"Zogu i Zi"
Ndalohen 4 punonjės tė Gjelbėrimit
Rikthehet konflikti mes Policisė Ndėrtimore e Bashkisė sė Tiranės pėr Zogun e Zi.
Mbrėmjen e djeshme, drejtuesit e Policisė Ndėrtimore dhe tė asaj Bashkiake i janė rikthyer sėrish arenės sė "pėrleshjes", kėtė radhė pėr tabelėn me anėn e sė cilės qeveria e emėrtoi rreth-rrotullimin si sheshi "Rilindja".
Duke pretenduar se kompetencat pėr vendosjen e tabelave emėrtuese tė rrugės i ka vetėm bashkia, policia e kėtij institucioni ka hequr tabelat, por kaq ėshtė dashur qė dhjetra punonjės tė Policisė Ndėrtimore tė zbarkojnė tek "Zogu i Zi".
Konflikti mes palėve ka zgjatur mė shumė se 1 orė, ndėrsa nė vendngjarje janė shtuar edhe punonjėsit e policisė sė shtetit, tė drejtuar prej zv.ministrit Gjergj Lezhja, tė cilėt kanė shoqėruar nė mjediset e policisė sė Tiranės tre punonjės tė Policisė Bashkiake.
Gjithēka ka fillur rreth orės 21 e 30 minuta, kur efektiva tė Policisė Bashkiake kanė tentuar tė heqin tabelat "e pagėzimit" me emrin e ri tė Zogut tė Zi.
Punonjėsit e policisė bashkiake pohojnė pėr "Shekullin" se me kėtė ndėrhyrje kanė zbatuar ligjin mbi Policinė Bashkiake.
Duke u bazuar nė ligj, ata thonė se kanė ndėrhyrė pėr tė prishur tabelat, tė cilat nuk kanė miratimin e bashkisė sė kryeqytetit, qė nga ana e tyre konsiderohen tė paligjshme.
Ka mjaftuar kjo ndėrhyrje qė menjėherė nė shesh tė "zbarkojnė" efektiva tė Policisė Ndėrtimore, tė cilėt kanė marrė nė "mbrojte" objektin e inaguruar pak ditė mė parė.
Sipas drejtorit tė policisė ndėrtimore tė Tiranės, Osman Elezit ndėrhyrja e efektivave tė policisė bashkiake ėshtė e jashtligjshme dhe sipas tij, gjithēka bėhet pėr arsye politike.
Pas shoqėrimit tė tre punonjės tė Bashkiakes nė policinė e Tiranės, tek "Zogu i Zi" ka mbėrritur edhe njė pėrfaqėsues i prokurorisė sė Tiranės, i cili ka filluar hetimet pėr incidentin e ndodhur mbrėmjen e djeshme.
Nė cilėsinė e provės materiale janė marrė pllakat e hequra tė mbishkrimit "Sheshi Rilindja" ndėrkohė efektiva tė policisė bashkiake thonė se pėr kėtė ndėrhyrje, nuk kanė patur as edhe njė urdhėr.
"Ne nuk kemi nevojė tė marrim urdhėr pėr zbatimin e ligjit dhe derisa kėto pllaka nuk kanėlejen bashkiake, janė tė paligjshme pėr ne"-thotė njė nga punonjėsit e Policisė Bashkiake.
Njė tjetėr konflikt i ngjashėm ka ndodhur edhe pak ditė para zgjedhjeve vendore, pėr ndėrtimin e shatrivanit nė rreth-rrotullimin e Zogut tė Zi, i cili gjithashtu konsiderohet i jashtligjshėm prej bashkisė sė kryeqytetit.
Nga ana tjetėr, incidenti i mbrėmshėm ka shtuar kallėzimet penale tė bėra nga tė dyja palėt nė prokurori pėr Zogun e Zi.
Shekulli/ G.S.
A mendoni se do te ket ndonjehere mbarimim keto konflikte ne kete zone te Tiranes? Zone e cila deri me sot, Shqiperin e ka bere gazin e botes me veprimet e dy bandave politike.
Per mendimin tim politika shqiptare nuk ka per te arritur dot kurr te ket nje komunikim te pelqyshem derisa te largohet politika e vjeter.
C'mendoni ju per kete c'eshtje qe sa vjen e behet akoma dhe me problematike dhe mesa duke nuk do ket te perfunduar!?
Krijoni Kontakt