Bedri Spahiu eshte i vetmit ish udheheqes komunist qe beri PENDESEN.
Ndoshta ju kujtohet artikulli i Bedri Spahiut bere ne RD diku nga 1992 ku ai shpreh keqardhjen per te keqijat e komunizmit dhe ku kerkoj falje boterisht per vitet kur ai punoj si Prokuror i Shtetit ne periudhen45-50.
ne gaz.Shqiptare botohet nji leter e Bedri Spahiut ne 1967.
--------------
DOSSIER II
"Por pas 50-vjetėve kur udhėheėsit do tė kenė vdekur, mė i riu i tyre qė do tė jetojė akoma do tė shprehet: "Koha vėrtetoi tė drejtėn e Testamentit tė Bedri Spahiut"
Bedri Spahiu: "Pėrse Enveri mė mban nė burg"
--------------------------------------------------------------------------------
Dashnor Kaloēi
Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė biografi tė shkurtėr tė jetės sė njėrit prej personaliteteve mė tė spikatura tė Luftės Antifashiste Nacional-Ēlirimtare, Bedri Spahiut, i cili u lind nė vitin 1908 nė qytetin e Gjirokastrės. Spahiu pasi u shkollua pėr disa vjet nė njė kolegj italian nė Stamboll u kthye nė Shqipėri nė 1927-ėn e vazhdoi mėsimet nė gjimnazin e Shkodrės. Mė pasė ai u diplomua nė Shkollėn Ushtarake tė Artilerisė nė Tiranė. Pasi shėrbeu pėr disa vjet si ushtarak i Monarkisė sė Zogut, Bedriu u arrestua nė vitin 1927 i akuzuar si pjesmarrės nė Lėvizjen e Fierit dhe organizator i krijimit tė grupit komunist tė oficerėve zogistė. Qė para pushtimit italian tė vėndit, Spahiu krijoi grupin komunist tė Gjirokastrės dhe pas formimit tė PKSH-sė ai u zgjodh sekretar i pėrgjithshėm i asaj partie pėr degėn e Gjirokastrės. Mė pas Spahiu u zgjodh dhe antar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nac-Ēlir, antar i Byrosė Politike dhe nė Qeverinė e Parė Provizore tė kryesuar nga Enver Hoxha ai u emėrua nė funksionin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Republikės. Deri nė vitin 1955 kur ai u arrestua pas debateve tė ashpėra qė pati nė Plenium me Enver Hoxhėn lidhur me shtrembėrimin qė po i bėhej historisė sė Luftės, Spahiu mbajti edhe funksionet e Sekretarit tė K.Q. e Ministrit tė Arsimit. Nė vitin 1957 Bedri Spahiu u dėnua me 25 vjet burg dhe pas lirimit nė 1974-ėn ai u internua nė Selenicė tė Vlorės, ku qėndroi deri nė vitin 1990-tė. Nė shkrimin e mėposhtėm po botojmė pjesėn e dytė tė letrės qė ai i dėrgoi Kryeministrit Mehmet Shehu, kur vuante dėnimin nė burg, si dhe letrėn dėrguar Kryehetuesit tė Republikės.
Letėr Mehmet Shehut
Nė kaushin tim tė izolimit kanė kaluar me dyzina tė burgosur. Izolimi im vazhdon tė jetė i gjatė. Po! Vazhdon, se unė jam Bedri Spahiu qė kam jetuar dhe punuar nė mes tė udhėheqjes sė Partisė dhe tė Shtetit dhe si i tillė, me sa duket, dikujt, iu pandehkam shumė i pėrshtatshėm pėr ta bėrė mish-mash udhėheqjen, pėr tė ndjellur dyshime ndaj njėri-tjetrit, pėr tė intriguar. Janė pikėrisht shpifjet, atribuimet falso, dėshmitė e rreme nė drejtim tė udhėheqsve, ato qė kėrkojnė shkelėsit e ligjeve, me izolimin tim tė pėrjetshėm. A nuk kanė siguruar prova e dėshmira tė rreme nga ata qė kanė qenė tė izoluar me mua gjatė kėtyre vjetėve? E kush nuk i di kėto gjėra. Le tė shėrbeje ky testament si njė paralajmėrim tjetėr, nė vijim tė atij qė kam paraqitur me shkrim nė gjyq, se shkelsit e ligjit nuk do tė mundnin kurrė tė mė katandisnin njė krijues provash tė rreme dhe njė jallanshahit. Le tė shėrbejė ky Testament i depozituar nė arshivat e udhėheqjes sė vėndit, si fjala e fundit e njė njeriu qė duke mos pėrfillur asgjė i thotė udhėheqjes: "Nė qoftė se pėr shkakun tim dhe tė Tukut kanė arritur tė tronditin sado pak besimin tuaj ndaj njėri-tjetrit, pėrmbahuni e hidheni tej dyshimin. Tani unė mund t'u siguroj e t'ju garantoj edhe pėr Tukun (se jetova me tė ditėt e fundit tė jetės sė tij) se nuk ka asnjė udhėheqės, qoftė i Byrosė, i K.Q. apo i Qeverisė, qė tė jetė pėrfolur me mua apo me Tukun: qė tė ketė pasur ēfardo lloj lidhje qoftė kundėr udhėheqjes (si tėrsi apo pėr antarsi tė veēantė tė saj), apo vijės sė saj: qė tė jetė implikuar direkt apo indirekt ose sido qoftė qė tė ketė pasur dijeni pėr ēfardo veprimtarie si ajo qė na u atribua dhe pėr tė cilat u akuzuam dhe u dėnuam unė dhe Tuk Jakova". Ē do udhėheqės veē e veē e beson kėtė deklaratė time se beson veten e tij. Kolektivisht ata nuk e besojnė se, nuk ėshtė oportune, qė tė verė njeriu dorėn mbi zjarr pėr tė gjithė tė tjerėt. Por pas 50 vjetėve, kur udhėheqėsit do tė kenė vdekur, mė i riu qė akoma do tė jetojė, do tė mund tė thotė: "Koha vėrtetoi deklaratėn e Testamentin e Bedri Spahiut. Tė mallkuar qofshin ata qė na bėnė tė dyshojmė pėr njėri-tjetrin. Dhe ky mallkim do tė jetė pėr mua njė shpėrblim post-mortum. 5) Po! Janė po ato metoda dhe po ato synime qė kanė ndjekur antiligjorėt gjatė gjashtė vjetėve tė para, qė po pėrsėriten sot. Ėshtė po ajo veprimtari antiligjore qė po mė persekuton: por unė nuk jam, nga fiziku ai qė kam qenė dy vjet mė parė. Represionet shėndetėsore ia arritėn qėllimit, e rrėnuan trupin tim. Tani unė nuk mund tė dalė i gjallė nga kjo periudhė e re represionesh. Por edhe nuk dua qė tė vdes pa lėnė pas zėrin tim, pa thėnė ato qė pashė, pa lėshuar njė dritė qė udhėheqja tė shohė se ē'po ndodh nė burg. Pikėrisht unė vendosa sot dhe jo mė parė qė ta le kėtė Testament. Nė ēdo shtet ka njė ketegori zyrtarėsh qė merren me ushtrimin e ligjeve penale, me zbatimin e tyre. Nė legjislacionin e ēdo shteti konstitucional parashikohet ēfaqja e shkelėsve tė kėtyre nga rradha e zbatuesėve. Nė ēdo legjislacion penal parashikohen dispozita pėr mbrojtjen e tė burgosurve nga arbitrariteti i zyratrėve dhe sanksione kundėr kėtyre tė fundit. Kjo vėrteton fajktin se ligjėvėnsit kanė mė sė miri pėrvojėn e rrugės sė dhėmbshme e tė pėrgjakur nėpėr tė cilėn ėshtė zhvilluar e drejta penale nė pėrgjithėsi. Kategoria e zyrtarėve tė ngarkuar me zbatimin e ligjeve penale tė shtetit tonė, nuk mund tė mos nxjerrė nga gjiri i tyre, shkelės ligjesh. Kėtė e ka vėretuar vetė edhe historia e popullit tonė: kėtė unė e kam vėrtetuar edhe nga pozita e udhėheqėsit dhe po e shoh tani edhe nga pozita e tė burgosurit. Pėr kėtė flasin dhe dosjet e gjyqit tė zyrtarėve tė lartė tė dėnuar pėr shkelje ligjishmėrie. Stivė janė bėrė listat e qytetarėve, nė zyrat pėrkatėse, tė denoncuar si armiq nga tė burgosurit e torturuar. Nuk mund tė mos ketė lindur pyetja: "Po si ėshtė e mundur tė jenė armiq tė gjithė kėta? "Nuk mund tė mos ketė lindur dyshimi pėr njė punė tė keqe nga ana e hetuesėve qė shkelin ligjet. Janė parė hetues qė, pasi i kanė torturuar pėr 15 muaj me rradhė tė pandehurit qė tė denoncojnė qytetarėt, kthehen pas njė viti tek i pandehuri dhe i hedhin listėn e emrave tė denoncuar duke i thėnė: "I poshtėr na ke gėnjyer". Janė parė hetues qė kur janė gjendur pėrpara njė tė dėnuari qė u ka thėnė me plot gojėn se tė gjitha listat e dhėna prej tij janė tė rreme, ata janė gjendur aq keq sa u ka shpėtuar nga goja pohimi: "Por atėhere u dashka tė futemi brenda nė burg ne!" Dhe tė mos futet "brenda" vetė, e mbajnė tė dėnuarin 9 muaj nė izolim apsolut, qė tė "gjejė mėndtė" tė bėhet" i arsyeshėm", tė pranojė prapė listėn dhe tė heq prej saj vetėm "disa" emra. Tė gjitha kėto tregojnė se po kapėrcehet caku i fshehtėsisė dhe i sė mbuluarės. Enėt e shpuara, pėr tė dalur, nxihen nė diell".
Ju padis
Ē'u bė me mua gjatė shtatė muajve nė burgun e Kalasė sė Kaninės, gjatė pesė muajve tė hetuesisė dhe gjatė tetė vjetėve tė izolim, ėshtė ēėshtje e sė shkuarės, ēėshtje personale, ēėshtje qė nuk ēon kandar, se unė nuk padis ata qė mė kanė munduar mua nė hetuesi, dhe ata qė mė mundojnė sot. Unė nuk nisem nga ajo qė mė bėhet mua, qė mė shkelet mua, por nga ajo qė ėshtė e mbrojtur nga ligjet e Republikės. Unė padis tė gjithė ata shkelės ligji qė veprojnė si tė tillė pse akoma nuk janė identifikuar nga udhėheqja si tė tillė. Nė qoftė se kjo padi do t'u bjerė nė dorė atyre, ata nuk do tė habiten nga pėrmbajtja. Ata e dinė mirė se se kjo pėr tė cilėn i akuzoj unė nuk ėshtė veēse njė pjesė e kufizuar dhe e zbehtė e tėrė asaj qė bėjnė ata sė bashku. Me gjithė kėtė ata do tė zemėrohen. Padiaime ndjell zėmėrimin e tė paditurve, tė cilėt janė tė plotfuqishėm: por kjo plotfuqishmėri e tyre, ėshtė e paaftėtė shlyej atė qė unė lė Testament: ėshtė e paftė tė shlyej realitetin dhe tė vėrtetėn qė3 ėshtė nė bazė tė kėsaj padie, jetėn e burgut".
Letėr Kryehetusit tė Republikės
Dikush! Me kėtė emėr tė kam pagėzuar ty nė testamentin tim tė parė dhe nė fytyrėn tėnde unė pėrfytyroj tė gjithė zyrtarėt antiligjorė, jo vetėm tė atdheut tim: por tė them tė tė gjithė botės, jo vetėm tė kohės sonė, por tė tė gjithė kohve dhe tė tė gjithė sistemeve shoqėrore. Tė kujtohet se nė testamentin tim tė parė unė u nisa nga shprehja jote: "Do mė shohėsh". Tani unė nisem nga ajo shprehja e dytė e jotja nė hetuesi: "Me dorėn time do tė vras, ashtu siē vrava Liri Gegėn dhe Dali Ndreun". Dhe unė t'u pėrgjigja: "Lavdi atyre qė vriten nga dora e njė bir beu!" Sigurisht ti ke kaluar ditė ankthi e ēoroditje nė atė periudhė, kur procesi i filluar i ripėrtėritjes sė ligjishmėrisė ishte nė zhvillim e sipėr (1965-1966). Por pėr ty tashmė ai ankth dhe ēoroditje janė njė ngjarje e sė shkuarės. Pozitat e tua janė forcuar pėrsėri, tani ti ke filluar pėrsėri epėrsi mbi zyrtarėt antiligjorė: tani ti je edhe pranė kampit ku jam unė, me kthetrat e tua tė pėrgjakura tė ngulura mbi tė. Nuk ta pėrmėnd emrin. Nuk do ta pėrmėnd kurrė emrin, sepse e individualizuar figura jote nuk do t'i shėrbente mė pėrgjithėsimit. Tė gjithė antiligjorėt janė njėsoj. Tė gjithė derrat njė turi kanė. Sigurish, ti ke qenė i pari qė ke lexuar katėr protestat dhe "Pėrshėndetjen pėr Komitetin Qėndror" qė kam dorzuar nė seancėn e fundit tė Gjyqit (18 prill 1958). Njėra nga protestat tė pėrket ty. Atje tė kam njohur meritėn e xhelatit siē e ke pas dėshiruar, por tė kam paralajmėruar se profesioni i xhelatit ėshtė pa perspektivė. Kanė kaluar dhjetė vjet nga ky paralajmėrim dhe kurė tė kujtohet ti ndien ėmbėlsinė e xhelatit fitimtar. Rryma jote sot ėshtė nė procesin e ngritjes ashtu si atė ditė qė tė hodha fytyrės perspektivėn e zezė tė profesionit tė xhelatit. Edhe njėherė akoma represioni juaj i pėrgjakur filloi tė duket nė horizont tė atdheut tonė. Edhe njėherė shpata juaj prej xhelati rri varur nė njė fill pėrmbi kryet e tė burgosurve, tė zyrtarėve ligjorė, tė komunistėve tė devotshėm, nė analizė tė fundit tė tė gjithė popullit. Ju jeni aq cinikė sa tė organizoni provokacione si ato tė priftit Gabon tė Petrogrdit ose si shtypja e Hungarisė (nė 1956), po t'ia dojė puna tė justifikoni para opinionit publik represionin dhe terrorin po me tė njėjtėn lehtėsi dhe ēiltėri organizoni provokacioin e shtatė prillit, qė tė justifikoni dhe tė argumentoni zhdukjen time. Ju i keni halė nė sy ata tė dėnuar qė tė vazhdojnė tė deklarojnė haptazi edhe pas dėnimit se janė dėnuar kot ose janė dėnuar edhe pėr faje qė nuk i kanė bėrė. Sipas rastit ju ushtroni mbi kėta pėr tė zbrapsur nga qėndrimi i tyre, presione disiplinore, kėrcėnime, premtime, tė ndryshme. Shtetit aq i bėn deklarata e tė burgosurit. Ka njė vendim dėnimi nė sirtarėt e shtetit dhe kjo ėshtė e mjaftueshme nga pikpamja e sė drejtės shtetėrore. Por pėr ju nuk ėshtė kėshtu. Shpallja e pafajėsisė nga i burgosuri ėshtė njė akuzė pėr ju, ėshtė zbulimi i arbitraritetit tuaj. Prandaj pėr ju, i burgosuri qė shpall se ėshtė i pafajshėm, ėshtė heretik. Kjo e tė burgosurve ju tmerron. Kjo ėshtė njė nga shkaqet e dėshirės suja pėr tė zhdukur tė burgosurit. Tė burgosurit tė tillė janė gjurma e krimeve tuaja. Ju keni veē tė tjerash, edhe shembullin e 1948 kur tė dėnuarit u pėrdorėn dėshmitarė akuze kundėr Koēi Xoxes. 3) Deri dje tė burgosurve ju thuhej: "Rrini urtė, ulni kokat e mos na detyroni tė marrim masa. Nė nuk ju biem kot nė qafė. Mos flisni pėrsėri. Rehabilitohuni. Kjo ėshtė nė interesnin tuaj". Kjo ishte fryma e kohės sė ripėrtėritjes sė ligjishmėrisė sė 1966. Kjo ishte fryma ligjore qė nuk provokon tek tė burgosurit as histerizėm, as ēiltėrsi dėshpėrimi, as heroizėm dėshpėrimi qė tė bėjė tė burgosurin ashtu siē e ka bėrė qė tė shkojė drejt telasheve me hap tė kandencuar duke i thirrur rojes: "Tė lumtė ajo dorė Qėllo". Tani tė burgosurve u thuhet se do tė merren masa raprezalje kundėr familjeve tė atyre qė nuk rrinė "urtė". Gjendemi pėrpara sistemit tė pengut gangsterian amerikan tė aplikuar nė administratėn e tė burgosurve. Gjendemi pėrpara riprodhimit tė hakmarrjes sė fisit nė kushte e administratės shtetėrore. Pse ky kėrcėnim me raprezalje tė familjes, ndėrkohė qė shteti ka njė rregullore disipline dhe njė kod penal pėr ata tė burgosur qė i shkelin kėto. Pasi ju nuk e keni hallin te shkelja e ligjishmėrisė nga ana e tė burgosurve. Ju e keni hallin tek herezia e tė burgosurve, tek ato muhabetet e tyre, qė nuk cėnoijnė aspak autoritetin e shtetit, ligjet dhe rregulloret, veprimtarinė tuaj antiligjore dhe antishtetėrore. Ju kėrkoni me krime tė reja tė fshihni krimet e vjetra. Fantazia e Herezisė sė arbitraritetit tuaj, perversioni i pėrversionit tė ligjit dhe represioni nė bazė fisi, tė tria kėto fenomene qė po shfaqen me tėrė shėmtimin e tyre tė hatashėm, nė kushtet e shkrirjes sė ligjishmėrisė, tregojnė se ju u tmerruat se mos ripėrsėritja e ligjishmėrisė do tė ēonte nė zbulimin e krimeve tuaja. Nė ripėrtėritjen e ligjishmėrisė nuk mund tė mos kishte edhe procese kontraditore edhe nga krahu i atyre qė quhen "armiq". Gjithkush pėrpiqet ta tėrheqė jorganin nė kėmbėt e veta. Forcimi i ligjishmėrisė vjen pikėrisht nėpėrmjet kapėrcimit tė kėtyre proceseve kontraditore dhe jo nė rrugėn e zbrapjes pėrpara tyre. Me sa duket ju i tmerruat zyrtarėt ligjorė me kėto procese, i frytė kėto dhe i paraqitėt me njė dritė tė tillė qė ligjorėt tė linin pozitat e tyre. Tani ju punoni qė tė krijoni njė tmerr tė tillė nė rradhėt e tė burgosurve e askush tė mos guxojė tė thotė: "Unė jam viktimė". Deri tani nė praktikėn tuaj tė re ju kėrkoni qė tė heshtni pėr praktikėn tuaj tė vjetėr. Ju kėrkoni qė me arbitraritetin e ri tė mbuloni arbitraritetin e vjetėr. Ėshtė perversioni i perversionit nė fushėn e ligjishmėrisė. A do tė fitojė ky kurs i juaji? Ti thua po, unė them jo. Po ne jemi palė antagoniste nė ktė fushė. Qė tė dy mendimet tona antitetike kanė tė drejtėn e qytetarisė dhe janė tė drejta pėr palėt pėrkatėse. Pėr mua do tė ishte njė e rrahur ujė nė havan po tė pėrpiqesha tė argumentoja paevitueshmėrinė e zhdukjes sė atij arbitrariteti qė ju pėrpiqeni ta ngrini nė sistem e ta pėrjetsoni. Tė lė pra qė t'i komunikosh qetėsisht viktimat.
Me mospėrfillje Bedri Spahiu. Elbasan, 15 prill 1967
----------------
nga gaz.Shqiptare.
Krijoni Kontakt