Close

Rezultati i Sondazhit: A jeni "Pro" kthimit te pronave pronareve te vertete

Votues
24. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pro

    20 83.33%
  • Kundra

    4 16.67%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Postime
    12

    Problematika e pronave nė Shqipėri

    PYETJE PUBLIKE DREJTUAR ZOTIT SHEREFEDIN SHEHU DHE ENKELEJD ALIBEAJ :


    KUR DO TĖ FILLOJĖ TĖ FUNKSIONOJĖ SHTETI LIGJOR

    KOMPENSIMET JANĖ VAZHDIM I SHKELJES SĖ TĖ DREJTĖS SĖ PRONĖSISĖ DHE KUSHTETUTĖS NGA INSTITUCIONET SHTETĖRORE


    Nga Kryesia e Shoqatės Kombėtare tė tė Shpronėsuarėve “Pronėsi me Drejtėsi”


    Para 10 ditėsht zv/ministri i financave, z.Sherefedin Shehu, njoftoi se nė vitin 2010, shteti po u jep pronarėve dhe ish tė pėrndjekurve nga 20 milionė euro pėr kompensimet e tyre! Pa vėnė nė dyshim dashamirėsinė e zv/ministrit, ne, si pėrfaqėsues tė pronarėve legjitimė (jo ishėr!), pohojmė se nuk i kemi kėrkuar lėmoshė qeverisė, por kėrkojmė pronat tona qė duhet tė na i kishte kthyer qė nė vitin 1991 dhe qė edhe sot pas 18 vjetėsh edhe pse janė tė lira, mbahen peng dhe nuk po kthehen tek i zoti, pėr shkak tė korrupsionit, apo pushtimeve. Do tė ishte mė e saktė tė thuhej, qė qeveria po vazhdon, duke i dhėnė njė kockė pronarėve pėr tė mbuluar abuzimet, vjedhjet e pushtimet. Me kėto thėrrime qė jep qeveria, - me kėtė drejtim tė gabuar qė po vazhdon, do tė duhen 1.500 vjet qė tė shlyhet fatura, pa diskutuar se ky tjetėrsim i pronės nuk bėhet pėr nevoja publike por pėr interesa klanesh dhe politikanėsh. Nuk e dimė pse na thotė ky zotėri, qė viti 2010 do tė jetė i mbarė pėr pronarėt, kur me kėtė shumė do tė pėrfitojnė rreth 220 pronarė, por vetėm pėr 200 metra katrorė pėr secilin dhe veē tė tjerash, ėshtė i sigurtė korrupsioni dhe nė kėtė shpėrndarje!
    Mė tej zv/ministri pohoi, se ARMO dhe korporata tė tjera nuk japin gjė, sepse janė bėrė privatizimet mė parė, kur ai e di mirė se ligji i kompensimit ka dalė qė nė vitin 1993! Dhe sė fundi na thotė qė K.E.Sh-i, njė gjigand i madh qė do na japi euro tė tjera!
    Pa asnjė paragjykim pėr zotin zv/ministėr, ne i kujtojmė se kjo intervistė jepet nė mbarim tė mandatit tė tij dhe nuk ka asnjė siguri, se ky zotėri do tė jetė prapė nė kėtė post pėr t’u dalė zot kėtyre premtimeve. Pronarėt dinė se kryesia e ekzekutivit, Berisha-Meta para pak ditėsh duke shpalosur prioritetet e qeverisė sė re “tė integrimit” as e pėrmendėn parimin dhe detyrimin kushtetues pėr pronat tek i zoti dhe kur do tė fillojė lufta efektive ndaj korrupsionit tė politikanėve me pronat tona!
    Me kėto deklarata bėhet vetėm njė punė agjitative, duke maskuar grabitėsit e pronave dhe duke u thėnė gjithėve: ja ku po shkojnė paratė e privatizimeve! Po ua japim ishėve!
    Zoti zv/ministėr! Ėshtė detyrimi i ministrisė sė financave dhe tashmė e ministrit Bode, qė tė bėjė publike se sa ėshtė fatura e kompensimit dhe ta parashtrojė kėtė nė Kėshillin e Ministrave, duke arsyetuar qė kjo shumė ėshtė e pa mundur tė mbulohet dhe pėr kėtė arsye, duhen qė tė kėrkohet hartimi i njė ligji tė ri qė tė respektojė tė drejtėn e pronėsisė konform detyrimeve kushtetuese ku tė predominojė kthimi fizik i pronave tek i zoti, duke ulur nė maksimum kėtė faturė-gjigande pėr buxhetin. Nuk ka se si tė pėrafrohemi nė BE me avazin “vjedh prifti e paguan fshati”!
    Disa vjedhin, disa mashtrojnė e zaptojnė tokėn e tjetrit duke ndėrtuar pa lejė banesa e biznese pėr t’i shitur e pasuruar ndėrsa ministria na nxjerr fonde pėr tė paguar zullumin e bėrė nga ata qė shkelin ligjin ! Ky klan e ka kuptuar demokracinė dhe postin si mundėsi pėr tė grabitur pronėn e tjetrit.
    Askund nuk ėshtė dėgjuar, nė ndonjė nga shtetet ish komuniste, qė qeveritė e tyre, tė tregohen “kaqė zemėr mira” me pronarėt e vendit tė tyre duke nxjerrė nga 20 dhe nga 20 milionė euro pėr tė mashtruar pronarėt. Qeveritė e ish vendeve socialiste tashmė i kanė kthyer pronėn qė u takonte pronarėve legjitimė e nuk e kanė prekur buxhetin qė u takon tė gjithė shtetasve.
    Zoti zv/mimistėr, ju duke qėnė ekspert i ekonomisė e kuptoni qė kjo ėshtė njė tallje e radhės me shtresėn e pronarėve dhe kjo platformė ėshtė shkatėrrim ekonomik dhe social i programuar. Megjithatė do tė kėrkonim njė mendim tė shprehur publikisht ju si kompetent dhe larg dhunės politike se si mendoni: “kompesimin e pronarėve dhe rrugėt pėr realizimin e tij”
    Shoqata e pronarėve “Pronėsi me Drejtėsi”, ka bėrė studime e llogaritje, e njeh mirė praktikėn e tė gjitha qeverive paskomuniste dhe ka arritur nė bindje se kjo propagandė “kompesimi i pronave” ėshtė njė bllof, qė qeverisė i shėrben pėr konsum tė jashtėm se nė Shqiperi nuk gjenden mė naivė qė ta besojnė kėtė!
    I drejtohemi publikisht dhe Zoti Alibeaj, si jurist dhe si ish ministėr i drejtėsisė qė ka qenė i angazhuar nė hartimin e kėtyre vendimve dhe tė kėsaj platforme, qė tė sqarojė pronarėt publikisht nė shtyp pėr kėto pika:

    1. A pėrputhet me nenet 181 dhe 41 tė Kushtetutės nė fuqi, kompensim pėr tokat e ndara me ligjin 7501 kur dihet se ligj 7501, nuk merr parasysh tė drejtėn e pronėsisė, as kufijtė dhe as vendndodhjen e tokės sė shpronėsuar padrejtėsisht nga diktatura. Mbas sa vjetėsh do tė pėrfundojė kompensimi duke zbatuar kufizimet shumėfishe pėr tė shpronėsuarin dhe kompenimi i metrit tė fundit pėr tė gjitha pronat qė normalisht duhet tė ishin kthyer nė origjinė qė nė vitin 1991.

    2. Nėse njė antar i familjes qė jeton nė fshat ka pėrfituar nga njė privatizim ose nga ligji 7501, po vėllai i tij dhe trashėgimtarėt e tė njejtit pronar, pėrse pėrjashtohen nga e drejta e trashėgimisė dhe e pronės tyre tė trashėguar me arsyetimin se ata jetojnė nė qytet.

    3. Nėse njė ligj pėr pronat bie ndesh me tė drejtėn e pronėsisė sipas nenit 41 dhe 181 tė Kushtatutės, a duhet tė anullohet ai ligj apo duhet tė zbatohet dhe tė thellohet edhe mė tej.

    4. Sipas mendimit tuaj vendimet pėr dhėnien e titullit “person i stimuluar” personavetė tretė, pas vitit 1995 pa marė parasysh faktin se ajo tokė kishte zot dhe ishte e shpronėsuar padrejtėsisht nga diktatura, a pėrputhen me ligjin 8053 dhe nenin 41 dhe 181 /1 tė Kushtetutės dhe ky legjislacion a pėrbėn pengesė pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE.

    5. Sipas ligjit nė fuqi, kur fshati turistik ndryshon destinacionin, trualli i njihet dhe i kthehet trungut familjar tė pronarit tė shpronėsuar. Pėrse ju si ministėr i keni propozuar Qeverisė njė ligj qė ėshtė shumė mė i keq se shtetėzimi komunist i vitit 1946.

    6. Kompensimet pėr pronarėt autoktonė tė zonės turistike, si dhe projektligji pėr shitjen e trojeve tė ish-fshatrave turistike bien ndesh me ligjin 8053 tė vitit 1995 dhe ligjin nr. 9948 tė vitit 2008. Ju pyesim: Pse mbėshtetėsit e kėtyre ligjeve janė tė interesuar pėr thellimin e anarkisė institucionale dhe pėr tė realizuar grabitjen e zyrtarizuar tė bregdetit.

    7. Si njeri i drejtėsisė a mund tė na thoni publikisht nė pėrgjigjen tuaj se si duhet tė veprojnė pronarėt qė tė miratohet njė ligj qė tė thotė se Kushtetuta duhet tė zbatohet dhe se ligjet qė bien ndesh me kushtetutėn janė Nul dhe pa vlerė juridike dhe qė ky ligj tė mos mbetet nė letėr por tė zbatohet.

    8. Nė vlerėsimin tuaj qytetar ju a e vlerėsoni tė drejtė kėrkesėn tonė qė Qeveria e re e koalicionit Berisha –Meta, tė angazhohet me prioritet qė tė anullojė gabimet e bėra me pronat nga 1991, tė angazhohet dhe tė ēlirojė pronat private tė pushtuara pas vitit 1991 nga personat e tretė si dhe ti kthejė ato nė pronėsi tė pronarit tė shpronėsuar apo pėr tė realizuar kėtė do tė duhet qė veē kėrkesave tė shoqatės, pronarėt nė mėnyrė masive t'u drejtohen institucioneve ndėrkombėtare, BE dhe Senatit tė Sh.B.A. qė ata tė ndihmojnė efektivisht pėr zbatimin e tė drejtės sė pronės sė trashėguar dhe vendosjen e shtetit ligjor. Nė pritje tė pėrgjigjes tuaj nė media.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kepiroti : 13-09-2009 mė 14:52

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga kepiroti Lexo Postimin
    PYETJE PUBLIKE DREJTUAR ZOTIT SHEREFEDIN SHEHU DHE ENKELEJD ALIBEAJ :


    .
    ke e ke marre kete artikull ...? mund edhe ta kishe shkruar riferimin ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    pronare s'jam, po PRO jam.
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    kemi besuar ne drejtesi shteti kemi menduar se te persektuarve do te ju japin te drejta -
    e do te jen te nderuar e te rrrespektuar per vuajtjet dhe mundin qe kan bė ne te kaluare me bfreza-
    babai im ka shkuar lidhur me kilometra neper borė nga qetniko komunistet serb duke e maltretuar-
    pasi ish qetniko komunistet jugosllav ne vitin 1947 e moren lidhur -
    dhe naten ne prezencene nenes time me shum ashpersi kan nderhy duke i thyer dyert e te armatosur ekan dergu ne burg ku e kan sjell ne trodhjet kilogram-
    ja kan marr komplet pasurinė dhe token ne nji nder familjet ma te pasura qe ishim ather u shendrruam ne familje te varfer ndersa regjimi i sali berishes dhe hashim thaqit pikrisht keto familje i la pas dore-
    po perfitojn ato familje qe i kan kontribu pansllavizmit duke spiunuar komshiun farefisin si ne shqiperi si ne kosovė sepse europa sadiste i peshperit te veshi salos dhe hashimit ben kshtu e ben ashtu si themi ne -
    gjithqka esht me lista dhe me mafiozitet e ligj te msheft kriminal te europes
    ndalohet qe qdo lloj familje qe ka vetem pak gjurmė atdghetare te favorizohet
    ose te ndihmohet sepse eujropa esht ma e zez se srbia per ne ajo do ta ket timonin dhe diktatin per te ua pi gjakun shqiptarve ajo i njdek dhe burgos patriotet shqiptar ajo krijon gjygj te hages per ta ajo esht terroristja vet ajo do ta shkatrroj boten e kombin shqiptar-
    sepse ajo favorizon vetem spiunat ndersa deshmort e kombit luftart e uqk s familjet e persektuara duhet te vyshken te varfrohen te pengohen te shpronsohen-
    per ket familje te mjera si ather si tash nuk ka mbetur gje tjeter per veq se ti kapin armet

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  3. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •