Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2007
    Postime
    59

    Minoriteti grek në Himarë falënderon kryeministrin Berisha

    Mes atmosferës së gëzuar me këngë greke, shampanjë dhe thirrjeve "Zito (rroftë) Sali Berisha!", kandidati i PBDNJ-së Vasil Bollano është shpallur fitues i zgjedhjeve lokale në Himarë. E vetmja risi në përfundimin e procesit zgjedhor, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme lokale, ishin thirrjet e simpatizantëve të Bollanos në gjuhën greke, "Zito Sali Berisha", që në shqip do të thotë, rroftë Sali Berisha. Thirrje të tilla dëgjohen për të parën herë në Himarë. Edhe pse festimet janë shoqëruar me këngë greke, çuditërisht mes simpatizantëve të Bollanos nuk janë valëvitur flamuj grekë dhe nuk ka pasur thirrje nacionaliste apo fyese ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në ndryshim nga tre ditët e numërimit të votave, ku situata ka qenë vazhdimisht e tensionuar dhe në të shumtën e rasteve e bllokuar, dje në Himarë gjendja ka qenë mjaft miqësore, jo vetëm për sa i përket rendit dhe qetësisë publike por edhe mes kandidatëve, të cilët jo vetëm kanë pranuar rezultatin por në mënyrë demonstrative kanë pirë së bashku nga një kafe në qendër të Himarës.
    Reagimi
    Shqetësimi i shprehur i qeverisë greke dy ditë më parë mbi situatën e bllokimit të numërimit të votave në Himarë, duket se angazhuar seriozisht institucionet shqiptare por edhe përfaqësuesit e partive politike që merrnin pjesë në proces. Bëhet e ditur që vetë kryeministri Berisha i ka kërkuar përfaqësuesve lokalë të Partisë Demokratike që të përfundonin sipas ligjit procesin e numërimit të votave. Kjo ka bërë që vetë kryetari i PD-së për Vlorën, Agron Shima të shkonte në Himarë mbrëmjen e së martës, duke bindur komisionerët e tij të vazhdonin numërimin e votave. Po në të njëjtën mbrëmje në Himarë mbërriti prokurori i Vlorës, i cili urdhëroi shoqërimin e menjëhershëm në polici të komisionerit të Partisë Socialiste, Simon Koka, i cili kishte braktisur KZQV-ën, duke bllokuar procesin e numërimit, ndërkohë që u krye menjëherë zëvendësimi i tij. Pas disa orë pyetjesh dhe sqarimesh, Koka është lënë lirë, ndërkohë që ndaj tij kanë nisur hetimet. I pranishëm në Himarë mbrëmjen e së premtes ishte edhe drejtori i Policisë së Vlorës, Astrit Mehja.
    Rezultati
    Dita e djeshme në komisionin e numërimit të votave në Himarë, mund të cilësohej si një model për t'u pasur zili. Të dyja grupet e numërimit nisën nga puna që në orën 08 të mëngjesit dhe procesi i numërimit ka vazhduar më se normal. Gjithashtu jashtë godinës së KZQV-së, dje nuk u vërejtën më simpatizantë të Bollanos, të cilët prej tri ditësh ushtronin presion mbi komisionerët e PD-së dhe PS-së. Në kushte e një normaliteti për t'u pasur zili, rreth mesditës së djeshme në Himarë u rikthyen vëzhguesit e OSBE-së, të cilët ishin larguar në mënyrë demonstrative një ditë më parë për shkak të bllokimit të procesit të numërimit të votave. Gjithashtu, rreth mesditë së djeshme në Himarë shkuan kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, deputeti i zonës Spiro Peçi si dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Gjergj Leka. Në orën 14:30, kur kishte mbetur pa u numëruar edhe një kuti, kandidati i PD-së dhe ai i PS-së, pranuan humbjen, duke uruar kandidatin e PBDNJ-së Vasil Bollanon për fitoren e arritur. Pas këtij momenti të tre kandidatët kanë pirë nga një kafe së bashku në qendër të Himarës në sy të qindra simpatizantëve të tjerë.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2007
    Postime
    59
    Minoriteti grek ishte duke bertitur ne televizor "zito salis berisas" (rroft sali berisha).
    Edhe njeher kjo konfirmon natyren bythlepirse te berishes.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Berisha e filloi karrieren politike duke kerkuar (me fjale) Camerine dhe po e perfundon duke shitur (me vepra) Durresin.

  4. #4
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    lushnjar, ca je ti mer tull, mer bythpamuk.....ca kujto ti, se do hyje Berisha te manipuloje zgjedhjet ne himare???

    gabimi eshte tek himariotet, apo tek halete greke ne anen ton te kufirit.....nuk eshte faji me Berishen.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2007
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga Homza
    lushnjar, ca je ti mer tull, mer bythpamuk.....ca kujto ti, se do hyje Berisha te manipuloje zgjedhjet ne himare???

    gabimi eshte tek himariotet, apo tek halete greke ne anen ton te kufirit.....nuk eshte faji me Berishen.

    Berisha nuk ka pse i manipulon zgjedhjet, po pse ishin duke bertitur minoriteti "rroft sali berisha". Edhe greqia vet leshoj deklarat "falenderojm berishen". Pra kjo tregon per lidhjen e ngusht qe ka formuar berisha me greket. Se berisha vet i akuzoj greket per trazirat apo jo? Po gjithato shkolla qe ka hapur berisha per te permisuar lidhjet me greket.

  6. #6
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Lushnjar, po mire more burr, ta marrim shtruar......Berisha eshte falenderuar sepse ka marr ne telefon kandidatet e PDse per bashkine e himares dhe ka thene se procesi duhet te marohet me nder, qoft rezultat fitus apo humbes.....kaq ka pas ne dore Berisha.....


    Edhe ku ta marresh Greqine qe falenderojne Berishen, se mos eshte gje e pist kjo? Absolutisht jo, biles ne te kunderten.....ne ju bejme ca leshime ktyre haleve greke qe jetojne ne anen ton te kufirit, dhe duhet patjeter te kerkojme qe te bejne leshime Shqiptareve rrefugjat ne greqi.....kjo osht politika.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2007
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga Homza
    Lushnjar, po mire more burr, ta marrim shtruar......Berisha eshte falenderuar sepse ka marr ne telefon kandidatet e PDse per bashkine e himares dhe ka thene se procesi duhet te marohet me nder, qoft rezultat fitus apo humbes.....kaq ka pas ne dore Berisha.....


    Edhe ku ta marresh Greqine qe falenderojne Berishen, se mos eshte gje e pist kjo? Absolutisht jo, biles ne te kunderten.....ne ju bejme ca leshime ktyre haleve greke qe jetojne ne anen ton te kufirit, dhe duhet patjeter te kerkojme qe te bejne leshime Shqiptareve rrefugjat ne greqi.....kjo osht politika.

    Ke te drejt berisha po luan lojen (diplomacin). Po me sa duket ka krijuar lidhje te ngushta (si nano) megjithse gjithmon ka fajsuar greket.

  8. #8
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Lishnjar, une jam Tropojan dhe ne si zone e kemi shum te veshtire ti kthejm shpinen njerezve tane, pra Shqiperise....Berisha nuk duhet krahasuar kurrsesi me Nanon, pasi Nano gezon shum me pak rrespekt dhe moral ne cdo pese te jetes se tij ne krahasim me Berishen.

    Ama duhet thene qe nje transparence ne kto zgjedhje lokale ka qene e domosdoshme dhe te marresh falenderime per kete nga zyrtare te larte Grek eshte vetem ne favorrin e emigranteve Shqiptare qe jetojne ne Greqi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Homza : 22-02-2007 më 23:02

  9. #9
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    "O Zot na ruaj nga miqte (lexo: tanet) se nga armiqte ruhemi vete."
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga lushnjar
    Minoriteti grek ishte duke bertitur ne televizor "zito salis berisas" (rroft sali berisha).
    Edhe njeher kjo konfirmon natyren bythlepirse te berishes.
    Ne fakt, ju duhet te gezoheni qe minoriteti grek ne Himare po falenderon kryeministrin e vendit. Duhet te gezoheni, pasi ato thirrjet e falenderimit te minoritetit grek jane thirrje te mirebesimit te krijuar midis ketij minoriteti dhe qeverise shqiptare. Ndryshe nga zgjedhjet e tjera ku falenderonin Athinen, ne keto zgjedhje himariotet po falenderojne Tiranen zyrtare. Dhe ky eshte nje ogur pozitiv qe me tregon mua dhe duhet tu tregoje edhe ju qe minoriteti grek ne vend njeh dhe respekton si ligjet e atij vendi ashtu edhe nenshtetesine shqiptare.

    Dhe qe te kuptoni se perse himariotet falenderojne Berishen ne keto zgjedhje, duhet te sillni nder mend tritolin, bandat, lincimin publik mediatik te Himares e himarioteve ne zgjedhjet e kaluara te mbajtura ne Shqiperi kur socialistet ishin ne pushtet. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, keto zgjedhje u mbajten ne Himare te qeta, pa incidente dhe ne fund fitimtar doli ai qe votuan himariotet e jo ate qe impononin te tjeret.

    Problemet me minoritetet fillojne atehere kur atyre u mohoen te drejtat legjitime dhe percmoen e deklasohen. Dhe eshte ne interesin kombetar te Shqiperi qe te gjitha minoritetit te gezojne te gjitha te drejtat qe gezojne te gjithe shtetasit dhe te ndihen pjese e pandare e shoqerise shqiptare.

    Albo

  11. #11
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Himarjotet (me sakt nje pjese e tyre, 42% e 50% te votuesve qe do te thote 21% e
    popullsise se zones) nuk jane Grek, po nejse, duan te konsiderohen si te tille per
    hajer u dalte, perçemimin fitojne nga te dyja anet; ne Shqiperi njerez te shitur,
    ne Greqi njerez te blere!

  12. #12
    i pamartuar Maska e Dark_Fighter
    Anëtarësuar
    15-12-2002
    Vendndodhja
    ne boten time
    Postime
    49
    Rrofte Sali Berisha qe po e shet Shqiperine GREKEVE ndersa Grekt po u pijn gjakun Shqiptareve emigrant.

    ZITO O SALI BERISHA
    Elbasani qyteti femijerise.Elbasani the best

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2007
    Postime
    59
    Zyrtarisht mund te themi se donte sdonte, me ne fund edhe berisha iu nenshtrua presionit te minoritetit. Kjo i ka gezuar shum. Jan per tu admiruar keta grek qe te pakt ne numer (se shumica jan shqiptar te kthyer ne grek per te ardhura) kan arritur ta ruajn identitetin me kembngulje te madhe gjat shekujve kurse me qindra mijra shqiptar qe kan emigruar ne greqi (shumica nga veriu) perfshi ketu edhe ata qe kan emigruar ne kohet e fundit e kan humbur te gjith identitetin.


    Per ca e keni ndryshuar titullin e temes qe un vura dhe keni ven kete titull kot fare
    Ndryshuar për herë të fundit nga lushnjar : 23-02-2007 më 14:53

  14. #14
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoçit
    Postime
    573
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ne fakt, ju duhet te gezoheni qe minoriteti grek ne Himare


    nuk jane "minoritet grek" ore, jane ca homoseksuale, dhe i vjen ndot njerezve te rrine e te merren me ta prandaj i lene te jargaviten andej. ai pallaveshi qe perfaqsonte kta ishte nje homo qe s'dinte me fol as greqisht kur fliste ne tv. ca grekesh na prrallis ti? ide e mire eshte ti mbledhin kta homoseksualet e shqiperise e ti cojne te mali me gropa... se i pershtatet edhe si reliev

  15. #15
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Duhet te kihet parasysh se keto ishin zgjedhje vendore lokale dhe jo ndonje vote statusi apo minoriteti.
    Bollano mezi e kaperceu pragun 50% te fitores [as 60% jo] gje qe deshmon se ishte fitues me nje pakice minimale, dhe qe u ndihmua sidomos nga organizimi i mire i votuesve qe vijne apo dergohen nga Greqia vetem per nje vote.

    Per Bollanon himariotet votuan per arsye te ndryshme, sidomos qe kane lidhje me ceshtjen e pronave, dhe kjo fitore minimale nuk duhet ti jape shkak kerkesave te fryra e te paarsyeshme te meparshme te Bollanos per shpalljen a Himares zone minoriteti. Falenderimi me i mire ndaj Berishes dhe Shqiperise eshte rrespektimi i vullnetit dhe shqiptarise se mjaft shqiptareve qe jetojne ne Himare.





    Llazani: Me Bollanon piva kafe vetëm për etikë


    Autori i Lajmit: Red.


    Kandidati demokrat për Bashkinë e Himarës ka sqaruar pozicionin e tij, lidhur me ngjarjet dhe zhvillimet e ditëve të fundit në Himarë. Kandidati demokrat ka akuzuar Bollanon për shkelje të organizuar të ligjit gjatë procesit elektoral.

    Cilat janë komentet tuaja mbi zgjedhjet në Himarë?

    Zgjedhjet në Himarë kanë pasur shumë probleme, ka pasur manipulime dhe janë zhvilluar në kushtet e një presioni psikologjik. Është për t u përgëzuar shteti grek që u krijon mundësinë emigrantëve himariotë që të japin votën e tyre për kryetarin e bashkisë, por është për të ardhur keq për indiferentizmin e shtetit shqiptar, që është indiferent dhe ka lënë jashtë liste 70 familje himariote, që njihen si kundërshtarë të Bollanos.

    Si do ta konsideronit festimin në gjuhën greke pas fitores së Bollanos?

    Është në gjykimin e tyre, është e drejta e tyre të gëzojnë në gjuhën greke që në të vërtetë ishte festa e një grupi njerëzish, mbështetës të Bollanos.

    E njihni humbjen dhe e uruat Bollanon me kafe?

    Ju thashë, për mua zgjedhjet në Himarë janë të kontestueshme, por unë nuk do të merrem me ankimime. Piva një kafe me Bollanon dhe kandidatët e tjerë për etikë, por kurrsesi për të uruar fitoren e Bollanos, që jo vetëm për mua është e pamerituar. Për problematikën e zgjedhjeve në Himarë, një grup nga OSBE, ka kontaktuar paraditën e së enjtes kryeprokurorin e rrethit, Petrit Çano.

    Ky lajm është publikuar: 23/02/2007 ne gazeta Ballkan

  16. #16
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Kur Berisha ishte Berishe dhe kerkonte te bente politike kombetare,askush nuk e ndihmoi,perkundrazi nuk lane gje pa bere per ta penguar.Zyrat e propagandes dhe dizinformacionit(aktive edhe sot) perhapnin idene se gjoja Sala nuk di te beje politike,nuk eshte fleksibel,eshte malok etj..
    Pas 8 vjetesh ne opozite ky "maloku" u be i zgjuar,fleksibel,nismetar i paqes me fqinjin jugor,tolerant dhe perkrahes i pakicave.Por perseri zyrat e propagandes dhe dizinformimit vazhdojne punen.Kete rradhe Saliu eshte tradhetar,i perulur ndaj grekut,teper tolerant me pakicat,etj...
    Edhe si popull i zgjuar qe jemi,o burra ta rrezojme malokun nga kali se vet nuk zbret kurre ai.Me kete mentalitet ish komunistet,80 lekshat,zyrat e dizinformimit,propaganda anti kombetare,ylberisto homoseksualet kane edhe shume dite te bardha perpara tyre.Me plogeshtine qe na karakterizon,me politken e strucit qe gjithkush ne heshtje praktikon,me kultin e individit qe akoma eshte shume i forte,me humbjen e pikave te referimit,me hutimin e pergjithshem,me dembelizmin klasik,me hipokrizine legjendare,me besen qe kurre se patem,mendoj se kemi ne krye njerezit qe meritojme.Naten e mire dhe kalofshi nje fund-jave te larmishme.

  17. #17
    Mire kjo murik po kulmi i hipokrizise te te kuqve te forumit dhe te Shqiperise ne pergjithesi eshte qe 8 vjet Nano me kompani (gjithe ps-ja) slane qoshe te Shqiperise pa ja dhene grekut. Ska vend te ekomonise, ska pike kyce te saj qe ne mos te kontrollohet teresisht te pakten ka doren e tij greku. Dhe nga goja e ketyre del akuza per shitje dhe luajne kete rrol kaq te shemtuar nacionalisti? O zot sa larg mund te shkoje pafyresia e njerezve dhe sa larg shkoka etja per pushtet. Por nese mund te kuptoj ata qe e marrin dhe e perdorin kete pushtet (qofte mire apo keq) ajo qe skuptoj eshte gezimi prej mongoloidi i ketyre qe ulerasin si histerike pro ps-se dhe kunder pd-se dhe Berishes...

  18. #18
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Mire kjo murik po kulmi i hipokrizise te te kuqve te forumit dhe te Shqiperise ne pergjithesi eshte qe 8 vjet Nano me kompani (gjithe ps-ja) slane qoshe te Shqiperise pa ja dhene grekut. Ska vend te ekomonise, ska pike kyce te saj qe ne mos te kontrollohet teresisht te pakten ka doren e tij greku. Dhe nga goja e ketyre del akuza per shitje dhe luajne kete rrol kaq te shemtuar nacionalisti? O zot sa larg mund te shkoje pafyresia e njerezve dhe sa larg shkoka etja per pushtet. Por nese mund te kuptoj ata qe e marrin dhe e perdorin kete pushtet (qofte mire apo keq) ajo qe skuptoj eshte gezimi prej mongoloidi i ketyre qe ulerasin si histerike pro ps-se dhe kunder pd-se dhe Berishes...
    Ke ndonjë fakt për këto që po thua??!!
    Kush është paditur në prokurori nga këta që përmende ti??!!
    Nëse ke fakte, na ndriço edhe ne të tjerëve që kemi mbetur në errësirë dhe ti njohim.
    Ne e kemi një fakt të Berishnikov-i, e quajti problem ligjor apo diçka të tillë problemin ÇAM dhe jo problem kombëtar.

  19. #19
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Ne e kemi një fakt të Berishnikov-i, e quajti problem ligjor apo diçka të tillë problemin ÇAM dhe jo problem kombëtar.
    Komplet jashte teme por meqe e permende, pertej aspiratave tona historike, ne momentin qe shume came kerkojne kthimin e nenshtetesise greke (dhe cfare perfshin ajo) atehere eshte problem ligjor. Pervec qeverise se Greqise, nje organizate came mbaj mend qe kishte hedhur dhe qeverine shqiptare ne gjyq (me te drejte) sepse shteti yne u hoqi apo nuk ua quajti nenshtetesine greke.
    Keshtu qe mjaft e perdoret kete karte se e lodhet.

  20. #20
    Lioness ti e ke deklaruar vete qe je e majte e kripur edhe normal qe berisha te duket armik kombetar por me besoni qe eshte shum me i mire se ruci e malaj e tosi me shoke. Kte e ka vertetu edhe populli shqiptar se ska asnje udheheqes ne histori te njerezimit te bej nje rikthim sic e beri ai. Eshte shum me patriot se rucat.
    Naten.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kalimera Himare
    Nga Lioness në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 13-02-2007, 12:28
  2. Nikolas Geixh, vizita në Himarë dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Historia e Himarës Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Himare: Votimet perfundojne, arrestimet fillojne
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 25-11-2003, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •