Semundja e gjate dhe e pasherueshme qe e kishte kapluar prej kohesh, i mpaku frymen, ndersa paraditen e djeshme, i paperseritshmi i skenes teatrore shqiptare, aktori Kadri Roshi, pushoi se marri fryme. Percjellesi i fundit do te jete Teatri Kombetar, ku mbahen homazhet mesditen e sotme
Semundja e gjate e kishte kapluar prej kohesh! I mpaku frymen Kadri Roshit e i ngadalesoi ecjen deri ne capitje. Ndersa paraditen e djeshme pushoi se marri fryme ne shtratin e shtepise se tij ne Tirane, ne moshen 83-vjecare. Duke lene kokulur publikun shqiptar, qe me e pa ze e pagezoi mbretin e vertete te artit te tij te madh. Ndersa dhembja e familjareve eshte e pamase, trishtimi perul koleget para figures se atij qe qe shkolla e mirefillte e teatrit shqiptar. Ndaj edhe teatri do te jete percjellesi i tij i fundit, pasi prej aty moren udhe 130 rolet e tij ne skene, per tu shnderruar mandej ne thesarin e rralle te historise se tij. Misherimi i Ezopit qe i arrire, po aq sa edhe mjerimi prej nje fisniku te vertete ne shfaqjen Epoka para gjyqit. Por ai nuk eshte me! Ai u shua, duke lene pas hijen perndjekese te roleve te tij te mrekullueshme, qe pergjate 50 viteve kane qene shoqeronjesit me te mire te diteve te shqiptareve jo vetem ne Teatrin e atehershem Popullor, por edhe ne ekranin e vogel, nepermjet roleve ku ka skalitur figuren e tij prej nje artisti qe perjetesoi figuren e tij ne derrasat e skenes dhe dublat e filmave shqiptare.
Ndarja e tij nga jeta eshte nje humbje e madhe, e cila varferon artin shqiptar. I pandalur per te qene ne skene sa pati fryme, ai ate cka mundej e dha, ndoshta edhe duke pasur brenga, si ajo qe smundi te luante dot rolin e Ali Pashe Tepelenes, ndonese ka dashur prej kohesh ta interpretoje ate. E ndonese ai qe aktor shqiptar, sikunder nuk reshtte se theni: Aktor shqiptar nga koka deri te kembet, e nga kembet deti ne koke. Dhe per kete skishte pse fshihte krenarine ne asnje moment. E ndoshta pakkush e di se cila ka qene endrra qe ka pare per te fundit here?! A e ka lene dhembja valle te kete nje enderr te fundit ne momentet e fundit? Ai kurre nuk eshte fshehur pas enderrimeve te tij, e gjithnje ka thene: Keshtu e ka jeta e aktorit. Ai gjithe jeten enderron dhe ben mire . E teksa mori edhe me te fundit dekorim nga skena e Teatrit Kombetar, pak muaj me pare faqet e tij jane njomur prej loteve. I ndodhte shpesh se fundmi, pasi duket se ndjente qe ato ishin te fundit here qe i shkelte keto derrasa e ulej ne ato karrige per se gjalli. Vete e krijoi teatrin, hodhi themelet e tij dhe u largua per te lene pas vetem gjurme te pashlyeshme. Ndersa kujdestari i filmit Lulekuqe mbi mure e te tjere si ai, kane perjetesuar figuren e madherishme te aktorit te paarritshem.
Homazhet ne oren 12.00 ne Teatrin Kombetar
Mesdita e sotme do te perule para trupit te tij te pajete kolege, te aferm, miq e artdashes. Teatri Kombetar do jete percjellesi i fundit i trupit te tij, per te mbajtur te pacenuar ate cka Kadri Roshi, emblema me e madhe e kesaj skene percolli nder vite.
Ministria e Kultures ka ngritur nje grup te posacem pune, kryesuar nga vete ministri Bujar Leskaj, i cili eshte perkujdesur per organizimin e gjithe ceremonise mortore dhe percjelljes se Kadri Roshit per ne banesen e fundit.
Homazhet kryhen ne Teatrin Kombetar nga ora 12.00, ndersa nisja e kortezhit per ne varrezat e Sharres eshte ne oren 14.00.
Interpretimet e Kadri Roshit
Artisti i Popullit Kadri Roshi u lind me 4 janar te vitit 1924 ne Mallakaster. Ne karrieren e tij te gjate qe fillon nga viti 1945, numerohen rreth 170 role, prej te cilave 130 jane role kryesore, qe do te benin te ndihej krenar kedo prej aktoreve te skenes dhe ekranit shqiptar. Ne vitin 1961, Kadri Roshi u nderua me titullin Artist i Merituar dhe ne vitin 1969, me cmimin e madh Artist i Popullit, ndersa ne vitin 1995, ne festivalin e 10-te te Filmit Shqiptar, mori kupen e Karrieres. Nga Presidenti i Republikes ne vitin 1998 iu akordua titulli Nderi i Kombit. Ai u rrit ne skenen e Teatrit Kombetar, duke qene nje nga themeltaret e tij. Skena e teatrit ku ka luajtur per here te pare ne vitin 1945 dhe sheshxhirimet ishin e vetmja shkolle e tij. Ka interpretuar veprat me te spikatura te dramaturgjise boterore dhe saj shqiptare. Kadri Roshi eshte dalluar ne realizimin me sukses te te gjithe llojeve e karaktereve. Ne historine e Teatrit Kombetar do mbeten te pashlyera interpretimet ne drama dhe komedi si te:
Halili dhe Hajria
Revizori
Familja e peshkatarit
Arturo Ui
Epoka para gjyqit
Dhelpra dhe rrushte
Hamleti
Pas vdekjes
Fytyra e dyte
Doktori pacient
Hijet e nates
Ezopi
Dritat e skenes etj
Ne kinematografi emrin e Kadri Roshit e mbajne 30 role:
Tana
I teti ne bronz
Kur zbardhi nje dite
Malet me blerim mbuluar
Fijet qe priten
Perballimi
Toke e pergjakur
Lulekuqet mbi mure
Njeriu me top
Gjeneral gramafoni
Balle per balle
Partizani i vogel Velo
Apasionata
Era e ngrohte e thellesive
Rrethimi i vogel etj
Kortezi e Korrieri
Krijoni Kontakt