Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 104
  1. #61
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ky do ishte Skandali me i madh dhe njeherit me te drejtë Drejtesia e Sinqert duhet ta bojkotoj kete Gjykatë Matrapazesh....

    Realisht kesaj gjykate era drejtesi nuk i vie....dhe deri tash ka qenë Unilaterale ne raport me vurjne e drejtesis ne Lufterat e ish jugosllavis...

    Une mendoj se nese ndodh nje skandal i tillë ,ateher Institucionet e Kosoves duhet ta bojkotojnë kete Gjykatë skandaloze dhe aspak reale...

    Thjesht ishte e kjart puna e deritanishme e Karla Del Pontes ,e cila prokurore ka deshtuar,jo qe ka deshtuar por edhe bere vepra penale ne lidhje me punen e saj te deri tanishme ...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a ben te na thote kush se percfar akuzohen ne hage keta zoterinjte..
    pra a na e sjell kush pretencen e prokuroreve te hages.. pa i hequr asnje presje..?

    e pastaj flasim perseri..

    llapi nuk po ndihet ne keto temat per ramush..
    celulat enveriste ..ose sic quhet sot..pdk-ja e kan shpall tradhtar te ngratin ramush sepse pranoj athere te bashkqeverise kosoven me ldk-ne..

    e fishkellyen te shkretin e ja rrumbullakosen dosjen e ja nisen ne hage.. e jo vetem kaq por me aftesine zbuluse te tyre.. gestapoja pdk-iste.. zbuloj dhe sabotoj dhe perpjekjet e ldk-se qe ramushi ta kaloj pa deme hagen..
    pra pdk ne nje linje me serbet.. ne lidhje me ramushin..
    sot vet pdk po bashkqeveris me ldk-ne por "clirimtaro-veteranet" e saje nuk po fishkellejne..
    me vjen keq per Ramushin por ka pas mundesi.. me qen ma i kthjellet qysh perpara..

    vriteni zef Malen.. se po ju vjen ne peze.. u thosh enveri ne 1942-43 shokve te tije ne Peze..
    vritini Farkistet.. u thoshte generall katana e klos mejdanet e tjere veglave te tyre ne tropoje haklajve jahove e daut idrizave ne malsi te gjakov Tropoj Decanit.. se po ju vijne andej..

    nuk reaguan.. shoket ne peze ashtu sic e do burrnia..dhe.. mbas pak vitesh e hengren dhe vete.. ngadulla..
    Nuk reagoj ramushi kur hashimi i qose klos mejdanve mu ne shtab te ramushit me celular satelitor ju kercenua kolonelit minister te institiucioneve te Kosoves.. se do te vras.. dhe ja tash mbas pak vitesh e sheh vehten te tradhtuar nga ata te cilve ju a mbajti anen dikur e ja u fshehu krimet.. e i pa ne fud ne stadium se sa e kishin past dasht.. e e sheh kte dhe ne hag..

    prandaj kultura ..te lexuarit ka shum rendesi..
    tash asht von shum..


    ..

  3. #63
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Paradoksi i Hagës!



    A DUHET DËNUAR RAMUSH HARADINAJ?



    · Shkruante Volteri më shumë se 200 vite më parë: "Të vrasësh është e ndaluar; kështu që të gjithë fajtorët dënohen, në mos kanë vrarë në masë e nën ritmin e trumbetave". Megjithëse kanë kaluar më shumë se dy shekuj nga koha kur u shkrua nga dora e filozofit të madh, fraza e famshme nuk e ka humbur aspak aktualitetin. Përshkruante më së miri kufizimet e sistemit të atëhershëm të drejtësisë, por mund t‘u përshtatet më së miri edhe atyre kufizimeve që mund të vërejmë sot, dhe sidomos në atë që duhet të jetë institucioni i drejtësisë më i moralshëm në gjithë rruzullin: Gjykata ndërkombëtare e Hagës.


    Shkruan: Lorenc RABETA

    21. I. 2008

    Ligjet janë ligje e morali është moral, dhe ndoshta është e palejueshme të përzihen në sallën e gjyqit, por a është e drejtë që në atë bankë të akuzuarish, ku janë ulur dikur kriminelë psikopatë si Slobodan Milosheviç, gjenerali Radislav Krstiç apo gjenerali Stanislav Galiç, të qëndrojë sot një luftëtar për liri si ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj? A mund të vishet ish-kryeministri kosovar me të njëjtat akuza - për krime lufte - dhe sidomos të etiketohet me të njëjtat terma që janë përdorur për kriminelë që i kanë kallur datën njerëzimit? E gjithsesi, për prokurorët e Hagës, zoti Ramush Haradinaj është fajtor e duhet dënuar me 25 vjet burgim për akte - të supozuara - të kryera gjatë luftës së Kosovës.


    "Krimi është krim, qoftë kur bëhet fjalë për një fshat të vogël, ashtu edhe kur jemi përpara një rasti si ai i Srebrenicës. Nuk mund t‘i ndaj krimet në një apo dy kategori, apo më shumë. Viktimat i nënshtrohen të njëjtit krim dhe unë nuk kam ndër mend të klasifikoj viktimat", tha Karla Del Ponte, gjatë një interviste të dhënë rreth një javë përpara se të largohej nga detyra në fund të dhjetorit të shkuar. Intervistë e përcjellë në atë kohë edhe nga gazeta "Shqip". Ish-kryeprokurorja i referohej gjeneralit boshnjak, Rasim Deliç, i cili është nën akuzën e krimeve të luftës për shkak të mosparandalimit të kapjes, rrahjes dhe ekzekutimit të ushtarëve serbë në Kampin e Kamenicës, pranë qytetit boshnjak, Zavidovic.


    Fjalë të thëna nga ish-kryeprokurorja që për një jurist mund të jenë më se të ligjëruara, por që për gjithë të tjerët nuk mund të perceptohen pa përfshirë brenda tyre dimensionin moral. Pra, nga pikëpamja juridike duhej akuzuar për vrasje edhe një i hebre i Aushvicit që guxonte të ngrinte dorën kundër ushtarit që e shoqëronte drejt dhomave të gazit.


    Paradoksi i Hagës mbërrin kulmin, sidomos kur vërejmë përpjekjen absurde për dënimin e zotit Ramush Haradinaj, ndërkohë që prej 12 vjetësh gëzojnë lirinë përbindësha si Ratko Mladiç, gjenerali famëkeq i serbëve të Bosnjës, apo lideri i tyre, Radovan Karaxhiç. Që të dy fshihen sot e kësaj dite në Serbi, e cila ka kthyer mbrapsht çdo kërkesë të gjykatës dhe të instancave të tjera ndërkombëtare për dorëzimin e tyre. Krejt e kundërta e qëndrimit burrëror të ish-luftëtarit shqiptar, i cili, pa asgjë për t‘i fshehur drejtësisë, pranoi të përballej drejtpërdrejt me çdo akuzë, duke u dorëzuar me vullnetin e vet përpara Gjykatës së ndërkombëtare të Krimeve.


    Por vërtet e papranueshme, sidomos për opinionin publik shqiptar, është fakti se përpjekjet për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së përkojnë me lajmin e dhënë nga disa media evropiane se krimineli më famëkeq i spastrimit etnik, i njohur me pseudonimin Arkani, nuk ka vdekur, por fshihet diku në Amsterdam. Sipas disa mediave holandeze, Zhelko Razhnjatoviç, emri i tij i vërtetë, fshihet diku në kryeqytet dhe po kërkohet nga agjentët e Interpolit dhe të Europolit. Lajmi u publikua në dhjetorin e vitit të shkuar nga gazeta "Telegraf", dhe po gjen jehonë edhe në shtypin grek, ku televizioni "Mega" bën me dije se Arkani e ka regjistruar vetë "vrasjen" e tij, duke u larguar jashtë shtetit.


    Vetëm një Zot e di se si Haga po kërkon të vërë drejtësi mbi një njeri që luftonte për mbijetesën e vet (z. Ramush Haradinaj humbi dy vëllezër të vrarë nga forcat ushtarake serbe) dhe të gjithë popullit të tij nga zhdukja e plotë, në një çast kur kjo mbijetesë vihej seriozisht në dyshim, ndërkohë që asnjë arkitekt serb i krimeve të përbindshme në Kosovë nuk është vënë përpara drejtësisë. Deri tani, Gjykata e Hagës ka dhënë 53 dënime, shumica e të cilave për ushtarakë (urdhërues dhe ekzekutues) serbë që kanë kryer krime kryesisht në Bosnjë.


    Kështu, përveç Slobodan Milosheviçit, i cili me vdekjen e tij të parakohshme la me gisht në gojë Hagën - por edhe vetveten, pasi nuk mundi të shpaloste gjithë spektaklin e vet politik - praktikisht nuk kemi asnjë autoritet të lartë serb të gjykuar dhe të dënuar specifikisht për krime të kryera kundër popullsisë civile të Kosovës gjatë përpjekjeve për spastrim etnik. Për tragjedinë që pllakosi pa mëshirë popullin e Kosovës nuk ka asnjë përgjegjës serb, por sipas sentencës së dhënë nga prokurorët e Hagës, të dënuarit e vetëm duhet të jenë kosovarë, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarë të tij Idriz Balaj dhe Lahi Brahimi.


    Ndërkaq, edhe shtypi botëror është ngacmuar nga çështja e Ramush Haradinajt. Sipas një artikulli të publikuar gjatë fundit të dhjetorit të vitit të shkuar për francezen "Le Mond", procesi kundër ish-liderit të UÇK-së mund të përfundojë me disfatën e prokurorëve. Madje, sipas gazetës parisiene, për Ramush Haradinaj, i cili gëzon mbështetjen e UNMIK-ut, nuk do të vonojë shumë edhe rikthimi në skenën politike, në një moment shumë të rëndësishëm për të ardhmen e pavarësisë së Kosovës. Gazeta franceze citonte edhe ish-prokuroren e Përgjithshme të Gjykatës ndërkombëtare të Krimeve, sipas së cilës, "kjo është një çështje të cilën shumë njerëz as që donin ta shihnin të zhvillohej në sallat e gjykatës, çështje për të cilën kishim pak mbështetje, qoftë në nivel lokal, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar".

    “Shqip”, 21.1. 2008

    http://www.pashtriku.org/
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 23-01-2008 më 00:53
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #64
    Hage: Mbrojtja kerkoi pafajesine e Haradinajt
    22/01/2008 - 18:00

    Ne seancen e rradhes se procesit gjyqesor ndaj ish-kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinajt dhe dy ish- bashkeluftetareve te tij Idriz Balajt e Lahi Brahimajt, mbrojtja e tyre kane paraqitur argumentet perfundimtare. Duke i paraqitur argumentet permbyllese, avokati kryesor i ish kryeministrit te Kosoves, Ramush Hardinajt,

    Ben Emerson, i ka hedhur poshte ne teresi te gjitha pikat e aktakuzes dhe argumentet e prokurorit Rej per te ashtuquajturen “ndermarrje te perbashket kriminale”, per ndalimin, keqtrajtimin, perdhunimin dhe vrasjen e 40 civileve ne Rrafshin e Dukagjinit nga marsi e deri ne shtator te vitit 1998. Emerson pohoi se prokuroria ka paraqitur sajime te gabuara akuzat per vrasjen e civileve serbe, shqiptare e rome. Ai tha se ne asnje menyre nuk mund te thuhet se individe nga radhet e civileve shqiptare e rome i ishin nenshtruar sulmeve te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves.

    Avokati Emerson kerkoi qe trupi gjykues te beje nje analize te thelle akuzave per trupat e gjetur ne kanalin e Liqenit te Radoniqit, me qe as ekspertet e mjekesise ligjore nuk kane konstatuar kohen, vendin dhe menyren e vdekjes se tyre.

    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=14904
    Në përgjithësi Haga njihet si gjyq politik. Në këtë rast po përpiqet të gjejë fajtorë "në të dy anët" që të tregojë sa "objektive dhe e drejtë është". Mungesa e shtyllës kurrizore është virtyt në Evropë.

  5. #65
    Erando
    Anëtarësuar
    19-07-2004
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    865
    25 vjet teper shum

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Institucionet e Kosovës besojnë në pafajësinë e z. Ramush Haradinaj dhe shpresojnë se ai së shpejti do të lirohet sipas procesit të duhur



    Prishtinë, 20 mars 2008

    Institucionet e Kosovës, duke qenë të vetëdijshme për përgjegjësitë dhe angazhimin e pakushtëzuar sipas ligjit ndërkombëtar të bashkëpunojnë plotësisht me Tribunalin Ndërkombëtar të krimeve për ish Jugosllavinë, është i gatshëm të sigurojë çdo garanci dhe siguri që mund të kërkohen nga komuniteti ndërkombëtar dhe Tribunali ndërkombëtar i krimeve për ish Jugosllavi në mënyrë që të lehtësojë lirimin e z. Ramush Haradinaj.

    Institucionet e Kosovës besojnë në pafajësinë e z. Ramush Haradinaj dhe shpresojnë se ai së shpejti do të lirohet sipas procesit të duhur.

    Sidoqoftë, gjendja dhe gatishmëria e institucioneve për të siguruar bindje dhe garanci të tilla janë pa paragjykim ndaj pavarësisë gjyqësore të Tribunalit ndërkombëtar të krimeve për ish Jugosllavinë dhe për vendimet e tij të marra sipas procesit të duhur dhe ligjin e aplikueshëm ndërkombëtar.

    Institucionet e Kosovës dëshirojnë të përsërisin përkushtimin e plotë dhe bashkëpunimin e pakushtëzuar me Tribunalin Ndërkombëtar të krimeve për ish Jugosllavi në të gjitha çështjet e kërkuara.


    Sinqerisht juaji,

    Fatmir Sejdiu
    President i Republikës
    së Kosovës


    Jakup Krasniqi
    Kryetar i Kuvendit të
    Republikës së Kosovës

    Hashim Thaçi
    Kryeministër i Republikës
    së Kosovës
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #67
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hage, neser vendimi per ish kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj

    Avokatet mbrojtes te ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy bashkeluftetareve Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj kane deklaruar se ata jane te pafajshem ndaj akuzave te ngritura Version multimedial i ketij lajmi

    Gjykata per Krime te Luftes ne Hage do te marre neser vendimin per ceshtjen e ish kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj. Shume perkrahes se tij besojne ne pafajesine dhe lirimin e shpejte te tij. Babai i Ramushit, Hilmi Haradinaj shprehet optimist per lirimin e tij. Te njëjtin vendim ndajne me te edhe shume bashkekombas, ndersa kryeqyteti kosovar, Prishtina, eshte mbushur me postera te Haradinajt, duke shtuar keshtu optimizmin mes banoreve per lirimin e tij.

    Haradinaj i cili ka sherbyer si komandant i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves gjate luftes se vitit ‘98- ‘99, akuzohet si pergjegjes per tortura, vrasje, perdhunim dhe deportim. Avokatet mbrojtes te ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy bashkeluftetareve Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj kane deklaruar se ata jane te pafajshem ndaj ketyre akuzave.

    Aktakuza pohon se pas 24 marsit 1998, forcat e UÇK-se nen komanden dhe kontrollin e Ramush Haradinajt nisen nje fushate ushtarake per marrjen nen kontroll te rajonit ndermjet fshatrave te Gllogjanit dhe Deçanit dhe ne veçanti fshatrat Dubrave, Irznic, Ratishe dhe Dashinoc dhe per largimin e serbeve etnike nga fshatrat ku jetonin, dhe se ata gjithashtu vazhduan te kryenin sulme kunder kampit te refugjateve ne Baballoc afer Deçanit.


    Bw

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    Ramush Haradinaj me shok neser duhet te shpallen te pafajshem sepse jan krenaria e kombit,kete e kane vertetu gjat dhe pas luftes.

  9. #69
    Syrigana Maska e Kujtim Demiri
    Anëtarësuar
    04-12-2007
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    150
    ni vote per te verteten dhe per drejtesin

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Ishalla na vjen i lir komandanti jon , kam frik pse bash neser duhet te perfundoje procesi , kur esht samiti i Natos dhe pranimi i Shqiperis ne Nato ?

  11. #71
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Haga shpall sot vendimin per ish-kryeministrin kosovar Haradinaj

    Hage-Ish-kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj do te njihet sot me vendimin e gjykates per Krime Lufte ne Hage. Agjenci kosovare te lajmeve bejne te ditur se Gjykata do te jape sot vendimin lidhur me gjykimin e ish kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj, dhe dy te akuzuarve tjere, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj, te cilet akuzohen per vrasje dhe dhunim te serbeve, si pjese e fushates per t'i larguar serbet nga Kosova.
    Prokuroret e Hages kane kerkuar denim me 25 vjet burg per Haradinajn. Por ish komandanti i UÇK-se dhe dy bashkepunetoret e tij nuk kane pranuar asnjë nga akuzat dhe jane shprehur te pafajshem.


    (d.b-Balkanweb)

  12. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    a ben te na thote kush se percfar akuzohen ne hage keta zoterinjte..
    pra a na e sjell kush pretencen e prokuroreve te hages.. pa i hequr asnje presje..?

    e pastaj flasim perseri..

    llapi nuk po ndihet ne keto temat per ramush..
    celulat enveriste ..ose sic quhet sot..pdk-ja e kan shpall tradhtar te ngratin ramush sepse pranoj athere te bashkqeverise kosoven me ldk-ne..

    e fishkellyen te shkretin e ja rrumbullakosen dosjen e ja nisen ne hage.. e jo vetem kaq por me aftesine zbuluse te tyre.. gestapoja pdk-iste.. zbuloj dhe sabotoj dhe perpjekjet e ldk-se qe ramushi ta kaloj pa deme hagen..
    pra pdk ne nje linje me serbet.. ne lidhje me ramushin..
    sot vet pdk po bashkqeveris me ldk-ne por "clirimtaro-veteranet" e saje nuk po fishkellejne..
    me vjen keq per Ramushin por ka pas mundesi.. me qen ma i kthjellet qysh perpara..

    vriteni zef Malen.. se po ju vjen ne peze.. u thosh enveri ne 1942-43 shokve te tije ne Peze..
    vritini Farkistet.. u thoshte generall katana e klos mejdanet e tjere veglave te tyre ne tropoje haklajve jahove e daut idrizave ne malsi te gjakov Tropoj Decanit.. se po ju vijne andej..

    nuk reaguan.. shoket ne peze ashtu sic e do burrnia..dhe.. mbas pak vitesh e hengren dhe vete.. ngadulla..
    Nuk reagoj ramushi kur hashimi i qose klos mejdanve mu ne shtab te ramushit me celular satelitor ju kercenua kolonelit minister te institiucioneve te Kosoves.. se do te vras.. dhe ja tash mbas pak vitesh e sheh vehten te tradhtuar nga ata te cilve ju a mbajti anen dikur e ja u fshehu krimet.. e i pa ne fud ne stadium se sa e kishin past dasht.. e e sheh kte dhe ne hag..

    prandaj kultura ..te lexuarit ka shum rendesi..
    tash asht von shum..


    ..
    o brarov urime 10 vjetori si perfaqesues i propagandes te partis te punes

  13. #73
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    a ben te na thote kush se percfar akuzohen ne hage keta zoterinjte..
    pra a na e sjell kush pretencen e prokuroreve te hages.. pa i hequr asnje presje..?

    e pastaj flasim perseri..

    llapi nuk po ndihet ne keto temat per ramush..
    celulat enveriste ..ose sic quhet sot..pdk-ja e kan shpall tradhtar te ngratin ramush sepse pranoj athere te bashkqeverise kosoven me ldk-ne..

    e fishkellyen te shkretin e ja rrumbullakosen dosjen e ja nisen ne hage.. e jo vetem kaq por me aftesine zbuluse te tyre.. gestapoja pdk-iste.. zbuloj dhe sabotoj dhe perpjekjet e ldk-se qe ramushi ta kaloj pa deme hagen..
    pra pdk ne nje linje me serbet.. ne lidhje me ramushin..
    sot vet pdk po bashkqeveris me ldk-ne por "clirimtaro-veteranet" e saje nuk po fishkellejne..
    me vjen keq per Ramushin por ka pas mundesi.. me qen ma i kthjellet qysh perpara..

    vriteni zef Malen.. se po ju vjen ne peze.. u thosh enveri ne 1942-43 shokve te tije ne Peze..
    vritini Farkistet.. u thoshte generall katana e klos mejdanet e tjere veglave te tyre ne tropoje haklajve jahove e daut idrizave ne malsi te gjakov Tropoj Decanit.. se po ju vijne andej..

    nuk reaguan.. shoket ne peze ashtu sic e do burrnia..dhe.. mbas pak vitesh e hengren dhe vete.. ngadulla..
    Nuk reagoj ramushi kur hashimi i qose klos mejdanve mu ne shtab te ramushit me celular satelitor ju kercenua kolonelit minister te institiucioneve te Kosoves.. se do te vras.. dhe ja tash mbas pak vitesh e sheh vehten te tradhtuar nga ata te cilve ju a mbajti anen dikur e ja u fshehu krimet.. e i pa ne fud ne stadium se sa e kishin past dasht.. e e sheh kte dhe ne hag..

    prandaj kultura ..te lexuarit ka shum rendesi..
    tash asht von shum..


    ..


    Shume me vend.Megjithate nuk eshte edhe aq vone.Shpresoj qe tash e tutje,Ramushi ka me verprue vetem drejt .Mesiguri qe ka pas kohe, e kohe ne burg te mendoj e te analizoj per te gjitha.
    Ne nje far menyre e ka merituar ne gje te tille se,ashtu sic tha edhe Brari me siper, i ka dhane krahun shejtanit.E shejtani nuk te leshon lehte.Dragonjet si Thaqi e Nano nuk `shkapen lehte.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  14. #74
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm
    April 3, 2008 – 6:26 pm
    Haga urdhëroi lirimin e menjëhershëm të zotit Haradinaj




    Askush nuk doli ta pres Ramushin.Vetem presidenti i Kosoves nepermes telefonit kishte uruar mirseardhjen e ti .

    Dhe kaq.

    Shume interesant:
    Ne RTK gjate gjithe asaj dite,e mbramje imitoheshin programe /dokumentare per UCK me Hashim Thaqin dhe Fatmir Limen.

    A thue pse?!


    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  15. #75
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga RTP Lexo Postimin
    Shume me vend.Megjithate nuk eshte edhe aq vone.Shpresoj qe tash e tutje,Ramushi ka me verprue vetem drejt .Mesiguri qe ka pas kohe, e kohe ne burg te mendoj e te analizoj per te gjitha.
    Ne nje far menyre e ka merituar ne gje te tille se,ashtu sic tha edhe Brari me siper, i ka dhane krahun shejtanit.E shejtani nuk te leshon lehte.Dragonjet si Thaqi e Nano nuk `shkapen lehte.
    Ah rts ku je be njeri
    a te paskan urdhnue bosat te kthehesh prap a haaaaa
    ke mungue nji koh prej qe e shpallum shtetin ton
    por ku mbeten edhe disa tier serb ende nuk jan kthye ne pun ende po i ndegjoin bosat e ti vet i sati u ktheve be njeri

    ani tani kishe po kapesh per qoket e ramushit heee
    njeher u kape per te rugoves derisa u kalben e nuk te mbajten dot
    tani per te rammbos mier koke kap i fort eshte trambo
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #76
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga RTP Lexo Postimin
    Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm
    April 3, 2008 – 6:26 pm
    Haga urdhëroi lirimin e menjëhershëm të zotit Haradinaj




    Askush nuk doli ta pres Ramushin.Vetem presidenti i Kosoves nepermes telefonit kishte uruar mirseardhjen e ti .

    Dhe kaq.

    Shume interesant:
    Ne RTK gjate gjithe asaj dite,e mbramje imitoheshin programe /dokumentare per UCK me Hashim Thaqin dhe Fatmir Limen.

    A thue pse?!


    :-ë
    RAMBO duhej te ul koken e te punoi si nji parti opozitare siq i ka hije se perndryshe jet keshtu i injoruem dhe vetem jet tuj ba bla bla bla sja tuf askush
    ---------------------

    Sejdiu, Thaçi e Krasniqi ende nuk ia kanë shtrënguar dorën Ramush Haradinajt

    Injorohet nga institucionet

    Bartësit e pushtetit në Kosovë e kanë injoruar në tërësi
    Ramush Haradinajn pas kthimit nga Haga. Përveç që nuk
    kanë pranuar të merren me deklaratat e tij kritike ndaj
    punës së Qeverisë, tre liderët kryesorë të institucioneve nuk
    janë takuar as sa për "kurtoazi" me kryetarin e AAK-së


    DRILON ZOGAJ
    Prishtinë, 24 prill - Njëzet ditë pas kthimit nga
    Haga, Ramush Haradinaj është takuar me
    shumë personalitete të larta politike,
    akademike e diplomatike. Ish-kryeministri i
    Kosovës është takuar me përfaqësues të lartë
    politikë nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e
    Preshevës. Është takuar me familjet e heronjve
    të Kosovës, përfaqësuesit e Trupave Mbrojtëse
    (TMK) dhe me rektorin e Universitetit të
    Prishtinës (UP). Ka pasur takime me liderët e
    opozitës, duke përfshirë edhe ata me të cilët ka
    pasur kundërthënie në të kaluarën, si Nexhat
    Daci. Por, Haradinaj nuk është takuar me
    udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.
    Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri
    Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Jakup
    Krasniqi, përveç që nuk e kanë dërguar askënd
    në Aeroportin e Prishtinës kur Haradinaj ka
    arritur nga Haga, as nuk e kanë pritur ose vizituar
    atë në zyrën e tij në AAK. Për më tepër,
    institucionet e Kosovës nuk kanë organizuar
    asnjë ceremoni, sado modeste, për nder të
    lirimit të tij nga Haga, ku ai ka shkuar si
    kryeministër në dorëheqje i vendit, në mars të
    vitit 2005. Edhe pse është quajtur mbrojtës i
    vlerave të luftës së UÇK-së para drejtësisë
    ndërkombëtare, njësoj me Fatmir Limajn,
    Haradinaj që nga ardhja në Kosovë nuk e ka
    shijuar respektin, qoftë edhe formal, e institucioneve.
    Jozyrtarisht disa përfaqësues të institucioneve,
    të kontaktuar nga "Lajm", kanë
    thënë se Haradinaj, nëse dëshiron të takohet
    me udhëheqësit kryesorë të Kosovës, duhet të
    kërkojë takim në zyrat protokollare.
    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se
    kryeministri i Kosovës është i gatshëm të takohet
    me liderin e AAK-së në çdo kohë dhe
    vend. Por, sipas tij, mostakimi i deritashëm i
    Thaçit me te është vetëm çështje agjendash.
    "Ai e ka derën hapur në Qeverinë e Kosovës,
    kur të dojë mund të vijë dhe të na vizitojë. Sido
    që t'ia merr mendja Haradinajt, udhëheqësit e
    Qeverisë janë të gatshëm të
    takohen me të", tha Kuçi, i
    pyetur se kush kë duhet ta
    ftojë dhe ta vizitojë.
    Edhe Xhavit Beqiri, zëdhënës
    i Presidentit të Kosovës, tha se
    Sejdiu është i gatshëm të takohet
    me liderin e AAK-së. Sipas tij, presidenti
    është shumë i interesuar që të
    ketë bashkëpunim të rregullt me
    Haradinajn. "Presidenti është i gatshëm
    për bashkëpunim me të gjithë liderët e
    partive politikë në Kosovë, përfshirë edhe
    liderin e AAK-së". Ai tha se menjëherë pas
    lirimit nga aktakuza në Tribunalin e
    Hagës, Sejdiu e ka përshëndetur lirimin e
    tij dhe i ka telefonuar Haradinajt, për t'ia
    përcjellë personalisht këtë urim. Përveç që
    nuk janë takuar me të, udhëheqësit e institucioneve
    as nuk kanë pranuar të debatojnë në
    distancë me Haradinajn, pas disa akuzave që
    ai i ka adresuar për punën e Qeverisë, pas
    ardhjes nga Haga. Sejdiu, Thaçi e Krasniqi,
    pak ditë para zhvillimit të seancës përfundimtare
    kundër Haradinajt në Hagë,
    nëpërmjet një letre të përbashkët i kanë ofruar
    të gjitha garancitë me qëllim të lirimit të
    tij. Në të, ata kanë shprehur besimin e plotë
    në pafajësinë e Haradinajt.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #77
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Haga e bëri publike padinë kundër Astrit Haraqisë dhe Bajrush Morinës

    Hagë, 25 prill 2008 (Kosovapress) Koha 19:21

    Prokuroria e Tribunalit të Hagës të premten e bëri publike padinë kundër ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit Astrit Haraqia dhe bashkëpunëtorit të tij nga kjo ministri Bajrush Morina, të cilët akuzohen për mospërfillje të Tribunalit gjatë procesit kundër Ramush Haradinajt dhe të tjerëve.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #78
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Njeri si ai ska pare ndonjehere kosova eshte me te vertete nje njeri i madh
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  19. #79
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Lirohet përkohësisht Lahi Brahimaj

    Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës për krimet lufte në ish-territorin e Jugosllavisë e ka pranuar kërkesën e Lahi Brahimajt dhe ka vendosur të liroj përkohësisht ish luftëtarin e UÇK-së, por nën kushtet strikte të mbikëqyrjes së misionit të EULEX-it. Brahimaj pritet të arrijë nesër në Kosovë. KP
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  20. #80

    Ramush Haradinaj kthehet në shtëpi

    Haradinaj kthehet në shtëpi!

    Shkalla e parë e Gjykatës në Tribunalin e Hagës ka marrë vendim para pak orësh që ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mbrohet në liri. Lajmin e kanë konfirmuar për TV ‘Dukagjini’-n, burime të sigurta nga ekipi i mbrojtjes.

    Prokuroria nuk ka bërë ankesë ndajë këtij vendimi, kështu që gjatë 24 orëve të ardhshme ish-kryeministri i vendit Ramush Haradinaj pritet të kthehet në atdhe.
    Tribunali i Hagës ditë më parë, me propozim të përbashkët të prokurorëve dhe mbrojtjes, ka vendosur që më 11 qershor të dorëzohen deklaratat përmbyllëse të shkruara në “rastin Haradinaj dhe të tjerët”, ndërsa seancat përfundimtare do të mbahen më 25 dhe 26 qershor.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ngarkohen me “krime të kryera gjatë luftës në Kosovë”. Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur në muajin gusht të 2011-ës.

    Ish kryeministri Haradinaj ishte liruar më 3 prill të vitit 2008 nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa rigjykimi i pjesshëm thuhet se ka nisur për shkak të paraqitjes së dëshmive shtesë në procesin kundër tyre. /Telegrafi/
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 08-05-2012 më 20:02
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Leter e hapur Heroit te Popullit Ramush Haradinaj
    Nga Bahtir Hamza në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 07-08-2010, 18:28
  2. Ramush Haradinaj qytetar nderi në Gjirokastër
    Nga Sabriu në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 06:27
  3. Leter e hapur drejtuar Ramush Haradinaj
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 09:16
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Spiro Butka: Si luftova në krah të Ramush Haradinaj
    Nga demir në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 10:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •