Close
Faqja 2 prej 35 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 691
  1. #21
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,532
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Duhet ta kishte Akademia e Shkencave detyren per kritikimin e librit dhe ti jepte pergjigje ketij bebushit Oliver.Akademi s ka,keshtu qe rrumpalle le ti bjeri ne koke popullit kur s ka mburoje.
    Riktheni Akademine.Shpetoni Nenen Shqiperi.

  2. #22
    Lieutenant Maska e tom pullings
    Anėtarėsuar
    20-05-2004
    Vendndodhja
    H.M.S. Surprise
    Mosha
    34
    Postime
    152
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga anthem Lexo Postimin
    Ky farė homo, ka dalė me deklarat halucinante. Se Skenderbeu organizoi kryengritje qė tė hakmerrej kundėr Sulltanit pėr vrasjen e Gjonit. Dhe se Nuk paska ekzistuar shteti shqiptar nė atė kohė.

    Nuk sjell asgjė tė re, vetėm po na tregon qė ky njeri han bukė kot nė kėtė tokė.
    Teknikisht, nga ana juridike, shteti shqiptar nuk ekzistonte si diēka e pavarur. Skenderbeu (si me pas edhe shumica e princave te Leges se Lezhes) ishin vasalle te Alfonsit te Napolit.

    Kjo ama ndodhte, si thote Noli, "sa per sy e faqe". Kuptohet pse: Alfonsi i Aragones, nje nga familjet me fisnike te Evropes, kishte mjetet dhe aftesine te perfaqsonte Skenderbeun ne syte e botes perendimore. Pra, i jepte atij, ne syte e mbreterve evropjane, ekzistence ligjore. Merrte per kete nje haraē te vogel nga Kastrioti, si shenje nenvenieje. Ama ndihma qe i jepte atij me te holla dhe ushtare shkonte me teper se ajo qe paguante Skenderbeu.
    Kishte edhe nje arsye tjeter: shume nga princat shqipetare e konsideronin Skenderbeun si parvenu pa prejardhje fisnike te rendesishme. Ata (Balshjat, Komnenet, Muzakajt etj) konsideronin veten teper te rendesishem ti peruleshin nipit te nje te panjohuri. Alfonsi ne syte e tyre ishte i domosdoshem per te shpetuar bashkimin dhe "nderin", prandaj u nenvune.

    Pra, faktikisht Skenderbeu ishte krejt i pavarur, por i duhet te mbante formen e jashtme te nje vasalli per ēeshtje konkrete politike. Nese ai Schmitti nuk e kupton kaq gje do te thote se eshte vetem nje krimb i shitur qe flet sa per ti dhene ajer gojes.
    IGNOSCE MI DOMINE, QUIA DALMATA SUM!

  3. #23
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Mosha
    27
    Postime
    5,737
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Teknikisht, nga ana juridike, shteti shqiptar nuk ekzistonte si diēka e pavarur. Skenderbeu (si me pas edhe shumica e princave te Leges se Lezhes) ishin vasalle te Alfonsit te Napolit.
    Teknikisht edhe unė kam studiu juridikun, dhe mund tė shpjegojė fije e pėr pe se si ishte Marrėveshja e Gaetės.

  4. #24
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,499
    Faleminderit
    6
    6 falenderime nė 5 postime
    Kesaj i thone shume zhurme per asgje.
    Serbi e kishte zemren ne Kosove dhe nuk e kishte per turp, po ashtu greku e ka zemren ne Epir dhe nuk i nxihet faqja.
    Ne.. ne Kruje e kemi dhe jemi krenar...
    Mo u merzisni nga lehjet e radhes...
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  5. #25
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,499
    Faleminderit
    6
    6 falenderime nė 5 postime
    Me shume nga zvicerani me habiti ky i joni se nuk me kujtohet emri, ky perkthyesi ...
    E kishte me qef te madh t'a fuste kete zbulim dhe ne librat shkollor.
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,421
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Njė sendėrgjim njėqindvjeēar

    Mitologjia skėnderbejane dhe tė vėrtetat historike.
    E martė, 11 Nėntor 2008



    Nga Ardian Klosi

    Ndėrsa deri 20 vjet mė parė mund tė pranohej qė historiografia e prodhuar nė RPSSH ecte nė njė rrugė tjetėr nga ajo qė kishin hapur studimet albanologjike e balkanologjike europiane prej mėse njė shekulli e gjysmė, - se fundja i gjithė vendi ecte nėpėr njė rrugė tė veēantė dhe tė mbrapshtė - sot kjo rrugė kėmbėngulėse e historiografisė zyrtare shqiptare, e cila ka arritur skaje tė paimagjinueshme, tė duket si relikti i fundit kockėfortė i asaj ngrehine absurdi qė ishte ideologjia nacionaliste-komuniste nė Shqipėri.

    Absurdi dendėsohet, gjithēka merr trajtat e njė sendėrgjimi tė pashembullt kur kjo historiografi zyrtare trajton Gjergj Kastriotin Skėnderbeun – hero kombėtar nė tė trija shtetet ku ėshtė shpėrndarė trungu kryesor i shqiptarėve: Shqipėri, Kosovė e Maqedoni.

    Nė fund tė njė pune tė gjatė, por qė mė dha edhe kėnaqėsi tė veēantė: pėrkthimit nė shqip tė monografisė "Skėnderbeu" tė historianit zviceran Oliver Jens Schmitt, mora tė shoh, pėr kureshtje, disa tekste historie tė shkollave tona nėntėvjeēare e tė mesme, pikėrisht ata kapituj qė trajtojnė Skėnderbeun.

    Ishte e pabesueshme: realiteti qė pėrshkruhej nė 20 faqet e njėrit prej tyre "Historia 4" (2006) ngjante me realitetin qė kthjellonte mes qindra dokumenteve tė kohės analiza e mprehtė e Schmittit aq sa ngjan Katallani i pėrrallave tona me ushtarėt katalanė tė Alfonsit kur kėta zbrisnin nė bregdetin e Arbėrisė, ose aq sa ngjajnė zanat e malit nė Ciklin e Kreshnikėve me malėsoret e zonės sė Mbishkodrės.

    Atėherė kuptova se nė vendin tonė kjo dikotomi ose ky dyrrugėtim i sendėrgjimit me shkencėn, i shajnisė me tė vėrtetėn, ka pėr tė vazhduar edhe pėr shumė kohė, praktikisht aq sa tė kenė jetėn pėrfaqėsuesit e historiografisė zyrtare (e kur plaket njeriu, bėhet edhe mė kokėfortė, kjo dihet), pėrveēse po tė ketė njė ndėrhyrje nga lart, deus ex machina, dmth zyrtarė tė lartė t'ia ndalojnė historiografisė zyrtare qė tė jetė zyrtare dhe nė tė ardhmen.

    Prej 1992-shit e kėndej janė botuar me dhjetėra libra tė mirė pėr historinė e Shqipėrisė dhe tė rajonit, sidomos nga Shoqėria e Hapur pėr Shqipėrinė, nga "Shtėpia e Librit", nga "Dituria", nga "Ēabej", nga K&B etj., ėshtė krijuar njė bibliotekė e vėrtetė e albanologjisė nė gjuhėn shqipe – megjithatė e gjitha pa dobi kur vjen puna pėr tekstet e shkollave, pėr presidiumet e akademive, pėr kongreset e Skėnderbeut dhe ato tė drejtshkrimit, alles bleibt beim Alten, gjithēka mbetet siē ka qenė dhe bigėzimi i dijeve humane nė Shqipėri, sidomos i albanologjisė, i historiografisė, i skėnderbejadės i ngjan pėrherė e mė shumė njė skizofrenie tė frikshme tė kujtesės kombėtare.

    Por le tė shohim mė nga afėr se ēfarė u tregohet nxėnėsve, tė rinjve dhe tė rejave shqiptare lidhur me njė nga personazhet mė tė rėndėsishėm nė historinė e vendit tė tyre.

    "Mė 1443... Skėnderbeu iu drejtua Krujės dhe e ēliroi" ("Historia 4" f. 58) Skėnderbeu nuk e ēliroi Krujėn, por e mori me njė ferman tė rremė nga arbėri tjetėr qė kishte komandėn mbi kėshtjellė, Hasan beu. Kėtu shpalli pastaj kryengritjen e tij. "Mė 28 nėntor 1443 u shpall zot i principatės sė pavarur tė Kastriotėve me qendėr Krujėn".

    Kastriotėt nuk kanė pasur ndonjėherė ndonjė principatė tė pavarur. Ėshtė gabim i madh historik t'i quash principata sundimet e familjeve tė ndryshme tė Arbėrisė, pasi tė parėt e tyre atėherė do tė quheshin princa. Nė njė kohė kur zotėrit ortodoksė tė Arbėrisė kėrkonin dėbimin e osmanėve, autoriteti i vetėm qė njihnin sė largu ishte Bizanti (prandaj dhe Skėnderbeu zgjodhi pėr flamur shqiponjėn dykrenore tė Perandorisė sė lindjes), vetėm ai i shpėrndante titujt, dhe askush nuk guxonte ta shpallte veten princ etj., siē vėren me saktėsi Schmitti.

    Sidoqoftė kėto mund tė quhen lajthitje nomenklature, sepse shumė mė serioz ėshtė rrėfimi mbi Kuvendin e Lezhės. "Kėtu morėn pjesė Skėnderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia me dy djemtė, Gjergj Strez Balsa, Nikollė e Pal Dukagjini, Lekė Zaharia, Pjetėr Spani me 4 djem etj." (po aty).

    Pėrmenden edhe djemtė e fisnikėve mė tė vegjėl, e nuk thuhet qė nė kuvend mori pjesė edhe Stefan Crnojeviqi, zot i Maleve tė Zeza. Bėhet pėrpjekje pėr t'i dhėnė ngjyrime kombėtare njė lidhjeje qė nuk ishte aspak etnike e aspak kombėtare, por thjesht njė bashkim i pėrkohshėm strategjik i disa sundimtarėve qė kėrkonin kthimin e gjendjes sė vjetėr, ku kishin liri tė plotė nė territoret e tyre, ku nuk qenė tė detyruar tė paguanin haraēe, taksa, tė linin peng djemtė etj.

    "Vendimet e Kuvendit tė Lezhės shėnuan njė hap tė madh pėrpara drejt bashkimit politik tė vendit" (f. 59)

    Cilit vend? Qytetet e Shqipėrisė ishin ose nė sundim venedik ose, sikurse Berati, Vlora e Gjirokastra, nėn sundim tė konsoliduar osman. Skėnderbeu nė atė kuvend u caktua vetėm komandant i pėrgjithshėm i forcave tė Lidhjes, pa kurrfarė atributi politik. Sidoqoftė fantazia e autorėve vazhdon nė kapitujt pasardhės, ku arrin tė ngrenė pa asnjė vėshtirėsi Shtetin fantazmagorik tė Skėnderbeut: "Shteti i Skėnderbeut kishte territorin e vet.

    Nė vitet '60 ky shtet pėrfshinte krahinat qė shtriheshin nga lumenjtė Devoll e Seman nė jug, deri nė Malėsinė e Dukagjinit nė veri; nga brigjet e Adriatikut nė perėndim, deri nė luginėn e Drinit tė Zi nė lindje" (shih hartėn e riprodhuar kėtu, krahasojeni atė me hartėn qė boton nė librin e tij Schmitt, ku shėnohen territoret stinore tė Skėnderbeut).

    Kurrė asnjė fisnik nga dyert e mėdha tė Arbėrisė nuk pranoi t'i nėnshtrohej Skėnderbeut. Pėrkundrazi: Dukagjinėt, Balshajt, Muzakajt, Araniti, Topiat i shihnin Kastriotėt si mė tė ulėt nė rangun fisnik, pasi ishin zgjeruar vetėm kohėt e vona. Vetėm martesat e zgjuara tė Ivanit, babait tė Gjergjit, si dhe martesa e kėtij me vajzėn e Gjergj Arianitit, Andronikėn, bėnė qė Kastriotėt tė pranoheshin dalėngadalė si tė sėrės.

    Kurse autoritetin e tė parit Skėnderbeu e pati vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr, sa mund tė quhet se ekzistoi Lidhja e Lezhės, prej 1444 deri e shumta nė dėshtimin e fushatės sė pėrbashkėt me Johan Huniadin nė tetor 1448. Me Dukagjinėt, Muzakėt, Aranitin ka pasur vetėm fėrkime ose dhe konflikte tė hapura.

    Edhe gjatė kėsaj periudhe Lidhja humbi energji dhe luftėtarė tė shumtė nė beteja me Venedikun, tė cilat i bėnte mėnjanė pse Skėnderbeu kėrkonte tė zgjerohej drejt fushave tė pasura tė perėndimit, mė anė tjetėr se fisnikėt shqiptarė ishin kthyer nė zgjatime tė konfliktit midis Mbretėrisė sė Napolit dhe Venedikut, sikurse vėren pėrsėri saktė Schmitti.

    Por autorėt e librave tanė tė historisė ecin tė papenguar nga njohja historike pėr tė ngritur mė tej shtetin e tyre tė sendėrgjuar skėnderbejan. "Shteti i Skėnderbeut ishte i organizuar nė formėn e monarkisė feudale. Skėnderbeu ishte monarku". Nė qoftė se ka qenė vėrtet monarku, kush ia vuri kurorėn? Se atėherė kurorė mund tė tė vinte vetėm perandori i Bizantit. Ose papa. Po vasalėt e tij kush ishin? Po oborri, oborrtarėt? Po kryeqyteti? Kruja nėnkuptohet, mirėpo autorėt nuk e thonė gjėkundi qė Skėnderbeu Krujėn ua dorėzoi napolitanėve mė 1451, pasi bėri betimin e vasalit ndaj mbretit Alfons.

    Edhe qė ishte vasal i kėtij mbreti nuk pėrmendet me asnjė fjalė. Beteja e Beratit, apo mė mirė katastrofa e Beratit, ku luftėtarėt e Skėnderbeut, Gjergj Aranitit dhe Muzakė Topiajt bashkė me trupat napolitane tė Alfonsit lanė me mijėra tė vrarė, pėrshkruhet kėshtu: "Skėnderbeu iu drejtua Beratit... Por Moisi Golemi nė frontin lindor lejoi njė ushtri prej 40.000 vetash tė kalonte nėpėr fushėn e Korēės..." etj.

    Aksioni i Beratit ishte angazhim i mirėfilltė vasalėsh (Alfonsi kėrkonte tė thyente pushtetin osman nė Jug tė Shqipėrisė), i planifikuar dhe i kryer keq. Tė gjitha kėto mund t'i mėsosh me hollėsitė mė tė mėdha nė njė monografi si "Skėnderbeu" i Oliver Schmittit dhe mund t'i ēmėsosh nė njė nga tekstet tona tė historisė.

    Por le tė vazhdojmė me shtetin virtual: "Ai kishte aparatin e vet administrativ, veēanėrisht atė tė financave dhe tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Si komandant i ushtrisė, ai drejtonte vetė operacionet ushtarake, emėronte ose shkarkonte kuadrot e luftės. Skėnderbeu ka ushtruar edhe funksione gjyqėsore. Pranė tij vepronin disa organe: Kuvendi i Princave Shqiptarė, Kėshilli i Lartė dhe Kėshilli i Luftės".

    Mund tė themi pa asnjė ngurrim se ēdo fjalė e ēdo fjali nė 4 kapitujt qė i kushtohen Skėnderbeut dhe luftėrave tė tij (po sigurisht edhe nė kapitujt pararendės e vijues) ėshtė e pasaktė, shpikje, shtrembėruese e tė vėrtetave historike.

    Si ka mundėsi tė mblidhen kaq shumė shajni nė kaq pak vend? Shpjegimi i vetėm ėshtė qė Akademia shqiptare me institutet e saj tė historisė etj. ka vepruar prej dhjetėvjeēarėsh praktikisht e pakontrolluar, si nga autoritete tė tjera shkencore, ashtu dhe nga ndonjė autoritet i arsyeshėm shtetėror.

    Dhe kėtė liri, qė nė fakt ėshtė anarkia qė sundon prej kohėsh nė shkencat tona, tė ashtuquajturit historianė e kanė keqpėrdorur, duke e pėrdorur Skėnderbeun si syprinė pėr gjithfarėlloj konstruksionesh, dėshirash tė lindura qė nga Rilindja kombėtare e kėndej, historish me mbret e me shtet.

    Duket ata kanė vepruar edhe mė fort edhe mė me zemėrim kėshtu, sa mė shumė vepra shkencore qė janė botuar nė kėtė fushė, sa mė shumė pėrkthime qė janė bėrė prej historianėve tė vėrtetė tė ēėshtjeve shqiptare e ballkanase: nga Fallmerayeri te Hahni, nga Bue-ja te Ippeni, nga Shufflay te Babingeri e Schmitti.

    Ėshtė e pamundur tė rrėzosh me njė shkrim konstruktet e sendėrgjuara tė historiografisė shqiptare. Ato nuk janė thjesht 40 e 50-vjeēare. Ato janė sė paku 100-vjeēare: Mitologjia pėr Skėnderbeun zuri fill me Rilindjen tonė kombėtare. Tė etur siē ishin patriotėt dhe intelektualėt shqiptarė pėr njė shtet qė do t'i bėnte ballė rrezikut tė aneksimit prej fqinjėve sllavė jugorė e grekė, ata u kapėn fort pas njė figure qė, i humbur siē ishte nė katėr shekuj harresė, pranonte tani tė quhej edhe hero etnik-kombėtar edhe kryetar i njė shteti thjesht shqiptar.

    Ai i gjori, qė edhe eshtrat i humbėn, pranonte gjithēka. Oliver Schmitt vėren (pasi ka shtjelluar se nė shek. 19 Skėnderbeu ishte frymėzues edhe pėr lėvizjet kombėtare tė fqinjėve tanė joshqiptarė): "me kthimin e kultit tė heroit nė Ballkanin perėndimor shqipfolės nė fund tė shekullit 19, ai u kthye nė atė dukuri ekskluzive shqiptare, qė aktualisht ėshtė mbizotėruese dhe shumė e larguar nga figura historike".

    Pėr njė mbret ishte i dėshiruar edhe Imzot Noli nė biografinė e tij "Historia e Gjerq Kastriotit Skėnderbeut, mbretit tė shqiptarėve" (Boston 1921), aq sa iu errėn sytė para sajesės "Anonimi i Tivarit" tė priftit falsifikator Biemmi dhe e ndėrtoi Skėnderbeun e tij praktikisht mbi kėto fantazi. Por siē e vėren, me shumė detaje, Schmitti, kulti i Skėnderbeut do tė merrte pėrmasat e veta mė irreale nėn pushtetin komunist, si projeksion nė Mesjetė i vetizolimit tė Shqipėrisė dhe simbolit tė kėshtjellės anė Adriatikut qė u bėn ballė gjithė sulmeve tė botės armiqėsore.

    Urojmė qė botimi i kėsaj monografie, me vėshtrimin e saj depėrtues dhe shumėplanėsh, me dokumentacionin jashtėzakonisht tė pasur qė sjell (bashkė me njė numėr dokumentesh tė panjohura), me analizėn kritike tė biografėve tė parė dhe atyre modernė tė Skėnderbeut, me zbėrthimin e skėnderbejadės nacionaliste-komuniste, tė sjellė dalėngadalė nė vendin tonė njė Skėnderbe qė hyn e rri brenda figurės reale si shenjė e hapjes sonė tė vėrtetė drejt vetvetes dhe fqinjėve, si vajtje nė vend e kujtesės historike. /gazeta shekulli/

  7. #27
    ***
    Anėtarėsuar
    03-07-2008
    Postime
    851
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga RaPSouL Lexo Postimin

    Vetmia e tij nė vdekje dhe fama e pėrjetshme pas vdekjes. Ėshtė njė paradoks?

    - Nuk ėshtė paradoks, sepse flasim pėr nivele tė ndryshme. Niveli i parė ėshtė niveli historik, Skėnderbeu si burrė politik dhe jeta e tij qė pėrfundon me njė disfatė ushtarake. Nė fund tė jetės ai ka krijuar edhe njė kolaps demografik sepse Sulltani dhe ushtritė osmane e kanė shkatėrruar Arbėrinė tė paktėn zonėn e Tumenishtit, zonėn e Krujės, tė Matit, zonėn e Dibrės dhe kanė vrarė ose deportuar afro 65-75% tė banorėve. Ky ėshtė kolapsi demografik. Kemi si provė dokumentet osmane, dokumentet e Skėnderbeut, dokumentet perėndimore qė tregojnė tė njėjtėn histori. Nė tjetėr nivel ėshtė miti i Skėnderbeut si ideali i udhėheqėsit tė luftėtarėve nė malėsi jo vetėm pėr shqiptarėt po edhe pėr sllavėt e jugut sepse ai ka pėrjetėsuar idealin e luftėtarit dhe udhėheqėsin karizmatik nė Ballkan, nė tė njėjtėn kohė edhe si “athleta christi” nė perėndim dhe si ideal e burrė shteti nė Venedik. Pra nuk ėshtė njė paradoks, por ėshtė njė kalim nga njeriu historik tek miti. Skėnderbeu mbinatyror si tek kjo sallė e mesjetės nė Muzeun Historik Kombėtar e mbushur me replika, a nuk janė dėshmi qė shkenca e historiografisė shqiptare ėshtė nė krizė, sepse ėshtė e pashkėputur nga depolitizimi i djeshėm? Tė gjithė monumentet qė njohin shqiptarėt nė Shqipėri, por edhe ato qė janė eksportuar nė Kosovė dhe nė Maqedoni, janė prodhime tė realizmit socialist. Kjo ėshtė njė tendencė, njė trajtim i artit nėn komunizėm. Pėr fat tė keq nė Shqipėri nuk ka njė traditė artistike tė para luftės dhe tė gjithė shqiptarėt njohin vetėm njė traditė. Mendoj qė kėto monumente kanė njė mesazh shumė tė ashpėr dhe jo shumė njerėzor. Skėnderbeu ishte njė njeri i jashtėzakonshėm, por nė radhė tė parė ishte njeri, jo monument. Edhe historianėt e epokės komuniste kanė krijuar njė Skėnderbe me shembullin e Enver Hoxhės, si paraardhės i Enver Hoxhės. Kanė krijuar edhe idenė e njė vendi tė izoluar, shumė tė vogėl, idenė qė Shqipėria ka mbijetuar vetėm me forcat e veta. Natyrisht qė kjo ishte dhe ideologjia e epokės sė Hoxhės, por nuk ka tė bėjė me realitetin mesjetar. Historianėt qė tani po diskutojnė pėr interpretimin e historisė duhet tė kuptojnė me ēfarė metodologjie ėshtė operuar. Ėshtė koha pėr njė kritikė historiografike.
    Botuesi i librit me siguri qe ka mungese informacioni, nuk di te analizoje e krahasoje ose kerkon me ēdo kusht te demtoje figuren e larte te Gjergj Kastriotit me ane te shpifjeve. Gjergj Kastrioti ne vitet e fundit te jetes kishte forcuar pushtetin e tij, pra ishte formuar nje krahine solide, dhe e afte te mbrohej nga ekspeditat ushtarake turke. Fakt per kete jane vete humbjet qe pesuan turqit ne keto kohe kur Mehmeti i II ēonte ekspedita kunder keshtjellave ne Bosnje e Serbi.
    Gjergji nuk e izoloi vendin gjate viteve te fundit te jetes se tij. Fakt jane aleancat qe ai beri me princet dhe komandantet e ushtrive ballkanike, kunder ekspeditave te siperpermendura.
    Dhe nuk ishte regjimi komunist qe ngriti figuren e Gjergj Kastriotit, figura e tij ishte e ngritur ne Europe nga influenca e Vatikanit dhe nga albanologet Gjermane dhe Austriake. Regjimi komunist i dha vendin e duhur ne librat e historise Shqiptare, figures se Gjergj Kastriotit. Dhe intervista e zoterise, emrin e te cilit nuk e di dhe nuk me intereson shume, eshte thjesht nje nga ato mendime kritike qe jo gjithmone jane te vlefshme.

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,329
    Faleminderit
    26
    304 falenderime nė 230 postime
    Capacule qe flisni e shkruani shume po lexoni pak, nuk jeni duke folur per ndonje si puna juaj, jeni duke folur per nje profesor dhe albanolog qe i ka dedikuar te pakten 1 dekade librit te tij, dhe ka bere nje pune kerkimore te admirueshme, duke bere ate qe nuk e bejne dot historianet shqiptare: publikimin e te vertetes historike.

    Me duhet ta gjej dhe ta lexoj librin per te dhene nje mendim, por nga intervista e autorit bie dakord me te plotesisht. Historianet shqiptare (dhe ai ka parasysh Kristo Frasherin dhe monografine e tij per Gjergj Kastriotin) jane produkte te komunizmit dhe si te tille ata e shohin historine me syzet e epokes se komunizmit dhe ideologjise komuniste: ata mundohen ta portretizojne Gjergj Kastriotin si "shtetar" kur koncepti i shtetit per shqiptaret eshte i huaj edhe ne vitin 2008 e jo me ne shekullin e XV te mesjetes.

    Jam plotesisht dakord me autorin, bile mu be qejfi qe ai konfirmoi observimin tim te hershem, qe "Gjergj Kastrioti nuk eshte nje bust" qe i sherben mitizimit apo keqperdorimit te tij per motive politike, nacionaliste apo per te fryre gjokset krenare te shqiptareve kokeboshe. Gjergj Kastrioti eshte heroi yne kombetar, dhe jeta e tij duhet njohur dhe marre si shembull inspirues per te gjithe ne qe e quajme veten pasardhes te tij. Prandaj nuk duhet ti ngrejme vetem buste qe jane replika te realizmit socialist, duhet me pare te mesojme te verteten e jetes se tij, kush ishte, cfare besonte, perse luftoi, nga doreshkrimet e kohes dhe nga vete dora e tij.

    Pika e vetme per te cilen une nuk bie dakord me autorin, eshte interpretimi i tij se "Gjergj Kastrioti e nisi luften me Sulltanin pasi ky i vrau te atin." Kjo nuk do te thote se ambasadoret e diplomatet e Kastriotit apo te huaj nuk e kane nxjerre kete si shkak te luftes, dhe doreshkrimet mund ta nxjerrin kete fakt ne drite me te drejte. Ky fakt duhet pranuar. Por ajo qe nuk mund te pranohet eshte se ky ishte shkaku i vetem i luftes. Aspak. Bile ajo qe e hedh poshte kete argument eshte Beslidhja e Lezhes, dhe prania e fisnikerise shqiptare atje, jo vetem Kastriotit. Ashtu sic e hedh poshte kete pretendim faktin se luften kunder turqve i pari nuk e nisi Gjergj Kastrioti, por Gjergji i Madh, Gjergj Arianiti, qe me vone do ti jepte vajzen Androniqin, per grua Gjergj Kastriotit.

    Nese dikush mund te publikoje kapituj nga libri ne forum apo te ndihmoje me blerjen e tij, do tu ishim mirenjohes.

    Albo

  9. #29
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,532
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ben Andoni

    E kishte mbaruar. Kur ne fund, i hodhi dhe nje sy nje dokumenti te fundit sllav, qe kishte mbi tavoline. Hakmarrja e Skenderbeut nuk filloi si rastesisht, por kishte nje fillese. Vrasja e te atit kishte lene mbrese te ai, qe do t'i sillte per 25 vjet andralla pa fund Osmaneve ne Ballkan. I duhej ta rishkruante historine e tij. Pak me pas, historiani i njohur rrefen sesi ka marre pjese ne nje komplet me Mehmetin, me ate qe do te jete pak me vone dhe armiku i tij me i madh. E keshtu me radhe.

    Keshtu qetesisht, me nje rrefenje dhe me nje shqipe te rregullt ka filluar dje prezantimin e monografise se tij studimore 'Skenderbeu", Oliver Jens Schmitt ne Pavionin Mesjetar te Muzeut Historik Kombetar ne Tirane. E perkthyer me kujdes nga Adrian Klosi dhe permes nje pune gati dy vjecare, studimeve te Skenderbeut i eshte shtuar dhe nje botim i ri, qe ka lidhje me heroin tone kombetar. Ai eshte pare ne nje optike tjeter, krejt ndryshe nga ajo qe jemi pare deri tani. Schmit ka pare me kujdes Kuvendin e Lezhes, diplomacine e Skenderbeut dhe elementet e tjere. Ka ndjekur burimet arkivore perendimore dhe ka nje bibliografi, qe duhet thene se e respekton shume vepren e tij.

    Libri eshte i ndare ne pese pjese. Pjesa e pare eshte e titulluar "Burri nga Dibra" dhe hedh drite per fillesat e tij. Pjesa e dyte ka lidhje me karizmen e tij, tradhtine, rivalet dhe elementet e brendshem te pushtetit te tij; ne pjesen e trete kemi perballjen e tij si nje Hero i Rilindjes Evropiane; ndersa pjesa e katert eshte Lufta Totale. Ne pjesen e peste qe afrohet me shume me imazhin ngritur ne ditet tona eshte e ashtuquajtura "Fama Pereniss"...qe ai e ndan ne Kujtimi, harresa dhe rikujtimi...Libri ka nje dokumentacion te pasur dhe nje bibliografi te admirueshme...Schmitt i eshte dashur te shpjegoje se figura e Skenderbeut nuk eshte c'mitizuar, ajo eshte ripare ne nje optike ndryshe.

    "Une nuk do te flisja per "ridimensionim", por nje ri-interpretim. Ne fakt, kjo pyetje eshte shume komplekse dhe nuk eshte e mundur, qe ta permbledh ne hapesiren e pak reshtave. Skenderbeu vete pati mundesine qe te vizitonte Dubrovnikun (Raguzen), Napolin dhe Romen, qe ishin qendrat kryesore te informacionit dhe te kultures se Rilindjes. Keshtuqe, ai u be i dukshem per eliten italiane, qe kishte zakonisht nje vizion te vagullt per zhvillimet politike ne Ballkan. Atehere, si vasal i Mbretit te Napolit, Skenderbeu perfitoi shume nga rrjeti diplomatik i Napolit ne Evrope: lidhjet e tij me Burgundine, per shembull, do te kishin qene gati te pamundura pa mbeshtetjen e Napolitaneve", ka thene ai.

    Skenderbeu filloi qe heret qe te nderkombetarizoje kryengritjen e tij kunder Osmaneve duke derguar delegacione ne gati te gjithe Oborret kryesore ne Shtetet e Jugut dhe Perendimit te Evropes. Bujaret e tjere e humben kete makine kaq te sofistikuar, megjithate te gjithe kishin perfaqesuesit e tyre diplomatike neper Evrope. Duhet te theksojme, megjithate, qe ata kishin nje politike strategjike shume me pak te paster se qendrimi i Skenderbeut ne drejtim te Osmaneve: Dukagjinet gati per cdo vit ndryshonin krahun; Aranitasit ishin nje familje ortodokse dhe kur nuk shkuan drejt Katolicizmit ashtu si beri Skenderbeu; Topiasit gati ishin asgjesuar ne Luften e Beratit me 1455, ndersa Muzaket thjesht nuk luanin ndonje rol te rendesishem. E vetmja familje, qe terhiqte shume interes ne Itali, per shkak te fuqise ushtarake ishte Familja e Dukagjineve, ka sqaruar ai.

    Eshte folur fare pak per historine e "Skenderbeut" te Kristo Frasherit, ndersa radha e gjate e historianeve te pranishem thjesht i kane bere elozhe pa fund vepres se mire te z.Schmitt. E cila duhet thene se eshte nje kontribut i madh ne keto studime.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,408
    Faleminderit
    208
    11 falenderime nė 10 postime
    Citim:
    Njė temė tjetėr e rėndėsishme ėshtė edhe analiza e Marin Barletit, i cili nė mjaft pika ėshtė shumė mė i besueshėm nga sa ėshtė menduar deri mė sot: Barleti mė njėrėn anė pėrdor modele rrėfimtare nga letėrsia antike, tė cilat ishin nė modė nė Italinė e Rilindjes sė shek. 15; mė anė tjetėr gjejmė tek ai shumė pėrfytyrime dhe mėnyra tregimtare pėr heronjtė idealė sikurse ndeshen nė epikėn nė vargje tė Epirit, ku jetonte nė shekullin 15 njė popullatė e pėrzierė greke, arbėre, sllave, vllehe dhe italiane. Kėto krahasime tė ndihmojnė tė kuptosh pėrse gėzonte Skėnderbeu nė Ballkan njė famė kaq tė madhe

    Citim nga ; genesis;
    Shpresoj te kete burime dhe per kete pjesen ketu.

    Citim nga une kreksi;

    Genesis nuk e ka patur kaqe me kete kur ky autor i fryen eres andej nga paguhet me shumė se sa historianet shqiptar dhe rrethekon terrenin e tij per nje
    gjunjezim te histrorise shqiptar duke e krahasuar shqiperine me nje fshat te thjeshte delmat !
    Pastaj vete trgon fakti se ku e ka qellimin ky autor i Ri, te mohoje sa me keqe figuren e heroit tone kombtar gjoja se ai paska luftuar per interesa financiare !!!

    Mua me intereson se cilet jane keta intelektualet tane qe e mbeshteten kete njeri ?
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty, por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-02-2008
    Postime
    28
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ate qe shteti i Skenderbeut nuk ishte shtet demokratik ate e dime. Edhe qe skenderbeu ka udhehequr me doren te hekurt kte e dim . Po ta shofesh edhe nga aktet juridike dhe nga faktet historike dhe betejave te ndryshme . Shteti i Skenderbeut ( i ka ngelur kshu sepse kjo eshte quajtur epoka e arte e skenderbeut po jo se cdo meter katror i perkiste skenderbeut) ishte nje shtet federativ dhe ajo qe eshte pershkruajtur per territorin qe ishte ne varesi te ketij shteti ne vitet 60 ' ku ishte dhe ripajtimi me leke dukagjinin i cili udhehoqi edhe betejen e kirit qe ishte beteja e fundit para vdekjes se skenderbeut e cila perfundoi me fitoren e ushtrise shqiptare. Pra kemi patur de facto nje mbreteri feudale autonome e cila kishte njesit e veta ku kishte udheheqesit e saj lokal dhe karakteristik e mbreterive feudale ishte qe mbreti ishte edhe udheheqesi lokal me i forte dhe de jure ishte vasale e Napolit po per arsye qe u permenden edhe me lart qe skenderbeu e perdori kte si forme per te fituar sa me shum aleat ne perendim. Un mendoj qe bazimi vetem ne dokumente te huaja dhe jo shqiptare ka bere qe studimi te jete pak i njeanshem. Dmth sipas Oliver Schmitt Marin Barleti , autori qe ka qen me afer me periudhen e skenderbeut sic i thone : ''Ja ka fut kodra mbas bregut''.

  12. #32
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Mosha
    27
    Postime
    5,737
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Teknikisht, nga ana juridike, shteti shqiptar nuk ekzistonte si diēka e pavarur. Skenderbeu (si me pas edhe shumica e princave te Leges se Lezhes) ishin vasalle te Alfonsit te Napolit.
    Marrėveshja e Gaetės mes Skenderbeut dhe Alfonsit ka kėto pika:

    1. Pa u ēliruar e tėrė Shqipėria nga forcat turke, Skenderbeu nuk bėhet vasal i Alfonsit.
    2. Marrėveshja pėrfundon me vdekjen e njėrės nga palėt.

    Shqipėria nuk u ēlirua asnjėherė plotėsisht nga forcat turke, pra kishte troje qė ende sundoheshin nga turku. Prandaj edhe Skenderbeu asnjėherė nuk u bė vasal i Alfonsit. Pastaj vdiq Alfonsi, dhe marrėveshja pėrfundoi.

    Pas vdekjes sė Alfonsit, djali i tij Ferdinandi u zu ngushtė, aq ngushtė sa Skenderbeu i ndihmoi edhepse Shqipėria kishte rrezikun nga turku.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,408
    Faleminderit
    208
    11 falenderime nė 10 postime
    Ne gjithemon do kemi me keto mashat qe i sherbejne armiqve, gjoja se bejkan pune te madhe keta perkthyes, si nuk iu vien turp qe edhe emrin e Gjon Kastriotit e perkthjne nga shqipja ne slalvishte, Ivan apo se keshtu qenka e shkruar ne referanca ?
    Ne nje shkrim te ktyre biografeve fakti eshte se permendet kusheriri i ballaban Pashes qe perndryshe Ballaban Badere ku autori Francez lavardin thote se Balalban badere ishte kusheriri i afert i Ican apo Ivan Kastrioti por edhe nese keshtu e quanin te huajt Gjon kastriotin mirepo ne shqipe nese perkthehet ky liber ai perkthyes eshte i detyruar qe te shqieroje kete emer per hire te drejtesis dhe kombit e jo tua mbaje krahun sllaveve !

    Une kam lexuar mjafte libra te tija ku autoret latine te atin e Gjergj kastriotit shpeshehere e quajne edhe edhe me emra tjere por ata duhet shqiperuar se keshtu e njohim ne ne histrorine tone shqiptare, nuk e di se ku e ka hallin ky Ardian kllosi ?

    Qe ketu poshte edhe disa referanca te duhura;
    http://renesancailire.blogspot.com/2...pas-shmit.html
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty, por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  14. #34
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,999
    Faleminderit
    0
    312 falenderime nė 210 postime
    Disa pjese te librit po postohen nga antari White Knight ne kete teme: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=102013

    Diskutimet mund te vazhdohen ketu ndersa tema ku ai po poston do ishte mire te mbetej e paster. Me pas ato mund ti ribashkojme.

    Faleminderit

  15. #35
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,586
    Faleminderit
    0
    9 falenderime nė 6 postime
    Per Skenderbeun jane shkruar mbi 300 vepra te ndryshme,qofshin keto historike apo romantike.Nuk e kuptoj pse u dashka mare ky liber si me i ploti,me i drejti?
    Apo pse bie dakord me teorite antishqiptare qe jane elaboruar ne akademite fqinje qe disa shekuj me pare?Si gjithmone dalim aty ku duan ata: qe shqiptaret nuk jane te zote te kene shtet apo aftesi shteformuese si te tjeret,por ata mbeten barinj te eger,vrases mizore,hakmares primitive... e gjepura me oke.
    Une nuk kam me durim te merem me keta palaco si puna e Adrian Klosit,qe kerkon te na mbush mendjen se i ati i Skenderbeut nuk ishte shqiptar sepse sipas tij emri i tij shkruhet Ivan, dhe jo Gjon.Idiotesia eshte e permasava frikesuese.
    A ndoshta harrroi Klosi se emrat shkruheshin sipas gjuhes perkatese qe shkruhej ne ate kohe ne Europe.Shtet shqiptar nuk kisht as gjuhe te shkruar shqip,te pakten jo ne ato permasa sikur ne vende te tjera.Pra eshte normale qe emrat ndryshojne.Sa per dijeni ne shkrime te ndryshme emri i Gjonit shkruhet ne disa variante: Joan,Juvan,Ivan,Jan,Jean,Johannes,Giovanni etj.Pra pse ngul kembe Klosi se varianti Ivan eshte dhe se luan topi.Si shjegohet qe ne nje rast shkruhet Ivan Kastrioti,por shkruhet Joan Muzaki,kur ne fakt te dy kane te njejtin emer?Me pak fjale kesaj i thone turp.Turp,bile turp i madh te mundohesh te zhvleresosh figuren e Skenderbeut.Enver Hoxha mund te kete qene burri me i keq i historise tone,por te pakten nuk shkoi kaq poshte sa po shkojne disa.Serbet e greket e deshen te tyrin,por kur e pane qe nuk munden atehere thane qe le banalizojme figuren e tij.Shqiptari me pak fjale sipas Klosit me kompani dhe shume palla si puna juaj ketu ne kete forum na thojne se shqiptari nuk ka asnje motiv qytetarie,por edhe kur lufton per liri,ne fakt ai shtyhet vetem nga motive
    personale.Ne fakt ky zoteria qe shkruan kete liber( ky zviceriani) duket si nje aventurier i shekullit te 18te apo 19te,qe ka lexuar dicka per Shqiperine dhe shqiptaret,dhe vendos te shkruaj nje liber ku me shume dominon fantazia e tij sesa faktet apo gjykimet objektive.Lexoni intervisten e Kadarese,dhe do te shihni se c'mendon ai per keta si puna e Klosit.Megjithese nuk do te habitesha fare sikur te lexoja se edhe Kadare frymezohet nga kanuni barbar dhe qe eshte nje nacionalist i cmendur kosovar.Turp te gjithe atyre qe mohojne babain e identitetit tone kombetar.Mbaheni mend mire, do t'ju vije turp nga vetja pas disa dekadash kur t'ju hapen syte,por do te jete vone.Me dukeni si ata qe u turren me flete rrufe kunder kishave dhe xhamive ne vitet 67-68,por qe sot ulin kokat dhe u vjen turp te identifikohen me ate kohe.

  16. #36
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,532
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    A ndoshta harrroi Klosi se emrat shkruheshin sipas gjuhes perkatese qe shkruhej ne ate kohe ne Europe.Shtet shqiptar nuk kisht as gjuhe te shkruar shqip,te pakten jo ne ato permasa sikur ne vende te tjera.Pra eshte normale qe emrat ndryshojne.Sa per dijeni ne shkrime te ndryshme emri i Gjonit shkruhet ne disa variante: Joan,Juvan,Ivan,Jan,Jean,Johannes,Giovanni etj.Pra pse ngul kembe Klosi se varianti Ivan eshte dhe se luan topi.
    Po e lexoj librin dhe ndoshta pas 2 apo 3 ditesh do arrij ta postoj edhe pjesen tek emri "Ivan".Tani po e lexoja keshtu perciptazi dhe u skandalizova per keto gjera shqetesuese.Por c fare me trembi me shume tek ky liber eshte qe autori thote qe Muzakajt e quanin Gjergjin serb ndersa murgjit serbe te manastirt te Athosit e quanin arber.E quan me "sjellje serbe" me pak fjale.Shpresoj qe se shpejti te arrij me postimet tek ajo faqe pasi nuk eshte larg, tek faqja 40 me duket.

  17. #37
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,532
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nje gje s po marr vesh."Arbėria Venedike" e pashe kur isha tek panairi i librit te marten dhe ngjitur me te ishte edhe libri i Schmitt "Skenderbeu" qe e shiste Ardian Klosi personalisht.Tani s po e marr vesh une.Jane i njejti liber por me 2 emra te ndryshem apo jane libra te ndryshem nga njeri tjetri?

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,408
    Faleminderit
    208
    11 falenderime nė 10 postime
    Ne kater anet e botes shqiptare ky libri i Shmitit ka shkaktuar polemika qe askush nuk do ti priste.
    Ku eshte problemi, pse athue erdhem deri ketu qe nje autor i huaj te na mesoje historine tone kombetare ?
    Une mendoj se edhe autoret apo historian tane shqiptar kane qene te njohur me keto te dhena qe sjell autori zvicrane ne kete liber mirepo qeshtja eshte tjeter se asnjeri prej autorve shqiptar ndoshta nuk ka marrur guximin qe te shkruaje apo te shtoje diēka tjeter mbi historine e Gjergj kastriotit te mbiquajtur Skenderbeu ngase ata e dinin forte mire se do priteshin keshtu njesoj si u prite Shmiti para publikut me kete liber.
    Tek e fundit Shmit nuk sjelli fakte te reja aspake sepse keto te dhena dihen mire nga autoret me te vjeter qe botuan libra te shumta mbi jeten e heroit kombtar Skenderbeu.
    Te permendim vetem nje botim te vitit 1604 qe i bie 130 vite pas vdekjes se heroit, autori Jaque Laverdin e pershkruan jeten e Gjergjit aqe bukur sa qe veshtire te gjindet ndonje veper e ketij niveli edhepse eshte ne frengjishte te vjeter lexohet shumė lehtė, ka me se 500 faqe ku secili sot ka mundesi ta regjistroje ne kompjutetin e tij nga Google livres.com apo Google books.com ne rrjetin e internetit qe perpara mezi qe eshte gjetur ne biblioteka te veēanta.
    Ky liber lexohet dhe studiohet ngadale duke marrur shenime sepse eshte i shkruar me germa latine te asaj kohe qe ka pakez veshtersi per lexuesin, si pershembull, aty ku hasim tek shkronja "I" qe sot pas 4 shekujve lexohet ndryshe pra "J" por edhe "gerrma "v" sot lexohet "u" per te kuptuar leximin.
    Prandaj kur hasim tek ky liber emrin e babait te Gjergjit aty shkruhet keshtu; "Iean" qe ka kuptimin e sotem "Jean" qe duhet te thuhet "Zhan" gati te pa shqiptuar "n"-i ne fund.
    Njashtu jane te cituar ne kete liber edhe personalitetet tjera te kesaj epoke si; "IEAN PALEOLOGUE" = Perandori i Constantinopojes, "IEAN HUNYAD"=Princi i transilvanise e pastaj gjenerali i ushtrise krishtere hungareze, polake e tj. pastaj kemi edhe "IEAN CASTRIOT" Mbret i Epirit dhe i Albanisė.
    Pra per epoken te gjithe keta emra eshte dashur ti shkruajne me germa te epokes secili ne gjuhen e tyre. Per ne shqiptaretqe ne ate kohe nuk patem shkrime veshtir ka qene se si te shkruhet emri "Gjon" apo "Gjergj" perpos me shkronja latine psh; per Gjergj shkruhej "Georgevis" apo nganjehere "GEORGES" por kjo s'do te thote se keta persona ishin te nje kombesie se po ti lexojmi keta emra sot veshtire se do gjenim se ciles kombesi i perkisnin perpos se ceket ne kete liber per secilin se nga ishte dhe qfare kombesie kishin keta prijsa.
    Ne disa libra tjere emrin e Gjon Kastriotit e gjejmi te shkruar edeh ndryshe, me shkronjen" J" si "JOVAN" per ne sot nese e lexojmi ne shqipe por ne fakt gabohemi shume sepse per ate kohe shqiptohej "Ghovan" apo si te dojmi=Xhovani por me e drejta do ishte Xhuvani sepse "v"=U qe del ne shqipen e sotme keshtu=Xhuvani".
    Mirepo ku eshte problemi sot ne lidhje me keto botimet e sotme te gjuhes shqipe ?
    Pasi qe autori na qenka nje i huaj, ai s'ka bere pune tjeter vetem se ka kopjuar emrin qe ka gjetur ne keto libra apo arkiva si thot ai, dhe e ka shkruar librin ne gjuhen e tij frenge apo gjermane ku pastaj ia ka dorzuar perkthyesit kete dorshkrim ashtu komplete per ta shqiperuar dhe ne funde botuar kete liber.
    Perkthyesi nese ka qene shqiptar dhe perkthyes i mire kur e ka hapur kete dorshkrim apo kete liber ai e ka pere se emrat e permendur duhet patjeter te shqiperohen ashtu siē i kemi mesuar deri me sot ne shqipen moderne e jo ti leje ashtu nga origjinali ose se paku ti veje ne thojza ku pastaj ku me poshte do te jepte spjegimin e duhur rrethe ketij interpretimi.

    Kush mban fajet per kete keqeinterpretim me se shumti, autori i ketij librit apo perkthyesi ?


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 23-11-2008 mė 11:26
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty, por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,408
    Faleminderit
    208
    11 falenderime nė 10 postime
    Duke patur parasysh se shkrimet para 400 vitesh ishin ne alfabetin lati qe ndryshon ne disa raste me gerrmat e sotme dhe ky autori Shmit e ka marrur menyren me te lehte te interpretimit ashtu si e ka gjetur nga origjinali e ka vendosur ne liber mirepo perkthyesi yni eshte dashur te beje te veten sepse ne gjuhen shqipe kur perkthehen keta emra njerzesh atehere duhet patur kujdes se gerrma latine "I" sot po te botohej nje botim i ri ne frengjishten e re nga ajo e vjetra patjeter se duhet te ndrrohet edhe kjo I-ja e cila shendrrohet ne "J" por qe ne shqipe do te ishte krejt tjeter shenja ose do e shkruanim me "Xh"
    ose me " Gj" tjeter ku do lexonim; nga IVAN ne shqipe do dali Xhuan ose Gjuan qe eshte me e aferta kah Gjon se sa kah Ivan !
    Mirepo edhe tek gerrma "v" aty nga mesjeta kishin tjeter kuptim por sot kan tjeter qe ne vend te "v" duhet zevendsohet me gerrmen "u" e "i"-ja me "J" atehere do iu kishim shmangur ketyre polemikave te cilat linden ndoshta edhe me nje qellim...
    Te marrim shembull mbishkrimin e vjeter latin mbi varrezat e vjetra por qe edhe sot vazhdon e njta tradite sa i perkete mbishkrimit ne stella te varrezave tek krishteret;
    Inicialet apo shkurtesen qe e hasim shpesh tek shkrimi "INRI" si duhej te shkruhej sot ?
    Sipas rregullave duhet ndryshuar.
    Duke filluar nga gerrma e pare
    "I" =Jezusi
    "N"=Nazaretit
    "R"=Rex(mbret)
    "I"=Jahudive(Jude=province e palestines)
    Pra si e shifni shkrimi eshte ndryshe kurse interpretimi del ndryshe qe nganjehere nga te mos eksperimentuarit qone edhe deri tek perplasjet ne polemika si kjo qe njohim tek perkthyesi i autorit Shmit.

    Sidoqofte, keqeinterpretimi dhe leximi i gabuar nga ky autor i ri dhe mos kujdesja apo kokefortesija e perkthyesit tone te njohur kane sjellur nje polemike te panevojshme ku fajin me te madh e ka Ardian Kllosi se ai e din fare mire se si jane rregulalt por qe se kete here zemra i ka rrahur ne anen e djathe kah e mbrapshta dhe pakurrfare nevoje mirret tani me mbrapshstira te pa arsytueshm
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty, por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  20. #40
    ..... .....
    Anėtarėsuar
    11-05-2008
    Postime
    2,532
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Te vazhdojme pak me analizen e shkurter.
    Schmitti e quan Skenderbeun deshtak ne vitet 1444-1448.
    Sipas Schmittit Gjergj Kastrioti e humbi luften me Venedikun per Tivarin venedikas.Sipas tij Kastrioti humbet 1600 nga 7000 luftetare qe kishte.Ketu sipas tij ai ben aleanca me Despotin serb te Brankoviqit kunder Venedikut.
    Deshtimi vazhdon me humbjen e Svetigradit ku Kastrioti nuk u tregua i afte per ti terhequr vemendjen osmanve nga portat e Svetigradit.
    Deshtimi i trete ishte lufta e dyte e Fushe Kosoves.Ku sipas Schmittit Kastrioti u vonua kot se koti ne lufte me venedikasit dhe nuk do ishte kurre ne kohe per ne Fushe Kosove ne ndihme te Huniadit.Hedh hipotezen qe Brankoviqi edhe s mund ta kishte penguar,por gjithsesi Schmitti eshte i idese qe Kastrioti e kishte te pamundur te arrinte ne kohe.Ketu permend edhe interesat e Brankoviqit qe Kastrioti mos arrinte ne kohe, te cilat ishin fuqizimi i hungarezve te Huniadit dhe Despotati serb donte te shijonte protektoratin osman.Viti 1448 ishte vit i bekuar per serbet.
    Sipas Schmittit beteja e dyte e Fushe Kosoves vendosi fatin 450 vjecar te Ballkanit.

Faqja 2 prej 35 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Oliver Jens Schmitt "Skenderbeu"
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-09-2011, 15:40
  2. Gjergj Kastrioti - SKĖNDERBEU (1405-1468)
    Nga biligoa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 04-03-2010, 14:58
  3. Nju Jork: Promovohet Albania Media Center
    Nga brooklyn2007 nė forumin Shqipe nė SHBA
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 15:01
  4. Tirana ka nevojė tė promovohet
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 07:46

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •