Bazat dhe ushtarėt qė janė vendosur nė cepat e ndryshėm tė botės

Ku shtrihet perandoria globale e SHBA

Numri i bazave ushtarake ėshtė shumė i madh, ka ardhur duke u shtuar gjatė viteve tė presidencės sė Bushit


Sot, nė kohėt moderne, versioni amerikan pėr kolonitė e vjetra janė bazat ushtarake. Duke ndjekur nė shkallė botėrore ndryshimet qė u pėrkasin atyre, mund tė njohim shumė nga "gjurmėt" e perandorisė sė madhe amerikane dhe militarizmit qė e shoqėron. Po ashtu nuk ėshtė e lehtė tė vlerėsosh dimensionet dhe vlerėn e saktė tė perandorisė sė bazave ushtarake tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Nė tė vėrtetė, tė dhėnat zyrtare tė disponueshme pėr kėtė argument nuk janė shumė tė sakta, megjithatė njė numėr i pėrafėrt ėshtė. Kėshtu, sipas "Base report" ( inventari pėrfshin vitet nga 2002-2005), ka pasur shumė ndryshime nė numrin e "instalimeve". Sipas tė dhėnave, nga ky burim nė vitin 2005 bazat amerikane ushtarake jashtė vendit ishin plot 737, por pėr shkak tė prezencės ushtarake nė Irak, dhe strategjisė sė luftės tė ndjekur nga Presidenti George W. Bush, numri i tyre ka ardhur duke u rritur. Ja dhe njė e veēantė interesante: nė vitin 2005, 38 impiantet amerikane jashtė vendit, tė pėrmasave tė mėdha e tė vogla, sidomos baza detare dhe ajrore, korrespondonin me njė diferencė minimale pėr 36 bazat detare dhe garnizonet ushtarake tė anglezėve nė kulmin e fuqisė sė tyre koloniale nė vitin 1898. Edhe nė kohėn e shkėlqimit tė saj mė tė madh, nė vitin 117 para Krishtit, perandoria romake kishte nė gatishmėri 37 baza tė mėdha pėr tė patrulluar territorin e saj tė madh nga Britania nė Egjipt e deri nė Armeni. Duke e nisur nga tė dhėnat e vitit 2005, burokratėt e Pentagonit kanė llogaritur se bazat ushtarake jashtė vendit vlejnė minimumi 27 miliardė dollarė (njė shifėr me siguri shumė e ulėt, por shumė e lartė nė krahasim me GDP e shumė vendeve). Duke marrė nė konsideratė edhe bazat nė territorin kombėtar, vlera shkon nė 658,1 miliardė dollarė. Po ashtu, departamenti i mbrojtjes gjykon mbi "vlerėn" e njė baze, duke llogaritur se sa do tė kushtonte pėr ndėrtimin e saj.

&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&&

Nė vitin 2005 komanda tė larta ushtarake caktuan pėr bazat jashtė vendit 196975 njerėz me uniformė, tė shoqėruar kėta mes tė tjerash edhe nga familjarė dhe funksionarė civilė tė Departamentit tė Mbrojtjes. Pėr mė tepėr, morėn nė vend tė tyre 81425 persona. Nė vitin 2005, personeli ushtarak amerikan i dislokuar nė tė gjithė botėn, pėrfshi kėtu edhe atė nė vend, ishte 1840062 njėsi pėrveē 473306 funksionarėve tė departamentit tė mbrojtjes dhe 203328 vartėsve tė huaj. Nė bazat pėrtej oqeanit, sipas Pentagonit ishin 32327 kampe, hangarė, spitale dhe ndėrtesa tė tjera nė pronėsi, ndėrsa ato tė marra me qira ishin mė shumė se 16527. Pėrmasat e kėtyre impianteve ushtarake janė regjistruar nė inventar: ato shkonin nga 2781 kilometra katrorė jashtė vendit dhe 120675 kilometra katrorė gjithsej. Ėshtė e qartė se Pentagoni mund tė konsiderohet njė nga "pronarėt" mė tė mėdhenj tė tokave nė botė. Megjithėse kėto shifra janė impresionuese, nuk tregojnė numrin e saktė tė bazave tė okupuara nga Shtetet e Bashkuara. "Base structure report" i vitit 2005 nuk pėrmend garnizonet nė provincėn autonome tė Kosovės edhe pse kėtu gjendet i madhi "Camp bondsteel" i ndėrtuar nė vitin 1999 dhe i drejtuar nga "KBR corporation" (tashmė e njohur si Kellog Brown & Root), njė filial i "Halliburton Corporation" tė Houston-it. Raporti ka lėnė jashtė edhe bazat ushtarake nė Afganistan, nė Irak (106 garnizone nė maj tė 2005-ės), nė Izrael nė Kirgistan nė Katar dhe Uzbekistan, edhe pse pas 11 shtatorit Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė ndėrtuar baza kolosale nė gjirin Persik dhe nė Azinė Qendrore. Nga ana tjetėr, raporti nuk pėrmend as 20 bazat nė Turqi, tė gjitha nė pronėsi tė shtetit turk dhe tė pėrdorura sė bashku me amerikanėt. Po ashtu, Pentagoni lė jashtė nga llogaritė e tij pjesėn mė tė madhe tė strukturave ushtarake dhe tė spiunazhit, tė vendosura nė Britaninė e Madhe me njė vlerė prej 5 miliardė dollarėsh, tė cilat janė fshehur nga bazat e aeronautikės ushtarake tė Mbretėrisė sė Bashkuar. Nėse do tė kishte njė vlerėsim tė saktė, perandoria ushtarake amerikane do t‘i kalonte njėmijė bazat jashtė vendit. Por askush, ndoshta edhe vetė Pentagoni, nuk e njeh numrin e saktė tė tyre. Nė disa raste kanė qenė vetė vendet e huaja qė i kanė mbajtur sekret bazat e tyre amerikane pėr tė shmangur ēdo incident me Amerikėn, ndėrsa nė raste tė tjera ka ulur rėndėsinė e ndėrtimit tė impianteve tė caktuara pėr tė administruar burimet energjetike, apo si nė rastin e Irakut, qė ka ruajtur njė rrjet bazash pėr tė mbajtur hemogjeninė nė vend, cilado qoftė qeveria e ardhshme irakiane. Uashingtoni nuk dėshiron qė tė japė informacion pėr bazat qė pėrdor pėr tė kapur komunikimet globale, por njėkohėsisht ai kėrkon tė mos japė asnjė informacion edhe pėr depozitat e armatimeve nukleare. Siē tregon William Arkin, eksperti i ēėshtjeve ushtarake: "Shtetet e Bashkuara kanė gėnjyer shumė nga aleatėt e tyre mė tė ngushtė, pėrfshi kėtu edhe NATO-n, mbi projektet e tyre nukleare. Dhjetėra e mijėra armė nukleare, dhjetėra baza, dhjetėra anije dhe nėndetėse, jetojnė nė njė botė sekrete pa asnjė motiv tė arsyeshėm taktik". Pėr tė marrė vetėm njė shembull tė thjeshtė nė Jordani, Uashingtoni ka dislokuar 5 mijė ushtarė nė baza tė ndryshme pėrgjatė kufirit me Irakun dhe Sirinė. Madje Jordania ka bashkėpunuar edhe pėr tė marrė nė "pyetje" tė burgosurit e kapur nga CIA. Por, pavarėsisht kėsaj, vazhdon tė mbėshtesė se nuk ka asnjė marrėveshje tė veēantė me Shtetet e Bashkuara dhe se nė territorin e saj nuk ka asnjė bazė dhe asnjė tip prezence ushtarake amerikane. Vendi ėshtė formalisht sovran, por nė realitet ėshtė njė "satelit" i SHBA-sė qė prej dhjetė vjetėsh. Nė tė njėjtėn mėnyrė, para se tė tėrhiqej nga Arabia Saudite nė vitin 2003, Uashingtoni e ka mohuar gjithmonė se nė Jadah ndodheshin bombarduesit e saj tė mėdhenj "B-52", sepse kėshtu donte qeveria e Riyadh. Deri kur burokratėt ushtarakė do tė vazhdojnė tė ndjekin "kulturėn" e sekretit pėr t‘u mbrojtur, askush nuk ka pėr t‘i mėsuar numrin e bazave ushtarake amerikane dhe mė pak nga tė gjithė politikanėt tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike. Nė vitin 2005 ka pasur shumė variacione pėr shpjegimin ushtarak si nė vend, ashtu edhe jashtė tij. Shkak pėr kėtė ka qenė njė seri ndryshimesh strategjike, tė nevojshme pėr tė ruajtur dominimin global dhe pėr tė mbyllur bazat e shumta nė vend. Nė tė vėrtetė, shumė nga kėto ndryshime varen nga qėllimi i administratės sė Bush-it pėr tė ndėshkuar vendet qė nuk kanė mbėshtetur ndėrhyrjen nė Irak dhe pėr tė vlerėsuar kush i ka mbėshtetur. Kėshtu, bazat nė Shtetet e Bashkuara janė zhvendosur nė jug. Nė shtetet jugore, nėnvizon e pėrditshmja "The cristian science monitor", ka mė shumė sintoni me traditat ushtarake nė krahasim me verilindjen, perėndimin dhe brigjet e Paqėsorit. Kėshtu, sipas njė sipėrmarrėsi nė Karolinėn e Veriut, i kėnaqur me klientėt e tij tė rinj: "Ushtarėt shkojnė atje ku kanė mė shumė mbėshtetje". Faktikisht transferimi varet nga vendimi i Pentagonit pėr tė futur brenda 2007-ės ose 2008-ės dy divizione, i pari nga Gjermania dhe njė brigadė prej 3500 njerėzish nga divizioni i dytė i kėmbėsorisė nga Koreja e Jugut. Sot, pėr shkak tė luftės nė Irak, pjesa mė e madhe e forcave ushtarake ėshtė e pėrqendruar jashtė vendit, impiantet nė vend nuk janė gati pėr t‘i pritur dhe nuk janė caktuar fonde tė nevojshme me kėtė qėllim. Megjithatė, herėt ose vonė mė shumė se 70 mijė ushtarė dhe njėqindmijė familjarėt e tyre duhet tė gjejnė shtėpi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Ndėrkaq, programi i mbylljes sė bazave nė vitin 2005 nė realitet ishte vetėm njė program konsolidimi dhe zgjerimi me njė fluks tė madh investimesh dhe "furnizimesh" tė drejtuara drejt pak zonave kyēe. Nė tė njėjtėn kohė ajo qė dukej si reduktim i prezencės sė perandorisė jashtė vendit ėshtė njė rritje eksponenciale e njė lloji tė ri bazash, tė vendosura nė zonat ku deri mė sot nuk ka pasur prezencė ushtarake amerikane. Pas rėnies sė Bashkimit Sovjetik, nė vitin 1991 ishte e qartė se pėrqendrimi i lartė i forcave ushtarake amerikane nė Gjermani, Itali, Japoni dhe Korenė e Jugut, nuk ishte mė i domosdoshėm pėr tė pėrballuar kėrcėnimet e shumta: nuk do tė kishte mė lufta me BRSS-nė dhe vende tė tjera tė asaj zone. Administrata e Bushit duhet tė fillonte tė ēarmatoste ose tė zhvendoste forcat ushtarake tė tepėrta. Mė vonė, Bill Clinton mbylli baza tė ndryshme nė Gjermani nė zonėn e Fuldės, qė dikur mendohej se ishte rruga mė e mundshme pėr pushtimin sovjetik tė Evropės. Megjithatė, nė ato vite qeveria nuk bėri asgjė konkrete pėr tė planifikuar njė ripozicionim strategjik tė ushtarėve amerikanė jashtė vendit. Nė fund tė viteve ‘90 konservatorėt e rinj hodhėn nė "jetė" teori madhėshtore pėr tė promovuar hapur imperializmin e "superfuqisė unike". Vendosja e demokracisė nė vende tė tjera me ndihmėn e armėve dhe gatishmėria pėr tė penguar ngritjen e ēdo vendi ose blloqe vendesh "thuajse tė barabartė", ishte nė gjendje tė sfidonte supermacinė ushtarake amerikane. Ndėrkaq ishte parashikuar edhe njė program pėr ta shndėrruar ushtrinė nė njė forcė ushtarake mė tė lehtė, tė mprehtė dhe me teknologji tė lartė. Ndėrkaq, pėr kėto ndryshime nė fushėn e mbrojtjes ishte folur gjatė fushatės elektorale tė vitit 2000, pastaj ndodhėn atentatet e 11 shtatorit dhe luftėrat nė Irak dhe Afganistan nė gusht tė vitit 2002. Kėshtu, synohej nė njė luftė tė shpejtė pėr ta bėrė Irakun pjesė tė kėsaj perandorie tė madhe. Nė kėtė periudhė funksionarėt civilė tė Pentagonit tregoheshin mė tepėr se tė sigurt pėr rezultatet e shkėlqyera tė ushtrisė amerikane nė fushatėn e vitit 2001 kundėr talebanėve dhe Al Qada-s. Nė gusht tė vitit 2002, nė atė kohė ministėr i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld tregoi "strategjinė mbrojtėse 1-4-2-1" qė lejonte tė zhvillonte dy luftėra njėkohėsisht, nė Lindjen e Mesme dhe nė verilindjen e Azisė. Zyrtarėt e Pentagonit po pėrgatiteshin qė tė ēonin nė kėto zona ushtarė tė zotė, nė mėnyrė qė tė sillnin nė shtėpi njė "fitore tė sigurt".

*************************************************8

Nė pranverėn e vitit 2003, ndėrhyrja ushtarake, nė dukje e thjeshtė dhe sigurisht fituese kundėr forcave tė Sadam Hussein-it, konfirmoi edhe njėherė shumė frikė. Ushtria dukej nė gjendje qė tė ēonte deri nė fund ēdo lloj detyre qė i ishte besuar. Ndėrkaq, rėnia e regjimit batist nė Bagdad inkurajoi ministrin e Mbrojtjes, Rumsfeld, tė penalizojė vendet qė ishin treguar shumė pak entuziaste ndaj njėanshmėrisė sė Uashingtonit (Gjermania, Arabia Saudite, Koreja e Jugut dhe Turqia) dhe tė vlerėsojė ato vende qė kishin mbėshtetur ndėrhyrjen nė Irak, mes tė cilėve aleatėt historikė si Japonia, Italia, por edhe vende ish-komuniste si Polonia, Rumania, Bullgaria. Lindi kėshtu programi i Ministrisė sė Mbrojtjes pėr prezencėn globale tė integruar dhe strategjinė e bazave, e njohur zyrtarisht si "Global Posture rewiev". Pėr herė tė parė, Bush e pėrmendi kėtė program nė 21 nėntor tė vitit 2003 dhe mė pas nė zgjedhjet presidenciale tė vitit 2004. Kėshtu, ndėrsa pranonte se duhej reduktuar prezenca ushtarake amerikane nė Evropė dhe nė Azi, me rreth 70 mijė efektiva, Presidenti tregonte gjithashtu se pėr ta bėrė kėtė do tė duheshin dhjetė vjet. Pastaj kalonte nė njė sėrė premtimesh qė tingėllonin mė shumė si njė rekrutim, se sa si njė deklaratė strategjike: "Nė dhjetė vitet e ardhshme do tė kemi njė ushtri mė tė shkathėt dhe fleksibėl, nė mėnyrė qė njė pėrqindje mė e madhe e ushtarėve tanė t‘i kenė bazat e tyre nė vend. Do tė spostojmė njė pjesė tė trupave dhe impianteve nė zona tė reja, nė mėnyrė qė tė mund tė reagojmė shpejt pėr tė pėrballuar ēdo lloj rreziku. Kjo do tė kontribuojė gjithashtu pėr tė ulur stresin e ushtarėve tanė dhe tė familjeve tė tyre. Efektivat do tė kalojnė mė shumė kohė nė vend dhe do tė pėrballen me mė pak gjėra tė paparashikuara dhe transferime gjatė gjithė karrierės sė tyre. Gratė dhe bashkėshortėt e ushtarėve tanė nuk do tė ndryshojnė punė vazhdimisht dhe do tė kenė mė shumė kohė pėr t‘ju kushtuar fėmijėve dhe pėr tė qėndruar nė shtėpi me familjet". Nė 23 shtator 2004 ministri Rumsfeld tregonte detajet e para tė projektit tė komisionit tė senatit pėr forcat e armatosura. Me emfazėn e tij tė ekzagjeruar, ai pėrshkruante planin si "ristrukturimi mė i madh global i forcave tė armatosura amerikane qė nga vitit 1945". Mė pas, duke cituar fjalėt e atėhershme tė zėvendėssekretarit Douglas Faith, do tė thoshim: "Gjatė Luftės sė Ftohtė e dinim se nga na vinin rreziqet dhe mund t‘i ēonim trupat tona nė ato zona, ndėrsa sot duhet tė veprojmė nė mėnyrė ndryshe. Duhet tė jemi nė gjendje tė zhvillojmė ēdo lloj operacioni ushtarak, nga ndėrhyrjet e armatosura e deri tek ato pėr ruajtjen e paqes, nė ēdo cep tė botės dhe me shpejtėsi marramendėse". Vėrtet qė duket njė arsyetim i mirė, por strategėt e Rumsfeld kishin "harruar" disa "detaje" shumė tė vogla. Pėr t‘u "shtrirė" nė zona tė reja, ministritė e Punėve tė Jashtme dhe tė Mbrojtjes duhet tė negociojnė me vendet e huaja njė marrėveshje specifike, tė ashtuquajturin "Status of forces agreement" (SOFA). Por jo vetėm kaq. Duhet tė siglojnė shumė protokolle, si e drejta e aksesit pėr aeroplanėt dhe helikopterėt dhe anijet nė ujėrat territoriale dhe hapėsirat qiellore tė huaja. Duhet tė marrin edhe lejen e tė ashtuquajturit "Article 98", bazuar nė nenin 98 tė statutit tė Romės. Marrėveshje tė tjera ndėrkombėtare tė domosdoshme janė ato tė bashkėpunimit nė sektorin ushtarak mes Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe NATO-s, qė i pėrkasin furnizimit me karburant dhe municione pėr avionėt, kontrata qiraje, e shumė marrėveshje me pikėpamje ekonomike dhe politike. Kur Shtetet e Bashkuara nuk janė prezente nė vendet e huaja si pushtues apo paqeruajtės- siē ndodhi nė Gjermani, Japoni dhe Itali pas Luftės sė Dytė Botėrore edhe nė Korenė e Jugut pas armėpushimit tė luftės sė Koresė nė vitin 1953 -ėshtė shumė herė mė e vėshtirė qė tė arrijnė tė "marrin" ato marrėveshje qė e lejojnė Pentagonin tė bėjė ē‘tė dojė, duke i lenė vendit qw e ka "ftuar" barrėn pėr tė paguar llogaritė . Pėr aq kohė sa nuk do tė bazohet te pushtimi, struktura e bazave tė perandorisė amerikane do tė pėrfundojė pėr t‘u dukur shumė e brishtė.


marre nga Shqip