund të zhvillohen në muajt e pare të jetës, dhe prezantohen si kongjestion nazal, kollë, kruajtje ose diarre mbas gëlltitjes së një kategorie të caktuar ushqimi. Alergjitë prekin të gjitha racat dhe janë prezent në të gjithë botën.

    Alergjia është termi që përdoret për të përkufizuar ndjeshmërinë tonë imunologjike ndaj një alergeni (çdo substancë që shkakton një reaksion alergjik). Kjo ndjeshmëri mund të vijë nga inhalimi i alergeneve në rrugë ajrore ose nga ngrënia e ushqimeve që përmbajnë alergene.

    Mbasi alergenët hyjnë në trupin tonë, ato shkaktojnë një zinxhir reaksionesh kimike që çojnë në shfaqjen e simptomave tashmë të njohura alergjike të renditura më poshtë:

    -Teshtima

    -hundë të skuqur ose të zëna me sekrecione

    -rrjedhje sekrecionesh të lëngshme nazale

    -sy të kruar

    -sy të lotueshëm dhe të skuqur

    dhe më pak të rastisshme:

    -kollë

    -kruarje qiellze (çatia e gojës)

    -simptoma të azmës bronkiale, si gërhitje.

    Faktorë gjenetik
    Nëse fëmijës suaj i ndodhin fenomene alergjike, shkaku duhet të ketë qenë një kombinim i gjeneve që ai, apo ajo ka trashëguar nga prindërit sikurse dhe ekspozimi ambiental. Si prindër, duhet të dini, nëse njeri prej jush ka një histori alergjike, atëherë çdo njeri nga fëmijët tuaj do të ketë një shans prej 40% të shfaqjes së fenomeneve alergjike.

    Nëse të dy keni alergji, rreziku shtohet dhe arrin deri në 80%.Vitet e fundit janë bërë shumë kërkime intensive mbi faktorët gjenetikë, dhe në bazë të tyre është parë se ndikimi i tyre mbi alergjinë është shumë kompleks, duke krijuar një ndërlidhje të fortë midis ambientit rrethues dhe tendencave trashiguese. Gjenet ekzakte që janë përgjegjëse për alergjitë tona nuk janë identifikuar ende.

    Ekspozimi ambjental
    Në kontrast me influencen gjenetike, influenca e ekspozimit ambjental është stabilizuar pothuajse shumë mirë. Prezenca e kafsheve shtëpiake, si mace dhe qen, e bën me të lehtë për të përcaktuar nëse janë pikërisht këta shkaktarët alergene apo jo. Eshtë gjithashtu e vërtetë, se fëmijët mund të jenë të ekspozuar nga të tillë alergene edhe kur ata janë të eliminuara nga ambjenti shtëpiak.

    Ekspozimi ndaj alergeneve, si kafshët e rrugëve, është i vështirë të shmanget në shkollë apo në ambientet jashtë shtëpie, apo thjesht në territorin e lagjes ku banon, pasi këto alergene mund të jenë në pallton apo rrobat e fëmijëve të tjerë, në shtëpinë e të cilëve mund të ketë kafshë shtëpiake.

    Ekzistojnë gjithashtu edhe shumë teori lidhur mbi shkaqet e tjera të mundshme të alergjive tek fëmijët (dhe të rriturit): Ekspozimi ndaj materialeve të veçanta të lëshuara nga djegia e lëndëve diesel, sidomos nga kamionat, i jep përgjigje shënuesve alergen. Kjo teori është testuar dhe provuar në laburatore, ku disa qeliza të ekspozuara ndaj lëndëve djegëse diesel shfaqen një përgjigje alergjike.

    Smogu dhe ndotja e ajrit është cituar si një provokues dhe shkaktar i zhvillimit të azmës në moshën fëmijërore. Provë për këtë është fakti se një nivel i lartë i ozonit dhe dioksidit të squfurit korrespondon shpesh me acarimin e azmës dhe agravimin e situatës së fëmijës.

    Alergjia
    Spore të vogla kërpudhore (sidomos, të llojit Alternaria), të cilat nuk mund të shikohen, janë evidentuar se fundmi me shfaqjen dhe përhapjen e epidemisë së azmës në disa qytete tek fëmijët apo tek te rriturit. Morrat e bimëve dhe furrtaret e zeza janë agjentët më të njohur në lokalitetet e brendshme të qytetit.

    Furrtarët e zeza janë agjentë që mezi arrihen të eleminohen, ndërsa morrat e bimëve janë më të lehta për tu eleminuar. Kjo shumicë faktorësh riskant mund të shkaktojë një gjendje paniku, por megjithatë studimet kanë treguar se marrja e disa masave esenciale si mbajtja e shtëpive pa kafshë shtëpiake, ushqyerja me gjumësht gjiri, ose ushqimi sipas formules së sojës,

    për të paktën 6 muaj ose më shumë, e shoqëruar më vonë me pranine dhe përdorimi e ushqimeve lehtësisht me të forta (në një moshë më të madhe se 6 mujoreshe) mund ta vonojë lindjen apo fillimin e simptomave alergjike tek fëmijët e dyshimtë.

    Efektet

    Mendimi i përbashkët i të dy palëve, si i mjekëve ashtu edhe i prindërve për ti dalë ballë problemit të trajtimit të fëmijëve asmatik dhe alergjik është që të ndimizohen në maksimum sa të jetë e mundur efektet anësore të mjekimeve, ndërsa përpiqemi tu japim fëmijëve tanë një mundësi të kenë një jetë të qetë dhe jo problematike.

    Eshtë e qartë se identifikimi i alergeneve ndaj të cilëve fëmijët tuaj janë të ndjeshëm nëpërmjet testeve alergjike të lëkurës ose duke përdorur një testimi të veçantë gjaku (i quajtur RAST test), mund të jetë tepër efikas për të realizuar shmangien dhe kontrollimin e masave të duhura për fëmijët me probleme alergjike, si më poshtë:

    Shmangia dhe Kontrolli i Masave për fëmijët me Alergji

    Heqja e tapeteve, përdorimi i mbulesave të ajrosura të krevatit, përdorja e veshmbathjeve të lara dhe të pastra, mbajtja e dritareve mbyllur natën dhe në orët e para të mëngjesit për ti mbrojtur fëmijët tuaj nga ekspozimi i alergeneve të ndryshëm të jashtëm.

    Gjithashtu ulja eprevalencës së morrave të bimëve në dhomën e gjumit të fëmijëve tuaj që janë alergjik ndaj tyre dhe janë azmatik, do të jetë tepër efikas për mirë funksionimin e pulmoneve të tyre dhe rezultati do të jetë ulja e nevojës së përdorimit të medikamenteve për të trajtuar situatat acaruese dhe agravuese te tyre.

    Shmangia e alergeneve, ku mund të përfshijmë irritues dhe aromerat e parfumeve, tymit të cigares e kolonjës,mund të jenë gjithashtu një ndihmë më shumë për fëmijët tuaj alergjik. Për fat të keq, përderisa viruset, veçanërisht rhinoviruset (shkaktarët kryesor të ftohtit), janë stimulueset kryesor të azmës në moshën fëminore, dhe akoma nuk është gjetur një mënyrë specifike praktike për të realizuar inaktivizimin e këtij virusi ose për të ulur penentrimin e tij në traktin e sipërm respirator, dhe duhet të theksohet fakti se jemi akoma e pafuqishëm për të mënjanuar ekspozimin ndaj viruseve.

    Megjithatë, vaksinimi me vaksinën e gripit dhe agjentet e rinj të përshtatshëm, që janë tashmë në qarkullim dhe janë te sigurte për fëmijët, do të jenë tepër të rëndësishëm dhe të vyer për mirë fuknsionimin dhe ruajtjen estandarteve normale të jetës së tyre.

    Ndryshimi i kohës do të jetë ekstremisht shume provokuese për simptomat e azmës, sikurse janë dhe faktorë të tjerë sezonale si për shembull prezenca e pjalmit të luleve apo poleneve. Për fat të keq,ato janë tepër të vështira për tu shmangur dhe mënjanuar.

    Planifikimi i daljeve jashtë për të luajtur apo stërvitjeve në ambiente dhe periudha kohore ku prezenca e poleneve ështëminimale, sidomos gjatë pasditeve ose në hyrje të mbrëmjeve, mund të jetë tepër efektive. Përdorimi i maskave gjatë pastrimit te kopshtit, pastrimit të shtëpisë apo marrjes së pluhurave apo pisllëqeve do ti ndihmojnë shumë fëmijët tuaj.

    Mjekimi
    Në vazhdim, agjentët më të rinj të kohës për trajtimin sa më efikas dhe rezultativ të fëmijëve tuaj në kontrollin e rhinitis dhe azmës: - Antihistaminiket jo-sedative në formë likidi dhe në formën e tabletave që treten shpejt mund të jenë tepër të dobishëm. Sodium cromolyn, i përdorur si një spraj në rrugë nazale, për të parandaluar simptomat nazale alergjike ka treguar një efikasitet të pëlqyeshëm.

    Kortikosteroid të inhaluar në rrugë nazale kanë treguar gjithashtu një përmirësim të dukshëm të inflamacioneve alergjike. Një antagonist leukotrien, një klasë e re ilaçesh, është aprovuar për tu përdorur me sukses në trajtimin e fëmijeve me azmë, dhe është njëkohësisht në përdorim dhe në formë çimçakezi.

    Agjentë të tillë mund të ulin ndjeshëm simptomat e azmës dhe gjithashtu të përmiresojnë cilësinë e jetesës. Alergjitë shkaktohen pjesërisht nga tendencat trashigimtarë nga prindërit tek fëmijët e sapolindur, ose janë të lidhura me reaksionet zinxhir të shkaktuara nga substancat e padëmshme të mjedisit rrethues (që njihen me emrin alergen).

    Alergenet më të njohur janë polenet e drithërave, morrat e bimëve, pluhuri i shtëpive, sporet kërpudhore të përhapura në rrugë ajrore dhe kafshët e braktisura rrugëve. Komplikacione serioze me një kohëzgjatje të madhe në alergjitë e fëmijëve janë problemet e sinuzitit dhe probleme kronike të veshëve si fluide në veshin e brendshëm (otitis media).

    Këto gjendje mund të kërkojnë përdorimin e antibiotikeve, në trajtimin e veshëve, dhe ndonjëherë dhe ndërhyrje në tubin e dëgjimit për të realizuar një ventilim sa më të mirë të tyre.
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2007
    Vendndodhja
    shkup
    Postime
    4
    ju rujt zoti ju qe keni dhene ket inf.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Citim Postuar më parë nga lurka
    ju rujt zoti ju qe keni dhene ket inf.
    Flm shpresoj qe dikujt do i ndihmoje kjo qe kam nxjer sado pak

    Te pershendes
    #VamosArgentina

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2007
    Vendndodhja
    shkup
    Postime
    4
    po shum. per at qe ka ra prej dardhe.! une do tju tregoj te tjereve . keshtu perparon populli shqiptar, me informatika. se na kan munguar . personalisht, mua. nga shkupi.

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vertet teme interesante shpresojme ti ndihmoj ata qe jane anetar te forumit dhe vizitor qe jan prinder tju ndihmoj ne punen dhe veprimet e tyre ndaj ketyre semundjeve..
    Sui generis

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Me vjen keq Thekthi, por nuk jam aspak dakort me ato qe ke shkruar, pasi nuk nxjerrin shkakun e vertet te alergjise, por vetem pasojat, dhe disa menyra per t'ju shmangur ketyre pasojave , qe bejne nje individ te beje nje jete jo normale.
    Prandaj nese me lejon mund t'ju jap une kendveshtrimin tim mbi kete ceshtje:

    1- C'do lloj semundje vjen si rezultat i dobesimit te imunitetit tone i cili gjendet ne masen 70% ne intestino " zorre" , pra kur qelizat tona punojne dhe jetojne ne kushte normale ne nuk semuremi kollaj.
    Cilat jane shkaqet e uljes se imunitetit ? pra i dobesimit te qelizave ?

    1-Qumeshti i Nenes qe ne ditet e sotme grate " moderne" per te mos humbur linjat e trupit nuk ja japin femijes me shum se disa dite apo jave gje qe ndikon jashtezakonisht shume ne jeten e nje femije nje femije i rritur me qumesht pluhuri "farmacie" do jete gjith jeten i dobet azmatik dhe alergjik.
    Nje femije i rrtur me qumesht lope gjithashtu do semuret pasi qumeshti i lopes eshte i rende me shume yndyre dhe acid gje qe ben femijen te kete shum thartira kur nxjerr ushqimin per shkak se organizmi nuk ja pranon, ky ushqim ndikon ne prishjen e mikro flores intestinale dhe si rrjedhim edhe te uljes se imunitetit.
    Ne pamundesi ti jepni qumeshtin tuaj , jepini ate te deles apo dhise qe eshte me i lehte ose qunesht pluhur te cilesise se pare qe afrohet me ate te nenes por qe nuk kryen kurre rolin dhe punen e qumshit te nenes.

    2- Vaksinimi ....vertet e mbron femijen nga ndonje semundje por qe praktikisht ne kemi futur ne qelizat tona nje helm nje virus qe i demton ato dhe ja ndryshon pergjithmon aftesite qelizave per nje pune normale.

    3-Antibiotiket ....Kur femija nuk merr qumshin e nenes ben edhe vaksina ne muajin e trete te gjashte e me rradhe...ka nje imunitet te ulet dhe semuret shpesh duke bere keshtu qe te marre edhe shum antibiotik i cili eshte nje tjeter helm, qe ju bashkohet te parave dhe demton akoma me shum qelizat tona dhe ul imunitetin .Antibiotiku vret mikrobin por vret edhe bakteriet ne intestino duke helmuar ate dhe qelizat.

    4- Ambienti ku jeton te cilin e ke then edhe ti, por ne asnje menyre nuk duhet te marrim edhe vaksina kunder gripit pasi jane te demshem per gjendjen e pergjithshme te imunitetit.

    Keshilla ime

    Kur vendosni te beheni Nene merrini parasysh te gjitha pra edhe ate qe femija juaj duhet te ushqehet minimumi 3 muaj me qumshtin tuaj.

    Disa lloj vaksinash nuk jane te detyrueshme dhe mund te evitohen.

    Mos perdorni antibiotik per shqetesimin me te vogel por kuroheni me menyra te tjera dhe nese i jepni antibiotik mbas kures por edhe gjate saj femijes duhet ti jepni " Fermenti Latici " qe jane bakterie te gjalla per te zevendesuar ato qe jane zhdukur nga antibiotiku ne menyre qe te ndihmoni tretjen normale te ushqimeve.Ky nuk eshte ilac por e kunderta e tij .

    Nese keni femije azmatik eshte mire te mos jetoni ne qytete te ndotura si Tirana por ne koderat dhe fshatrat perreth ose ideale per te do ishte klima malore pasi ka me pak oksigjen dhe oksidimi eshte me i ngadalte .
    Duke i dhene gjithashtu nje ushqim te ekuilibruar ne menyre qe qelizat dhe imuniteti i tij te funksionojne normalisht.
    larguar forever

Tema të Ngjashme

  1. Alergjite!
    Nga ChuChu në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-07-2023, 10:29
  2. Fotot e futbollisteve gjate femijerise
    Nga new-man në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 04:43
  3. Alergjite
    Nga helene në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 05-04-2005, 18:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •