Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Hollivudi dhe mitologia greke, dashuri qellimore :

    Me beri me te vertet pershtypje, biles me mallangjeu naivisht, fakti se mbas nja 50 vjetesh kompanite filmprodhuese hollivudiane iu kthyen perseri manise se tyre me lashtesine greke. Me thene te drejten me shume me beri pershtypje sesi keta prodhuesit pasanike te filmave nuk nguruan te paguajne shuma te medha per te prodhuar tre filma qe nga tematika e tyre do vinin pernjeheresh ne konkurence me njeri tjetrin ne nje periudhe kaq te vogel kohore. Fjala behet per tre filmat "Troja", "Alksandri" dhe i treti, qe pritet te dale, i cili flet per luften e Thermopileve. Dy filmat e pare, "Troy" dhe "Alexander", degjova se ishin "zhgenjim" per arkat e Hollivudit por megjithate dashuria ime per lashtesine me shtyu t'i shikoje. E verteta eshte se duhet te pres te dali dhe i treti qe te nxjerr konkluzionet e mija, por nuk dua te me marri ndonje forums "fjalen nga goja". Keshtu si perhere, "me nxitim", nuk do nguroj edhe sot ti shkruaj konkluzionet e mija. Fillimisht do doja t'ju konsideroje edhe ju t'i shikoni filmat duke pasur gjithnje parasysh se "Troy" dhe Iliada e Homerit nuk kane asnje lidhje por meqenese flasim per mitologjine greke, c'rendesi mund te ket "saktesia" e ngjarjeve. Saper "Alexander", po jam ndakort pervec frazes "do civilizojme barbaret" (qe nuk behet fjale te jet thene ndonjehere nga Aleksandri i Madh nese marrim parasysh respektin e madh qe ruante perandori maqedon per civilizimin pers) dhe disa mangesive te vogla ose citime te teperta filmi pasqyronte me harmoni te rralle ngjarjet historike te asaj kohe. Sigurisht nuk duhet te harrojme se ajo kohe ka ngleur ne shkrimtarine historike si "lashtesi", pra eshte dicka e tejkaluar e cila mire a keq duhet te rije atje- ne thellesine e viteve dhe prapambetjes. Saper filmin e trete ku do lozi edhe vet Di Caprio, mund t'ju them se tematika qe pasqyron eshte lufta e Thermopileve ku Spartiatet e Leonides do humbin nga Perset. Qe mos zgjatem me reklamim te shkrimit tim ju them edhe temen e ketij shkrimi (pasi ju sqarova tematiken e filmave) : eshte rastesi fakti qe brenda dy viteve zabtojne kinemate boterore tre filma me tematike, lashtesine greke ose me mire kohes te cilen shume historiane e quajne si zanafille e qytetrimit europian dhe atij perendimor.

    konkluzionet :
    Filmi i pare, "Troy", pasqyron tendencen e Heleneve Mikinej te pushtojne konkuruesit e tyre lindor, me qender Trojen. E verteta eshte se ne film Menelau na ishte nje burre i mire e cili e priti me te gjitha te mirat Parin, dhe ky i fundit guxoi dhe i morri edhe gruan. Pra Helenet sigurisht duhet te merrnin mbrapsht nderin e tyre dhe te ndeshkonin shkelesin Par si dhe te gjithe "bashkepunetoret" e tij (e gjithe Troja). Fakt eshte gjithashtu se Iliaden, Odiseian dhe nje ser te tjerash mitologjishe i perdoren ne menyre te shkelqyer qeveritaret dhe tiranet e Athines se Lashte nga Pisistrati e deri tek Perikliu kur donin te justifikonin luftrat e tyre me mbreterite lindore (ne lindje te Egjeut) ose kur donin te mbillnin koloni ne keto treva, per ti dhene kurajo Athinasve dhe Heleneve te tjere. Pra, pse jo edhe sot? Keshtu SHBA qe njehere e nje kohe iu soll mire Irakut ndjehu nje shuplake te mire kur Sadami (Pari) mori Helenen ("armet kimike"). Pavarsisht se dhe vet Homeri kishte thene se Helenen e perdoren Mikinejte si pretekst, ngase shkaku i luftes ishte strategjik dhe ekonomik, kjo nuk pengoi rrjedhojen e ngjarjeve si dhe ruajtjen e emrit "Helena e Trojes" deri me sot - sic duket se do rruhen termat "terrorizem", "arme biologjike irakiane" per shume vjet akoma. Pyetja eshte po Hakili c'rol luante ne film ? Hakili duket se simbolizonte Bushin - sic thehu Hakili tempullin e Posidonit dhe hyri me koken e vet ne Troje keshtu edhe Bushi hyri me koken e vet (pa pyetur njeri) ne Irak dhe bombardoi xhamite e Bagdatit. Saper nenen e Hakilit ? Duket se filmi nuk la pa gjetur edhe baba Bushin e pare, i cili si nena e Hakilit jep keshilla te vlefshme.
    Saper filmin e dyte, "Alexander", aty duket thelbi i gjendjes. Duket se Troja (Bagdati) nuk ishte asgje para vet perandorise perse (sot Iran). Nga andej vjen rreziku i vertet. Me frazen "te civilizojme barbaret, qe bejne seks neper rruge", duket se Aleksandri donte te inkurajonte ushtaret e tij per kete lufte "te drejte". Pra lufta kundra "barbareve" te djeshem dhe "terroristeve" te sotem duket se eshte nje lufte morale dhe e drejte te cilen e trasheguam nga frymezuesit e qytetrimit "tone perendimor", Helenet. Pra eshte nje lufte qe ne menyre te drejte e benin baballaret tane te qytetruar dhe duhet ta vazhdojme ta bejme edhe ne- pavarsisht se keta te civilizuarit antibarbare, Helenet ("baballaret tane civilizues"), thuhet se e cveshen Persine nga cdo bukuri te saj kulturore dhe i veshen "ngjyra helene" me nje reforme te "imeperializmit kulturor" (duket se Amerikanet me thirrjet e tyre nuk jane prototipe, por kopjace te mire te metodave te lashta).
    Filmi i trete, qe pritet te dale, nga vet tematika duket se do jete kulmi. Mendimi im qe ne fillimi ishte se keta tre filma duhet te perbenin nje "trilogy", por sic duket prodhuesit e Hollivudit e dine me mire si i shesin prodhimet e tyre. Nejse, si ne shume filma amerikane qe ushqejne friken edhe sensacionin edhe ne kete trilogy pershkruhen ngjarjet dhe sigurisht "rreziku i madh" nese ngjarjet nuk ridhnin ne menyren e natyrshme. Pra pershkruhet me pak fjale katastrofa qe do ndodhte nese nuk parandalonim disa rreziqe. Keshtu lufta e Thermopileve ka ngelur ne historine e lashte si lufta ku u vrane Leonidha me 300 ushtaret e tij, pra u vrane te gjithe dhe kjo vetvetiu vecse katastrofe mund te quhet. Pra edhe sot rreziku eshte i madh prandaj SHBA pushtoi Irakun dhe duhet te vazhdoje me Iranin (si njehere e nje kohe Aleksandri i Madh) se perndryshe do perfundojme si Leonida dhe ushtaret e tij- sigurisht tek ngjarja e Leonides ekziston edhe Efialti, tradhetari. Nuk e kam zbuluar ende nese tradhetari simbolizon ndonje shtet europian apo Demokratet.

    Sidoqofte mitologjia u kthye perseri, si ne lashtesi, ne rolin e saj- te formoje besime dhe ide- ajo qe ndryshon eshte skena, nga amfiteatret helene ne skenat hollivudiane.

  2. #2

    Filmat e huaj historik (mitologjik) !

    Per kedo qe eshte i interesuar ti rishikoje dhe njehere keta filma , ketu fus te gjithe filmat mitologjik me herkula dhe macista , gjithashtu ulisse ,beteja e maratones, lufta e trojes , legjenda e Eneas , arriten titanet , gjigandi i Rodit si dhe te gjitha filmat me gladiatore , filmin odisea me te madhin Bekim Fehmiu dhe Irini Papa etj , thjesht te bej kerkesen dhe une do postoje po ketu linqet qe ti shkarkoje !
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Une e kerkova dje ne e-Mule Odiseun por ende nuk po ia arrije ta shkarkoje...
    Si ta shkarkoje kete film ?

  4. #4
    Ne fakt aty e keni me dy seri 1.74 GB pjesa e pare dhe 1.56 GB pjesa e dyte dhe mer kohe sidomos me eMule, po pritet e bej una upload dhe ti nxjer linqet ketu pas disa ditesh !(ketu flasim per Odisen ku ka luajtur Bekim Fehmiu , pasi ky film eshte xhiruar disa here dhe me aktore te ndryshem )
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    apollon 23, ju falemnderit shumė....
    po pres edhe ca dite....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Filmi me fantastik qe ka dale keto 7 vjetet e fundit..........
    Si nga regjizura, ashtu edhe nga fotografia, kostumet dhe efektet.......Muzika e perkryer.(te kujton vagnerin)...gjithashtu edhe mesazhi filozofik, mbronte vlerat me te larta njerezore.....

    Kurse skena me subversive ndaj vlerave te sotme ishte "hedhja ne pus e ambasadorit persian,me shkelm nga leonidha"...."THIS IS SPARTA"....
    Kete skene e shikoj me dhjetra here dhe nuk ngopem....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akili-A : 15-03-2007 mė 12:19
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga Akili-A
    Filmi me fantastik qe ka dale keto 7 vjetet e fundit..........
    Si nga regjizura, ashtu edhe nga fotografia, kostumet dhe efektet.......Muzika e perkryer.(te kujton vagnerin)...gjithashtu edhe mesazhi filozofik, mbronte vlerat me te larta njerezore.....

    Kurse skena me subversive ndaj vlerave te sotme ishte "hedhja ne pus e ambasadorit persian,me shkelm nga leonidha"...."THIS IS SPARTA"....
    Kete skene e shikoj me dhjetra here dhe nuk ngopem....
    E pash filmin dhe mendoj ta shikoj edhe nja-dy here akoma kur te kem kohe. Me te vertete nje film epik. Kisha lexuar edhe librin (comic) por filmi ka qene tej mase i bukur.

    Nje gje qe me beri pershtypje kane qene detajet historike e filmit (sepse ne filma te tjera nuk i respektojne fare). Ishte sikur te lexoja Plutarkun...

  8. #8
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    edhe mua me pelqeu shume ky filmi. vecanerisht gjithe skenat me mbretereshen. e mbaj mend qe nga Gossip si aktore, me duket se eshte kjo. ca femra sa rriten aq zbukurohen.
    tani seriozisht, filmi mund te ishte i bukur (gje subjektive, mua mu duk so-so) por ne asnje menyre s'eshte film historik. nqs nuk e shohim historine me nje sy mbyllur domethene.

    nga Athens voice:
    ...kur fshataret, frymezuar nga Leonidha, me traktoret bllokuan Tebi-n ne mes, u leshuan te gjithe duke i kercenuar se sharjet do nxinin diellin. dhe ata, si pasardhes te vertete. thane: "atehere do ta pime frapene ne hije" ... hahahaahah
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  9. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Nje miku im qe ben reviews-at e filmave per gazeten lokale, me tha se eshte film per youth dhe se nga 5 piket e mundshme, i jepte 2.5, prandaj s'kam shku akoma.
    Ka shkuar ndonje femer me e pa, te na thote pershtypjet ?!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #10
    Perjashtuar Maska e riu
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    film per kalamaj, gjithe regjistrime amatore ne studio, pa atmosfere, pompozitet bosh, llafologji, fotografi e sterprocesume pa asnji natyralitet, muzike fallco. me mire shko me noi birrari sa te pagush per kete - edhe koncerti i britney spears rrezik esh me interesant

    vetem ajo teta qe ia vlente dmth sic tha dhe klausi se "filmi" qe bloze

  11. #11
    Perjashtuar Maska e riu
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    boh tani jam i nevrikos qe humba kot 2 ore nga jeta ime per nji film new age, ose me fjal tjeter: gay

  12. #12
    Citim Postuar mė parė nga Kreksi
    Une e kerkova dje ne e-Mule Odiseun por ende nuk po ia arrije ta shkarkoje...
    Si ta shkarkoje kete film ?

    Pjesa e pare

    It's very simple to qualify that movie: "A PURE MASTERPIECE". This opinion is formulated for the following reasons: the performance of the actors, they seem to be citizens of that epoch, 1100 B.C. They personalize perfectly the characters. A second reason is that the poetry expressed by Homere in his poem is well given by the production. Among others the narrations made by the chorus give a particular atmosphere that makes us party of the artistic rendition. Third reason: the reconstitution of the decor is absolutely perfect, in Mediterranean regions, where the action of the poem occurred. And most of all, the emotion is on the rendezvous. I repeat my appreciation: "A PURE MASTERPIECE".



    Bekim Fehmiu ... Ulysses/Odysseus
    Irene Papas ... Penelope
    Michčle Breton ... Athena
    Fausto Tozzi ... Menelaus
    Renaud Verley ... Telemachus
    Marina Berti ... Arete
    Samson Burke ... Polyphemus
    Roy Purcell ... Alcinous
    Stefanella Giovannini ... Cassandra
    Karl-Otto Alberty ... Eurymachus
    Maurizio Tocchi ... Leocritus

    Barbara Bach ... Nausicaa (as Barbara Gregorini)
    Vladimir Leib ... Aeolus etj

    http://www.megaupload.com/?d=PSPKLKS4
    http://www.megaupload.com/?d=XBIZG6PW
    http://www.megaupload.com/?d=51HXMK96
    http://www.megaupload.com/?d=1WGF27N0
    http://www.megaupload.com/?d=MNB2D6V9
    http://www.megaupload.com/?d=VIPMFBI2

    Filmi eshte ne italisht , shikim te mbare !
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  13. #13
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Immortel, prodhim francez eshte nje film shume interesant qe ja u rekomandoj, flet per rrikthimin e Horusit ne toke per te lene pas nje pasardhes. Eshte bazuar ne nje novele me duket. Kolona zanore gjithashtu eshte mjaft e goditur. Eshte e veshtire per tu gjetur, por gjithsesi do thoja film interesant shume.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Nje miku im qe ben reviews-at e filmave per gazeten lokale, me tha se eshte film per youth dhe se nga 5 piket e mundshme, i jepte 2.5, prandaj s'kam shku akoma.
    C'per "youth" zezaaaaaaa ! Ai dhe per "child" nuk eshte...

    Sa shume i paska dhene ai miku yt ! Jo 2.5, po dhe 0.5 i ka shuuuume !

  15. #15
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Nuk kam miq gjirokastritė unė ...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  16. #16

  17. #17
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Nje gje qe me beri pershtypje kane qene detajet historike e filmit (sepse ne filma te tjera nuk i respektojne fare). Ishte sikur te lexoja Plutarkun...
    Ca "detaje" historike i kishin lene jashte fare tek ky film. Spartanet nuk luftonin pothuajse "nudo" (mgjth cfare nuditeti lol, jo "six pack" por "eight pack" kishin ata ) perkundrazi, kishin armatim te rende dhe perset e kishin te lehte, plus qe perset s'ishin lugeter si i kishin bere ne film lol.

    Megjthate, eshte bazuar ne liber komik keshtu qe u shprehen qe nuk ishte dokumentar por krijim "fantazie". Pastaj kush kerkon te mesoje apo te shikoje historine ne Hollywood, s'eshte ne metro.

    "Troja" si nga ana kinematografike, si nga ana historike, ishte ... e vetmja skene "besnike" e vepres origjinale ishte lutja e Priamit qe i beri Akilit per trupin e Hektorit. Ajo ishte pothuajse germe per germe. Te tjerat ... Akili kishte vajtur me te shumtit kur u fut kali ne Troje, e te tjera budalleqe (se harrova, budalleku me i madh kinematografik qe Pitt ne rolin e Akilit, dhe personazhet aq te shemtuar Agamemnon, Menelao.)

    "Aleksandri" tjeter thagme ... ndaj Oliver Stone i piu lengun nga ana financiare.

    "Odisea" me Bekim Fehmiun per mua eshte realizim i shkelqyer.

    PS: S'e kam pare "Immortel" qe permend Genesis. Nqs me te vertete ia vlen te shikohet duhet germuar lol.

  18. #18
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar mė parė nga Akili-A
    Filmi me fantastik qe ka dale keto 7 vjetet e fundit..........
    Si nga regjizura, ashtu edhe nga fotografia, kostumet dhe efektet.......Muzika e perkryer.(te kujton vagnerin)...gjithashtu edhe mesazhi filozofik, mbronte vlerat me te larta njerezore.....

    Kurse skena me subversive ndaj vlerave te sotme ishte "hedhja ne pus e ambasadorit persian,me shkelm nga leonidha"...."THIS IS SPARTA"....
    Kete skene e shikoj me dhjetra here dhe nuk ngopem....
    Kur e kam pare ne kinema para dy javesh o zot kam qare

    Realizimi ishte i perkryer, si dhe muzika ne lidhje me ngjarjet ishte shum e gjetur.. Skena perfekte, hedhja e ambasadorit te persise, vrasja e dpd e ujkut kur ishte ne ushtri.. Vrasja e atij tradhtarit (sia mbaj mend emrin) nga gruaja me ngjethi mishin te them te drejten.. e shum e shum te tjera.. Shum shum perfekte ne detaje... Besoj do jet filmi me i vleresuar per kete vit..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zemrushja : 31-03-2007 mė 17:42
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Tema tė Ngjashme

  1. Izraeli
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  2. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  3. Filmat Qe kane bere Historine e Kinemase
    Nga autori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 15:17
  4. Zhvillimi historik i diftongjeve tė shqipes
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 00:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •