Hakmarrja e 8 marsit, gratë shqiptare “blejnë” burra
balkanweb
Derguar me: 09/03/2007 - 07:54
• Jo vetëm një ‘show man’ i susksesshëm, por edhe mashkulli më i pëlqyer për femrat shqiptare. Gongu i çekiçit të fundit ka njoftuar se Adi Krasta është ‘shitur’ për 28 mijë lekë të reja në në ankandin e burrave VIP-a shqiptare
Janë hakmarrë në ditën e 8 marsit, duke blerë burra, të cilët anë dalë në ‘shitje’ për vetëm 3 mijë lekë të reja. Një hakmarrje që në fakt kishte në shenjestër 9 emra të njohur meshkujsh, të cilët kanë pranuar të dalin në ankand dhe të presin me ankth një blerëse. Që për hir të së vërtetës, kanë qenë jo vetëm të shumta në numër dhe e kanë shijuar deri në fund spektaklin, por edhe femra mjaft të suksesshme në fushën e biznesit që nuk janë dorëzuar deri sa i kanë bërë të tyrët personazhet e preferuara. Ka pasur nga ata që nuk janë kënaqur vetëm me një blerje, por kanë bërë pazar të mirë, duke u konfirmuar ‘pronare’ e tre personazheve. Shifra më e lartë është dhënë për Adi Krastën, ndërkohë që Arjan Çani, i cili nuk ka pasur asnjë ofertë gjatë gjithë spektaklit, është shitur në momentet e fundit me një sms për 25 mijë lekë të reja. Mjaft të kërkuar kanë qenë edhe Petri Bozo dhe nëndrejtori i Bankës Amerikane, Paul Lind. Paratë e mbledhura nga ky aktivitetet që arrijnë në 236 mijë lekë të reja do të shkojnë për bamirësi nga shoqata “Albanian Children Fondation”, e cila drejtohet nga Liri Berisha.
Ankandi
Jo vetëm një ‘show man’ i susksesshëm, por edhe mashkulli më i pëlqyer për femrat shqiptare. Gongu i çekiçit të fundit ka njoftuar se Adi Krasta është ‘shitur’ për 28 mijë lekë të reja në në ankandin e burrave VIP-a shqiptarë. Një shifër kjo modeste, por që gjithsesi, ka qenë më e larta e ofruar në këtë spektakël. Si gjithmonë në formë, prezantuesi i njohur Krasta nuk i ka kursyer komplimentetet për ‘blerësen’ e tij së cilës i ka thënë se do të kishte darkuar me të edhe nëse pa shpenzuar kaq shumë para. “Ruani ca para edhe për kolegët e mi, - i ka këshilluar të pranishmet Krasta,- pasi kanë frikë se mos nuk blihen”. Ndërkohë që gruaja e Fatos Klosit, ish-kreut të SHIK-ut, Dorina Klosi, i ‘është qepur’ Blendi Fevziut dhe nuk ka hequr dorë prej tij derisa e ka bërë ‘të vetin’ për 23 mijë lekë. Ajo ka deklaruar që në fillim se kishte ardhur në këtë spektakël vetëm për Fevziun, që megjithëse nuk ishte i pranishëm do të jetë i detyruar t’i paguajë një darkë zonjës Klosi. Atmosfera ka arritur kulmin, kur Petri Bozo ka performuar nën ritmet e “Money, Money” e grupit të famshëm suedez “ABBA”. Ai madje nuk i ka kursyer as ironitë për gratë e pranishme që ngrinin kartonin e ofertave për të blerë fotografitë e atyre që mungonin. “Po humbni një shanc për të bërë ‘tuajin’ këta alamet djemsh”, -është shprehur duke qeshur ai, i cili është ‘shitur’ për 22 mijë lekë shifër kjo që është paguar nga e njëjta zonjë që bleu edhe Krastën dhe më vonë do të deklarohej ‘pronare’ edhe e nëndrejtorit të Bankës Amerikane, Paul Lind që është shitur për 20 mijë lekë. Zëvendës menaxheri i Rogner-it, Peter Bross është shitur për 22 mijë lekë, Roland Hysi (Landi i West Side Family) është shitur për 23 mijë lekë, fotografi Eljano Kalemi është shitur për 20 mijë lekë, Alban Skënderaj është shitur për 5 500 lekë, ndërsa përfaqësuesi i kazinosë Regency, Ardiani, është blerë nga bashkëshortja e tij për 3 500 lekë. Ndërsa për Arjan Çanin gjatë gjithë spektaklit nuk ka pasur asnjë ofertë, por gjithçka është përmbysur nga një sms në momentin e fundit, e cila e ka blerë për 25 mijë lekë.
Esmeralda Keta/GazetaShqiptare
Krijoni Kontakt