Close

Rezultati i Sondazhit: A jeni "Pro" kthimit te pronave pronareve te vertete

Votues
24. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pro

    20 83.33%
  • Kundra

    4 16.67%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 44
  1. #21
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Nuk ka qfar te kompensohet, kur pronar te vertete te tokave ne Shqiperi jane greket.

    A nuk eshte Shqiperia nga 1997-ta, koloni e heshtur greke?

  2. #22
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    “Pronat, e shikoj te veshtire zgjidhjen”

    E Hene, 23 Prill 2007


    Ish-kryetari i Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Sokrat Sinaj, shprehet mosbesues ne zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se pronave ne Shqiperi. Pas rreth 9 muajsh nga shkrirja e KSHKKP-se, ai e sheh paksa te pamundur realizimin e njerit prej kushteve kryesore te integrimit te Shqiperise ne BE, madje, shprehet se problemi i pronesise jo vetem qe nuk duket se eshte nje prioritet, por po nderlikohet, aq sa veshtire se mund te zgjidhet nje dite. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, Sinaj thekson se ende nuk e ka kuptuar arsyen e vertete te shkrirjes se institucionit qe ai drejtonte, si dhe ka shprehur habine per qendrimin e zyres se OSBE-se, lidhur me vendimin per shkrirjen e KSHKKP-se. Ne vleresimet e tij, Agjencia e re e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave jo vetem qe nuk ka justifikuar zhurmen e bere per zgjidhjen e problemit te saj, por pas 9 muajsh funksionimi ajo rezulton e deshtuar ne raport me institucionin paraardhes te saj.

    Si e vleresoni situaten e kthimit dhe kompensimit te pronave, pas ristrukturimit te ish-Komitetit Shteteror, si dhe duke pasur parasysh se qeveria ka deklaruar se zgjidhja e ceshtjes se prones do jete prioritet i saj?

    Mendoj se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave (AKKP) ka pasur mjaftueshem kohe, afersisht 9 muaj, per te justifikuar argumentin e Qeverise per shkrirjen e Komitetit, si nje institucion qe punonte me ritme te ngadalta dhe nuk premtonte zgjidhjen ne kohe te problemit, si dhe per te vertetuar njekohesisht deklaraten, shume here te perseritur te Qeverise, se zgjidhja e problemit te pronesise eshte nje nga prioritetet e saj. Ne fakt, si Agjencia, ashtu dhe Qeveria, jane larg zgjidhjes se problemit ne fjale. Per menyren si po punohet, mendoj qe problemi i pronesise ne vendin tone jo qe nuk duket se eshte nje prioritet, por po nderlikohet, aq sa veshtire se mund te zgjidhet nje dite.



    Deri me tani asnje prej qeverive nuk ka dhene asnje shifer te sakte lidhur me sasine e tokes se lire shteterore qe do te perdoret per kompensimin fizik te ish-pronareve, por ne nje raport konfidencial per Bashkimin Evropian eshte bere e ditur se kjo sasi arrin ne 40 mije ha. Si ish-kryetar i KSHKKP-se, mendoni se kjo sasi do te zgjidhe kompensimin fizik te ish-pronareve?

    Nuk eshte e vertete qe asnje nga Qeverite nuk ka dhene nje shifer te sakte per sa i perket tokes se lire shteterore, qe do te perdorej per kompensim. Ne mars te vitit 2004, Komiteti Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Prones i asaj kohe ka realizuar nje studim shume te detajuar ne nivel komune per te gjithe Republiken, per evidentimin e tokes shteterore disponibel. Kjo, e ndare ne zera te ndryshem, si toke bujqesore, truall, livadhe apo pyje dhe vendvendosje si ne zone turistike apo joturistike per kompensimin fizik te ish-pronareve. Ky studim u prezantua ne nje mbledhje te zgjeruar te Qeverise se asaj kohe. Me shifrat e nxjerra nga ky studim, kompensimi fizik llogaritej te plotesonte rreth 60 per qind te kerkesave te pronareve prezantuar deri ne ate kohe dhe evidentuar nga studimi ne fjale. Kuptohet qe ato shifra nuk mund te jene me aktuale, pasi shume ligje apo vendime qeverie kane vepruar nderkohe dhe kane cenuar kete siperfaqe. Per sa i perket siperfaqes se permendur ne pyetjen tuaj mendoj se tani eshte detyre e AKKP te jape nje pergjigje te sakte, pasi duhet te kete disponibel pretendimet e pronareve dhe, sipas premtimeve, edhe harten e vleres se prones se paluajtshme ne nivel Republike.

    Perfaqesuesit e Partise Republikane kane propozuar, se fundi, ne Kuvend, shfuqizimin e Ligjit 7501 per token, si dhe pronaret e ndertesave te blejne truallin nga ish-pronaret. Ju si i vleresoni keto dy amendamente, a mendoni se keto do te ndikojne ne zgjidhjen e

    procesit?

    Persa i perket Ligjit 7501 mendoj qe eshte vone per te shfuqizuar, pasi problemet sociale qe do te lindnin, nese do te ndodhte nje gje e tille, do te ishin me te medha nga sa jane aktualisht, pa e ndryshuar ate. Ndersa, per sa i perket pronareve te ndertesave nuk ka rendesi nga e blejne ata truallin, rendesi ka qe ata ta blejne ate sipas vleres reale qe ka trualli dhe pronaret, toka e te cileve eshte zene te kompensohet ne parį apo fizikisht me vleren e vertete te prones se zene.

    Aktualisht, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave po punon per te pergatitur harten e vleres se cmimeve te tokave ne rang republike, nderkohe qe, shpeshhere ka qene ne qender te kritikave te qeverise. Ju si ish-drejtues i institucionit paraardhes, si e shikoni punen e AKKP-se dhe a mendoni se ajo do arrije te permbushe objektivat per te cilat eshte ngritur?

    Per mendimin tim, pas 9 muajsh aktivitet, AKKP-ja nuk e ka justifikuar rolin per te cilin u krijua, madje, pa e tepruar aspak, do ta quaja te deshtuar aktivitetin e saj, krahasuar me ate te KSHKKP-se ne te gjitha aspektet. Sipas deklaratave te Qeverise aktuale, Komiteti Shteteror u shkri me pretekstin se nuk kishte punuar me ritmet qe kerkonte realizimi i ketij procesi, per habi dhe pa asnje argument edhe zyra e OSBE-se ne Tirane u bashkua me kete mendim te Qeverise. Per mendimin tim ky vendim i Qeverise ishte i pa argumentuar dhe i nxituar, pasi KSHKKP-ja dhe Komisionet Vendore ne varesi te saj kishte kohe qe po punonte me kapacitet te plote pas nje periudhe disamujore pergatitjeje te bazes ligjore dhe metodike. Ne kohen e shkrirjes ishin marre me shume se 1500 vendime pronesie ne nivel Republike dhe ky proces do te mbaronte plotesisht ne fund te vitit 2006. Gjithashtu ishte realizuar nje metodike per vleresimin e prones se paluajtshme, e cila ishte zbatuar ne dy projekte pilot: ne harten e vleres se prones per qytetin e Tiranes dhe ate te rrethit te Kavajes, te cilat bene te mundur kompensimin financiar te vitit 2005 dhe 2006. Pjese e punes se KSHKKP-se ne ate periudhe ishte edhe pergatitja per te realizuar brenda vitit 2006 harten e vleres se prones ne nivel Republike. Ne kushtet aktuale ne te cilat ndodhet procesi i kthimit dhe kompensimit te prones natyrshem lindin disa pyetje: Ku jane ritmet qe Qeveria pretendonte nga AKKP? Ku jane vendimet qe ky institucion ka marre? Ku eshte harta e vleres se prones per Republiken, qe duhej te kishte perfunduar ne fund te vitit 2006? Edhe sa kohe do te zgjase realizimi i kesaj detyre, qe eshte dokumenti i pare i nevojshem per fillimin e kompensimit fizik? Mendoj qe nese ky problem eshte prioritet, si edhe pretendohet nga Qeveria aktuale, atehere koha vertet nuk pret dhe duhet vepruar.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Citim Postuar mė parė nga qerosi
    nese pronat me te vertete duhet tu kthehen pronareve te duhur, atehere pasardhesit arberesh te muzakajve, kastrioteve, dukagjinasve, balshajve etj, do ti meritonin me ligj. Duke e ditur fare mire se cfare kufijsh kane pasur me te drejte.

    Kush ka marre toka qe nen sundimin otoman e me pas, i kane ose me gjak ne duar, ose me shperblime, ose zoti e di.
    Nese do tu jepnim te gjitha tokat atyre qe i kerkojne 70% e shqiptareve do te mbeteshin rrugeve.

    shqiperia asht e tane shqiptareve, ta ndajme te gjithe sebashku dhe te jetojme ne te.
    Pastaj te shumtit qe po e kerkojne ate toke, ta mbronin kundra grekerve, turqeve serbeve apo kushdo....... ose a do te ishin te gatshem ta benin dicka te tille, pervec se fitimeve qe do te deshironin te nxirrnin prej SAJ.?????????????????????????

    ah more zot!

    Po dhe ata ti marrin mor qeros.
    Po a e di ti se si i kane blere njerezit tokat para "clirimit?"
    Punonin si kale ne Amerike, ose kishin dyqane etj, dhe e kane blere me flori ne dore.
    Eshte a padrejte mos tu kthehet ajo toke a marre me dhune nga "pushteti popullor."
    Per sa i perket 70% te Shqipetareve qe ngelen "rrugeve" keshtu eshte ne te gjithe boten perendimore, jo kushdo eshte pronar toke.
    Ti po predikon socializem mor mik. Te kemi te gjithe. Pra kthehesh perseri tek ajo qe kerkoi te bente Enveri.
    E drejta eshte e drejte, sado ngjyrime politike ti japesh.
    Toka i takon atij qe e ka blere me para ne dore e me tapi.
    Te tjeret le te punojne, te bejne prokopi, mos bredhin kafeneve dhe le te blejne dhe ata toke nese munden. Mos harro se 90% e Shqiptareve i kane blere apartamentet ne te cilat jetojne.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2007
    Postime
    5

    pronaret e tokes

    Citim Postuar mė parė nga Justiniani 2007
    Pronaret e vertete te tokave para pushtimit komunist te 1945 te Shqiperise jane klasa me e persekutuar .... Nuk mundet me te mohoet e drejta kushtetuese e prones dhe trashegimise se saj nga nje klase (komuniste= socialiste+demokrate) qeverisese qe per arsye politike te pastra fare injoron te drejten me elementare te njeriut sot ne toke.
    Qe te gjykosh drejte per token ne radhe te pare nuk duhet ta konsiderosh ate as para as si mall ,bageti,shtepi apo dicka tjrter qe ndryshon gjendjen esaj por dicka si dicka te pandryshushme qe mund te ndryshoje pronar dhe forme por nuk ndryshon vendodhjen.Toka nuk eshte komuniste ,demokeate ose socialiste ajo eshte shqipetare.Kjo toke ,gjuha jone shqipetare dhe traditat e zakonet tona na bene te ruajme identitetin tone shqipetar.Toka trashegohet bres pas brezi dhe ajo ruan ne pergjithesi sipronar te saj jo nje emer te vecante te nje personi por mbiemrin e fisit .Ajo itakon brezave dhe ne shqiperi kete njerzit ekane ruajtur si te shenjte.Ta kalosh toke te izoti eshte e lehte kur ke deshiren e mire dhe te mos jesh i kopromentuar e i koruptuar,mjafton denigrimi iligjit famekeq 7501 dhe shfrytezimi idokumentacionit aq te sakte per tokat te ruajtura me aq kujdes nga ai budallai diktator dhe cdo gje ne regull

  5. #25
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar mė parė nga Gunnar Lexo Postimin
    kundra, se edhe shumica e pronareve "te vertete" kot e kane marre token. tani po ja jep te zbriturve token Bab Sala ndersa ne ate kohe ja ka dhene Bab Sulltani. Skishte faj enveri qe sla asnje pronar toke pervec shtetit
    Po mire ore, po sikur te zene pronen tende a do te kishe te njejtin mendim,se me sa kuptoj e punoke mire token e tjetrit,dhe qe ta bej me te qarte ata qe kane pushtuar tokat ne menyre te pa ligjshme mbas vitit 1990 mos duhet tu legalizohet nga shteti. ne cfar bazash duhet te bazohet shteti? ne kadastra ne ipoteke.apo kush ishte me i shkathti e fitoj.Jo more mik, prona do shkoj tek pronari i vertete ne baze te dokumentave te trashegimive dhe te blerjeve te rregullta.dhe te gjithe ata qe pretendojne te behen pronare te nje prone te qe nuk i takon, private apo shteterore
    qofte, do te ishte e mira, ashtu sic kishin shkathtesine dhe zgjuarsine per per ti zene. Te kene dhe shkathtesine per ti lene ato tek i zoti qe i ka pasur i ka dhe do ti kete.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-11-2007
    Postime
    70
    Po kur do shkoje prona e te pronari?Tanmarket.com ka nje leter sekrete te ramiz alise aty ku del se cfar do bonin sal ram berisha me tosin dhe gjinushin...

  7. #27
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar mė parė nga lungara Lexo Postimin
    Qe te gjykosh drejte per token ne radhe te pare nuk duhet ta konsiderosh ate as para as si mall ,bageti,shtepi apo dicka tjrter qe ndryshon gjendjen esaj por dicka si dicka te pandryshushme qe mund te ndryshoje pronar dhe forme por nuk ndryshon vendodhjen.Toka nuk eshte komuniste ,demokeate ose socialiste ajo eshte shqipetare.Kjo toke ,gjuha jone shqipetare dhe traditat e zakonet tona na bene te ruajme identitetin tone shqipetar.Toka trashegohet bres pas brezi dhe ajo ruan ne pergjithesi sipronar te saj jo nje emer te vecante te nje personi por mbiemrin e fisit .Ajo itakon brezave dhe ne shqiperi kete njerzit ekane ruajtur si te shenjte.Ta kalosh toke te izoti eshte e lehte kur ke deshiren e mire dhe te mos jesh i kopromentuar e i koruptuar,mjafton denigrimi iligjit famekeq 7501 dhe shfrytezimi idokumentacionit aq te sakte per tokat te ruajtura me aq kujdes nga ai budallai diktator dhe cdo gje ne regull
    Teme e vjeter pot me vler.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  8. #28
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Velipojė, prishen 4 ndėrtime pa leje

    VELIPOJĖ- Janė prishur 4 pallate tė cilat deri tani kapin vlerėn 3 milionė euro tė shpenzuara. Kjo ėshtė faza e dytė e prishjes sė ndėrtimeve pa leje nė plazhin e Velipojės. Mėsohet se pallatet nė fjalė e kanė miratimin e KRRTRSH-sė pėr studimin urbanistik pjesor por me mungesė tė lejes sė ndėrtimit. Aksioni i prishjes sė objekteve pa leje sjell edhe konfrontime mes forcave tė policisė dhe pronarėve tė kėtyre objekteve, por kėta tė fundit janė shoqėruar menjėherė pėr nė komisariatin e policisė Velipojė, deri nė momentin e pėrfundimit tė prishjes sė ndėrtimeve. Faza e prishjeve tė ndėrtimeve pa leje nė zonėn turistike tė Velipojės ka nisur para dy javėsh dhe do vijojė deri nė prishjen e plotė tė ndėrtimeve pa leje nė afėrsi tė rėrės. Janė gjithsej 76 objekte tė cilat do tė prishen gjatė kėsaj faze.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  9. #29
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Toka trashegohet bres pas brezi dhe ajo ruan ne pergjithesi sipronar te saj jo nje emer te vecante te nje personi por mbiemrin e fisit.

    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  10. #30
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Pronat, arrestohen 3 zyrtarė tė Hipotekės
    NGA. KRISTAQ THANASI.
    LUSHNJE- Tre zyrtarė tė Hipotekės sė Lushnjes, me detyrė topografė e inxhinierė dhe njė topograf i licenduar kanė pėrfunduar nė pranga me akuzėn e shpėrdorimit tė detyrės dhe falsifikimit tė dokumenteve, duke tjetėrsuar pronat. Mes tė arrestuarve ėshtė edhe zėvendės regjistruesi i Hipotekės. Sipas policisė janė arrestuar shtetasit Agim Kojku, 37-vjeē, zv/regjistrues; Servet Musaku, 59-vjeē, topograf; Agim Prendi, 45-vjeē. Ndėrsa shtetasit Neshat Zeneli, 47-vjeē me profesion topograf i licencuar i ėshtė dhėnė masa e sigurisė arrest nė shtėpi. Policia bėn me dije se nga hetimet e kryera rezulton se tė katėr kėta persona nė bashkėpunim me njėri-tjetrin dyshohen se kanė kryer veprat penale tė falsifikimit tė dokumenteve duke tjetėrsuar pronat. Arrestimi ka ardhur pas denoncimeve nga persona tė ndryshėm, qė u bėnė shkak pėr nisjen e hetimeve. Sipas drejtorit tė policisė, Shemsi Prenci, kėto shkelje janė konstatuar edhe nga Kontrolli i Lartė i Shtetit.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Pronen ne shqiperi e ka dhe e gezon Katovica shqiptare post komuniste.
    Pa u thyer katovica kurre sdo veje prona te i zoti.

  12. #32
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Korrupsioni i sotėm shqiptar mė i madh se kudo, gjendet te "dosjet e pronave". Makutėria, grabitja skandaloze dhe sidomos vjedhja dhe falsifikimi gjenden nė masėn mė tronditėse, pikėrisht nė administratat e kthimit tė tokave nė krejt 18 vjetėt e fundit. Dosja e mėkateve tė kryera nga skota e nėpunėsisė sė kėtij sektori, nuk mund tė hetohet nė njė apo dy mandate, por kėrkon, pėr mendimin tim, njė angazhim mė tė madh se aplikimi i ligjit tė lustracionit, nėse ai riformulohet prej palėve politike nė rrethana jo si tė tanishmet. Por qė tė fitohet njė proces i tillė, duhet tė mendosh naivisht se palėt politike dhe administratat e nėpunėsisė sė paskrupullt, nuk kanė dėshira dhe etje pronėsore, si ato tė dėshmuara nė kaq akte rotacioni apo mandate qeverisjeje.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    ajo pune ka mare fund .....jane shitur toka e jane ndertuar objekte qe jane ri-shitur 2-3 here dhe pergjegjesit e vertete jane o jashte ku edhe kane vene ne pune parate ose i kane shperndare nder femij e fis....DHE E GJITHA KJO ESHTE BERE DHE MBROJTUR PREJ POLITIKANEVE TE CILET KANE MARRE PERQINDJEN E TYRE PER TE MOS THENE QE JANE ATA KRIJUESIT DHE INICIATORET E KESAJ PLAGE SHOQERORE DUKE KRIJUAR DHE MBESHTETUR NJE RRJET KANCEROZ DUKE FILLUAR NGA MINISTRA E DUKE MBARUAR TEK NOTERI OSE TOPOGRAFI.....ata jane te interesuar qe asnjehere te mos nxirret dhe zbatohet ndonje ligj qe kerkon ndjekjen hap pas hapi se si dhe kush e beri.......sa per sy e faqe fusin ne burg disa fukarenj punonjes te administrates te cilet kane vepruar me porosi nga lart dhe pa dokumenta.......
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  14. #34
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Ne vend qe ti mari token atit qe e ka zene pa leje,Shok ja mer te zotit qe e ka me ligj.KJO ESHTE CMENDURI,

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oliver55 : 01-09-2009 mė 10:39
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  15. #35
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    qa pronash dun ish te burgosurit...pronat jan te popullit dhe jo te bejlereve a agallareve a burgaxhinjve... ate ti puthin topet Ramizit qe i liroi prej burgu dhe ta mbyllin ..

  16. #36
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Degjoni me mire ca veta ketu qe e quajne qeverine aktuale qeverine me te sukseshme.
    Kuptohet edhe qeverite e meparshme.
    Po po flasim per situaten aktuale.
    Sukses i madh Shqiperia shtet me prona te vjedhura.

  18. #38
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    Qeveria e Berishes hiqet si qeveri e djathte, por per ne ēeshtjen e pronave sillet si qeveri komuniste:
    Procesi i kthimit e kompensimit te pronave eshte ngadalesuar dhe frenuar prej saj ne menyre te qellimshme. Ish pronaret sorollaten ne menyre perbuzese neper zyrat e shtetit gjate perpjekjeve per rimarrjen e pronave te sekuestruara.

    Kjo qeveri po perpiqet qe tu jape gati falas token pushtuesve te saj, duke zbatuar faktikisht parullen komuniste "Toka i takon atij qe e punon", e cila tani shprehet ne formen "Toka i takon atij qe e ka uzurpuar".

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  19. #39
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Avokati padit nė prokurori ish-kreun e Agjencisė sė PronaveFLAMUR VEZAJ | 11/09/2009 |
    TIRANĖ - Pas marrjes si i pandehur pėr "falsifikim dokumentesh" dhe "tjetėrsim prone", ish-kreu i Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, Tunxh Vatnikaj tashmė do tė pėrballet edhe me akuzėn e "shpifjes" ndaj njė avokati. Ka qenė avokat Genc Ēeli, i cili i ėshtė drejtuar Prokurorisė sė Tiranės, duke deponuar njė kallėzim penal ndaj shtetasve: Tunxh Vatnikaj si ish-kreu i AKKP-sė, oficerit tė policisė gjyqėsore pranė Drejtorisė sė Policisė nė kryeqytet, Bashkim Lamnica dhe shtetases Fejzie Libohova nga Vlora, por me banim nė Austri.



    Sipas kallėzimit, ish-kreu i AKKP-sė Vatnikaj me ndihmėn e oficerit Lamnica dhe me fjalėt e pa bazuara tė shtetases Libohova e kanė akuzuar avokatin pėr "mashtrim". Mbi kėtė akuzė policia pak muaj mė parė e shpalli nė kėrkim. Por, ēėshtja e kallėzimit pėr "mashtrim" u verifikua pėr disa muaj nga prokuroria dhe pėrfundimisht u vendos tė mos fillohet hetimi ndaj avokat Ēelit, duke rrėzuar tė gjitha pretendimet e ngritura nga Libohova, Vatnikaj dhe tė renditura nga oficeri Lamnica. Tani ėshtė avokat Genc Ēeli qė deponon njė kallėzimin penal ndaj kėtyre tre personave, pėr "shpifje"; "kallėzim tė rremė"; "shpėrdorim detyre" dhe "pėrvetėsim tė pronės tė mbetur nė tentativė". Sipas avokatit, tė gjitha shpifjet e kėtyre personave, janė bėrė pėr t'i grabitur pronat familjes sė Shefqet Vėrlacit, interesat ligjore tė sė cilės i mbron avokat Ēeli.



    Nė fillim tė vitit 2009-tė, ish- drejtori i AKKP-sė, u akuzua pėr shpėrdorim detyre, pasi dyshohet se ka tjetėrsuar pronėn nė njė nga zonat mė tė bukura bregdetare. Sipas hetuesve janė 480 mijė m2 tokė tek Plazhi i Gjeneralit qė dyshohet se ėshtė tentuar tė vidhet dhe tė tjetėrsohet nėpėrmjet firmės sė ish- kreut tė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave Tunxh Vatnikaj.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    sepse buka ekrypa e shqiptarit po del se esht pa drejtesia e jo drejtesia
    i verteti gjithmonė digjet spiunat po perfitojnė

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  3. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •