Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Hakmarrja e 8 marsit, gratë shqiptare “blejnë” burra

    Hakmarrja e 8 marsit, gratë shqiptare “blejnë” burra

    balkanweb




    Derguar me: 09/03/2007 - 07:54
    • Jo vetëm një ‘show man’ i susksesshëm, por edhe mashkulli më i pëlqyer për femrat shqiptare. Gongu i çekiçit të fundit ka njoftuar se Adi Krasta është ‘shitur’ për 28 mijë lekë të reja në në ankandin e burrave VIP-a shqiptare


    Janë hakmarrë në ditën e 8 marsit, duke blerë burra, të cilët anë dalë në ‘shitje’ për vetëm 3 mijë lekë të reja. Një hakmarrje që në fakt kishte në shenjestër 9 emra të njohur meshkujsh, të cilët kanë pranuar të dalin në ankand dhe të presin me ankth një blerëse. Që për hir të së vërtetës, kanë qenë jo vetëm të shumta në numër dhe e kanë shijuar deri në fund spektaklin, por edhe femra mjaft të suksesshme në fushën e biznesit që nuk janë dorëzuar deri sa i kanë bërë të tyrët personazhet e preferuara. Ka pasur nga ata që nuk janë kënaqur vetëm me një blerje, por kanë bërë pazar të mirë, duke u konfirmuar ‘pronare’ e tre personazheve. Shifra më e lartë është dhënë për Adi Krastën, ndërkohë që Arjan Çani, i cili nuk ka pasur asnjë ofertë gjatë gjithë spektaklit, është shitur në momentet e fundit me një sms për 25 mijë lekë të reja. Mjaft të kërkuar kanë qenë edhe Petri Bozo dhe nëndrejtori i Bankës Amerikane, Paul Lind. Paratë e mbledhura nga ky aktivitetet që arrijnë në 236 mijë lekë të reja do të shkojnë për bamirësi nga shoqata “Albanian Children Fondation”, e cila drejtohet nga Liri Berisha.
    Ankandi
    Jo vetëm një ‘show man’ i susksesshëm, por edhe mashkulli më i pëlqyer për femrat shqiptare. Gongu i çekiçit të fundit ka njoftuar se Adi Krasta është ‘shitur’ për 28 mijë lekë të reja në në ankandin e burrave VIP-a shqiptarë. Një shifër kjo modeste, por që gjithsesi, ka qenë më e larta e ofruar në këtë spektakël. Si gjithmonë në formë, prezantuesi i njohur Krasta nuk i ka kursyer komplimentetet për ‘blerësen’ e tij së cilës i ka thënë se do të kishte darkuar me të edhe nëse pa shpenzuar kaq shumë para. “Ruani ca para edhe për kolegët e mi, - i ka këshilluar të pranishmet Krasta,- pasi kanë frikë se mos nuk blihen”. Ndërkohë që gruaja e Fatos Klosit, ish-kreut të SHIK-ut, Dorina Klosi, i ‘është qepur’ Blendi Fevziut dhe nuk ka hequr dorë prej tij derisa e ka bërë ‘të vetin’ për 23 mijë lekë. Ajo ka deklaruar që në fillim se kishte ardhur në këtë spektakël vetëm për Fevziun, që megjithëse nuk ishte i pranishëm do të jetë i detyruar t’i paguajë një darkë zonjës Klosi. Atmosfera ka arritur kulmin, kur Petri Bozo ka performuar nën ritmet e “Money, Money” e grupit të famshëm suedez “ABBA”. Ai madje nuk i ka kursyer as ironitë për gratë e pranishme që ngrinin kartonin e ofertave për të blerë fotografitë e atyre që mungonin. “Po humbni një shanc për të bërë ‘tuajin’ këta alamet djemsh”, -është shprehur duke qeshur ai, i cili është ‘shitur’ për 22 mijë lekë shifër kjo që është paguar nga e njëjta zonjë që bleu edhe Krastën dhe më vonë do të deklarohej ‘pronare’ edhe e nëndrejtorit të Bankës Amerikane, Paul Lind që është shitur për 20 mijë lekë. Zëvendës menaxheri i Rogner-it, Peter Bross është shitur për 22 mijë lekë, Roland Hysi (Landi i West Side Family) është shitur për 23 mijë lekë, fotografi Eljano Kalemi është shitur për 20 mijë lekë, Alban Skënderaj është shitur për 5 500 lekë, ndërsa përfaqësuesi i kazinosë Regency, Ardiani, është blerë nga bashkëshortja e tij për 3 500 lekë. Ndërsa për Arjan Çanin gjatë gjithë spektaklit nuk ka pasur asnjë ofertë, por gjithçka është përmbysur nga një sms në momentin e fundit, e cila e ka blerë për 25 mijë lekë.

    Esmeralda Keta/GazetaShqiptare

  2. #2
    Braro na shkrive me ket lajmin

    Me shume pershtypje me beri oferta e ofruar nga nje sms per Arjan Canin... i cili mendoj se e ka bler veht vehten..... lol


    Po do doja te dija a eshte ndodhur aty i shoqi i Dorina Klosi, me nje fjale... ish-kreut të SHIK-ut, Fatos Klosi, per te ndihmuar te shoqen per pazarin qe kishte dal te bente....

    hahaha... he bela me e pas femra qeverrisjen e nje shteti ne dore c'te punon ahahha te shet e te blen sipas qejfit
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  3. #3
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    me u shit burri per i dit pune ska bo vaki. gjynaf per zotin se paskan ra shum posht hahahahaha

    tos klosit i kan ra dhomet. iku koha kur bote dashni me dorinen ke lab fizikes ene grun e kishte ala nshpi. me u bo mashkull i deshirum ene bled fevziu e ad krasta 5 kg rob me vra vedin hahahahahah
    no glove no love

  4. #4
    Kam qesh me shume me Arian Canin. Ka pas qene alamet cuni si paraqitje por me ne fund fiton pretendimi ndaj inteligjences sesa ndaj pamjes se jashtme. Cani dihet qe eshte rrush nga trute

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i marsh te keqen blendos.. eshte nja 100 killo pa frik.. plus pronar hotelesh ne poradec e plus bos vile ne golem.. e plus bos televizioni qe ja kan nevojen klosat kur duan te hedhin hi sive miletit.. se skan vrare azemin.. apo se skane vjedhur miliarda.. etjetj..

    nuk gjuan kot dorina e fushese.. ka mesuar nga i shoqi zanate.. speciale..
    kurse ad krasten e duan se po u be edvinua krieminister adi benet shef kabineti e te gjen zyre me rrog te majme po te lec mullaqe te majme e te jec pak fresh-iste öuizo iste..

    ato mblidhen nder rognera se grat e fukarenjve.. sdin sa eshte data ..

    mafia bejne shakara telezecme.. u lumte..
    din te kine.. te vjedhin e te bejn te 999-tat e te qeshin..
    i ngrati azem u dha demokracine.. pismiletit e mafia e vrau e tani as nje cop truall per nje gur sja jep te ziut.. vet i kan radhe radhe gratacielo-pronat..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    o brari mafiozi, paret paskan vajt per fondacionin e Liri Berishes

    Une Ad Krasten do e bleja per me shume se aq

  7. #7
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    car do bojshe me adin ti mi dreq adi o pa b***. bled fevzija munet me ken 100 qillosh po o pa tru.

    braro tmesoj daja ty. pse rri e qa i ktu not ene dit. shko mtiron ke miqt e tu qi jon nqeveri. shiko se kush hotel o tuj u shit. premto ca pare futu tender ene u bone ene ti me hotel se ai per tu shit ka e dikush do e blej. tani o rradha jote daje. kshu o i kjo bot njato maja rrypa rrypa i her ta hypen e i her ja hype hahahahahahaha
    no glove no love

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    o tiko, per darke pra behej fjala. Kush eshte me interesant se Krasta per te te dhene muhabet.

    Ato 100 kilshat nga 165 cm , barkalece e rramaduce ti kam lene ty

    Fevziu nuk eshte hic pa tru per ate pune eshte gazetari politik me i mire ne Shqiperi .

  9. #9
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    dixhije po boj sevop ene po tjap t'dhonat e mija mase ndro menje

    jom 245 lb llogarite vet ti sa bje me kg. jom 185 i gjot nuk kom pik dhjami megjithse ha si derr ene barkun e kom tull hahahahahaha
    no glove no love

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    hahaha o tiko une jam e matarume zemra, po edhe single me qene nuk do e konsideroja hic nje qe thote: "sevop" "i gjot" (aty ku mund ta boje o psh dhjomi e ke bo dhjami) ke nje dialekt te cuditshem

    Ti qeke 112 kile dhe megjithese gjatesine e ke perfekte per mua, patjeter duhet te jesh overweight e s'e kupton. Ve bast qe ti mezi leviz nga veni

  11. #11
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga TikTak
    dixhije po boj sevop ene po tjap t'dhonat e mija mase ndro menje

    jom 245 lb llogarite vet ti sa bje me kg. jom 185 i gjot nuk kom pik dhjami megjithse ha si derr ene barkun e kom tull hahahahahaha
    C'ne ti me keto permasa te jesh "majtist" .

    Citim Postuar më parë nga TikTak
    car do bojshe me adin ti mi dreq adi o pa b***. bled fevzija munet me ken 100 qillosh po o pa tru.
    Te lumte dora e madhe, se i ke rene pikes !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  12. #12
    Far away! Maska e Eraaa
    Anëtarësuar
    02-02-2003
    Postime
    162
    Ndonje foto nga ky spektakel?
    Po Liri Berisha bleu ndonje cun apo u mblodhi vetem lekat?
    Live your beliefs and you can turn the world around.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Edhe kur bajne spektakel e bajne me "rregullat" e prostitucionit. Blej e shit njerez!
    Per mbledhje ndihmash bahen lloje garash e kush fiton ja dhuron çmimet fondacioneve.
    Nji "spektakel" i tille mund te organizohet veç prej do injorantave te pamoralshem. Blej nji mashkull per me ba mire, blej nji femen per me ba qejf...lum Shqipnija qe i asht dorzue ketyne rregullave. Qesh mileti i semaforave.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga shkodra13
    Edhe kur bajne spektakel e bajne me "rregullat" e prostitucionit. Blej e shit njerez!
    Per mbledhje ndihmash bahen lloje garash e kush fiton ja dhuron çmimet fondacioneve.
    Nji "spektakel" i tille mund te organizohet veç prej do injorantave te pamoralshem. Blej nji mashkull per me ba mire, blej nji femen per me ba qejf...lum Shqipnija qe i asht dorzue ketyne rregullave. Qesh mileti i semaforave.
    Po replikoj vetem sepse ne shume raste kam qene me nje mendje me ato qe ke postuar. Kjo praktike e donacioneve nepermjet "blerjeve" te personazheve publike eshte kudo ne bote, nuk e kane shpikur shqiptaret. Personi qe ben bamiresi, paguan parate dhe personazhi publik ofron kohen e tij per nje dreke a darke me me bamiresin. Eshte shume ide e mire dhe predikimet e moralitetit ne kete rast jane shume pa vend.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e syteezez
    Anëtarësuar
    05-03-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    2
    Sa fjale te ashpra qe po fliten per spektaklin. Ndoshat une jam gabim por me pelqen idea qe personazhe te tille jane sport deri ne ate pike sa te bejne dicka te tille.
    Per mua ky spektakel meriton "thumbs up" megjithese nuk e kam pare akoma.
    Ndryshuar për herë të fundit nga syteezez : 09-03-2007 më 16:09

  16. #16
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Jom shum kurjoz, nuk na tha njeri Liria çin bleu? Per menimin tem Lirise do i shkojte shume per shtat Skener Gjinushi. Ai dreq o ene i muhabetit, vetem se nuk duhet ta mershin Salen me vete se masanajna u vrane fare
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Talking Kërkonte takim me Topallin, kërcënoi me bombë autobusin

    Mimoza Haxhia, ka terrorizuar pasagjerët e autobusit të Laprakës, teksa kërcënonte për një shpërthim bombe


    Festa e grave ka nisur me një incident të kryeqytet, ku protagoniste është bërë një grua. Mimoza Haxhia, ka gjetur mënyrën origjinale për të tërhequr vëmendjen, duke kërcënuar se do të shpërthente një bombë nëse nuk takonte Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topallin. “Kam një bombë në çantë dhe dua të takoj Jozefina Topallin”- është dëgjuar të bërtiste, 55-vjeçarja Haxhia. Ngjarja është shënuar orët e para të mëngjesit të djeshme në qendër të kryeqyteti, në linjën e autobusëve urban Qendër-Laprak. Ndërsa ka hipur në autobusin e Laprakë, Mimoza Haxhia ka filluar të bërtasë. Kam një bombë në çantë dhe dua të takoj Joezefina Topallin.

    Do ta shpërthejë bombën në qoftë se nuk më lejoni ta takoni, vazhdonte të ulërinte gruaja, duke treguar çantën e saj të dorës. Kjo gjë në fillimi nuk është vënë re nga pasagjerët e autobusit, por më pas duket se i kanë marrë më seriozisht kërcënimet e 55-vjeçares. Pas kërcënimeve të vazhdueshëm, pasagjerët janë përfshirë nga paniku, ndërsa autobusi ka ndaluar me urdhër të gruas. Ndërkohë një prej pasagjerëve ka telefonuar në sallën operative, duke i njoftuar për situatën. Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje, duke e neutralizuar 55-vjeçaren brenda pak sekondash.

    Pas kontrollit të çantës, nga ekspertët antiekspoliziv, ka rezultuar se nuk ndodhej asnjë bombë, por në çantë kishte vetëm disa libra. Më pas “kamikazja” është shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë të Tiranës, ku dhe është marrë në pyetje lidhur me shpërthimin e bombës. Sipas burimeve të policisë, mënyra e sjelljes se 55-vjeçares gjatë marrjes në pyetje, ka ngritur te ekspertët dyshimin se gruaja mund të ketë probleme mendore. Ata kanë kërkuar që Haxhia t’i nënshtrohet një kontrolli nga mjekët psikiatër për të vendosur për gjendjen e saj mendore. Ende policia nuk ka sqaruar veprimin e Haxhisë, dhe motivet të cilat e shtynë të ndërmerrte këtë veprim.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Jam në shitje; cila grua më do për blerje. Çmimi fillestar aq sa është i fundit për Krasten!

  19. #19
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Po ule dhe ti pak dozen e mprehte politike te pergjigjeve ndaj grave o Brar se nje dite ne vit eshte e shkreta dhe mezi i kemi keto vajzat e grate tona.

    Nga ana emancipuese duhet te na behet qejfi qe edhe gruaja shqiptare po arrin te thyeje tabute e te bleje burrat e vet , por ama i blefshin per spektakle, sa me rralle, e per humor, e jo per tu bere protektore a abuzuese.
    Po pak qenkan shitur burrat, apo mos ndoshta jane treguar te kursyera grate ne pazaret e tyre? Mua me behet qejfi qe leket e grave te pasura kane shkuar per nje qellim te mire, per nje fondacion qe ndihmon femijet e vuajtur shqiptare. Ideja eshte pak provokuese pasi sjell lloj lloj mendimesh ne mendjet e njerzve.
    Vitin tjeter pacin ide me te mira, por edhe bravo ju qofte se po kontribojne per femijet shqiptare.

  20. #20
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri
    Jam në shitje; cila grua më do për blerje. Çmimi fillestar aq sa është i fundit për Krasten!
    pse kaq poshte ke rene sa te shitesh nga kompjuteri?
    mbase ke te drejte se edhe ai Arjan cani qe nuk kishte asnje oferte
    u shit nga nje sms ne celular,...........
    do me pelqente ta shikoja spektaklin se nuk e kam pare.....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Letersia Shqiptare
    Nga new-man në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •