Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Gjumi shmang realitetin

    Psikologėt thonė se gjumi i zgjatur nė mėngjes tregon shmangie nga pėrgjegjėsitė

    Gjumi i tepėr, nė njė farė mėnyre, ėshtė shmangie nga realiteti qė njė individ, dashur padashur, bie pre e gjumit tė gjatė. Kėtė e pohojnė psikologėt, tė cilėt vėnė re raste tė shumta nė vendin tonė tė kėtij fenomeni. Psikologia Orsjola Qėndro vėrteton kėtė gjė, duke pohuar se: “Gjumi i mėngjesit, nė disa raste te disa persona, ėshtė njė lloj tendence pėr tė shmangur njė aktivitet qė nuk tė jep kėnaqėsi. Ndėrsa, nė disa momente tė veēanta personi pret tė pėrballet me diēka tė pakėndshme. Kjo bėn qė tė shtohet kohėzgjatja e gjumit”. Ndėrkohė, fjetja me orare tė zgjatura nuk bėn mirė pėr psikologjinė e njeriut. Pasi ky person qė fle shumė do tė jetė i plogėsht gjatė gjithė ditės dhe nuk do tė ndihet mirė nga ana fizike.

    Pėr gjithė ditėn do tė ndihet i lodhur dhe paksa i lėnė pas dore nga njerėzit qė i rrinė afėr. Mjekėt nuk e kėshillojnė gjumin e tepėrt, qė do tė thotė shtatė orė gjumė nė ditė. Nė kėtė hark kohor, kushdo mund tė pushojė dhe tė gjejė qetėsinė qoftė mendore apo trupore. Qėndro e ilustron gjumin e tepėrt me moshat shkollore, tė cilėt nuk shkojnė orėt e para nė mėsim. Kjo do tė thotė se tė rinjtė mundohen t’i shmangin pėrgjegjėsitė e tyre. Ky veprim vihet re mė tepėr te ata tė rinj, qė nuk kanė rezultate tė mira nė mėsime. Kėta fėmijė kanė frikė tė pėrballen me mėsuesin apo me njė orė mėsimi, ku nuk janė tė pėrgatitur. Kurse tek njerėzit, qė kanė njė familje dhe kanė njė punė, detyrat janė mė tė mėdha dhe te kėta ndodh shumė rrallė ky fenomen. Nga ana tjetėr, edhe gjumi i pakėt nuk ėshtė i kėshillueshėm dhe sjell probleme te ēdo individ, qė fle shumė pak se shtatė orė qė kėshillojnė mjekėt. Qėndro thekson se “pagjumėsia ka tė bėjė me njė lloj ankthi, kur individi mendon se nuk mund tė pėrmbushė detyrat qė e presin. Megjithėse arsyet nė kėtė rast janė tė shumėllojshme”.

    Pagjumėsia ėshtė “vrasėse” pėr individin, sepse dikush qė nuk e pėrmbush orarin e fjetjes, do tė mendojė gjatė gjithė kohės pėr shumė gjėra tė pakėndshme, tė cilat do t’i sjellin shqetėsime dhe pasiguri nė vetvete. Gjendja e krijuar te ky person, e bėn mė tė ndrydhur ndaj realitetit dhe nė pėrballjen e problemeve. Nuk ka njė ndarje tė pėrcaktuar se cilėt mosha janė mė tė prirura qė tė flenė gjumė shumė apo qė tė flenė mė pak. Psikologia thekson se kėta persona kanė mė tepėr nevojė pėr afrimitet dhe ngrohtėsi e njerėzve tė afėrt apo tė shoqėrisė. Tė qenit aktiv nė jetėn e pėrditshme, do tė shmangte sė tepėrmi kėto pasoja negative qė shfaqen te njerėzit. Pasojat janė edhe nė pamjen fizike tė tij. Ky person ka njė fytyrė tė fryrė nga gjumi i tepėrt apo nga pagjumėsia. Ndėrkohė qė u krijohen rrudha te sytė, tė cilėt tregojnė njė fytyrė aspak tė kėndshme.

    Pagjumėsia nuk ka moshė

    Nuk ka ndonjė moshė tė caktuar ku mund tė vihet re pagjumėsia. Pasi, nuk varet nga mosha por varet nga gjendja shpirtėrore e njeriut. Prandaj njė person qė nuk fle nuk do tė thotė se duhet t’i pėrkasė moshės sė tretė tė mesme apo moshės sė par. Ai mund tė jetė i ēfarėdolloj moshe.

    Gjumi i pakėt

    Edhe gjumi i pakėt nuk ėshtė i kėshillueshėm nga mjekėt apo psikologėt. Pasi ky gjumė i nervozon personat, qė bėjnė mė pak orė gjumė se orari pėrcaktuar. Kėshtu qė do tė ishte mirė, qė njerėzit tė ruanin njė stabilitet me gjumin. Ndėrkohė qė gjithēka varet nga pėrballja qė ka ai me realitetin dhe se sa i aftė ėshtė ai tė kapėrcejė njė moment krize nė vetvete.

    Mė e pagjumė, mosha e tretė

    Moshėn mė tė pagjumė mund tė klasifikojmė moshėn e tretė, ose pleqtė. Ata flenė shumė pak orė nė ditė. Qėndro thekson se dhe ata kanė njė ankth nė vetvete. Por mosha e tretė nuk mund tė pėrkufizojė pagjumėsinė nė tėrėsi, sepse dihet qė me pleqėrinė vjen dhe lodhja fizike. Mosha e mesme, preket nga probleme tė ndryshme qė mund t’u ndodhin gjatė ditės. Mė pas kjo transmetohet nė mėnyra tė ndryshme nga ata. Ndėrsa tė vegjlit nuk njohin pagjumėsi dhe flenė nga 12 deri nė 14 orė nė ditė.

    Pagjumėsia

    Pagjumėsia dhe gjumi i tepėrt u japin njerėzve stres dhe nervozizėm gjatė gjithė ditės. Ata mund tė ndihen tė lodhur dhe tė drobitur, njėkohėsisht ndihen dhe tė vetmuar. Kėta persona e kanė tė vėshtirė pėrballjen e jetės dhe surprizave tė pakėndshme, qė ajo ofron. Afrimiteti me personat e afėrt do tė ishte njė kurė e mirė pėr ta.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e KeidiSelmanaj
    Anėtarėsuar
    03-07-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    49
    Mhhhhh....eshte e vertet qe pagjumesia eshte kaq e demshme? Une nuk fle naten, vetem ne dreke, ose ne mengjes rreth dy ore! Dmth kam probleme me pagjumesine!!! Plus qe pagjumesia i ben njerezit depresive!
    Meowwwwwwwww?

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pagjumesia te ben sikur nuk je ne vete , mirepo edhe gjumi i tepruar eshte i demshem , sepse organizmi aq gjate ka pushuar saqe i duhet po aq kohe qe te vij ne nivelin qe duhet te jet , pra duhet te mbajme orar 8-oresh te gjumit cdo dit.
    Sui generis

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    njehere nje profesori yne thoshte:
    -nuk fle gjate se me duket humbje kohe
    une e quaj te dmd te fleme aq sa na duhet qe te kemi nje dite dhe aktivitet normal te nesermen

    shyqyr, per momentin nuk kam probleme me gjumin, dhe as me ngritjen ne mengjes
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Postime
    90
    ku ka si gjumi, i mire per shendetin, i mire per trunin.

    meqene i pagjume fillon e ben realitetin, drame, telenovele

  6. #6
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Gjumi me pelqen vetem ne mengjes, pikerisht ne orarin kur me duhet te jem ne pune.

    Gjumi per mua eshte humbje kohe. Imagjino sa shume do te jetonim nese nuk do flinim, 2-fish
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

Tema tė Ngjashme

  1. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  2. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  3. Do ta shmang me ēdo kusht
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 27-10-2006, 06:24
  4. Si jane Femrat shqiptare ne realitetin e sotshem
    Nga Dito nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 09-10-2004, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •