A ndihmon qëndrimi pozitiv në zgjatjen e jetës? Apo e kundërta, a ndikon gjendja e nderë shpirtërore në prekjen nga sëmundjet?”

Këtyre pyetjeve përpiqet t’u përgjigjet mjekja Mari Hulli e qëndrës mjekësore të veteranëve, pranë universitetit të Kalifornisë në San Francisko. Ajo është autore e studimit mbi lidhjet e depresionit me sëmundjet e zemrës.

“Shumica e studimeve kanë arritur në përfundimin se Depresioni pasohet nga rreziku në rritje i sulmeve në zemër. Kjo do të thotë se depresioni afekton jo vetëm mendjen por edhe trupin”.



Në fakt, mjekja Hulli vuri re gjatë studimit se një në çdo 3 pacientë me sëmundje të zemrës vuante nga depresioni. Një lidhje e tillë midis gjendjes mendore e fizike nuk e befason pacientin Uilli Kouan, i cili ka patur probleme me shëndetin, përfshi dy raste të hemoragjisë cerebrale dhe një operacion bajpas në zemër. “Problemet e zemrës lindën pak vjet më parë, por për shumë vite unë kam vuajtur nga depresioni”, thotë ai.



Shtrohet pyetja, përse depresioni ndikon në shëndetin e zemrës?

“Duket se tek pacientët me depresion, niveli i hormoneve të stresit rritet dhe kjo mund të dëmtojë zemrën. Ose mund të jetë mënyra e sjelljes. Për shembull personi me depression nuk ka dëshirë e vullnet të marrë rregullisht ilaçet ose nuk përdor ushqime të shëndetëshme ose nuk kryen fizkulturë. Të gjitha këto janë me pasoja në zemër”, thotë mjekja Hulli.

Ajo shton se mjekët dhe pacientët duhet të kenë parasysh depresionin kur trajtojnë sëmundjet fizike. “Trajtimi i depresionit që në fillim të shfaqjes së tij mund t’i ndihmojnë pacienttët të shërohen më mirë e më shpejt nga sëmundje të tjera.” , thotë autorja e studimit.



Për trajtimin e depresionit ka shumë mënyra që janë treguar të efektëshme. Ndër simptomat e depresionit janë lodhja dhe qëndrimi shpërfillës ose pa interes ndaj gjërave që më parë shikoheshin si të pëlqyeshme. “Në raste të tilla. një visitë tek mjeku do të ishte e këshillueshme”