Pėr ball Kulturės

Izet BEBEZIQI,

Rrojmė nė botėn e shpirtvoglis shqiptare. Mendimet dhe qėllimet ma shllimore, ma tė nalta, po vetė ma tė shenjta shndrohen dhe interpretohen me ngjyrė tė ndryshme t'interesės personale. Mjerisht, kėshtu janė rethanat dhe kushtet e jetės s'onė shoqėnore: Heshtja, mpisi apatike dhe dehje letargjike plogmėnije mendimesh. Vall mos asht oportuniteti, qė na imponon dhe pėrdhunon tė harrojmė, se gjeniu asht njimend produkti i kohės!? Le t'arsyetojė dhe tė gjykojė secili pėr vehten e vet, se mendimet dhe gjykimet janė individuale. Pėr vehten t'ime nuk e dij dot, por mund tė thom ma se me siguri, megjithėse jemi pak a shum mėshirė e Mamnonit, e parasė sė ndyetė, prap se prapė shifet njė frymė e re, plot gjallni dhe shnded, e cila pėrpiqet dhe stėrmundohet tė kalojė nėpėr gurė ndėr hyjtė. Asht brezi qė po pregaditet.
Larg ē'do ngjyre dhe tendence politike, vetėm si besnik i tė Drejtės, i tė Vėrtetės dhe i tė Bukurės, po filloj tė hartojė "Nji histori tė Literatyrės botėnore", tue e mbledhė frymėn dhe landėn si nji "plagjiator i ligjėshėm", aty kėtu, sikundėr bleta nektarin lule mė lule. Nė Kombin do zgjedhi dhe do tė paraqesė fytyrat ma tė shqueme tė visareve ma tė ēmueshėm tė letėrsis e tė mendimit botėnor, tue pas pėrherė parasysh, se gjenin e prodhon koha, e cila po s'e pat dhe nuk e gjenė kreshnikun shprehės tė vetin, asht ma se pathollogjike, me nji frymė t'sėmuet e lot lėngatė rėnkuese. Por, nji kohė, e cila gjenė organin shprehės dhe ēfaqės, njerin, qė nevojitet tė frymėzojė e t'udhėheqi rrethanat dhe kushtet sociale, atėherė kjo merr nji rrymė me nji gjallni tė re e plot shnded n'organizmin e vet.
Sigurisht gjenit janė tė pakėt. Nė ē'do kohė mund tė flasin, ndėrsa turma tjetėr ndijon, heshtė ose s'fundi asht mėshirė e rrymės dhe e frymės sė tyne. Pa kėta nuk do t'i kuptofshim kohėt e prendueme: Mendimet dhe ndjenjat pėrkatėse. Po tė flasim me poetin gjerman, Gerhart Hauptmann, njeriu asht njė harpė, lyrė, tė cilėn flladi ma i lehtė e shpien nė tingllim e jonė. Me kėtė krahasim kaqė tė bukur dhe simbolik mund tė thomi pėrgjithėsisht, se ē'do njeri asht njė instrument i till, i pajuem me tela tė ndieshėm. Por, shumicėn prej tyne, tė ramt dhe lėvizja e telavet dhe vajtja zhvilluese e joneve e shpien nė nji farė lėkundjeje dridhėse dhe tronditėse, ndėrsa poetin nė nji tingull kumbues e harmonizues muzikuer tė pėrlmimevet shpirtnore, tė cilin mund t'a ndiejė e t'a kuptojė dhe t'a shijojė ē'do njeri si pas dispozicioneve pėrkatėse psyhike.
Pėr tė vazhdue nji pjesė e historis mendore nė nji paraqitje ēfaqėse tė qėndrueshme nevojitet gjithherė vetėm nji njeri i domosdoshėm. Do tė mjaftonte p.sh. pėr racionalizmin grek Sokrati,, pėr atė tė Francės Voltaire, pėr tė Gjermanis Lessing-u, pėr Rilindjen angleze Shakespeare-i dhe pėr kohėn t'onė vetėm Schiller-i i parė. Kunora dhe synetheza asht Nietzsche. Nietzschean asht fashizmi gjithashtu nietzschean asht dhe Nacional-Socializmi. Filosofi i "Mbinjeriut" predikonte Duje rrezikun ndėrsa Mussolini me jetue me rrezik. Pėr Mussolini-n turma asht nji grue dhe Nietzsche e ban veēse mėshir tė "Mbinjeriut". Shpirti kaustik nė pajtim me Nierzscheizmin dhe me rakcionin kundra "krimit tė Versaillės" nga ana e Hitlerizmit shkaktoi kaosin e soēėm nė botė: dy ballna ekstreme-shtetet autoritare dhe demokratit mė tė mėdha. Pėrfundimi: Aplikimi i shpikjeve njerzimbytėse nė sheshin e Spanjės. O, Zot ku po vete njerzija? Nji fucoi baroti asht Ēekoskllovakija! Ka vall nji mjet shpėtimi? Po, i vetmi Ideal: Sinēeriteti nė mes tė popujve. "Paneuropa" mund ta pėshtojė nga kateklisma Europėn!
Nė tė kėtillė njerėz objektivohet dhe pasqyrohet e gjithė koha. Gjeniu s'asht tjetėr pra veēse nji formulė lidhėse dhe e shtrydhėt, nji ajkė dhe nji ndrydhje mendimesh, nė tė cilėn pėrmbledhen nė nji formė konkrete dhe tė preme idealet e parimet, epshet e dėshirat dhe veprat e tė gjithė bashkėkohtarvet. Tutje, gjeniu asht nji ekstrakt i fortė, shques dhe theksues me pushted dominimi udhėheqės "Personalitetesh" bashkėkohtarė, nji destilat i kjartė dhe dallues e kryekrejet nji qėnje esenciale e gjallė e pėrbame prej tyne. Njeiru i madh asht kryesisht prodhimi i kohės sė vet. Sa mė i madh aqė ma tepėr asht produkti i kohės. Ky asht nji parim i pėrgjithshėm mbi vehtjen dhe cilsin e Gjeniut.
Por, vall, kush janė kėta bashkėkohtarė? Kush i shquen si bashkėkohėtarė, si pjesėtarė tė njij epokės historike me karakteristikat e veēanta, e cila nė vetvedi ka ndiesin positive dhe specifike tė botėkuptimit, haren e jetės, shkurt, sytlin e karakterin e vet? Kėrkush tjetėr veēse "Poeti". Ky e thekson formėn e jetės. Jep parimet dhe udhėzimet e jetės dhe tė kohės. Lahet e lyhet e hijeshohet me mija stolish tė ndryshme. Shndrohet e paraqitet nė trajta e gjasa tė shumlloita. Na vetė vemi, qendrojmė, mendojmė, mėnijmė, dashurojmė dhe ngashrejmė e andėrrojmė si pas shllimeve dhe parimeve tė tija. Ky na e ndrron opinionin, mejtimet dhe sjelljet, ndjenjėn natyrore, besimtarin, dashunin dhe jetėn erotike, gjanė ma tė lartė e ma tė ultė, shkurt, tė gjitha drejtimet t'ona, qofshin shpirtnore e mendore, morale dhe materiale, evolucionare dhe revolucionare. Kėjo frymė pushtuese dhe lėngate ngjitėse rrėmben dhe gjakun t'onė. Pėrēanė dhe dėrmon molekylet e tija. Krijon me vrull e fuqi tytanike vargje dhe krijime tė ra parimesh dhe mendime tė tjera nė botėkuptimin e nė ndėrgjegjen t'onė. Bahemi mėshirė e tij. Nji shprehje shqyptyese nė shpejti nga goja e "Poetit" bahet nji parolė kuptuese dhe njazuese, tė cilėn e pėrdorin njerėzit, natėn dhe ditėn, pėr tė kėmbye Idet e Ndiesit nėrmjet vedit. Ky e e influencon modėn, fytyrėn e njerėzis, tė burrit dhe tė gruesė. Ndikon po vetė natyrėn. Gjestet dhe zani i njerėzvet merr nji aksent e tingull tė ri. Shkurt: "Poeti" asht nji fuqi krijonjėse e veēantė mrrekulluese dhe e mistershme, por gjithmonė e ngallnjyeshme nė ē'do rrethanė e kusht dhe epshe njerėzore nė forma e gjasa tė ndryshme. Na vetė jemi mėshirė e artit. Jeta imiton artin. Kėtė njimendėsi mund t'a kuptojmė vetėm nga historija e letėrsis botėnore nė lidhje me tė mendjes. Po vall ē'asht letėrsia dhe Jeta mendore tani nė vedvedi?

Botuar mė 1938