Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    "Zogu I Zi" Tirane.

    "Zogu i Zi"

    Ndalohen 4 punonjės tė Gjelbėrimit






    Rikthehet konflikti mes Policisė Ndėrtimore e Bashkisė sė Tiranės pėr Zogun e Zi.

    Mbrėmjen e djeshme, drejtuesit e Policisė Ndėrtimore dhe tė asaj Bashkiake i janė rikthyer sėrish arenės sė "pėrleshjes", kėtė radhė pėr tabelėn me anėn e sė cilės qeveria e emėrtoi rreth-rrotullimin si sheshi "Rilindja".

    Duke pretenduar se kompetencat pėr vendosjen e tabelave emėrtuese tė rrugės i ka vetėm bashkia, policia e kėtij institucioni ka hequr tabelat, por kaq ėshtė dashur qė dhjetra punonjės tė Policisė Ndėrtimore tė zbarkojnė tek "Zogu i Zi".

    Konflikti mes palėve ka zgjatur mė shumė se 1 orė, ndėrsa nė vendngjarje janė shtuar edhe punonjėsit e policisė sė shtetit, tė drejtuar prej zv.ministrit Gjergj Lezhja, tė cilėt kanė shoqėruar nė mjediset e policisė sė Tiranės tre punonjės tė Policisė Bashkiake.

    Gjithēka ka fillur rreth orės 21 e 30 minuta, kur efektiva tė Policisė Bashkiake kanė tentuar tė heqin tabelat "e pagėzimit" me emrin e ri tė Zogut tė Zi.

    Punonjėsit e policisė bashkiake pohojnė pėr "Shekullin" se me kėtė ndėrhyrje kanė zbatuar ligjin mbi Policinė Bashkiake.

    Duke u bazuar nė ligj, ata thonė se kanė ndėrhyrė pėr tė prishur tabelat, tė cilat nuk kanė miratimin e bashkisė sė kryeqytetit, qė nga ana e tyre konsiderohen tė paligjshme.

    Ka mjaftuar kjo ndėrhyrje qė menjėherė nė shesh tė "zbarkojnė" efektiva tė Policisė Ndėrtimore, tė cilėt kanė marrė nė "mbrojte" objektin e inaguruar pak ditė mė parė.

    Sipas drejtorit tė policisė ndėrtimore tė Tiranės, Osman Elezit ndėrhyrja e efektivave tė policisė bashkiake ėshtė e jashtligjshme dhe sipas tij, gjithēka bėhet pėr arsye politike.

    Pas shoqėrimit tė tre punonjės tė Bashkiakes nė policinė e Tiranės, tek "Zogu i Zi" ka mbėrritur edhe njė pėrfaqėsues i prokurorisė sė Tiranės, i cili ka filluar hetimet pėr incidentin e ndodhur mbrėmjen e djeshme.

    Nė cilėsinė e provės materiale janė marrė pllakat e hequra tė mbishkrimit "Sheshi Rilindja" ndėrkohė efektiva tė policisė bashkiake thonė se pėr kėtė ndėrhyrje, nuk kanė patur as edhe njė urdhėr.

    "Ne nuk kemi nevojė tė marrim urdhėr pėr zbatimin e ligjit dhe derisa kėto pllaka nuk kanėlejen bashkiake, janė tė paligjshme pėr ne"-thotė njė nga punonjėsit e Policisė Bashkiake.

    Njė tjetėr konflikt i ngjashėm ka ndodhur edhe pak ditė para zgjedhjeve vendore, pėr ndėrtimin e shatrivanit nė rreth-rrotullimin e Zogut tė Zi, i cili gjithashtu konsiderohet i jashtligjshėm prej bashkisė sė kryeqytetit.

    Nga ana tjetėr, incidenti i mbrėmshėm ka shtuar kallėzimet penale tė bėra nga tė dyja palėt nė prokurori pėr Zogun e Zi.

    Shekulli/ G.S.


    A mendoni se do te ket ndonjehere mbarimim keto konflikte ne kete zone te Tiranes? Zone e cila deri me sot, Shqiperin e ka bere gazin e botes me veprimet e dy bandave politike.
    Per mendimin tim politika shqiptare nuk ka per te arritur dot kurr te ket nje komunikim te pelqyshem derisa te largohet politika e vjeter.
    C'mendoni ju per kete c'eshtje qe sa vjen e behet akoma dhe me problematike dhe mesa duke nuk do ket te perfunduar!?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shefqeti11 : 28-02-2007 mė 07:52 Arsyeja: .

  2. #2
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Po kete pune do kemi tashi,sherre mes dy policive,asaj bashkiake me ate ndertimore.

  3. #3
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Mjaft me ket kryetar bashkie qe eshte bere si palaco cirku.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bashkia e Tiranės ka dėshtuar nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė ajrit dhe tė jetės sė qytetarit


    Pėrmirėsimi i cilėsisė sė ajrit nė Tiranė - mit apo realitet


    Nga Taulant BINO*


    Ndotja e ajrit nė Tiranė


    Tė dhėnat e fundit tė programit tė monitorimit tė mjedisit, tė financuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave, qė prej vitit 2006 dhe realizuar nga Instituti i Shėndetit Publik, tregojnė ndėr tė tjera njė pėrmirėsim tė lehtė tė cilėsisė sė ajrit nė Tiranė. Ky fakt ėshtė mė i theksuar pėr zonėn e "21 Dhjetorit" e cilėsuar nga ekspertėt si pika me ndotjen mė tė lartė tė ajrit nė qytetin e Tiranės dhe nė gjithė Shqipėrinė. Pėr dy parametra tė matur nė kėtė pikė nga specialistė tė Institutit tė Shėndetit Publik, rezulton se kryqėzimi i "21 Dhjetorit" njeh sot njė pėrmirėsim prej 15% krahasuar me atė tė vitit 2005. Pra, nė vitin 2006, Tirana shėnoi pėr tė parėn herė nė historinė e saj pas viteve '90, njė pėrmirėsim tė cilėsisė sė ajrit. Ky fakt jep shpresė se politikat e ndjekura mund tė kontribuojnė nė arritjen e objektivave tė vendosur nga qeveria.

    Por optimizmi pėr treguesit e "21 Dhjetorit" duhet tė ballafaqohet me realitetin nė mbarė kryeqytetin tonė. Eshtė e rėndėsishme tė theksohet se, Tirana ėshtė ende kryeqyteti evropian i ndotjes sė ajrit, me shifra mesatare 4-5 herė mė tė lartė se standardet evropiane. Kėto shifra janė tejet shqetėsuese jo vetėm pėr sot, por edhe pėr nesėr. Qytetarėt vuajnė papastėrtinė, sasinė e lartė tė ndotėsve tė ajrit qė pėrfundojnė nė mushkėritė e tyre. Akoma mė e rrezikshme ėshtė ndotja pėr tė miturit. Prania e ndotjes nė mushkėri shkakton njė sėrė problemesh tė lidhura me rrugėt e frymėmarrjes si astma, gulci etj. Por jo vetėm kaq! Ndotja sjell rėnie tė rezistencės trupore, shfaqie tė sėmundjeve tė zemrės dhe sidomos tė sėmundjeve kancerogjene. Tė dhėnat tregojnė se rastet e sėmundjeve tė mėsipėrme nė Tiranė po rriten ndjeshėm dhe mė shpejt se ritmet botėrore.


    Analiza e ndotjes sė ajrit nė Tiranė


    Pėr vite me radhė politikat e ndjekura pėr parandalimin dhe reduktimin e ndotjes sė ajrit, kanė vėnė theksin vetėm mbi cilėsinė e automjeteve dhe karburantin qė ato pėrdorin. Analizat e kryera kanė lėnė jashtė kuadrit efektin e (i) ndėrtimit dhe punimeve tė infrastrukturės, (ii) mungesės sė njė plani urban pėr qytetin, (iii) mungesės sė investimeve pėr pėrmirėsimin e trafikut, (iv) keqmenaxhimit tė mbetjeve urbane etj. Pra, deri mė sot njė vendimmarrje e tillė duket se ėshtė bazuar nė njė analizė jo tė plotė tė situatės dhe nuk ka nxjerrė asnjėherė nė mėnyrė tė qartė pėrgjegjėsitė e institucioneve tė ndryshme nė ndotjen e ajrit nė Tiranė.

    Mbi tė gjitha, institucionet nuk kanė informuar nė mėnyrė tė pėrgjegjshme qytetarin, duke e lėnė atė jashtė kėtij diskutimi kaq tė rėndėsishėm, duke mos i dhėnė kėshtu mundėsinė qė me votėn e tij tė influencojė politikat e ndryshme, tė rrafshit vendor apo qendror.

    Sot, jemi tė ndėrgjegjshėm se Tirana duhet tė shpėtojė nga ndotja e ajrit. Kėtė ndėrhyrje po fillojnė ta kėrkojnė qytetarėt tė cilėt nė raste nga mė tė ndryshmet i kėrkojnė politikės vendimmarrje tė shpejtė dhe masa konkrete. Por sikurse ėshtė shprehur dhe mė lart, kėto masa duhen bazuar nė njė analizė tė plotė.


    Automjetet dhe ndotja e ajrit nė Tiranė


    Nė Tiranė qarkullojnė sot mbi 76 mijė automjete ose 27% tė numrit tė pėrgjithshėm tė vendit. Shumica e tyre, mbi 85%, punojnė me diezel dhe 15% me benzinė. Flota e automjeteve pėrbėhet nga vetėm 8% tė automjeteve me moshė nėn pesė vjet, 38% tė automjeteve nė moshėn mesatare 12-vjeēare, 17% nė moshėn 22-vjeēare dhe 37% nė moshėn mbi 25 vjet. Vetėm 75% e mjeteve kanė hyrė pėr kontroll nė pikat e kontrollit teknik. Pra, nė pėrgjithėsi flota e automjeteve ėshtė e vjetėruar dhe e dominuar nga automjete qė pėrdorin si karburant naftėn e njohur pėr efekte mė tė larta ndotėse sesa benzina. Duket pra se, detyrė e domosdoshme pėr tė gjitha autoritetet mbetet rinovimi i flotės sė automjeteve.

    Qeveria ėshtė pėrgjegjėse me politikat e saj pėr rinovimin e flotės dhe ndryshimin e raportit tė pėrdorimit naftė/benzinė, por masa tė ndryshme nxitėse duhet tė ndėrmerren dhe nga vetė Bashkia e Tiranės.


    Trafiku urban dhe ndotja e ajrit nė Tiranė


    Sasitė e larta tė ndotjes sė ajrit janė ngushtėsisht tė lidhur me trafikun urban. Sa mė i vėshtirė trafiku, aq mė shumė shtohet koha qė automjetet kalojnė nė njė pikė, pėr pasojė mė i lartė shkarkimi i blozės dhe i elementėve tė tjerė ndotės nė kėtė pikė.

    Tirana ėshtė qytet me njė trafik tepėr problematik, gjithkund tė rėnduar e sidomos nė pikat lidhėse tė akseve tė ndryshme rrugore si: "21 Dhjetori", Blloku "Vasil Shanto", kryqėzimi i rrugės sė "Elbasanit", Rruga "Qemal Stafa", "Unaza e Tiranės", Shkolla "Teknologjike" etj. Organizimi aktual i trafikut nuk respekton asnjė kriter tė qarkullimit, sjell bllokim tė vazhdueshėm tė automjeteve dhe pėr pasojė ndotje tė ajrit. Nė Tiranė radhėt e gjata tė makinave janė tė pranishme gjatė gjithė ditės me pikun e tyre nė orėt e mėngjesit, tė drekės dhe tė pasdites. Trafiku pėrkeqėsohet shumė nga mungesa e hapėsirave pėr parkim ose keqparkimi nė radhė paralele.

    Trafiku ėshtė pėrgjegjėsi tėrėsore e Bashkisė sė Tiranės, e cila harton dhe planet pėr hapjen e rrugėve tė reja apo rehabilitimin e rrugėve parėsore dhe dytėsore. Pėrveē kėsaj Bashkia ėshtė gjithashtu pėrgjegjėse pėr vendparkimet dhe pėr organizimin e transportit publik nė qytet.


    Rrugėt me pluhur dhe ndotja e ajrit nė Tiranė


    Shumė prej rrugėve tė Tiranės janė tė papastra dhe plot pluhur. Tė tilla janė jo vetėm akset kryesore tė qytetit. Gjendja ėshtė akoma mė e vėshtirė nė rrugėt dytėsore, tė cilat janė tėrėsisht jashtė pėrkujdesjes sė Bashkisė sė Tiranės. Kėto rrugė janė tė mbuluara nga balta e dimrit dhe pluhuri i verės. I gjithė pluhuri pėrcillet nė ajėr nga automjetet, duke kontribuar shumė nė ndotjen e ajrit me grimcė tė ngurta (pluhur). Ndonėse ekzistojnė mjete pėr tėrheqjen e pluhurave, efektiviteti i kėsaj veprimtarie ėshtė fare i ulėt. Ka mungesa tė theksuara si nė numrin e mjeteve dhe nė cilėsinė e punės sė tyre. Shpesh, gjatė natės vėrehen skuadra tė pastrimit qė mė shumė kontribuojnė nė pėrkeqėsimin e cilėsisė sė ajrit sesa nė pėrmirėsimin e tij.

    Pastrimi i rrugėve ėshtė sėrish pėrgjegjėsi e Bashkisė sė Tiranės apo e Drejtorisė sė Pastrimit brenda kėsaj Bashkie.


    Rrugėt elektorale dhe ndotja e ajrit nė Tiranė


    Sa herė qė afrojnė zgjedhjet parlamentare apo ato vendore, Bashkia e Tiranės fillon hapjen e rrugėve elektorale. Tirana i ngjan njė qyteti tė bombarduar keqazi. Teresia e rrugėve tė hapura shoqėrohet me pluhur masiv, i cili pėrhapet nė atmosferė, duke sjellė ndotje katastrofike tė ajrit. Rrugėt hapen njėkohėsisht nė gjithė territorin e qytetit, duke sjellė tejngarkim tė rrugėve tė mbetura dhe probleme tė mėdha tė trafikut. Afatet pėr punimet janė tė tejzgjatura dhe vėshtirėsojnė dukshėm jetėn e qytetarėve. Pluhuri rritet ndjeshėm e sidomos nė ato periudha tė vitit qė nuk shoqėrohen nga rreshjet. Subjektet e ngarkuara punojnė shumė ngadalė, me fare pak forca pune dhe tėrėsisht jashtė kontrollit ligjor. Rrugėt e ndėrtuara nuk paraprihen me investime nė pikat pritėse si kryqėzimet, urat, tė cilat kthehen nė pika bllokuese tė trafikut. Pėr kėtė arsye shpesh zgjerimi i rrugėve shton trafikun dhe ndotjen e ajrit.

    Hapja dhe rehabilitimi i rrugėve ėshtė pėrgjegjėsi e Bashkisė sė Tiranės, e cila lidh kontrata me subjekte tė ndryshme private. Kontrolli i respektimit tė standardeve mjedisore nė ndėrtim ėshtė sigurisht detyrė e Inspektoriatit tė Mjedisit. Ky inspektoriat vėren se tė gjitha firmat qė punojnė pėr Bashkinė nuk janė tė pajisura me leje mjedisi. Pra, dhe punimet e Bashkisė nuk shoqėrohen me leje mjedisi. Konfrontimet e viteve tė fundit nxorėn nė pah se Bashkia nuk e gjykonte me vend pajisjen me leje mjedisi tė subjekteve qė punojnė pėr tė. Por mungesa nė aplikim nuk ėshtė njė trill i rastit i Bashkisė. Leja mjedisore do tė vendoste kushte pėr rehabilitim. Leja do tė vendoste afate, do tė pėrcaktonte norma tė punės, do tė kėrkonte ndėrmarrjen e masave qė mėnjanojnė problemet mjedisore, do tė respektonte jetėn dhe shėndetin e qytetarėve. Si pasojė e mungesės sė lejes mjedisore, subjektet zbatuese neglizhojnė tėrėsisht zbatimin e normave mjedisore tė punės dhe janė tėrėsisht tė lirė tė shkaktojnė ndotje tė mjedisit e sidomos tė ajrit. Por neglizhimi i normave do tė thotė mė pak kosto. Atėherė ku shkon kostoja e pėrfituar? Sigurisht jo nė xhepat e qytetarit! Duket qartė se mospajisja me leje mjedisi ėshtė korrupsion nė kurriz tė qytetarėve.


    Sektori i ndėrtimit dhe ndotja e ajrit nė Tiranė


    Tirana njeh prej vitesh njė bum nė sektorin e ndėrtimit. Por ky zhvillim nuk ndikon pozitivisht nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė ajrit. Sektori i ndėrtimit, nė shumicėn e rasteve nuk respekton normat mjedisore tė ndėrtimit. Kantieret e ndėrtimit nuk rrethohen me rrjeta pėr tė reduktuar pėrhapjen e pluhurit. Automjetet e rėnda lėvizin nė qytet gjatė gjithė ditės dhe me karroceri tė pambuluara. Lėndėt e ndėrtimit qė ata transportojnė derdhen rrugėve apo pėrhapen nė ajėr. Rregullorja e ndėrtimit pėrcakton se gomat e automjeteve duhet tė lahen para se tė dalin nga sheshi i ndėrtimit, por kjo rregullore nuk gjen zbatim tė gjerė. Me daljen nga kantieret e ndėrtimit, kamionėt transportojnė sasi tė mėdha balte qė shpėrndahet sėrish nė rrugėt dhe ajrin e Tiranės.

    Ndėrtimi zhvillohet shpesh nė kurriz tė hapėsirave tė gjelbėrta, duke i asgjėsuar apo reduktuar ato. Planet e rehabilitimit tė shesheve tė ndėrtimit nuk zbatohen dhe bashkė me to zhduken dhe hapėsirat publike tė premtuara nga kėto plane.

    Dhėnia e lejeve tė ndėrtimit varet tėrėsisht nga Bashkia e Tiranės. Pra, Bashkia mund tė ndėrhyjė qė nė konceptimin e projektit pėr ta orientuar atė drejt njė politike sa mė mjedisore. Po kėshtu, mund tė ndėrhyhej pėr ruajtjen e hapėsirave tė gjelbėrta, zbutjen e koeficientėve tė shfrytėzimit, hartimin e planeve tė rehabilitimit etj. Pėrveē kėsaj, rregullorja e re pėr ndėrtimin i jep Policisė Bashkiake kompetenca pėr kontrollin e zbatimit tė kėsaj rregulloreje. Pra, vetė Policia Bashkiake mund tė ndėrhynte pėr tė parandaluar dhe reduktuar ndotjet qė vijnė nga sektori i ndėrtimit.


    Mungesa e planifikimit urban dhe ndotja e ajrit nė Tiranė


    Tirana ėshtė i vetmi kryeqytet evropian pa plan strategjik urban. Pra, qytetit i mungon vizioni zhvillimor. Qyteti zhvillohet kėshtu nė mėnyrė krejtėsisht kaotike dhe klienteliste. Qyteti zhvillohet pa njė vizion tė transportit, pa linja tė plota tė transportit publik, pa forma tė tjera tė transportit qė reduktojnė trafikun dhe ndotjen e ajrit. Zhvillimi i qytetit redukton hapėsirat e parkimit, duke shkaktuar bllokim tė rrugėve dhe shtim tė trafikut. Zhvillimi i sotėm i qytetit ka reduktuar ndjeshėm hapėsirat e gjelbėrta. Tirana ėshtė kryeqyteti me mė pak hapėsira tė gjelbėrta nė Evropė dhe njė ndėr mė tė privuarit nė botė. Nė vend tė lulishteve ndėrtohen pallate. Pemėt e larta priten pėr t'u zėvendėsuar me shkurre. Plehrat hidhen kudo dhe digjen kudo, duke shkarkuar nė ajėr lėndė kancerogjene. Rehabilitimi i rrugėve shton ndjeshėm pluhurin, redukton hapėsirat e gjelbėrta, rrit numrin e aksidenteve, pėrkeqėson trafikun etj.

    Pėr vite me radhė Bashkia e Tiranės nuk ka mundur tė zhvillojė njė plan urban. Zhvillimi i qytetit i ėshtė lėnė spontanitetit tė kryetarit, politikave klienteliste dhe korrupsioniste.


    Djegia e mbetjeve urbane dhe ndotja e ajrit nė Tiranė


    Menaxhimi i mbetjeve urbane tė qytetit ėshtė tėrėsisht nėn pergjegjėsinė institucionale tė Bashkisė sė Tiranės. Menaxhimi rregullohet nėpėrmjet kontratave me subjekte private qė kryejnė grumbullimin e mbetjeve nė qendrat urbane dhe mė pas transportimin e tyre nė pikėn e grumbullimit tė Sharrės. Pėrpunimi i mbetjeve nė Sharrė kryhet sėrish nga njė subjekt privat i kontraktuar nga Bashkia e Tiranės.

    Tirana prodhon sot rreth 190,000 ton mbetje urbane ose afro 30% tė mbetjeve urbane tė tė gjithė vendit. Ritmi mesatar i prodhimit tė mbetjeve nė qytetin e Tiranės ėshtė mbi 300 kg pėr frymė tė popullsisė nė vit. Sasitė mė tė mėdha tė mbetjeve pėrbėhen nga substancat inerte, sidomos mbetjet nga ndėrtimet, por nė mbetjet urbane bėjnė pjesė dhe mbetje tė rrezikshme apo spitalore.

    Menaxhimi i mbetjeve urbane nga Bashkia e Tiranės ėshtė tejet problematike. Qyteti ėshtė i mbushur me mbetje tė tė gjitha llojeve, tė cilat hidhen jashtė vendeve tė grumbullimit. Shpesh vendgrumbullimet digjen, duke ndotur ambientin. Pika e pėrpunimit tė Sharrės ėshtė cilėsuar nė raportet e ekspertėve ndėrkombėtarė si njė vatėr e nxehtė mjedisore, me ndotje tė ajrit dhe ujėrave nėntokėsore. Plehrat e Sharrės digjen thuajse ēdo ditė. Nga djegia e tyre ēlirohet tym dhe pluhur toksik, duke i ekspozuar kėshtu banorėt vendas ndaj rreziqeve serioze pėr shėndetin. Menaxhimi bashkiak i mbetjeve shkakton rrezik shėndetėsor pėr banorėt dhe pėrkeqėson cilėsinė e jetės nė qytet.


    Dėshtimet e Bashkisė sė Tiranės nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė ajrit


    Nė Strategjinė Lokale pėr njė Mjedis tė Shėndetshėm nė qytetin e Tiranės, Bashkia premton shumė pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė ajrit dhe tė mjedisit, por asnjė prej premtimeve nuk ėshtė realizuar. Fusha e mjedisit nuk shikohet aspak si njė prioritet nga Bashkia aktuale. Sipas organigramės sė bashkisė, mjedisi ėshtė njė sektor brenda Drejtorisė sė Pastrimit, e cila vetė ėshtė nėn varėsinė e Drejtorisė sė Punėve Publike. Ky pozicionim tregon se mjedisi shihet thjeshtė si njė shtojcė e pastrimit tė rrugėve dhe aspak si njė element i domosdoshėm integral i ēdo projekti zhvillimor tė qytetit.

    Njė shikim mė i hollėsishėm i premtimeve tė Bashkisė dhe i nivelit tė realizimit tė kėtyre premtimeve, dėshmon qartėsisht se Bashkia e Tiranės ka dėshtuar nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė ajrit dhe tė jetės sė qytetarit.

    Bashkia premtoi fuqizimin e kapaciteteve tė Bashkisė nė menaxhimin e cilėsisė sė ajrit, por nė realitet nuk kemi asnjė shtesė nė staf.

    Bashkia premtoi shndėrrimin e Vlerėsimit tė Ndikimit nė Mjedis dhe Shėndet nė njė procedurė bazė tė veprimtarisė parandaluese tė saj. Por deri mė sot, Bashkia dhe subjektet me tė cilat ajo punon nuk kanė ndėrmarrė asnjė herė Vlerėsimin e Ndikimit nė Mjedis dhe Shėndet. Jo vetėm kaq, Bashkia kundėrshton pajisjen e investimeve tė saj me Leje Mjedisore.

    Bashkia premtoi rritje e investimeve pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė ajrit. Nuk ka asnjė shtesė nė kėtė drejtim. Pėrkundrazi, investimet me fondet e bashkisė kontribuojnė shpesh nė pėrkeqėsimin e cilėsisė sė ajrit.

    Bashkia premtoi ndėrgjegjėsim tė publikut pėr ēėshtjet mjedisore. Por aktivitetet ndėrgjegjėsuese tė ndėrmarra nga Bashkia janė shumė tė pakta dhe pothuajse tė papranishme nė vitet e fundit. Edhe kur ndėrmerren ato janė vetėm aktivitete fasadė. Kush kujton fushatėn e fundit pėr parandalimin e ndotjes nga automjetet e barazon atė me disa kartona jeshilė varur nė pemėt e Rrugės "Myslym Shyri". Mė tepėr se vendosja e kartonave, Bashkia kishte pėr detyrė tė ndėrgjegjėsonte publikun nėpėrmjet aktiviteteve konkrete si ndėrtimi i korsisė pėr biēikleta, zgjerim i transportit urban etj.

    Bashkia premtoi hartimin e programit tė monitorimit tė mjedisit. Realiteti tregon se deri mė sot Bashkia nuk ka hartuar asnjė program monitorimi. Asnjė herė nuk ėshtė kėrkuar ndihma e institucioneve qeveritare tė specializuara nė kėtė drejtim.


    Si tė pėrmirėsojmė cilėsinė ajrit nė Tiranė


    Pėrmirėsimi i cilėsisė sė ajrit ėshtė padyshim njė prioritet themelor, sepse ėshtė i lidhur ngushtė me pėrmirėsimin e shėndetit dhe cilėsisė sė jetės sė ēdo qytetari. Pėrballė situatės alarmante tė krijuar nga ndotja e rėndė e ajrit, ėshtė e nevojshme qė institucionet vendore dhe qendrore tė reagojnė sė bashku pėr tė krijuar njė qyteti me cilėsi tė mjedisit urban nė rritje dhe pėrmirėsim. Mbi tė gjitha Tirana ka nevojė pėr politika qė nxisin:

    " Rinovimin e flotės sė automjeteve dhe njė raport mė tė favorshėm pėr automjetet qė pėrdorin si lėndė djegėse benzinėn, gazin dhe jo naftėn,

    " Pėrmirėsimin e trafikut urban nėpėrmjet njė plani tė pėrgjithshėm urban tė shoqėruar me kryqėzime moderne, rehabilitim tė rrugėve dytėsore, pastrimin e qytetit nga pluhuri, krijimin e hapėsirave pėr parkim, shtimin e hapėsirave tė gjelbėrta, promovimin e transportit publik dhe tė formave ekologjike tė lėvizjes si biēikletat, patinat etj,

    " Respektimin e normave mjedisore nė punimet e infrastrukturės rrugore,

    " Respektimin e normave mjedisore nga sektori i ndėrtimit. Aktivitetin ndėrtimor duhet tė zhvillohet nė mėnyrė tė balancuar me infrastrukturėn mjedisore pėrreth, duke garantuar rrjet tė sigurtė tė ujėsjellės-kanalizimeve, menaxhimin e duhur tė mbetjeve urbane, hapėsirat e nevojshme pėr parkim dhe gjelbėrimit tė mjaftueshėm tė territorit,

    " Respektimin e normave mjedisore nė menaxhimin e mbetjeve urbane,

    " Zbatimin e parimeve strategjike tė pėrcaktuar nė Strategjinė Lokale pėr njė Mjedis tė Shėndetshėm,

    " Forcimin e kapaciteteve bashkiake (shtim tė stafit administrativ) nė fushėn e menaxhimit mjedisor pėr tė ushtruar kompetencat e veta nė menaxhimin mjedisor e sidomos liēensimin mjedisor tė aktiviteteve tė zhvilluara brenda territorit tė saj.

    Qeverisja qendrore ka ndėrmarrė dhe po ndėrmerr masa tė ndryshme legjislative tė shoqėruara me efekte tė drejtpėrdrejta nė terren. Por mbetet ende shumė hapėsirė pėr bashkėpunim me organet e qeverisjes vendore pėr (i) kontrollin dhe uljen e nivelit tė shkarkimeve tė gazeve nė ajėr nga automjetet e qarkullimit rrugor nėpėrmjet pėrmirėsimit tė trafikut, (ii) uljen e nivelit tė sasisė sė pluhurit qė ngrihet nga burime tė tjera, duke pėrfshirė rrugė tė pashtruara, ambjente jo-industriale dhe djegie jashtė nė natyrė si dhe (iii) kontrollin dhe uljen e nivelit tė sasisė sė pluhurit qė krijohet nga ndėrtimet.

    Qytetarėt duhet ta kenė tashmė tė qartė qė njė pjesė e madhe e pėrgjegjėsive bie mbi Bashkinė e Tiranės, pa pjesėmarrjen aktive tė sė cilės rrezikojmė t'u lemė si trashėgimi brezave "qytetin me ndotjen mė tė lartė tė ajrit nė Evropė".


    *Zv/ministėr i Mjedisit





    RD

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •