Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22

Tema: Kadri Roshi

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Shuhet Kadri Roshi, “Ezopi” i skenės shqiptare

    Semundja e gjate dhe e pasherueshme qe e kishte kapluar prej kohesh, i mpaku frymen, ndersa paraditen e djeshme, i paperseritshmi i skenes teatrore shqiptare, aktori Kadri Roshi, pushoi se marri fryme. Percjellesi i fundit do te jete Teatri Kombetar, ku mbahen homazhet mesditen e sotme

    Semundja e gjate e kishte kapluar prej kohesh! I mpaku frymen Kadri Roshit e i ngadalesoi ecjen deri ne capitje. Ndersa paraditen e djeshme pushoi se marri fryme ne shtratin e shtepise se tij ne Tirane, ne moshen 83-vjecare. Duke lene kokulur publikun shqiptar, qe me e pa ze e pagezoi “mbretin e vertete” te artit te tij te madh. Ndersa dhembja e familjareve eshte e pamase, trishtimi perul koleget para figures se atij qe qe shkolla e mirefillte e teatrit shqiptar. Ndaj edhe teatri do te jete percjellesi i tij i fundit, pasi prej aty moren udhe 130 rolet e tij ne skene, per t’u shnderruar mandej ne thesarin e rralle te historise se tij. Misherimi i “Ezopit” qe i arrire, po aq sa edhe mjerimi prej nje fisniku te vertete ne shfaqjen “Epoka para gjyqit”. Por ai nuk eshte me! Ai u shua, duke lene pas hijen perndjekese te roleve te tij te mrekullueshme, qe pergjate 50 viteve kane qene shoqeronjesit me te mire te diteve te shqiptareve jo vetem ne Teatrin e atehershem Popullor, por edhe ne ekranin e vogel, nepermjet roleve ku ka skalitur figuren e tij prej nje artisti qe perjetesoi figuren e tij ne derrasat e skenes dhe dublat e filmave shqiptare.

    Ndarja e tij nga jeta eshte nje humbje e madhe, e cila varferon artin shqiptar. I pandalur per te qene ne skene sa pati fryme, ai ate cka mundej e dha, ndoshta edhe duke pasur “brenga”, si ajo qe s’mundi te luante dot rolin e Ali Pashe Tepelenes, ndonese ka dashur prej kohesh ta interpretoje ate. E ndonese ai qe aktor shqiptar, sikunder nuk reshtte se theni: “Aktor shqiptar nga koka deri te kembet, e nga kembet deti ne koke”. Dhe per kete s’kishte pse fshihte krenarine ne asnje moment. E ndoshta pakkush e di se cila ka qene endrra qe ka pare per te fundit here?! A e ka lene dhembja valle te kete nje enderr te fundit ne momentet e fundit? Ai kurre nuk eshte fshehur pas enderrimeve te tij, e gjithnje ka thene: “Keshtu e ka jeta e aktorit. Ai gjithe jeten enderron dhe ben mire…”. E teksa mori edhe me te fundit dekorim nga skena e Teatrit Kombetar, pak muaj me pare faqet e tij jane njomur prej loteve. I ndodhte shpesh se fundmi, pasi duket se ndjente qe ato ishin te fundit here qe i shkelte keto derrasa e ulej ne ato karrige per se gjalli. Vete e krijoi teatrin, hodhi themelet e tij dhe u largua per te lene pas vetem gjurme te pashlyeshme. Ndersa “kujdestari” i filmit “Lulekuqe mbi mure” e te tjere si ai, kane perjetesuar figuren e madherishme te aktorit te paarritshem.

    Homazhet ne oren 12.00 ne Teatrin Kombetar

    Mesdita e sotme do te perule para trupit te tij te pajete kolege, te aferm, miq e artdashes. Teatri Kombetar do jete percjellesi i fundit i trupit te tij, per te mbajtur te pacenuar ate cka Kadri Roshi, emblema me e madhe e kesaj skene percolli nder vite.

    Ministria e Kultures ka ngritur nje grup te posacem pune, kryesuar nga vete ministri Bujar Leskaj, i cili eshte perkujdesur per organizimin e gjithe ceremonise mortore dhe percjelljes se Kadri Roshit per ne banesen e fundit.

    Homazhet kryhen ne Teatrin Kombetar nga ora 12.00, ndersa nisja e kortezhit per ne varrezat e Sharres eshte ne oren 14.00.


    Interpretimet e Kadri Roshit

    Artisti i Popullit Kadri Roshi u lind me 4 janar te vitit 1924 ne Mallakaster. Ne karrieren e tij te gjate qe fillon nga viti 1945, numerohen rreth 170 role, prej te cilave 130 jane role kryesore, qe do te benin te ndihej krenar kedo prej aktoreve te skenes dhe ekranit shqiptar. Ne vitin 1961, Kadri Roshi u nderua me titullin “Artist i Merituar” dhe ne vitin 1969, me cmimin e madh “Artist i Popullit”, ndersa ne vitin 1995, ne festivalin e 10-te te Filmit Shqiptar, mori kupen e “Karrieres”. Nga Presidenti i Republikes ne vitin 1998 iu akordua titulli “Nderi i Kombit”. Ai u rrit ne skenen e Teatrit Kombetar, duke qene nje nga themeltaret e tij. Skena e teatrit ku ka luajtur per here te pare ne vitin 1945 dhe sheshxhirimet ishin e vetmja shkolle e tij. Ka interpretuar veprat me te spikatura te dramaturgjise boterore dhe saj shqiptare. Kadri Roshi eshte dalluar ne realizimin me sukses te te gjithe llojeve e karaktereve. Ne historine e Teatrit Kombetar do mbeten te pashlyera interpretimet ne drama dhe komedi si te:

    “Halili dhe Hajria”

    “Revizori”

    “Familja e peshkatarit”

    “Arturo Ui”

    “Epoka para gjyqit”

    “Dhelpra dhe rrushte”

    “Hamleti”

    “Pas vdekjes”

    “Fytyra e dyte”

    “Doktori pacient”

    “Hijet e nates”

    “Ezopi”

    “Dritat e skenes” etj


    Ne kinematografi emrin e Kadri Roshit e mbajne 30 role:

    “Tana”

    “I teti ne bronz”

    “Kur zbardhi nje dite”

    “Malet me blerim mbuluar”

    Fijet qe priten”

    “Perballimi”

    “Toke e pergjakur”

    “Lulekuqet mbi mure”

    “Njeriu me top”

    “Gjeneral gramafoni”

    “Balle per balle”

    “Partizani i vogel Velo”

    “Apasionata”

    “Era e ngrohte e thellesive”

    “Rrethimi i vogel” etj




    Kortezi e Korrieri

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-02-2007
    Postime
    3

    Kadri Roshi

    Ky lajm me ben te ndjehem keq. E kam admiruar Kadri Roshin.
    Ka qene nje figure e shquar e artit dhe kultures sone.
    Shpresoj qe qeveria shqiptare te gjeje menyren e denje
    per ta respektuar kete artist te madh shqiptar.

    Populli shqiptar e ka gjetur: respekt dhe dashuri te pafund per
    vleren qe i ka shtuar kultures dhe jetes sone ne vite te zymta.

    Marr pjese ne dhimbjen e familjes dhe te te gjithe shqiptareve

    Cimaku

  3. #3
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    lajm i hidhur edhe bashkohemi edhe ne me kete humbje te kadri rroshit !!! ka per te mbetur gjithmone ne zemrat e mijra shqiptareve qe e duan artin edhe te bukuren !!!i paharruar qofte kujtimi i tij !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  4. #4
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Kam mbajtur 1 minut heshtje kur e kam degjuar lajmin.
    Kinematografia shqiptare ka humbur nje aktor te madh, shoqeria shqiptare ka humbur nje persoanlitet dhe njeri me kulture.

    Me kujtohet nje dokumentar rreth jetes se tije i xhiruar ne Divjake, ku tregonte se si kishte arritur ne podiumet e skenave. E kishin ngelur ne ate kohe, pasi nuk kishte shkolle te larte, por qe me ndihmen e disa miqeve zuri nje vend, dhe me mbas, ai i pa shkolli doli te ishte me i miri nga gjith ata te shkolluar te brezit te tije apo dhe te tjere me pare dhe me mbas.

    Ju preft shpirti ne paqe.

  5. #5
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Skena teatrale dhe kinematografia shqiptare,behen me te varfera me humbjen e ndoshta me te madhit aktor qe pame e jetuam.
    Boshlleku qe le pas humbja e ketij gjigandi te skenes dhe ekranit nuk munt te mbushet kurre,sidomos ne kohet e sotme mbushur me dordolece dhe hije kinematografike.

    Kadri Roshi do ngelet per te gjithe pasionatet e artit te shtate nje shkolle me vete.
    Pas humbjeve te Naim Frasherit,Sander Prosit,Ndrek Luca,Kadriu eshte i fundit te ketij brezi Mojkanesh qe me artin e tyre na bene me te ngrohta netet e ftohta te diktatures...................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Me dhimbje morem lajmin per vdekjen e Ikones se artit Shqiptar Kadri Roshit

    Per vepren artististike te te madhit Kadri Roshi eshte veshtire te gjej njeriu fjale sepse fjalet jane te vogla para nje artisti siq ishte Ai.
    Per mua ishte eshte dhe do mbetet frymezim se si duhet njeriu te kontriboj ndaj Atdheut te tij ...eshte nje humbje e madhe e artit shqiptare dhe ne pergjithesi e kinomatografise ne gjithe hapsiren shqiptare ...njerz te tille meritojne respekt te veqant .
    I madhi Kadri ,faleminderit per gjithe cka na dhe nga shpirti i paster i juaji ,lavdi punes se palodhshme qe ke bere ne sherbim te Kombit...me respekt te thelle te nderon e gjithe Kosova .
    Dhuro shumė...e prit pak!

  7. #7
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Titulli i temes: "Shuhet Kadri Roshi, "Ezopi" i skenes shqiptare.
    Nje artikull per "shuarjen":

    Shuarja e intelektualit dhe artistit shqiptar

    Emoderai dolorem verbis*

    ***


    Pak nga pak, Shqipėrisė po i ikin intelektualėt dhe artistėt; ata tė rinjtė po i merr mėrgimi, ndėrsa ata tė vjetrit tashmė po shuhen vetvetiu, pak e nga pak, nėn peshėn e papėrballueshme tė viteve, zhgėnjimeve dhe derteve. Vdekja e Kadri Roshit, aktorit tė madh tė skenės shqiptare, ishte humbja e radhės pėr artin shqiptar. Ja pra si ėshtė jeta! Ata qė dikur nė rininė e tyre bėnė epokė dhe, mė pas, nė pleqėrinė e tyre mbetėn tė veēuar mėnjanė pėr vite tė tėra nga jeta sociale, tashmė vijnė dhe trokasin edhe njėherė nė ndėrgjegjen e pėrgjumur tė kohės sonė, me lamtumirėn e tyre tė fundit.

    Trokitja e tyre ėshtė e lehtė, e druajtur, pa bujė, e pėrmallur, madje tė duket sikur u vjen keq pėr kėtė dhe teksa ikin, tė kėrkojnė tė falur edhe pėr shqetėsimin. Humbja pakthim e njerėzve me moshė madhore si ajo e Kadri Roshit, nuk ėshtė befasuese. Askush nuk ėshtė i pėrjetshėm nė kėtė botė, gjithsesi kur ėshtė fjala pėr njė artist si ai, njerėzit e artit pėrmallohen si pėr njė humbje prindi.

    Dhe nė fakt, pak nga pak artit shqiptar po i vdesin prindėrit. Inteligjenca shqiptare po humbet intelektualėt e saj mė vitalė. Pikėllimi bėhet akoma mė i pangushėllueshėm e tragjik, kur shikon se sa e vėshtirė ėshtė pėr ne ta rikuperojmė vendin bosh qė ata lėnė, me risues tė tjerė po aq potentė. Si tė tillė, ē'prej shumė vitesh ne jemi kthyer nė njė komb qė vetėm bėn firo nė fushat e artit dhe tė inteligjencės! Njė komb pa artistė tė vėrtetė dhe intelektualė, ēdokush mund ta quajė lehtė komb-harbut. A thua, vėrtetė ne soji shqiptar qėnkemi tė tillė?! Kurrė s'e besoj! Madje mė vjen turp edhe nga vetvetja, nėse qoftė dhe pėr njė moment tė vetėm do ta mendoja "harbutllėkun" nė plural, si fakt tė mirėqenė, megjithatė me keqardhje duhet tė konstatoj se realiteti i kėtyre kohėve, nuk flet nė favor tė progresit pėr artistėt dhe intelektualėt nė Shqipėri.

    Intelektualėt tanė po vdesin, intelektualėt tanė po largohen, intelektualėt tanė po mėnjanohen, po dhunohen, injorohen, varfėrohen e degradohen pak e nga pak, sistematikisht, ditė e pėrditė, vit pėr vit. Intelektualėt, janė kthyer nė viktimat mė tė parapėlqyera nga vdekja, nga dhuna, nga cinizmi, hedonizmi, militantizmi, emigrimi…, injorimi, harrimi…

    Mė vjen vėrtetė keq nėse dikush, pa u thelluar shumė nė arsyetimin e gjėrave, duke i parė faktet nga njė pozicion rastėsisht mė i favorshėm, i gjykon kėto radhė, si njė tjetėr nihilizėm i radhės nė faqet e trishtuara tė shtypit shqiptar. Nuk ėshtė ēėshtja tek nihilizmi, sado qė, pėr intelektualin shqiptar vend ka me bollėk pėr kėtė ndjesi tė dėshpėruar. Kėtu bėhet fjalė pėr njė tė vėrtetė qė bie nė sy pa ndonjė vėshtirėsi tė madhe. Varfėrimi intelektual i shoqėrisė shqiptare tashmė nuk ėshtė ndonjė sėmundje e re dhe e panjohur. Simptomat e para degraduese janė shfaqur qė me kulturėn mė dekadente qė i serviret sociumit pėrmes ekranit, me supremacinė arrogante tė pseudo-intelektualit vagabond, me kodoshllėkun naiv tė politikanit rural, (qė majmet duke pėrvetėsuar tė ardhurat e mjera tė komunės sė tij me njė mijė e dyqind banorė), me asgjėsimin e vlerave tė drejtėsisė dhe tė barazisė sociale e gjinore, me lartėsimin e mashtrimit nė kult, me injorimin qė i bėhet ēdo ditė idealit human tek individi.

    Shoqėria shqiptare sa vjen dhe mbyllet nė njė rreth gjithnjė e mė vicioz, ku dominantė janė dallkaukėt me shtiraninė simpatike me demek tė tė qenurit intelektualė, shpėrfaqja e tė cilėve karakterizohet nga veshja e tyre tėrė elegancė; me kostume tė zinj, kėpucė trokėllitėse, kėmishė tė bardha e tė kollarisura, makina luksoze e zyra tė mobiluara pėr merak, me shtėpi-vila nė qytet dhe nė bregdet, me fėmijė aventurierė e drogmenė qė gjoja mbarojnė studimet nė Sorbonė apo Harward.

    Pothuaj gjatė gjithė kėtyre viteve nė pluralizėm, i vetmi gjest afrimi ndaj intelektualėve tė rinj, qe para ca vitesh formėsimi i KOP-it nga PD, por tashmė me kalimin e kohės dhe me situatėn aktuale ku jemi, edhe kjo histori tingėllon si njė ngjarje e largėt, si njė kujtim qė i pėrket vetėm sė shkuarės, si njė nojmė e vagullt, pothuaj e harruar.

    ***


    "Artisti i Popullit", Kadri Roshi, aktori i madh i skenės shqiptare, tė cilit sapo i kemi dhėnė lamtumirėn e fundit, shprehej nė njė intervistė tė shtatorit tė 2004-ės; "Unė jam vetėm dhe i braktisur nga tė gjithė. Mė besoni, dua njerėz dhe nuk dua tė mė lini vetėm". Tė gjithė e dimė se deri atėherė,- pra, deri nė kohėn kur bėnte thirrje nė kėtė intervistė,- njeriu i madh i skenės shqiptare nuk i kishte dhėnė pak publikut artdashės. Rolet e tij nė kinematografinė shqiptare kishin qenė tė shumta. Pjesėmarrja e tij nė skenėn e teatrit dhe nė kuadrot e filmit, pėrfshinte nė vetvete njė periudhė kohore tė paktėn prej njė gjysmė shekulli. Edhe vlerėsimi i meritave tė tij, pati qenė kurdoherė i madh. Por, tashmė artisti i madh ishte vetėm se njė artist i moshuar dhe tejet i sėmurė. Njė artist i moshuar dhe pėr mė tepėr i sėmurė, nė kohėn tonė kujt mund t'i hyjė nė punė?! Tė shkuara tė harruara!- thotė populli.

    Por, si pėr ironi tė fatit, artisti nė fjalė ishte personalitet i shquar dhe mbante mbi vete edhe titullin "Nderi i Kombit". E pra, bash vetė "Nderi i Kombit" tashmė ishte katandisur dhe kėrkonte publikisht njerėz pėr tė qarė hallet, pėr tė vrarė vetminė, mėrzinė, lėngatėn e shkaktuar nga vitet e rėnda dhe sėmundja e rėndė. Nė qytetin ku ai jetonte, gjithēka mund tė gjendej, veē njerėz jo. Mbase duhej tė dilte si Diogjeni, me njė fener nė dorė, qė t'i kėrkonte rrugėve tė metropolit mu nė mes tė ditės. Mbase duhej tė pėrpiqej qė tė mėsohej me mosvėmendjen dhe mospraninė e tyre. D.m.th., nė njėfarė mėnyre tė mėsohej pėr t'u familjarizuar me vdekjen ende pa i ardhur ora e caktuar, siē ndodh me ēdonjėrin, kur i vjen vetė natyrshėm.

    Ata qė dikur ishin rritur duke mėsuar pėrmendėsh batutat e roleve tė tij, tashmė s'kishin mė kohė tė mendonin pėr artistin qė mė parė aq shumė e kishin dashur. Koha e tyre tashmė s'i pėrkiste artit dhe idealeve qė tė formėson ai; koha e tyre tashmė i pėrkiste politikės, biznesit, dashnoreve sekretare-kukulla, vakancave nė Athinė, Dubai e Sharmelsheik; zdėrhalljeve nėpėr pub-e nate e udhėtime turistike.

    Artistit po i afrohej fundi. Pėr tė gjithė vjen fundi, por artisti fundin nuk e pėrballon dot vetėm. Pa njerėz pranė! Ai e ka kaluar gjithė jetėn e tij me njerėzit dhe pėr njerėzit. Mirėpo tani qė fundi i tij ėshtė afėr, ai gjendet i harruar dhe pa njerėz. Artistin Kadri Roshi, jam i bindur, s'e kanė braktisur pėr asnjė ēast familjarėt, por atij, si ēdo artisti tjetėr tė madh, nė ato ēaste kur mungesat njeriut i sjellin vetėm pesimizėm dhe pėrmallim, nuk i mjaftonin vetėm familjarėt. Dhe nė fakt, ai nuk ishte vetėm i atyre. Familja e tij ishte Kombi. Gjatė gjithė jetės sė tij tė vėshtirė, artisti e kishte derdhur shpirtin e tij pėr njerėzit dhe tashmė padyshim i pėrkiste kombit. Disa vite mė pėrpara, edhe vetė kombi i kishte dhėnė sinjale tė qarta se e donte. I kishte dhėnė edhe titullin e tij mė tė lartė tė nderit, veē mjerisht, ama, duket se ndėrkohė s'e kishte ēastin e volitshėm qė t'i binte mė ndėr mend pėr tė. Si rrjedhojė, natyrisht s'kujtohej as pėr gjėra aq tė shtrenjta, siē ėshtė Nderi.

  8. #8
    _-bluesman-_ Maska e Jimi_Hendrix
    Anėtarėsuar
    22-12-2006
    Vendndodhja
    Arkivol
    Postime
    116
    Do ishte madheshtore nese ndonjeri do ta kishte pjesen teatrale te Ezopit e ta sillte per ne.

    Une gjeta ne nje vend tjeter nje recitim te vjeter te Kadriut, qe eshte Bageti e Bujqesi qe mendoj se do tu pelqeje.

    Degjim te kendshem...

    http://rapidshare.com/files/16086479...shi_-_Bag_.mp3

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anėtarėsuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Te nderuar miq e shok te forumit shqiptare,
    Ju te respektuar me shpirt artisti,

    me lejoni nga ky vend dhe nga ky moment aq sa pikellues por edhe modest te ndaj me Ju dhimbjen tone.

    sa here qe do te shikoi dramen Toka e ndezur nga Tomor Shishmani e realizuar nga teatri skampa i elbasanit, po aq here nuk do te mund te mbaj syte nga loti, nga malli, nga kujtimi, nga ajo qe edhe me tej me edukon shpirtin, me ndricon zemren, me perkujton gjenezen dhe qe me bene te ndihem madheshtor eshte emri Kadri Roshi.

    Njeriu qe i dha shpirtin skenesm nuk mund te vdes asnjeher.
    derisa te jetoi drama, skena, teatri, kultura, arti dhe populli, po aq do te jetoi edhe emri KADRI ROSHI.
    urtėsia

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Kadri Roshi

    Kadri Roshi u lind mė 4 janar tė vitit 1924 nė Mallakastėr. Nė karrierėn e tij tė gjatė qė fillon nga viti 1945, numėrohen rreth 170 role prej tė cilave 130 janė role kryesore, qė do tė bėnin tė ndihej krenar kėdo prej aktorėve tė skenės dhe ekranit shqiptar. Nė vitin 1961, Kadri Roshi u nderua me titullin "Artist i Merituar", dhe nė vitin 1969 me ēmimim e madh "Artist i Popullit", ndėrsa nė vitin 1995 nė festivalin e 10-tė tė Filmit Shqiptar mori Kupėn e Karrierės.
    Nga Presidenti i Republikės nė vitin 1998 iu akordua titulli Nderi i Kombit.
    Kadri Roshi ėshtė konsideruar si legjenda e skenės dhe ekranit shqiptar. Ai u rrit nė skenėn e Teatrit Kombėtar duke qenė njė nga themeltarėt e tij. Skena e teatrit ku ka luajtur pėr herė tė parė nė vitin 1945 dhe sheshxhirimet ishin e vetmja shkollė e tij. Kadri Roshi ishte autodidakt. Ai mbante mbi shpatulla gati gjysmė shekulli jetė artistike nga dalja e parė nė skenė. Nė kėto mbi 50 vjet jetė artistike si aktor, Kadri Roshi ka realizuar tre role nė vit nė teatėr dhe nė kinematografi. Ai ka interpretuar veprat mė tė spikatura tė dramaturgjisė botėrore dhe saj shqiptare. Kadri Roshi ėshtė dalluar nė realizimim me sukses tė tė gjithė llojet e karaktereve. Nė historinė e Teatrit Kombėtar do mbeten tė pashlyera interpretimet nė drama dhe komedi si tek "Halili dhe Hajria", "Revizori", "Familja e peshkatarit", "Arturo Ui", "Epoka para gjyqit", "Dhelpra dhe rrushtė", "Hamleti", "Pas vdekjes", "Fytyra e dytė", "Doktori pacient", "Hijet e natės", "Ezopi", "Dritat e skenės".
    Nė kinematografi emrin e Kadri Roshit e mbajnė 30 role. Kėshtu veēohen pėr interpretim mjeshtėror rolet nė filmat "Tana", "I teti nė bronz", "Kur zbardhi njė ditė", "Malet me blerim mbuluar", Fijet qė priten", Pėrballimi", "Tokė e pėrgjakur", "Lulkuqet mbi mure, "Njeriu me top", "Gjeneral gramafoni", "Ballė pėr ballė", "Partizani i vogėl Velo", "Apasionata", "Era e ngrohtė e thellėsive", Rrethimi i vogėl", " Vdekja e burrit", "Njė ditė nga njė jetė", "Kolonel bunker".
    Pėr krijimtarinė artistike tė Kadri Roshit janė shprehur me konsideratat mė tė larta kolegėt, aktorė dhe regjisorė me tė cilėt ka bashkėpunuar, breza tė tėrė studentėsh dhe pedagogėsh tė Akademisė sė Arteve si dhe kritika letrare.

    Ceremonia e varrimit

    Ministria e Turizmit Rinisė dhe Sporteve ka ngritur njė grup tė posaēėm pune kryesuar nga ministri Bujar Leskaj i cili do tė organizojė tė gjithė ceremonialin e pėrcjelljes pėr nė banesėn e fundit tė aktorit Roshi. Homazhet do tė kryhen nė Teatrin Kombėtar ora 12 e 30 minuta, ndėrsa nisja e kortezhit pėr nė varrezat e Sharrės mė ora 14.00

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Intervista e fundit e Kadri Roshit nė "Tirana Observer"

    "Dashuria pėr aktrimin do mė mbarojė nė grahmėn e fundit"

    Blendina CARA

    Dje, dashuria pėr aktrimin u shua bashkė me tė. Sytė qė i dhanė dritė teatrit dhe kinematografisė shqiptare, iu dorėzuan territ tė pėrgjithmontė pas luftės me njė sėmundjeje tė gjatė e tė pashėrueshme. Njeriu qė luajti mbi 170 role, u largua duke marrė me vete Kadri Roshin, por duke na lėnė pas Ezopin, drejtorin e "Lulėkuqeve mbi mure", Safa Ymerin e "Maleve me blerim mbuluar", plakun Mere tė "Njeriut me top" e tė qindra personazheve tė tjera qė e bėjnė atė tė pavdekshėm. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Tirana Observer" mė 4 janar tė vitit 2006, ditėn kur mbushte 82 vjeē, Kadri Roshi me zėrin e tij ezopian pohonte: "S'jam pishman pėr asgjė nė kėtė botė, pasi i kam kryer tė gjitha dhe me nder". Pėr nder tė kujtimit tė tij, "Tirana Observer" riboton kėtė intervistė duke e sjellė tė gjallė kolosin e aktrimit shqiptar nė kėtė ditė morti.

    Si e festuat 82-vjetorin?

    Ditėlindjen e festova plot me njerėz. Pėr fat erdhi dhe nipi qė jeton nė Athinė, Maksi. Kėshtu, gėzimi shtoi gėzimin.

    A ju kanė uruar personalitetet e vendit dhe nėse po, mund tė na thoni emrat e tyre konkretisht...

    Kam marrė shumė urime. Sa pėr emrat, ėshtė njė listė e madhe njerėzish, tė cilėt nuk mund t'i pėrmend tė gjithė. Njė ndėr to ėshtė vajza ime e tezes qė ėshtė Liri Belishova. Ajo mė uroi nė shtėpi.

    Si e pritėt kėtė pėrvjetor?

    Unė tashmė jam i moshuar, por s'jam pishman pėr asgjė nė kėtė botė, pasi i kam kryer tė gjitha dhe me nder. Kalimin e viteve nuk e llogaris fare. Vitet kalojnė, unė i shoh dhe i pėrshėndes. Ato bėjnė punėn e tyre unė punėn time. Mund tė them se s'ngopet njeriu me jetėn, (nis e reciton)
    O kohė ziliqare
    mbaje vrapin
    ju orė mos rridhni tatėpjetė...

    Si e kaloni ditėn?

    Mosha bėn tė vetėn. Unė mėrzitem, pasi kam qenė natyrė prodhuese dhe shpesh them mjerė dembeli. I kam ndier shumė edhe gėzimet edhe hidhėrimet.

    Nėse do tė ktheheshit dhe njėherė nga e para me ēfarė do tė merreshit?

    Deri nė grahmėn e fundit vetėm me aktrim.

    Pas kaq vitesh, ndėrsa rivlerėsoni punėn, a mund tė veēoni rolin qė pėlqeni mė shumė?

    Unė i adhuroj tė gjitha rolet qė kam luajtur. Nuk mund tė ndaj asnjė prej tyre. Sa mė shumė ikėn koha aq mė shumė i dua personazhet qė kam luajtur.
    A do tė ngjiteshit sėrish nė skenė nėse do t'ju jepej mundėsia?
    Edhe natėn.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Teatri Kombetar, zi per Kadri Roshin

    E Premte, 09 Shkurt 2007

    Asnje shfaqje prej atyre qe qene parashikuar per t’u ngjitur ne skenen e Teatrit Kombetar kete fundjave, nuk do te shfaqen para publikut. Kjo per shkak te diteve te zise qe Teatri do te mbaje per ndarjen nga jeta te Kadri Roshit, i cili u nda nga jeta mesditen e 6 shkurtit, per te marre nderimet dhe perkuljet e medha te kolegeve, miqve, te afermve dhe te te gjithe shqiptareve diten e percjelljes, ate te 7 shkurtit. Kete fundjave ishin parashikuar te shfaqeshin “Buburreci”, me regjisor Ilir Bezhanin dhe Merkur Bozdon, po ashtu edhe “Apologjia e vertete e Sokratit”. Ishte parashikuar, por ndoshta kjo e fundit mund te mos shfaqej edhe per nje arsye te ndryshme nga kjo, pasi aktori qe e interpreton kete shfaqje prej me se 10 vjetesh, Mirush Kabashi, ka nje problem shendetesor, ka thyer kemben, cka e pengon edhe te ngjitet ne skene. Ndersa java qe vjen do te ktheje ne normalitet TK-ne, dhe skena e vjeter do te prese shfaqjen e pare pas rikonstruksionit, diten e 15 shkurtit.

    MTKRS

    Ministria nje hap mbrapa, s’ka cmime

    Ne saje te nje njoftimi per shtyp ishte lajmeruar nga Ministria e Kultures per shpalljen edhe te disa cmimeve te tjera letrare, qe ne nje fare menyre do te ishin vazhdimesi e konkursit te “Pendeve”. U shpall edhe data. E 8 shkurt ishte dje, asgje ne horizont nuk shquhet, dhe ajo cka eshte e sigurt, eshte fakti se edhe per pak kohe cmimet “Ismail Kadare”, “Musine Kokalari”, “Gjergj Fishta”, “Ali Asllani”, cmimi per “Dramen me te mire” dhe per librin me te mire per femije, proze dhe poezi do te shtyhen edhe per ca kohe. Duket se asgje nuk eshte ne terezi, pasi gjate kesaj kohe nuk jane bere publike as emra anetaresh jurie dhe asgje tjeter per sa i takon leximit te dramave se paku. Pasi cmimet e tjera do te jepen ne saje te veprave te dorezuara per “Pendet”. Ky eshte nje hap mbrapa per ministrine, e cila pas lumit te cmimeve te premtuara dhe shpalljes se dates, tani vetem hesht dhe askush nuk pergjigjet per psene e kesaj shtyrjeje te shpalljes se cmimeve.

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Percillet Kadri Roshi, me grushte dhču perjetesie

    E Enjte, 08 Shkurt 2007

    Pragu i pasdites se 7 shkurtit e nisi Kadri Roshin drejt se pakthyeshmes. Arkmorti mori udhe drejt “qytetit te perjetesise”, pasi ne hollin e Teatrit Kombetar u perkulen te gjithe me radhe, artise apo jo, politikane e studente. Ai shkoi, ashtu lavdishem, si cdokush do e kishte deshiruar.

    Anisa YMERI

    Arkmorti u nis drejt se pakthyeshmes! Kadri Roshi shkoi ne qytetin e madh ku vertiten vetem shpirtrat. Dihej perfundimi i asaj rruge qe po pershkonte kortezhi i prire prej makines qe mbante mbi shpine trupin e tij, por ne ndjesine e te cuditshmes dhe tisit te trishtimit s’mund t’i shpetoje as perhumbjes. Toka e njome e pragut te pasdites se 7 shkurtit mbeshtolli ne brendine e saj edhe trupin e aktorit te paperseritshem, “Ezopit” te skenes shqiptare. As perendia nuk i kurseu lotet per te! Shiu lagu token, sic lotet njomen syte e kolegeve, miqve, te afermve te Kadri Roshit.

    Perlotje e ngasherime shoqeruan zhurmen e cuditshme te grushteve pare te dhčut hedhur mbi te. Ishte nje tringellime e cuditshme, aq sa te trishtonte edhe dukej sikur te “porosiste” per te mos u merzitur.

    Ai shkoi, ashtu lavdishem, si cdokush do e kishte deshiruar.

    Shtepiza e tij eshte ne qoshe te njeres prej rrugeve te qytetit, ku vertet do e mbaje ne perjetesi, ne varrezat e Sharres. Cdo udhetar qe kthen koken teksa pershkon kete rruge jo shume te rrahur nga hapat e kalimtareve, padyshim qe sjell ndermend syte e tij, shikimin qe te perpin, zerin qe te rreqeth, thinjat qe zbardhin kryet e kerrusen teksa ferkon duart me njera-tjetren. Pse jo, mund edhe te kene te fiksuar qendrimin kembekryq dhe shpinen te mbuluar nga ato, “trikot e qemocme te leshit”, kur ai interpretonte kujdestarin e bonjakeve te mjere te “Lulekuqet mbi mure”. Keto e kane shpene ne majen me te laret, ne shpirtin e njerezve, per te thene mandej: “I paharruar qofte kujtimi i tij!”. Dhe keshtu eshte e do te jete. Kujtimi i tij zor se do shuhet, dhe nje i dyte si ai zor se do e beje te jete serish me fat skenen shqiptare.

    Kur njerezit shkojne per te mos u kthyer me, eshte e veshtire te besosh. E ai s’do vertitet ne shtratin e tij, s’do capitet ne dhome, s’do dale ne oborr, s’do flase me me miqte, s’do ktheje me ndonje gote e nuk do shkoje me as per peshk. Por zeri i tij dhe ato kenge ku fryma rrokulliset ne gryke jane perjetesuar, e kurre nuk do na lene pa te madherishmin Kadri.

    Por prej trupit te tij vjen ora e duhet te ndahemi ama.

    Nipit te tij te vogel i dridhej mjekra, teksa i pari ve kuroren e lamtumires mbi dhčun qe pati mbeshtjelle trupin e gjyshit te tij, ndersa te birit i dridhej zeri kur falenderonte per nderimin qe i benin te atit, e donte te gjitheve t’ua shperblente ne te mira. Kurora pafund mbuluan dheun qe e mbeshtillte, e akoma me shume karafila u shkaperdisen mbi te.

    Ndersa fjala e lamtumires, ajo e gjata vec veshtrimeve plot dhembje te te gjitheve, i takoi drejtorit te Teatrit Kombetar, Kristaq Skramit ta mbante, per t’i thene edhe nje here per se fundmi babait te skenes shqiptare, Kadri Roshit: “I paharruar qofte kujtimi yt!”.

    Homazhe

    Holli i teatrit i mbuluar prej fotografive te te gjitheve atyre qe mbajten ne jete Teatrin Popullor, e mbeshtolli per 2 ore Kadri Roshin, e priti peruljen jo vetem te atyre qe qene aty, por nje populli te tere. Tek mbaronin kryet e tij, qendronte paksa e mbyllur dera qe te shpie per ne skene. Te skena e madhe e roleve te tij, per te percjelle shpirtin ne popull. Balli i tij u prek nga kushedi se sa buze, qe s’mundi dot t’i shohe. Ndersa trupi i tij, te fundit shetitje mbi shpinen e kolegeve me te cilet ndau skenen nje jete te tere ia fali oborrit te teatrit, krah atyre pemeve te mocme sa edhe vete teatri. Pas saj nisi udhen pa kthim, ne dukje te qete e aspak te befte. U perulen te gjithe para trupit te tij, te medhenj e te vegjel, njerez te artit apo jo. E percollen dhe studente, dhe folen me te mirat fjale qe mund te thuheshin. Pasi ai ishte i te gjitheve, i atyre qe e rrethonin, ca me shume atyre qe e ndiqnin ne skene e ne ekran.

    Presidenti Alfred Moisiu

    Presidenti i Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu, e konsideroi humbjen e aktorit Kadri Roshi, “nje boshllek te madh ne kulturen shqiptare, qe do te kerkoje kohe te plotesohet, pavaresisht se vepra e tij mbetet e perjetshme”. Moisiu u shpreh per median se, “Kadri Roshi, Nderi i Kombit, Mjeshtri i Madh i skenes eshte nje humbje per te gjithe shqiptaret kudo qe jane”. Ndersa ne librin e ngushellimeve, Presidenti Moisiu shkroi: “Kujtimit te Nderit te Kombit. Kadri Roshi ka lene boshllek jo vetem ne familje, por te te gjithe shqiptaret kudo qe jane. Nje boshllek qe duhet kohe per t’u plotesuar. I paharrueshem qofte kujtimi Juaj, e pavdekshme do te jete vepra Juaj”.

    Kryeministri Sali Berisha

    Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, u perkul me nderim mesditen e djeshme perpara trupit te pajete te aktorit te madh te skenes shqiptare, Kadri Roshi, te vendosur ne hollin e Teatrin Kombetar ne Tirane. “Me Kadri Roshin skena shqiptare humbet gjeniun e saj ne shume aspekte”, u shpreh Berisha, duke vleresuar aktorin e madh si “te paperseritshem ne artin skenik shqiptar”. Ai e ka konsideruar humbjen e tij “si nje humbje jo vetem per artin skenik, por per mbare boten kulturore dhe artistike te vendit dhe per te gjithe kombin”. Ndersa ne librin ngushellimeve, kryeministri Berisha shkroi: “Gjeniut te artit skenik shqiptar, me nderimin te madh!”.

    Kryebashkiaku Edi Rama

    Kryebashkiaku Edi Rama ishte padyshim njeri nder ata qe u perkul perpara trupit te pajete te te madherishmit Kadri Roshi mesditen e djeshme. E s’mundi te mos fliste edhe ai pak fjale per Roshin e madh. Ndaj edhe u shpreh: “Ai i vuri te gjithe ne rresht, njerez te te gjithe profesioneve e moshave, per t’u perkulur para trupit te atij qe e la te gjalle kujtimin e tij, per kedo nga ata qe e pane”. E keshtu ishte vertet, ai i perkuli te gjithe, sic vetem ai di te perkulet per publikun ne cdo fund shfaqjeje. E para tij u perkulen burra shteti, aktore e regjisore, thinjoshe e te rinj.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    “Shpullat e nje jete ne skene” te Kadri Roshit

    E Enjte, 08 Shkurt 2007

    Rastesi?! Teksa perpiqesh te shkepusesh ndonje moment intim prej kolegeve, atyre qe kane shkelur me te derrasat e skenes apo sheshxhirimet, Mevlan Shanaj e Edi Luarasi per cudi mbajne mend “shpullat”. Luarasi ate shpulle qe mban porosine “te te vleje per gjithe jeten”, ndersa Shanaj “shpullen e munguar te babait e mori prej tij”

    Anisa YMERI

    Ajo capkene e ai doktor! Ajo e bija, ndersa Kadri Roshi “doktor Aleksi”.

    Teksa ne hollin e Teatrit Kombetar para trupit te tij perkuleshin krye pa fund, Edi Luarasi shkon larg. Ajo kthehet ne ato vite te shkuara, per te kujtuar ate, qe ne fakt duket se e ka shoqeruar pergjate gjithe jetes, nje shpulle qe, ndonese ne skene, roli nuk e parashikonte aspak. Krejt serbes, Edi nis te rrefeje: “Sapo kisha perfunduar Institutin e Larte te Arteve dhe me takoi qe te isha vajza llastice e mendjelehte e “doktor Aleksit”, Lena”. Mandej, teksa pushon nje hop, pasi ka treguar fajin e saj te madh, qe kishte mbetur shtatzene, shkon ne fund per te sjelle ndermend 5 minutat e fundit te shfaqjes. “Ajo ishte skena me dramatike, - vijon Edi. -Sipas regjise, ai duhet te me therriste ne skene. Pasi shkeput frazen drejtuar vellait tim ne shfaqje, “ma thirr pak Lenen”, ne duhet te rrinim 5 minuta pas skene dhe pastaj te vinim”. Deri ketu nuk ka asgje te keqe. Por ama aktoret duhet te pergatiteshin, pasi ne 5 minuta duhet te shfaqeshin para publikut. Babai do e merrte prane vajzen, do e falte dhe ashtu e mbeshtjelle ne gjoksin e tij, duhej te ulej perdja. Por capkenia Edi, teksa Roshi ishte ne skene, qeshte me partnerin e saj, aktorin Bexhet. S’mund te pranohej prej Kadri Roshit ky mosrespekt per punen. Tani e kujton me nje tis buzeqeshjeje ne fytyre, por atehere punet i shkuan pisk. “Ai me sheh nga skena qe po luaja. Ndonese nuk ishte aspak pjese e regjise, ai me ulerin: “Lenaaaa!”. Ngriva!”.

    Dhe ne saje te rrefimeve te Edi Luarasit, dialogu mori udhe krejt tjeter nga ai i paracaktuari. “Hajde ketu, bije e babait, hajde,” - flet me kersheri Roshi. Ndersa Luarasi shprehet: “Dridhesha dhe nuk me benin kembet te afrohesha. Shkova. U ula dhe iu pergjerova me nje ze duke ngasheryer. I thashe “Me fal!”. Ai me ngriti! Me tha: “Te te vleje e ta mbash mend per tere jeten”. Perdja mbyllet, ndersa ata te dy, ne lot kishin mbetur te perqafuar ne mes te skenes.

    E si mund te harrohet nje skene e tille, kur nje shpulle qe vjen jo se keshtu kishte vendosur regjisori, por nga hargalisja e Edi Luarasit, ne nje kohe kur Roshi priste ardhjen e saj ne skene. Shpulle e cila jo vetem qe s’mund te harrohet, por qe vertet i vlejti shume pergjate gjithe viteve te jetes se saj ne skene.

    Mevlan Shanaj: Prej tij mora shpullen e munguar te babait

    Zor se gjen ndokend qe nuk ka qene partneri i tij, qofte edhe nje here te vetme ne skene. Zor se gjen edhe ndonje regjisor qe s’ka pasur rastin te punoje me te. Mevlan Shanaj germon ne kujtese per te treguar dicka te pathene per Kadri Roshin, e nis te rrefeje per shpullat e shumta qe ka marre ne sheshxhirimin e njw prej filmave. “Jane bere dubla te shpeshta per te realizuar skenen, kur babai duhej t’i gjuante te birit, e per me teper 2 shpulla. Pas cdo duble, ai vinte e me perqafonte fort”, -tregon Shanaj.

    Asgje s’mbaron ketu, pasi ato qene shpulla per hir te nje roli, dhe priteshin. Por tani, pas tere ketyre viteve, ne kete dite kur te gjithe u perkulen per t’i dhene lamtumiren e fundit, Shanan peshperit: “Babai im me ka lene te vogel. Ato qene shpullat e munguara te tij. Tani mund te them edhe une, qe jam nje njeri qe e kam provuar shpullen e babait”. Te shtrohesh e te tregosh per “bemat” e Kadri Roshit, mund te shkojne ore te tera pa e kuptuar fare. Edhe per Mevlan Shanajn nuk ka sesi te ndodhe ndryshe. Ne syte e tij Roshi eshte i madhi dhe i paperseritshmi i skenes shqiptare. “Kur ai hynte ne skene, nga magjia e madheshtia qe e shoqeronte, te gjithe hapnin rrugen”, shprehet si per te perfunduar ai.

    Timo Flloko: Neve nuk na ndante mosha

    Ndonese nuk takohen ne asnje prej skenave te filmit “Lulekuqe mbi mure”, edhe pse ai mesues e tjetri kujdestari i bonjakeve, Timo Flloko e Kadri Roshi qene tjeterkund bashke, tek “Njeriu me top”, per shembull. Mirepo, mbi te gjitha, ata qene miq te mire. Timo tregon se, “se pari humba nje mik te mire. Neve s’na ndante aspak mosha, pasi ai ka qene perhere i ri ne ndjenjen e tij”. Por te “Njeriu me top”, per Fllokon, roli i te paperseritshmit ishte i magjishem. Si kudo kishte tendencen qe te ishte ne cdo hap qe hidhte e ne cdo rol te tij. Por ama perhere i rrethuar prej nje modestie qe e shnderronte ne “tokesorin e dashur”. E mbi te gjitha, per Timo Fllokon, Roshi mbetet “Ezopi” i skenes shqiptare. E kete nuk do reshte se theni ne asnje moment, pasi figura te tilla s’mund te perseriten, qofte edhe dekada te kalojne.

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Perulemi para figures se Kadri Roshit

    E Merkure, 07 Shkurt 2007

    Ndarjen nga jeta te nje miku eshte e veshtire ta besosh dhe aktoret e Teatrit Kombetar, ndonese dinin gjendjen e renduar shendetesore te Kadri Roshit, peshperitnin: “Lajm i papritur”. Te gjithe ata dhe shqiptaret perulen para figures se Kadri Roshit

    Anisa YMERI

    Shkoi edhe nje prej tyre, e kete here eshte “Ezopi” i skenes shqiptare. Kadri Roshi u shua mesditen e djeshme. Fjala e keqe “merr dhene” sa hap e mbyll syte, dhe rrahjet e zemres po ashtu pushojne e s’mund te te mbajne me ne jete. Per miqte eshte e veshtire ta besojne, koleget trishtohen kur mesojne prej njoftimeve te shpejta te mediave, se atyre, kolanes se tyre, iu shkeput Roshi. Telefonat e te tjereve artiste nuk pushojne per te shkeputur prej tyre copeza jete bashke ne skene, copeza mendimesh te ngerthyera me vleresime te pamasa per Roshin, i cili ka qene “shkolle” per ata qe kane shkelur bashke me te derrasat e skenes se teatrit, por edhe ne dublat e filmave shqiptare. Filma te cilet e kane perjetesuar figuren e tij, duke e bere pjese te pashlyeshme te kultures sone. Ndonese gjithkush prej nesh qe kemi ndjekur cdo hap te pakte te tij ne keto vite te fundit verente portretin qe reflektonte shendet te renduar, aq sa ecje te ngadalte, eshte e veshtire te besosh kur ai vertet shkon. Aktori Anastas Kristofori se pari peshperit, dhe mandej nxjerr ze: “Lajm i papritur ky, per ndarjen nga jeta te atij qe qe shkolle me vete per skenen shqiptare”. E vec ngushtimit ne kraharor qe ndjehet ne kesi rastesh, gjendet edhe pak force nga Kristofori per te thene se: “Jeta e tij do te mbetet ne celuloid. Ai do te na shfaqet here pas here per te na pershendetur, edhe pse me largimin e tij na krijoi nje boshllek te pamase”. Violeta Manushi e Margarita Xhepa jane dy prej aktoreve te skenes sone, qe “udhet e jetes” i kane bashkuar ne derrasat e skenes dhe kane ndjere, se pari, frymemarrjen e njeri-tjetrit, per t’ua percjelle mandej spektatoreve ne salle. Jane te shumte ata qe Kadri Roshin e quajne fat te madh per skenen shqiptare, fat per ata qe munden te ishim perkrah tij ne skene e fat per kinematografine shqiptare.

    E megjitheqe ai shkoi, shkolla e tij do mbetet.

    “Na varferoi me vdekjen e tij”, duket se eshte pak te thuhet, por “Ezop” tjeter s’mund t’i kthehet skenes sone. Mirepo Margarita Xhepa shprehet ne ato pak minuta te para kur ka mesuar largimin e tij nga jeta se, “edhe pse ai shkoi, sic te gjithe ne do shkojme nje dite, figura e tij mbetet e gjalle”.

    “Koha e cmendur”, shfaqja e fundit e nje jete

    Kane shkuar muaj prej kohes kur mundi te jete ne Teater Kombetar, qofte edhe duke i besuar ecjen e tij nje bastuni. Ndersa kane shkuar 7 vjet prej shfaqjes se tij te fundit ne skenen e Teatrit Popullor, ku djerset nuk reshten asnje moment se reni prej ballit te tij. I mblodhi forcat, pasi ne vitin 2000 i duhej te ngjiste ne skene ate, dramen e madhe te shkruar vetem per te, “Koha e cmendur”. E ne diten kur ai u shua, shkronjesi i rradheve te kesaj drame kujtonh, “Ne prova gjenerale i ra te fiket, e megjithate ai vendosi dhe tha: ‘shfaqja do te jepet neser’. Dhe u dha per tre a kater nete me rradhe, dhe ajo ishte e fundit shfaqje e tij”

    E duket se i tha fjalet e tij per vitet e trazuara qe po kapercente Shqiperia, e ai qe cirrej per te interpretuar “Ezopin”, s’mund te mos gjente forca per te “uleritur” per ate cka po i ngjante Shqiperise se tij ne keto vite, per kompromisin e shemtuar qe gjendej kudo ne hapat e jetes sone. Dhe aktori Mirush Kabashi ka qene me te ne kete shfaqje te fundit te karrieres se tij me se gjysme shekullore. Ndaj edhe rrefen, “per mua ka shkuar jo vetem nje mesonjes i paperseritshem, por edhe nje simbol i aktrimit. E mbi te gjitha, me shkoi nje mik, qe e pata idhull jo vetem ne skene, por edhe ne jete”.

    Violeta Manushi:

    “Qeme bashke qe ne vitet e para ne skenen e Teatrit Kombetar. Ai ishte talenti i madh, e duhet te kalojne dekada duke pritur, por nje Kadri Roshi i dyte s’mund te vije me. Disiplina e celikte e tij rralle perseritet”

    Mirush Kabashi:

    “Eshte embleme e aktrimit shqiptar, legjenda e nje shekulli ku te gjithe paten c’te mesonin prej tij. Ai do te mbetet perjete simbol i zgjuarsise dhe i temperamentit te aktrimit, dhe eshte fat qe ato kane mbetur, e te tjere akoma mund te mesojne prej tij”

    Margarita Xhepa:

    “Fjalet tona jane nje homazh fare i vogel per punen e tij te madhe. Largimi i tij nga jeta eshte humbje e madhe per artin shqiptar, dhembje e madhe per ne, e trishtim i pamase per familjaret. Na la pa fantazine e mencur te roleve te tij”

    Anastas Kristofori:

    “U shua edhe figura e madhe e Teatrit Kombetar, mjeshtri i madh i skenes. Por jeta e tij do te mbetet ne celuloid. Ai do te na shfaqet here pas here per te na pershendetur, dhe pse me largimin e tij na krijoi nje boshllek te pamase”

    Roshi, gjate kurimit ne Athine

    Tre vjet te shkuara Kadri Roshi udhetoi drejt Athines, e pakkush besonte se do te kthehej duke marre fryme prej andej. Mirepo, nen kujdesin ambasadorit shqiptar te atehershem ne Athine, Bashkim Zeneli, ai u kurua ne nje prej spitaleve me prestigjioze, dhe mjeket i kushtuan perkujdesjen me te madhe. Ai ishte “Artisti i Popullit” te shqiptareve, ndaj edhe perulja s’mund te mungonte as prej mjekeve te spitalit grek. E prej andej u kthye me i shendetshem, per te qendruar ne jete edhe me se 3 vjet te tjera, por... paraditen e djeshme u shua.

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Shuhet Kadri Roshi, “Ezopi” i skenes shqiptare

    E Merkure, 07 Shkurt 2007

    Semundja e gjate dhe e pasherueshme qe e kishte kapluar prej kohesh, i mpaku frymen, ndersa paraditen e djeshme, i paperseritshmi i skenes teatrore shqiptare, aktori Kadri Roshi, pushoi se marri fryme. Percjellesi i fundit do te jete Teatri Kombetar, ku mbahen homazhet mesditen e sotme

    Anisa YMERI

    Semundja e gjate e kishte kapluar prej kohesh! I mpaku frymen Kadri Roshit e i ngadalesoi ecjen deri ne capitje. Ndersa paraditen e djeshme pushoi se marri fryme ne shtratin e shtepise se tij ne Tirane, ne moshen 83-vjecare. Duke lene kokulur publikun shqiptar, qe me e pa ze e pagezoi “mbretin e vertete” te artit te tij te madh. Ndersa dhembja e familjareve eshte e pamase, trishtimi perul koleget para figures se atij qe qe shkolla e mirefillte e teatrit shqiptar. Ndaj edhe teatri do te jete percjellesi i tij i fundit, pasi prej aty moren udhe 130 rolet e tij ne skene, per t’u shnderruar mandej ne thesarin e rralle te historise se tij. Misherimi i “Ezopit” qe i arrire, po aq sa edhe mjerimi prej nje fisniku te vertete ne shfaqjen “Epoka para gjyqit”. Por ai nuk eshte me! Ai u shua, duke lene pas hijen perndjekese te roleve te tij te mrekullueshme, qe pergjate 50 viteve kane qene shoqeronjesit me te mire te diteve te shqiptareve jo vetem ne Teatrin e atehershem Popullor, por edhe ne ekranin e vogel, nepermjet roleve ku ka skalitur figuren e tij prej nje artisti qe perjetesoi figuren e tij ne derrasat e skenes dhe dublat e filmave shqiptare.

    Ndarja e tij nga jeta eshte nje humbje e madhe, e cila varferon artin shqiptar. I pandalur per te qene ne skene sa pati fryme, ai ate cka mundej e dha, ndoshta edhe duke pasur “brenga”, si ajo qe s’mundi te luante dot rolin e Ali Pashe Tepelenes, ndonese ka dashur prej kohesh ta interpretoje ate. E ndonese ai qe aktor shqiptar, sikunder nuk reshtte se theni: “Aktor shqiptar nga koka deri te kembet, e nga kembet deti ne koke”. Dhe per kete s’kishte pse fshihte krenarine ne asnje moment. E ndoshta pakkush e di se cila ka qene endrra qe ka pare per te fundit here?! A e ka lene dhembja valle te kete nje enderr te fundit ne momentet e fundit? Ai kurre nuk eshte fshehur pas enderrimeve te tij, e gjithnje ka thene: “Keshtu e ka jeta e aktorit. Ai gjithe jeten enderron dhe ben mire…”. E teksa mori edhe me te fundit dekorim nga skena e Teatrit Kombetar, pak muaj me pare faqet e tij jane njomur prej loteve. I ndodhte shpesh se fundmi, pasi duket se ndjente qe ato ishin te fundit here qe i shkelte keto derrasa e ulej ne ato karrige per se gjalli. Vete e krijoi teatrin, hodhi themelet e tij dhe u largua per te lene pas vetem gjurme te pashlyeshme. Ndersa “kujdestari” i filmit “Lulekuqe mbi mure” e te tjere si ai, kane perjetesuar figuren e madherishme te aktorit te paarritshem.

    Homazhet ne oren 12.00 ne Teatrin Kombetar

    Mesdita e sotme do te perule para trupit te tij te pajete kolege, te aferm, miq e artdashes. Teatri Kombetar do jete percjellesi i fundit i trupit te tij, per te mbajtur te pacenuar ate cka Kadri Roshi, emblema me e madhe e kesaj skene percolli nder vite.

    Ministria e Kultures ka ngritur nje grup te posacem pune, kryesuar nga vete ministri Bujar Leskaj, i cili eshte perkujdesur per organizimin e gjithe ceremonise mortore dhe percjelljes se Kadri Roshit per ne banesen e fundit.

    Homazhet kryhen ne Teatrin Kombetar nga ora 12.00, ndersa nisja e kortezhit per ne varrezat e Sharres eshte ne oren 14.00.

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Interpretimet e Kadri Roshit

    E Merkure, 07 Shkurt 2007

    Artisti i Popullit Kadri Roshi u lind me 4 janar te vitit 1924 ne Mallakaster. Ne karrieren e tij te gjate qe fillon nga viti 1945, numerohen rreth 170 role, prej te cilave 130 jane role kryesore, qe do te benin te ndihej krenar kedo prej aktoreve te skenes dhe ekranit shqiptar. Ne vitin 1961, Kadri Roshi u nderua me titullin “Artist i Merituar” dhe ne vitin 1969, me cmimin e madh “Artist i Popullit”, ndersa ne vitin 1995, ne festivalin e 10-te te Filmit Shqiptar, mori kupen e “Karrieres”. Nga Presidenti i Republikes ne vitin 1998 iu akordua titulli “Nderi i Kombit”. Ai u rrit ne skenen e Teatrit Kombetar, duke qene nje nga themeltaret e tij. Skena e teatrit ku ka luajtur per here te pare ne vitin 1945 dhe sheshxhirimet ishin e vetmja shkolle e tij. Ka interpretuar veprat me te spikatura te dramaturgjise boterore dhe saj shqiptare. Kadri Roshi eshte dalluar ne realizimin me sukses te te gjithe llojeve e karaktereve. Ne historine e Teatrit Kombetar do mbeten te pashlyera interpretimet ne drama dhe komedi si te:

    “Halili dhe Hajria”

    “Revizori”

    “Familja e peshkatarit”

    “Arturo Ui”

    “Epoka para gjyqit”

    “Dhelpra dhe rrushte”

    “Hamleti”

    “Pas vdekjes”

    “Fytyra e dyte”

    “Doktori pacient”

    “Hijet e nates”

    “Ezopi”

    “Dritat e skenes” etj

    Ne kinematografi emrin e Kadri Roshit e mbajne 30 role:

    “Tana”

    “I teti ne bronz”

    “Kur zbardhi nje dite”

    “Malet me blerim mbuluar”

    Fijet qe priten”

    “Perballimi”

    “Toke e pergjakur”

    “Lulekuqet mbi mure”

    “Njeriu me top”

    “Gjeneral gramafoni”

    “Balle per balle”

    “Partizani i vogel Velo”

    “Apasionata”

    “Era e ngrohte e thellesive”

    “Rrethimi i vogel” etj

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Kadri Roshi per Kabashin-Sokrat

    E Shtune, 23 Dhjetor 2006

    "Kur pashe Mirush Kabashin duke interpretuar "Sokratin" ne skenen e Butrintit, e pata zili, por jo smire. Sinqerisht e dua dhe e ēmoj tej mase per punen e tij dhe per modestine". Jane keto fjale te thena ne vitin 2002 nga emblema e skenes shqiptare, Kadri Roshi, i cili, ndonese me shendet paksa te dobet, udhetoi drejt Festivalit te Teatrove ne Butrint, kur mesoi se aty do te interpretohej "Apologjia e vertete e Sokratit".

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    '


    KADRI ROSHI DHE MOLLA

    Tregim i jetuar nga Roland Gjoza



    Kadri Roshi kishte kohe qe fliste me nje njeri te padukshem. Me infarktet e veta. Kjo nuk ishte pjelle fantazie, po nje detaj qe ma zbuloi ai vete, ate nate qe u nderpre shfaqja e serbeve ne Butrint. Ishte nje drame muzikore me vallzim folklorik dhe balet modern, e mbeshtetur ne motive popullore sllave ku nje molle e kuqe shnderrohej ne personazh.

    Asaj molle ia kishte ngulur syte Kadri Roshi, qe dora e djaloshit e rrotullonte me levizje te epshta aq te plogeta dhe ngashnjyese ne ato pjese te brylleta te femres, qe ne kete rast ishte nje vajze perplot tundim mundues, asaj molle aq te kuqe qe rreqethej e fergellonte ne kofshet, gjinjte, gushen, pastaj shkiste poshte dhe ngecte rreze kofsheve e aty rrenjonte e s'donte te shkulej, megjithe ngulmin e pangulmet, po fshehtas aq nxites te vajzes qe i kishte me tepri hiret turbuellues te femres.

    Dhe ia shkrepi shiu vrullmadh me rrufe e vetetima, me shkrepetima tundese qe i zbrazi shkallet e amfiteatrit dhe e shnderroi serish ate peizazh antik ne dicka fluturuese qe sikur shtegtoi ne eren e vet prehistorike, kur ketyre aneve gjallonin amazonat dhe demat e bardhe, ende pa mberritur Enea te Porta e Luanit.

    Ne skene u rrokullis molla e kuqe, e sterpikur nga vetetimat, nen shi, ndersa njerezit merrnin arratine nen druret frushullues, perballe shkalleve bosh, levizi ajo dhe nje hop dhe mbeti atje ne mes te skenes, e vetme, molla e kuqe, e kuqe si zjarri dhe bente pershtypje te skajshme ajo molle qe pak me pare kishte pershkuar hiret e plota te nje femre.

    U degjua nje klithme, nje vuajtje qe zbuloi nje intimitet te ndrydhur, nje flagrance te turpshme; Jo, keshtu, o burre!...
    Ishte nje plak i gjate qe u kalamend dhe u rrezua ne skene dhe ashtu kembadoras u zvarrit drejt molles, e kapi, u ul shesh, e keqyri me nje buzeqeshje te bujeshme dhe ngriti syte lart drejt shkrepetimave, vetetimave, rrufeve gjemimtare dhe ngriti mollen dhe e puthi. Ishte Kadri Roshi. Ajo qe thirri neper ate baterdi ishte nje aktore, ende e bukur, qe vazhdonte ta dashuronte dhe ata te dy kishin kohe qe i paten ngaterruar keqas vitet e tyre dhe i qene leshuar me hare e babezi nje marrosjeje pa fill e pa cipe.

    Kadri Roshi kishte mberritur ne Butrint para nje muaji. Ishte qejfli peshku. Ku s'kishte gjuajtur dhe ku s'kishte pire e gdhire ato net vere asaj menge te jonit. Pastaj kishte pergjuar infarktin, qe grindur me te pa ia mbushur mendjen qe ta linte te qete per te shijuar gjer ne fund ate gjueti dhe per te pritur kur te fillonte festivali i teatrove ne amfiteatrin e Butrintit.

    Po ai qen bir qeni e kishte vene poshte. Nuk hante pyke ai kokegdhe, s'merrte ere nga teatri, madje me i lig behej po ti permendje gjera kaq te fisme, qe bote po i linte si teprime.
    Tre infarkte njera pas tjetres. Spitali u kthye ne vend pelegrinazhi. Kush s'erdhi per ta pare ate plak te ligur qe i kishte kaluar me kohe te tetedhjetat, po s'hiqte dore nga manite dhe veset. Jo, s'behet, thoshin mjeket dhe nuk i dhane kurrsesi leje te shkonte ne teater. Prite kur ta vdese infarkti i katert. Ai eshte mbudhe. Keshtu kishte qejf ta shqiptonte aktori; mbudhe. Miresetevije, haj, s'po e caj koken!

    Pastaj ishte dukur ajo, kucka, qe ia kishte bere shpirtin maqeli, per qepe e kripe. Vec asaj s'ia kish shaluar, asaj vrome, asaj qelbesire, qe sa here behej gati te shkonte per matane, ligej e fishkej, vinte ere, gromesinte, e humbte me te tera, bente maje ajo, me tere ate bukuri, e lindur per pune te skenes dhe per ate punen e shtratit, po me ate s'donte e s'donte, e nje shpjegim s'donte kurrsesi t'ia jepte. Po pse moj me lodh e me le pengun ne zemer, peng qe me kafshon e s'me le te qete, pse moj kucke qe ke shkuar dhe me hamenj qe ju tiganisej
    djersa..

    Eja, i tha, per ty kam ardhur! Ngriu te shkojme. Ku moj e lojtur? Ne teater. Po nuk e shikon si jam katandisur? C'ne, kush tha, ti je me i bukur se c'ke qene atehere kur une s'te dashuroja dot. Po pse moj qelbesire, qe me hengre te gjalle.. pse.. Nuk e ke kuptuar? C'te kuptoj moj, shenja te dhashe, shenja s'me dhe. Sepse ashtu ndjeja me shume kur ti vuaje. Doja qe te vuaje, katil, se ti ishe mesuar te mbaroje pune shpejt dhe pastaj ku te kam pare.. Vetem mos genje qe infarktet i kam prej teje, prej atij pengut.. Ku merr vesh ti, moj e nxire, qe ma hollove kete te shkrete zemer e ma bere per ander, mbudhe e kam te katertin.. Dhe ti mavri me kujtohesh ne kohen e kofinit pas te vjelit. Ashtu desha, ashtu bej, mos me bej derr derr, po cohu...

    E kishte marre, i kishte futur krahun dhe e kishte nxjerre nga spitali. Dy pleq te rregjuar, ajo me e re, me e forte, me gjinj te medhenj, kofshe te epshta e kembet qe i hidhte me zjarr sikur po shkonte tu mbathte patkonj. Hergjele, egersire e lene pa zot, ai e ndjente kete fuqi bishe dhe kenaqej, e kishte me ne fund ne brinje dhe ia ndjente gjinjte, po edhe kofsht ia godiste udhes, me pahir e me kokekrisje, qeshte e zgerdhihej, fliste e brockulliste marrezira dhe ajo i pergjigjej po ashtu me brutalitet dhe laperdhi.

    Tani ai mbante mollen ne dore dhe ajo ndjente zhelozi. E kishte terhequr, futur nen cadren e saj, lagur e bere qull qe te dy, ajo duke e pickuar ai duke gajasur, pine nga nje kafe pa folur, molla ne mes te tavolines ende e lagur, molla e kuqe pa dhembe ne te dhe se si dukej ashtu pa dhembe ne te, ai vazhdonte te gajasej dhe ajo e veshtronte ngulmet trishtem pa nxjerre ze dhe ai se kishte me mendjen ne vend dhe njerezia kalonin andej, perkuleshin para tyre, peshperisnin, dhe makina e urgjences ndaloi atje pertej dhe mjeket erdhen po askush nuk guxonte t'i afrohej atij per shkak te asaj molle te madhe aq te kuqe qe kishte dicka te jashtezakonshme ne ate vezullim terratises.

    Trupa serbe priste te pushonte shiu. Lagej ne shi, nen drure, me syte lart ne qiell dhe ndillte henen dhe yjet ne ate nate shterngate. Pothuaj pjesa me e madhe kishin ikur ne Sarande.

    Ai nuk tundej nga vendi, po as ajo.

    Pushoi shiu, shurukonin perrenjte, pikonin fletet, gjemimet ishin shtyre larg, kendoi bilbili neper nate, pastaj u platit furia dhe u degjua deti si bri. Ndoshta ishte koha kur do te mberrinte Enea te Porta e Luanit. Kuaku bretkoca e pare, kuaken ne kor butaket dhe zhurmeroi me fyte te qeruar mizeria e bulktheve dhe brofen prej germadhave e u sulen drejt dritave te skenes fluturat e Butrintit, te medha perplot me ngjyra te bujshme.

    Kadri Roshi kerkoi aktoren serbe dhe ajo, ashtu e gjate me kurm te derdhur fergellues, i buzeqeshi plakushit me ata sy aq te mencur dinake e te qeshur, ndersa ai i foli ne gjuhen e saj me nje timber qe asaj i beri shume pershtypje; Kjo molle do kafshuar. Dhe i nguli dhembet. Ajo u cudit. E mori mollen e kafshuar dhe i ktheu shpinen. Pastaj pyeti per te dhe kur i thane se ai ishte aktori me i madh shqiptar qe priste aty ne ato shkalle amfiteatri infarktin e katert, ajo ia futi dhembet molles prane kafshimit te tij.

    Dhe me ate molle te kafshuar u luajt pas shiut ajo pjese qe mori cmimin e festivalit dhe ne fund kur shfaqja mbaroi, aktorja, qe e quanin Lepa, e hodhi mollen ne drejtim te Kadri Roshit.

    Prandaj s'te jam dhene, pusht! i peshperiti te veshi aktorja e vjeter duke turfulluar me pezm, plak rezil dhe i pabese,.. tfu!

    Dhe e la vetem.


    Nju Jork 2010

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Kadri Roshi

    https://gazetasi.al/perkujtohet-ne-d...t-kadri-roshi/

    Pėrkujtohet nė ditėn e lindjes Artisti i Popullit KADRI ROSHI.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •