Me beri me te vertet pershtypje, biles me mallangjeu naivisht, fakti se mbas nja 50 vjetesh kompanite filmprodhuese hollivudiane iu kthyen perseri manise se tyre me lashtesine greke. Me thene te drejten me shume me beri pershtypje sesi keta prodhuesit pasanike te filmave nuk nguruan te paguajne shuma te medha per te prodhuar tre filma qe nga tematika e tyre do vinin pernjeheresh ne konkurence me njeri tjetrin ne nje periudhe kaq te vogel kohore. Fjala behet per tre filmat "Troja", "Alksandri" dhe i treti, qe pritet te dale, i cili flet per luften e Thermopileve. Dy filmat e pare, "Troy" dhe "Alexander", degjova se ishin "zhgenjim" per arkat e Hollivudit por megjithate dashuria ime per lashtesine me shtyu t'i shikoje. E verteta eshte se duhet te pres te dali dhe i treti qe te nxjerr konkluzionet e mija, por nuk dua te me marri ndonje forums "fjalen nga goja". Keshtu si perhere, "me nxitim", nuk do nguroj edhe sot ti shkruaj konkluzionet e mija. Fillimisht do doja t'ju konsideroje edhe ju t'i shikoni filmat duke pasur gjithnje parasysh se "Troy" dhe Iliada e Homerit nuk kane asnje lidhje por meqenese flasim per mitologjine greke, c'rendesi mund te ket "saktesia" e ngjarjeve. Saper "Alexander", po jam ndakort pervec frazes "do civilizojme barbaret" (qe nuk behet fjale te jet thene ndonjehere nga Aleksandri i Madh nese marrim parasysh respektin e madh qe ruante perandori maqedon per civilizimin pers) dhe disa mangesive te vogla ose citime te teperta filmi pasqyronte me harmoni te rralle ngjarjet historike te asaj kohe. Sigurisht nuk duhet te harrojme se ajo kohe ka ngleur ne shkrimtarine historike si "lashtesi", pra eshte dicka e tejkaluar e cila mire a keq duhet te rije atje- ne thellesine e viteve dhe prapambetjes. Saper filmin e trete ku do lozi edhe vet Di Caprio, mund t'ju them se tematika qe pasqyron eshte lufta e Thermopileve ku Spartiatet e Leonides do humbin nga Perset. Qe mos zgjatem me reklamim te shkrimit tim ju them edhe temen e ketij shkrimi (pasi ju sqarova tematiken e filmave) : eshte rastesi fakti qe brenda dy viteve zabtojne kinemate boterore tre filma me tematike, lashtesine greke ose me mire kohes te cilen shume historiane e quajne si zanafille e qytetrimit europian dhe atij perendimor.
konkluzionet :
Filmi i pare, "Troy", pasqyron tendencen e Heleneve Mikinej te pushtojne konkuruesit e tyre lindor, me qender Trojen. E verteta eshte se ne film Menelau na ishte nje burre i mire e cili e priti me te gjitha te mirat Parin, dhe ky i fundit guxoi dhe i morri edhe gruan. Pra Helenet sigurisht duhet te merrnin mbrapsht nderin e tyre dhe te ndeshkonin shkelesin Par si dhe te gjithe "bashkepunetoret" e tij (e gjithe Troja). Fakt eshte gjithashtu se Iliaden, Odiseian dhe nje ser te tjerash mitologjishe i perdoren ne menyre te shkelqyer qeveritaret dhe tiranet e Athines se Lashte nga Pisistrati e deri tek Perikliu kur donin te justifikonin luftrat e tyre me mbreterite lindore (ne lindje te Egjeut) ose kur donin te mbillnin koloni ne keto treva, per ti dhene kurajo Athinasve dhe Heleneve te tjere. Pra, pse jo edhe sot? Keshtu SHBA qe njehere e nje kohe iu soll mire Irakut ndjehu nje shuplake te mire kur Sadami (Pari) mori Helenen ("armet kimike"). Pavarsisht se dhe vet Homeri kishte thene se Helenen e perdoren Mikinejte si pretekst, ngase shkaku i luftes ishte strategjik dhe ekonomik, kjo nuk pengoi rrjedhojen e ngjarjeve si dhe ruajtjen e emrit "Helena e Trojes" deri me sot - sic duket se do rruhen termat "terrorizem", "arme biologjike irakiane" per shume vjet akoma. Pyetja eshte po Hakili c'rol luante ne film ? Hakili duket se simbolizonte Bushin - sic thehu Hakili tempullin e Posidonit dhe hyri me koken e vet ne Troje keshtu edhe Bushi hyri me koken e vet (pa pyetur njeri) ne Irak dhe bombardoi xhamite e Bagdatit. Saper nenen e Hakilit ? Duket se filmi nuk la pa gjetur edhe baba Bushin e pare, i cili si nena e Hakilit jep keshilla te vlefshme.
Saper filmin e dyte, "Alexander", aty duket thelbi i gjendjes. Duket se Troja (Bagdati) nuk ishte asgje para vet perandorise perse (sot Iran). Nga andej vjen rreziku i vertet. Me frazen "te civilizojme barbaret, qe bejne seks neper rruge", duket se Aleksandri donte te inkurajonte ushtaret e tij per kete lufte "te drejte". Pra lufta kundra "barbareve" te djeshem dhe "terroristeve" te sotem duket se eshte nje lufte morale dhe e drejte te cilen e trasheguam nga frymezuesit e qytetrimit "tone perendimor", Helenet. Pra eshte nje lufte qe ne menyre te drejte e benin baballaret tane te qytetruar dhe duhet ta vazhdojme ta bejme edhe ne- pavarsisht se keta te civilizuarit antibarbare, Helenet ("baballaret tane civilizues"), thuhet se e cveshen Persine nga cdo bukuri te saj kulturore dhe i veshen "ngjyra helene" me nje reforme te "imeperializmit kulturor" (duket se Amerikanet me thirrjet e tyre nuk jane prototipe, por kopjace te mire te metodave te lashta).
Filmi i trete, qe pritet te dale, nga vet tematika duket se do jete kulmi. Mendimi im qe ne fillimi ishte se keta tre filma duhet te perbenin nje "trilogy", por sic duket prodhuesit e Hollivudit e dine me mire si i shesin prodhimet e tyre. Nejse, si ne shume filma amerikane qe ushqejne friken edhe sensacionin edhe ne kete trilogy pershkruhen ngjarjet dhe sigurisht "rreziku i madh" nese ngjarjet nuk ridhnin ne menyren e natyrshme. Pra pershkruhet me pak fjale katastrofa qe do ndodhte nese nuk parandalonim disa rreziqe. Keshtu lufta e Thermopileve ka ngelur ne historine e lashte si lufta ku u vrane Leonidha me 300 ushtaret e tij, pra u vrane te gjithe dhe kjo vetvetiu vecse katastrofe mund te quhet. Pra edhe sot rreziku eshte i madh prandaj SHBA pushtoi Irakun dhe duhet te vazhdoje me Iranin (si njehere e nje kohe Aleksandri i Madh) se perndryshe do perfundojme si Leonida dhe ushtaret e tij- sigurisht tek ngjarja e Leonides ekziston edhe Efialti, tradhetari. Nuk e kam zbuluar ende nese tradhetari simbolizon ndonje shtet europian apo Demokratet.
Sidoqofte mitologjia u kthye perseri, si ne lashtesi, ne rolin e saj- te formoje besime dhe ide- ajo qe ndryshon eshte skena, nga amfiteatret helene ne skenat hollivudiane.
Krijoni Kontakt