Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 55
  1. #1
    dude Maska e smoki
    Anëtarësuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    somewhere
    Postime
    68

    Agim Shehu padit në gjykatë ish-presidentin Mejdani për heqjen e gradës Gjeneral

    TIRANË- Agim Shehu, drejtori i Policisë së Shtetit në vitet 1992-1997 rrëfen për herë të parë, pas rikthimit në Shqipëri, marrëdhëniet me kryeministrin e sotëm, Sali Berisha, ndërhyrjen e policisë, në protestën e 26 majit dhe urdhrin e marrë nga ish-kryeministri Meksi, për të shpërndarë mitingun e opozitës. Në një intervistë, dhënë për emisionin "Opinion", i shumëdiskutuari Agim Shehu tregon përpjekjet e tij për ndalimin e kontrabandës së naftës me ish-Jugosllavinë, por edhe dyshimet e tij të hershme për kolapsin që mund të pësonte vendi, nga rënia e firmave piramidale. Në të njëjtën linjë me Bashkim Gazideden, Shehu shton se trazirat e '97 u realizuan nga qarqe të krimit, të lidhura me politikën dhe se policia ishte e paaftë për t'i ndaluar.
    Zoti Shehu, cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja me presidentin Berisha. Kur e keni njohur dhe si kanë vazhduar marrëdhëniet tuaja me të?
    Unë nuk e kam njohur Presidentin Berisha më parë. E kam njohur atë, kur e kanë njohur gjithë shqiptarët. Më saktë, atë ditë kur ka folur në sheshin para godinës Studenti.

    Jo, më saktë kur jeni takuarpër herë të parë me të në nivel drejtues?
    Nuk ka ndonjë datë, nuk e mbaj mend datën. Me Presidentin Berisha jam takuar herën e parë në një mbledhje të këshillit mbrojtës, kur ai kërkoi një raport për ndryshimin e strukturave në Ministrinë e Brendshme. Dhe që atëherë jemi takuar për punë.

    A keni qenë ju një nga njerëzit besnikë të Presidentit Berisha?
    Kjo është një çështje që duhet të pyesni ish-Presidentin dhe Kryeministrin e sotëm. Ju mund të më pyesni a e besoja unë atë. Unë e besoja dhe punoja në funksion të detyrave që kisha.

    Kjo shkonte dhe përtej kalimit të kufijve të ligjit?
    Marrëdhëniet e mia me doktor Berishën kanë qenë marrëdhënie pune nuk kanë qenë kurrë marrëdhënie shoqërore dhe asnjëherë nuk kalonin caqet e një marrëdhënieje mes drejtuesit të policisë dhe drejtuesit të shtetit, mes Presidentit dhe gjeneralit, komandantit dhe vartësit. Le që Berisha nuk lë hapësira kështu për të abuzuar njerëzit.

    Për shembull, a i keni marrë leje dhe a i keni raportuar Ministrit të Brendshëm, Agron Musaraj, për ngjarjet e 28 majit. Kam parasysh që ju keni qenë në shesh me shkop në dorë, ndërkohë që Musaraj dhe kryeministri Aleksandër Meksi shëtisnin në bulevardin e Tiranës për të treguar se nuk kishin lidhje me këtë ngjarje ?
    Sigurisht, ministri i Brendshëm ishte eprori im dhe e vija në dijeni për të tëra veprimet dhe operacionet e policisë. Nuk mund të imagjinohet që në Minstrinë e Brendshme, sidomos në atë kohë, të anashkalohej funksioni i Ministrit, për më tepër që marrëdhëniet e mia me të gjithë ministrat, përfshirë edhe Musarajin, që ju e theksuat, kanë qenë shumë të mira, shumë korrekte shumë komunikuese dhe bile ndryshe nga të tjerët me Musarain kam qenë në një pallat dhe nuk bëhej fjalë që unë të tejkaloja autoritetin e tij.

    Meqënëse insistova dhe hyra në këtë pikë. Mëngjesin e 28 majit kur ju e dinit që një natë më parë opozita kishte deklaruar një miting në sheshin "Skënderbej" në mbrojtje të votës ose për të protestuar për mbrojtjen e votës. Ç'plan kishit ju, si do reagonit?
    Shiko, unë kam një dosje të zgjeruar të asaj ngjarjeje, meqenëse është lakuar mjaft në shtyp. Bile edhe ju vetë thatë që është ngjarje e paprecedentë. Opozita paralajmëroi një demonstrim force dhe jo një miting paqësor.

    Ku e dinit ju që nuk do ishte paqësor?
    Detyra e policisë është të kishte informacion dhe informacioni është që mitingu do të ishte i dhunshëm. Bile do kishte veprimtari të dhunshme edhe në institucione dhe jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe. Dhe qëllimi ishte të deligjitimoheshin institucionet.

    Ajo po protestonte për vjedhjen e votave dy ditë më parë!
    Protestimi në vendet e sheshet e kalimit publik bëhej sipas ligjit për tubimet. Si opozita edhe pozita ishte e detyruar të zbatonte ligjin.

    Pra ju kishit vendosur të shpërndanit forcërisht mitingun?
    Sigurisht, një miting i paligjshëm shpërndahet me mjetë të ligjshme.

    Zoti Shehu, a kishit kontaktuar një natë më parë apo atë ditë në mëngjes me Presidentin Berisha?
    Jo, s'kisha pse të kontaktoja me të.

    Po me kryeministrin Meksi a keni patur kontakte atë ditë?
    Po, po kam pasur. Një ditë para.

    Dhe?Është shprehur të ndalohet forcërisht.

    Ateherë me që i hymë kësaj pune, le të përqendrohemi tek kjo pikë. Do t'ju pyesja nëse kishit vendosur të ndalonit mitingun e opozitës që protestonte për vjedhjen e votave dhe morët masa për ta bërë këtë, në këto masa hynte dhe rrahja e deputetëve me mandat?
    Jo.

    Po nga kush filloi dhuna?
    Nga militantë të opozitës, që ushtruan dhunë brutale ndaj funksionarëve të policisë.

    Në cilin rast ndodhi kjo?
    Pikërisht në në 28 maj në oren 11 :20 dhe nga deputetët e asaj kohe.

    Po ju sjell një rast konkret, atë të deputetit Arben Imami. As fyu policinë, as preku policinë, u rrëmbye dhe u dërgua në një vend sekret ndaj të cilit u ushtrua dhunë?
    Unë nuk di të ketë ndonjë kallëzim të zotit Imami për ndonjë punonjës policie.

    Ndërkohë ka qenë Dokle, Islami, Servet Pëllumbi, Arta Dade, ka një seri personazhesh të cilët janë ndaluar nga policia?
    Nga policia janë shoqëruar në komisariate, më saktë janë veçuar nga turma, sepse nuk janë shoqëruar as nuk janë rrahur dhe janë veçuar nga turma dhe për t'i veçuar nga turma është detyrë e policisë. Ata mbanin një mandat deputeti të mbaruar ose të pa konfirmuar dhe si të tillë ata do të trajtoheshin ndryshe nga militantët. Shoqërimi në rajone ka ardhur në kushtet kur ata kanë ushtruar dhunë.

    A jeni i sigurt për këtë deklaratë zoti Shehu?
    Si mos jem i sigurt për diçka që e di shumë mirë!

    Por ndërkohë, pse u ushtrua dhunë ndaj njerëzve, ndaj atyre që ishin militantë? Ka edhe foto të një gazetari spanjoll me një foto të përgjakur mes tyre.
    Po mund të tregoj edhe atë që përdori bojë për t'u përgjakur!

    Si përdori bojë për t'u përgjakur?
    Më duket se e kam aty!

    Pse një gazetar spanjoll duhet të përdorë bojë për t'u përgjakuar?
    Shiko, ka pasur një skenar të posaçëm për këtë çeshtje!

    Çdo me thënë?
    Që opinionit t'i jepej një përshtypje e tillë, t'i jepej një pamje e tillë që institucione shtetërore, policia e shtetitdhe institucione të tjera të sigurisë që ishte një shtet i dhunshëm, një shtet policor, një shtet i tillë që pra edhe kemi këto rezultate. Pra ky ishte një skenar i opozitës, jo i imi.

    Ju deklaruar se policia ka ushtruarkompetencat e saj konform ligjit, ndërkohë ka një vendim të atëhershëm të Ministrisë së Brendshme dhe një deklarim publik të Presidentit Berisha në atë kohë dhe më pas të Zotit Berisha, ku si pasojë e tejkalimit të kompetencave, 7 punonjës,oficerëpoliciejanë arrestuar. Si shpjegohet kjo kontradiktë në deklaratën që ju thoni, se policia ka ushtruar vetëm kompetencat , ndërkohë që 7 oficerë policie janë zhveshur për këtë punë?
    Të gjithë oficerët që janë ulur në detyrë ose që janë transferuar janë gjykuar për detyrat që nuk kanë kryer në përputhje me ligjin, që të mund të parandalonin akte të tilla të forta, janë shkarkuar, ulur në detyrë , larguar, për inaktivitet gjatë kësaj kohe. Unë mund të them që presidenti Berisha më ka qortuar edhe mua atë ditë.

    Përse ju ka qortuar, cili ka qenë shkaku ose motivi qortimit?
    Motivi qortimitka qenë se ndaj liderëve të opozitës, policia duhet të tregohet plotësisht ligjore.

    Zoti Shehu, a keni takuar ju dhe shefi i Shërbimit Sekret, zoti Gazidedenë vitin 1995kriminelin serb, liderin ose drejtuesin e forcave paramilitare, Arkanin në hotel Dajti në Tiranë? Ka një akuzë publike të bërë nga ministri i Rendit Publik për këtë çëshje?
    Këtë përgjigje do t'ua jepja në një emision të mëvonshëm, me një vendim gjykate,e cila do të shprehet, dmth kjo çështje do të përfundojë në një gjykatë ku do të çmohen provat dhe faktet që dëshmojnë që unë dhe Gazidede e kemi takuar Arkanin, do të japë prova nëse ka dëshmi që na implikojë në këtë ngjarje.

    Pra nuk e keni takuar Arkanin?
    Absolutisht jo!

    A keni pasur kontakte indirekte me të?
    Absolutisht që jo !

    Si shpjegohet që nën kontrollin e policisë, tankerat me naftë kalonin kufirin, kur kishte një Embargo të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që ndalonte furnizimin me nafte të makinerisë së Millosheviçit?
    Po, është e vërtetë, në drejtim me kufirin e Malit të Zi ka kaluar një sasi e konsiderueshme me naftë. Personalisht kam qenë pjesëmarrësi i të gjitha operacioneve policore, ose bashkëpunues për ta ndaluar këtë. Kam arrestuar, ndaluar, sekuestruar, bile jam ndodhur edhe në breshëri plumbash trafikantësh për ta ndaluar këtë. Unë kam parë edhe qytetarë të thjeshtë që kishin detyrë një shtesë të serbatorit, kam parë edhe tanker që e kalonin naftën më .....

    Ka pasur vendim politik për këtë z.Shehu?
    Absolutisht!

    Absolutisht. Po apo jo?
    Unë kam qenë drejtues i policisë edhe mbaj përgjegjësi për këtë.Që nuk ka pasur asnjë vendim për këtë, asgjë të shkruar, asgjë të nënkuptuar , asgjë të thënë me goje!Absolutisht! Policia nuk ka pasur asnjë luhatje për këtë çështje, unë personalisht i kam ngritur qeverisë një shqetësim të tillë. Nëse e keni bërë ndonjëherë rrugën nga Shkodra në Han të Hotit, rreth 40 km, kishte 36 pika karburanti. Do të thotë që për çdo km, një pikëkarburanti, shkodranët nuk kanë pasur nevojë për këto pika karburanti, këto furnizonin...

    Pse nuk mbylleshin?
    Nuk ishte kompentencë e policisë mbyllja e pikave të karburantit. Unë personalisht i kam kërkuar qeverisë të asaj kohe që të merren masa ndaj drejtuesve të institucioneve që kishin lënë një gjë të tillë, që kishin licensuar pikat e karburantit, kërkova vendim, ligj për t'i ndaluar, deri në akt normativ që t'i lejojë policisë për të ndaluar atë.

    Z. Shehu, kjo polici kaq efikase për të parandaluar një miting të opozitës nuk ishte efikase për të ndaluar një gjë të tillë?
    Nuk kisha bazë ligjore, nuk mundesha ta ndaloja, pa shkelur në kufij.

    Zoti Shehu, ju thatë se polica përcaktohet me ligj. A përfshihej në këtë listë të policisë edhe vjedhja e votave 26 maj?
    Nuk ka ndonjë akuzë konkrete për përfshirjen e policisë në këtë vjedhje të votave!

    A është e vërtetë se është ushtruar dhunë në zonën ku konkuronte ministri i Brendshëm, Agron Musaraj?
    Nuk kam asnjë dijeni. Agron Musaraj ka fituar bindshëm në Berat dhe ma merr mendja që nuk ka pasur nevojë të ushtrojë dhunë me anë të policisë atje. Dhe në qoftë se do kishte ushtruar dhunë nëpërmjet policisë, unë do ta kisha ditur. Shikoni raporte sa ka fituar Agron Musarai në zonën e Beratit dhe binduni.

    Meqenëse ju ishit drejtues i policisë së shtetit, një nga njerëzit kyç të sigurisë së vendit, dhe mbanit përgjegjësi për sigurinë e vendit nga Vermoshi deri në Konispol, a e dinit që po atë ditëpolicia apo grupe të caktuara,po dhunonin procesin evotimit në të gjithë vendin?
    Shiko, policia ka pasur informacione që në ditët e votimit mund të kishte probleme dhe cilat do të ishin problemet, po ju them se do të ishin të tilla. Unë ndofta jo që atëherë jo që atë dite, kam konkluduar me ngadalë duke iu referuar fakteve të ngjarjeve që ndodhën, se zgjedhjet e 26 majit do të dështonin ose kanë qenë të dështuara që në fillim.

    Nga e dinit ju këtë fakt, ju thatë që nuk e përgjonit opozitën?
    Po do ta them mendimin tim ashtu siç e gjykoj. Zoti Hajdari gjatë fushatës që bënte në zonën e tij, konstatoi se një prej funksionarëve të opozitës kishte me vete urdhra të tillë, urdhra që kërkonin krijime grupesh militantësh. Ia mori dhe i kaparaqitur zyrtarisht në Ministrinë e Brendshme , ku jam thirrur duke më pyetur a ka dijeni policia për këto? Nuk isha i detyruar t'i jap shpjegime askujt, nuk mund t'i jepja shpjegime z.Hajdari sesa informacion posedon policia, unë duhet t'i jepja shpjegime ministrit.

    Ia dhatë ministrit këto shpjegimet?
    Ministri ka qenë në dijeni të një organizimi të tillë dhe policia ka qenë e gatshme për ta paralizuar këtë aktivitet, janë paguar, janë filmuar, janë shpërndarë në kohë, janë reparte paramilitare paralele me policinë e shtetit. Ne ia kemi paraqitur edhe opinionit të kohës, por ia kemi paraqitur mekanizmave ndërkombëtare atyre që vepronin në Shqipëri. Dokumente që janë akoma në arkivin e Ministrisë së Brendshme, dhe ma merr mendja se dhe po të kenë pasur interest'i zhdukin, nuk do të kenë pasur shans.

    Z.Shehu, a e keni survejuar, vëzhguar apo ndjekur deputetin Azem Hajdari?
    Nuk hynte në detyrat e policisë vëzhgimi i polikanëve.

    "Policia ka pasur dijeni për problemin e fajdeve që në maj '95. Kam arrestuar Suden, pasi kishte deficit 2 milionë USD, por prokuroria e liroi. Kam njoftuar të gjitha hallkat për rrezikun"


    Shehu: Skenarët për të eliminuar Finon e Berishën

    Po futem tek një pjesë që unë e quaj më interesante, që lidhet me ngjarjet e 1997. Dot'ju pyesja:A kishte dijeni policia e shtetitpër fenomenin e fajdeve dhe a kishte informuar stukturat e kohës?
    Policia ka pasur dijeni për problemin e fajdeve dhe ka njoftuar të gjitha instancat e shtetitpër mendimet që kishte ajo për këtë proces.

    Dhe që ishin?
    Në 15 ditëshin e majit 1995, kur unë nuk kisha marrë akoma kreun e policisë, kam urdhëruar arrestimin e Sudesnë komisariatet e Tiranës.

    Me çfare baze?
    Me bazën e ushtrimit të një aktiviteti të palicensuar.

    Dhe ç'ndodhi?
    Kërkova angazhimnga ekspertët finaciarë për të bërë një kontroll paraprak, që mund të krijojë baza ligjore për hetime të mëtejshme. Nga një kontroll prej dy orësh rezultoi se kishte një deficit prej dy milionë dollarësh.

    Atëherë?
    Pas një ore u interesova prapë dhe mora vesh që ishte liruar, nga një segment brenda prokurorisë që urdhëruan se ndalimi nga policia është i paligjshëm.

    E vutë në dijeni zotin Kryeminister apo Presidentin për këtë çështje?
    Mbi këtë bazë, nuk është detyra ime që të informoj Presidentin. Por unë kisha detyrë të informojaato hallka tek të cilat varesha. Dhe mbi ketë bazë kam informuar jo vetëm për Suden, por edhe për firmat e tjera. Horizontin me tej ma zgjeroi një ngjarje shume kriminale me përmasatë mëdha rrezikshmërie, venia e një autobombe në supermarketin "Vefa" ku u vranë njerëz. Duke hetuar këtë ngjarje më 16 shkurt të vitit 1996, rreth orës 9 m'u desh të merresha edhe me firmën "Vefa" dhe rezultonte se firma funksiononte si një shtet me departamente që kryente aktiviteteqë në përputhje me ligjet e kohës, kishte pengesa për t'i ndaluar këto veprimtarikriminale.

    Çfarë ishin këto veprimtari?
    Marrja e parave nga populli, për mua përbënte një veprim kriminal. Këtë mendim kam pasur atëherë nuk e kam sot. Po ta kisha sot, do isha hipokrit, ketë mendim kisha atëherë dhe ia kam shprehur të gjitha qarqeve. I kam shkuar njëfarë Luniku në zyrë, për t'i kërkuar ndihmë.

    Ky njëfarë Luniku ka qenë guvernatori i Bankës së Shqipërisë?
    Që ishte gurvernator që bën tani rolin e burrit të mirë, që thotë të kam informuar unë për këtë punë.

    Kur i keni shkuar në zyrë?
    I kam shkuar në zyrë rreth datës 4-5 mars duhet të kem qenë tek ai. Kam një ditar ku i kam shënuar te gjitha, nuk e kam këtu.I kam kërkuar ndihmë, të paktën për të hetuar ç'përbën ky mekanizëm , sepse banka kishte ekspertët më të mirëfinanciarë. Dhe së dyti, pse lejohet ky mekanizëm, pse banka e Shqipërisë rregullatore e tregut financiar, nuk ndërmerr hapat për të nxjerrë një ligj për pastrimin e parave dhe t'i heqë këto.

    Cila ishte përgjigjja?
    Ke të drejtë, po jado të bëjmë një ligj për pastrimin e parave, nuk kemi akoma një ligj për bankat. Që nuk është detyra ime kjo është detyra juaj, duhet të çoni në qeveri një ligj urgjent që të ndalojë këtë aktivitet sepse këto informacione të policisë shkojnë vetëm për dyshime të një organizate kriminale. Shkova për herën e dytë por me kërkesa më të gjera, sigurisht që ekspertët e policisë i kisha vënë në veprimtari për këtë punë.Veprimtariae policisë u bllokua, sepse u kërkua nga organet e prokurorisë të mos ndërhyhej. Edhebosi i firmës kërkoi të dinte se ç'kishte Agim Shehu meAlimuçën. Ju përgjigja se Agim Shehu nuk ka asgjë me firmën dhe Alimuçën, por pyetni Alimuçën çfarë ka me ligjin. Unë vëzhgoj si zbatohet ligji, ku shkelet ligji dhe nga kush shkelet.

    Nga informacionet që ju kishit, a ju rezultonte që kishte transferta të mëdha parash në rrugë ilegale?
    Kishte dyshime për këtë punë, por jo fakte. Policia, prokuroria, gjykata nuk merr parasysh thashethemet do provë dhe dëshmitarë. Sigurimi i provës në mënyrë profesionale e ndalon, e arreston tjetrin. Ne nuk kemi prova të tipit profesional që unë mund t'ia paraqisja dikujt.

    A kishte dyshime?
    Sigurisht, ne e observonim këtë situatë.

    A i kishit nën përgjim bosët e firmave?
    S'kishte përgjime...

    Domethënë, në vjeshtën e 1996 kur patë që fenomeni i marrjes parave me fajde po bëhej masiv. Pjesa më e madhe e shqiptarëve po fusnin para. A ndjetë shqetësim për problemet që mund të lindnin nga rrëzimi i këtyre firmave, nga humbja e parave,sepse ju ishit drejtues i policisë, ju do të përballeshit...?
    E kam ndjerë atë shqetësim shumë kohë më parë se të thoni ju. Ndoshta që kur është arratisur jashtë Shqipërisë, Osman Limani. Ishte një nga ata që merrte para me fajde dhe u mori një tufë njerëzve ca lekë dhe iku në Turqi mesa di unë, që atëherëe kam ndjerë, pra shumë kohë më përpara. E kam ndjerë këtë shqetësim dhe ua kam paraqitur autoriteteve kompetente të kohës. Por unë nuk kisha një bazë ligjore mbi të cilën të operoja.

    Në vjeshtën e '96 e kuptonit se nqs ky fenomen do kolapsohej, siç ndodhi, do ishte e pamundur që të vendosej rregulli në Shqipëri?
    Sigurisht që e kam ditur. Sigurisht që e kam raportuar.

    Ku e keni raportuar?
    Instancave që vareshin nga unë. Kujt t'ia raportoj. S'kisha për të dalë e për të raportuar në rrugë.

    Atëherë po kthehem tek ngjarjet e '97. Në shkurt të '97 ju keni ndërmarrë operacionet e para kundër protestuesve në Vlorë? Përse i morëtkëto operacione dhe përse dështuan ato?
    Nuk është e vërtetë pyetja juaj.

    Çdo me thënë?
    Domethënë se operacionet ndaj protestuesve i kemi marrë kohë më parë dhe i kemi marrë në Tiranë.

    ...Dhe në Vlorë në fillim të shkurtit. Por po përqendrohem tek Vlora, mqs aty është edhe strumbullari i proceseve të mëpasme të marsit?
    Ndoshta duhet korrigjuar pak mendimi juaj. Nuk ka qenë Vlora strumbullari, ndoshta strumbullari mund të kishte qenë Tirana.

    Për ç'arsye?
    Se në Tiranë janë institucionet, në Tiranë bëhet politikë, kryeqyteti është ai qëe bën politikën qoftë atë monetare, qoftë atë të brendshme, qoftë atë të jashtme.

    Ndërkohë në Vlorë nuk patët asnjë mundësi t'i kontrollonit protestat?
    Unë i rikthehem edhe njëherë specifikimit që bëra në fillim. Nëse në 28 maj, përkushtimi i shumicës anoi nga mbrojtjae institucioneve demokratike dhe urdhëroi ndalimin forcërisht të veprimeve të dhunshme, në nëntor shumica anoi nga mbrojtjae lirive dhe të drejtave të njeriut në raport me institucionet e demokracisë. Pra vuri më para liritë dhe të drejtat e njeriut dhe më pas institucionet demokratike. Dhe ndodhi ajo që institucionet demokratike pësuan aq goditje sa pësuan.

    Përse dështoi politika në Vlorë z.Shehu. Ka një pamje të jashtëzakonshme, e cila ka qarkulluar në të gjitha institucionet e botës ku forcattuaja speciale ndodhen nën një çati ku goditen me të gjitha mjetet nga protestuesit. A mbani ju përgjegjësi për këtë?
    Policia në Vlorë megjithëse shkoi për të parandaluar demonstrime dhe veprime të dhunshme shkoi e paarmatosur, shkoi me duar të lidhura në Vlorë. Do të thotë se unë i kisha raportuar qeverisë që me datën 3 dhe 4 janar se me 6 filloi shpërndarja, se nëse nuk shpërndahen paratë në Vlorë, sipas paralajmërimit do të ketë trazira të dhunshme që do përfshijnë veprime të dhunshme mbi institucionet demokratike përfshirë dhe shkëputjen e Vlorës nga territori tjetër i Shqipërisë. Dhe shumica anoi nga ruajtja e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe jo ruajtjae institucioneve.

    Kujt ia dërguat këtë informacion?
    Qeverisë.

    Dhe qeveria ju urdhëroi të shkonit të paarmatosur në Vlorë?
    Unë nuk mund të shkoja me qejfin tim i armatosur dhe i paarmatosur. Mënyra si më pyesni ju tregon se unë kam qenë jashtë kontrollit.

    Duket pak e ekzagjeruar ajo që ju thoni që Vlora do shkëputej nga territori i Shqipërisë?
    Doni ta lexoj?

    Po!
    "Numri 179 datë 4.02, viti 1997. Në rast të mos shpërndarjes së parave nga firma "Gjallica" në Vlorë do të ndodhin pasoja të rënda si në Lushnje dhe më shumë. Njerëzit janë shprehur se do t'i vëmë zjarrin dhe detit. Do t'i drejtohemi Tiranës dhe objekt sulmi do kemi institucionet e rrethit. Sulmet mesa rezultojnë do të drejtohen mbi objekte të tilla si: bashkia, komisariati, bankat, etj. Do të bëjnë bile të mundur shkëputjen e Vlorës nga rrethe e tjera, duke dëmtuar urën e Mifolit".

    Ishte detyra juaj z.Shehu si drejtues i qeverisë të merrnit masa për...!
    Sigurisht që i kam marrë për aq sa më lejonte kompetenca dhe ligji si drejtor i policisë, të jesh i sigurtë që nuk kam lënë gjë mangut. Por kjo situatë nuk ishte e zakonshme, por një situatë që i kapërcente kushtet normale të hapësirës së një drejtori policie. Kërkohej një vullnet tjetër për të vënë nën kontroll situatën që nuk ishte e zakonshme më.

    Vullnet që mungoi?
    Sigurisht që mungoi, ndaj dhe ne shkuam pa armë në Vlorë. Dhe them ka pasur dhe një arsye madhore që mungoi vullneti. Ka pasur një informacion të tillë që kërkohej që Vlora e '97 të barazohej me Shkodrën e 2 prillit '92. Ndoshta është pikërisht ky infomacion që i dha të drejtë shumicës që mua të më hiqte ato mjete që i duheshin policisë për të përballuar këtë situatë. Dhe në Vlorë me datën 5 janë plagosur 3 policë të forcave speciale me armë. Unë kam qenë atje me armë automatike. Kam ndenjur deri me datën 6 atë ditë kur segmente të shtypit e barazonin Vlorën me Beogradin. Jam kthyer kam parë karakterin e demonstratave dhe në mbrëmjen e datës 7, duke gdhirë 8 shkurti i kam komunikuar gjithë Ministrisë së Brendshme, çfarë përfshihej në atë godinë që quhej Ministri e Brendshme e asaj kohe që protestat në Vlorë nuk kanë karakter të prishjes së rendit, synojnë destabilizimin e shtetit demokratik, të institucioneve demokratike. Kanë synime më të avacuara sesa kjo. Të gjithë punonjësve pa përjashtim.

    Kush ishin organizatorët?
    Organizatorët janë identifikuar vetë, pa i identifikuar policia. Ne kemi një shans që organizatorët kanë dalë vetë dhe kanë thënë, ne i kemi drejtuar demonstratat në Vlorë, unë kam qenë kryetari i komitetit…

    A mund të m'i thoni mua cilët kanë qenë organizatorët?
    Shiko në Vlorë njëherë do të themi që u bë një politikë me kriminalitetin. Konkuroi mafia me krimin e organizuar me institucionet e shtetit. Konkurroi ligji me antiligjin. Unë do të them vetëm këtë, eksponentë të rëndësishëm të krimit shqiptar u bënë "Robin Hudë" të krahëve të caktuar të politikës. U bënë heronj të saj. Dini ndonjë rast rast tjetër në historinë e kohëve moderne të vendeve të tjera ju, që vrasësit e dënuar në disa shtete të quhen "Robin Hudët" e vendit, dini ndonjë rast ju.

    Ishte aftësia juaj ti kontrollonit këta z.Shehu, ju ishit drejtues i policisë?
    Unë për shembull kisha çuar ekspedita në një shtet fqinj për të marrë disa kriminelë nga burgjet atje dhe nuk imora dot.

    Cilin prej tyre?
    Ju e njihni shumë mirë. Ai qe heroi i shtypit të asaj kohe, Zani Çaushi. Ai ka ardhur në Shqiperi nga një burg grek.

    Përse kishit çuar ekspedita për ta marrë?
    Ishte vrasës, kishte bërë vepra penale. Vrasës.

    Dhe kishit kërkuar ekstradimin në Shqipëri?
    Sigurisht Dhe s'e morëm dhe përsëri na u gjendën në Shqipëri më pas.

    Në cilin burg gjendej Zani Caushi?
    Nuk më kujtohet tani. Kam një mungesë për emrat grekë kështu që nuk e mbaj mend.

    Zoti Shehu, a keni pasur ju vëmendjen tuaj dhe në planet tuaja për të goditur opozitën apo drejtues të opozitës gjatë marsit të 97-ës?
    A mund të pyesni liderët e opozitës, kur kanë bërë shoqatë kush i ka shoqëruar dhe mbrojtur ata. A i keni pyetur ndonjëherë?

    Ç'raporte keni pasur me kryeministrin Fino?
    Ato që kam pasur edhe me kryeministra të tjerë përpara, jua kam thënë me kohë.

    Jo me Finon, meqënëse jemi tek ngjarjet e 97?
    Marrëdhëniet e mia me Finon kanë qenë marrëdhënie tërësisht korrekte dhe shumë normale. Problemi im dhe i Finos ishte i tillë, që ne ndodheshim në këndvështrime të kundërta për të vendosur rendin publik.

    Çdo me thënë këndvështrime të kundërta?
    Për hir të së vërtetës, kanë qenë deri diku korrekte. Jam unë që e kam telefonuar z.Fino dhe jo ai mua që të kërkonte një raport prej policisë, drejtorit të policisë, apo quaje si të duash ti, prej atij që mund ta kesh quajtur kundërshtari politik. Isha në krye të policisë dhe kryeministri i vendit mund të kërkonte një raport prej drejtorit të policisë për gjendjen e rendit, kriminalitetit, për masat për ta vendosur atë, për gjendjen e rrugëve. Unë isha në krye të policisë, i pëlqeja apo nuk i pëlqeja Finos.

    A ju ka thirrur?
    Në asnjë mënyrë. Jam unë ai që e ka telefonuar atë dhe i kam thënë:" zoti kryeministër, jeni kryeministër i qeverisë së pajtimit kombëtar dhe duhet të merrni kontakt me policinë. Jo me mua, por me të gjitha njësitë dhe repartet operacionale të policisë, për t'i inkurajuar dhe mbështetur në luftën kundër krimit dhe mbrojtjen e vendit". Më ka dhënë të drejtë paraprakisht, por vartësve të mi u thoshte: "s'kemi gjë me ju. Atë qëe kemi,e kemi me atë tjetrin".

    Zoti Shehu,a ka pasur plane për të eliminuar fizikisht drejtuesit e opozitës?
    Fino është vërtetë politikan, ashtu siç e njoh unë dhe unëe kam respektuar edhe për një arsye tjetër. Ishte bindja ime që në zgjedhjen që bëri Sali Berisha, në zgjedhjen që bëri presidenti i vendit dhe duke e respektuar Finon, respektoj vullnetin e presidentit, respektoja kryeministrin pavarësisht kush ishte ai dhe veten time si vartës i kryeministrit. Fino nëseështë vërtetë politikani që e njoh, duhet të shprehet publikisht mirënjohës ndaj meje për mënyrën sesi ia kam mbrojtur unë jetën e tij në '97.

    Si e keni mbrojtur jetën e tij në '97?
    Nuk dua të shprehem mbi këtë çështje.

    Ka pasur rreziqe dhe asgjësime në 97-ën?
    Kishte rrezik për të tërë. Jo vetëm për Finon. Ka pasur dhe për mua, ka pasur dhe për presidentin dhe për politikanë të tjerë.

    Ka pasur ndonjë rast specifik që ne nuk e njohim?
    Po ka pasur. Në godinën ku flinte Fino është qëlluar me armë dhe kam shkuar unë për ta parë vendin e ngjarjes. Nuk kam rrudhur vetullat dhe kthyer kokën mënjanë.

    Kur ka ndodhur kjo?
    Gjatë marsit.

    Dhe kush e kishte qëlluar?
    Ka një proces për të hetuar, të lënë aty në dosje. Ato ndiqen ndoshta edhe 20 vjet të tjera dhe unë nuk kam ndërmend t'i deklaroj këtu.

    Gjithsesi unë ju pyeta, a ka pasur ndonjë tentativë për të eliminuar fizikisht drejtuesite opozitës gjatë ngjarjeve të marsit?
    Nga kush?

    Nga segmente të caktuara të policisë?
    Segmente të policisë?! Sinqerisht po të mos ishit drejtues i emisionit do të mendoja që jeni i indoktrinuar..

    Zoti Shehu ju pak më parë sollët një rast që është i njohur nga mediat, por fakti që deklarohet nga një zyrtar i lartë bëhet akoma më i rëndësishëm. Flas për faktin që keni kërkuar largimin e Zani Caushit nga Greqia, nga informacionet në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit. A rezultonin kriminelë apo keqbërës të dënuar të tjerë që ishinnën ndjekjen e policisë dhe që ishin në burgjet grekeqëjanë gjendur në Shqipëri në atë kohë?
    A do të përmend ndonjë? Veç tij ka të tjerë. Do të them Arben Latifin, do një listë kriminelësh të përmend, unë tani? Unë po të them, politika dhe krimi u bënë palë..... Dhe po e theksoj edhe njëherë publikisht, nëse nuk aktivizohet skenari i vitit1997, se cilët eksponentë që kanë qenë organizatorë të atyre trazirave apo atij revolucioni, sot pa pikë meraku deklaroj se janë në gjendje ta bëjnë prapë. Do të thotë që jo vetëm në mendjen e atyre, por edhe skenarët janë të paçmontuar dhe nëse nuk çmontohen, këta skenarë tranzicioni të Shqipërisë mund të vazhdojnë edhe për 20 vjet të tjera. Dhe këto do të vazhdojnë të qëndrojnë politikanë, ministra, ambasadorë, ndërkohë vendi do të vazhdojë të zhytet akoma me problemet e tyre.






    SHKEPUTUR NGA GAZETA SHEKULLI.
    SHQIPTAR

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eshte burre gjeneral shehu..
    ashtu ti kemi te gjithe mbrojtesit e shtetit..

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    "Trimat" jane rikthyer serish, kurse ushtria e Berishes eshte restauruar pas me shume se nje viti e gjysem nen drejtimin e vendit.
    I fundit mberriti Agim Shehu, pasi ka siguruar me pare pushimin e akuzave ndaj tij ne nje proces gjyqesor. Ish zevendesministri i Brendshem, ne vitin 1997 edhe kreu i policise shqiptare, eshte kthyer per te marre kush e di se cfare posti per shperblim. Me pare, nje tjeter gjeneral ka mberritur ne Shqiperi pas tete vitesh arratie. Bashkim Gazidede, ish kreu i Sherbimit Informativ Kombetar tashme mban postin e zevendesdrejtorit te Hipotekes. Por keta nuk jane aspak te vetmit qe jane rikthyer per te restauruar dhunen qe qeveria demokratike shtoi teksa jetonte ditet e fundit te saj. Te tjere emra kane zene me pare vende ne qeverine me te re te demokrateve, si rasti i ministrit te Brendshem, Halit Shamat qe sot mban postin e zevendes te ministrit te Arsimit. Restaurimi i se shkuares ka medomes emrin e Berishes, tashme jo president por kryeminister i vendit.

    "Kasap" asgje me shume per te. Vendin e ka ne qeli, por nuk ka Shqiperia tipa si Borselino apo Falcone qe ta bejne nje gje te tille, por kemi nje grumbuj lepujsh ne kafaz.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ingenuous : 09-03-2007 më 10:32
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ti vampiri i erion luiz braces.. antar i kujt bordi drejtues je..?
    agim shehu eshte atdhetar jo caush si ty..
    te kthehet ne atdhe e te punoje qe atdheu te mos perdhunohet nga altin arapet e edvin rames ..
    qe kerkon te rivendose 1945-sen tani ne 2007..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 09-03-2007 më 10:47

  5. #5
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    ....

    Nje i pamoral del dhe na moralizon, A.Shehu ka qene i pa afte profesionalisht, nje tiran qe mund te bej gjithcka, mjafton ti pelqeje Shefit.

    Genjen ne mes te dites, kur thot qe s'kam dal me shkop gome ne meting.

    Qetesohu Brari, apo valle te "djeg" e verteta!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e verteta eshte ajo qe dini ju..
    se juve nuk e duruat dot qe shqiperia te kish nje parti ndryshe nga ppsh-ja kanibale..
    si mundet soji juaj i ushqyer me plenume ku kafshohej shoku deri ne palce e pastaj shokun mikun e conit ne biruca e femijet ne lekdush e belsh..
    si mundeshit ju te rrinit pa nje parti te tille..
    prandaj u mobilizuat.. ta rrezoni kte te rene qe nuk do gjak.. qe sdo biruca e hekur te skuqur mbi mitrush kutela e mirash ivanaraj.. qe nuk hedh ne ere varre fishtash e nuk gropos rilindas ne vlocisht.. qe nuk fut mbas cdo plenumi nje sherif merdan ne burg e nje luaras ne biruc..
    kulmi.. ku na shpie ki berisha mo..

    dale se kemi akoma kanibalizma per te bere.. ja me floririn e rubikut e paguam ne perezin te na e shtyje ca diktaturen e te na jape flet lavderimi per ushqimim te mire te popillit.. cna duall ki berish maloku e na prishi pune mor aman..
    eh kur nuk i dogjem te tere maloket te gjalle qe me dizet e pesne.. more shok ..
    prandaj mbrohni hanxharet e tu marrim shpirtin..
    do ti terheqim zvarre demokratet e do tu a shkallmojme kafkat..
    kta tha kac islami i ramiz gjirizave..

    kjo ishte misioni i protestave tuaja o brace..

    dhe agim trapi ka dal me shkop..
    me tank duhej dale e duheshin grire caush arapet e blush blendat e atij mitingu.. dhe kish shpetuar vendi nga masakrat e 97.. ku humben jeten mijra e mijra te pafajshem qe te majmen nje dyzin maskarenjsh te llojit blush edvin ruc gjolek e zabit gjinush..

    kjo eshte e verteta..

  7. #7
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    çdo gje eshte relative, une kam mendimin tim, ti tendin, duhet te tregojme respekt per mendimin ndryshe, e jo te kalojme ne epitete, pasi gjithkush eshte i zoti te gjej epitete per X qe ka mendime te paperputhshme me te tuat.

    Per mendimin tim: Agim Shehu eshte "kasap" por Shqiperia e sotme nuk ka burra qe te zbardhin intrigat qe renojne vatanin, derisa te vertetat rrine neper sirtaret e Prokurorise dhe mbulohen me pretekste nga me te ndryshmet.

    Pastaj, nuk kam hedhur "valle" se fitoj Rama e humbi Olldashi "yt", kushedi cmund te beje nese do te kishte qene e anasjellta me kete shpejtesi shkrimi rekord qe ke

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #8
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    nuk jan as Rama as Olldashi ata qe konfirmonin fitoren e PD apo PS!
    3 korriku i vitit 2005 vertetoj me se miri se kush ishin kriminelet e vertete qe dogjen dhe cuan shqiperin ne lufte civile,
    eshte popudhi gjykatesi me i drejte prandaj dhe sollen berishen ne krye te qeverise!Agim shehu u mundua qe te parandalonte terrorin e opozites se asaj kohe!

  9. #9
    Viso te kishte qene kasap A. Shehu do kishe patur nje tjeter 97-te dhe sdo shikoje aq rroba te zeza ne Shqiperi. A.Shehu u be koke turku dhe u perdor sipas qejfit dhe ne fund fare e lane ne balte duke i rrasur gjithe fajin atij. NE fund te fundit ai ishte nje funksionar i shtetit, i paguar per te mbrojtur ligjet e shtetit dhe ligjshmerine e institucioneve te shtetit. E perdoren dhe e flaken dhe tani rri me gisht ne goje. Po ata maskarenj qe bene 97-en dhe qe i pame te hipnin dhe ne pushtet? I pame te vidhnin, vrisnin, pasuroheshin pa ju skuqur faqja dhe ne fund i pame me paftyresine me te madhe te drejtonin gishtin nga ish pushtetaret e dikurshem dhe me tallje mendere ti thoshin: Ja si merret pushteti, Ja si mbahet pushteti !

    Ke te drejte kur thua qe Shqiperia ska burra qe te zbardhinin intrigat (te cilat skane nevoje te zbardhen se dihen nga te gjithe). Te kishte burra 3/4 e asaj qe sot quhet opozite duhet te ishte ose ne biruce ose me topet qe ti tundeshin maje litarit ne mes te pazarit.

    Ja keshtu.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-09-2005
    Postime
    96
    Citim Postuar më parë nga Brari
    dhe agim trapi ka dal me shkop..
    me tank duhej dale e duheshin grire caush arapet e blush blendat e atij mitingu.. dhe kish shpetuar vendi nga masakrat e 97.. ku humben jeten mijra e mijra te pafajshem qe te majmen nje dyzin maskarenjsh te llojit blush edvin ruc gjolek e zabit gjinush..

    kjo eshte e verteta..

    Je aq militant dhe i indoktrinuar saqe pretendon te mbrosh Agim Shehun duke nxjerre nje fjali si kjo e sipermja, duke i dhene totalisht te drejte atyre qe e quajne ate "kasap".

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Renea88
    Anëtarësuar
    02-04-2005
    Vendndodhja
    ne bote
    Postime
    79
    kriminelet e 97tes u deshen asgjesuar me tanke e pastaj u deshen varur neper pemet e rrugeve nga vlora deri ne tirane si skllevrit e spartakut nga kapua ne rome......keshtu u deshen kryqezuar zan caushi e soji i krimineleve por ca ti besh katundarit te veriut qe nuk e beri.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-09-2005
    Postime
    96
    Citim Postuar më parë nga Renea88
    kriminelet e 97tes u deshen asgjesuar me tanke e pastaj u deshen varur neper pemet e rrugeve nga vlora deri ne tirane si skllevrit e spartakut nga kapua ne rome......keshtu u deshen kryqezuar zan caushi e soji i krimineleve por ca ti besh katundarit te veriut qe nuk e beri.
    Me fal se ndoshta nuk te kuptoj mire. I referohesh spartakut dhe romes. Mos do te thuash qe te gjithe ata njerez qe dolen te kerkonin leket e tyre duhet te vriteshin me tanke dhe pastaj te vareshin gjithe rruges si kriminela?

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    U kthye xhahileria e anadolleku ne Shqiperi. Agim Shehu ish drejtor i policise kufitare gjate 1990-1992, dhe kasapi anadollak i PD kaq hileqar dhe felliqesire saqe i ben ish hetueset e kohes se Hoxhes te duken si Hirushja. Nje njeri me nivel mendor kaq te ulet saqe batutat e tij me te "holla" ne shkrimet qe bente ishin ato per Adil Carcanin qe ky e therret "Tao tao" - leje na gajasi kokelopa. Ec e krahasoje kete kafshe me punonjesit shume here me te kualifikuar dhe civilizuar te policise qe u ndertua mbas 2000. Ky kokelope Shehu, a nuk ishte ky shef policie kur u rrahen si qener gazetaret e BBC (ky ka qene present ne ate rrahje), a nuk ishte ky shef policie kur u dogj e u shkrumbos "Koha Jone", kur Edi Rames i thyen 3 brinje dhe nofullen, Ndre Legisin e cuan ne koma nga te rrahurat, Servet Pellumbit ia hapen ballin me shkopa gome, dhe Blendi Gonxhen e terhiqnin zvarre nga floket. Rrace xhahile, kafshe mali.

    Shikoni se cfare thote kafsha. I rrahem thote opozitaret ne Maj te 1996 sepse kishim te dhena se do degradonte gjendja ne dhune, kur ate dite ne ate shesh nuk eshte hedhur qofte edhe nje gur mbi policine e xhahileve, asnje polic nuk eshte gjuajtur apo shtyre. Yyyyt ujqer mali, erdhet prape ju xhahile ne mes te qytetit per te prure perseri ankthin, friken dhe sherrin.

  14. #14
    Zarathustra megjithese ta them troc nuk me hapet me barku fare per politiken ne Shqiperi, per hir te te vertetes po ja keput si kau peles. Sqenkan hedhur gure ate dite ne shesh? Pash zotin ku e ke degjuar kete perralle? Sa per dijenine tende kam qene vete aty se shoqeroja dy gazetare te AP dhe jo vetem kane hedhur gure po fluturonin copat e pllakave te mermerit ne kurriz te agjenteve te shikut dhe te policise sa e mbaj mend e goditi njerin mu ne kerbishte dhe ka uleritur si dinosaur.
    Pra ose te flitet tamam ose mos llapet kot me kot per hir te pasioneve politike. Nuk mbroj Agim Shehun me kompani po kur permend ujqerit e malit dhe te fushes mos harro barinjte dhe po te njejtit ujqer dhe kafshe qe erdhen ne mes te qytetit mbas 44-es.

  15. #15
    ignenous te kujtoj ate thenien " pasioni eshte armiku me i madh i te vertetes"
    Ju shkruani me pasion edhe dukesh si me qen i atyre te komiteve te shpetimit qe pinin gjak si luiza.

    Iqi xhysllyket e djellit edhe mos gjyko nen bindjet e tua me preardhje nga shejtani.
    Kryemafiozi hajduti me i madh i popullit shqiptar del perseri kryhajdut bashkie.

  16. #16
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous
    "Trimat" jane rikthyer serish, kurse ushtria e Berishes eshte restauruar pas me shume se nje viti e gjysem nen drejtimin e vendit.
    I fundit mberriti Agim Shehu, pasi ka siguruar me pare pushimin e akuzave ndaj tij ne nje proces gjyqesor. Ish zevendesministri i Brendshem, ne vitin 1997 edhe kreu i policise shqiptare, eshte kthyer per te marre kush e di se cfare posti per shperblim. Me pare, nje tjeter gjeneral ka mberritur ne Shqiperi pas tete vitesh arratie. Bashkim Gazidede, ish kreu i Sherbimit Informativ Kombetar tashme mban postin e zevendesdrejtorit te Hipotekes. Por keta nuk jane aspak te vetmit qe jane rikthyer per te restauruar dhunen qe qeveria demokratike shtoi teksa jetonte ditet e fundit te saj. Te tjere emra kane zene me pare vende ne qeverine me te re te demokrateve, si rasti i ministrit te Brendshem, Halit Shamat qe sot mban postin e zevendes te ministrit te Arsimit. Restaurimi i se shkuares ka medomes emrin e Berishes, tashme jo president por kryeminister i vendit.

    "Kasap" asgje me shume per te. Vendin e ka ne qeli, por nuk ka Shqiperia tipa si Borselino apo Falcone qe ta bejne nje gje te tille, por kemi nje grumbuj lepujsh ne kafaz.
    Eshte fatkeqesi e madhe qe shume shqiptare akoma nuk i kane te qarta arsyet qe cuan ne rrenimin e Shqiperise ne 1997.Te habit fakti se akoma besohet ne dizinformimet,qe jane specialitete tipike komuniste.Ashtu si i bene lavazh trurit te shqiptareve se gjoja "Zogu vodhi Shqiperine",dhe qe akoma i besojne nje pjese jo e vogel,poashtu sot i behet lavazh trurit te shqiptareve se "Sala dogji Shqiperine".
    Me pak fjale se c'ndodhi ne at vit te zi te gjithe e kane te qarte ne pika te pergjithshmealimentimi i firmave piramidale shkaktoi pakenaqesi te madhe ne popull.Qeveria u tregua e ngathet ne menaxhimin e situates.Opozita shfrytezoi kete pakenaqesi per tu kthyer ne pushtet me c'do kusht.Nje koalicion ndermjet ish sigurimit te shtetit komunist,qarqeve greke anti shqiptare,dhe krimit te organizuar nuk i la asnje shans zgjidhjes se situates ne menyre qe pasojat te ishin sa me te vogla.Jo vetem qe komunistet me Gjinushin ne krye u kthyen ne pushtet,por ata me paturpesine me te madhe ja hodhen fajin "diktatorit Berisha" per djegjen e Shqiperise,dhe tallen ****** me popullin se do te kthenin 100% te parave dhe se Vlora do te ishte prioritet i investimeve.Paret nuk u kthyen kurre,Vlora mbeti pa asnje lloj investimi a zhvillimi si gjithe pjesa tjeter e Shqiperise,vjedhjet ja kaluan per nga babezia 1000 here asaj qe hipotetikisht mund te quhet "vjedhja e Zogut",dinjiteti i shqiptareve u shkel si kurre ne histori,kur vete ata qe pretendojne se jane shqiptare i bene shqiptarit gjerat me te poshtra.U vodhen,u perdhunuan burra e gra,u vrane e torturuan nga njerez qe dolen nga burgjet e Greqise "mike",u perdhos sheshi i pavaresise nga tre gishtat serbe lart.A ka turp me te madh?Ju prape i bini legenit me "diktatura e Sales".

  17. #17
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    .....

    Koha e gjate ne mergim nuk ka fshire aspak kujtimet lidhur me veprat e Agim Shehut. Me ne veprim se kurre ndonjehere, gjenerali udhehoqi trupat e armatosura kunder protestave te popullit ne jug te Shqiperise, ato qe nga Berisha dhe te tjere gjenerale te asaj kohe u quajten si tubime komunistesh. Ndersa kulmi i aktivitetit te tij eshte pikerisht 26 Maji i vitit 1996, kur ne vend po zhvilloheshin zgjedhje sipas skenarit te hartuar me pare nga qeveria dhe maxhoranca e asaj kohe. Dhe ne kete skenar perfshihej edhe dhuna fizike ndaj opozites. Ne kete drejtim, vete gjenerali Shehu ka dhene kontributin e tij tamam ne mes te sheshit te Tiranes, duke urdheruar te qellohej mbi lidere te opozites dhe njerez nga turma e madje edhe nje gazetar i huaj. Nga ky aksion i tij ka shume prova, filmike dhe fotografike, te cilat Agim Shehu dhe te tjere kane tentuar t'i hedhin poshte duke pretenduar se gjaku ne fytyrat e te rrahurve dhe te dhunuarve nuk ishte vecse boje e hedhur enkas prej tyre per te provokuar turmen. Te kunderten mund ta deshmojne te gjithe ata qe ishin ne shesh. (mbaj mend qe s'kisha vend ne trup qe nuk me ishte nxire, kujtoj qeset me mish te ngrira qe me kishin mbuluar trupin pas demostrates )

    Nuk mund te hedh poshte gjinusha me shoke qe perkedhelnin "caushat", por per Agim Shehun ky eshte mendimi im, dikush bie dakort dikush me kundershton, çdo gje eshte relative.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  18. #18
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Post

    Për mendimin tim, gjithçka filloi menjëherë pas zgjedhjeve të 26 majit, por megjithatë, ne patëm mundësi për ta evituar. Jo se më përpara nuk ka pasur probleme, sepse probleme ka dhe do të ketë vazhdimisht, por ato kanë qenë të tilla që nuk mund të krijonin konflikte të dëmshme ose që potencialisht nuk mund të krijonin konflikte, sepse dominantja për shumicën e shqiptarëve, ishin rezultatet përgjithësisht pozitive të qeverisjes katërvjeçare të PD-së, reformimi i gjithanshëm i shoqërisë shqiptare, mbështetja pa rezerva që Perëndimi i jepte demokracisë shqiptare, besimi në përmirësime të vazhdueshme. Kjo qe arsyeja që ata i dhanë përsëri e pa mëdyshje, votën Partisë Demokratike.

    26 maji 1996
    Ndodhitë e asaj dite fatkeqe dihen. Demokratët nga qendra në bazë ranë pre e provokacionit të socialistëve, i cili qe i pashembullt dhe i pajustifikueshëm, edhe pse i provokuar me lojë nervash të panevojshme për procesverbalet, firmat etj. Eshtë bindja ime që ne kishim rreth 50% të votave (sipas proporcionalit), që i takonin sipas mazhoritarit rreth 70% të vendeve. Kjo qe arsyeja që pas euforisë absurde të natës së 26-27 majit, i thashë të hënën në mëngjes z. Tritan Shehu, që me rënien në grackë "na vodhët fitoren". I këtij mendimi jam dhe sot. Gjithë kjo edhe mund të riparohej, sigurisht duke marrë parasysh me seriozitet, mirëkuptim, zemërgjerësi dhe fisnikëri, vërejtjet që do të bëheshin nga opozita e majtë, si dhe nga partitë e tjera, ose dhe nga observatorët, apo institucionet ndërkombëtare dhe sidomos nga qeveritë që ishin angazhuar në mbikëqyrjen e zgjedhjeve. Por për fatin e keq të shqiptarëve dhe të demokracisë shqiptare, të pritur e të ndërtuar me aq mund nga shumica e shqiptarëve, ndodhi 28 maji, absolutisht i panevojshëm dhe i dëmshëm tejmase për PD-në. Koha e vërtetoi këtë. Në 28 maj opozita organizoi një demonstrim proteste në sheshin "Skënderbej", me pjesëmarrjen e disa qindra vetave, ndër të cilët gjithë kandidatët për deputet dhe drejtuesit e aleancës së forcave të majta.




    Dhuna në 28 maj
    Atë kohë binte një shi rrebesh, që sigurisht do të ndikonte në forcën e protestës. Duke qenë një grumbullim pa leje, ai filloi të shpërndahej si zakonisht me qetësi nga policia, kur në shesh fillojnë të veprojnë nën komandën direkte të Agim Shehut, në mos dhe të ndonjë tjetri, forca të veçanta të policisë dhe siç thuhet dhe civilë të SHIK-ut, të cilët përdorën dhunën fizike ndaj politikanëve, gjë që nuk mund të mos të shtyjë të mendosh qe mund të ketë qenë dashakeqe për PD-në dhe e paraorganizuar. E them këtë, sepse nga holli i hotel "Tiranës" të huajt i nxisnin politikanët të dilnin në shesh për t'i filmuar duke u rrahur. Dhe zoti Agim Shehu e të tjerët, në rastin më të mirë, nuk iu shmangën provokimit. Pamjet me të vërtetë absurde të asaj mesdite i ranë botës rreth e qark për disa ditë, duke vulosur dënimin tonë, duke e bërë të pamundur gëlltitjen e 26 majit.


    Problemet
    Desha të sqaroj se kur filloi keqshpërndarja e protestuesve, kam kërkuar së bashku me zotin Musaraj mos përdorimin e forcës, por drejtuesit e operacionit nuk kanë zbatuar këtë porosi, me sa duket kanë pasur edhe të tjera, dhe jo vetëm kaq, por janë treguar arrogantë ndaj urdhrave tona. Që nga kjo ditë, unë dhe jo vetëm unë, por dhe shumë qeveritarë të tjerë, e kemi ndjerë që po fillonte tatëpjeta dhe që po izoloheshim e pengoheshim në punën tonë, duke na i ngadalësuar apo bllokuar ndihmat. Për rreth dy muaj (qershor-korrik), strukturat drejtuese të shtetit shqiptar u morën me përballimin e problemeve që shkaktuan këto dy ditë të majit '96, si në planin kombëtar, ashtu edhe për më tepër në atë ndërkombëtar. Dhe këtë opinion timin ia kam bërë të ditur pa rezerva të gjithë atyre që kishin kontakte me mua, madje duke shtuar që nuk arrij ta kuptoj pse duhej bërë një gjë e tillë dhe se kjo është "varrosja e demokracisë shqiptare". Kjo gjë iu ka vajtur në vesh dhe atyre që e gatuan këtë çorbë të fëlliqur dhe për këtë më janë kundërvënë, në kundërshtim me ligjet, duke më kontrolluar dhe luftuar me përhapje të organizuara shpifjesh, por që kjo s'ka përbërë problem real për mua, sa kohë që merreshin vetëm me mua. Më vonë, kur filluan të hapnin lajme të rreme në publik për të më dëmtuar duke pasur dhe pasoja për shoqërinë shqiptare, sigurisht që janë bërë shoqërisht të përgjegjshëm dhe kanë shkelur ligjin. Mbeturina të këtyre strukturave dhe njerëz pranë tyre e kanë vazhduar këtë gjë deri vonë, duke i shkaktuar dëm real jo vetëm demokracisë shqiptare dhe Partisë Demokratike, por dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve.

    Shehu-Gazidede
    Ato ditë, për përfaqësuesit e huaj në Tiranë, pra dhe për qeveritë e tyre, ishte e qartë se kishte fituar PD-ja, të cilën ata dhe e kishin mbështetur me ose pa rezerva, por ato nuk mund të aprovonin atë çka ndodhi, sidomos në 28 maj. Për arsyet që i dinë ata, paraqitën një sërë kërkesash, plotësimi i detyrueshëm i të cilave, mund të sillte pranimin e ndodhisë. Këto kërkesa ia paraqitën njerëzve kryesorë të shtetit dhe të PD-së. Ato ishin: anulimi i zgjedhjeve, pra përsëritja e tyre në rreth 40 zona dhe largimi nga postet të zotërinjve Bashkim Gazidede dhe Agim Shehu. Këto kërkesa nuk u pranuan. Atëherë u përsërit kërkesa për 40 zona dhe largimin për studime në Amerikë të Agim Shehut. Edhe kjo kërkesë nuk u pranua. Në të tilla rrethana, për t'u mbushur mendjen drejtuesve të shtetit, u kërkua ardhja në Shqipëri e z. Wirth, si dhe e z. Engell, me sa duket që të na bënin prezent kërkesën e qeverisë amerikane dhe këmbënguljen e tyre në këtë çështje. Por zoti President i Republikës, me të cilin do të takoheshin ata, refuzoi t'i presë. Ne që ishim pranë tij dhe qemë të informuar për këto kërkesa, këmbëngulëm për plotësimin e tyre dhe pritjen e emisarëve amerikanë, por nuk arritëm thuajse asnjë rezultat, veçse balotazhin në 17 zona. Këtu e ka zanafillën gjithçka ndodhi më vonë dhe për mjaft prej nesh ishte i qartë rezultati i luftës së pabarabartë. Sigurisht, askush nuk mund të imagjinonte formën, përmasat, pasojat e kësaj lufte, sepse ato i dikton dhe i vendos më i forti. Ne qëndruam në postet tona, për të zvogëluar pasojat e "kapërcimit të ylberit" në 28 maj.




    Pasojat
    Muajt që pasuan qenë kohë e vështirë: fushata e dytë elektorale e 20 tetorit, tensionimi i atmosferës nga loja e shfrenuar dhe e nxitur e fajdeve, autoritarizmi në rritje dhe shkëputja reale e plotë e Forcave të Armatosura nga Qeveria dhe ndërhyrje e individëve dhe qarqeve të caktuara në gjithçka. Në të tilla rrethana, drejtimi i qeverisë ishte i vështirë, madje në disa fusha gati i pamundur. Megjithatë, ne u munduam të çojmë reformën përpara, të ulim tensionet sociale dhe siç thashë më lart, të minimizojmë ose evitojmë pasojat. Siç kam thënë gjetkë, arriti një moment që e ndjeva që nuk kthehej më dot për mirë puna. Atëherë iu kam deklaruar ministrave, disave prej tyre edhe veç e veç, që do të largohem përpara vjeshtës së vitit '97, me t'u sistemuar problemi i fajdeve. Sigurisht, sot mund të flasim si të duam, por do të desha ta them që vendimi im qe i pakthyeshëm dhe rezultat i mbushjes së kupës dhe i bindjes që për demokracinë mund të luftohet dhe ndryshe.



    (Shkëputur nga libri "Përmes fjalës së tij" Tetor 1997)



    Nga Aleksander Meksi
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  19. #19
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Te pakten Meksi pranon dicka, por Agim Shehu na doli kristal si nje shenjtor.

    Tani Meksi e Musaraj shijojne parate e vjedhura ne ate periudhe duke i pastruar ne aktiviteti si ndertimi, etj.

    Ajo qe mua personalisht me ben "up" eshte se hiqet sikur eshte perendia e drejtesise.

    Aq me teper qe kush perjetoi ate periudhe nuk mund te sugjestionohet nga intervista e nje individi, mes shume te tjereve, qe per aktivitetin e kryer mund te ndiqet penalisht nga gjykata penale nderkombetare per krime ndaj njerezimit dhe torture.
    Nje juri nderkombetare do ta rikonfirmonte kete hipoteze. Po kjo gje do te kompromentonte dhe mjaft politikane te tjere qe aktualisht vazhdojne te zhvillojne karrieren e tyre dhe te gezojne imunitetin e akorduar. Dhe paradoksi i kesaj historie, qe do te shkruhet ne librat e historise, nuk do te kete nje fajtor dhe mbi 2 mije jete njerezish qe vdiqen ne 1997 do t'i atribuohen firmave piramidale dhe krimit te organizuar. Mjaft njerez tashme e dine qe ne ditet e fundit te shkurtit 97, kur situata po degradonte, militantet e PD-se ne gjithe shqiperine u kompletuan me kallashnikov, gje qe deshmon se situata ishte orkestruar mire. Te mos harrojme dhe rolin e policise qe "ne sherbim te ruajtjes se rendit" realizonte terror dhe torture mbi studentet ne Vlore ne fillim te 97.
    Dhe te gjitha disinformacionet se Vlora do zbarkoje ne Tirane, se veriu do sulmoje jugun, se pritet nje lufte civile, strumentalizuan situaten dhe per nje moment njerezit harruan parate e tyre dhe u perpoqen ti mbijetojne anarkise totale. Dhe ne shqiptaret do vazhdojme ti shohim ne televizione keta personazhe dhe ti nenshtrohemi te kaluares sone,ne pamundesi per te penalizuar ideatoret e saj.

    Gjithsesi, as qe do te mar me mundimin te shkruaj me per te, pasi eshte me te vertete harxhim kohe sikurse e kam cituar dhe me lart.

    Qofshi mire.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  20. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Zarathustra megjithese ta them troc nuk me hapet me barku fare per politiken ne Shqiperi, per hir te te vertetes po ja keput si kau peles. Sqenkan hedhur gure ate dite ne shesh? Pash zotin ku e ke degjuar kete perralle? Sa per dijenine tende kam qene vete aty se shoqeroja dy gazetare te AP dhe jo vetem kane hedhur gure po fluturonin copat e pllakave te mermerit ne kurriz te agjenteve te shikut dhe te policise sa e mbaj mend e goditi njerin mu ne kerbishte dhe ka uleritur si dinosaur.
    Pra ose te flitet tamam ose mos llapet kot me kot per hir te pasioneve politike. Nuk mbroj Agim Shehun me kompani po kur permend ujqerit e malit dhe te fushes mos harro barinjte dhe po te njejtit ujqer dhe kafshe qe erdhen ne mes te qytetit mbas 44-es.
    Ke qene ti aty por kam qene edhe une. Pamjet e atij mitingu u transmetuan nga te gjitha kanalet televizive te huaja (perfshi Euronews, Raiuno, ZDF) por jo nga TVSH, dhe kushdo mund te shikoj se kush po rrihej e kush po rrihte. Ate dite kane dale te rrahur e te gjakosur, Namik Dokle, Servet Pellumbi, Ilir Meta, Neritan Ceka, Blendi Gonxhe etj etj, dhe asnje, e perseris asnje polic nuk eshte raportuar i plagosur apo i lenduar sado lehte. Vetem u raportua se 5 police u shkarkuan ate dite pasi kishin "kaluar kopetencat" dhe kishin rrahur paksa shume. Keshtu qe me duket se ti ke pare ato qe do te thuash, dhe nuk do te thuash ato qe ke pare. Opozita persekutohej si te ishin kafshe, nuk lejoheshin te benin nje tubim, rriheshin e peshtyheshin si felliqesira. Po keshtu u sollen edhe me te tyret, Gramoz Pashkos i perdhunuan vajzen, Arben Imamin, Neritan Ceken kam qene vet prezent tek klubi i quajtur Malboro tek parku rinia kur i kane rrahur gardistet si qener, Zef Brozit ia nxine jeten deri sa e degdisen ne mergim, po keshtu Eduart Selamit. Nanon e futen ne burg, antaret e PSs ishin te gjithe pa pune se tashme kishte kuadro sa te duash nga ata te Plepave me 6 muaj kurs. Gramiz Rucin e kane ndjekur kemba kembes per ta futur ne burg, deri sa ai u arratis ne Greqi, dhe Gramoz Ruci qe mbahet simboli ekstremist i majte ne PS, kurre nuk kerkoi shpagim dhe vazhdimisht ka qene zemra e konsesusit pozite-opozite ne ate vend. Nikolle Lesit i vune dinamit ne shtepi, i bllokuan gazeten disa here deri sa ia dogjen fare ne Mars te 97, gazetaret jane rrahur, burgosur dhe persekutuar po si kafshe. Leje c'na hap barkun me ata ujqer mesjete.

    Kurse ata te pas 44s te perkasin ty edhe mua, dhe ishin atje ne pushtet sepse perfaqesonin vullnetin tend. Nqs ti apo familja jote s'keni qene 30 vjet ne Spac ose i futur ne ndonje grope pa din e iman (je gjalle e shendoshe me duket) ti ke qene perkrahes i atij sistemi sa edhe vete ata te byrose. Desident mbas te vjelave behemi te gjithe, por trim kur eshte per tu bere trim, rralla kam pare. Te pakten mbas 44s shteti ishte solid shume i qendrueshem dhe i forte, konflikti i brendshem inekzistent, drejtesia sociale ishte shume me e sakte se ajo e 92-97 - horri alabaket dhe gangot ishin funderina te shoqerise, puna, djersa, talenti dhe sakrifica vleresoj dhe nderohej. Rendi ishte absolut.

    Gjate 92-97 nga destabiliteti dhe konflikti i brendshem politik ne shqiperi jane vrare po aq shtetas sa u vrane per 50 vjet komunizem, dmth sa vete kane humbur jeten ne 10 vjet komunizem po aq kane humbur jeten ne 1 vit nen qeverisjen e xhahileve. Ekonomia shqiptare per ato 5 vjet, nuk arriti dot kurre as prodhimin e vitit me te keq te komunizmit - 1989, pra ne ishim edhe me te varfer, por rrofshin emigrantet. Ja cdo te thote te qeverisesh nga ujqerit ne fjale - Agim Shehu qe qe ne surrat duket se cfare kafshe eshte.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata dënon Sali Veselin për vrasjen e Ekrem Rexhës, komandat Drinit
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 07-12-2011, 06:31
  2. Masakra e regjistrimit komunist në ushtrinë shqiptare
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  3. Si i goditi Enveri kolonelët që s'pranuan heqjen e gradave.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2004, 10:32
  4. Gjeneralet fatkeqe, qe i sherbyen Ushtrise Shqiptare
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-10-2004, 12:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •