E Shtune, 24 Shkurt 2007

Banka Boterore miraton nje projekt me vlere 34.96 milione dollare, qe do te sherbeje per pershpejtimin e reformave ne sistemin e pronesise. Parashikohet qe dhenia e lejeve te ndertimit te zgjase vetem 3 muaj, nga 6 qe eshte aktualisht, si dhe te rritet 10 per qind grumbullimi nga taksa e tokes

Fatjon Ferko

Qytetaret shqiptare do te mund te regjistrojne pronat e tyre brenda vetem 10 ditesh. Per te pershpejtuar reformat ne sistemin e pronesise, dje BB-ja aprovoi nje projekt per Administrimin dhe Menaxhimin e Tokes ne Shqiperi, me nje shume prej 34.96 milione dollaresh. Projekti do te mbeshtese perpjekjet e qeverise shqiptare per zhvillimin e nje tregu efikas te tokave dhe pronave, duke rritur sigurine e pronesise dhe permiresuar sherbimet e administrimit dhe menaxhimit te tokes. Sipas Bankes Boterore, Shqiperia e ka nisur reformen per administrimin e tokes dhe pronave qe nga fillimi i tranzicionit ne vitin 1991, dhe qe nga ajo kohe ka pasur ecuri te ndjeshme ne lidhje me transferimin e pronesise dhe njohjen e te drejtave te prones. "Pavaresisht ketij progresi, ceshtja e menaxhimit te tokes ne Shqiperi vazhdon te ndeshet me sfida madhore. Te drejtat e tokes dhe prones nuk jane plotesisht te sigurta dhe ndjehet nevoja e shnderrimit te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne nje institucion efikas, transparent dhe eficient. Urbanizimi i shpejte ne mungese te politikave te shendosha dhe zbatimit te ligjeve konsiderohet si nje kanosje e rrezikshme per zhvillimin e qendrueshem urban te vendit. Per me teper, autoriteteve vendore shpesh u mungojne kapacitetet apo burimet financiare per kryerjen e shume funksioneve te menaxhimit te tokes urbane. Projekti synon te adresoje te gjitha keto sfida", thuhet ne raportin e BB-se per kete projekt.

Pas perfundimit te ketij projekti, parashikohet qe koha mesatare e regjistrimit te transaksioneve te prones pritet te shkurtohet nga 47 ne 10 dite, ndersa koha mesatare per leshimin e lejeve te ndertimit do te shkurtohet nga gjashte ne tre muaj. Gjithashtu, parashikohet te rritet me 10 per qind arketimi i takses vjetore te prones. Wael Zakout, drejtuesi i ekipit te Bankes Boterore per kete projekt, ka bere te ditur se te drejtat e sigurta te pronesise se bashku me nje regjim transparent dhe efikas per menaxhimin e tokes jane fondamentale per krijimin e tregjeve mirefunksionale te tokes dhe pronesise ne Shqiperi. "Nga ana tjeter, keto jane stimuj per bizneset vendase dhe nderkombetare, per familjet dhe per individet per te investuar ne toka dhe prona. Per me teper, te drejtat e sigurta te pronesise, menaxhimi i duhur i tokes dhe sistemet e kontrollit te zhvillimit jane faktore qe ndihmojne ne permiresimin e klimes se investimeve, ne menaxhimin urban, menaxhimin e burimeve natyrore dhe ne nxitjen e mireqeverisjes", theksoi ai. Projekti do te perqendrohet ne tri fusha kryesore, per nxitjen e zhvillimit te nje tregu efikas te tokes dhe prones, se pari ne permiresimin e sigurise se pronesise mbi token; se dyti, ne forcimin e kapaciteteve te pushtetit vendor per hartimin dhe zbatimin e planeve te perdorimit te tokes dhe ne mbeshtetjen e hartimit te nje funksioni per tatimin e pronesise. Ne pergjithesi, projekti synon te rrise nivelin e besimit ne sigurine e te drejtave te prones ne Shqiperi. Ky projekt i ri financohet me nje kredi dhe nje hua nga burimet e perbashketa te IDA-s dhe IBRD-se, perkatesisht ne shumat 15 milione dollare dhe 19.96 milione dollare. Kostoja totale e projektit eshte 56 milione dollare.

Korrieri