Pėrshėndetje tė gjithėve! Jam Oriola nga Vlora dhe po afishoj faqet e para tė romanit Lotėt e Trėndafilit tė shkrimtarit Stavri Pone. Romani bėn fjalė pėr temėn e lirisė, tė dashurisė dhe tė shtypjes sė tė drejtave tė njeriut nė diktaturėn komuniste nė vendin tonė. Do tė kisha kėnaqėsi tė dija pėrshtypjet tuaja.
Romani fillon me kėto dy citate:
Liria e individit nuk ėshtė dhuratė e qytetėrimit. Ajo ka qenė ndjenja mė e madhėrishme pėrpara se tė kishte lindur ēdolloj qytetėrimi.Zigmund Frojd
Nga vetė natyra e saj, dashuria ėshtė hyjnore dhe pikėrisht pėr kėtė arsye ajo jo vetėm ėshtė jopolitike, por antipolitike, dhe ndoshta ėshtė mė e fuqishmja nga tė gjitha forcat antipolitike njerėzore.
Hana Arendt
Faqet e para:
1
Dola nga burgu mė 17 mars 1991, ditėn e enjte, dhe nė darkė vonė mbėrrita nė qytetin tim, nė shtėpinė time nė lagjen 1 Maji, ku isha lindur, kisha kaluar fėmininė, adoleshencėn dhe vitin e parė tė martesės. Pjesėn tjetėr tė kohės, deri kur mė arrestuan, e kisha kaluar nė fakultet dhe nė shtėpinė e tezes sime, Zogės, qė unė e ime motėr Flora i thoshim jajė.
Unė, libert (1) i shekullit tė 20-tė, i mbijetuar i fshesės sė hekurt tė spastrimit komunist, vija nga burgu gjysmė i ēmendur. Hiq para-burgimin, gjithė kohėn e burgut, 10 vjet e 3 muaj, qė ishte mė pak se gjysma e kohės sė dėnimit tim total prej 22 vjetėsh bashkė me ridėnimin, e kisha vuajtur nė njė kamp nė thellėsi tė maleve nė Veri. Si i ridėnuar mė duhej tė bėja edhe 12 vjet tė tjerė. Babi dhe jaja kishin vdekur kur isha nė burg.
(1) skllav i liruar
Nuk e harroj atė natė kur vura kėmbė sėrish nė qytetin tim pas kaq vitesh. Kur zbrita nga autobusi mė priste Flora me tė shoqin, Nardi Sofronin, dhe desha tė shkoja te shtėpia e jajės, po Flora mė tha me lot nė sy se ajo nuk ekzistonte mė, e kishin prishur dhe nė vend tė saj kishin ndėrtuar njė kopsht fėmijėsh, kėshtu qė kot tė shkoja. Gati ulėrita, mė theri nė zemėr, mė plagosėn ciflat e kujtimeve pėr tė dhe u nisa tė shkoja, doja tė shihja se mbase kishte mbetur diēka prej saj, njė pjesė gardhi, ose akacia. Po akacia? pyeta Florėn duke britur dhe ajo mė pa me shqetėsim. Akacia? mėrmėriti. Ērėndėsi ka akacia? Nuk ka rėndėsi, po dua ta di: ėshtė apo e kanė prerė. Nuk e di, tha e pasigurt, mė duket se ėshtė.
U gėzova dhe ndjeva tė mė rigonin lotėt faqeve deri nė mjekrėn e dendur, qė kishte filluar tė thinjej. Tė paktėn tė ketė shpėtuar akacia, lutesha me vete, dėshmitarja e heshtur qė mė ishte ngulur thellė nė shpirt, qė lidhej me diēka tė shenjtė, anėn e jashtme tė sė cilės Flora e dinte, po jo tė brendshmen, se njeriu ka edhe njė anė tė brendshme thellė qenies sė tij, qė e quan nė fshehtėsi tempull, altar, qė nuk shembet kurrė ēfarėdo shembjeje ti ndodhė objektit qė lidhet me tė dhe akacia, bukuroshja ime, qė mė ishte shfaqur nė pamjen e saj reale pėrpara syve edhe nė burg, edhe nė kthjelltėsitė e ēmendurisė sime, dhe qė kishte qenė e vetmja gjė qė mė ngushėllonte, mbase kishte mbetur. Kisha besuar se njė ditė do ta shihja dhe pamja e saj do tė bėnte ēudinė, do tė mė shėronte nga makthet dhe turbullirat e mia.
Iu binda Florės dhe nuk shkova tė shihja mungesėn e shtėpisė sė jajės, por, bekuar qoftė, atje qe ngritur njė kopsht fėmijėsh dhe lutesha qė ata fėmijė tė mos pėrjetonin kurrė dhimbje si tė miat, qė historitė si imja ti mėsonin vetėm nėpėr libra, le ti quanin edhe pėrralla, po veē tė mos e njihnin vuajtjen nga diktatura.
Flora dhe Nardi mė kapėn nga krahėt dhe morėm rrugėn e shtėpisė, ēka e kuptova se po ecnim mbi urėn qė lidhte sheshin pėrpara bankės me rrugėn e Patosit. Nardi mbante thesin tim tė vogėl, tė ronitur e tė ngrėnė, qė kishte brenda ēikėrrimat qė i kisha pėrdorur nė burg si dhe atė palo thesar, qė mezi e kisha shpėtuar - Biblėn e atė Palit dhe bllokun me esetė qė kisha shkruar nė burg e qė do tė mė vinte keq po tė mė kishte humbur.
I hodha njė sy Florės, fytyrėn e bukur tė sė cilės ma shfiguronte perdja e lotėve. I kishte ikur freskia e dikurshme, megjithatė mbahej, ishte po ajo fytyrė e dashur, me sy tė mėdhenj, tė zes, me hundėn tė hollė e tė harkuar hijshėm, paksa majuce, me buzėt e plota qė vetėm dinin tė qeshnin, pastaj pashė nga Nardi, babaxhan burrė, i urtė e i qetė, me flokėt bojė kashte me onde tė shtruara me zor, me sytė e pėrhimėt e me atė zėrin buēitės qė i magjepste spektatorėt kur dilte nė skenė.
Kur po i afroheshim shtėpisė Flora mė tha se me ardhjen e demo-kracisė e kishin marrė prapė nė punė si aktore nė teatrin e qytetit, ēka mė gėzoi pa masė. E ndieja veten fajtor: pėr shkakun tim kishte vuajtur shumė, jo vetėm ajo, por edhe familja ime. Prindėrit vėrtet nuk i kishin nxjerrė nga puna, mamanė e lanė nė punėn ku kishte qenė, kuzhiniere nė njė kopsht fėmijėsh tė lagjes, dhe babin hidraulik nė Komunale. Si rregull duhej ti kishin internuar, ti kishin degdisur nė ferma a kampe tė internuarish, po nuk e kishin bėrė dhe nuk e di pse. Vetėm Florėn kishin hequr si aktore, kurse Nardin jo. Kishte raste kur diktatura tregohej disi e mėshirshme, me siguri pėr tė mirėn e saj, jo tė njerėzve, pėr ta zbutur sadopak imazhin e llahtarshėm tė egėrsisė pėr tė cilėn me siguri ishte mė se e vetėdijshme.
Po binte muzgu kur mbėrritėm nė shtėpi, nė shtėpinė e fėminisė dhe tė rinisė sime tė parė, ndėrtuar nė faqen e kodrės, nė njė pjerrinė tė butė nga ku hapet njė peizazh i mahnitshėm qė edhe natėn tė rrėmben me magjinė e tij, ku shtėpitė matanė rrugės sė Patosit, ashtu tė vogla e tė strukura mes pemėve e hardhive, por edhe tė mėdhatė, disa pallate tė ndėrtuar rishtazi, qė para burgimit tim nuk ekzistonin, tė ngjallnin nė shpirt ndjenjėn e jetės, sidomos shtėpitė me kopshte, ah, dy njerėzit e parė tė botės nė kopsht kishin jetuar dhe ndoshta prej tyre e trashėgojmė genin e pėrjetshėm transhendental1, parahistorik, tė dashurisė pėr gjelbėrimin, pėr njė fije bari, pėr njė gjethėz tė njomė, dhe mbi ato shtėpi nuk kishte gryka armėsh, nuk flinte vdekja e gatshme tė zgjohej nė ēdo ēast, dhe qielli atė natė marsi, pėr fatin tim tė mirė, ishte plot me yje, jo yje burgu, mėshirues, qė ndonėse tė paburgosur na dukeshin tė tillė, tė dėnuar edhe ata, po njė qiell i lirė, jo vetėm pse kishte ardhur demokracia, por sepse unė po jetoja me harmoninė e vėrtetė tė natyrės, me paqen e saj qiellore qė tė krijonte nė shpirt njė ndjenjė prehjeje, nirvanėn e ėndėrruar prej vitesh, dhe tek pashė atė qiell tė lirė nga kopshti i shtėpisė sime, i bukur dhe ai, po jo sa kopshti i jajės, i thadruar thellė nė njė cep tė zemrės sime, u mbusha me ngazėllim dhe sikur erdha pak nė vete, se ēmenduria mė shoqėronte nė ēdo ēast dhe mė flakte pa mėshirė jashtė realitetit.
(1) qė kalon pėrtej ideve tė zakonshme, njohuri intuitive qė nuk lidhet me pėrvojėn konkrete
Shtėpia ngrihej mbi tarracėn e sipėrme - oborri ynė kishte edhe njė tarracė tė poshtme - pėrtej pemėve frutore dhe njė pjergulle tė madhe, kishte dy dhoma e njė kuzhinė, tė mėdha e plot dritė, ishte mbi njė metėr nga toka, me bimsa poshtė dyshemesė, me njė palė shkallė tė jashtme ēimentoje me shtatė shkallare, me parmakė betoni anash tė derdhur nė formė tė bukur, me njė verandė tė gjerė plot me lule, dhe nė verandė mė priste mamaja ime, Diella, me sytė e pėrshkėnditur si me rreze diellore, siē kishte emrin, kurse babi, Thomai, kishte kohė qė prehej nė varreza nė Mbyet, dhe u drodha tek pashė mamanė aq tė thinjur, aq tė vogėl, me ata sy mrekullisht tė dashur e tė ėmbėl, nė ngjyrė tė bruztė nė tė gjelbėr, sytė e mamasė sime qė ishin pasqyra e shpirtit tė saj tė pastėr, dhe mu hodh nė krah e mė tha, Tori, shpirt! U pėrqafuam, e putha me mall e i pėshpėrita, Mama e dashur, e ėmbla ime, shqiptaro-malazezja ime, shyqyr qė tė gjeta gjallė e shyqyr qė arrite tė mė shohėsh gjallė, se mund tė mos mė kishe parė mė kurrė, vdekja mė ka kaluar aq shpesh pranė, kėto i thashė me vete, jo asaj, po fati deshi tė mė ruante qė tė mė shihje ti, tė shihje djalin tėnd tė vetėm qė tu kthye nė shtėpi, jo krejt i shėndoshė, me mendjen tė gjysmuar, gjysma e tretur diku, nuk dihet se ku, ndoshta labirinteve tė mistershme tė trurit si tė galerive tė nėndheshme ku punova dhjetė vjet si skllav.
Hymė nė shtėpi e bėra dush. Ah, duart e arta tė babit, sa mirė e kishin ormisur atė dush, mė ēlodhi e ndjeva njėfarė qetie dhe shkova nė kuzhinė i veshur me rroba tė lara, tė buta, tė ngrohta, tė njomura me dashurinė e nėnės sime, me lotėt e saj gjatė mungesės sime tė gjatė e prapė iu hodha nė qafė dhe e puthja papushim dhe e pėrkėdhelja si fėmijė, gjithnjė e kam pėrkėdhelur mamanė, siē pėrkėdhelja edhe jajėn, Zogėn, motrėn e saj plakė, trimėreshėn, dukeshėn, atė zonjė grua, qė edhe ajo sėshtė mė, po qė mė kishte dashur si bir dhe e kisha dashur si nėnė.
Flora me Nardin ndenjėn deri vonė e po ashtu xhaxhi Vasili me tė shoqen, Lenėn, grua shpirtnjeriu, sė cilės i thoshim nao. Nuk e di pse nė fisin tonė pėrdornim ca emra tė veēantė se, pėr shembull, edhe gjyshes nga nėna i thoshim majė dhe gjyshes nga babai dadė. Pyeta xhaxhi Vasilin dhe naon pse si kishin marrė fėmijėt tė mė takonin, kishin njė vajzė e dy djem mė tė vegjėl, dhe mė thanė se djemtė ishin nė Greqi, nė emigracion, kurse vajza ishte martuar nė Shkodėr.
Xhaxhi Vasili kishte ende atė pamje tė sikletosur si dikur - ishte komunist ai, qe prekur nė sedėr kur nipin e kishin futur nė burg pėr politikė, pėr agjitacion e propagandė, ēka kishte shkaktuar rrėmet nė tėrė fisin, po ai kishte meritat e veta, kishte marrė pjesė nė Luftė qė 17 vjeē, kishte luftuar trimėrisht dhe burgimi im nuk e kishte cenuar fare emrin e tij tė mirė e tė panjollė si komunist, madje vazhdonte tė ishte jo thjesht komunist, po enverist i flaktė, megjithatė iu shmang bisedave politike. Kurse naoja mė shikonte me dhembshuri dhe hera-herės fshinte sytė. Mė donte shumė, mė kishte dashur qė i vogėl dhe ishte e lumtur qė mė shihte gjallė, por pikėrisht atė ēast, teksa po i pėrgji-gjesha me buzėqeshje ngrohtėsisė prej nėne tė naos dhe sytė mė ishin rrėmbushur nga njė perde lotėsh, tek shihja fytyrat e njerėzve tė dashur, rrezėllimin e gotave, reflekset e pijeve nė to, ca pikla tė derdhura nė njė pjatė e teksa dėgjoja tringėllimėn e lugėve e pirunjve, se Flora kishte pėrgatitur vėrtet njė festė, mė zuri ajo kllapia e mallkuar dhe u mėrgova nga gjithēka, u ktheva nė gjendjen time tė mjerueshme, e gjeta veten nė galeri tek mbushja vagonin me mineral nėn dritėn verdhane tė llambės me karbit dhe njė polic harbut mustaqexhufkė mė godiste ligsht me njė shkop gome nė sup e dhimbja ma ēante trupin mė dysh dhe duhet tė kem bėrtitur, Mos, ju lutem, Mos mė goditni, zoti polic, e mbusha vagonin, ja, nuk merr mė, por mustaqexhufka syegėr vazh-donte tė mė godiste, mė godiste edhe brigadieri i punės, ai i liri, jo ai i burgosuri, dhe unė vazhdova tė bėrtisja e tė rėnkoja me sy tė terratisur.
Mė vonė Flora mė tha se ajo, Nardi dhe xhaxhi Vasili mė kishin ēuar nė dhomė, mė kishin dhėnė tė pija njė qetėsues, kishin thirrur urgjent mjekun psikiatėr, Abazin, shokun tim, po kur mbėrriti ai unė ndodhesha nė gjumė tė thellė. Abazi kishte qėndruar rreth njė orė nė kuzhinė se mos zgjohesha, kishte lėnė njė recetė e kishte thėnė se do tė vinte tė mė shihte pėrsėri tė nesėrmen.
Qetėsuesit e bėnė punėn dhe fjeta deri nė drekė. Mamaja kujdesej pėr mua si atėherė kur isha fėmijė, me po atė merak tė tepruar kur mė ndiqte pas pėr tė mbaruar sė ngrėni pjatėn duke mė treguar diēka qė tė mė tėrhiqte vėmendjen, Tori, shpirt, e shikon atė zogun?, e hėngri farėn, hape gojėn edhe ti si zogu, dhe unė e hapja dhe ajo mė fuste lugėn e vogėl nė gojė. Pale kur vritesha gjatė lojės apo rrėzohesha e bėhesha me gjak, se kam qenė fėmijė i lėvizshėm, ajo alarmohej, kurse babi, kur ndodhej nė shtėpi, se zakonisht kthehej vonė, kur unė isha nė gjumė, vinte buzėn nė gaz e i thoshte mamasė me qetėsi apostolike se fėmijėt kėshtu e kanė, edhe do tė vriten, ndryshe nuk forcohen pėr tu bėrė burra, dhe kishte tė drejtė.
Mamaja po kėshtu edhe tani, ndonėse tani kishte mė shumė arsye pėr tu shqetėsuar sisha mė i pari, ai djaloshi i qetė me atė tė folur tė matur, me arsyetime tė kthjellėta e shpesh me humor, i dashur e i sjellshėm, por njė tjetėr i shpėrfytyruar, njė 41-vjeēar i dėrrmuar jo aq fizikisht, se muskujt e trupit mė qenė forcuar dhe trupin e kisha tė drejtė si kavak, thoshte ajo, por mendėrisht, qė shndėrrohesha nė hijen e vetvetes, e kyēja gojėn pėr orė tė tėra dhe shėtitja nėpėr kopshtin tonė tė pjerrėt, me dy taraca, tė mbytur nga gjelbėrimi, sidomos nė verė, duke statujėruar ose duke folur a me vete, a me zogjtė, a me gjethet e pemėve.
Shihja sesi mamaja dilte pa u ndier nė verandė apo zbriste shkallėt e mė kėrkonte me sy, nganjėherė mė afrohej e mė drejtohej me fjalė tė buta, mikluese, qė tė hyja brenda dhe unė vėreja fytyrėn e saj tė plakur, shtėllungajėn e flokėve tė saj tė thinjur qė rrethonte atė fy-tyrė aq tė bardhė e tė bukur dikur, aq fisnike e tė ėmbėl, krejt e ndryshme nga ajo e sė motrės, Zogės, qė nuk shquhej pėr tipare tė bukura, po tė rregullta e disi tė ashpra, autoritare po gjithsesi fisnike, prej dukeshe, i tho-sha unė me shaka, dhe ajo qeshte, me siguri pa e kuptuar fjalėn dukeshė.
Njė herė nuk iu binda mamasė, por i sokėllita ashpėr, Mė lėr rehat! dhe ajo mė tha me pėrvuajtje, me pėrdėllim, me njė vigmė tė thellė sė brendshmi, duke mė parė me sy tė mugullt, Je shuplakur, bir, tė bėftė Zoti derman, e mu dhimbs. U shkitha e iu binda, ika nga oborri e hyra nė dhomėn time, tė rinisė sė parė e mė pas tė martesės, mbetur e pandryshuar qė kur qeshė futur nė burg, njė dhomė si muze trishtimi, me krevatin e madh dopio me ballin bojė arre tė zbukuruar me llojlloj figurinash qė i kishte vendosur ish-ime shoqe, Margarita ose Giti, siē i thėrrisnin qė fėmijė, me komodinat nė tė dyja anėt e ballinės ku mbaja libra tė profesionit tim, fletore shėnimesh, jo fletoret e Shėnimeve qė mė kishin konfiskuar nė prag tė arrestimit, me vendin bosh ku dikur qendronte krevati i vajzės sonė, po qė pas martesės sė Gitit me Saimirin, kur unė isha nė burg, Giti e kishte marrė me vete, tė vetmen gjė qė kishte marrė, veē sendeve vetjake tė saj, dhe tryeza e saj e tualetit ishte ende nė vendin e vet, por pa bizhutė farfuritėse, shishkat, kutijat e kremrave, fondatinės, rimelit e gjithfarė tubetash, furēash, gėrshėrėsh, pincetash e kėsi ēikėrrimash, pa reflekset e tyre qė ende mė vizėllonin nė sy, sidomos farfuritjet e pasqyrės sė bukur vezake ku ajo rregullohej si aktoret pėrpara daljes nė skenė, dhe unė iu afrova pasqyrės instinktivisht, sikur do tė gjeja nė tė njė pjesėz tė mbetur nga imazhi i fytyrės sė saj tė bukur qė shihja sa herė i thosha diēka pėrpara se tė dilnim sė bashku, i flisja fytyrės sė saj nė pasqyrė pa parė nė tė fytyrėn time, njė komunikim herė i kėndshėm e herė i tensionuar kur ajo vonohej, se gjithnjė vonohej kur bėnte tualet.
Qėndrova gjatė pėrpara pasqyrės, i vetmi kujtim qė mė lidhte aq shumė me Gitin, ēuditėrisht mė shumė edhe se krevati ku kishim bėrė aq herė dashuri si tė dalldisur, por krevati nuk mė rikthente aq nė tė shkuarėn ndoshta sepse kishim bėrė dashuri edhe nė shtėpinė e saj, edhe nė vende tė tjera, dhe vetėm pasqyra mė solli mizorisht nė kujtesė fytyrėn e saj dhe vendosa ta heq.
Iu futa punės, e hoqa dhe sikur u ēlirova nga njė makth. Tani do ta pėrdorja si skrivani ku do tė vazhdoja tė shkruaja Shėnimet e mia tė kohės pėrpara burgimit, do tė thellohesha nė to, por edhe nė esetė e burgut e ndoshta do tė shkruaja edhe tė tjera.
Po sa herė ulesha nė tryezė mezi mė bėhej tė shkruaja dhe stilolapsi mė ngecte, mendimet mė dilnin tė thata, letrat i bėja shuk e i flakja nė kosh. Mė duheshin Shėnimet e dikurshme, ndoshta do tė nxitesha prej tyre pėr tė shkruar gjėra qė tė kishin njėfarė vlere. Shėnimet ishin kopja e atyre qė mė kishin konfiskuar kur mė kishin arrestuar dhe qė, disa javė pėrpara arrestimit, i kishte shtypur Rajmonda me Olivetti-n tim. Por ato ndodheshin nė shtėpinė e Pilo Dhimoleut, kushėririt tė mamasė, qė i kishte fshehur nė bufenė e shtėpisė sė tij. Kėshtu qė njė ditė shkova nė shtėpinė e tij pėr ti marrė. Piloja kishte vdekur, kurse e shoqja, Sandra, kishte shkuar tek i biri nė Greqi. Nė shtėpi gjeta Frosinėn, vajzėn e tyre shurdhmemece, qė ishte martuar dhe banonte atje me tė shoqin, njė burrė i shkurtėr, i zeshkėt e i thatė. Ajo mu hodh nė qafė dhe qau. E kuptoi se kisha shkuar pėr shkrimet e mia, u mor vesh me shenja me tė shoqin dhe ai hapi bufenė nė vendin qė i tregoi ajo. U ngazėlleva kur pashė Shėnimet dhe fletoret me poezi tė Marinės, paksa tė zverdhura nga koha, por krejt tė lexueshme.
Njė ditė tjetėr i thashė mamasė se do tė shkoja tė shihja vendin ku dikur kishte qenė shtėpia e jajės. Nuk mė rrihej pa shkuar te vendi i njė shtėpie tė dashur, tė vogėl, tė fshehur mes njė kopshti magjik qė mė qe thadruar thellė nė zemėr. Mamaja mė tha tė mė shoqėronte, po ia preva ashpėr, Do tė shkoj vetėm! Mė qe bėrė fiksim akacia: ishte ende atje, apo e kishin prerė.
Ecja trotuarit tė rrugės Enver Hoxha, rruga kryesore e qytetit, nuk di nėse quhej mė ashtu ajo rrugė, me kokėn tė ulur qė tė mos takoja ndonjė tė njohur. Pas ndonjė gjysmė ore u ndala. O Zot, mezi arrita tė orientohesha. Gjithė lagjja Belik, lagjja e jajės, kishte ndryshuar dhe nga shtėpia dhe kopshti i saj nuk kishte mbetur asnjė gjurmė; edhe gardhi ishte zhdukur dhe nė vend tė tij ishte ndėrtuar njė mur me kangjella. Pėrtej murit dukej njė ndėrtesė dykatėshe: kopshti i fėmijėve. Ende pa mbėrritur atje ngriva nė vend: akacia nuk dukej kurrkund.
Kaptova portėn qė binte nga ana ku dikur ishte shtėpia e Athinasė, kunatės sė jajės, qė edhe ajo ishte prishur, hyra nė oborrin e kopshtit dhe hodha sytė te vendi ku akacia ngrihej dikur aq e bukur. Vetėm trungu kishte mbetur pėrkėtej murit me kangjella, ngjitur me tė, as njė pėllėmbė mbi tokė, me nja dy filiza tė blertė anash.
Sa nuk u ēmenda nga dhimbja. U ula e putha tokėn, putha edhe trungun e akacies dhe u gėrvishta nė faqe nga gjembat e filizave. Pastaj ngrita sytė lart, te dritarja e pallatit ku dilte Ajo. Ishte e mbyllur, me kortinka tė bardha, dhe rrezet e perėndimit pėrthyheshin nė qelqet e saj si tė pėrgjakura. Ishte e vetmja gjė qė kishte mbetur si dikur. Pėr mua nuk ishte thjesht njė dritare, por simbol ngazėllimi e dhimbjeje. Mbeta gjatė duke e vėshtruar dhe disa nga fėmijėt e kopshtit, qė ishin nė oborr, mė shihnin me habi, nuk kuptonin pse ky xhaxhi me mjekėr rrinte si i ngrirė, me kokėn lart
Dy ditė nuk e mora veten nga tronditja. Mė mirė sikur Flora tė mė kishte thėnė qė atė natė kur erdha se edhe akacien e kishin prerė. Po ku e dinte ajo se ēishte akacia pėr mua? I pėrmbytur nga njė dallgė malli gjeta poezinė qė kisha shkruar dikur pėr akacien, e lexova dhe sikur u lehtėsova. Mirė qė mė kishin mbetur tė paktėn ato vargje pėr tė, tė mira a tė kėqia, pak rėndėsi kishte. Se mos do ta botoja poezinė.
Me gjithė dhimbjen qė mė shkaktoi pamja qė mė qe shfaqur para syve - mungesa e kopshtit tė dashur dhe e akacies - ato ditė pata momente kthjellimi e nisa tė shkruaja. Po me shumė zor, gati me dhunė, dhe shumicėn e fletėve i hidhja nė kosh.
Kur lodhesha sė shkruari, e lodhesha kot, se mendja smė pillte asgjė pėr tė qenė, lexoja. Lexoja me atė shpejtėsinė fantastike qė mė qe shpifur nė burg pas traumės qė kisha pėsuar dhe qė kishte lėnė pa mend Pirro Angjelin e tė tjerėt, pėrveē Bedri Myfitit qė kishte thėnė se skishte asgjė tė habitshme: isha bėrė tamam si njė gazetare dhe poeteshė e shquar, tė cilėn ai e kishte pasur kolege dhe e njihte prej vitesh. Mė shumė lexoja libra qė i kisha nė bibliotekėn e shtėpisė, po ndonjėherė dilja nė qytet e blija ndonjė tė ri. Shumica e librave tė rinj ishin nga autorė tė huaj dhe pėrherė e mė shumė po dilnin nė shitje libra qė dikur ishin tė ndaluar. Blija rrallė e tek, nuk ma mbante xhepi pėr mė shumė, se isha i papunė dhe jetonim vetėm me pensionin e mamasė e me njėfarė ndihme simbolike qė mė jepte Komiteti i ish-tė Pėrndjekurve Politikė. Kishim dhe ca para qė babi i kishte vėnė nė librezėn e kursimit e po ashtu edhe ca tė tjera qė jaja, para se tė vdiste, ia kishte lėnė mamasė, por ato i ruanim pėr ditė tė vėshtira dhe e hiqnim hollė, kėshtu qė me gjithė dėshirėn e madhe, pak libra bleva. Nganjėherė shkoja nė bibliotekėn e qytetit e lexoja, lexoja njė libėr brenda gjysmė ore dhe e vija nė vend pėr tė marrė njė tjetėr, aq sa punonjėset qė shėrbenin, dy gra tė sjellshme, habiteshin me mua, kujtonin se lexoja vetėm faqet e para dhe ngaqė libri nuk mė pėlqente, merrja njė tjetėr.
Njė ditė, kur u ndodha vetėm me to, u thashė se i lexoja librat deri nė fund dhe isha gati tė riprodhoja saktė pėrmbajtjen e tyre, po nuk mė besuan. Mė provoni u thashė, por ato kėmbyen ca shenja me shoqja-shoqen e mė thanė, Njė herė tjetėr. Nuk donin tė mė provonin, madje sikur u frikėsuan. Si tė doni, u thashė. Por ta dini qė nuk ėshtė defekt, por funksionim i veēantė i trurit tim. U thashė fjalėt qė Bedriu i kishte thėnė Pirro Angjelit pėr mua kur ishim nė burg.
Njėra nga punonjėset mė tha se mė njihte, por Ah, sa keni ndryshuar!, tha, dhe ofshajti. Keni qenė ndėr gjykatėsit mė tė mirė, keni gjykuar edhe njė ēėshtje civile timen. Mua nuk mė kujtohej dhe i thashė, Burgu mė ka shuar nga mendja shumė gjėra, zonjė e dashur, dhe u ktheva nga rafti i librave, por e ndieja qė sytė e saj mė ndiqnin me pikėllim. Jo vetėm nuk kishte besuar se lexoja me shpejtėsi fantastike, po me siguri kujtonte se burgu mė kishte fshirė nga mendja edhe shkronjat. Kush i beson njė ish-tė burgosuri si unė, kur fjala se vija nga burgu me njė dėrrasė mangut kishte marrė dhenė?
Nė qytet u shmangesha tė njohurve, ndėrroja rrugė, rrėbythesha ose bėja sikur nuk i shihja, po kur skisha nga tia mbaja detyrohesha tė bėja njė copė herė muhabet me tė njohurin duke u pėrpjekur tė fshihja ēekuilibrin tim, nuk doja ta merrte vesh njeri qė nuk isha nė rregull nga burgjitė e kjo mė torturonte.
Njė ditė pashė Jorgjin, ish-vjehrrin tim, ish-Kryetarin e Gjykatės dhe ish-shefin tim, qe plakur e thinjur, po prapė mbahej, i pashėm se i pashėm kishte mbetur. E pashė kur doli me njė tjetėr nga njė klub teksa unė ecja me nxitim me ēantėn tė mbushur me libra nė bibliotekė. Nuk pata kohė ti shmangesha dhe u pėrballėm.
Mė pa si i shushatur e ngriu nė vend pa mi ndarė sytė, si tė donte tė bindej nėse isha vėrtet unė. Ktheva kokėn nga ai dhe me njė gjysmėbuzėqeshje i thashė, Shoku Jorgji apo zoti Jorgji, si tju thėrras? Ai sikur u tkurr dhe ktheu fytyrėn nga tjetri me njėfarė gjestikulimi vetėmbrojtės. A jeni mė shkop nė dorėn e drejtėsisė socialiste, shoku Jorgji, meqė socializmi juaj ende vazhdon me Partinė tuaj tė ndritur Socialiste? Viktor, ende te politika e ke mendjen?, ma ktheu me tė butė dhe pashė se vėshtrimi iu err nga brenga. Mė kishte dashur shumė, isha i bindur pėr kėtė. Dhe ishte shpirtmadh. Ishte ndėr tė rrallėt njerėz shpirtmėdhenj qė kisha ndeshur nė jetė. Pse nuk vjen tė tė pėrqafoj?, mė tha dhe u nis drejt meje. I bėra shenjė me dorė tė mos mė afrohej. U ndal nė vend dhe pashė se u pėrlot. Nuk e kisha parė kurrė tė pėrlotej kur punoja me tė, edhe pse kishte shpirt tė ndjeshėm. Nuk mu dhimbs, sepse ende ndodhesha nėn furinė e tėrbimit dhe tė ironisė, duke e llogaritur edhe atė ndėr keqbėrėsit e mi, qė sishte. Megjithėse tani kemi pluralizėm, vazhdova unė si i ndėrkryer, ai dajaku i drejtėsisė suaj socialiste ende e godet drejtėsinė njerėzore, apo ajo mė nė fund shpėtoi prej tij?
E kisha rėnduar shumė, por nuk bėri kurrfarė vetėmbrojtjeje, vetėm se hapi krahėt nė shenjė malli a pafuqie dhe mė pa nė sy me njė si ndjenjė pendese, nuk e di. Mė vjen vėrtet keq pėr ty, Viktor, mė tha. Po edhe ty duhet tė tė vijė keq pėr ne. E kishte fjalėn pėr vete dhe pėr tė bijėn, Margaritėn. Se tė kemi dashur, vazhdoi. Kurse ti... Desha ti thosha se unė vėrtet kisha gabuar, por gabimi i tij dhe i sė bijės kishte qenė ku e ku mė i madh se gabimi im. Sidomos gabimi i tij. Mė saktė, i pushtetit qė pėrfaqėsonte ai. Sepse calikun e mendjes sime tė kthjellėt e kishte shpuar thika e mprehtė e diktaturės sė tij dhe ai, sigurisht, do tė rridhte, do tė kullonin prej tij mendime apokrife, tė kundėrta me tė tijat, do tė dilnin nė shesh e do tė dėnoheshin. Por nuk i thashė asgjė nga kėto. U ktheva e vazhdova rrugėn.
Nė mars tė vitit 1992 u bėnė zgjedhjet parlamentare ku morėn pjesė disa parti politike. Unė votova pėr demokratėt, tė cilėt fituan. Lufta politike u zhvillua e ashpėr, pėr herė tė parė u pėrmbys edhe juridikisht njė sistem shtypės totalitar. U gėzova qė fitoi demokracia liberale. Por kisha bindjen se lufta politike do tė vazhdonte e ashpėr edhe nė tė ardhmen, sepse sistemi komunist kishte rrėnjė tė thella dhe shumė nga ata qė hiqeshin pėr demokratė ishin komunistė nėn maskėn e demokratit, ujq me lėkura qengjash. Uroja tė mos rikthehej prapė diktatura e ēfarėdo ngjyre, tė mos ndryshonte struktura bazė e shtetit, konstitucioni i tij, tė mos ngrihej mė njė partitokraci e re, tė qėndronin shtyllat themelore tė shtetit, liritė e individit, prona private, pluripartitizmi, e drejta e besimit fetar e shumė tė tjera. Partitė vijnė e ikin, po mos qoftė thėnė qė partia nė fuqi tė ndėrtonte njė sistem tė ri diktatorial. Tė paktėn jo komunist, uroja me vete. As fashizmi nuk i zhduku tė gjitha liritė e individit, nuk preku as pronėn private as fenė, dhe lejoi njėfarė dinjiteti tė njeriut nė poshtėrimin total qė i bėri atij. Kurse komunizmi e ktheu njeriun nė qenien parake duke e atrofizuar fizikisht dhe duke e zhveshur shpirtėrisht.
Qėndrova nė shtėpi nėn kujdesin e mamasė e tė Florės, qė vinte shpesh tė mė shihte, derisa njė ditė as ilaēet e Abazit, qė i pija rregullisht, nuk e ndaluan dot sėmundjen time tė shpėrthente. Aty nga fundi i qershorit 1992 Abazi erdhi me autoambulancė e mė tha se do tė mė ēonte nė Tiranė pėr kontroll. I tha mamasė tė mblidhte disa ndėrresa tė lara pėr mua, shami hundėsh, furēėn dhe pastėn e dhėmbėve, peshqir, njė triko e ca gjėra tė tjera dhe e kuptova se nuk ishte fjala thjesht pėr kontroll, po pėr tu shtruar nė spital.
Rrija ulur nė kolltuk urtė, nuk flisja, shihja mamanė dhe Florėn tek bėnin ecejake nėpėr shtėpi duke mbledhur plaēkat e mia dhe hera-herės kryqėzoja shikimin me mamanė, qė i kishte sytė tė ujitur, i dridheshin lotėt nė qerpikė dhe rrudhėzat rreth syve sikur iu shpeshtuan dhe pastaj ēdo gjė ishte gati.
Mamaja doli te porta, ku priste ambulanca, mė puthi nė tė dyja faqet, mė lagu me lot, kurse unė nuk e putha, se pėr njė ēast mu duk e huaj, e largėt dhe e kotė. Pėr kė kam nevojė unė e kush mė qėndron nė krah, thashė me vete si idiot, duhej tė ishte Ajo aty qė tė mė pėrcillte dhe duket kėtė fjalė e thashė me zė dhe mamaja u trondit. Harroje atė, bir, mė tha. Nuk pata kohė ti pėrgjigjesha, se ndjeva dorėn e Abazit tė mė tėrhiqte butė, mė hipi nė makinė e u ul pranė meje. Donte dhe Flora tė hipte pranė meje, por atė e zinte makina dhe Abazi i tha tė hipte pėrpara, me shoferin.
Nė kohėn qė makina po nisej, unė hapa derėn, dola jashtė pa u ndier dhe qėndrova nė anė tė rrugės. As Flora, as Abazi e as shoferi i ambulancės, madje as mamaja, qė ende qėndronte pėrpara portės, duke fshirė sytė me shami, si i kullonin lotėt, tė shkretės!, nuk thanė gjė, mė shihnin e nuk flisnin, dhe unė pashė se si ambulanca largohej pa mua, kurse pėr mua qe nisur, dhe vazhdova rrugėn i qetė drejt pjacės. E kisha vendosur se ku do tė shkoja: nė fshatin e Saj. Tė takoja Atė, pėr tė cilėn mė kishte piktisur malli aq shumė, kisha njėmbėdhjetė vjet pa e parė, pa i prekur duart e pa kredhur sytė nė sytė e saj. Ah, le tė thonė ētė duan pėr dashurinė, po unė them se mbi tė gjitha ajo ėshtė kredhje nė sytė e atij qė dashuron, ky ėshtė ēasti mė sublim i dashurisė, ėshtė porta qė hap ėmbėlsinė dhe magjinė e saj, e pastaj vijnė puthjet e pėrqafimet dhe marrėzia e seksit e gjithēka tjetėr, lotėt dhe kujtimet, dhe kishte kaluar njė kohė tmerrėsisht e gjatė qė kur nuk kisha bėrė njė kredhje tė tillė nė sytė e saj.
Shkova te vendi ku rrinte taksia e jevgut, e atij qė mė kishte ēuar edhe herė tė tjera nė atė fshat tė largėt buzė Vjosės, afėr detit. Ishte nė ngjyrė tė zezė ajo, por pashė se nuk ndodhej atje dhe vendosa tė prisja duke uruar tė mos kishte shkuar nė ndonjė qytet tjetėr, po si zor, se tani njerėzit udhėtonin mė shumė me mikrobusė, ose furgona, siē u thoshin tani, megjithėse furgonat, me sa dija unė, janė pėr mallra, po nejse, se edhe njerėzit fundja mallra janė, dhe atė kohė desh bėrtita nga gėzimi, sepse pashė jevgun, taksixhiun, qė ndaloi taksinė, qė nuk ishte e zezė, por e verdhė. Ai zbriti nga vetura e nisi tė merrej me gomėn e parė. Iu afrova dhe mbeta nė vend si i goditur nga rrufeja: taksixhiu ishte rinuar nė mėnyrė tė pabesueshme, ishte bėrė njė djalė njėzet e pesėvjeēar, nga pesėdhjetė e ca qė kishte qenė pėrpara njėmbėdhjetė vjetėsh.
Ia ngula sytė e po e shihja i ēmeritur, mė vuri re e mė tha, Doni tė shkoni kund, zotėri?, por unė rrija si i ngrirė. Kisha lexuar nė pėralla se njeriu mund tė vdesė e tė ngjallet, ose tė rrijė pėrjetėsisht i ri, si Fausti, po qė tė rinohet, tė kthehet pas nė kohė, kėtė nuk e kisha hasur. E pyeta, Ai qė ke qenė je, apo gabohem? Nuk mė kuptoi, ose kujtoi se i thashė, Me atė taksi je akoma?, dhe mu pėrgjigj, Jo, e kam ndėrruar, kam blerė njė tė re, se e vjetra kishte marrė fund. Desha ti thosha edhe njė herė, Mor po a je ai taksixhiu i dikurshėm, jevgu, i vetmi jevg me taksi nė qytetin tonė?, por e lashė e i thashė, Dua tė shkoj nė filan fshat. E dinte se ku binte, hipa dhe u nisėm. Kur mbėrritėn nė Qafėn e Koshovicės u kujtova qė nuk kisha asnjė lek me vete dhe u tmerrova. Ndale, ulėrita. Ndale! Mė pa me habi e frenoi, nuk e kuptoi ēmė kishte ndodhur. I shpjegova si ishte puna e mė tha me ton tė butė, me vėshtrim tė qeshur, Pėr kėtė shqetėsoheni, z. Gjykatės? Nė skeni sot, mi jepni kur ti keni, se im atė, rahmet pastė, ju respektonte, madje krenohej qė kishte njė njeri tė njohur si ju, ju quante mik, dhe pashė se u pėrlot. Ah, brita me vete, jevgu nuk paskesh qenė ai i dikurshmi, por i biri, ishte Jevgu i Riu, jo Jevgu Plaku, se plaku kishte vdekur e u ftillova. Mė vjen keq, i thashė, ngushėllime, nuk e dija qė paska vdekur. Vdiq vjet, tha djali. Dhe zanatin e tij e mora unė. Tė tė ketė lėnė uratėn, o bir, i thashė. Edhe bekimin pėr tė bėrė pak prokopi, se ai i ziu mezi e pėrballonte jetėn. Pashė se u prek dhe fshiu njė pikė lot.
Pas ndonjė ore e ca mbėrritėm nė fshat dhe me udhėzimet e mia, se djali nuk e njihte fshatin, taksia mori rrugėn e njohur, rrugėn qė tė shpinte te kasollja e Saj. Sa mirė e njihja atė rrugė, rrugė e qetė fshati, e rrethuar me gjerdhe e plepa dhe, kur zbrita, i thashė djalit tė mė priste ndonjė orė apo dy. Sa tė doni, mė tha, ju pres edhe tėrė natėn, dhe mė buzėqeshi me ēiltėrsi.
Ndalova pėrpara trinės, gati sa smu ēa zemra kur u gjenda atje, aq fort mė rrihte. Prisja qė Ajo tė dilte, siē bėnte pėrherė kur dėgjonte zhurmėn e taksisė, por heshtje. Bėra tė hapja trinėn e tė hyja nė oborr e ndėrkohė vura re se shtėpia kishte ndryshuar, qe lyer nga jashtė me gėlqere, dhe kopshti dukej i mirėmbajtur, i mbjellė e i selitur. Edhe qershia ishte dhe u gėzova. Atė kohė doli nė oborr njė grua, ēka mė habiti. Edhe ajo u habit kur mė pa e mė pyeti se kė kėrkoja. Ia thashė e mė tha, Oh, nuk banojnė mė kėtu, kanė nja dy vjet qė kanė ikur, ka ikur plaka me nipin, se vajza nuk ka ikur, ėshtė kėtu, nė fshat. Ku kėtu?, e pyeta me njė frymė, gjithė ankth, ēmendurisht i gėzuar qė Ajo nuk kishte ikur, por edhe i hidhėruar qė Plaka me Nipin nuk ndodheshin, se doja ti takoja edhe ata, me mall bile, me shumė mall. Banon atje, mė tha gruaja, matanė varrezave, atje e ka shtėpinė. E falėnderova dhe u nisa me vrap.
Fshatin e lashė pas dhe ndalova buzė njė ēeltine me bar, pėrtej gardhit tė varrezave, nėn njė pishė. Atje ishte njė mezhdė varri me njė kryq druri tė pagdhendur e me njė rrėnjė trėndafili tė mbushur me lule tė mėdha, tė kuqe, tė mrekullueshme, qė kishin zėnė thuajse gjysmėn e varrit. Ēudi, thashė me vete, njė varr jashtė varrezave. Pse kėshtu? Mos ishte ndonjė qė kishte vrarė veten? Ka tė ngjarė, thashė, dhe zura tė kėrkoja me sy se ku mund tė ishte shtėpia e Saj, ose mė saktė kasollja e Saj, qė nuk e dija pse e kishte ndėrruar, por asnjė kasolle nuk mė zuri syri. Pėrtej kullosnin disa lopė dhe njė tufė patash shėtitnin nėpėr bar.
Vendosa ta thėrrisja, se mund tė mė dėgjonte. Mu ndriēua nė mendje emri i Saj si i shkruar me zigzage vetėtimash, mu dritėsua nė pėrfytyrim fytyra e Saj e magjishme dhe bėra ta thėrrisja, po zėri nuk mė dilte. O tmerr, si nuk mund tė nxirrja njė fije zėri? Tamam si nė ato ėndrrat e liga, kur as ecėn dot, as lėviz dot. Dhe atė ēast, o ēudi, pashė se ajri u mbush me petale trėndafilash tė bardhė qė binin si fluturza bore dhe vėrtiteshin rreth meje plot gaz dhe pashė se nuk ishin petale tė bardha, por fletė tė mbushura me poezi... por poezitė e kujt ishin dhe pse mė bėhej se i kisha lexuar?, dhe befas nga qielli zbriti njė kopsht i njohur, nė tė cilin kisha qenė dikur me Atė, po ēdonte ai kopsht atje dhe si mund tė zbriste nga qielli njė kopsht?, pastaj dėgjova oshėtimėn e detit dhe nė bregun e mbushur me rėrė tė bardhė, sa ēudi, plazhistėt ishin statuja tė gurta, tė kthyera me fytyrė nga deti, dhe unė pashė statujėn e hatashme tė njė vajze adoleshente tė zbuluar nė Apoloni, e cila lėvizi dhe u kthye nga unė dhe unė pashė se nuk ishte statuja e adoleshentes, por vetė Ajo, kurse mua mė qe dukur si statujė, dhe ja ku mu shfaq fytyra e saj e ėmbėl dhe rrezėllitėse dhe Ajo u derdh drejt meje me klithma gėzimi dhe unė u sula drejt saj dhe nė kohėn qė u afruam e do tė pėrqafoheshim dėgjova njė zė tė njohur, dashamirės e tė butė, qė mė foli nga pas, dhe unė ktheva kryet dhe pashė figurėn e Florės tė vizatuar nė horizont, pastaj ktheva kokėn me vrik nga Ajo dhe pashė se Ajo nuk ndodhej mė pėrpara meje dhe unė u tmerrova dhe i thirra, E dashur, pse ike? Zemėr, qendro! Ku je, shpirt? Pse spo tė shoh? Prit, tė lutem!, dhe pastaj, i dėshpėruar nė kulm, i inatosur me Florėn, i ulėrita, Pse mė ndoqe? Ēpunė kishe tė mė vije pas? Ti smė ke pėrgjuar kurrė!, por Flora, e bėrė dyllė, mė fėrkonte ballin me njė shami tė lagur, kurse Abazi po bėnte gati njė gjilpėrė pėr tė ma ngulur, po duket ndėrroi mendje se e dėgjova qė tha, Po e lė, se po qetėsohet.
-Ndalojmė pak kėtu? - e pyeti Flora duke treguar me dorė njė klub nė anė tė rrugės. - Sa tė qetėsohet mirė.
-Patjetėr, - tha Abazi dhe zbriti.
Flora deshi tė mė ndihmonte tė zbrisja, por ia largova dorėn me inat. Zbrita pa ndihmėn e saj dhe pashė tabelėn e klubit qė lexonte: PILO LALA.
Mbėrritėm nė Tiranė aty nga dreka dhe u desh tė kalonte njė kohė e gjatė derisa erdhi doktori i duhur pėr tė mė vizituar mua. Burrė i pashėm ishte, me flokė tė bardhė tė dendur, i ngjante shumė Kristaq Shtėmbarit, njė miku tim, vetėm se Kristaqi i kishte flokėt skrop tė zinj.
Doktori mė futi nė klinikė dhe bisedoi rreth gjysmė ore me Abazin e pastaj nisi tė mė pyeste mua, mė kontrolloi me ca drita e mė goditi nėpėr gjymtyrė me njė ēekiē gome, mė bėri kontrolle edhe me ca aparatura si televizorė e mė tha se kontrollet do tė vazhdonin edhe nė ditėt e ardhme. Mė tha se mė duhej tė rrija pėr disa ditė nė spital, nėn kontrollin e tij, qė ta merrja veten mirė. Nė fund fare u prezantua, tha se quhej Idriz Hysa dhe kishte kėnaqėsi tė mė quante jo pacientin e tij, por shokun e tij. Bukur, thashė me vete, mu shtua edhe njė shok tjetėr mjek.
Mė ēuan nė njė dhomė tė pastėr, tė mobiluar thjesht, njė krevat, njė komodinė e njė lavaman. Goxha mirė, thashė pėr lavamanin, nuk do tė shkoja tė laja dhėmbėt nė ēesmat e pėrbashkėta, si nė burg, ku shpesh nuk gjeja radhė tek ai tubi me vrima qė quhej ēesmė.
Flora mė shihte me pikėllim e pėrpiqej tė ishte e qeshur pėr tė mė dhėnė zemėr dhe, kur erdhi koha tė ikte, mu var nė qafė dhe nuk duroi dot mė - ia shkrepi tė qarit dhe nuk lėvizte, derisa e tėrhoqi Abazi nga dora dhe ajo u shkėput. Abazi mė dha dorėn e mė tha se herė pas here do tė vinte tek unė, po mjek mė tė mirė se Hysa nuk gjendej, ai do vinte thjesht pėr vizitė si shok, jo si mjek.
Qėndroja nė mesore, te dera e dhomės sime, ku kaloi njė pacient me uniformė spitali qė seē thoshte me vete gjithė gjeste, dhe unė ndiqja Florėn me sy teksa largohej me kokėn tė ulur, dhe e merrja me mend se lotėt e saj rigonin nė pllakat e pastra akull tė mesores dhe pastaj u zhduk prapa qoshes.
U ktheva nė dhomė dhe pashė nga dritarja. Pėrpara meje hapej njė korie me pisha nėpėr tė cilat lėvrinin njerėz, pashė edhe grumbuj e stiva me rroba, mallra e sende tė ndryshme tė pėrhapura gjithandej, deri larg nė fushė, vinin e iknin makina, shkarkonin e ngarkonin mallra. Njė infermiere mė tha se ishte fusha e begsave, ku ndodhej tregu me shumicė. Pasdite vonė zhurmat u fashitėn dhe unė u ndjeva i vetmuar, nuk di pse mė kishin pėlqyer ato zhurma dhe doja tė vazhdonin.
Kontrollet mjekėsore vazhduan pėr disa ditė. Dr. Hysa mė mori nė klinikėn e tij dhe bėri njė bisedė tė gjatė me mua, mė pyeti pėr tė kaluarėn time pėrpara burgut dhe nė burg, ku u ndal mė gjatė, mė pyeti dhe pėr atė vit qė kisha kaluar nė shtėpi pas daljes nga burgu. U interesua sidomos nėse kisha pėsuar ndonjė ngjarje tronditėse nė burg dhe unė i thashė, E gjithė jeta nė burg ėshtė njė ngjarje tronditėse, por ai nguli kėmbė nė diēka mė specifike. E kuptova ku rrihte, do tė kishte marrė vesh pėr krimin tim dhe tani donte qė tia pohoja vetė. Po nuk ia pohova, i pohova vetėm ngjarjen kur kisha dashur tė hipja mbi gardhin e telave me gjemba qė tė mė vriste ushtari, gjė qė i bėri pėrshtypje. Tjetėr, mė tha, ndonjė ngjarje tjetėr? Po ja, kur vdiq njė miku im, njė njeri i Madh, atė Pali, u trondita shumė. Dakord, po ndonjė gjė tjetėr? Hė, sa di ti, o doktor!, thashė me vete, po as unė nuk jam budalla. Do qė tė pohoj krimin, tė marrėsh nė telefon policinė dhe tė vijnė policėt, tė mė hedhin prangat, dhe tė mė ēojnė prapė nė atė burg tė llahtarshėm?
Po, ja i thashė, njė ditė ndodhi njė shembje nė galeri, dhéu mė zuri poshtė e u tmerrova. Siē e shihni, nuk vdiqa, u vrava pak, po vetėm kaq, doktori i burgut tha se kisha qenė me fat qė nuk mė qe kėputur ndonjė krah a kėmbė. Pashė se kjo qė i tregova i bėri pėrshtypje. Ndonjė gjė tjetėr? mė pyeti. Hė, sa kėmbėngulės qenke!, thashė me vete dhe prapė i bishtnova. Me siguri do tė ishte ekspert edhe nė kriminalogji. Po ja, shkruaja fshehtas ca shėnime, ese, siē i thonė ndryshe, qė ishin kundėr diktaturės dhe kisha frikė mos mė kapnin policėt, mi gjenin e mė dėnonin prapė. Siē mė kishin dėnuar nė vitin 1980, kur mė kishin gjetur ca shėnime tė ngjashme me to. Nė rregull, tha, dhe nuk mė bėri mė pyetje tė tjera. I japim fund pėr sot. Ēka do tė thoshte se prapė do tė mė pyeste pėr ndonjė ngjarje tronditėse nė burg. Pyetėm sa tė duash, thashė me vete, krimin nuk e tregoj.
Kėshtu, u bėra pacient i rregullt i Dr. Hysės, bisedat me tė nuk kishin fund dhe njė ditė, nė njė ēast lėshimi, qė nuk e di nga dreqin mė erdhi, ndoshta nga bindja se Dr. Hysa e dinte krimin tim dhe mė kot e mundoja duke e detyruar tė mė bėnte pyetje pa pushim, ia pohova. Po, doktor, i thashė, mė ka ndodhur edhe njė ngjarje tjetėr tronditėse. Kam vrarė njė njeri.
Ai mbeti pa frymė nga habia. Me hetoi mirė e mirė a flisja seriozisht, apo ishte njė mendim delirant qė e fantazoja.
-E vrava sa i luajta fenė. E kishte hak.
-Ku, nė burg?
-Jo, jo nė burg, - dredhova nė ēast. - Kush vret dot nė burg? Policėt atje janė tė aftė zbulojnė kush ėshtė fajtor nė njė grindje tė thjeshtė, jo mė njė krim. Jo, nuk e kam bėrė nė burg.
-Po ku?
-Atė e di vetėm unė dhe Zoti, po qe se ka Zot. Po qe se jo, aq mė mirė, nuk kam asnjė dėshmitar.
Nuk i thashė se tė vetmit njeri qė ia kisha treguar krimin kishte qenė atė Pali, sepse ky rrėfim do tė zbulonte vendin e krimit, ēka ishte njėsoj e rrezikshme.
-Kė ke vrarė?
-Njė qė e kishte hak. Jua thashė njė herė, doktor.
-Tė paktėn mė thoni kohėn kur e keni bėrė, para burgut, nė burg a pas burgut.
-Nuk e tregoj. Boll qė ju thashė se kam bėrė njė krim dhe besoj se kjo mjafton.
-Nuk mjafton. Do tė doja tė dija mė shumė hollėsi qė tė merrja vesh diēka mė mirė pėr turbullimin tuaj dhe pėr mjekimin tuaj.
-Ah! Po ligji nuk hyn fare nė kėtė mes? I zgjuar jeni, doktor, pėr besė!
Ai nuk e prishi terezinė.
-Unė jam mjek, nuk jam as jurist e as polic. Mua mė intereson tronditja juaj pėr shkak tė atij krimi.
-E di si ėshtė puna, doktor? Unė nuk kam bėrė kurrfarė krimi, gjithēka qė ju thashė ishte fantazi. Unė kam qenė jurist dhe e kam pasur pėr detyrė ti dėnoja krimet, jo ti bėja vetė.
Dr. Hysa qėndroi njė hop nė mėdyshje, i ngarritur tė fliste, pa qenė i sigurt nėse kisha bėrė vėrtet ndonjė vrasje apo jo.
-Nė rregull, i japim fund pėr sot, - mė tha. - Do tė vazhdojmė mė vonė. Nė rastin tuaj bisedat janė ndėr mjekimet mė tė mira, nė mos mė i miri. Ilaēet i pini rregullisht?
E kishte fjalėn pėr njė grusht tabletash qė pija ēdo ditė.
-Po. Ku ikėn infermierja pa mė parė qė i pi tė gjitha?
-Bukur. Mund tė shkoni.
-Desha tju thosha edhe diēka, doktor, mundem?
-Posi jo?
-Pas asaj shembjes pėr tė cilėn ju fola, tek unė ndodhi njė ndryshim i habitshėm nė mėnyrėn e tė lexuarit, lexoj me shpejtėsi fantastike.
-Si kėshtu? - tha pa ma varur fare, duke shkruar diēka nė kartelė.
-Ja qė kėshtu. E lexoj njė libėr mesatar prej 300 faqesh pėr 25-30 minuta.
Ngriti sytė e mė pa. Kujtoja se do tė interesohej pėr atė ēudi, siē qenė interesuar shokėt e mi tė burgut, por ai, me ēpashė, nuk i kushtoi rėndėsi. Megjithatė, mė pyeti:
-Kėshtu keni lexuar pėrherė?
-Jo. Mu shfaq pas asaj shembjes nė galeri.
Pashė se njė buzėt e tij lėvriu njė buzėqeshje mosbesimi, si ajo hardhucka qė del nga vrima e murit pėr njė ēast dhe futet prapė nė tė me shpejtėsi. E kuptova - kujtoi se ishte njė halucinacion imi, domethėnė njė dukuri normale pėr njė pacient si unė, ndaj mė hipėn nervat.
-Mund tė bėni njė provė. Mund tju hyjė nė punė pėr mjekimin tim.
Pashė se sikur nuk i erdhi mirė qė kisha ndėrhyrė nė punėn e tij. I dha fund tė shkruarit, u ngrit nga tryeza, mė rrahu supin miqėsisht e mė tha:
-Sėshtė nevoja pėr prova tė tilla. Edhe po qe se lexoni aq shpejt, kjo ska tė bėjė me turbullimn tuaj. Qė lexoni, bėni mirė, po mos u lodhni shumė. Sa tė qetėsoheni, pastaj mund tė lexoni sa tė doni.
E ndjeva veten tė fyer, nuk mė kishte besuar.
-Sdoni tė bėjmė njė provė?
-Them se sėshtė nevoja. Megjithatė, po qe se ngulni kėmbė, e bėjmė, po jo sot.
Mė tėrhoqi butė nga krahu dhe mė shoqėroi deri te dera e dhomės sime, mė pėrshėndeti e u largua. Provėn nuk ma bėri asnjėherė dhe unė nuk e ngava mė atė muhabet.
Tė gjithė librat qė mė kishte sjellė Flora i kisha lexuar, po ngaqė nuk kisha tė tjerė, i lexoja prapė e prapė, duke u munduar ti lexoja sa mė ngadalė. Nė spital kishte dhe njėfarė biblioteke, ku shkova njė ditė e u hodha njė sy titujve. Nuk ishin libra pėr tė qenė dhe nuk mora asnjė pėr tė lexuar. Pas njė muaji Flora mė solli ca libra tė rinj dhe u gėzova shumė.
-Tori, - mė tha si me turp, - e kuptoj dėshirėn tėnde pėr tė lexuar, po jemi pak si hollė... Ti e di, mamaja pensionin ka, rroga ime dhe e Nardit mezi na del se kemi dhe fėmijėt, dhe mė kupto, librat janė shumė tė shtrenjtė...
Edhe pse me ardhjen e demokracisė Florėn e kishin marrė pėrsėri nė teatėr, rolet e saj tashmė ishin tė rralla, nuk luante mė role vajzash tė reja punėtore, studente apo aksioniste, qė bėnin dashuri socialiste, po rolin e ndonjė nėne a gjysheje. Le qė dhe pjesėt teatrale tani qenė rralluar; njė vėnie nė skenė, tha Flora, kushtonte shumė mė tepėr nga ēfitohej nga biletat. Njerėzit, sidomos tė rinjtė, as qė e kishin mendjen te teatri, kishin halle tė tjera, merreshin me biznese ose luftonin tė gjenin viza pėr tė shkuar nė Perėndim pėr tė punuar.
Pėr disa ditė pas ikjes sė Florės pata turbullime tė vazhduara, flisja me vete, mė shfaqeshin figura tė frikshme dhe njėherė mu bė se ai qė kisha vrarė u ngrit nga poshtė pirgut tė gurėve dhe ndonėse qe bėrė skelet, e njoha qė ishte ai, mu vėrsul tė mė sfokte me krahėt e tij kockorė qė edhe pse pa muskuj, lėviznin normalisht, dhe mė shikonte me sy fosforeshentė, domethėnė me zgavrat e syve, athua se brenda tyre ishin ndezur dy llambushka.
Dola nga dhoma i tmerruar e duke i bėrtitur, Ik, zhduku, e pate hak qė ta bėra ashtu!, po ai vazhdonte tė mė ndiqte e megjithėse nė mesore u ndodhėn dy infermiere, edhe sanitarja me shtupė, madje dhe dy mjekė, Hysa nuk ishte, u mblodhėn dhe disa pacientė, skeleti nuk donte tia dinte pėr ta dhe pastaj nuk mbaj mend ēndodhi, se kush qe ai qė mė kapi nga duart, nga supet, mė shtrėnguan edhe duar tė tjera e mė ēuan nė dhomėn time, ku ndjeva dy a tri pickime gjilpėrash dhe humba nė gjumė.
Krijoni Kontakt