Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 104
  1. #81
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    nje lajm i mire ky!! )
    What goes around---comes around

  2. #82
    Citim Postuar më parë nga Sorkadhe_Kelcyre Lexo Postimin
    nje lajm i mire ky!! )
    Po .
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2011
    Postime
    17
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Haradinaj kthehet në shtëpi!

    Shkalla e parë e Gjykatës në Tribunalin e Hagës ka marrë vendim para pak orësh që ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mbrohet në liri. Lajmin e kanë konfirmuar për TV ‘Dukagjini’-n, burime të sigurta nga ekipi i mbrojtjes.

    Prokuroria nuk ka bërë ankesë ndajë këtij vendimi, kështu që gjatë 24 orëve të ardhshme ish-kryeministri i vendit Ramush Haradinaj pritet të kthehet në atdhe.
    Tribunali i Hagës ditë më parë, me propozim të përbashkët të prokurorëve dhe mbrojtjes, ka vendosur që më 11 qershor të dorëzohen deklaratat përmbyllëse të shkruara në “rastin Haradinaj dhe të tjerët”, ndërsa seancat përfundimtare do të mbahen më 25 dhe 26 qershor.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ngarkohen me “krime të kryera gjatë luftës në Kosovë”. Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur në muajin gusht të 2011-ës.

    Ish kryeministri Haradinaj ishte liruar më 3 prill të vitit 2008 nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa rigjykimi i pjesshëm thuhet se ka nisur për shkak të paraqitjes së dëshmive shtesë në procesin kundër tyre. /Telegrafi/
    mos eshte kjo loje e hashimit?.tash i nevojitet dikush si ramushi per tja dhene autonomine serbve te veriut ,se vet nuk po don me vepru.per kete e ka sjell ramushin ne ks,perndryshe e dergon prape ne hage .

  4. #84
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185
    Eshte e mire per te gjith neve qe te lirohet nga Haga
    Perndryshe do te na binte hija e keqe neper bote, dasht zoti dhe asnje shqiptare te mos denohet atje.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Kam frik,mos ia kan shtruar evropa ndonji kusht,sikur ia parashtruan kushtin per ta liruar nga paraburgimi, nese do te pranonte te bej koalicion me pdk-n ne zgjedhjet efundit ne kosovë,per te cilin kusht haradinaj nuk e pranoi dhe ngeli ne burg.Kurse tash ndoshta pa kushte e kan liruar.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  6. #86
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga quni_i_mire Lexo Postimin
    mos eshte kjo loje e hashimit?.tash i nevojitet dikush si ramushi per tja dhene autonomine serbve te veriut ,se vet nuk po don me vepru.per kete e ka sjell ramushin ne ks,perndryshe e dergon prape ne hage .
    Shume ja keni friken Hashimit, papapa. Hashimi i paska ne dore krejt gjykatesit dhe Prokuroret e Hages. Me desht e dergon me desht e sjell ne Kosove kend te don nga Haga. Hic mos ta nin se ka me e shiju humbjen nga Hashimi edhe Ramushi.

    P.S: eshte lajm shume i mire qe po kthehet ne KS Ramushi.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  7. #87
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Shume ja keni friken Hashimit,
    - mua me vjen mire qe po e njohin "Hashimin " shume mire.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  8. #88
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    Ramushin e mbajne ne Hage sepse ja kane friken ,sepse eshte ndoshta i vetmi ATDHETAR qe ka mbetur nga kombi yne,sepse serbo-greket dridhen vetem kur ja degjojne emrin dhe jo ta kene aty perballe ne Mitrovicen e veriut,se[se RAMUSHI eshte i vetmi qe ka bolet te beje ate qe ka 5 vjet qe nuk po e ben dot Thaci, JA PERSE NUK DUAN TA LENE TE LIRE RAMUSHIN , SEPSE DISA LANXHO DHE ANTISHQIPTARE SI SALI BERISHA ME SHOKE AI DO TJUA PRESE KOKEN DHE DO TI FUTE NEPER BURGJE PER TRADHETITE QE KANE BERE NDAJ KOMBIT SHQIPTAR,PER BURGIMET DHE TORTURAT QE JU KANE BERE KREREVE TE UCK-se PER NAFTEN E DHENE MILLOSHEVICIT,PER GJOJA MARRJET E ORGANEVE NGA SERBET NGA ANA E UCK-se , NE TERRITORIN SHQIPTAR
    JA PERSE NUK E DUAN RAMUSHIN JASHTE TE GJITHE KETA HORRA NE SHQIPERI-KOSOVE-MAQEDONI-MAL TE ZI DHE NE EUROPE

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shpallen të pafajshëm

    Emri:  ramush_haradinaj_hage3.jpg

Shikime: 87

Madhësia:  31.4 KB



    Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka liruar nga të gjitha akuzat Ramush Haradinajn, Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn. Festimet për lirimin e tyre kanë filluar tashmë në Prishtinë.

    Sot në ora 9:00, nisi procesi i shpalljes së vendimit përfundimtar në rastin kundër ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

    Të tre ata janë rigjykuar pjesërisht nën akuzën për “trajtim mizor, torturim dhe vrasje të të burgosurve” në atë që quhej kampi ushtarak i Jabllanicës, më 1998”.

    Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj janë liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj, është dënuar me gjashtë vjet heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturim” të të burgosurve të UÇK-së.

    Rigjykimi, që ka nisur më shumë se dy vjet më parë, ka ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rëndësishëm”. Sot ata u shpallën të pafajshëm.


    Kthehet sot si hero lufte - do ta vazhdojë punën e lënë si kryeministër më 2004

    Ramush Haradinaj tha përmes avokatit të tij Ben Emmerson se është "koha për pajtim" dhe se do të “garantojë të drejtat dhe pjesëmarrjen e plotë të serbëve në jetën politike të Kosovës".

    Emmerson e ftoi ish kryeprokuroren Carla del Ponte që t’i kërkojë publikisht falje popullit të Kosovës dhe tre pandehurve, meqë ka ajo e ka ngritur aktakuzën.

    "Haradinaj kthehet sot në Prishtinë. Ai do të vazhdojë të punojë si lider i Kosovës, në detyrat dhe funksionet që kishte përpara gjyqit", u tha Emmerson gazetarëve në Hagë.

    Përndryshe, publiku pret reagimin e Del Pontes. Ajo është deklaruar pas lirimit të gjeneralëve kroatë, Gotovina dhe Markac, duke thënë se vendimi është “i padrejtë dhe i pabesueshëm”.

    "Britanikët, amerikanët dhe të tjerët kanë thënë se këtë e ka kuptuar gabimisht, por ajo ishte e vendosur të vazhdojë pavarësisht nga dëshmitë", tha Emmerson.

    Pas vendimit, Emmerson u tha gazetarëve se "Haradinaj do të udhëheqë qeverinë që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, çfarëdo gjuhe që flasin, pa marrë parasysh se prej nga vijnë dhe pavarësisht nga kombësia e tyre",

    "Është koha për pajtim", tha Haradinaj përmes avokatit të tij.

    Siç njoftoi avokati, Haradinaj do të ballafaqohet ashpër, kudo, me korrupsionin në Kosovë.

    "Mbi të gjitha, Haradinaj do të vazhdojë me detyrat të cilat kjo padi e padrejtë i ka ndërprerë, duke e shpirë vendin në fazën e dytë në rrugën tek pavarësia dhe sovraniteti i plotë”, thotë Emmerson, duke shtuar se me pëlqimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të popullit të Kosovës Haradinaj do të përfundojë punën që filloi në vitin 2004.

    Emmerson tha se me vendimi e sotëm, gjykata në fund solli drejtësi për Haradinajn dhe popullin e Kosovës, pas "rastit më të gjatë dhe më të lodhshëm në historinë e së drejtës ndërkombëtare".

    "Është vërtetuar pa asnjë dilemë se Haradinaj është hero lufte, e jo kriminel lufte. Është koha që të gjithë armiqtë e një Kosovës të lirë të pranojë verdiktin e historisë. Ky vendim duhet të hesht, një herë e përgjithmonë, të gjithë zyrtarët në kreun e qeverisë në Beograd të cilët kanë publikuar gënjeshtra për këtë proces, madje edhe në ditët e vendimit”, ka thënë avokati mbrojtës.

    Emmerson përsëriti se Gjykata konstatoi se nuk ka pasur dëshmi që Haradinaj ishte i përfshirë në ngacmimin e dëshmitarëve. /Telegrafi/

    E plotësuar - Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij nga Gjykata e Hagës, ka kthyer buzëqeshjen në familjen Haradinaj në Gllogjan.

    Babai i Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj tha se kjo është një fitore e madhe për Kosovën dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    "Edhe një herë u vërtetua lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës", tha Hilmi Haradinaj. /Telegrafi/

    E plotësuar - Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka liruar nga të gjitha akuzat Ramush Haradinajn, Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn. Festimet për lirimin e tyre kanë filluar tashmë në Prishtinë.

    Sot në ora 9:00, nisi procesi i shpalljes së vendimit përfundimtar në rastin kundër ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

    Të tre ata janë rigjykuar pjesërisht nën akuzën për “trajtim mizor, torturim dhe vrasje të të burgosurve” në atë që quhej kampi ushtarak i Jabllanicës, më 1998”.

    Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj janë liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj, është dënuar me gjashtë vjet heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturim” të të burgosurve të UÇK-së.

    Rigjykimi, që ka nisur më shumë se dy vjet më parë, ka ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rëndësishëm”. Sot ata u shpallën të pafajshëm.

    Telegrafi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 29-11-2012 më 07:38
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #90
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Lajm teper i gezueshem ky. Megjithate, Ramushit ja hengren ditet me te lavdishme, i cili, si nje luftetar i vertete duhet ti kishte shijuar nga afer keto dite e jo nga qelia e burgut. Megjithate, serish eshte nje lajm i mire, pasi ai i perjetoi i gjalle ditet me te medha te KOMBIT.

    Sic duket, dicka e madhe po leviz. Fqinjet hajdute tokash jane tmerruar. Bashkimin tashme s'e ndal me asgje! Drejtesia do te shkoje ne vend!
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  11. #91
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Ky lajm e ben me madheshtore festen e pavaresise . Jemi ndare, gjykuar dhe torturuar padresjtesisht me vite e shekuj. Keto jan ditet e fundit te grekofileve e serbofileve dhe miqeve te tyre.Shqiptaret po e bindin boten se jemi popull liridashes por qe fatkeqesisht jemi te rrethuar me gjakpires e hajdut . Por ky eshte fundi , fundi i te keqijave per popull. Tani jemi me te bashkuar se kurre, dhe te bashkuar ska force e as politike qe do te na mund. UÇK do te mbetet forca me e lavdishme qe levizi themelet e historise dhe drejtoj popullin nga rrezet e lirise dhe bashkimit kombetar. Andaj perulem para te gjitha atyre vajzave e djemve qe ishin pjese e kesaj force. Urime Kosove, urime Shqiptar triumfi i nje beteje dhe fitorja mbi padrejtesite. Miresevjen Ramush ,Lah ,Idriz ..miresevini ne token per te cilen luftuat dhe sakrifikuat aq shume.

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    Fole, shume u preka me kete postimin tend, e s'kam cfare t'ju shtoj fjaleve tua.
    Urime Ramushit e gjithe shqipetareve.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  13. #93
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    - e besoj se ketyre dy ditav qe kaluan me feston ton te madhe edhe me dite e sotit ka pas edhe ka me pas njerz me infrkat ne zemer si domos nga ana e shkinis dhe bashkpuntorve te tyre , do te pelcasin ne vazhdim, dite te mira per gjith Kombin Shqiptar.
    - Mir se vjen Ramush ne Republiken e Kosoves.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Urime Ramush Haradinajt.
    Dhurate me te bukur ne kete 100 vjetor te pavaresise nuk ka per luftetaret e lirise.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  15. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Skam pase dyshim qe do te ndodhte ndryshe, edhe pse me shqiptaret drejtesia e huaj nuk qene gjithmone drejtesi. Urime shqiptare!

    Per here te pare pashe lot ne syte e Hilmi Haradinajt. Se kam pare te qante me gjithe katrahurat qe ka pesu familja e tij qe i vinin nga te gjitha anet. Dhe jo vetem nga te huajt..... Nje fillim te mbare per familjen e tij!
    AUTOCHTHONOUS

  16. #96
    Gjak Shqiptari Maska e Illyri
    Anëtarësuar
    05-05-2011
    Vendndodhja
    Në tokën shqiptare Dardani
    Postime
    145

    Të pafajshëm dhe faqebardhë.

    Skedarët e Bashkëngjitur 158404

    Gëzuar fitoren për vërtetësinë e luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Gjakpirësit sllavë le të pëlcasin!
    Gegërishtja! Dialekti i të parëve tanë ILIR!

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Kthehet sot si hero lufte - do ta vazhdojë punën e lënë si kryeministër më 2004

    E plotësuar - Ramush Haradinaj tha përmes avokatit të tij Ben Emmerson se është "koha për pajtim" dhe se do të “garantojë të drejtat dhe pjesëmarrjen e plotë të serbëve në jetën politike të Kosovës".

    Emmerson e ftoi ish kryeprokuroren Carla del Ponte që t’i kërkojë publikisht falje popullit të Kosovës dhe tre pandehurve, meqë ka ajo e ka ngritur aktakuzën.


    "Haradinaj kthehet sot në Prishtinë. Ai do të vazhdojë të punojë si lider i Kosovës, në detyrat dhe funksionet që kishte përpara gjyqit", u tha Emmerson gazetarëve në Hagë.

    Përndryshe, publiku pret reagimin e Del Pontes. Ajo është deklaruar pas lirimit të gjeneralëve kroatë, Gotovina dhe Markac, duke thënë se vendimi është “i padrejtë dhe i pabesueshëm”.

    "Britanikët, amerikanët dhe të tjerët kanë thënë se këtë e ka kuptuar gabimisht, por ajo ishte e vendosur të vazhdojë pavarësisht nga dëshmitë", tha Emmerson.

    Pas vendimit, Emmerson u tha gazetarëve se "Haradinaj do të udhëheqë qeverinë që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, çfarëdo gjuhe që flasin, pa marrë parasysh se prej nga vijnë dhe pavarësisht nga kombësia e tyre",

    "Është koha për pajtim", tha Haradinaj përmes avokatit të tij.

    Siç njoftoi avokati, Haradinaj do të ballafaqohet ashpër, kudo, me korrupsionin në Kosovë.

    "Mbi të gjitha, Haradinaj do të vazhdojë me detyrat të cilat kjo padi e padrejtë i ka ndërprerë, duke e shpirë vendin në fazën e dytë në rrugën tek pavarësia dhe sovraniteti i plotë”, thotë Emmerson, duke shtuar se me pëlqimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të popullit të Kosovës Haradinaj do të përfundojë punën që filloi në vitin 2004.

    Emmerson tha se me vendimi e sotëm, gjykata në fund solli drejtësi për Haradinajn dhe popullin e Kosovës, pas "rastit më të gjatë dhe më të lodhshëm në historinë e së drejtës ndërkombëtare".

    "Është vërtetuar pa asnjë dilemë se Haradinaj është hero lufte, e jo kriminel lufte. Është koha që të gjithë armiqtë e një Kosovës të lirë të pranojë verdiktin e historisë. Ky vendim duhet të hesht, një herë e përgjithmonë, të gjithë zyrtarët në kreun e qeverisë në Beograd të cilët kanë publikuar gënjeshtra për këtë proces, madje edhe në ditët e vendimit”, ka thënë avokati mbrojtës.

    Emmerson përsëriti se Gjykata konstatoi se nuk ka pasur dëshmi që Haradinaj ishte i përfshirë në ngacmimin e dëshmitarëve. /Telegrafi/

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Presidenca dhe Qeveria mirëpresin vendimin e Tribunalit

    Presidentja e Republikë s së Kosovës, Atifete Jahjaga, mirëpret vendimin e Tribunalit Ndërkombë tar për Krime lufte në ish-Jugosllavi, që të shpallë të pafajshëm ish-kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë s, Ramush Haradinaj.

    Presidentja e Kosovës shpreh kënaqësinë që Haradinaj po i kthehet familjes së tij, qytetarëve të Kosovës dhe vendit, “për të vazhduar kontributin e tij në konsolidimin dhe forcimin e proceseve demokratike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”.

    “Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës për zotëri Haradinajn dhe ish-bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, është edhe një dëshmi se lufta jonë e drejtë dhe prijësit e luftës tonë çlirimtare nuk janë fajtorë për krimet që u janë veshur”, thuhet në një kumtesë të Presidencës.

    Presidentja e Kosovës përgëzon qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës në përpjekje për të kërkuar drejtësi për krimet e luftës të kryera në Kosovë dhe durimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

    Vendimin e Tribunalit ka mirëpritur edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

    “Ky vendim është dëshmia më e fortë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë për liri dhe nuk ka kryer krime për të cilat jemi akuzuar padrejtësisht”, thuhet në një komunikatë të publikuar nga zyra për informim e kryeministrit. Ky proces i stërzgjatur i Tribunalit të Hagës kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt ka qenë shumë i dhimbshëm për t’u përballuar jo vetëm për ata dhe për familjet e tyre, por ka qenë shumë i vështirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shtetin tone”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Kryeministria.

    Duke uruar ish-kryeministrin dhe dy ish bashkëluftëtarët e tij, kryeministri ka ritheksuar se “lufta për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë dhe e shenjtë”.

    “Kjo u vërtetua nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës sot, dhe do të dëshmohet përsëri me rastin e Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij”, citohet të ketë thënë Thaçi në komunikatë.


    LDK-ja përshëndet lirimin e Haradinajt

    Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për lirimin nga të gjitha akuzat të Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij.
    “Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se vendimi i sotëm edhe një herë e dëshmon se përpjekjet dhe lufta e shqiptarëve të Kosovës për liri ka qenë e drejtë”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës gjithnjë ka besuar në vlerat e përpjekjeve shqiptare dhe të luftës çlirimtare. LDK, në këtë rast, përgëzon z. Haradinaj dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe përshëndet kthimin e tij në Kosovë dhe në familjen e tij”.


    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  19. #99
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    .....u kuptua te pa fajshmit tanime te lire, por ku duhet te perfundoi ajo "drejtesia" qe vodhi vite te tera jete padrejtesisht ketyre burrave? Do te kete te pakten nje " me fale" te shkruar? hmm..

  20. #100
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Me ne fund!!! Nje lajm fantastik ky i sotmi!! Urime Haradinajt, Urime Kosove , Urime shqiptare!!! Drejtesia egzsistoka!!! Prishtinali, them se patjeter do te kete edhe "me fal". C'rendesi ka a do ta ndjejne apo do ta thone nga zori... pershendetje miku im
    What goes around---comes around

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Leter e hapur Heroit te Popullit Ramush Haradinaj
    Nga Bahtir Hamza në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 07-08-2010, 18:28
  2. Ramush Haradinaj qytetar nderi në Gjirokastër
    Nga Sabriu në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 06:27
  3. Leter e hapur drejtuar Ramush Haradinaj
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 09:16
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Spiro Butka: Si luftova në krah të Ramush Haradinaj
    Nga demir në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 10:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •