Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 6 prej 6
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ali Guma dhe Seksi

    (Nga Shekulli)

    Fatva ėshtė njė ekspertizė juridike islamike. Zakonisht nuk ka fuqi ligjore, por vetėm kėshilluese. Ky dallim nuk vėrehet nga ekstremistėt fetarė. Shumė prej tyre fatvėn e Ajatollah Homeinit kundėr shkrimtarit Salman Ruzhdi e kishin kuptuar si thirrje pėr lincim. Ruzhdi fajėsohej se ishte shprehur me tone tė padenja kundėr profetit Muhamed nė romanin e tij "Vargjet satanike". Fatvatė janė shpeshherė kundėrthėnėse; nė rastet kur dikujt nuk i pėlqen njė ekspertizė, mund tė porosis njė tjetėr. Nė botėn islamike shumė teologė dhe teoricienė e ndjejnė veten tė thirrur tė shkruajnė fatva. Nė Egjipt funksionon "dar al-ifta", shtėpia e shpalljes sė fatvave, nė tė cilėn punojnė juristė islamikė. Nė krye tė kėshillit pėr pėrpilimin e fatvės gjendet pėrherė kryemyftiu. Ky funksionar emėrohet nga presidenti i Egjiptit.


    Kryemyfti i Egjiptiti aktualisht ėshtė Ali Guma. Me njė fatva tė jashtėzakonshme ai ka bėrė buje, ka tėrhequr vėmendjen e opinionit dhe u ka dhėnė siklet tė gjithė puritanėve islamistė. Cka thotė Ali Guma? Nė fatvėn e tij ai shkruan se femrat kanė tė drejtė tė riparojnė himenin (membranėn e hollė tė vaginės) pėrmes operacionit nėse – rastėsisht ose me dashje – e kanė humbur virgjinitetin para martesės. Nė njė emision tė rėndėsishėm televiziv Guma ka porositur tė gjitha femrat se nuk duhet t'i tregojnė burrave tė ardhshėm pėr operacionet e tyre pėr "rikthimin" e virgjinitetit. "Sikur Zoti tė kishte dashur qė ne tė dinim gjithēka pėr njėri-tjetrin, atėherė do tė na kishte falur si profet (parathėnės)", ka deklaruar Guma, i cili ėshtė autoriteti mė i lartė religjioz i Egjiptit. Pėr tė ndezur edhe mė shumė debatin 54-vjecari Guma nė fatvėn e tij ka theksuar se nėse njė grua tradhton burrin dhe pastaj pendohet e i lutet Zotit pėr falje, atėherė ajo duhet tė mos e njoftojė bashkėshortin pėr tradhtinė e saj vetėm e vetėm pėr tė ruajtur paqen familjare. Ali Guma ėshtė mbėshtetur nga Mohamend Shama, profesor i shkencave islame nė Universitetin Azhar tė Kajros. "Kėto rregulla nuk janė tė reja, gjithcka shkruan nė libra", ka thėnė ai. Guma, sipas Shamas, e ka komentuar temėn e virgjinitetit me thėniet e profetit.


    Realiteti ėshtė ndryshe. Mė brutal! Nė shoqėritė tradicionale virgjiniteti i femrave tė pamartuara ėshtė rregull. Pėr tė mbrojtur nderin e familjes dhe pėr t'i shpėtuar ndėshkimit, shumė femra qė e humbin "pafajėsinė" pak para martesės u drejtohen mjekėve me lutjen pėr t'ua qepur himenin nė mėnyrė qė natėn e dasmės tė jenė tė virgjėra. Nė mjekėsi njė operacion i tillė quhet "revirgjinim". Nė Zvicėr aty-kėtu, pėr shembull nė klinikėn e femrave nė spitalin e Universitetit tė Basel-it, ofrohen "rekonstruksione" tė himenit. Spitalet nuk pranojnė automatikisht tė kryejnė intervenime tė tilla. Femrat duhet tė dėshmojnė se janė tė rrezikuara nga rrethi familjar pėr shkak tė humbjes sė virgjinitetit. Shpenzimet pėr operacion duhet t'i mbulojnė vetė (rreth 1000 franga, pėrkatėsisht 650 euro). Nė Gjermani gjithnjė e mė shumė mjekė nuk ngurrojnė qė nė faqet e tyre nė internet tė ofrojnė shėrbimin e revirgjinimit. Nė spitalin e Universitetit tė Zürich-ut refuzojnė tė kryejnė shėrbime tė tilla me arsyetimin se kėshtu pengohet ndryshimi i mendėsisė sė shoqėrive tradicionale sa i pėrket jetės seksuale. Kritikėt theksojnė se mjekėsia moderne pėrmes kėtyre operacioneve mbėshtet moralin e dyfishtė.

    Sidoqoftė, nėse dikush e ndėrlidh moshumbjen e virgjinitetit deri nė martesė vetėm me fenė islame, e ka shumė gabim. Kontrollimi i seksualitetit femėror dhe kulti pėr virgjinitetin janė pjesė e historisė edhe nė Kishėn Katolike. Klerikėt e saj i dėnonin shpesh femrat pėr zemėrgjerėsi seksuale. Pėr shembull nė Irlandė deri para pak dekadash punonin strehimoret e edukimit tė quajtura "Magdalena", nė tė cilat vajzat detyroheshin tė shpaguanin "mėkatet" e tyre pėrmes punės sė detyrueshme.

    Duket qė tani, pas Kishės Katolike, edhe teologėt islamikė po mendojnė seriozisht pėr njė kthesė joortodokse sa i pėrket seksualitetit. Apeli i myftiut Ali Guma i referohet arsyes dhe porosit qė edhe ato femra qė humbin virgjinitetin meritojnė njė shans tė dytė. Sė paku! Por, siē e theksuam nė fillim, fatvatė janė shpeshherė kundėrthėnėse. Vitin e kaluar njė fatva e teologut Rashad Kalil kishte shqetėsuar opinionin egjiptian. Kalil kishte theksuar se ciftet myslimane nuk guxojnė tė bėjnė seks pa asnjė rrobe nė trup: "Lakuriqėsia e plotė gjatė seksit e bėn cdo martesė tė pavlefshme". Pastaj njė teolog tjetėr kishte relativizuar ekspertizėn e kolegut tė tij me konstatimin se "feja islame nuk e kufizon seksin". Njė mendim i tillė i kualifikuar ėshtė me rėndėsi pėr njė vend konservativ si Egjipti, ku shpesh vriten femra pėr shkak se kanė "turpėruar" familjet.

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,585
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 6 postime
    Ne keto vende si Egjipti apo vendet e Mahgrebit prej kohesh eksiston ajo qe quhet riparimi i virgjinitetit.C'do gje behet,dihet,pranohet,por luhet loja se gjoja s'dime gje dhe publikisht askush nuk guxon te flase.Por privatisht njerezit flasin,dhe personalisht kam njohur shume marokene e algjeriane gjate 9 vjeteve qe kam jetuar ne France.Ne keto vende ndodh edhe nje fenomen tjeter.Femra ka te dashur me te cilin kryen mardhenie seksuale te te gjitha formave qe mund t'ju shkoje mendja,me perjashtim te penetrimit vaginal.Dhe meqe ra fjala ky personi(Youseff) po qahej se nuk vendoste dot per tu martuar.Keto qe kane lindur ne France me thoshte jane me komplekse,as francese tamam as marokene.Atje tha ne Marok te bie ndonje e "virgjer" nga ato qe permenda me lart.Maroku renditet ne dy-tre vendet e para ne bote per operacionet per ndryshim seksi.Pederastia lulezon.Por c'do gje kryet ne menyre sa me diskrete.Ndoshta ti takon nje person me xhelaba(veshje tradicionale) me mjeker sipas zakonit,i martuar me femije,por qe ka edhe aktivitete te tjera qe vetem ai i di nga familja.Ne vende te tjera si Irani ekziston prostitucioni i legalizuar.Vetem para duhen,mund te martohesh per nje periudhe kohore 24 oreshe,ose nje jave dhe mepas ndahesh plotesisht ne rregull me ligjin.Por askush nuk ka guxim ta quaje kete prostitucion.
    C'do gje eshte fasade,slogane bosh,njeriu ne thelb mbetet po ai,thjesht i kushtezuar nga rrethanat,vendi dhe koha kur jeton.Nuk i harroj fjalet e Djamelit,nje algjerian qe jetonte ne France,por qe shkonte shpesh ne Algjeri.Atje Xhemoli me i fjal na kishte i dashnore.Plasa tha me bo dashni normale,si kudo ne bote,por nuk do ajo tha,nuk ka faj e shkreta, e ka feju familja dhe duhet ti shkoje e "virgjer" ati palles anej ka katunet e Algjerit.E virgjer nga perpara me i fjale,se ne shpirt e ne pjese te tjera te trupit e ka zvirgjeru Xhemoli per tre vjet rresht.

  3. #3
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,066
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga murik
    .Nuk i harroj fjalet e Djamelit,nje algjerian qe jetonte ne France,por qe shkonte shpesh ne Algjeri.Atje Xhemoli me i fjal na kishte i dashnore.Plasa tha me bo dashni normale,si kudo ne bote,por nuk do ajo tha,nuk ka faj e shkreta, e ka feju familja dhe duhet ti shkoje e "virgjer" ati palles anej ka katunet e Algjerit.E virgjer nga perpara me i fjale,se ne shpirt e ne pjese te tjera te trupit e ka zvirgjeru Xhemoli per tre vjet rresht.
    Murik, me shkrive, .

    Dmth per historine se si e ke treguar, nga ana tjeter si fenomen shoqeror, nuk eshte per te qeshur.
    Por nuk i perket ky fenomen vetem vendeve te Lindjes se Mesme.

    Ama, me ka habitur sidomos ajo fatua per rrobat gjate seksit. Mendoja se vetem cifutet orthodokse e kishin per "zakon". Gjynaf per Zotin .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    324
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    i nershmi me te nershmen e anasjelltas, laviri me laviren e anasjelltas, kte sikur e porosit dhe Kuran-i me duket por zbatimi ...rrelativ e koincidence mase...secil i/a merr hisen e vet

    ...sa pare ben hipokrizia...

    ...njerzimi esht i humbur.Me perjashtim te atyne qe besuan,bene vepra te mira e keshilluan njeri tjetrin per drejtesi e durim....

    diēka e tille me erdhi ne mendje me sa mbaj ne kujtese kur e kam lexuar Kuran-in nja 30 vjet me pare

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,219
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Une mendoj se te gjitha keto jane trillime ndaj fese Islame.
    Kush do lexonte seksologjine islame me te vertete do ta kuptonte se ajo i ruan natyralitetin e jetes njerzore dhe te con ne harmoni te ndersjellte.

    Fetvate qe merren prej iranit apo autoriteteve te tjera nese nuk perputhen me hadithet jane thjesht keqinformim.

    Islami ndryshe nga hebrejte te cilet kur bejne seks shpojne nje vrime ne carcaf dhe pastaj bejne seks me gruan.Islami i meson njerzit qe mos bejne seks si kafshet, te kete intimitet te filloje me perkedhelje dhe mos terhiqet ndonjeri nga dashuria pa arritur dhe tjetri kenaqesine.Islami nuk i kufizon mynyrat e seksit por vetem se i kanalizon ato ne kohen e duhur si mos jete femra me menstuacione, dhe ne vendin e duhur pra vetem ne vagine dhe jo ne vrimen anale.Islami eshte fe qe e meson njeriun per te miren dhe te keqen nga lindja deri ne vdekje per cdo ceshtje hollesisht.Islami nuk e kufizon mynyren apo pozicionin sikurse bejne hebrejte te cilet kur gruaja eshte menstruacione e perzejne nga shtepia.Islami thote qe kur gruaja eshte me menstruacione mund te lozesh me te nga mesi e lart.Islami eshte fe hyjnore dhe jo kafsheri, prostuticion bordellosh perendimore dhe eshte kundra cdo sjellje imorale e cila shkatarron njerzimin.

    Seksi Biblik eshte i papare



    13 Nė qoftė se njė burrė martohet me njė grua, hyn tek ajo dhe pastaj fillon ta urrejė,

    14 dhe e padit pėr gjėra tė turpshme dhe i nxjerr njė nam tė keq, duke thėnė: "Mora kėtė grua, por kur iu afrova nuk gjeta tek ajo shenjat e virgjėrisė",

    15 babai dhe nėna e sė resė do tė marrin shenjat e virgjėrisė sė saj dhe do t'ua tregojnė pleqve tė qytetit, te porta;

    16 dhe babai i sė resė do t'u thotė pleqve: "Unė ia dhashė time bijė pėr grua kėtij burri, por ai filloi ta urrejė,

    17 dhe tani e akuzon pėr gjėra tė turpshme, duke thėnė: Nuk gjeta tek jote bijė shenjat e virgjėrisė; por kėto janė shenjat e virgjėrisė tė bijės sime". Dhe do tė shpalosin ēarēafin pėrpara pleqve tė qytetit.

    18 Atėherė pleqtė e atij qyteti do tė marrin bashkėshortin dhe do ta dėnojnė me rrahje;

    19 dhe duke qenė se i ka hapur njė nam tė keq njė virgjėreshe tė Izraelit, do t'i vėnė njė gjobė prej njėqind siklash argjendi, qė do t'ia japin tė atit tė sė resė; kėshtu ajo do tė mbetet bashkėshorte e tij dhe ai nuk do tė mund ta pėrzėrė deri sa tė rrojė.

    20 Por nė qoftė se vėrtetohet fakti dhe tek e reja nuk janė gjetur shenjat e virgjėrisė,

    21 atėherė do ta nxjerrin tė renė te pragu i shtėpisė sė babait tė saj dhe njerėzit e qytetit tė saj do ta vrasin me gurė, dhe ajo ka pėr tė vdekur, sepse ka kryer njė vepėr tė turpshme nė Izrael, duke u bėrė kurvė nė shtėpinė e atit tė saj. Kėshtu do tė shkulėsh tė keqen nga gjiri juaj

    22 Nė rast se njė burrė gjendet nė shtrat me njė grua tė martuar, do tė vriten qė tė dy, si burri qė ka rėnė me gruan dhe gruaja. Kėshtu do tė shkulėsh tė keqen nga gjiri i Izraelit.

    23 Kur njė vajzė e virgjėr ėshtė e fejuar, dhe njė burrė e gjen nė qytet dhe bie nė shtrat me tė,

    24 qė tė dy do t'i ēoni nė portėn e atij qyteti dhe do t'i vritni me gurė, dhe ata do tė vdesin: vajza sepse, ndonėse ishte nė qytet, nuk bėrtiti, dhe burri sepse ka ēnderuar gruan e tė afėrmit tė tij. Kėshtu do ta shkulėsh tė keqen nga gjiri yt.

    25 Por nė rast se burri gjen njė vajzė tė fejuar, nė arė, e dhunon dhe shtrihet me tė, atėherė do tė vritet vetėm burri qė ėshtė shtrirė me tė;

    26 por nuk do t'i bėsh asgjė vajzės; kjo nuk ka asnjė mėkat qė meriton vdekjen, sepse ky rast ėshtė si ai kur njė njeri ngrihet kundėr tė afėrmit tė tij dhe e vret;

    27 nė fakt ai e gjeti nė arė; vajza e fejuar ka bėrtitur, por nuk kishte njeri qė ta shpėtonte.

    28 Nė rast se njė burrė gjen njė vajzė tė virgjėr qė nuk ėshtė e fejuar, e merr dhe bie nė shtrat me tė, dhe kapen nė flagrancė,

    29 burri qė ėshtė shtrirė me tė do t'i japė atit tė vajzės pesėdhjetė sikla argjendi dhe ajo do tė bėhet bashkėshortja e tij, sepse e ka ēnderuar dhe nuk mund ta pėrzėrė sa tė jetė gjallė.Ligji i Pėrtėrirė - Kapitulli 22
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga forum126 : 11-03-2007 mė 11:07

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,441
    Faleminderit
    2
    8 falenderime nė 8 postime
    keto qka jan paraqite nga lioness jan trillime ...nuk po them qe lioness eshte krijuese e kesaj mesele...por keto jan tradita te popujve paraislamik....d.m.th nuk burojn nga feja islame por keto jane trllime qe i behen islamit me kete ...

    Ne islam kjo qeshtje eshte e rregulluar ne menyre perfekte sa qe gjdo hollesire te kesaj natyre ka mbeshtetjen shkencore ...d.m.th ne lidhje me sexin qdo gje eshte e rregulluar me logjik te shendoshe dhe me profesionalizem ..madje qdo imtesire...qka eshte e rendesishme eshte se keto qe jan paraqitur nga lioness nuk figurojne ne islam ,qofte ne te shkruar apo ne gojedhena...por jan shpifje nga armiqet e islamit qe punojne me meditje per keto gjera vetem e vetem te devijojne identitetin e pastert te islamit...por eshte e kote sepse shpifja si shpifje ...nuk ka titull tjeter per pos se shpifje..


    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •