Close
Faqja 35 prej 35 FillimFillim ... 25333435
Duke shfaqur rezultatin 681 deri 691 prej 691
  1. #681
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Kujt i interson proza turshpelare qe ke sjelle prej teje e ngjashme me ate vite me pare prej shefit tend po aq te indoktrinuar nga kisha juaj sa edhe madhesia e bursave qe ju jane dhene per nje jete me te mire jashte Shqiperise?

    Citimet jane marre nja nje aristokrat fnacez qe ka punuar disa dekada pas Skenderbeut, duke cituar mes 19 burimesh edhe Barletin. Citimet qe kam sjelle jane aq origjinale, sa edhe mungesa e deshires tuaj per t'i lexuar.

    Despoti i Servise nuk ka qene Brankovic, se nga e ka peshkuar kete emer mbetet te shihet.
    Asnje Helene Anjou nuk eshte martuar kurre ne Uroshe, edhe kjo eshte rrene e radhes. Helena e meshires serbe nuk eshte pos pinjolle e Baldwineve I, pisa franceze nga funderrite e nje shteti (Franca)qe nuk ishte shtet por grupim hordhish ne kohen qe po citojme te cileve ju dha akses ne Kostandinopije mes politikes se ndyre te Kishes se Romes dhe Venedikut gjoja per te marre Jerusalemin. Nuk ka nevoje te them ketu se sa u mahniten nga arkitektura dhe pasuria e Kostandinopolit keta franceze dhe ai qe me pas do behej Perandor Bizantin, do martonte ne deren Serve duke i ngritur keta nga hici, do shiste kuroren e Krishtit te Bizantit per para tek Venedikasit, do bente cmos per para te martonte djalin me pinjollen e Anjouve. Ky qe pra Baldwini me steme shqytare prej tre rrotash te kuqe "fisnike" nje dobic i paskrupullt mes plehrave te tjerave cileve ju u keni ngritur faltore ne kishat tuaja renegate e antiKristiane.

    Sekretari i Baldwinit I deshmon se ne Kostandinopoje lejoheshin veten 6 Franceze (nga te "shpures se tyre") per te hyre dhe per t'u falur ne kishe, e pasi te ishin kthyer keta, 6 te tjere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 27-07-2012 mė 08:07

  2. #682
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Nuk u fokusova aspak tek Brankovicet si emertim pasi nuk e shoh te arsyeshme. Jo cdo informacion i gjetur gjetiu ne net eshte i vlefshem e ia vlen te merresh me te. U fokusova me teper tek keqintepretimi i evidentimeve sensacionale pa autor te moralit mesjetar. E sa per Brankovicet, ketu kemi te bejme me nje pretendim ne kuader risie; trajten Whorvich per Brankovic mbetet ta zbuloje Clement Moore tek ''George Castriot, surnamed Scanderbeg, king of Albania'', e jo anasjelltas, pasi vec aty ekziston si trajtje, e detyrimisht meqe ekziston vec aty e askund tjeter, eshte e verteta absolute; ky i fundit, nuk ka punuar disa dekada pas Skenderbeut e nuk ishte as francez, por nje studjues amerikan orientalist i shek XIX. Tek te gjithe studjuesit e tjere, e mbi te gjitha, tek relacionet e kohes, ekziston trajta Brankovic. Ndaj nuk me interesojne percapjet e tua kundershtuese kur kemi dokumenta te kohes qe vertetojne trajten ne fjale. Nga ana tjeter do me mesosh ne forme parrotike gjeneaologjine e Anzhuve dhe historine e Frances mesjetare, kur deri para pak kohesh mesove ketu ne forum qe Kruja ndodhej nen sundimin venedikas qe para vdekjes se Skenderbeut?
    relata refero

  3. #683
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Nuk u fokusova aspak tek Brankovicet si emertim pasi nuk e shoh te arsyeshme. Jo cdo informacion i gjetur gjetiu ne net eshte i vlefshem e ia vlen te merresh me te. U fokusova me teper tek keqintepretimi i evidentimeve sensacionale pa autor te moralit mesjetar. E sa per Brankovicet, ketu kemi te bejme me nje pretendim ne kuader risie; trajten Whorvich per Brankovic mbetet ta zbuloje Clement Moore tek ''George Castriot, surnamed Scanderbeg, king of Albania'', e jo anasjelltas, pasi vec aty ekziston si trajtje, e detyrimisht meqe ekziston vec aty e askund tjeter, eshte e verteta absolute; ky i fundit, nuk ka punuar disa dekada pas Skenderbeut e nuk ishte as francez, por nje studjues amerikan orientalist i shek XIX. Tek te gjithe studjuesit e tjere, e mbi te gjitha, tek relacionet e kohes, ekziston trajta Brankovic. Ndaj nuk me interesojne percapjet e tua kundershtuese kur kemi dokumenta te kohes qe vertetojne trajten ne fjale. Nga ana tjeter do me mesosh ne forme parrotike gjeneaologjine e Anzhuve dhe historine e Frances mesjetare, kur deri para pak kohesh mesove ketu ne forum qe Kruja ndodhej nen sundimin venedikas qe para vdekjes se Skenderbeut?
    Nuk eshte Clement Moore, e kisha sqaruar shume mire ne postimin me lart. Ndonese edhe ai ka citime. Mbiemri real eshte Whorvic dhe jo Brankovic.

    Mua nuk me vjen turp nga ato qe nuk di, sidomos sepse mesjeta nuk eshte pjesa ime historike e preferuar. Te gjitha duke qene burime italo-sllave e shumica rrena.

    Sic te kam thene, po te me interesoje nje gje e mesoj. Venediku nuk me ka intersuar per arsyen e thejshte se ai shtet ka shitur e blere historikisht prona te Epirit/Albanise sa here qe princat vendas rrezikoheshin nga fuqi te paperballueshme ushtarake. Keshtu qe prezenca e Venedikut eshte e parendesishme pronesisht dhe perkitesisht. Lufta ndaj vendikut plaste sa here qe princi qe kishte shitur e donte pronen mbrapsht dhe venediku i refuzonte. vetem Shkodra eshte shit-e blere disa here ne nje 200 vjecar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 27-07-2012 mė 08:56

  4. #684
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Burimet mesjetare nuk mund ti nenshtrohen gjykimit ideologjik, prandaj per dike duken edhe si rrena, pasi njerezit qe jetuan ne ate kohe ishin te zhveshur nga morali dhe gjykimi modern.

    Nese nuk eshte Moore, sill citimin origjinal dhe shpjegimin perse Whorvic e jo Brankovic. Zakonisht kur pretendohet dicka pertej normales, duhet argumentuar dhe jo te ceket perciptazi. Ka raste ku familjet mesjetare pesonin transformime, sic eshte rasti i Gjurasheve ne Jurasevic e me tej ne Crnojevic, por ky ishte nje transformim asimilues, sic ka raste edhe kur zhdukeshin. Brankovicet shfaqen gjate perandorise serbe ku gezonin ofiqe te larta, e vine duke e zgjeruar pushtetin e tyre. Ajo qe sot dihet me siguri eshte qe ne vije femerore burojne nga dera e Nemajanideve. Nese ndjekim vijen e majmunit, mund te dalin edhe pellazge, por rrenja branko eshte sllave dhe ka te beje me ''mbrojtes''. E gjen edhe emer nder sllave si Branimir, Branislav. Nese kemi te bejme edhe ketu me asimilim, eshte teper i hershem e jo i fresket, pasi nuk kemi vec sufiksin vic, e per me tej, nuk ka edhe aq rendesi duke pare vijen historike qe do pasoje me familjen Brankovic.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 27-07-2012 mė 10:03
    relata refero

  5. #685
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Burimet mesjetare nuk mund ti nenshtrohen gjykimit ideologjik, prandaj per dike duken edhe si rrena, pasi njerezit qe jetuan ne ate kohe ishin te zhveshur nga morali dhe gjykimi modern.
    Ti qenke nga ata qe kane moralin te larte vetem si merite e shekullit kur jetojne, e qe me pak fjale po te kishin kushte jetesore si ato te mesjetes nuk do deshmonin me teper teper skrupuj se i ashtuquajturi Despot Serv dhe shpura e tij qe vriste vellane e babane e burgoste nenen. Me sa di une, kumbullat nuk jane kategorizuar ndonjehere si kafshe dhe as as njerezit si perime, ne mesjete. E them kete pasi nderkohe qe mesjetes mund ti falet falsifikimi per shkak te pamundesite te verifikimit ne cdo rast te se vertetes (sidomos kur shfaqeshin te huaj nga toka te largeta), edhe ne mesjete (pasi t'i ishin parashtruar faktet) cilido do ta quante rrene te felliqur ne se une do deshmoja qe rrjedh nga dera e familjes tende dhe zoteroj pronat e tua, nderkohe qe as nuk e njoh dhe nuk kam as me te voglen lidhje gjaku e miqesie me familjen tende. Shqiptari kishte ne hesap tere linjen e gjakut me gjenerata te tera per te penguar kesi felliqesish (edhe kete ta ka shkruar Baptisti, sa gjenerata identifikoheshin, si llogariteshin dhe ku). Sigurisht, interpretimet qe po flasim nuk jane bere ne kohen kur po kristalizohej raca Whorvich, por shume shekuj me pas, athere kur me nje levizje te germave ne letra, me zjarr ne reliket e trasheguara, nga zog i llumit beheshe princ i lindur ne purpur. Pra behet fjale per kohen kur pushteti kishtar dhe politik qe uzurpuar me dhune, dhe kishte mbetur vetem detyra e kembimit teorik te gjakut te verdhe e te murrme, me blu. Andaj tere librat qe flasin per aristrokracne e Epirit nuk gjenden askundi publikisht, pervec se si tituj, jane rishkruar dhe origjinalet djegur ne Pirgun Albanensis ose biblioteken Aleksandrine, ose u jane hequr kapituj e rreshta te caktuar.

    Nese nuk eshte Moore, sill citimin origjinal dhe shpjegimin perse Whorvic e jo Brankovic. Zakonisht kur pretendohet dicka pertej normales, duhet argumentuar dhe jo te ceket perciptazi. Ka raste ku familjet mesjetare pesonin transformime, sic eshte rasti i Gjurasheve ne Jurasevic e me tej ne Crnojevic, por ky ishte nje transformim asimilues, sic ka raste edhe kur zhdukeshin. Brankovicet shfaqen gjate perandorise serbe ku gezonin ofiqe te larta, e vine duke e zgjeruar pushtetin e tyre. Ajo qe sot dihet me siguri eshte qe ne vije femerore burojne nga dera e Nemajanideve. Nese ndjekim vijen e majmunit, mund te dalin edhe pellazge, por rrenja branko eshte sllave dhe ka te beje me ''mbrojtes''. E gjen edhe emer nder sllave si Branimir, Branislav. Nese kemi te bejme edhe ketu me asimilim, eshte teper i hershem e jo i fresket, pasi nuk kemi vec sufiksin vic, e per me tej, nuk ka edhe aq rendesi duke pare vijen historike qe do pasoje me familjen Brankovic.
    Nuk pretendoj une te kem ditur emrat e rrugaceve veteshpallur mbreter permes paciperise dhe dhunes pse pa paguar as $500 e kane nderruar mbiemrin. Ne fakt, po e dite pergjigjen se pse ky nderron emer do me shpjegosh disi se pse shumica kinezeve behet Jesicca White dhe e kinezeve Peter Jones me t'e marre shtetesine ne vende anglofone. Po dite frengjisht, kerko Jacque Lavardin, libri i dyte, menjehere pas kthimit te Skenderbeut. Skendebeu kishte plackitur disa here (me shume se dy here ne se nuk gaboj) tokat e Whorvich-it me urdher te Muratit II. Hera pqe te cilen solla citim eshte pasoje e zemerimit per pengesen qe i dha ne rrugen e bashkimit me ushtrite hungareze dhe per roberimin e me pas helmimin (sic shkroi Baptisti) te Huniadit ne keshtjellen e tij ne Singidunum. E ke me lart ne citim se cile qe keshtjella e Huniadit ne Beograd. E solla ne Anglisht citimin per te mos degjuar pocaqira si "e ke shpikur vete" qe gjithsesi po i thua.

    Po ky emer, Whorwich eshte me te vertete i cuditshem. Gati gati do thoja Horwitz..Brankovich sic ke shkruar dhe vete deshmon per nje llagap, por jo per emer familjeje. Njelloj si Basha nga Pasha ose Hoxha/Kadiu etj.

    Me se fund lodh pak te pasmen. Mos do edhe te ta pertypin informacionin e ty te mbetet vec ta recitosh si papagall?

    PS. Po, deshiroj ta lexoj postimin e Baptistit ne se mund ta rikthesh nden nofken time me emrin e tij te cituar. Falemderit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 27-07-2012 mė 23:50

  6. #686
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Horwitzet janė hebrenj, tė dokumentuar pėr herė tė parė nė Pragė rreth shek XV. Hor nuk ėshtė rrėnjė arabe, e vetė emri Horwitz ėshtė mbiemėr i gjendur nė Europėn Qėndrore. Sipas tė gjitha gjasave janė hebrenj tė europianizuar; origjina e tyre nuk dihet. Whorvicet, Horwitzet e ndonjė trajtė tjetėr e ngjashme nuk kanė kurrėfarė lidhje me njėra tjetrėn e sėbashku as vėrtetėsi, as nga trajta e emrit apo funksionit tė tyre, e as nga kalimi Whorvic - Horwitz e Brankoviē. Kėto janė veē interpretime, tė cilat nėse i ke fort pėr zemėr, tė mbetet ti vėrtetosh e argumentosh transformimet e pretenduara (nga arabė nė sllavė, diku nė njė temė tjetėr). Moore nuk e justifikon aspak kėtė emėr dhe bėn tė njėjtėn gjė si ti, thjesht duke e cekur; ndoshta francezi misterioz thotė ndonjė gjė mė tepėr, e nėse po, sille kėtu. Nuk ėshtė detyra ime tė merrem me ēėshtje qė nuk kanė bosht. Historia nuk shkruhet me ''mundet, ose, sikur, ndoshta''. Tė rikthehemi tek Brankoviēėt; ''Mara Brankoviē, e cila nga fundi i dimrit 1444 dėrgoi nė perėndim njė murg orthodoks me mision tė fshehtė; ai udhėtoi drejt Ofenit pėrmes Splitit. Sulltani mori veēanėrisht me tė mirė Gjergj Brankoviēin, tė cilit i premtoi kthimin e despotatit. Kėtė gjė Brankoviēi nuk e refuzoi e qysh nė prill 1444 ndėrhyri pranė hungarezėve qė kėta tė lidhnin paqe me otomanėt'', shkruan Babinger. Gjergj Brankoviē, si princ orthodoks i njė principate qė gjėndej ndėrmjet Hungarisė dhe Perandorisė otomane, nuk kishte asnjė interes nė mbifuqinė e secilit prej fqinjėve tė vet; hungarezėt kishin thyer fodullėkun otoman; por ai nuk donte ta ndėrronte sundimin otoman me hegjemoninė e njė shteti katolik. Brankoviēi ishte kundėr unionin kishtar, veten ai e shihte si mbrojtės tė traditės orthodokse nė Serbi. Tek e fundit edhe ai vepronte si shumica e elitės orthodokse ballkanase, e cila mė mirė pranonte perėndimin e shtetit vetjak sesa rėnien nėn vartėsi tė njė fqinji katolik. Edhe vojvoda i Vllahisė, Vlad Drakula pėrfitoi nga bujaria e Muratit II. Nė kėtė mėnyrė Murati kishte ngulur njė pykė brėnda frontit tė krishterė, duke shpėrthyer ujdinė jetėshkurtėr tė katolikėve dhe orthodoksėve lidhur me ēėshtjet e tyre tė besimit; ai do ketė shfrytėzuar me shkathtėsi edhe frikėn nga hegjemonia hungareze, qė gjallonte si nė Serbi ashtu edhe nė Vllahi, e cila njė shekull mė parė kishte arritur tė ngrinte shtetin e vet nė luftime tė ashpra kundėr kurorės hungareze.

    Gjykimi i moralit tė sunduesve, e aq mė tepėr atyre mesjetarė me syze tė kėndvėshtrimit modern e nacionalist, ėshtė njė metodologji qė tė ēon drejt njė udhe pa krye. Ēfarė pretendohet nė sajė tė kėtij proēesi? Tradhėtia ėshtė njė fenomen qė nuk njeh etni e kufij, ku pėrjashtim nuk bėjnė as shqiptarėt, e mes tyre gjendet me bollėk. Vetė Kostandini i latinizuar e i madh, qė kishte gjak ilir, masakroi familjen e tij. Dy luftra iliro-romake u humbėn si pasojė e tradhėtisė. Mjaft shqiptarė tė thjeshtė, pa pretendime akademike, por edhe disa nga ''edukatoret'' tanė elitar, vėrtet e mendojnė besėn si diēka shqiptare ose arbėrore. Mundohen tė shpjegojnė si Skėnderbeu ishte me besė, ndėrsa otomanėt jo. E nga ana tjetėr, kur eksperimentohen nė shpjegimin e proēesit tė islamizimit, krijojnė paradoksin komik, sidomos pėr elitėn. Njė nga thjeshtimet e kėtij proēesi, shumė i konsumuar nga gazetarė, analistė e specialistė tė fushave tė ndryshme, ėshtė ''pragmatizmi'', qė do tė thotė ''interesi material''. Por si mund tė jesh njeri i besės dhe njėkohesiht tradhėtar? Skėnderbeun e tradhėton rrethi i tij i ngushtė; vetė Kastrioti nuk tradhėtoi sulltanin? Kronikani Piero Venier nė analet e Stefano Magnos shkruan; ''Ishin vėllezėr nga toka e Arbėrisė (Kastriotėt), renegatė dhe shtetas tė turqve, qė u shėrbenin turqve e qė kėta i donin shumė si burra guximtarė.'' Mjaft besojnė se me tė vėrtetė karakteristikė e shqiptarėve ėshtė Besa. Pėr ta vėrtetuar sa janė me besė shqiptarėt, mjafton tė hysh nė marrėdhėnie me njerėzit nė Shqipėri. Dikush mund tė replikoje se ne e kishim ''besė'', por na e hoqėn – si gjithonė, fajin e kanė tė tjerėt. Po atėherė nuk qenka pjesė e ''gjakut''? Historia dėshmon se kalimet nga njėri kamp nė tjetrin kanė rrugėtuar gjatė shekujve me shqiptarėt. Gjithashtu besa ėshtė njė formė kontraktimi e pashkruar, karakteristikė e ambienteve shoqėrore ku edhe ligjet dhe normat jane orale, ku (pu)shteti reduktohet nė zonat urbane dhe shoqėria nuk ėshtė komplekse, kur marrėdhėniet ndėrpersonale rregullohen edhe nga koncepti i ''nderit'' – pra kur nuk ka individualitet. Nuk ėshtė rastėsi qė besėn e gjejmė tek sllavėt, gjermanikėt, latinėt, nė mjaft kultura lindore dhe nė Amerikėn e indianėve, e gjejmė si karakterssitikė themelore tė kalorsisė mesjetare, tek aristokracia e periudhes Moderne, tek banditėt e pendės sė rilindėsve – Robin Hood, cubat, kleftėt, hajduket, tek finlandezėt, tek skocezėt, etj. Kėta tė fundit pretendojnė – ose tė paktėn kėtė ide kishin gjatė shek. XIX – gjithashtu se janė atdheu i besės. Perveē kėsaj, kontrata-besė nuk respektohet nga i gjithė populli. Dy kunetėrit e Rozafės nuk e mbajtėn fjalen, e ata ishin gjithesej tre vellezėr, pra 2/3 doli pa besė. Duke qėnė se ėshtė e shtrirė gjithandej dhe se nuk ėshtė karakteristikė gjithėpėrfshirėse e shoqėrive ku ka funksionuar dhe funskionon, ta cilesojmė si veēori shqiptare mė duket hipokrizi.

    Njė tjetėr sinonim letrar ėshtė edhe mikpritja, qė kėmbėngulet nė ēdo hapėsirė (tonėn) tė etnicizohet. Nė ''Chronica Slavorum'' Helmodl, aty rreth vitit 1156, kur ishte mes Vagrėve paganė – popullsi sllave e Europės qendėr-perėndimore – pohonte; ''e nėse dikush e refuzon pelegrinin (tė huajin) qė i ka kėrkuar mikpritje, ėshtė e ligjshme t’i digjet shtėpia me tė gjitha pasuritė'', po kėshtu shprehej edhe Beda rreth Saksonėve. Njė fenomen kaq universal – po kursej raste tė tjera – nuk mund tė reduktohet tek njė popull e as tė shrihet tek i gjithė populli. Kur themi se karakteristikat e shqiptarit janė mikpritja dhe besa nėnkuptojmė njė dallim tė shprehur nga kėto veēori ose gjurmė specifike. Nėse i gjejmė tek popuj tė tjerė, detyrimisht nuk mbijeton ideja e specificitetit. Ajo ēfarė nuk shkon ėshtė tentativa pėr t'i veshur kėto pretendime me baza historiografike, qė mė vonė pėrkthehen nė injektime tek popullsia. E kėshtu krijohet miti, ushqehet imagjiata. Ec pastaj e bindi njerėzit qė Adami ose majmuni nuk ishin pellazgė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 31-07-2012 mė 11:16
    relata refero

  7. #687
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Cfare ke faktesh ke dhene ne tere kete post te gjate qe nuk diheshin ose per te cilat nuk kam shkruar me pare (psh. qe Horovitch - mbiemer arabo-cifut)? Le po na tregon edhe ligjet saksone te mikpritjes per te cilat nuk ja ke idene.

    Pergjithesimet po i ben vete, te popujve, njerezve, shtresave etj. Une kam cituar fakte se kush ka qene Skenderbeu dhe motivet, se kush ka qene Horrvichi dhe motivet. Ke tre poste me sinteza per partine, komunizmin e proletariatin. Njeriu permend ate qe i dhemb.

    As kam ne plan te te mbush mendjen, ti ke lexuar biblen Shmit per Skenderbeun mbeshtetur ne bibliografi sllave, dhe ke gjetur te verteten. Aty qendro.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 31-07-2012 mė 18:26

  8. #688
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Arberia.... Venedike. Cfare shakaje e trashe dhe e paskrupullt sepse vjen nga nje historian.

  9. #689
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Promovohet libri i Oliver Jens Schmitt-t, "Arbėria Venedike"

    Pergjigjie Oliver Jeans Schmitt rreth heroizmit te Skenderbet;

    Sė pari, ky zoti Shmit botoi njė libėr pėr Skėndėrbeun, "Shqipėria Venedikase" ka bėrė njė gabim tė madh, ku si duket, ai mė qellim i drejtohet nė kėtė libėr sė pari autorit francez, Daniel Dysolier ( librit mė titull "Shqipėria nė mes Bizancės e Venedikut" shkruar para dy dekadave, ku nė tė flitėt pėrpos Shqipźrisź, autori nuk i shmangėt edhe qėshtjės sė Kosovės, qė nė vitin 1985, shkaktoi polemika tė mėdha nė mediat frnceze, serbofilėt u ngritėn nė kėmbė duke e kritikuar autorin. Mirėpo pas sa e sa vitėsh, doli nga shtypi nė gjuhėn gjermane njė libėr tjetėr nga njė autor austriakė. Mė e keqja ėshtė se, Schmitt-i ka filluar tė mirret me njė kolos i tė gjitha kohėrave, njė hero nga mesjeta qė ishte jo vetėm shqiptar por edhe europian i shquar nė tėrė kontinentin, bibliografia pėr veprat luftėrat e sakrrificat e heroit tonė dźshmojnė edhe sot, ėshtź shumė e pasur ku janė shkruar e botuar me qindra e qindra libra nė mbarė botėn e nėse Shmiti ka tentuar ti vėjė kapakun vlerave tė heroit tonė mė librin e tij ku heroin tonė e krahason mė njė personazh krejtė ndryshe qė ne e mesuam deri mė tani edhe nė shkolla, dhe kėtu ndeshet Shmiti perballė Skenderbeut ku asnjė vėndė nuk le pėr lavdėrime.
    Autori lėre qė ka bėrė gabime nė interpretimin e emrit tė j'atit tė Skėndėrbeut duke e quajtur atė si rrjedhojė mź elemente sllave dhe e quan "Ivan" dhe atė pa u bazuar nė asnjė argument por e merr pėrsipėr pėrgjegjėsinė e tij, dhe lirishtė mund tė shprehėmi kėtu ėshtė kulmi apo dhe arritja e qėllimit tė autorit, vrejmi kėtu se ku ka dashur tė dali ai mė kėtė pėrmbajtje.
    Shmiti po tė kishte lėxuar mė parė historinė e Skėndėrbeut nga autorėt e tjerė, qė pėrpos Barletit, sė paku tė kishte lėxuar Kamij Pazhanel ose Laverdanin apo autorė tjerė si Lamartin, mė siguri se do i kishte ardhur keqė sot, si ėshtė si ėshtė prezentuar me kėtė libėr mbi historinė dhe jetėn e Skenderbeut.
    Por si duket, Shmiti ėshtė ende i ri e i papjekur tregon pėrvoja e tij. Nė kėto libra tė autorve tė ndryshėm ai do gjente se aty ku flitet pėr Gjon Kastriotin, nė tė gjitha kėto dokumente e libra tė kohes sė mesjetės e deri ne fund te shėkullit XX-tė, se shkronja "i " ka patur domethėnje tė gėrrmės "J" poashtu edhe gėrrma "V" qė shqiptohej "U" mirėpo qė ėshtė modernizuar qė nga shekulli i XVII-tė. Mirėpo a thua i ka ra ndėrmėndė Shmitit pėr kėto ndryshime tė kėtyre shkronjave ndėr shekuj ?
    Nėse jo, atėherė po i drejtohėmi Shmitit e jo lėxuesve tė kėtij shėnimi.
    Ju, i nderuari z. Shmit, me siguri e keni ditur se Jezu Krishtin e quajnė mė inicialėt qė hasim sot kudo nė stelat mbi varre kristiane dhe lexojmė kėto shkronja; I.N.R.I ē'domethėnje ka kjo ?
    Besoj qė ju, i nderuari Shmit kėtė e keni ditur, se: I.N.R.I do thotė mė gjėrėsishtė "Iesus Nazaretus Rex Ivdeas" Njashtu nga ky shkrim origjanal edhe disa popuj tė tjerė e kanė keq-interpretuar emrin e Jezusit, si sllavet, kroatėt qė e interpretojnė ndryshe si: Isus nė vėnd tė Jezus, kurse italianet e quajnė; Gėzus etj. Arsyeja ėshtė se, atėherė nė kohėn e Romes dhe nė mesjetėn latine shkruhej deri vonė kėshtu, nė vėnd tė "J", qė kuptojmė "i" pėr Jezusin pra shkruhej "I" pastaj, nė vėnd tė "U" dikur shkruhej "V " Pėrndryshe nė shqip sot duhej ti shkruanim kėto iniciale mbi stela pėr tė qenė i drejtė interpertimi:"JEZUSI i NAZARETIT MBRETI i JUDES" shkurtimishtė do ishte kėshtu: J.N.M.J ! Mirėpo qė sigurisht, zotit Shmit i ka interesuar vetėm se si ta bėjė emrin « ivan » gjoja mź origjinė sllave. Si erdhi deri tek ēėshtja e kėtij fenomenit tė emrit "Ivan" ? Njashtu edhe kopjimit tė emrit "IVAN", autori ka patur mundėsi ti iki, sepse edhe se ėshtė shkruar ashtu nga origjinali i epokės nė mesjetė, ku askushi nė atė kohė as Gjonin nuk e ka thirrur nė zė, "-hej, o Ivan" apo do "shkoj tek Ivani", por mė siguri ka thėnė nė gjuhėn shqipe; "po shkoj tek Gjoni".
    Pra mėnyra e vetme pėr tė shkruar nė letėr emrin Gjon nga tė huajt ishte kjo, ose tė shkruhėj "Jovan" ose "Ivan" e tek italianėt «Giovanni »ne atė kohė, ku pėr fat tonin tė keq, kėto dy gėrrma dikur shqiptohėshin ndryshe, prandaj ne sot kur i hasim kėta emra, i interperetojmė nga origjinali por gabimishtė. Mirėpo kėtė munges e fsheh Shmit nė librin e tij, se gjoja paska zbuluar se ka gjetur dy gerrmat "i" dhe "v" si argument se Gjonit i thonin "Ivan" edhe nė gjuhėn shqipe e qė ėshtė gabim i madh pėr autorin. Njashtu edhe pėr Huniadin, qė ishte bashkėkohės i Skėndėrbeut, shkruhej nė tekstet latine Jean Hunyadi" poashtu edhe Jean Paleologu shkruhej me me « I » pra "Iean hunyad". Por ku ėshtė kėtu problemi, se si shkruhej emri i heroit tonė, mjafton tė dihet se kush ishte Gjergj Kastrioti dhe se ēfarė kombėsie kishte ai. Pse i duhej autorit Shmit tė bėjė kėtė ngatrrim rreth interpretimit tė shkronjave, nė interes tė kujt dhe pse shkruajti emri « ivan » edhe nė botimin e pėrkthyėr shqip ?
    Si pėrfundim I ndėruari z. Schmit, si duhet ta konsideronin sot francezėt heroinen e tyre kombtare Jeane D'Arc, gjermane apo franceze?
    Pėrse nuk mirrėni edhe mė herinen Franceze ta ēmitizoni, kur keni dėshmi se, nė aktin e lindjes Jeanne D'Arc nė dokumentin e shkruar nė Domremi aty nė vendėlidjen e saj keni dokumentin e shkruar mė emrin e saj: Johane mė gerrmen =J= e jo mė gerrmen Zh= qė francezėt sot e shkruajnė Jeanne por e thrrasin «ō Zhane» e jo « ō Johane»!
    Do ishim kurioz ta vrenim reagimine francezėve kur JU do tė botonit kėtė libėr mbi vepren dhe origjinėn e «Zhan d'Ark» kur do nxjerrni dėshmi se nė aktine lindjes sė saj ajo ėshtė e shkruar si gjermane mė perkatėsi kombėtare dhe se e quanin Johana e jo Zhana...!
    Ndėrsa sa i pėrketė polemikave rreth letrės sė Sceves derguar Skendebeut ne do iu pergjigjemi autorit Oliver Jens Schmitt se gjoja Skenerbeu luftonte kundėr sulltanit vetėm se pėr motive te hakmarrje e jo se kishet ideale patriotizmi pźr ēlirimin e vendit te tij nga bota osmane.
    Ketu permbajtja sipas Schmitt-it:
    «Mė 10 janar tė vitit 1454 dy diplomatėt milanezė Sceva de Curte dhe Jacobo Trivulzio i shkruajnė zotėrisė sė tyre, dukės Francesco Sforza tė Milanos, pėr pritjen qė i kishte bėrė papa Nikollė V njė bajlozi tė Skėnderbeut. Kjo ndodhi pak mė shumė se gjysmė viti pas rėnies sė Kostandinopojės, kur krejt Italia ishte si nė ethe dhe fuqitė, qė si zakonisht veē grindeshin me njėra-tjetrėn tani po punonin pėr njė "ligė italiane", e cila u realizua me tė vėrtetė nė paqen e Lodit po atė vit. E pra nė kėto rrethana erdhi para papės i dėrguari i Skėnderbeut dhe njoftoi se "pėr arsye tė urrejtjes personale qė ai (Skėnderbeu) ushqen kundėr turkut, meqė ky Turk ka vrarė babanė e zotėrisė, ky zotėri (Skėnderbeu), ka vėnė tė vrasin njė vėlla tė Turkut (Mehmeti II)". Ivan Kastrioti pra, mė 2 maj 1437 nuk pati vdekur nga njė vdekje e natyrshme, por ishte vrarė me urdhėr tė Muratit II. Si shkak mund tė hamendet qė urėtrazuesi i vjetėr do tė kishte pėrgatitur ndonjė rebelim tė ri, e me tė vėrtetė ai vazhdonte tė mbante lidhje tė ngushta me Venedikun»

    Nė njė dokument dėshmohet se, janė gjetur disa letra fallce nė Arkivat e Francesko Sforces, por duhet patur mundėsi tė vertetohet kjo nga ana jonė, duhet shkuar nė vendė nė Milano qė tė bėjmi edhe ne hetimet tona e mos ti besojmi Shmitit. Kėto letra i kam shfletuar janė rreth 300 por ka edhe shumė te falcifikuara..."Le lettere false di Francesco Sforza" dhe me siguri Schmitt ėshtė mbeshtetur nga njėra prej kėtyre letrave...

    Letrat fallce te Sforces:
    Le lettere false di francesco sforza
    Sceva Corti a Francesco Sforza 8 novembre 1457
    Illustrissime et excelsissime domine domine mi singularissime. Licet io spera che forsi per altra via la vostra excellentia l’haverą sentito, que č dicto, e me l’ha dicto cum grande admiratione ser Michele da Pixaro, como el signor misserr Allexandro, vostro fratello, č andato dala maiestą del re de Franza. Se luy l’ha facto cum saputa e voluntą de la vostra excellentia, como m’č dicto da persona digna de gran fede, me ne piace, quamvis pur me para non porrą forsi essere senza adumbratione de la maiestą del re d’Aragona e forsi anche de venetiani. Si vero l’ha facto contra vostra saputa, se č andato a scavizare el collo da se stesso e pocha stima se farą de la signoria sua. E quanto per me, me pare ch’el sia stato mal consiglato. Datum Mediolani die VIII novembris 1457.
    Eiusdem vestre illustris et excelse dominationis servitor fidelis Sceva de Curte
    E dyta ėshtė se, letra e cila shkruhet mė 10 janar 1453 nga Sceva Corti dhe Johanni JacoboTrivutto ambasadori perfaqsues te ambasades nė Romė, i dergojnė leter dukes sė Milanospra Francesko Sforces, ku i thuhet ose mė mirė, nė letė tentohet tė bindin Sforcen se, "ky Skenderbegu ka ikur nga ushtria osmane gjoja se sulltani i ka vrarė babain e pastaj ky turku(keshu e quan) pėr hakmarrje i ka vrarė djalin e sulltanit dhe ka ikur nga ushtria osmane...."...Arsyeja e kėsaj letre ishte qė, duka i Milanos tė intervenoje tek Papa dhe ta bindi Papen qė mos tė mbėshteste Skenderbeun, kėtu pra ishte qellimi i kesaj letre derguar nga Roma nga ambasada e dukes sė Milanos. Interesante ėshtė se letra te cilėn Schmitt e perdor tani nź librin e tij "Skenderbeu" mbanė dy emra, normal rrallė hasim letra te shkruara nga dy persona, kjo e Schmitit mbanė dy emrat nė krye te letrės, Sceva dhe Jacobo. Pastaj ėshtė edhe tjetra se, nė vitin 1454, e tėrė bota krishtiane e dinte qė Skenderbeu luftonte kunder sulltanit kėto 10 vitet e funit, qė nga viti 1443 qe kur e kishte braktisur ushtrinė osmane, pra, kjo letėr e Sceves ėshtź e shkruar 10 vite pasi qė Skenderbeu kishte ikur nga sulltani, si e shihni, po tė ishte kjo leter e vitit 1443 ndoshta do kishte vlerė por ėshtė e shkruar 10 vite pasi qė Skenderbeu korrte fitore njėra pas tjetres kunder osmanve, mė duket e pa bazė edhe si dėshmi por edhe si argument i pa vlefshėm i shfrytezuar nga ana e Schmitt-it kundėr heroizmit tė Skenderbeut.

    E treta: I nderuari z. Shmitt injoron aliancen e Sforces ndaj Ferdinadit tė Napolit, ku kėtu edhe Skenderbeu i del nė ndihmė birit te Alfonsit. Dhe mė e interesante ėshtė se, Alessander Forca, pra vėllau i Frencesko Sforces dukes sė Milanos luftojnė kundėr forcave kundershtare te perbashkta franceze e gjenoveze te cilat mundoheshin ta rrxonin Ferdinandin e Napolit. Kėtu e sjellim kėtė dėshmi pra ku mund ti pergjigjemi Schmitt-it se, Sforca dhe Skenderbeu ishin miq e jo armiq siē ai mundohėt tė intrigoje. qe deshmia; Skenderbeu 20 vite pas asaj letres qė i dergon Sceva, do thotė nŹ vitin 1463 Sforca i Milanos dhe Skenderbeu janė aleatkunder armikut te perbashkėt, mendoj se ky ėshtė rezultati se, ajo letra e derguar nga Sceva, kurrfarė peshe nuk luan nė kėtė rast por njihet vetem se suksesi dhe bindja e Sforces qė Skenderbeu ėshtė njė hero e me plotė virtute i cili mź trupat e tij prej 800 ushtarve shqiptar kaloi Adriatikun pėr ti dalur nź ndihmė Ferdinandit, mikut te tij dhe tė mposhti padrejtesinė te luftonte kunder Piccinino, ky Piccinino nuk ia kishte vrarė babain Skenderbeut, pra, nuk kishte ardhur nė Itali tė hakmirret ndaj askujt por mė kėtė akt heroi yni kombtar tregon heroizmin e tij me vlera tė mźdha ndaj padrejtesive si nė Itali nė njė tokė te huaj poashtu edhe nź Shqiperi kunder njė armiku tjetėr i cili ia kishte pushtuar vendin e tij; " Il conflitto ha termine con la rivolta di Milano e la chiamata nella cittą dello Sforza che ne č chiamato alla signoria. Il Piccinino si incontra a Martinengo con gli ambasciatori veneziani Tommaso Duodo e Jacopo Loredan, nonché con il provveditore Andrea Dandolo, e passa al servizio dei veneziani per due anni di ferma ed uno di rispetto; gli č concessa una condotta di 1000 lance e di 500 fanti, gli č riconosciuto uno stipendio annuo di 100000 ducati (nella realtą 90000) e gli sono anticipati a titolo di prestanza 40000 ducati. Fra le condizioni si riportano l’esenzione dei suoi uomini da qualsiasi rassegna; da parte sua si obbliga a consegnare ogni cittą conquistata con tutti i suoi armamenti e tutti i capitani, condottieri, commissari, ribelli e banditi che dovessero cadere nelle sue mani; bombarde e mangani conquistati nelle battaglie campali devono invece considerarsi come suo bottino di guerra. I veneziani, inoltre, si impegnano a recuperare le terre da lui possedute con il padre e con il fratello nel parmense, di concedergli i beni appartenenti a Rolando Pallavicini, a riconoscergli Frugarolo nell’alessandrino, Fidenza e Pandino gią datigli dalla Repubblica Ambrosiana, a proteggere nel cremonese i beni del suo cancelliere Broccardo Persico, a liberare attraverso uno scambio di prigionieri un figlio catturato dagli sforzeschi e Domenico da Pesaro, a concedergli il diritto di rappresaglia nel milanese ai danni dei sudditi dello stesso Sforza".

    "Mentre č fermo a Genzano di Lucania č raggiunto da Bassanino da Lodi che, a nome dei da Correggio, gli promette la consegna di Parma in occasione della morte dello Sforza. Messaggi similari riceve per Piacenza (da Gabriello Chiapponi) e da Fiorenzuola d'Arda. Conquista e mette a sacco Venosa; desola alcune del barlettano appartenenti ai della Marra; assedia Giovinazzo con il principe di Taranto e con un intenso bombardamento spinge alla resa i difensori. Con l’Angiņ, assedia Trani che dispone di pochissime vettovaglie. Numerosi sono pure gli scontri con il Castriota".

    "Staziona inizialmente a Venosa. A fine mese entra in Trani (arresasi a patti) e minaccia Barletta per attaccarvi lo Scanderbeg. Il capitano di Trani, Giovanni Antonio de Foxa, si rinchiude nel castello ed inizia a patteggiare per la resa: il Castriota previene tale intenzione, si porta presso Trani, chiama a sé il de Foxa, lo cattura e si fa consegnare il castello. Il Piccinino assedia pił strettamente la fortezza e dal mare le sue galee attuano una sorta di blocco navale: l’intervento della flotta veneziana che si trova nei paraggi, ostile ai provenzali perché non vogliono nell'Adriatico la presenza di navi da guerra diverse da quelle della Serenissima, delude le aspettative del condottiero perugino e permette alle imbarcazioni nemiche di sbarcare i propri carichi e di approvvigionare il castello".

    Si perfundim, tek Schmitt vrejmi se, ai tenton ta uli imazhin e Skenderbeut pa asnjė argument, kurse faktet flasin dhe paraqiten ndryshe nėterren, shohim njź Skenderbeg me njė heroizem ehumanizėm tė jashtėzakonshėm, i cili luftonte edhe kundėr pushtuesve tė vėndit tėtij por edhe jashtė atėdheut atje ku e duhej nderhyrje me akte ndaj luftėrave te padrejta qė fuqit kundershtare nė Itali donin tė rrxonin nga froni tė birin e Alfonsit, njėsoj sikur qė bėri sulltani kundėr Gjon Kastriotit, pas vdekjes sė tij si sundimtar te tokave te babait tė Skenderbeut sulltani emroi njė sundimtar tė huaj e jo Skenderbeun, prandaj, edhe nė kėtė rastin kur Skenderbeu i shkonė nė ndihmė njė prijsi tjetėr largė atje pertej Adriatikut, Skenderbeu i yni tregon herozem e humnizem sepse i dukej se kjo padrejtėsi qe te tjerėt i bėnin Ferdinandit mė tė padrejtė, donin t'ia merrnin fronin e te atit tė tij, nė kėtė nderhyrje qė bėri Skenderbeu duke i mbajtur krahun e atij tė drejtit, ai gjėnė edhe vetė veten e tij se, poashtu edhe sulltani ishte sjellur 20 vite mė parė ndaj tij, duke e sjellur nė fron te sundoje dikush tjetėr e jo ai tė cilit i takonte fronti, por si duket z. Schmit nuk ka ndjenja njerzore siē pati Skenderbeu prandaj edhe so pas sa shekujve mundohet tė shėmbi figuren e tij si dhe luften e tij tė drejtė kunder te padrejtes ! Si e shohim autori Schmitt ringjall ata intrigantėt e oborreve te mbretrive te mesjetes duke u transformuar vetė nė rolet e personazheve negative te njė drame shekspiriane siē luanin dikur nė relitet Sceva apo Jacobo, se nuk dihet se cili prej tyre e mori penden pėr tė shkruar intriga tė rangut maēavellianė me qellime pėr te mposhtur imazhet personaliteteve tė famshme me plotė heroizem e humanizem siē e tegoi me akte e vepra Gjergj Kastrioti-Skenerbeu !
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #690
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Promovohet libri i Oliver Jens Schmitt-t, "Arbėria Venedike"

    Njė dėshmi kėtu se helmeta e Skenderbeut ishte kjo qė shohim nė Vjenė...

    Pamje nga njė bas relief mbi porten Castel Nouvo, shohim kalorsin qė mbanė njė helmet me brirė tė dhisė, realizim nga artisti Geubliemo Monaco nė vitin 1475

    http://img855.imageshack.us/img855/5...ran2302201.jpg
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  11. #691
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Promovohet libri i Oliver Jens Schmitt-t, "Arbėria Venedike"

    Schmitt-i dhe dekadenca e frikshme e studimeve historike jashtė Shqipnisė

    Ardian Ndreca

    Ka kalue do kohė qysh se J. O. Schmitt botoi nė gjuhėn shqipe librin e tij tė dobtė pėr Skėnderbeun, ku teza kryesore mbėshtetej nė nji dokument (i Ardian-Ndrecavetmi i zbuluem prej autorit) qė paraqet nji bisedė qė nji i dėrguem i familjes Sforza ndigjon rastėsisht mes dy personash nė oborrin e Papės, e qė kumton se Skėnderbeu ka ba gjithė atė luftė thjesht pėr hakmarrje personale ndaj Sulltanit. A mundet nji dokument i vetėm, periferik dhe i izoluem, me ndėrtue nji interpretim tė tanė historik tue hedhė poshtė me nji tė rame lapsit nji traditė tė tanė historike? Simbas Schmitt-it po, e kėtu nisė ēekuilibri i tij si interpretues i fakteve.

    Por ma sė parit pėrfytyroni nėse nji studiues anglez, rus apo japonez mund tė shkruente historinė e Gjermanisė pa e njohtė siē duhet gjuhėn gjermane? E pra Schmitt-i mėton me shkrue historinė tonė pa e njohtė gjuhėn shqipe, as aq sa mjafton me kuptue nji libėr historie. Tė tillė historianė qė injorojnė gjuhėn e vendit pėr tė cilin shkruejn kemi disa kėto kohėt e fundit. Nji sish asht edhe Nathalie Clayer, me sa kemi lexue nji inxhiniere gjeologe e specializueme nė orientalistikė qė tek ne ka gjetė do sponsorė qė janė mėsue me shitė dushk pėr gogla. Madje tezat e saja absurde rreth lindjes sė nji kombi shqiptar mysliman, deri diku mvaren dhe pėrputhen me kandvėshtrimin e studiuesit serb Alexandre Popovic, i cili asht njikohsisht edhe burri i saj.

    Mbas kritikave qė i erdhėn pėr “Skėndėrbeun” Schmitt-i tha se nuk do tė merrej ma me historinė tonė, madje nuk mori pjesė nė nji kuvend studimesh nė Lecce ku ishte i ftuem dhe lėshoi deklarata se ndihej i kėrcenuem prej shqiptarėve. Tashti e ka kuptue se shqiptarėt janė shumė tolerantė jo vetėm ndaj regjimeve vrastare dhe hajdute, por edhe ndaj marrinave, prandaj ka nisė me na engledisė me analizat e tija naive e tė cekta.

    Nė nji intervistė tė dhanun ditėt e fundit, Schmitt-i ankohet pėr sulmin kundėr A. Klosit, por tue mos njohtė gjuhėn shqipe nuk asht nė gjendje me kuptue se ai “sulm”, tė paktėn nga ana e tė nėnshkruemit, s’ishte tjetėr veēse nji kritikė radikale ndaj nji pėrkthimi tejet tė dobtė, qė e turpnon gjuhėn shqipe dhe tregon qėndrimin tendencioz tė pėrkthyesit. Vetėm kaq, kėtu mbaron kritika ndaj Klosit, pjesa tjetėr nuk na intereson aspak.

    Qėllimi i intervistės sė fundit tė Schmitt-it asht mohimi i tezės sė vijimsisė iliro-arbnore apo “iliro-shqiptare” siē thotė ai vetė, tue kalue fluturim do shekuj tė mirė Mesjetet kur ne ishin tė lakuem si arbnorė. Prej kėtu nis tendencioziteti, pse tue u mundue me minimizue randėsinė dhe vetė ekzistencėn e arbnorėve, takimi ynė hipotetik me ilirėt bahet gjithnji e ma i vėshtirė me u provue.

    Ka tashma disa shekuj qė studiuesit janė nda nė dy grupime: ata qė mbėshtesin vijimsinė me ilirėt dhe ata qė e kundėrshtojnė atė. Deri kėtu Schmitt-i nuk na thotė asgja tė re, madje i ka dalė gjumi me vonesė.

    Nuk merret vesht mirė nėse asht i vetėdijshėm deri nė fund pėr ekzistencėn e kėtyne dy rrymave, fillimisht e kryekreje tė pėrbame prej studiuesish tė huej e jo prej rilindasisht shqiptarė, siē shprehet nė tym ai.

    Tue mos pasė kompetenca nė fushėn e studimeve tė historisė sė gjuhės sonė e tė arkeologjisė antike, sidomos tė zbulimeve tė bame nė gjysmėn e parė tė shek. XX nė Bosnje-Hercegovine dhe nė gjysmėn e dytė nė Shqipnķ, Schmitt-i injoron ose s’i merr sa duhet parasysh autorėt (pėr ēudi jo rilindas) si G. W. von Leibniz, H. E. Thunmann, J. G. von Hahn, C. Malte-Brun, G. Meyer, H. Krahe, N. Jokl, G. Stadtmüller , C. Patsch, A. Stipčević , G. Svane, H. Ölberg, E. Hamp, G.B. Pellegrini etj.

    Nga ana tjetėr asht e tepėrt me shpresue qė Schmitt-i t’i ketė konsultue studimet, rreth qytetnimit ilir, e F. Prendit, S. Anamalit, A.F. Harding, K. Kilion, N.G.L. Hammond, H. Cekės, K. Zhegut, M. Korkutit, A. Gjergjit etj. – puna kėrkimore nė terren dhe ajo studimore e tė cilėve nuk mund tė klasifikohet tout court si nji pėrmbledhje pėrrallash me mbret!

    Studiuesi zviceran shprehet se “historiografia komuniste nuk kishte kundėrshtarė”, tue tregue padijen e tij pėrpara kontributeve historiografike tė Stravro Skėndit, Zef Valentinit, Tajar Zavalanit, Paulin Margjokės, Ekrem Vlorės, Atanaz Gegės e disa tjerėve, vėshtrimet e tė cilėve nuk pėrputheshin me ato tė historiografisė zyrtare tė Tiranės.

    Schmitt-i flet pėr “proto-shqiptarė”, term me tė cilin pėrcakton “folėsit e formės sė lashtė shqiptare – qė jetonin atėherė nė Antikitet nė njė zonė…”. Ma tutje ai shprehet se protoshqiptarėt bashkė-ekzistuen me sllavėt.

    Pra, simbas tij kemi proto-shqiptarė nė antikitet, i cili siē dihet mbaron me ramjen e perandorisė romake nė vitin 476, dhe prapė po kėta na dalin proto-shqiptarė edhe me ardhjen e sllavėve disa shekuj ma vonė?

    Kur flasim pėr “folėsit e formės sė lashtė shqiptare” ne kemi parasysh se dokumenti i parė i shkruem i gjuhės shqipe i pėrket vitit 1462, sigurisht qė shqipja asht folė edhe pėrpara por kjo vetėdije nuk na lejon me formulue pohime shkencore rigoroze. Nji historian kur flet duhet tė bazohet nė dokumente jo nė fantazinė e tij pjellore. E pra viti 1462 nuk asht antikitet, e pikėsėpari nuk mund tė flitet pėr proto-shqiptarė nė antikitet pse dy konceptet janė kontradiktore. Termi naltkumbues “proto-shqiptar” nuk domethanė tjetėr veēse “shqiptarėt e parė”, e nė qoftė se Schmitt-i e ka idenė se ēka ishin ilirėt, ēka ishin arbnorėt e ēka janė shqiptarėt, nuk do t’ia lejonte vetes me folė pėr proto-shqiptarė nė antikitet!

    Qė teoria e vijimsisė iliro-arbnore-shqiptare nuk asht thjesht nji hipotezė pa baza e tregon edhe fakti se teoria kundėrshtare nuk ka mbėrrijtė me u imponue si e vėrtetė e padiskutueshme tue e zhdukė tė parėn, jo ndėr mjediset e studiuesve shqiptarė, por atyne tė huej.

    Schmitt-i shprehet se nė studimin e tij ka shmangė pėrdorimin e lokucionit “koha e komunizmit” nė favor tė atij “periudha e mbasluftės”, gjoja pėr me qenė i paanshėm. Asht me tė vėrtetė nji vorfnim ideor me ngatėrrue qėllimshėm periudhėn e komunizmit, si ideologji e fortė, e vetme dhe mbizotnuese me nji kohė tė pangjyrė qė paska pasue nė Shqipnķ Luftėn e Dytė botnore! Koha e komunizmit nė Shqipnķ ka qenė nji kohė anormale nė ēdo pikėpamje. Gjatė atyne dekadave gjithēka ka gjallue nė kushtet e shtypjes dhe terrorit. Simbas logjikės pseudo-historike schmittiane periudha 1933-1939 nė Gjermani mund tė pėrēansohet thjesht si periudha para Luftės sė Dytė botnore pa asnji referencė pėr barbarinė naziste qė gjunjėzoi nji popull dhe pėrgatiti kasaphanen botnore!

    Schmitt-i na del pėrposė se historian i shekujve XV-XVI, siē e dinim deri tashti, edhe ilirolog, turkolog, glotolog, politolog, opinionist… me nji fjalė i gjithėdijshėm.

    Katedrat qė merren me studime shqiptare nėpėr botė janė reduktue shumė, megjithatė ka prej atyne, si ajo e Munihut dhe Palermos, qė punojnė me vetmohim dhe me akribķ shkencore; pėrkundėr ka tė tjera qė tashma mund tė themi se kanė pushue sė ekzistuemi si qendra kėrkimore shkencore, e tillė asht edhe katedra e themelueme prej E. Koliqit nė Romė.

    Dekadenca nė lamijen e studimeve shqiptare nė botėn e huej asht e pandalshme. Prej N. Jokl-it, N. Jorga-ės, G. Stadtmüller-it, Z. Valentinit, F. Babinger-it kemi pėrfundue te Schmitt-i me shokė!

    Qė nji sharlatan i tillė tė shkruejė prej nadjes deri nė darkė historina tė tutkallta e bihude pėr do mendje kakareēe, nuk na ban aspak pėrshtypje, por kur nji individ kėsisoji hypė nė nji katedėr studimesh shqiptare dhe e rren mendja se po na difton kush kemi qenė e kush jemi, pa njohtė jo vetėm gjuhėn, tė kaluemen tonė dhe ēka asht shkrue pėr tė prej do dijetarėve tė vlertė, tė huej e shqiptarė, por pa njohtė as abc-nė e metodologjisė sė shkencės historike, kjo gja tregon dekadencėn e frikshme tė albanologjisė sė sotme.
    http://www.mapo.al/2013/02/16/schmit...hte-shqipnise/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 35 prej 35 FillimFillim ... 25333435

Tema tė Ngjashme

  1. Oliver Jens Schmitt "Skenderbeu"
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-09-2011, 15:40
  2. Gjergj Kastrioti - SKĖNDERBEU (1405-1468)
    Nga biligoa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 04-03-2010, 15:58
  3. Nju Jork: Promovohet Albania Media Center
    Nga brooklyn2007 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 16:01
  4. Tirana ka nevojė tė promovohet
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 07:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •