Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Teuta (Ahmeti) Kamberi

    Krijimet me poshte jane shkeputur nga libri “Prekjet e Nirvanas”. Nje tjeter liber i kesaj autoreje eshte “Ngricat e veres”.

    Klithma e stines se keputur

    Sa klithi ajo pulebardhe!
    Krahet perplasi vrullshem
    pastaj ngadale
    fare ngadale
    pa fryme mbeti mbi tallaz!

    Ish perendim kuqalan
    dite e nje stine te keputur…
    Re te varura
    e shkembinj te zymte vinin verdalle.

    Ngjethshem klithi ajo pulebardhe
    deri ne fund aq e bukur
    deri ne fund aq e bardhe

    Ish dite nga nje stine e keputur…


    Nirvana

    Rreke e ēmendur
    derdhur lekures e frazes memece
    frymon kraharorin tim
    marrosur kraharorit tend
    Atehere
    kur lendet shkrijne lenden ne nje
    shperbere tingullit te lene
    dritheruar
    pellembes qe shtrenguar ka pellembe
    Atehere
    Lakuar mbi harkun e marre
    harruar mbi shtresa flakesh
    qe ribejne gjithegjene
    e segmentin kohor zgjasin
    ne nje udhez pafund
    atehere
    lindi ajo
    nderthurur prej mishi e qielli

    Ishte foshnje
    dikush tha ish Ajo
    quhej Nirvane


    Sikur

    Nese je ulur ndonjehere bri meje
    per te skicuar vijezen e syrit tim
    dhe pastaj
    ate dritez te ylberte ta rrokesh
    ta mbledhesh
    tinez meje te teren kur thyhet
    e kyēur ta gjej nje dite ne nje kuti;

    Nese porteze i behesh
    ardhjes sime
    nje porte e rende, e kristalte
    qe syri te te dehet perendimit kuqalan
    e vargjet per te t'i blatojme bashke;

    Nese doren do te me zgjasesh neteve te enderrta
    e lotet te mundesh te m'i thash ne sy
    te njohesh pa njohur vuajtjen pa faj
    e te mundesh te jesh aty;

    Nese ne shtratin e te kaltres sime te jesh
    e buze te m'i qendrosh vesnaje
    ne s'merzitesh largies se ēastit tim
    e te me ripresesh krahehapur si nje foshnjez pa faj;

    Atehere tek une do te rrosh paskaj...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2

    Pėr: Teuta (Ahmeti) Kamberi

    Ja qė m'u dashkėrka

    Mė kanė dhėnė tekst tė padeshifruara
    ..........e mė duhet t'i shpjegoj.
    Mė kanė dhuruar diellin
    ..........e mė duhet t'i mas dritėn.
    Mė kanė dhuruar natėn
    ..........e mė duhet t'i numėroj ėndrrat e saj.
    Mė kanė dhuruar detin
    ..........pėr t'i qetuar tallazet.
    Mė kanė dhuruar tokėn
    ..........pėr t'i tharė pellgjet.
    Mė kanė dhuruar qiellin
    ..........pėr tė peshuar ajrin.
    Mė kanė dhuruar hendekun,
    ..........guvėn e pyllin.
    Mė kanė dhuruar jetėn e kurthin
    ..........e m'u dashkėrka t'i ndaj.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 21:23
  2. Situata nė Kondovė, Maqedoni
    Nga Prespar_ nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 19-10-2007, 01:51
  3. Pse Ali Ahmeti ik nga duelet televizive?
    Nga Omari nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 17-09-2007, 10:34
  4. Ali Ahmeti: Nuk jam nė opozitė
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 05:53
  5. Ahmeti: Pse i paralajmėrova maqedonasit pėr luftė tė re
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 12:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •