Close

Rezultati i Sondazhit: A jeni "Pro" kthimit te pronave pronareve te vertete

Votues
24. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Pro

    20 83.33%
  • Kundra

    4 16.67%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 44
  1. #1
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post Pronaret e vertete ne Shqiperi me te persekutuarit

    Pronaret e vertete te tokave para pushtimit komunist te 1945 te Shqiperise jane klasa me e persekutuar .... Nuk mundet me te mohoet e drejta kushtetuese e prones dhe trashegimise se saj nga nje klase (komuniste= socialiste+demokrate) qeverisese qe per arsye politike te pastra fare injoron te drejten me elementare te njeriut sot ne toke.

  2. #2
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ndoshta duhet shtuar se departamenti i shtetit ne vitin 2001 deklaroi se "ne shqiperi nuk ka per te patur zgjedhje te lira per sa kohe qe dy partite e medha i kane blere votat nga pjesa e popullsise perfituese e Ligjit 7501", Mbi Reformen e Tokes, dhe kjo pa demshperblyer ish-pronaret qe me ligj u takojne parate perpara se ti merret toka....
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  3. #3
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    491
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    kundra, se edhe shumica e pronareve "te vertete" kot e kane marre token. tani po ja jep te zbriturve token Bab Sala ndersa ne ate kohe ja ka dhene Bab Sulltani. Skishte faj enveri qe sla asnje pronar toke pervec shtetit
    To look life in the face....

  4. #4
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Token nuk ja ka dhene bab sulltani shqiptareve, ja ka dhene zoti, sulltani ja mori dhe e beri te tijen. Duhet te vinin vitet 1834 me reformat brenda perandorise qe te rikthehej pronesia private mbi token. Pastaj mbas vitit 1912 shume shqiptare kane blere toke me flori nga shqiptaret e tjere, cfare faji kane ata ? Tregu i tokes ka ndryshuar shume nga viti 1912 deri me 1939 dhe shume emigrante shqiptare te diaspores se atyre viteve investuan kursimet e tyre ne toke-blerje, po ashtu edhe shume shqiptare te shqiperise qe krijuan te ardhura te mira nga tregtia apo puna e tyre e ndershme investuan ne toke-blerje.Po keta cfare faji kane, qe tu marresh parate dhe token dhe te mos mbaje kush pergjegjesi? Une nuk po them qe reforma agrare apo reforma e tokes te mos behet per interesa madhore kombetare, si pjese e luftes kundra varferise, sepse eshte bere ne te gjithe historine e njerezimit, por me thuaj, ne kohet moderne kush shtet nuk i ka paguar ose demshperblyer pronaret mbasi u ka marre token ?
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    310
    Faleminderit
    1
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Gunnar
    kundra, se edhe shumica e pronareve "te vertete" kot e kane marre token. tani po ja jep te zbriturve token Bab Sala ndersa ne ate kohe ja ka dhene Bab Sulltani. Skishte faj enveri qe sla asnje pronar toke pervec shtetit

    As Enveri nuk guxoi t`ia merrte token pronareve te vertete! Ne kohen e reformes agrare pas Ēlirimit doli parrulla "toka i takon atij qe i punon" dhe nuk thane se toka eshte prone e atij qe e punon.

    Nqs do te deshironte te zhdukte pronesine e vertete rregjimi komunist do te asgjesonte dokumentet kadastrale, gje qe s`e beri, se e dinte se toka eshte jo e atij qe punon por e atij qe ka derdhur florinjte dhe djersen e ballit.

    Per mendimin tim toka i takon pronareve te vertete, dhe se kjo pune keshtu do te vazhdoje deri sa te vdese edhe brezi qe mban mend se ku i ka patur pronat.....

  6. #6
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    e vertete joss, edhe enveri nuk i zhduku dokumentacionet e tokes... por cfare ti besh kur drejtesia sot drejtohet nga njeres si puna e gunnar-it qe bene kurse 6-mujore per juriprudence dhe sot te gjykojne ne salle te gjyqit....
    por gunnari akoma si eshte pergjigjur pyetjes se ne kohet moderne kush shtet nuk i ka paguar ose demshperblyer pronaret mbasi u ka marre token ?
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    36
    30 falenderime nė 21 postime
    mire beni te tregoni histori te vecanta qe i njihni mire.. sepse nga te vecantat qe i njihni mire krijojme idene e sakte sec cfar eshte bere ne tere shqiperine..

    po tregoj njeren..

    vjen nje qyqar ne shqiperi nga viset shqiptare ne ish jugosllavi.. si emigrant politik .. dhe si zakonisht e cojn andej nga myzeqeja per "kontroll e verifikim 100 vjecar..te gjate" se mos eshte agjent.. se keshtu benin me te gjithe kaqolat qe kujtuan se po vijne tek baba i madh dull hoxha..
    si bir fshatari ky fshatari i viseve shqiptare.. besoj i zones tuz ulqinit ka qene.. sic ma kan treguar kte histori te dhimshme.. edhe ne myzeqe punon si kale e ashtu ne rrethanat kooperativo nbsh-ore ja del te siguroj buken e kalamaqerve me djers ..

    mirpo andej matane Titua i la njerzit te punojne ndac koprativo iste--ndav privatiste..ndac zvicro gjermanoiste.. dhe tokes se babait te ketij katundarit tuzo-ulqinak ja vune syrin komshijte atje ne tuzo ulqin.. por ne shtetin e titos nuk talleshe dot me pronen.. dhe qe tja gllaberonin token dhe shtepine atij babait qe u plak dhe te birin e kishte ne burgun keshtjelle.. atdheun amė.. enverist.. pra pa kontakte.. u nis njeri nga zona e ulqin tuzit.. dhe vjen ne shqiperi te enverit.. si turist kuptohet se nuk ish budall si ai tjetri me ardh me arratisje si emigrant e me hap kanale neper myzeqe nen kontrollin e lipeve e operativave nga terbaci apo bilishti..
    ki kopili .. komshi me token dhe shtepine ne tuzo ulqin te ketij qyqarit sa vjen ne shqiperi tek miqt e tije ku dhe vendoset per ditet qe ishte mysafir.. u thote.. dua te takoj filanin.. jeton diku ne myzeqe..
    mir thone miqte dhe e gjejne kte te mjerin ne myz<eqe dhe e ftojne..
    vjen ki gjith gezim se do takonte nje bashk vendas e kushedi do i ket sjelle ndonje pako nga te vetet.. sepse dihet se ne kohen kur ne jugosllavi bilbilonte titua e ketej enveri.. punet kishin vajtur aty sa.. shqiptari i shqiperise me ato rrogzat e mjera synonte buken e gojes pra te shtynte pesmedicin.. sic i thoshin kurse andej nga ana e titos shqipot.. nje pjese e mire.. ishin bere njerez.. ishin bere me villa 2 3katshe.. me kerra e me pasosha e ata te zones tuzo ulqinake ja kishin ndjere dhe lezetin turizmit.. pra atyre gjermano skandinaveve qe ne koh te titos pushtonin bregdetin dalmat e montenegroist.. e derdhnin parane lume ne hotel motel shtepizat qe gjalleronin nga rijeka deri ne ulqin e tivar..
    pra dallimi i madh.. saqe jo me kot tregohej dhe nje barsalete aso kohe..
    kufitari shqipo tar i pjeses enveriste shihej cdo dite me kufitarin jugosllav diku ne zonen e mbi shkodres..e kishin filluar te pershendesin njeri jatrin.. kur qellonin bashke ne sherbim.. kuptohet njeri ketej tjetri andej..
    ky i joni veshur me ato kapotat e vjetra kepuc faqe zeze e i ushqyer mjerisht..
    kurse ai i titos veshur mire.. me faqoren e vinjakut ne xhep per tu ngrohur me kepuce te mira e veshje te mire e i ushqyer tito kardeloisht..pra derrce..
    edhe nje dizaj shihen keta dy kufitaret.. ki ketej qe mbronte keshtjellen zgjebarake te enverit dhe ai andej qe formalisht kryente detyren se skish cfar te trembej se mos iknin ulqinaket miljonere e shkonin me kerku strehim ne mamurras me marr 500 lek ne pesmedic.. nejse..
    i thote ki kufitari i titos qe matane ketij te enverit.. o moj druzhe.. kako.. si.. dobro..???
    dobro si kaka.. i thot ki i enverit..

    cte thosh i ngrati.. me teper.. lol..

    nejse.. vjen pra ky i titos tek ky i enverit dhe takohen e ky kopili i titos veshur mire faqekuq e me zinxhira ari ne qafe e duar e kuleten plot me shuka me dojc marka.. e ja hedh llafin rreth e rreth ketij qyqarit te leckosur te anes enverit..
    degjo i thote.. ajo toka e babait tend atje ne tuzo tivaro ulqin.. dhe shpija kane mbetur shkrete.. ti je ketu e je nevojtar e une atje kam mundesi qe te bej turizem me pllacin tend.. por me duhet nje firma nga ty se ti je trashegimtari me ligj i plakut tend.. dhe shteti atje pa firmen tende nuk ma leshon ..
    ky i ngrati i thote.. une isha i ri kur u arratisa qe andej e erdha ketej.. por nuk dua te ngordh ketu ne myzeqe e nji dit kushedi si vjen puna e bashk me keta femije te mij kthehem ne trojet e stergjysherve te mije.. se ktu nji ktu me ka ardh e prek hunden me dore.. e prandaj nuk dua te shes token e shpin e babes.. ashtu le te rrine se nji dit mos une vjen fmija im dhe e gezon..
    hmmm.. ben ki i ardhuri se ju ftof puna.. mendoj se duke e shfrytezuar mjerimin e ketij e duke i dhene ca zhele e ndonji manjetofon.. po ja por.dhon mendjen e po ja merr firmen..
    por "myzeqari" nuk e ha kte kumbull..
    dhe iken bosi ne jugosllavi dhe myzeqari shkon ne fshat gulagun e tij ..
    skaluan ca kohe dhe kte qyqarin e arrestojne..
    familja ku u akomodua miku nga jugosllavia per interesa meskine apo si spiune te felliqur te regjimit e kishin spiunuar te mjerin..
    kishin vajtur ne dege e kishin thene se filani kur ka ardhur vizit tek ne e ka folur me mikun tone nga tuz ulqini.. ka shprehur pakenaqsi per pushtetin tone dhopullor.. dhe i ngrati jabanxhi.. vate ne burg.. kush do ta mbronte qyqarin.. dhe me sa di e denuan nja 10 vjet e ca me spaco burrelo bulqiz.. si agjent.. te udb-es..
    e i ngrati nuk ishte agjent por Njeri qe si cdo njeri.. kerkonte.. e kish nji enderr te kthehej atje ku kish lere..
    dasht Zoti e ka dale gjalle nga burgu enverist e ka shkuar me femijet tek toka e babes..

    desha te them se .. prona eshte e shenjte.. por dhe shqipot jan kanibale..

    ne shqiperi vellai vret vellane per nje meter gardh..
    prandaj kjo pune do rregulluar me drejtesi..

    Deri tani ka marre prone kush ka qene bith e brek me pushtetare.. Psh Spartak poci i Nano edvinave u mburr nje dizaj se.. i ka marre tokat dhe i morra ne kohen tende o Sali i tha..
    Po keshtu Dade Barja thon ka marre toka.. po dhe Dash peza ka marre se ishte mik me edvinin..
    po tjeret..
    Shum njerez me thone..nuk guxoj te kaloj andej nga tokat e gjysherve se ai qe e ka zene.. ardhur nga m.uti semes ..me ka thene.. ik se ti hedh trut ne ere.. me tritolo kallash.. e un i ngrati femij teper skam qe ti le aty per nje cop toke..

    u fol psh qe banda hakmarrja e shyto zabito arapve.. ka troje ne radhime e gjetke e aty ka bere motello restoranto bordello .. kuptonet ne tokat e te tjereve..

    Pra keq punet..

    me tregonte nje dizaj lionesi..kjo kapedanja ketu..

    shum familje kur kan ndare trojet.. i kan ndare shum talibanshe.. psh vetem djemte e plakut kan te drejte te marrin pjese kurse vajzat jo..
    vate tha ki miku im.. baca T (njeri me reputacion e i shkolluar e i emancipuar qemoti.. ) atje ne livadhet e valbones.. e u tha fshatarve.. une tha jam djali i shpise dhe sipas zakonit me takon te benem pronari i trojeve te babes..por baba im ka pas dhe bija.. dhe une do bej drejtesi e burreri.. token do ta ndaj barabar.. me motrat.. pra i beri dhe femijet e nipat e mbesat e te motrave me prone..
    keshtu duhet bere..
    e kemi raste qe ne qytete bejne hile vellai motres e motra vellait.. e djali xhajes cunit te xhajes.. e disa jan bere pronare gratacielash e disa me gjisht ne b.ithe..se ne goj ku ta gjesh..

    pra nuk eshte vetem saliu fajtor po dhe vet njerzit jan bere te babezitur e po han njeri jatrin..

    ne truallin e gjyshit tim ne tirane une skam marre asnje pellembe.. e nje leng sterlengu..nuse e nje nipit te gjyshit eshte bere bose aty e ka bere grataciela mbi ate toke.. e di korasoni vendin.. as 300 metra larg nga banka shtetit.. vij ajrore..
    dhe kush guxon te merret me ate panteren.. ajo bi.th e brek me dhorat e m.utat e tjere te gjykato bashkive ministrive.. e une skam kok teper ta le .. ne beteje me bandat e saja..

    keshtu po bejne shume..

    kjo eshte pun mafm.uti..
    prandaj i kam thene tik takut me trego ku ta gjej nje cop truall diku ku te jete..
    psh ne kelcyre apo ne levan frata-mallakaster .. ose ne qukso librazhdo-burrel..

    vec ta kem nje cop tok ne vendin tim..
    e ne fund.. kur diskutoni shkruani gjate esqaroni se cka ndodhur ne rrethin tuaj.. e ashtu zbardhet panorama e pergjithshme..

    bujrum..

  8. #8
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    o brari, s'eshte nevoja te behesh sintetik , ne kuptimin filozofik, edhe pse me pelqeu morali i historise por jo entuziasmi dhe pesimizmi yt....
    parapelqej te jem me analitik sepse ligjshmeria e shtetit shqiptar eshte ajo per te cilen sali nano eshte fajtor me oke. te kujtohen zgjedhjet e 1991 kur sala tha se do tu kthej pronat pronareve dhe e drodhi e ratifikoi Ligjin Famekeq 7501 te Ramiz Alise .... e ndersa drejtesia ne shqiperi nuk funksionon si ne angli, me shembuj te vecante... sepse do ta kishin fituar te gjithe pronen e tyre absolutisht, prandaj shembujt e te tjereve do ta kthenin kete ceshtje ne nje sintetizem kafenesh dhe do ta ulnin nivelin e gjykimit mbi ceshtjen me kryesore te problematikes shqiptare sot, qe po mban peng zhvillimin....
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    43
    Postime
    10
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    nuk besoj se ka nevoje per koment qe PO i duhen kthyer sepse vetem nje shtet ligjor i se drejtes do ta coje shqiperine perpara e jo vetem nje shtet ligjor sic pretendojne sot ish enveristet e Kuvendit tone te panderuar ..... cfare ndryshimi ka ndermjet shtetit ligjor te Stalinit, Enverit, Pinocetit, Papadhopulos, etj dhe shtetit ligjor sot ? asnje ndryshim. te gjitha kane qene dhe jane shtete ligjore. ndryshimi qendron te drejtesia, pra tek shteti ligjor i se drejtes....

  10. #10
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pronat, Brukseli heton qeverinė

    Njė komitet i posaēėm do tė monitorojė praktikat e kthimit dhe kompensimit


    Parlamenti Evropian do tė ushtrojė njė kontroll mbi situatėn e procesit tė kthim-kompensimit tė pronave nė Shqipėri. Hetimi i Brukselit mbi ēėshtjen e pronave nė Shqipėri, mund tė sjellė pasoja nė vėrejtjet e pėrvitshme qė institucionet evropiane bėjnė pėr progresin e vendit, duke qenė se angazhimi i qeverisė mbi kthim-kompensimin e pronave, ka marrė sakaq vlerėsime negative mbi trajtimin e ēėshtjes. Vendimi i institucionit mė tė lartė tė Bashkimit Evropian ka ardhur pas njė ankese tė pėrbashkėt tė shoqatave tė ish-pronarėve tė Shqipėrisė, Serbisė dhe Rumanisė. Ankuesit propozuan qė ligjet pėr kthimin e pronave tė pėrmirėsohen dhe procesi i kthimit tė pėrshpejtohet, duke u monitoruar nga BE, kėshtu qė ai tė zhvillohet kudo sipas standardeve tė BE-sė. Ky vendim i erdhi nė formė gati unanime, pasi shumė parlamentarė deklaruan se ēėshtja e kthimit tė pronave ėshtė njė shqetėsim themelor dhe se Komiteti i Ankesave duhet tė jetė i vendosur pėr pranimin e kėtij ankimimi. Parlamentari evropian, Marcin Libincki, nga Polonia, kryetar i Komitetit tė Ankesave, tha se ai e njeh problemin e kthimit tė pronave nė vendin e tij. Ai udhėzoi Sekretariatin e Komitetit tė Ankesave qė tė pėrgatisė njė notė, lidhur me kėtė problem, pėr ta diskutuar nė mbledhjen e ardhshme tė koordinatoreve. Ndėrkaq, sipas transkriptimeve tė diskutimit, tė publikuara nė internet, nė pėrfundim tė takimit zv.kryetari i Parlamentit Evropian, Mc.Millan Scott, deklaroi: "Ky ėshtė njė rezultat pozitiv. Nė 18 muajt e fundit, Komiteti i Ankesave ka shqyrtuar njė sėrė ankesash pėr kthimin e pronave dhe duke e lidhur kėtė edhe me ankimin e fundit, Komiteti Ankesave do tė shqyrtojė monitorimin e ēėshtjes, duke kėrkuar njė raport tė jashtėm, nė mėnyrė qė tė zbuloje se cila ėshtė situata e vėrtetė pėr kėtė ēėshtje nė vendet evropiane, ish-komuniste dhe ēfarė duhet bėrė.

    Legalizimet sabotuan kthim-kompensimin

    Sipas njė pėrllogaritjeje me vlerė mesatare, tė kryer nga vetė pronarėt, kostoja e legalizimeve shkon nė 6 miliardė dollarė. Ndėrsa, plot 30 miliardė dollarė ėshtė fatura financiare qė i pėrkon zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes sė pronave. Tė paktėn kjo ėshtė shuma qė Shoqata Pronėsi me Drejtėsi, nėpėrmjet njė deklarate zyrtare, pretendon se nevojitet qė kjo ēėshtje tė mbyllet njė herė e pėrgjithmonė. Sipas pėrllogaritjes sė pronarėve, vetėm pėr kthimin dhe kompensimin ndaj zotėrve origjinalė tė trojeve apo ndėrtesave tė ndryshme, nevojiten rreth 24 miliardė dollarė. Nga ana tjetėr, zgjidhja e problemit tė legalizimit tė ndėrtimeve tė paligjshme, llogaritet tė kushtojė rreth 6 miliardė dollarė. Kjo bėn qė fatura e pėrfundimtare e pronave nė Shqipėri, tė kapė shumėn marramendėse dhe krejtėsisht tė papėrballueshme, prej 30 miliardė dollarėsh, shumė kjo e mbėshtetur pėrgjithėsisht edhe nga ekspertė tė pavarur. Nė fakt, nė njė raport tė Bankės Botėrore, thuhet se vlera shumė e lartė e tokės e bėn tė dyshimtė suksesin e procesit tė kthim-kompensimit tė pronave, duke vlerėsuar rritjen e fortė tė ēmimit pėr metėr katror nė qytet dhe tė ēmimit pėr tokėn bujqėsore. Sidoqoftė, nė Tiranė vėrehen edhe transaksione pronash, nga ku rezulton se 1 metėr katror ėshtė vlerėsuar me 1500 apo 2000 dollarė. Pronarėt shprehen se mėnyra se si po kryhet procesi i legalizimeve, nė fakt po lejon hapėsira pėr zvogėlimin e sipėrfaqeve tė disponueshme nėpėrmjet ngritjes sė mė shumė ndėrtesave ilegale, duke vėshtirėsuar procesin e kthim-kompensimit tė pronave. Sipas Shoqatės Pronėsi me Drejtėsi, "hapėsirat e abuzimeve me pronat janė kolosale dhe i tejkalojnė vetė abuzimet e skemave piramidale". Nga ana tjetėr, pronarėt pranojnė se asnjė qeveri nuk ka llogaritur seriozisht koston e njė procesi tė tillė, nga i cili varet edhe integrimi i vendit nė Bashkimin Evropian.



    marre nga gazeta "Shqip" date. 14.03.2007
    Omnia mutantur, nos et mutamur in illis.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    324
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    mire beni te tregoni histori te vecanta qe i njihni mire.. sepse nga te vecantat qe i njihni mire krijojme idene e sakte sec cfar eshte bere ne tere shqiperine
    HAK BRAR
    po tregoj njeren..

    TI E TREGOVE E SI MO POSHT PUNA ISHTE PER DREQ,PO A E DI NJI FJAL TE URT? KSHU I DO MUSHKA DRUT...,

    vjen nje qyqar ne shqiperi nga viset shqiptare ne ish jugosllavi.. si emigrant politik .. dhe si zakonisht e cojn andej nga myzeqeja per "kontroll e verifikim 100 vjecar..te gjate" se mos eshte agjent.. se keshtu benin me te gjithe kaqolat qe kujtuan se po vijne tek baba i madh dull hoxha..
    si bir fshatari ky fshatari i viseve shqiptare.. besoj i zones tuz ulqinit ka qene.. sic ma kan treguar kte histori te dhimshme.. edhe ne myzeqe punon si kale e ashtu ne rrethanat kooperativo nbsh-ore ja del te siguroj buken e kalamaqerve me djers ..

    mirpo andej matane Titua i la njerzit te punojne ndac koprativo iste--ndav privatiste..ndac zvicro gjermanoiste.. dhe tokes se babait te ketij katundarit tuzo-ulqinak ja vune syrin komshijte atje ne tuzo ulqin.. por ne shtetin e titos nuk talleshe dot me pronen.. dhe qe tja gllaberonin token dhe shtepine atij babait qe u plak dhe te birin e kishte ne burgun keshtjelle.. atdheun amė.. enverist.. pra pa kontakte.. u nis njeri nga zona e ulqin tuzit.. dhe vjen ne shqiperi te enverit.. si turist kuptohet se nuk ish budall si ai tjetri me ardh me arratisje si emigrant e me hap kanale neper myzeqe nen kontrollin e lipeve e operativave nga terbaci apo bilishti..
    ki kopili .. komshi me token dhe shtepine ne tuzo ulqin te ketij qyqarit sa vjen ne shqiperi tek miqt e tije ku dhe vendoset per ditet qe ishte mysafir.. u thote.. dua te takoj filanin.. jeton diku ne myzeqe..
    mir thone miqte dhe e gjejne kte te mjerin ne myz<eqe dhe e ftojne..
    vjen ki gjith gezim se do takonte nje bashk vendas e kushedi do i ket sjelle ndonje pako nga te vetet.. sepse dihet se ne kohen kur ne jugosllavi bilbilonte titua e ketej enveri.. punet kishin vajtur aty sa.. shqiptari i shqiperise me ato rrogzat e mjera synonte buken e gojes pra te shtynte pesmedicin.. sic i thoshin kurse andej nga ana e titos shqipot.. nje pjese e mire.. ishin bere njerez.. ishin bere me villa 2 3katshe.. me kerra e me pasosha e ata te zones tuzo ulqinake ja kishin ndjere dhe lezetin turizmit.. pra atyre gjermano skandinaveve qe ne koh te titos pushtonin bregdetin dalmat e montenegroist.. e derdhnin parane lume ne hotel motel shtepizat qe gjalleronin nga rijeka deri ne ulqin e tivar..
    pra dallimi i madh.. saqe jo me kot tregohej dhe nje barsalete aso kohe..
    kufitari shqipo tar i pjeses enveriste shihej cdo dite me kufitarin jugosllav diku ne zonen e mbi shkodres..e kishin filluar te pershendesin njeri jatrin.. kur qellonin bashke ne sherbim.. kuptohet njeri ketej tjetri andej..
    ky i joni veshur me ato kapotat e vjetra kepuc faqe zeze e i ushqyer mjerisht..
    kurse ai i titos veshur mire.. me faqoren e vinjakut ne xhep per tu ngrohur me kepuce te mira e veshje te mire e i ushqyer tito kardeloisht..pra derrce..
    edhe nje dizaj shihen keta dy kufitaret.. ki ketej qe mbronte keshtjellen zgjebarake te enverit dhe ai andej qe formalisht kryente detyren se skish cfar te trembej se mos iknin ulqinaket miljonere e shkonin me kerku strehim ne mamurras me marr 500 lek ne pesmedic.. nejse..
    i thote ki kufitari i titos qe matane ketij te enverit.. o moj druzhe.. kako.. si.. dobro..???
    dobro si kaka.. i thot ki i enverit..

    cte thosh i ngrati.. me teper.. lol..

    nejse.. vjen pra ky i titos tek ky i enverit dhe takohen e ky kopili i titos veshur mire faqekuq e me zinxhira ari ne qafe e duar e kuleten plot me shuka me dojc marka.. e ja hedh llafin rreth e rreth ketij qyqarit te leckosur te anes enverit..
    degjo i thote.. ajo toka e babait tend atje ne tuzo tivaro ulqin.. dhe shpija kane mbetur shkrete.. ti je ketu e je nevojtar e une atje kam mundesi qe te bej turizem me pllacin tend.. por me duhet nje firma nga ty se ti je trashegimtari me ligj i plakut tend.. dhe shteti atje pa firmen tende nuk ma leshon ..
    ky i ngrati i thote.. une isha i ri kur u arratisa qe andej e erdha ketej.. por nuk dua te ngordh ketu ne myzeqe e nji dit kushedi si vjen puna e bashk me keta femije te mij kthehem ne trojet e stergjysherve te mije.. se ktu nji ktu me ka ardh e prek hunden me dore.. e prandaj nuk dua te shes token e shpin e babes.. ashtu le te rrine se nji dit mos une vjen fmija im dhe e gezon..
    hmmm.. ben ki i ardhuri se ju ftof puna.. mendoj se duke e shfrytezuar mjerimin e ketij e duke i dhene ca zhele e ndonji manjetofon.. po ja por.dhon mendjen e po ja merr firmen..
    por "myzeqari" nuk e ha kte kumbull..
    dhe iken bosi ne jugosllavi dhe myzeqari shkon ne fshat gulagun e tij ..
    skaluan ca kohe dhe kte qyqarin e arrestojne..
    familja ku u akomodua miku nga jugosllavia per interesa meskine apo si spiune te felliqur te regjimit e kishin spiunuar te mjerin..
    kishin vajtur ne dege e kishin thene se filani kur ka ardhur vizit tek ne e ka folur me mikun tone nga tuz ulqini.. ka shprehur pakenaqsi per pushtetin tone dhopullor.. dhe i ngrati jabanxhi.. vate ne burg.. kush do ta mbronte qyqarin.. dhe me sa di e denuan nja 10 vjet e ca me spaco burrelo bulqiz.. si agjent.. te udb-es..
    e i ngrati nuk ishte agjent por Njeri qe si cdo njeri.. kerkonte.. e kish nji enderr te kthehej atje ku kish lere..
    dasht Zoti e ka dale gjalle nga burgu enverist e ka shkuar me femijet tek toka e babes..

    desha te them se .. prona eshte e shenjte.. por dhe shqipot jan kanibale..

    KANIBALE S JAM DAKORD SE ESHT NJE CIKE SI E TEPERT POR A TE NJEL HATRI SIKUR TE THONIM HAJDUTE,NJECIKE QELBACE,E SIDOMOS TRADHETARE E SPIJUNA QE GJUJN MOS FERRE
    DAKORD ,SH.DULL ISHTE CA I EGER PO TASHTI QE HIKU PSE I VAZHDOKEMI VESET ME PASH E PISLLIQET SI MA DO ???

    ne shqiperi vellai vret vellane per nje meter gardh..

    ,N KOH T DULLES NJI KALLXIM PER S MARI PER TE AFERM O TE LARGET S KA RONSI E PUNEN E MAROJTE FET E FET SUGURIMI E HAFIJELLIKU...E SHEF PRA SE PASKA PAS NE LETSINA M ACO KOHE, PO KENI BO NE SHUPLAKA ,PACI FAQEN E ZEZ...

    prandaj kjo pune do rregulluar me drejtesi.

    DREJTSIAXHIJT,TE PAKTEN CA QE NJOF U ,SJON NE AQ BURRA TE KQIJ,PO SI SPJEGOHET QE DREJTSIA O DREJTSI LESHI,QOFT NE PAMUKU,N VEN ME QEN HEKRI???

    Deri tani ka marre prone kush ka qene bith e brek me pushtetare.. Psh Spartak poci i Nano edvinave u mburr nje dizaj se.. i ka marre tokat dhe i morra ne kohen tende o Sali i tha..
    Po keshtu Dade Barja thon ka marre toka.. po dhe Dash peza ka marre se ishte mik me edvinin..

    PO PSE SI KITO TI O BRAR IDEALISTI SE KA DAL NJERI DERI SOT ( PERJASSHTIMI PERFORC.RREG) ME BO PULATIK BADIHAVA O PER SYT TON T BUKUR????

    po tjeret..
    Shum njerez me thone..nuk guxoj te kaloj andej nga tokat e gjysherve se ai qe e ka zene.. ardhur nga m.uti semes ..me ka thene.. ik se ti hedh trut ne ere.. me tritolo kallash.. e un i ngrati femij teper skam qe ti le aty per nje cop toke..

    TRIMAT E FITOJN DAVANE DIHET AJO PUNE ,SI DUKET KY I NGRATI E KA NJI COP BUK SE PO T I VINTE THIKA NE RRASHT...

    u fol psh qe banda hakmarrja e shyto zabito arapve.. ka troje ne radhime e gjetke e aty ka bere motello restoranto bordello .. kuptonet ne tokat e te tjereve..

    PAK U VRAN O HYN BURGJEVE? U DUHET DICKA GJITHKUJ...LUM KUJT I NDRIT...MOS U BENI ZILIQARE SE SHQIPUA ESHTE DEMOCRAT,MYKPRITES,TRIM BESNIK ETJ

    Pra keq punet..

    me tregonte nje dizaj lionesi..kjo kapedanja ketu..

    shum familje kur kan ndare trojet.. i kan ndare shum talibanshe.. psh vetem djemte e plakut kan te drejte te marrin pjese kurse vajzat jo..
    vate tha ki miku im.. baca T (njeri me reputacion e i shkolluar e i emancipuar qemoti.. ) atje ne livadhet e valbones.. e u tha fshatarve.. une tha jam djali i shpise dhe sipas zakonit me takon te benem pronari i trojeve te babes..por baba im ka pas dhe bija.. dhe une do bej drejtesi e burreri.. token do ta ndaj barabar.. me motrat.. pra i beri dhe femijet e nipat e mbesat e te motrave me prone..

    PO KUR NDODH E KUNDERTA APO C DO NDYRSIRE TJETER...?
    keshtu duhet bere..
    KESHTU S DUHET BERE.....
    e kemi raste qe ne qytete bejne hile vellai motres e motra vellait.. e djali xhajes cunit te xhajes.. e disa jan bere pronare gratacielash e disa me gjisht ne b.ithe..se ne goj ku ta gjesh..

    pra nuk eshte vetem saliu fajtor po dhe vet njerzit jan bere te babezitur e po han njeri jatrin.

    . C FAR FAJTORI ESHTE SALA O BRAR??? AS TOSI E AS DULLA BILE E HIC FARE PO NGA KAFSHET E KAN FAIN GOMARET E NGA NJERZIT KOKTRASHET...PO SHPRESOHET SE NE FORUM HALA S KON MBRRIT...

    ne truallin e gjyshit tim ne tirane une skam marre asnje pellembe.. e nje leng sterlengu..nuse e nje nipit te gjyshit eshte bere bose aty e ka bere grataciela mbi ate toke.. e di korasoni vendin.. as 300 metra larg nga banka shtetit.. vij ajrore..
    dhe kush guxon te merret me ate panteren.. ajo bi.th e brek me dhorat e m.utat e tjere te gjykato bashkive ministrive.. e une skam kok teper ta le .. ne beteje me bandat e saja..A

    keshtu po bejne shume..

    kjo eshte pun mafm.uti..
    prandaj i kam thene tik takut me trego ku ta gjej nje cop truall diku ku te jete..
    psh ne kelcyre apo ne levan frata-mallakaster .. ose ne qukso librazhdo-burrel..

    vec ta kem nje cop tok ne vendin tim..
    e ne fund.. kur diskutoni shkruani gjate esqaroni se cka ndodhur ne rrethin tuaj.. e ashtu zbardhet panorama e pergjithshme..

    bujrum..

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    102
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Brar TITISTI,,,,,,,, ptu

    E si mund te funksonoje ekonomia pa tregun e tokes?????????????????

  13. #13
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    o evertet, per Brarin funksionon sepse pervec brekeve te pista nuk do kete patur ndonjehere prone.....

  14. #14
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anėtarėsuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Pėrtej Gramozit, gati pėr luftė
    Postime
    535
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Justiniano 2007 ene ti evertet, lejini llafet po shkoni angazhouni me politikė merrni pronat qė u takojnė, edhe me dhunė po tė jetė e mundur.

    Po mė duket se jeni nga ata qė votuan mė 18 shkurt. Zgjodhėt kėta, mbajini tani. Nėse jeni tė pakėnaqur, atentate vetėm kjo nga ngelur dhe mė besoni unė do i kuptojė tė gjithė ata qė e marrin pronėn e mohuar me tė gjitha mjetet e mundshme.

    Prona nuk merret me demokraci e votė e gomarrliqe tė tilla.

  15. #15
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    150
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Intervista e Pjesshme e Z. Bamir Topi per Gazeten Shqiptare, date 26-3-2007

    Duke iu kthyer ceshtjes se prones: PR ka akuzuar qevereine se ka shkelur te gjitha afatet ligjore te ligjit dhe se nuk po merret seriozisht kjo ceshtje....

    Une ne kete pozicion nuk kam ekuivoke dhe jam shume i ndjeshem qe do te mbaja totalisht krahun e pronareve dhe te perndjekurve politike, te cilet kane qene nje baze shume e fuqishme slektorale per PD. Jane dhene premtime konkrete, shkalla e realizimit te ketyre premtimeve le shume per te deshiruar dhe do te thoja se ajo qe duhet te konsiderohet si nje sforco madhore dhe priorotet duhet te jete realizimi i premtimeve per keto dy shtresa mjaft te nderuara, te cilat gjithmone kane qendruar ne pritje dhe asnjehere nuk kane abuzuar me misionin e tyre.

    Pra ju pranoni se i keni zhgenjyer keto dy shtresa ne nje fare menyre...

    Ne nje fare menyre une them se keto dy shtresa jane lene jo ne meshire te fatit, por nuk jane trajtuar me ate predispozicion qe e meritonin per tu trajtuar.
    Eshte e vertete kjo qe thote sot Bamiri mirepo keto fjale thoshte edhe Fatosi kur ishte ne pushtet... Keta jane te gjithe njesoj. Bashkohem pjeserisht me Dragut-in qe per pronen duhet te tregohet edhe forca e pronarve ne formen e demostrimeve te dhunshme.... Nuk do te kete intregrim dhe nje Shqiperi Evropiane pa ushtruar drejtesine ne Ceshtjen e Pronave.

  16. #16
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pollo ankohet nė gjykatė: Vendim i padrejtė

    "Ish-pronarėt e truallit u dėmshpėrblyen njėherė nė vitin 1940"



    Zyra e Pėrmbarimit dėrgon shkresėn nė Ministrinė e Arsimit: "Pėr 10 ditė tė zbrazni Muzeun e Fakultetit tė Shkencave Natyrore". Nga ana tjetėr, Ministria e Arsimit jep alarmin: "Muzeu i Shkencave tė Natyrės ėshtė nė rrezik". Arsyeja qė sipas Pėrmbarimit duhet tė largohen tė gjitha speciet e rralla apo materialet e tjera qė prej shumė vitesh ruhen nė kėtė muze, ėshtė kthimi i pronės private. Edhe pse sipas ligjit, trualli i institucioneve publike nuk kthehet, por kompensohet, pėrsėri Gjykata e Apelit vendosi qė pronėn tua kthejė pronarėve. Kėshtu, Ministria e Arsimit ka depozituar nė muajin janar 2007 nė Gjykatėn e Lartė njė ankesė kundėr vendimit tė 2006-ės tė Gjykatės sė Apelit Tiranė, e cila nė mėnyrė tė papritur ka vendosur t‘i kthejė Muzeun e Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės familjes qė pretendon tė jetė pronare.

    Historia


    Kronologjia e kėsaj ngjarjeje fillon nė shtator tė vitit 2000, kur Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave u kthen truallin dhe godinėn dykatėshe tė Muzeut tė Fakultetit tė Shkencave Natyrore, familjes Zagolli si ish-pronare.

    Pas kėtij vendimi, Ministria e Arsimit dhe Shkencės dhe rektorati i Universitetit tė Tiranės ngritėn nė atė kohė njė kundėrpadi, ku e kundėrshtonin kėtė vendim si tė padrejtė dhe tė pambėshtetur nė ligj, duke argumentuar se: sė pari, pronarėt ishin kompensuar nga shteti me njė dekret tė vitit 1940, me vlerėn pėrkatėse tė truallit nė atė kohė. Dhe sė dyti, sipas ligjit pronat publike nuk u kthehen pronarėve, por vetėm u kompensohen.

    Pas 5 vitesh, mė 16 dhjetor 2005, Gjykata e Shkallės sė Parė Tiranė vendosi anulimin e vendimit tė KKKP-sė, por tė bazuar nė parregullsi administrative, duke mos u shprehur pėr thelbin e ēėshtjes. Njė vit mė vonė, nė dhjetor 2006, Gjykata e Apelit Tiranė vendosi nė njė kohė shumė tė shkurtėr (2 seanca) pėr kthimin e muzeut ish-pronarėve.

    Ankesa


    Lidhur me kėtė vendim, Ministria e Arsimit i kėrkon Gjykatės sė Lartė tė pranojė ankimin, si dhe kėrkesėn pėr pezullim tė vendimit, ekzekutimi i tė cilit do tė sillte pasoja tė parikuperueshme tė pajisjeve brenda Muzeut tė Shkencave Natyrore. Objektet janė tė patransportueshme dhe ēdo zhvendosje i prish speciet e rralla tė ruajtura prej vitesh.

    Muzeu i Fakultetit tė Shkencave Natyrore tė Universitetit tė Tiranės ėshtė objekt i njė rėndėsie tė veēantė dhe shėrben pėr zhvillimin e orėve mėsimore tė studentėve tė Fakultetit tė Shkencave dhe Gjeologjisė. Por, pėrveē karakterit tė tij didaktik, ky muze ka njė vlerė tė madhe kombėtare, unikal pėr kulturėn shqiptare dhe mban nė brendėsi tė tij tė gjithė pasurinė e florės e faunės shqiptare, me vlerė miliona euro, fryt i punės 50-vjeēare tė kėrkuesve shqiptarė. Ai ėshtė njė objekt i ndėrtuar tėrėsisht me fondet e shtetit, pasi ka qenė i djegur nga koha e pushtimit italian dhe nuk ka pushuar asnjėherė sė qeni objekt me karakter publik.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007


    ------------

    Per mua e mira eshte tu jepen truajt pronareve te vertet.. Por te demshperblehen ata qe kane truajt ne vendet ku jane ngritur institucione publike..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  17. #17
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anėtarėsuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    233
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    nese pronat me te vertete duhet tu kthehen pronareve te duhur, atehere pasardhesit arberesh te muzakajve, kastrioteve, dukagjinasve, balshajve etj, do ti meritonin me ligj. Duke e ditur fare mire se cfare kufijsh kane pasur me te drejte.

    Kush ka marre toka qe nen sundimin otoman e me pas, i kane ose me gjak ne duar, ose me shperblime, ose zoti e di.
    Nese do tu jepnim te gjitha tokat atyre qe i kerkojne 70% e shqiptareve do te mbeteshin rrugeve.

    shqiperia asht e tane shqiptareve, ta ndajme te gjithe sebashku dhe te jetojme ne te.
    Pastaj te shumtit qe po e kerkojne ate toke, ta mbronin kundra grekerve, turqeve serbeve apo kushdo....... ose a do te ishin te gatshem ta benin dicka te tille, pervec se fitimeve qe do te deshironin te nxirrnin prej SAJ.?????????????????????????

    ah more zot!
    Ergo cogito, ergo sum!

  18. #18
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    13 zonat qė do tė marrin tapitė e dyta

    ALUZNI publikon hartėn satelitore ku do tė shpėrndahen lejet e legalizimit


    Gerald BILBILI, Eriona Ymeri

    Janė pėrcaktuar 13 zonat e kryeqytetit qė parashikohen tė marrin tapitė e dyta. Agjencia e Legalizimeve, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave/Ndėrtimeve Informale (ALUIZNI) publikon hartėn satelitore tė Tiranės me hapėsirat ku do tė shpėrndahen lejet e legalizimit pas vendimit tė Kasharit. Burime nga kjo agjenci, thanė se janė 13 njėsi vendore pėr tė cilat ėshtė gati dokumentacioni tekniko-ligjor. “Aktualisht dosjet pėr banesat qė pėrfshijnė kėto njėsi janė dėrguar nė Kėshillin e Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė pėr miratim. Bėhet fjalė pėr zonėn e “21 Dhjetorit”, tė Medresesė, Stacionit tė Trenit e deri tek zona e Saukut.

    Zonat pėrfituese

    Pas shpėrndarjes sė lejeve tė legalizimit nė zonėn e Kasharit, Agjencia e Legalizimeve ka pėrpiluar listėn me 13 zona tė kryeqytetit, pretendente pėr shpėrndarjen e tapive tė dyta. Janė 13 zona informale tė kryeqytetit qė do tė jenė zona prioritare pėr regjistrimin e kėtyre banesave. Kėto zona janė: zona e “21 Dhjetorit”, zona e Medresesė, Stacionit tė Trenit, ish-Fusha e Aviacionit, Kamzės, Kombinatit, Paskuqanit, “Misto Mames” (deri nė afėrsi tė kombinatit), Doganės, Alliasit, Kinostudios (nė afėrsi tė malit tė Dajtit), Kodra e Priftit si dhe zona e Saukut. Zona e Kamzės llogaritet me 220 hektarė, zona e Kombinatit me 80 hektarė, si dhe zona e Paskuqanit me 49 hektarė. Gjithashtu, jo vetėm kryeqyteti, por ALUZNI ka pėrpiluar edhe listėn me qytetet e tjera ku do tė shtrihet procesi i legalizimeve. Ato janė: Periferia e Elbasanit, Vlorė, Shkodėr, Sarandė si dhe zona e Kėnetės dhe plazhi i Durrėsit.

    Dokumentacioni pėr lejen
    Procesi i legalizimeve nis me plotėsimin dhe dorėzimin e 8 dokumenteve: Gen-planin nė shkallėn 1:500, planimetrinė e ēdo kati ndėrtim nė shkallėn 1:100 dhe sipėrfaqen nė metra katror, marrėveshja noteriale pėr pjesėt takuese me fqinjėt, kontrata e pronėsisė sė tokės, certifikata e pėrbėrjes familjare si dhe me dokumentacionin i cili pasqyron detyrimet ndaj pushtetit vendor siē ėshtė vėrtetimi i likuidimit pėr taksėn e ndikimi nė infrastrukture, deklaratėn noteriale tė pėrgjegjėsisė personale pėr sigurinė si dhe deklaratėn noteriale nėse pranohet zbatimi i planit rregullues. Pas plotėsimit tė dokumentacionit, njėsia vendore lėshon lejen e legalizimit brenda 30 ditėve nga paraqitja e kėrkesės. Pėr shtesat nė ndėrtime me leje aplikohet i njėjti parim, por me afate tė tjera.

    Pėrjashtimi

    Procesi i legalizimit, sipas kreut tė qeverisė, Sali Berisha, pėrfshin gjithė territorin e vendit, pėrfshirė edhe Tiranėn. Nė projektligjin pėr kėtė ēėshtje, janė pėrjashtuar ato zona tė cilat janė shpallur nga qeveria si zona turistike, zonat historike, zonat me rėndėsi pėr interesin dhe aksesin publik, zonat me ndotje helme dhe rrėshqitje, si dhe zonat strategjike nė Tiranė. Pėr kryeqytetin, plani urbanistik parashikon objekte mbi 5 kate, ku toka u mbetet pronarėve, dhe ku shteti mund ta zbatojė me kushtin qė tė sistemojnė ata qė kanė ndėrtuar pa leje sipas normave tė shtetit pėr tė pastrehėt.

    Fotografimi

    Kompania “Geofoto” ka pėrcaktuar procedurat se si do tė bėhet fotografimi i zonave informale nė gjithė territorin. E pėrzgjedhur mes 7 kompanive tė tjera, zviceranėt do tė fillojnė fotografimin brenda 3 ditėve, kur kėndi i rėnieve tė rrezeve tė diellit tė jenė nėn kėndin 30 gradė. Burime nga ALUIZNI thanė se fillimisht fotografimi do tė fillojė nė ultėsirėn perėndimore, kodrinore dhe mė pas nė zonat malore. “Kjo pėr arsyes se nė ultėsirėn perėndimore numri i banesave informale ėshtė mė i madh”, thanė tė njėjtat burime. Sipas kėtyre burimeve, ėshtė nėnshkruar kontrata pėr njė shumė prej 2 266 026 euro. Nga fotografimi i territorit nė zonat informale do tė evidentohen ndėrtimet, tė cilat mund tė jenė ndėrtuar nė zonat turistike, me ndotje mjedisore etj.

    Tapitė e para

    Kashari ka qenė zona e parė, e cila ka pėrfituar nga vendimi i ALUIZNI-t. Rreth 700 pronarė, tė cilėt kanė ndėrtuar shtėpi, dyqane, etj. nė njė sipėrfaqe qė shtrihet nė 55 hektarė nė kėtė komunė, nė Fushė Mėzes, kanė marrė nė dorė lejet e legalizimit. “Pėr ēdo objekt janė pėrpunuar rreth 40 karaktere, tė cilėt dallojnė njė pronė nga njė tjetėr”, tha Memia. Sipas tij, deri tani, nė shkallė vendi janė pėrcaktuar 681 zona, me njė sipėrfaqe prej 40 mijė hektarėsh. “Rreth 2/3 janė ndėrtime tė bėra nė pronat vetjake, por pa leje, si dhe ndėrtime nė tokė shtetėrore”, tha ai.

    Procedura pėr legalizimin e shtesave pa leje

    Kur shtesat janė ndėrtuar tė gjitha ose pjesėrisht nė territore publike, subjekti paraqet kėrkesė pėr legalizim tė shtesės dhe tė truallit publik mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar shtesa sipas kėtij ligji. Pėr kalimin nė pronėsi tė parcelės ndėrtimore nė tė cilėn ėshtė ndėrtuar shtesa ndiqen tė njėjtat mekanizma nga zyra e urbanistikės si ato tė parashikuara sipas kėtij ligji. Sipas Agjencisė sė Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave/Ndėrtimeve Informale (ALUIZNI), janė pėrgatitur 26 dosjet e shtesave tė pallateve pėr marrjen e lejes sė legalizimit. Pėr shtesat e pallateve tė ndėrtuara pas vitit 1993, burime nga kjo agjenci thanė se vendimi merret nga bashkia e Tiranės dhe mė pas jepet leja nga ALUIZNI. Pėr shtesat e ndėrtuara para ’93-it, vendimi jepet nga minibashkitė.

    “4 mln euro nga legalizimi”

    Kryeministri Sali Berisha siguroi pėrfaqėsuesit e Agjencisė sė Legalizimeve se do tė kenė mbėshtetjen e fuqishme tė qeverisė pėr pėrmbushjen e kėtij misioni. Sipas tij, nė planin ekonomik, ky proces ēliron 3-4 miliardė euro, pasuri kjo e qytetarėve shqiptarė dhe qė ka mbetur e ngrirė pėr shkak tė mungesės sė deritanishme tė kėtij akti. Ndėrkohė nė rrafshin social dhe politik, Berisha tha se kjo pjesė e shoqėrisė nuk do tė ndjehet mė e pėrjashtuar, nuk do tė etiketohet mė me etiketa nga mė tė ndryshmet, por do tė ndjehet si faktor madhor i zhvillimit tė qyteteve tona. “Qeveria do t’u pėrgjigjet me gjithēka pėr tė pėrmbushur kėtė mision tė madh, pasi ky ėshtė njė mision, sepse tė tillė e kanė konceptuar tė gjithė qytetarėt”, u shpreh gjatė kėtij seminari kryeministri Berisha. Sipas tij, qeveria u pėrpoq tė thjeshtojė mė tepėr kėtė proces, por qeveria ėshtė e hapur tė konsiderojė seriozisht propozimet qė thjeshtojnė burokracinė, pasi,
    sipas tij, burokracia ėshtė armike e reformave.

    “Penalitetet gjatė procesit”

    Ēdokush qė ka ndėrtuar njė shtesė jashtė lejes sė ndėrtimit duhet tė paguaj edhe njė gjobė gjatė procesit tė legalizimit tė tė gjithė pasurisė sė tij. Sipas Shaban Memisė, kjo shumė do tė aplikohet nė bazė tė sipėrfaqes sė kėsaj shtese si dhe qėllimit tė shfrytėzimit tė saj. “Pėr shtesat qė shfrytėzohen pėr banim, pėr ēdo metėr katror gjoba qė do tė aplikohet do tė jetė 4 pėr qind e vlerės sė shtesės. Personat qė kanė njė godinė pėr aktivitet social-ekonomik do tė paguajnė njė shumė prej 10 pėr qind tė vlerės sė kėtij ndėrtimi”, tha ai. “Nė qoftė se keni ndėrtuar, vijon Memia, njė objekt dhe i keni ndėrruar destinacionin e tij, do tė penalizoheni me 20 pėr qind tė vlerės sė”. Sipas tij, penalizimet do tė aplikohen pėr ēdo metėr katror tė tokės mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar objekti, dhe me ēmimin e tregut nė momentin nė tė cilin bėhet legalizimi. “Ky ēmim, shtoi ai, pėrcaktohet nė bazė tė raportit tė ekspertit tė licencuar vlerėsues pasurish tė paluajtshme tė pėrgatitur pėr llogari tė vetėdeklaruesit.

    Zonat ku do ndahen tapitė

    1. Zona e “21 Dhjetorit”
    2. Zona e Medresesė
    3. Zona e Stacionit tė Trenit
    4. Zona e ish-Fusha e Aviacionit
    5. Zona e Kamzės
    6. Zona e Kombinatit
    7. Zona e Paskuqanit
    8. Zona e “Misto Mames”
    (deri nė afėrsi tė Kombinatit)
    9. Zona e Doganės
    10. Zona e Alliasit
    11. Zona e Kinostudios
    (nė afėrsi tė malit tė Dajtit)
    12. Kodra e Priftit
    13. Zona e Saukut

    Ēmimi i shitjes nė zonat informale

    Pėr parcela ndėrtimore jashtė vijave tė verdha
    a. Pėr sipėrfaqe deri nė 100 m² 100 mijė lekė
    b. deri nė 200 m² 150 mijė lekė
    c. deri nė 300 m² 200 mijė lekė
    d. deri nė 400 m² 300 mijė lekė
    e. deri nė 500 m² 400 mijė lekė
    f. mbi 500 m² vlera e tregut

    Pėr parcela ndėrtimore brenda vijave tė verdha
    a. Pėr sipėrfaqe deri nė 100 m² 200 mijė lekė
    b. deri nė 200 m² 300 mijė lekė
    c. deri nė 300 m² 400 mijė lekė
    d. mbi 300 m² vlera e tregut

    Shtesat e ndėrtimeve brenda vijave tė verdha
    a. Pėr sipėrfaqe deri nė 50 m² 100 mijė lekė
    b. deri nė 75 m² 200 mijė lekė
    c. deri nė 100 m² 400 mijė lekė
    d. mbi 100 m² vlerės e tregut

    Tirana Observer
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-03-2007
    Postime
    130
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Justiniani 2007
    e vertete joss, edhe enveri nuk i zhduku dokumentacionet e tokes... por cfare ti besh kur drejtesia sot drejtohet nga njeres si puna e gunnar-it qe bene kurse 6-mujore per juriprudence dhe sot te gjykojne ne salle te gjyqit....
    por gunnari akoma si eshte pergjigjur pyetjes se ne kohet moderne kush shtet nuk i ka paguar ose demshperblyer pronaret mbasi u ka marre token ?
    Perpara se te them se jam plotesisht me ty......, kisha nje pyetje:
    C'fare eshte fjala "gunnar" mer plak?
    Per sa i perket tokave, Sala nuk mer vesh vetem me kryengritje te armatosur.
    U be 15 vjet qe tallen me emrin "DEMOKRACI".
    Me sa me kujtohet, sikur donin ta fillonin nga pika zero. Te gjithe e kuptuan se fillimi ishte aty ku e la Enver Hoxha jo aty ku donte Sala me Gramoz Pashkon (ndjese paste ky i fundit)

  20. #20
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,800
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Privatizimi i lidhur ngushtė me kompensimin e pronave

    Mbledhja e Qeverisė


    Gjatė mbledhjes sė djeshme tė qeverisė, Kryeministri Berisha gjatė fjalės sė tij bėri tė ditur miratimin e ndryshimeve nė njė paketė ligjesh ekonomike, qė synonin lehtėsira pėr biznesin. Paketa e projektligjeve tė miratuara dje nga Kėshilli i Ministrave, sipas Berishės, synon thjeshtimin e procedurave tė privatizimit dhe largimin nga praktikat zvarritėse, burokratike, tė ndjekura deri tani, duke rritur nė mėnyrė tė ndjeshme transparencėn e kėtij procesi. Mė tej, Berisha ka theksuar se procesi i privatizimit ėshtė i lidhur pazgjidhshmėrisht me procesin e kthimit dhe kompensimit tė pronave. Kryeministri nėnvizoi se masat e ndėrmarra nė kėtė drejtim kanė si qėllim kryesor pėrmirėsimin progresiv tė klimės sė biznesit nė vend dhe pėrshpejtimin e procesit tė legalizimit nė tėrėsi. “Kėto projektligje janė ndėrhyrje qė bėhen nė thjeshtimin e procedurave tė privatizimit. Praktika e deritanishme tregon se deri tani ato kanė qenė procedura tė mundimshme, zvarritėse dhe burokratike, pėr shkak tė njė morie tė pafundme kėrkesash qė duhet tė plotėsoheshin, mirėpo privatizimi, pavarėsisht se ėshtė pazgjidhshmėrisht i lidhur me procesin e kthimit dhe kompensimit tė pronės, sepse faktikisht shumica dėrrmuese e objekteve, tė cilat janė pėr t’u privatizuar janė tė vendosura mbi troje pronarėsh, ose nė raste tė caktuara ndėrtesa tė tyre, tė cilat nė pėrputhje me ligjin duhet tė dalin nė privatizim me tė drejtėn e parablerjes sė pronarit”, ėshtė shprehur Berisha, i cili ka theksuar se ndryshimet nė ligje kanė shmangur dokumentacionin e panevojshėm, qė pengonte duke thjeshtėsuar sa mė shumė procedurat.

    Gazeta Metropol
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 302
    Postimi i Fundit: 05-03-2014, 15:58
  2. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  3. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-11-2006, 23:39
  5. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 13:15

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •