Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 104
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Hagë: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm

    Haradinaj niset për në Hagë

    BBC

    Ramush Haradinaj ka thënë se shkon me plot vetëbesim në Hagë
    Me një aeroplan special, ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është nisur të hënën në mëngjes për në qendrën e paraburgimit në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi.
    Zoti Haradinaj është përcjellë deri në Aeroportin e Prishtinës nga familjarët dhe miqtë e tij, të cilët i kanë uruar kthim të shpejtë në Kosovë.

    Procesi gjyqësor ndaj zotit Haradinaj do të fillojë më 5 mars.

    Prokuroria e Tribunalit të Hagës e akuzon ish kryeministrin kosovar dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për shkelje të ligjeve e të zakoneve të luftës në vitin 1998, në kohën kur ai ishte komandant i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Dukagjinit.

    Para nisjes për në qendrën e paraburgimit në Hagë, z.Haradinaj ka zhvilluar takime përshëndetëse me krerët e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, ka vizituar familjen e tij në fshatin Gllogjan të Deçanit dhe ka mbajtur një fjalim para Këshillit Drejtues të partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Përmes një letre drejtuar qytetarëve të Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se shkon me plot vetëbesim në Trubunalin e Hagës i bindur se do të dëshmojë pafajësinë e tij.

    Ai ka thënë se po shkon duke e ditur se Kosova do të bëhet shtet i pavarur dhe sovran dhe anëtar i familjes së shteteve.

    Duke folur para Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zoti Haradinaj kërkoi nga qytetarët e Kosovës që të distancohen nga veprimet e dhunës.

    "Ne nuk kemi situatë me shkatërru në Kosovë, nuk kemi mundësi, nuk na lejohet, me ndërtu është vështirë, por është drejtë, me shkatërru është lehtë por është e padrejtë", tha zoti Haradinaj.

    Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë shprehur bindjen e tyre të thellë në pafajësinë e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

    Ata kanë çmuar rolin dhe kontributn e tij në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës si dhe në proceset tjera në të cilat po kalon vendi.

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi i premtoi zotit Haradinaj se do të punohet në ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur një fushatë për mbështetjen e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Fushata "Me Ramushin" ka për qëllim sensibilizimit e opinionit public dhe vëmendjen për procesin me të cilin do të ballafaqohet zotit Haradinaj.

    Zëdhënësja e kësaj fushate, Shqipe Breznica tha se kjo është vazhdimësi e fushatës së mëhershme për Ramush Haradinajn.

    Me kërkesë të palës mbrojtëse, Ramush Haradinaj qe liruar përkohësisht në qershor të vitit 2005 deri në fillimin e procesit gjyqësor kundër tij. Ai ka qëndruar tre muaj në qendrën e paraburgimit në Hagë dhe para trupit gjykues ka deklaruar se është I pafajëshëm.

    Bashkë me të akuzohet edhe dy pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Drejtesia sa me shpejte dalte ne shesh, dhe na kthehet heroi jone kombetar sa me shpejte ne Kosove!
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    e ndoqa nepermjet TV nisjen e tij sot ne aeroport
    ishte shume mbreselenese percjellja e tij nga aq shume njerez
    uroj R.Hajredinaj te kthehet sa me shpejt ne kosove
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  4. #4
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    besoj se gjygji i hages do te veproj ne menyre te duhur dhe do te shpallin te pafajshem Ramush Haradinaj , une personalish e cmoj si njeriu qe ka punuar me shum deri ne clirimin e Kosoves
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Gjeneralet kethehen te fundit nga beteja,kete po e ben sot ramushi,ai dhe familja e tij ben dhe jan akoma duke ber shume per kosoven,shpresoj qe do na kethehet shpejt nga haga.Dje pash edhe nje fatekeqesi ton shqiptare shoket e luftes nuk i pash qe kishin dal per ta percjell perse jemi te till qfar jemi.
    As kush nuk ka vdek nga turpi

  6. #6
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    759
    Ishalla na kthehet sa ma shpejt

    Burr i madh ish konen
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  7. #7
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Edhe pse e di qe jo shume shpejt sepse eshte procedur paksa e gjat deri sa te sqarohen shume gjera,por e di qe do te triumfoj dhe do kthehet ketu.

    Shpresoj gjate kesaj periudhe tere populli ti rrije ne krahe,dhe ta perkrahe ashtu siq i ka hije.
    E meriton kete e dime te gjithe,eshte me e vogla qe mund te bejme ne si popull sepse ai beri shume dhe ka akoma per te bere per ne.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga drenicaku
    Gjeneralet kethehen te fundit nga beteja,kete po e ben sot ramushi,ai dhe familja e tij ben dhe jan akoma duke ber shume per kosoven,shpresoj qe do na kethehet shpejt nga haga.Dje pash edhe nje fatekeqesi ton shqiptare shoket e luftes nuk i pash qe kishin dal per ta percjell perse jemi te till qfar jemi.
    As kush nuk ka vdek nga turpi
    Te lumte, ai do kthehet i fundit ai qe i dha aq shume kesaj toke por shpresoj qe do te kthehet kokelarte.
    Ska gje per ata te tjeret deri sa shumica e njohin Z.Haradinaj edhe e perkrahin

    Me Ramushin
    Barca

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja si tallen me ramushin polpotistet e stadiumit..
    mos e vet se kallxon vet..
    nuk ja falin kanibalet ramushit.. aleancen me voten e popullit..
    ja cthot ky buzhala pisi..

    korrieri..

    ------
    Po e presim Ramushin tjeter
    E Marte, 27 Shkurt 2007
    Nga Berat BUZHALA

    Me 9 mars te vitit 2005 faqja kryesore e gazetes “Express” mbante titullin “Kryeminister 100 dite. Hero perjete”. I kushtohej Ramush Haradinajt, qe po ate dite, heret ne mengjes ishte shtrenguar qe te nisej ne burgun e Sheveningenit per t’u perballur me akuzat per krime te luftes. E sidomos i kushtohej sjelljes se tij prej nje lideri, i cili pa shkaktuar ndonje problem politik, vendosi qe t’i pergjigjej fteses se Gjykates se Hages per t’u pergjigjur per te gjitha akuzat qe i ngarkohen.

    Gjate kohes sa kishte qendruar Kryeminister, Ramush Haradinaj pati treguar shkathtesi, nese per asgje tjeter, se paku per krijimin e pershtypjes se ne kabinetin e tij punohej. Kishte arritur qe edhe paraqitjen ne vendin e tij te punes para ores 8 te mengjesit, ta plasoje si nje arritje te madhe, kurse ngrenien e byrekut ne zyre si nje angazhim te plote ne orarin e punes. Ne anen tjeter, nje armate e tere e shoqerise civile i ishte qepur nga prapa dhe per cdo dite forconte imazhin e Ramushit ne opinionin publik, gje te ciles i ndihmonte edhe vete kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves fale elasticitetit dhe fleksibilitetit ne komunikimin e tij ditor me qytetaret. Por, ndonjehere e tradhtonte gjaku i nxehte dhe binte ne situata te pavolitshme, sic i kishte ndodhur ne stadiumin e qytetit, kur pas disa provokimeve qe i bene shikuesit shkoi aq larg sa t’i shante me nene para kamerave dhe me mikrofon ne dore. Fyerjet e publikut se e kishte tradhtuar kauzen e luftes duke rene ne shtratin qeveritar bashke me nje parti pacifiste, sic ishte LDK-ja, Ramushi nuk mundi t’i evitoje, sepse ai dhe shume pak te tjere e dinin se brenda disa ditesh po per shkak te luftes clirimtare, ai do te detyrohej qe duart e tij t’ua shtrinte prangave te Hages. Prandaj akuza per tradhti duket ta kete lenduar aq shume sa te shante publikisht. Edhe ashtu ajo akuze si ne kor qe i benin qytetaret, ishte shume e pavend marre parasysh faktin se ne si shoqeri po perpiqeshim te dilnim prej te jetuarit ne baza krahinore ne nje jete pak me ndryshe. Me te qyteteruar, ku mund te besh koalicion me ke ta do zogu i qejfit, pa e pasur drojen se do te etiketohesh. Madje ka qene pikerisht “tradhtia e Ramushit” qe ka thyer te gjitha komplekset politike ne vendin tone. Per kete do te jemi deshmitare pas zgjedhjeve qe pasuan. Askush askend nuk do ta fajesoje edhe nese ben koalicion vetem me partite serbe. Keshtu edhe duhet te ndodhe.

    Por, vec aneve pozitive qe i ka sjelle politikes kosovare, hija e Ramush Haradinajt pas largimit te tij nga qeverisja aktive ka qene jo gjithaq fatlume. Prej 9 marsit te vitit 2005 e deri me sot, qeveria e Kosoves ende nuk ka mundur te dale prej ndikimit te tij e as nje pjese e ministrave prej orbites se tij. Te gjithe ne e kemi ditur qe mbrojtja e Haradinajt ne Hage eshte e kushtueshme. E kemi ditur edhe se per t’u mbrojtur mire dhe suksesshem kerkohen miliona euro, sikur qe e kemi ditur qe ato mjete do te mblidhen ketu diku ne mesin tone - per c’gje ka pasur nje mirekuptim qytetar. Por, nuk ka pasur fije te mirekuptimit qe edhe njerez te tjere te qeverise ta shfrytezonin fatkeqesine e Ramushit dhe buxhetin e Kosoves per te mbledhur te ardhura per nevoja personale, sikur edhe ata t’i kishin para vetes sfidat qe ka Ramushi.

    Sido qe te jete, te gjithe keto konfuzione te brendshme ne qeverisje nuk ben dhe as nuk guxohet te futen brenda kontekstit Haradinaj-Hage. Ne fund te fundit ne Kosove edhe me tutje ka prokurore dhe gjyqtare, si te huaj ashtu edhe vendore, qe do te benin shume mire sikur te pastronin secilin dyshim per keqperdorimet qe jane bere gjate ketyre viteve. Kurse momenti me i pershtatshem per ta hapur kete ceshtje do te ishte kur Ramushi te kthehet nga gjyqi i Hages. Ai do te kishte mundesi qe te fliste si qytetar i lire dhe jo si deri tani kur daljet e tij ne publik kalojne te redaktuara. Perndryshe, Ramushi eshte po ai heroi i 9 marsit te vitit 2005, por nderkohe kur te kthehet i pafajshem, opinioni publik do te ballafaqohet me te verteten e Ramushit tjeter. Nje hero dhe nje politikan do te trajtohen vazhdimisht. Heroi do te mbetet pjese e arkivit dhe historise, kurse Ramushi tjeter do t’u nenshtrohet filtrave te opinionit publik.

    Po e perfundoj me Ramushin hero. Po presim Ramushin tjeter.





    ------



    dy llafe kti buzhales se ndyte..

    po per miljonat e Limes or buzhal pse nuk flet.. Miljona me mbrojt limen qe vrau shqiptar..

    ja cfar polpotistesh kemi.. berat buzhala i quan qytetare fishkellyesit..
    Jo berat ata ishin falangat enveriste qe dinin me ik si miu gjirizit kur ish puna me i dal Arkanit perpara e me tund kallashin mbasi nato perzuni serbine..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 01-03-2007 më 04:44

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    O Brar

    Ende nuk u mesove me han-buq`zhalat ,a?
    Keto hena qe `ndriqojne`Kosoven me Shqypni,asnjeher nuk e tregojne anen e vet te erret.
    Po edhe nuk me befasojne shkrimet e x`press-qave me!Jam i sigurte se nje varg i gjate bustash do u ngriten ne sheshin e Beligradit gjithe ketyre qe hedhin balte ne emrat me eminent qe pat Shqiptarija .

    ..Se njeriu nuk mund te gjykoj drejte, dhe se nuk ka te drejte te denoje,kete e kam kuptuar nga gabimet e mia kur e kam gjykue Ramushin ndryshe para 5-6 viteve....
    Akuzimet per vrasje te romeve dhe serbeve drejtuar zoteri Ramush Haredinajt jane te padrejta .Besoj se eshte gabim i madhe te mbeshtesin fakte te tilla ne luften qe ka bere ai me bashkeluftetaret e tij per mbrojtjen e votres se vet,popullates se vendlindjes se tij ,nje lufte te drejte per te cilen kane marre pjese edhe vullnetare nga vendet e ndryshme te botes ,pa dallim feje apo nacionaliteti.

    Zoteri Ramush Haredinajte mbeshteti rrugen e drejte te dr.Rugoves duke kontribui ne edukimin e nje pjese te popullates qe menduan se urrejtja,vrasja,njollosja dhe shamja jane te vetmet mjete qe ndihmoijne per t`i zgjidhe te gjitha problemet apo per te i pri nje populli para...
    Ata i shtrin doren cdo shqipatri dhe mbollen dashuni dhe armepushim ne mes vellezerve shqiptare.

    Mirepo,ja qe ngelen shume sosh qe mbyllen veshet e syt para tyne duke sherbye si argat dreqi...

    Besoj dhe shpresoj se z.Ramush Haradinaj do dal nga kjo akuze i pafajshem !
    RESPEKT!
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 01-03-2007 më 06:30

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84
    Fatmir Limaj => i pafajshëm..

    Ramush Haradinaj => i pafajshëm..

    po edhe nëse doli fajtorë (mendoj nëse tribunali i haagës këtë patjetër don t'a arrijë) ka dal s'paku si burrat, ashtu siç ia ka Ramushi zakon!
    të gjithë e dijmë të pafajshëm, doli çfarë doli ai është burrë i dheut, dhe kjo tregon se nuk jemi si shkijet (karadjic, mladic)

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Haradinaj në Hagë deklarohet i pafajshëm

    Në konferencën e sotme paragjyqësore, në Tribunalin e Hagës, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, u deklaruan të pafajshëm. “E nderuara gjykatë, deklaroj se nuk jam fajtor dhe jam shumë i fyer me këto akuza”, tha Haradinaj.
    Të hënën, më datën 5 mars, fillon gjykimi ndaj Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, thuhet në një njoftim të Tribunalit të Hagës. Aktakuza kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt pohon se që të tre morën pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, qëllimi i së cilës ishte konsolidimi i kontrollit të plotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) mbi Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK së, përmes largimit të paligjshëm dhe keqtrajtimit të civilëve serbë dhe përmes keqtrajtimit të shqiptarëve, romëve she civilëve të tjerë nga Kosova të cilët bashkëpunonin, ose përceptoheshin në dukje si bashkëpunëtor të forcave serbe ose nuk përkrahnin UÇK në. Aktakuza pohon se pas 24 marsit 1998, forcat e UÇK së nën komandën dhe kontrollin e Ramush Haradinajt nisën një fushatë ushtarake për marrjen nën kontroll të rajonit ndërmjet fshatrave të Gllogjanit dhe Deçanit dhe në veçanti fshatrat Dubravë, Irzniq, Ratishë dhe Dashinoc dhe për largimin e serbëve etnikë nga fshatrat ku jetonin. Aktakuza gjithashtu deklaron se forcat e UÇK- së nën komandën dhe kontrollin e Ramush Haradinajt, përfshirë "Shqiponjat e Zeza" nën komandën e drejtpërdrejtë të Idriz Balajt, u ranë në qafë, rrahën ose ndryshe larguan nga këto fshatra civilët serbë, romë dhe civil të tjerë jo shqiptarë, dhe vranë civilët që mbetën pas ose refuzuan të linin shtëpitë e tyre. Sipas aktakuzës, në mes të majit 1998 u ngrit një objekt i improvizuar burgimi në shtabin e UÇK së në Jabllanicë. Gjatë burgimit, të burgosurve u jepej shumë pak ushqim dhe ujë, rriheshin rregullisht dhe iu nënshtruan formave të tjera të keqtrajtimit fizik dhe iu mohua trajtimi mjekësor për lëndimet e tyre. Një numër të burgosurish në objektin e burgimit të Jabllanicës vdiqën si pasojë e lëndimeve të tyre ose u ekzekutuan me urdhër të të akuzuarve.

  13. #13
    Reklama Maska e RAPTISHA
    Anëtarësuar
    11-02-2007
    Vendndodhja
    PR
    Postime
    146
    Kam 1 pyetje per ata qe jane me afer me informata kaH Ramushi... Shka eshte puna e pareve njeri, nuk po m'interesojne miljonat e tjereve, por pse edhe 2 miljon ka nevoje Ramushi??? edhe per t'pafajshmit duhet me investu 10 miljon euro?


    edhe me 1 interviste(intervisten e fundit) pas pyetjes qe a ka manipulime ne fondin Haradinaj, ai u pergjigj "nuk jam i ftuar per kete qeshtje"...

    Dhashte Zoti e lirohet si i pafajshem. Por une thjesht nuk muj me perkrah dikan qe shumica e respektojne prej friges...
    Those who deny freedom to others deserve it not for themselves. -Abraham Lincoln

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-12-2004
    Postime
    47
    Ramushi eshte kriminel, shpresoj se nuk kthehet me ne Kosove me na i prish punet.

  15. #15
    Në Hagë fillon gjyqi ndaj Ramush Haradinajt

    05-03-2007


    Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte, e përshkroi ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj si gangster dhe përgjegjës për vrasje të egra.

    Ajo e bëri deklaratën në hapje të gjyqit të zotit Haradinaj, i cili bashkë me dy të pandehur të tjerë, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj përballen me 37 akuza që përfshijnë përdhunime, tortura, rrëmbime dhe deportime me dhunë në vitin 1998 në Kosovë.

    Prokurorët thanë se të pandehurit ndërmorrën një fushatë spastrimi etnik për të dëbuar nga Kosova forcat serbe dhe mbështetësit e tyre. Ata thanë se, megjithëse zoti Haradinaj mund të mos i ketë kryer vetë të gjitha krimet, ai është përgjegjës për akte të paligjshme të forcave të tij si pjesë e një “sipërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

    Zonja Del Ponte tha gjithashtu se dëshmitarët e palës akuzuese janë kërcënuar vazhdimisht dhe shpesh kanë patur frikë të dalin para gjyqit. Ndërkohë, sot disa mijra njerëz marshuan në Deçan të Kosovës perëndimore në mbështetje të zotit Haradinaj.

    VOA

  16. #16
    Fillon në Hagë procesi ndaj Haradinajt

    Violeta Hyseni
    BBC, Prishtinë


    Gjykimi ndaj ish kryeministrit të Kosovës pritet të zgjasë nëntë muaj

    Në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi fillon procesi gjyqësor ndaj ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj e Lah Brahimaj.

    Prokuroria e Tribunalit të Hagës i akuzon ata për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve e zakoneve të luftës gjatë vitit 1998 në Kosovë.

    Në një seancë paragjyqësore të mbajtur javën e kaluar, zoti Haradinaj tha se është i pafajshëm dhe se ndiher i ofenduar me akuzat që i ngarkohen.

    Në mbështetje për zotin Haradinaj dhe dy pjesëtarët tjerë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Deçan do të mbahet të hënën një marsh paqësor.

    Gjykimi kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt dhe dy pjesëtarëve tjerë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet të zgjasë nëntë muaj.

    Aktakuza e prokurorisë së Hagës i ngarkon ata për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve e zakoneve të luftës gjatë vitit 1998 në zonën e Dukagjinit në Kosovën Perëndimore.

    Në një njoftim të publikuar në faqen e internetit të Tribunalit të Hagës thuhet se aktakuza pohon se Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj morrën pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, qëllimi i së cilës ishte konsolidimi i kontrollit të plotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbi Zonën Operative të Dukagjinit, përmes largimit të paligjshëm dhe keqtrajtimit të civilëve serbë, shqiptarë, romë e të tjerë nga Kosova, të cilët bashkëpunonin me forcat serbe ose nuk përkrahnin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    Sipas aktakuzës, forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën komandën dhe kontrollin e Ramush Haradinajt, kanë vrarë të gjithë civilët të cilët refuzuan të linin shtëpitë e tyre.

    Aktakuza e Tribunalit të Hagës, thotë se në mes të majit 1998 është ngritur një objekt i improvizuar burgimi në shtabin e UÇK-së në Jabllanicë, ku një numër të burgosurish në objektin e burgimit të Jabllanicës vdiqën si pasojë e lëndimeve të tyre ose u ekzekutuan me urdhër të të akuzuarve.

    Ish kryeministri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj janë deklaruar të pafajshëm.

    Javën e kaluar në një konferencë paragjyqësore të mbajtur në Tribunalin e Hagës, zoti Haradinaj përsëriti se është i pafajshëm dhe tha se ndihet i ofenduar nga akuzat që i ngarkohen.

    Ramush Haradinaj ishte në krye të qeverisë së Kosovës kur Tribunali i Hagës publikoi aktakuzën kundër tij në mars të vitit 2005.

    Ai pat ofruar menjëherë dorëheqje nga posti i tij pas 100 ditë qeverisje dhe të nesërmen pat udhëtuar vullnetarit për Hagë.

    Me kërkesë të palës mbrojtëse dhe pas garancave të ofruara nga Misioni I Kombeve të Bashkuara në Kosovë, pas tre muaj qëndrimi në paraburgim, Ramush Haradinaj qe liruar përkohësisht deri në fillimin e procesit gjyqësor kundër tij.

    Ai u kthye në Hagë rreth një javë më parë i bindur se do të dëshmojë pafajësinë e tij.

    Para nisjes, zoti Haradinaj pat thënë se po shkon në Hagë për të thënë të vërtetën me shpresë se së shpejti do të kthehet në Kosovë.

    BBC

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga zerocool
    Ramushi eshte kriminel, shpresoj se nuk kthehet me ne Kosove me na i prish punet.
    po ti? përse qenka kriminel? po pate mundësi të tregosh hollësisht përse e quan kriminel, çfarë ka bërë Ramushi që t'mos kthehet më në kosovë?

    mendo mirë, po t'mos kishte patur në vitet 1998 / 1999 kësi "kriminela" çka mendon ku kishe qenë ti tani?

    t'mos na i prishë punët?

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga zerocool
    Ramushi eshte kriminel, shpresoj se nuk kthehet me ne Kosove me na i prish punet.
    Kta jan ata Kolleboratoret e qeveris Serbise Kta jan sipatizuesit te qeveris serbise kta jan tradhetaret

    Ather bre djal shko dhe jepe testemonin tende kunder bacit Ramush hajt shko
    BAC, SU KRY

  19. #19
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    ku ka ze nuk eshte pa gje

    Ku ka ze nuk eshte pa gje-thote populli.Ate cka ju ka bere serbeve e gabeleve s'eshte kurgja.Mire jua ka bere.Por sjellja ndaj ushtarakeve profesioniste sic ishte rasti me kolonel Tahir Zemen apo dhe perplasjet pas lufte me nje familje shqiptare te bejne te dyshosh se nuk eshte edhe aq i paster sa qe deshirojme ne.Gjithsesi shpresojme se gjykata do jete objektive kushdo qofte vendimi i saj

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ramushi nuk shkon ne hage se i ka ba keq ndoj familjeje shqiptare..
    te ish keshtu kish shku dulla ne hage ndoj here..
    jo se nuk i ka ba keq kujt.. ramushi por se ne hage nuk e cuan familjet te cilave u ka ba keq ramushi i pare ai i pagdhenduni.. por sepse ramushi ndryshoj mbas Clirimit te Kosoves nga Nato..



    ramushin e cuan "shoket" ne hage..
    duke bere koalicion me rugoven ai i beri mire kosoves por.. por.. nuk i beri mire mafies polpotiste me qender aty pran bankes se shtetit qe i thone seli roze.. dhe deges se saje ne kosove qe i thone qos demaq lim kup thaq e lpk e m.uta tjere..

    dhe shoket e ndeshkuan..

    ramushi pra nuk ish kon enverist i forte.. ai kishte evoluar e ish emancipuar nen influencen e urtesise rugoviane.. e kjo perben "akt armiqesor" per shtabin KEK-ist.. pra ai i "dul doret" Komitetit Enverist Kosovar (KEK).
    dhe kur i del doret atyre o te pret plumbi o haga.. se fishkellima asht vec prelud..

    lexoni shtypin qe te kuptoni gjerat..

    GSH ..bij e ZP-se dha kte informat.. para do kohesh..

    u vra ne tuz ulqin a sdi ku.. ish deshmitari kyq kunder haradinit..

    pra mafia.. zedhense e se ciles eshte GSH.. shprehu shqetsimin.. o Hag kujdes se don me te shpetue pi thonjve tu ky tradhtari jon ramushi..

    e haga nxitoj me e thirr ramushin shpejt..

    kur ramushi po bahej gati me shku.. burrerisht e jo mi-gjiriz-isht si lima.. mafia dha lajmin me an te gazetes shqiptare gsh ose binjakes se ZP-se.. aq e kaq milion euro-dallers kushton avokati i ramushit..

    pra.. desh me than mafia.. o milet shiqoni.. sa i shtrenjt asht per ju ki tradhtari qe ne e fishkellyem.. e qe nuk meriton asnji euro me cu per ate m.ut..
    kte desh me than mafia.. me an te gsh e epok zezes.. e buzhalave tjere..

    pra ramushi keq e ka punen sepse.. me ndihme te akuzes e cila mbeshtetet ne fakte serbe.. eshte plot gatishmeri me "fakte" dhe mafia enveriste.. dhe patjeter ajo ka furnizuar palen serbe me histori interesante ne favor te tyre.. e ne dem te ramushit..
    por mir tja bejn ramushit..
    sepse heshti kur ja vran bashk luftarin tahir.. (ata polpotistet) .. qe mos me u prish me shoket e te vllait daut m.utit.. se dauti i ka shok .. e po ma dojn dautin.. ata enveristet.. mirpo harroj ramushi i pa ditun.. se mafia polpotiste nuk ja shihte me sy te mire ramushit do levizje politike .. jo te stilit qose demaqo enverist.. sikurse mirkuptimi me dacat e rugovat.. e me berishat e lek zogat..

    pra ramushi ish vnue ne listat e shik klos halitit.. por.. si magari..bane zot anderr.. shpresoj se shoket do ja falin.. mirpo u gabue..

    ose ose.. ramushi ka krye detyra me porosi te mafies qose kupo demaqoiste.. e prej kesaj ska mujt te reagoj burrnisht.. e ktu e kan zan ngusht polpotistet..
    pra ne ramush po te cojm ne hag ty.. e ti sguxon me than gjys fjale per ne..se..e din ti x muhabet.. e me ty mbyllet haga e ne m.utat ne pdk shpetojme..

    nejse..

    por.. ramushi asht nji atdhetar i mire.. por me nji faqe te erret.. ne koh te "luftes"

    kurse pdk i ka tana faqet e zeza..
    prandaj le ta urojme lirimin e ramushit.. e gjyqi i vertete le ti behet nji dit ne kosove..
    me ikjen e ramushit AAK-- bahet ajo qe ishte ne fillim.. nje cete enveristesh te ciles i iku kryetari ramush i cili gjithsesi.. kishte nji fije burreri shqiptare..
    ne dy rastet e ikjes ne hage.. ramushi.. u tregua nje trim i madh.. qe te imponon respekt.. sidomos kur i krahason me dezertoret e pdk lim kup thaqet.. e qos demaqet.. te cilet ne luft e ne paqe dolen m.uta frikacake e djallezore..
    tash ne aak.. kan mbet m.utsihaanet.. tip lume e dugollat.. e koktrashet bajram kosumat..
    pra kurkushat..
    kosoves ju mbyll ne hage nji burre.. trim..
    .


    mafia pra.. kurseu plumb me ramushin..

    ja la hages me ja marr hakin..

    prandaj ramushi duhet te mbrohet..

    per inat te serbise e te llapushnikasve..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 07-03-2007 më 19:49

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Leter e hapur Heroit te Popullit Ramush Haradinaj
    Nga Bahtir Hamza në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 07-08-2010, 18:28
  2. Ramush Haradinaj qytetar nderi në Gjirokastër
    Nga Sabriu në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 06:27
  3. Leter e hapur drejtuar Ramush Haradinaj
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 09:16
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Spiro Butka: Si luftova në krah të Ramush Haradinaj
    Nga demir në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 10:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •