Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 155
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2006
    Postime
    103
    E kisha fjalen pa kontroll te jashtem (si psh nderhyrja me katalizatore gjate zberthimit te uraniumit neper centralet berthamore), se per ate pune edhe shperthimi i nenshtrohet nje kontrolli te caktuar.

    Po kam pershtypjen qe ti beson se eshte zoti qe e ndalon djegien e vrullshme. Natyrisht qe ke te drejte ta besosh, por nuk e ke te mbeshtetur askund.

    Shkenca jep nje shpjegim tjeter, te mbeshtetur ne kerkimin shkencor. Duhet te kesh parasysh qe fuzioni i hidrogjenit ndodh vetem nen disa kushte te vecanta, sepse po te ishte ndryshe uji psh duhet te shperthente si nje bombe meqe molekula e ujit ka dy atome hidrogjen.
    Ne diell ato kushte jane temperatura dhe presioni. Fuzioni ndodh vetem ne qender fare te diellit. Keto dy faktore bejne qe dielli te digjet me nje shpejtesi pak a shume konstante dhe qe ndodhet ne nje ekuiliber te qendrueshem.

    Nqs shpejtesia e djegies rritet sadopak, kjo shkakton zgjerimin e zones se djegies, duke ulur presionin brenda saj duke shkaktuar ne kete menyre uljen e shpejtesise se djegies, aty ku ishte. Po ashtu, nqs shpejtesia e djegies ulet shkakton ftohjen e qendres duke sjelle tkurrjen e qendres dhe rritjen e presionit. Rritja e presion rrit perseri shpejtesine e djegies duke e prure ne normat e veta.

  2. #22
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Asnjë Dizajn nuk mund të ndodhë Rastësisht

    Ti mund ta kesh parë emrin e ndonjë ndërtese, të bërë me lule në kopsht para saj. Duke shikuar aty poshtë ose edhe që nga larg, menjëherë mund ta kuptosh emrin e ndërtesës apo kompanisë përkatëse. Kjo është shenjë se ato lule nuk janë aty rastësisht por janë vendosur ashtu nga kopshtarët dhe dizajnuesit. Ti mund edhe të mos i shohësh kopshtarët duke e bërë atë, por ti e kupton se ajo ka ndodhur, nga emri që ato lule formojnë.
    Në mënyrë alternative, le të marrim sikur ti i ke lënë pllakëzat e shkapërderdhura në tavolinë pasi që ke luajtur lojën e mozaikut. Kur kthehesh e sheh se pllakëzat janë në formën e fjalëve: “Unë kam fituar”, dhe ti menjëherë e di se dikush i ka renditur ato në atë radhitje të kuptimtë. Ti kurrë nuk do të mund të imagjinoje se pllakëzat u bashkuan rastësisht dhe i formuan ato fjalë, ashtu sikur kurrë nuk do të mund të imagjinoje se emri që e kanë krijuar lulet është paraqitur rastësisht. Shkurtimisht, nëse ekziston ndonjë dizajn i drejtuar ndaj një caku të caktuar diku, atëherë ti e di se definitivisht duhet të ekzistojë një dizajnues mbrapa atij dizajni. Ti mund të mos e kesh parë dizajnuesin, sidoqoftë ti mund të jesh i sigurtë në ekzistencën e tij dhe qëllimin e tij nga vepra që ai e ka bërë dhe nga gjurmët që ka lënë prapa vetes.
    Ideja kryesore që ne duam të parashtrojmë me këta shembuj është kjo: Nëse ekziston qoftë edhe shenja më e vogël e diqkaje të planifikuar diku, atje sigurisht gjenden gjurmët e poseduesit të menqurisë. Për shembull, nëse ti i rrokullis disa gurë të bardhë teposhtë një mali triliona herë, ti kurrë nuk do të kesh shans të shohësh se ata gurë janë bashkuar dhe kanë formuar emrin e një ndërtese. Nëse ekziston ndonjë fjalë apo fjali diku, të gjithë do të pajtohen se ajo fjalë apo fjali do të jetë shkruar nga dikush. Fjalët pa autor, apo dizajnet pa dizajnues janë fare të pamundura.
    Trupi i njeriut në anën tjetër posedon një strukturë triliona herë më komplekse se sa emri i një ndërtese apo se sa fjalët “Unë kam fituar”, dhe prapë është tërësisht e pamundur të marrësh me mend se ky kompleksitet mund të ketë ndodhur vetvetiu apo me rastësi. Për më tepër, triliona ADN-të që biliona qenie të gjalla i kanë poseduar gjatë miliona vitesh, janë përdorur në mënyrën më intelegjente, janë shkruar në mënyrën më të përkryer pa asnjë cen, dhe janë vendosur në zona të imta të pakapshme për syrin e thjeshtë. E kjo do të thotë se ekziston një Krijues i cili e ka dizajnuar dhe planifikuar qelizën me ADN-në brenda saj, në mënyrë aq të përsosur. Të pohosh të kundërtën do të thotë të shkosh prapa kufinjëve të arsyeshmërisë dhe të sulmosh vetë themelin e të së vërtetës, arsyes dhe logjikës.
    Prapseprapë, shumë njerëz, të cilët me shumë gatishmëri do të thonë se është e pamundur që disa shkronja të rregullohen vetvetiu dhe të formojnë qoftë edhe tri fjalë të vockla, mund të dëgjojnë pa asnjë vërejtje mashtrimin se ishte rezultat i “koincidencës” ajo që biliona atome u bashkuan një nga një në një renditje të planifikuar dhe formuan një molekulë si ADN-ja, e cila kryen një detyrë aq super-komplekse. Kjo është sikur një person i hipnotizuar i cili i është nënshtruar hipnotizuesit dhe që pranon me sugjestion se ai është derë, dru apo hardhucë…
    Shembujt e dizajnit të patëmetë në ADN nuk janë të kufizuar vetëm në rastet e përmendura më lartë. Kodimi i të dhënave në ADN është dizajnuar në mënyrë shumë më fascinante dhe të mahnitshme.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #23
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    ADN alfabeti

    ADN-ja në bërthamën qelizore ka strukturë spirale. Kur kjo do të nxirrej jashtë, ADN-ja kthehet në një fije të hollë me gjatësi prej një metre ose ashtu diqka. Mënyra se si ADN-ja e gjatësisë një metërshe ose afërsisht ashtu diqka, tkurret në bërthamën e vockël qelizore, është temë që do konsideratë të mëtejme.
    Atomet që e ndërtojnë ADN-në kanë një dizajn superior që mundëson përmbajtjen e sasisë maksimale të informatës në zonat sa më të vogla që të jetë e mundur. Tri elemente gjenden në secilin hap të fijeve spirale që rrotullohen rreth njëra tjetrës: sheqeri, fosfati dhe bazat organike që përmbajnë hidrogjen të cilat e krijojnë kodin e ADN-së. Edhepse mënyrat dhe funksionet janë të njëjta tek secili njeri, kodet e veqanta që u mundësojnë njerëzve të jenë të ndryshëm nga njëri tjetri, janë të ndërtuara nga këto baza hidrogjenore. Dallimet në mënyrën e kombinimeve të këtyre katër bazave të ndryshme janë arsyeja e të gjitha dallimeve midis njerëzve. Këto baza janë: Adenina, Guanina, Citozina dhe Timina. Ato lidhen me njëra tjetrën bazuar në rregulla specifike. Sikur një gjuhë e huaj të cilën shkencëtarët sapo kanë filluar të mësojnë ta lexojnë, këto katër tipe të bazave organike hidrogjenore e fshehin në vete tërë kodin e ekzistencës sonë biologjike.
    Këto baza që e ndërtojnë molekulën e ADN-së janë të njohura me inicialet e tyre: A, T, G dhe C. Informatat në bankën e të dhënave në bërthamën qelizore janë të deponuara në formën e alfabetit të përbërë nga këto katër shkronja.
    Secili gjen, i cili është njësi përbërëse e molekulës së ADN-së, përcakton veti të posaqme të trupit të njeriut. Veti të panumërta si lartësia, ngjyra e syve, materiali dhe forma e hundës, pastaj veshëve dhe kafkës formohen me komandën e gjeneve të ndërlidhura. Ne mund të krahasojmë secilin nga këto gjene me faqet e një libri. Në faqe gjenden shkrime të përbëra nga shkronjat A-T-G-C.
    Në ADN-në e qelizës njerëzore gjenden përafërsisht 200 000 gjene. Secili gjen është i kompozuar nga sekuenca speciale e nukleotideve, numri i të cilave sillet prej 1000 deri në 186 000 sipas tipit të proteinave me të cilat ato korrespondojnë. Këto gjene përmbajnë kodet e përafërsisht 200 000 proteinave që funksionojnë në trupin e njeriut dhe e kontrollojnë prodhimin e këtyre proteinave.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga godel
    E kisha fjalen pa kontroll te jashtem (si psh nderhyrja me katalizatore gjate zberthimit te uraniumit neper centralet berthamore), se per ate pune edhe shperthimi i nenshtrohet nje kontrolli te caktuar.

    Po kam pershtypjen qe ti beson se eshte zoti qe e ndalon djegien e vrullshme. Natyrisht qe ke te drejte ta besosh, por nuk e ke te mbeshtetur askund.

    Shkenca jep nje shpjegim tjeter, te mbeshtetur ne kerkimin shkencor. Duhet te kesh parasysh qe fuzioni i hidrogjenit ndodh vetem nen disa kushte te vecanta, sepse po te ishte ndryshe uji psh duhet te shperthente si nje bombe meqe molekula e ujit ka dy atome hidrogjen.
    Ne diell ato kushte jane temperatura dhe presioni. Fuzioni ndodh vetem ne qender fare te diellit. Keto dy faktore bejne qe dielli te digjet me nje shpejtesi pak a shume konstante dhe qe ndodhet ne nje ekuiliber te qendrueshem.

    Nqs shpejtesia e djegies rritet sadopak, kjo shkakton zgjerimin e zones se djegies, duke ulur presionin brenda saj duke shkaktuar ne kete menyre uljen e shpejtesise se djegies, aty ku ishte. Po ashtu, nqs shpejtesia e djegies ulet shkakton ftohjen e qendres duke sjelle tkurrjen e qendres dhe rritjen e presionit. Rritja e presion rrit perseri shpejtesine e djegies duke e prure ne normat e veta.


    Ky eshte problemi pra.Ne diell ndodhe ky drejtepeshim e ne toke s`eshte arrite ende.
    Ne te dy e dime si ndodhe fuzioni.
    Ne toke, ky proces eshte shkaktuar nga njeriu disa here, vetem se ne forme te eksplodimit te bombes hidrogjenore.
    Siq dihet, problemi qendron ne tejkalimin e forcave shtytese ne mes berthamave ,te cilat duam tì fuzionojme.Ne bomben hidrogjenore kjo arrihet duke e perdore si ndezes bomben atomike.Kjo e fundit funksionon nepermes procesit te fizionit(zberthimit) te berthamave radioaktive.
    Kur behet aktivizimi i bombes atomike lirohet energji e larte ,e cila e ben te mundur tejkalimin e forcave shtytese ne mes te berthamave te hidrogjenit dhe ato bashkohen (shperthimi i bombes hidrogjenike-fuzioni) duke formuar heliumin,me qe rast vie deri te redukimi i mases(ekuacioni i Ajnshtajnit).Ne kete rast lirohet energji jashtezakonisht e larte,qe deri sot nga shkenctaret nuk ka mund te kontrollohet.
    Pra, me „kontroll“ une mendoj ne arritjen e shfrytezimit te kesaj energjie,siq eshte rasti te energjia atomike(fizioni).
    E i gjithe ky proces ndodhe ne drejtepeshim ne diell. Pa ndihmen e asnje shkencetari.

    Natyrisht, njeriu vazhdimisht ben zbulime te reja dhe gjithnje e ka me te qarte se sa e persosur eshte natyra.Por, vete egzistimi i rregullave kaq te komplikuara dhe te persosura ,mua me ben te jem i bindur qe te gjitha keto rregulla nuk mund te zhvillohen vetevetiu.

    Sa i perket temes, duhet pranuar qe eshte nje teme e veshtire.

  5. #25
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    kisha dashur nje lutje per disa forumiste..sidomos per korca relin behu pak me serioz nese do te rrespektohet edhe mendimi juaj ...sepse me kete ritem te bisedes dhe me fjale te pa baza (foshnjore) vetem mund ta deviojosh temen ...mirpo nuk mund ta arrijsh qellimin tend ...
    ofro kunder argumente e jo mendime ,supozime dhe fiktivizime.... madje poezi lirike
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #26
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student
    kisha dashur nje lutje per disa forumiste..sidomos per korca relin behu pak me serioz nese do te rrespektohet edhe mendimi juaj ...sepse me kete ritem te bisedes dhe me fjale te pa baza (foshnjore) vetem mund ta deviojosh temen ...mirpo nuk mund ta arrijsh qellimin tend ...
    ofro kunder argumente e jo mendime ,supozime dhe fiktivizime.... madje poezi lirike
    Domethene dikush qe nuk bie dakort me mendimin tend eshte femije injorant ose nuk e di se cfare tjeter

    ofro kunder argumente e jo mendime ,supozime dhe fiktivizime


    Qe te ofroj kunder argumente duhet qe ti te me japesh argumente dhe jo peralla me mbret

    madje poezi lirike

    Ti ke shkrojtur gjithe biblen dhe askush s'te ka kuptuar se cdo te thuash,kurse ato pak vargje qe une i shkruajta (te kopjuara nga i madhi Omar Khajam) i kuptuan te gjithe ata dine se c'eshte jeta
    Lexoi me kujdes vargjet dhe krahasoi me jeten............

    Kur të gjesh Verë, pije pa mejtuar,
    Kur të gjesh Vajzë, puthe pa pushuar,
    Se as për mjekrën tënde as për timen
    S'kujdeset Zot'i Math i lavdëruar.


    Rrot' e çkujdesur po vërtit Dynjanë,
    Shenjtorët nuk ja shqitnë dot Davanë:
    Kij mendjen, nesër vdes, merr ëndrra fund,
    Të piu varri, krimbat do t'të hanë.

    Lëviz,FISNIK, se Kup' e Vdekjes vjen,
    Se Fati nënë Rrotë të mbërthen:
    Pi Lënk, puth Lule! Lart në Qiell s'i gjen!
    Se Feja me Parajsën të gënjen.


    Nga njëra dorë Trëndafil e Grua,
    Nga dora tjatër patsha Rrush e krua:
    "Zotit - po thoni i arthtë keq për mua!"
    Po as m`a fal pendimin, as ia dua.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Korca_Reli : 13-03-2007 më 11:33

  7. #27
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    o korca ti asnjeher nuk ke hyre ne teme , ti vazhdimishte ke insituar te nderhysh me ato taket e tua ...qe per nje mendje te shendoshe konsiderohen foshnjore...sepse vazhdimishte ke sjlelle poezi...

    por nese je aq i interesuar qe te me fascinosh me poezit te huazuara dhe autodidakte te juajat ateher mi sjell per mese MSN dhe i lexoje me mire madje ndoshta i printoje dhe i lexoje me kjart ...e jo te nderhysh me poezi qe nuk kan te bejne fare me temen...

    d.m.th po kerkon argumente...je i sinqert ...apo vetem shaka po bene...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #28
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    ADN-ja e sfidon rastësinë (koiqidencen)

    Matematicientët kanë vërtetuar sot se rastësia nuk luan asnjë rol në formimin e informatave të koduara brenda ADN-së. Kur dihet se molekula e ADN-së është e përbërë nga miliona qifte bazash, gjasat e një krijimi të rastësishëm të qoftë edhe të një gjeni të vetëm nga 200 000 sosh që e përbëjnë ADN-në, janë më të pakta se sa edhe fjala “e pamundur” do ti shprehte. Frank Salisbury, një biolog evolucionist, i thotë fjalët në vijim rreth kësaj “pamundësie”.
    Një proteinë mesatare mund të përfshijë deri në 300 aminoacide. Gjeni i ADN-së që kontrollon këtë do ti ketë 1 000 nukleotide në zingjirin e tij. Duke qenë se ekzistojnë katër lloje të nukleotideve në zingjirin e ADN-së, një zingjirë i tillë i përbërë nga 1 000 lidhje mund të ekzistojë në 41000 forma. Duke përdorur një algjebër të thjeshtë ne shohim se 41000 =10600. Kur numri dhjetë shumëzohet me vetveten 600 herë e jep një figurë ku numri 1 ka pas vetes 600 zero! Ky numër është tërësisht jashtë kufinjëve të të kuptuarit tonë. 3
    Sikur edhe po të supozonim se në një mjedis janë të pranishme të gjitha nukleotidet e nevojshme bashkë me kompleksin e molekulave dhe enzimeve të nevojshme për kombinimin e tyre, gjasat që këto nukleotide të radhiten në sekuencën e dëshiruar janë 1në 41000, ose me fjalë tjera 1 në 10600. Shkurt thënë, gjasat e formimit të rastësishëm të kodit të një proteine mesatare të trupit të njeriut në ADN janë 1 me një njësh tjetër të pasuar nga 600 zero. Ky numër, i cili është shumë më larg se sa të jetë astronomik, do të thotë në praktikë: gjasë “zero” . E kjo do të thotë se një sekuencë e tillë duhet të jetë e ndikuar nga kontrolli dhe dituria e një fuqie të menqur dhe të vetëdijshme. Gjasat janë zero që kjo të ndodhë “aksidentalisht” apo “rastësisht”.
    Mendo rreth librit qe je duke e lexuar pikërisht tani. Si do të reagoje ti ndaj dikuj që do të thoshte se shkronjat janë bashkuar rastësisht nga vetvetiu dhe e kanë formuar këtë shkrim? Është shumë e qartë se libri është shkruar nga një person intelegjent dhe i vetëdijshëm. Njësoj është edhe me ADN-në.
    Fransis Crick, biokimisti i cili e zbuloi strukturën e ADN-së ka fituar qmimin Nobël për hulumtimet e kryera në këtë fushë. Crick, i cili ishte një evolucionist i flaktë, dha këtë pohim shkencor në librin që e shkroi pas vërtetimit të strukturës së mrekullueshme të ADN-së: “Një njeri i ndershëm, i armatosur me tër njohuritë që i kemi në dispozicion tani, mundet vetëm të pohojë se në njëfarë mënyre, origjina e jetës paraqitet në një moment që është gati mrekulli.” 4 Pra edhe sipas mendimit të Crick-ut, i cili ishte një nga ekspertët më të mëdhenjë të ADN-së, jeta kurrë nuk mund të ketë lindur në tokë në mënyrë spontane.
    Kur ne kemi parasysh rregullin dhe balancin sensitiv në të dhënat brenda ADN-së, bëhet edhe më e qartë se sa e pamundur është që ato të kenë ardhur në jetë nga rastësia. Të dhënat e ADN-së, që përbëhen nga më shumë se 3 bilionë shkronja, janë të kompozuara nga një sekuencë speciale dhe të kuptimshme të shkronjave A-T-G-C. As edhe një shkronjë e vetme nuk duhet të vendoset gabimisht në këtë sekuencë. Një fjalë e shkruar gabimisht apo një gabim shkronjë në një enciklopedi mund të anashkalohet dhe të injorohet. As që edhe do të vërehet. Sidoqoftë, qoftë edhe një gabim i vetëm në ndonjë nga bazat qifte të ADN-së, si psh një shkronjë e koduar gabimisht në 1 bilion e 719 milion e 348 mijë e 632 qifte bazash, do të shkaktonte rezultate të tmerrshme për qelizën, dhe bashkë me këtë edhe për vetë personin. Për shembull, hemofilia (leukimia) është pasojë e një kodimi të tillë të gabueshëm. Janë disa sëmundje trashëguese që shkaktohen nga disa parregullsi në renditjen gjenetike. E vetmja arsye e këtyre sëmundjeve potencialisht shumë të rrezikshme, është se një apo disa nga miliona shkronjat e kodit gjenetik gjenden në vendin e gabuar. Mongolizmi, apo Sindromi i Daunit është gjërësisht i përhapur. Shkaktohet nga prezenca e një ekstra kromozomi në qiftin 21 të kromozomeve në secilën qelizë. Një shembull tjetër është sëmundja e Hantingtonit. I godituri nga kjo sëmundje është mjaft i shëndetshëm deri në moshën 35 vjeqare, por pastaj një spazmë e pakontrolluar muskulore paraqitet në duart, këmbët dhe fytyrën e tij. Pasi që kjo sëmundje fatale dhe e pashërueshme afekton edhe trurin, kujtesa dhe fuqia e të menduarit tek i sëmuri progresivisht dobësohen.
    Të gjitha këto sëmundje gjenetike e zbulojnë një fakt të rëndësishëm: kodi gjenetik është aq i ndjeshëm dhe i balancuar, dhe i përllogaritur në mënyrë aq minutore, sa që edhe ndryshimet më të vogla mund të kenë pasoja serioze. Një shkronjë më shumë apo një shkronjë më pak mund të qojë deri te një sëmundje vdekjeprurëse apo deri te efekte gjymtuese për tërë jetën. Për këtë arsye është definitivisht e pamundur që të mendosh se një ekuilibër i tillë senzitiv erdhi në jetë nga rastësia dhe u zhvillua nëpërmes mutacionit, ashtu siq mundohet teoria e evolucionit të na bëjë të besojmë. Nëse do të ishte ashtu, si u krijuan dhe si u koduan informatat enorme brenda ADN-së? Evolucionistët, të cilët rrënjët e jetës ua lënë rastësisë, faktikisht nuk kanë asnjë koment për të bërë në temën e rrënjëve të jetës. Kur i pyet ata lidhur me rrënjët e ADN-së, me fjalë tjera kodit gjenetik, merr përgjegjje të njëjtë nga të gjithë ata. Leslie E. Orgel për shembull, një nga biokimistët evolucionistë më të njohur të kohës sonë, ofron përgjegjen në vazhdim:
    Ne nuk i kuptojmë as edhe tiparet e përgjithshme të origjinës së kodit gjenetik…Ky është aspekti më enigmatik i problemit të origjinës së jetës dhe mund të nevojiten zbulime të mëdha konceptuale apo eksperimentale para se të bëjmë ndonjë progres thelbësor në këtë drejtim. 5
    Kështu mbesin krejt të stepur ata që pohojnë se miliona faqe, apo biliona pjesë informatash janë shkruar nga rastësia. Ashtu si secili libër apo pjesë informate ka autorin apo pronarin e tij, njësoj e kanë edhe informatat në ADN: dhe ai Krijues është Zoti ynë, poseduesi i diturisë dhe arsyes superiore e të pafundme.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #29
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    ADN-ja e sfidon rastësinë (koiqidencen)

    Një shembull tjetër i pazotësisë së evolucionistëve:
    Skenari i “Botës së ARN-së”
    Qysh nga fillimi i shekullit 20, evolucionistët kanë zhvilluar teori të ndryshme për të sqaruar se si erdhën në jetë qelizat e para të gjalla. Biologu rus Alexander Oparin, i cili propozoi tezën e parë evolucioniste në këtë temë, sugjeroi se në botën primitive të para qindra miliona viteve më herët, një seri e reaksioneve kimike të rastësishme qoi deri të krijimi, i para së gjithash proteinave dhe pastaj qelizat u lindën kur këto (proteina) u bashkuan. Zbulimet e bëra në të shtatëdhjetat e shek 20 treguan se edhe supozimet më fundamentale të këtij pohimi të bërë nga Oparin në vitet e tridhjeta të të njëjtit shekull, ishin të gabuara.
    Skenari i “atmosferës primitive të botës” që sipas Oparinit përmbante gazërat metan dhe amoniak, gjoja mundësonte krijimin e molekulave organike. Sidoqoftë, është parë se hipoteza e atmosferës së hershme të përbërë nga metani dhe amoniaku, është pa ndonjë themel solid dhe gjithsesi është kontradiktore dhe pastaj atmosfera e hershme poashtu përmbante edhe sasi të madhe të oksigjenit i cili shkatërron molekulat organike duke u krijuar.
    Kjo ishte një goditje e rëndë për teorinë e evolucionit molekular. Evolucionistët pastaj u desh të ballafaqohen me faktin se “eksperimentet lidhur me atmosferën primitive” të kryera nga Stanley Miller, Sidney Fox dhe Cyril Ponnamperuma e të tjerë ishin jovalide. Për këtë arsye, në vitet e tetëdhjeta të shekullit 20 evolucionistët bënë një përpjekje tjetër. Si rezultat u zhvillua hipoteza e “Botës së ARN-së”. Ky skenario propozonte që së pari ishin krijuar, jo proteinat, por molekulat e ARN-së që përmbanin informatat për proteina. Sipas këtij skenari të zhvilluar nga kimisti i Harvardit Walter Gilbert më 1986, biliona vite më parë një molekulë e ARN-së e aftë për ta replikuar vetveten, u formua disi nga rastësia. Pastaj kjo molekulë e ARN-së filloi të prodhojë proteina, duke qenë e aktivizuar nga ndikime të jashtme. Pas kësaj u bë i nevojshëm deponimi i këtyre informatave në një molekulë të dytë dhe kështu disi u shfaq molekula e ADN-së për ta kryer këtë.
    Ky skenario fare i pabesueshëm, i përbërë nga zingjirë pamundësishë në secilën fazë të tij, është larg nga të ofruarit e ndonjë sqarimi për origjinën e jetës. Ky vetëm sa e zmadhoi problemin dhe ngriti shumë pyetje që mbeten pa përgjegjje:
    1. Duke qenë se është e pamundur që të sqarohet krijimi i rastësishëm i qoftë edhe një nukleotidi të vetëm që përbën ARN-në, si është e mundur atëherë që këto nukleotide imagjinare të bashkohen në një sekuencë të veqantë dhe të formojnë ARN-në? Evolucionisti John Horgan e pranon pamundësinë e krijimit të rastësishëm të ARN-së:
    Sa më shumë që hulumtuesit vazhdojnë të ekzaminojnë konceptin e botës së ARN-së nga afër, aq më shumë probleme ngriten. Si u krijua fillimisht ARN-ja? Është shumë vështirë të sintetizohet ARN dhe komponentet e saj nën kushtet më optimale laboratorike e qa më vështirë nën kushtet reale. 11
    2. Edhe nëse supozojmë se ajo u formua nga rastësia, si është e mundur që kjo ARN e përbërë nga vetëm një zingjirë nukleotidesh, “vendosi” që të vetëreplikohet dhe me qfarë lloji mekanizmi do ta ketë kryer këtë proces vetëreplikimi? Ku i gjeti nukleotidet që i përdori gjatë vetëreplikimit? Edhe mikrobiologët evolucionistë Gerald Joyce dhe Leslie Orgel e shprehin qorrsokakun e kësaj situate në librin e tyre me titull Në botën e ARN-së:
    Ky diskutim në një fare mënyre është fokusuar në njeriun e kashtës: miti i vetëreplikimit të molekulës së ARN-së që u krijua de novo nga supa e polinukleotideve të rastësishme. Ky nocion jo vetëm që është jorealistik vështruar në dritën e të të kuptuarit të tanishëm të kimisë parabiotike, por ai bile edhe do ta tendosë lehtëbesueshmërinë e pikëpamjes së optimistit lidhur me potencialin katalitik të ARN-së. 12
    3. Edhe nëqoftëse supozojmë se ekzistonte një ARN vetëreplikuese në botën primordiale, dhe se ishin të pranishme aminoacidet e shumta të çdo lloji, të gatshme për tu përdorur nga ARN, dhe se që të gjitha këto pamundësi disi ndodhën, situata akoma nuk qon drejt formimit të qoftë edhe një proteine të vetme. Sepse ARN përfshin vetëm informatat lidhur me strukturën e proteinave. Aminoacidet, në anën tjetër, janë lëndë të para. Prapseprapë nuk ekziston asnjë mekanizëm për prodhimin e proteinave. Të konsiderosh ekzistencën e ARN-së të mjaftueshme për prodhimin e proteinave është po aq absurde sa edhe të presësh që një veturë të mblidhet vetvetiu thjeshtë duke e gjuajtur planin e projekt-vizatimit në grumbullin e pjesëve të përziera njëra mbi tjetrën. Projekti nuk mund të prodhojë makinën krjet vetvetiu pa fabrikë dhe pa punëtorët që do ti bashkonin pjesët e veturës sipas instruksioneve të përmbajtura në projekt; në të njëjtën mënyrë projekti i gjendur në ARN nuk mund të prodhojë proteina nga vetvetiu pa bashkëpunimin e komponentave tjera qelizore të cilat i pasojnë instruksionet e ARN-së.
    Proteinat prodhohen në fabrikat e ribozomeve me ndihmën e enzimeve dhe kjo si rezultat i proçeseve skajshmërisht komplekse që ndodhin brenda qelizës. Ribozomi është një organel kompleks i qelizës i përbërë nga proteinat. Kjo, pastaj qon në një supozim tjetër të paarsyeshëm – se ribozomet gjithashtu, do të kenë ardhur në ekzistencë nga rastësia, në të njëjtën kohë. Edhe fituesi i çmimit Nobël Jasques Monod, i cili ishte një nga mbrojtësit më fanatikë të evolucionit, ka sqaruar se sinteza e proteinave në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si e mvarur vetëm nga informatat në acidet nukleike:
    Kodi është i pakuptimtë përderisa të mos përkthehet. Makineria përkthyese moderne e qelizës përbëhet nga më së paku 50 komponente makromolekulare, të cilat edhe vetë janë të koduara në ADN: kodi nuk mund të përkthehet ndryshe vetëm se nga produktet e vetë përkthimit. Kjo është një e shprehur moderne e omme vivum ex ovo [krejt jeta nga vezët, ose në mënyrë idiomatike, kush erdhi së pari, pula apo veza?]. Kur dhe ku u bë i mbyllur ky cikël? Është një vështirësi marramendëse ta imagjinosh këtë.13
    Si ka mundur ta marrë një vendim të tillë zingjiri i ARN-së në botën primordiale, dhe qfarë metode do të ketë përdorur për ta bërë të mundur prodhimin e proteinave duke e kryer punën e 50 komponenteve makromolekulare krejt vetë? Evolucionistët nuk kanë ndonjë perëgjegje në këto pyetje.
    Dr. Leslie Orgel, një nga kolegët e Stanley Miller dhe Francis Crick nga Universiteti i Kalifornias në San Diego, përdorë termin “skenario” për mundësinë e “formimit të jetës nëpërmjet botës së ARN-së.” Orgel përshkruan se qfarë tiparesh do të duhej të kishte kjo ARN dhe sa gjë e pamundur do të ishte kjo, në artikullin “Origjina e Jetës”, publikuar në American Scientist të Tetorit 1994:
    Ky skenario do të ndodhte nëse ARN parabiotike do ti kishte dy mundësi që nuk janë evidente sot: Kapacitetin e replikimit pa ndihmën e proteinave dhe aftësinë e katalizimit të secilit hap të sintezës së proteinave. 14
    Siç do të duhej të ishte e qartë deri tash, të presësh këto dy procese komplekse dhe skajshmërisht thelbësore nga një molekulë si ARN-ja është e mundur vetëm në pikëpamjet e evolucionistëve dhe me ndihmën e fuqisë së tyre të fantazisë. Në anën tjetër, faktet konkrete shkencore e bëjnë definitivisht të qartë se hipoteza e “Botës së ARN-së”, e cila është një model i ri i propozuar për krijimin e rastësishëm të jetës, është e barabartë me një përrallëzë të trilluar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 13-03-2007 më 15:35
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #30
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Ngjashmëria E Njeriut Me Majmunin Është Përrallë!

    Kompletimi i hartës së gjenomit njerëzor sot nuk jep rezultatin se njeriu dhe majmuni janë kushërinjë. Nuk duhet mashtruar nga tentimet e evolucionistëve për ta shftytëzuar këtë zhvillim të ri shkencor ashtu siç kanë bërë me të gjitha zhvillimet tjera.
    Sikur që e dimë, kompletimi i tashëm i hartës së gjeneve të njeriut në kuadër të Projektit të Gjenomit Njerëzor është një përparim i rëndësishëm shkencor. Por disa rezultate të këti projekti po shtrembërohen nga disa publikime evolucioniste. Pohohet se gjenet e shimpanzës kanë 98% ngjashmëri me gjenet e njeriut dhe kjo promovohet si fakt për pohimin se majmunët janë të lidhur me njerëzit gjë kjo që sjell te teoria e evolucionit. Në të vërtetë, kjo është një pjesë “fallso” e evidencës së promovuar nga evolucionistët të cilët përfitojnë nga mungesa e njohurisë lidhur me këtë temë në shoqëri.


    Pohimi për ngjashmëri 98 % është
    propagandë mashtruese

    Së pari, duhet deklaruar se koncepti i ngjashmërisë 98 përqindëshe midis ADN-së së njeriut dhe shimpanzës, i përdorur shpesh nga evolucionistët është mashtrim.
    Për të pohuar se ndërtimi gjenetik i njeriut dhe shimpanzës ka 98 % ngjashmëri, duhet bërë hartën e gjenomit të shimpanzës, njëjtë sikur të njeriut, pastaj këto të dyjat duhet të krahasohen dhe pastaj duhet të nxirret rezultati i këtij krahasimi. Mirëpo nuk ekziston asnjë rezultat i tillë për arsye se deri më tani është bërë harta e vetëm të gjenomit të njeriut. Akoma nuk është bërë ndonjë hulumtim i tillë tek shimpanza.
    Në realitet, ngjashmëria 98 përqindëshe midis gjeneve të njeriut dhe shimpanzës, i cili po sillet në agjendë, është një sllogan propagandues qëllimisht i krijuar disa vite më parë. Kjo ngjashmëri është një gjeneralizim tejmase i ekzagjërua,r bazuar në ngjashmërinë e sekuencës së aminoacideve të nja 30-40 proteinave bazike, prezente tek njeriu dhe shimpanza. Analiza e sekuencës është bërë duke e përdorur metodën e quajtur “hibridizimi i ADN-së” në sekuencat e ADN-së që janë në korrelacion me këto proteina dhe vetëm ai numër i kufizuar i proteinave është krahasuar.
    Mirëpo ekzistojnë rreth njëqind mijë gjene, dhe në bazë të kësaj njëqind mijë proteina të shifruara nga këto gjene tek njeriu. Për këtë arsye, nuk ekziston asnjë bazë shkencore për pohimin se të gjitha gjenet e njeriut dhe të majmunit janë 98% të ngjashme vetëm për shkak se 40 nga 100 000 proteinat janë të ngjashme.
    Për më tepër, krahasimi i ADN-së kryer në këto 40 proteina është gjithashtu kontraverz. Ky krahasim është bërë në vitin 1987 nga dy biologët Sibley dhe Ahlquist dhe është publikuar në Journal of Molecular Evolution. 19 Mirëpo një shkencëtar tjetër i quajtur Sarich, i cili ka ekzaminuar të dhënat e fituara nga këta dy shkencëtarë, ka konkluduar se besueshmëria e metodës që ata kanë përdorur është kontraverze dhe të dhënat janë interpretuar në mënyrë të ekzagjeruar. 20
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  11. #31
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355
    A s'me thua ti niku,keto ti i ke shpikur vete apo i ke lexuar.
    Ne qofte se i ke lexuar po bie ne kundershtim me ate qe me the mua

    Do te them edhe dicka tjeter se po me vjen keq per ty.
    Jepi jetes rendesine e duhur dhe mos u mer me budallalleqe, sepse kur te plakesh do thuash cfare i kam bere vetes,por do jete vone.S'ka me kthim

  12. #32
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Pse po rren o fisnik studenti?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  13. #33
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student
    Kompletimi i hartës së gjenomit njerëzor sot nuk jep rezultatin se njeriu dhe majmuni janë kushërinjë. Nuk duhet mashtruar nga tentimet e evolucionistëve për ta shftytëzuar këtë zhvillim të ri shkencor ashtu siç kanë bërë me të gjitha zhvillimet tjera.
    Sikur që e dimë, kompletimi i tashëm i hartës së gjeneve të njeriut në kuadër të Projektit të Gjenomit Njerëzor është një përparim i rëndësishëm shkencor. Por disa rezultate të këti projekti po shtrembërohen nga disa publikime evolucioniste. Pohohet se gjenet e shimpanzës kanë 98% ngjashmëri me gjenet e njeriut dhe kjo promovohet si fakt për pohimin se majmunët janë të lidhur me njerëzit gjë kjo që sjell te teoria e evolucionit. Në të vërtetë, kjo është një pjesë “fallso” e evidencës së promovuar nga evolucionistët të cilët përfitojnë nga mungesa e njohurisë lidhur me këtë temë në shoqëri.


    Pohimi për ngjashmëri 98 % është
    propagandë mashtruese

    Së pari, duhet deklaruar se koncepti i ngjashmërisë 98 përqindëshe midis ADN-së së njeriut dhe shimpanzës, i përdorur shpesh nga evolucionistët është mashtrim.
    Për të pohuar se ndërtimi gjenetik i njeriut dhe shimpanzës ka 98 % ngjashmëri, duhet bërë hartën e gjenomit të shimpanzës, njëjtë sikur të njeriut, pastaj këto të dyjat duhet të krahasohen dhe pastaj duhet të nxirret rezultati i këtij krahasimi. Mirëpo nuk ekziston asnjë rezultat i tillë për arsye se deri më tani është bërë harta e vetëm të gjenomit të njeriut. Akoma nuk është bërë ndonjë hulumtim i tillë tek shimpanza.
    Në realitet, ngjashmëria 98 përqindëshe midis gjeneve të njeriut dhe shimpanzës, i cili po sillet në agjendë, është një sllogan propagandues qëllimisht i krijuar disa vite më parë. Kjo ngjashmëri është një gjeneralizim tejmase i ekzagjërua,r bazuar në ngjashmërinë e sekuencës së aminoacideve të nja 30-40 proteinave bazike, prezente tek njeriu dhe shimpanza. Analiza e sekuencës është bërë duke e përdorur metodën e quajtur “hibridizimi i ADN-së” në sekuencat e ADN-së që janë në korrelacion me këto proteina dhe vetëm ai numër i kufizuar i proteinave është krahasuar.
    Mirëpo ekzistojnë rreth njëqind mijë gjene, dhe në bazë të kësaj njëqind mijë proteina të shifruara nga këto gjene tek njeriu. Për këtë arsye, nuk ekziston asnjë bazë shkencore për pohimin se të gjitha gjenet e njeriut dhe të majmunit janë 98% të ngjashme vetëm për shkak se 40 nga 100 000 proteinat janë të ngjashme.
    Për më tepër, krahasimi i ADN-së kryer në këto 40 proteina është gjithashtu kontraverz. Ky krahasim është bërë në vitin 1987 nga dy biologët Sibley dhe Ahlquist dhe është publikuar në Journal of Molecular Evolution. 19 Mirëpo një shkencëtar tjetër i quajtur Sarich, i cili ka ekzaminuar të dhënat e fituara nga këta dy shkencëtarë, ka konkluduar se besueshmëria e metodës që ata kanë përdorur është kontraverze dhe të dhënat janë interpretuar në mënyrë të ekzagjeruar. 20
    Ekzaklli hee. Ende ka njerez qe e besojn se njeriu ka prejardhjen prej majmunit.
    O ju materialista edhe Darvista, lexoni argumente dhe shihni si nje Darvin (çifut i ndyr) ju beri majmuna te gjith ju te krishtereve uhauhahuauhauhauhahuahua


    Fisniku Student te lumt per postet qe po i ben, mduket secilin post qe po e ben , ketyre po i vjen si nje Raket mbi kokat e tyre
    Ti vazhdo dhe injoroj mesazhet e tyre (Y)

  14. #34
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student

    Pohimi për ngjashmëri 98 % është
    propagandë mashtruese

    Po ja na ka bo allahu jot nga balta. Për njonin jena kriju nga balta tjetri nga brinja, ej po ju jeni qesharakër mër burr.

    Qeke ene student, ça studio idiotizëm?!

    Ej po e kënoqe atë shokun tënd Ilyrimr (si dreqin e ka emrin) me 'raketat' që po na lëshon në kokë!

    Tamam fjalor atentatori.

  15. #35
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga ILyrium
    Ekzaklli hee. Ende ka njerez qe e besojn se njeriu ka prejardhjen prej majmunit.
    O ju materialista edhe Darvista, lexoni argumente dhe shihni si nje Darvin (çifut i ndyr) ju beri majmuna te gjith ju te krishtereve uhauhahuauhauhauhahuahua


    Fisniku Student te lumt per postet qe po i ben, mduket secilin post qe po e ben , ketyre po i vjen si nje Raket mbi kokat e tyre
    Ti vazhdo dhe injoroj mesazhet e tyre (Y)
    Semos po i lexon njeri ter ato peralla

  16. #36
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga ILyrium
    Ekzaklli hee. Ende ka njerez qe e besojn se njeriu ka prejardhjen prej majmunit.
    O ju materialista edhe Darvista, lexoni argumente dhe shihni si nje Darvin (çifut i ndyr) ju beri majmuna te gjith ju te krishtereve uhauhahuauhauhauhahuahua


    Fisniku Student te lumt per postet qe po i ben, mduket secilin post qe po e ben , ketyre po i vjen si nje Raket mbi kokat e tyre
    Ti vazhdo dhe injoroj mesazhet e tyre (Y)

    Jo vetëm ka njerëz që besojnë tek shkenca e jo tek ato gomarlliqet e kuranit, por janë dhe më shumë se ju.

    Ej ku ka kurse terrorizmi mër burr?

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2006
    Postime
    103

    Probabilitetet False Te Kreacionisteve

    Megjithese teoria e evolucionit e thote qarte qe evoluimi ndodh GRADUALISHT, perseri besimtaret e paraqesin te shtremberuar menyren sesi funksionon evolucioni.

    Do ta paraqes me nje shembull qe edhe besimtaret e kane shume per qejf.
    Le te marrim te gjithe shkronjat e alfabetit dhe t'i zgjedhim ne menyre te rastesishme. Dhe pyesim, sa eshte probabiliteti qe nje zgjedhje e rastesishme te jete nje varg qofte edhe i vetem Naimit? Pothuajse zero.

    A eshte e sakte kjo nga ana probabilitare? Shume e sakte. A eshte ky mekanizmi i evolucionit? JO!!!! Ku eshte GRADUALITETI per te cilin evolucion ben fjale? Askund ne arsyetimin e besimtareve. Ai arsyetim s'ka te beje fare me evolucionin.

    Dua tani ta shpjegoj evolucionin me paralelizmin e shkronjave dhe kush ka durim le ta lexoje deri ne fund. Do te jap ne fund edhe disa llogaritje probabilitare.

    TEORIA E EVOLUCIONIT
    ---------------------------------
    Le te supozojme qe ne nje mjedis te caktuar, me te pershtatshme per jete jane krijesat qe e kane kodin gjenetik te formes "O malet e Shqiperise".

    Le te supozojme atehere qe kemi shume krijesa verdalle te gjitha me kode gjenetike nga me te ndryshmet: Psh. "p sesri q lametieo" apo dicka tjeter e krejt pa lidhje. Gjate mutacioneve gjenetike mund te ndodhe qe disa individa ta kene kodin e tyre gjenetik qe fillon me "O".
    Pra per shembull kane kode te tipit "O sesri q lametiep". Sa mundesi ka qe te ndodhe kjo? Hmmmmm, ne shembullin tone hipotetik 1/17 (17 shkronja ne shembull). Pra eshte krejt e mundshme qe shume individe te popullates t'i filloje kodi me "O".

    Pyetja shtrohet: kush individ eshte me i pershtatshme per mjedisin?
    Individi: "p sesri q lametieo" apo individi: "O sesri q lametiep". Pergjigja e kesaj pyetje eshte celesi i evolucionit. Individi i dyte ka me shume gjasa mbijetese pikerisht se kodi i tij gjenetik eshte me afer kodit perfekt "O malet e shqiperise." Pra ketu kemi gradualitetin, (dhe jo: ose perfekte ose hic sic e shtremberojne besimtaret).

    Vazhdojme. Brenda disa brezave, meqe individet me kod gjenetik me "O" mbijeton me mire, i bie qe popullata do te kete shume me teper individe me "O". Pra edhe femijet e tyre do te jete individe me "O". Ata te tjeret ngadale do te zhduken.
    Tani; sa eshte mundesia qe midis individeve te tipit "O" te jete ndonjeri qe germen e dyte e ka "m". Besoj se e kuptoni qe eshte fare e mundshme qe dikujt t'i filloj kodi gjenetik me "O m......".

    Etj etj, vazhdon ne te njejten menyre dhe vijme tek kodi i mrekullueshem gjenetik "O malet e Shqiperise".

    Cfare ka ketu te pamundur? Pse eshte e pamundur? Ku shkuan ato llogaritje qe e nxirrnin te pamundur kodin gjenetik "O malet e Shqiperise"?
    Ja po jua tregoj une.

    MATEMATIKA E BESIMTAREVE.
    --------------------------------------------
    Sa eshte probabiliteti qe llogarisin besimtaret? Ka dy menyra. Njera qe nuk lejon perseritjen e germave eshte 0.00000000000000028.... (1 / 17 * 16 * ... * 1), tjetra mer parasysh perseritjen e germave dhe do te ishte 0.00000000000000000000012... (1 / 17 * 17 * .... 17).
    Ky pra te dashur forumiste eshte probabiliteti i gabuar dhe qesharak qe japin besimtaret. Me poshte eshte pse-ja e thjeshte.

    Kushdo qe ka bere sado pak teori probabiliteti ne shkolle e din qe probabiliteti i ngjarjes A qe te ndodhe mbi nje popullate mudesish X jepet me numrin A/X. Po ashtu probabiliteti i ngjarjes B MBI TE NJEJTEN popullate mundesish eshte B/X. Sa eshte atehere probabiliteti qe te ndodhe ngjarja A dhe B njekohesisht? Formula thote A*B/X.

    Po ku qendron gabimi i kreacionisteve atehere? Qendron pikerisht tek popullata e zgjedhjeve X. Pra ajo qe perfaqson te gjitha zgjedhjet e mundshme. Nqs kemi nje probabilitet qe jepet me numrin A/X dhe nje tjeter B/Y, ato s'kane lidhje me njera tjetren. Zona e mundshme e zgjedhjes eshte e ndryshme. Centimetrat shumezohen me centimetra ashtu si temperatura shumezohet me temperaturen. Nuk mund te shumezosh centimetrat me temperaturen sic e bejne kreacionistet.

    LLOGARITJET E VERTETA
    ------------------------------------
    Te vijme te shembulli yne. Gjate iteracionit te pare mundesia per kodin "O..." ishte 1/17. Pas ketij iteracioni ZONA E ZGJEDHJES NDRYSHON. Atyre qe u fillon kodi me "m", "p" apo cdo tjeter do te vdesin, .. kaput. Do te zevendesohen me individe me kod "O". Probabiliteti qe llogaritim ne iteracionin e dyte dhe qe eshte 1/17, s'ka lidhje me 1/17 e iteracionit te pare. Nuk mund te shumezohen. Perkundrazi, gjate iteracionit te dyte, probabiliteti i iteracionit te pare s'ka me efekt. Natyra e ka asgjesuar ate numer. Ne cdo brez (apo dhjetra breza) probabiliteti qe ndryshimi te ndodhe eshte 1/17 = 0.05..

    Nuk ka asnje mrekulli ne krijimin e ADN-se, as Darvinit e askujt tjeter. Gjerat kane evoluar sipas ligjeve normale te natyres. Genjestrat e kreacionisteve nuk bindin dot askend me dy fije arsye ne koke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga godel : 14-03-2007 më 00:19

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga ILyrium
    Ekzaklli hee. Ende ka njerez qe e besojn se njeriu ka prejardhjen prej majmunit.
    O ju materialista edhe Darvista, lexoni argumente dhe shihni si nje Darvin (çifut i ndyr) ju beri majmuna te gjith ju te krishtereve uhauhahuauhauhauhahuahua


    Fisniku Student te lumt per postet qe po i ben, mduket secilin post qe po e ben , ketyre po i vjen si nje Raket mbi kokat e tyre
    Ti vazhdo dhe injoroj mesazhet e tyre (Y)
    çudi qe allahu i foli cifuteve te ndyre ne fillim,
    po ç'ne qe nderroi mendje ai pastaj, dhe i foli muhamedit?

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2006
    Postime
    103

    Njeriu perfekt ne kete bote perfekte

    - Ne shekullin e 6 kemi epidemine Justiniane. Perfshiu gjithe boten dhe vdiq rreth 25 million njerez. Pergjysmoi popullsine e Europes.
    - Ne shekullin e 14 e ashtuquajtura "vdekja e zeze" vdiq rreth 75 milion njerez
    - Ne ditet tona, AIDS ka vdekur deri tani rreth 25 milion njerez. Vetem ne 2005 kane vdekur rreth 3 milion njerez me AIDS, nga te cilet 600,000 jane femije. Rreth 40 milion tani jetojne me virusin HIV.
    - 1984, 1985 nen syte e te gjitheve uria ne Etiopi vdiq 1 milion njerez.
    - 2004, tsunami brenda pak minutave vdiq rreth 150,000 njerez.
    - Vetem ne vitin 2000 6 milion njerez vdiqen nga kanceri.
    .....
    Dhe vazhdon e vazhdon


    Ku ishte i gjithdituri, i gjithpushtetshmi, i kudopranishmi, ai qe na dashuron pafundesisht? Ku eshte? Njeriu po pret ndihme.

  20. #40
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga godel
    - Ne shekullin e 6 kemi epidemine Justiniane. Perfshiu gjithe boten dhe vdiq rreth 25 million njerez. Pergjysmoi popullsine e Europes.
    - Ne shekullin e 14 e ashtuquajtura "vdekja e zeze" vdiq rreth 75 milion njerez
    - Ne ditet tona, AIDS ka vdekur deri tani rreth 25 milion njerez. Vetem ne 2005 kane vdekur rreth 3 milion njerez me AIDS, nga te cilet 600,000 jane femije. Rreth 40 milion tani jetojne me virusin HIV.
    - 1984, 1985 nen syte e te gjitheve uria ne Etiopi vdiq 1 milion njerez.
    - 2004, tsunami brenda pak minutave vdiq rreth 150,000 njerez.
    - Vetem ne vitin 2000 6 milion njerez vdiqen nga kanceri.
    .....
    Dhe vazhdon e vazhdon


    Ku ishte i gjithdituri, i gjithpushtetshmi, i kudopranishmi, ai qe na dashuron pafundesisht? Ku eshte? Njeriu po pret ndihme.
    Nuk i di mire keto gjera ti prandaj mos fole (shaka bej)

    Ata do kene bere mekate: kjo do ishte pergjigjia e nje besimtari.
    Por nje jobesimtar pyet:
    Po ata 600.000 femijet qe nuk kane bere asnje mekat pse i mori??

    Dua te them se keto jane argumente te verteta qe askush nuk mund ti mohoje.
    Ku mi kini argumentet e zotit,apo mos valle ato perallat e bibles??????

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 15:02
  3. A duhen respektuar shenjat e mira/këqija?
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-09-2008, 17:29
  4. Dy mënyra për ta njohur Krijuesin
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 18:49
  5. Shenjat e Kijametit
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 12:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •