Rama dhe Meta paralajmėrojnė protesta masive pėr votat e qytetit bregdetar
Opozita: Do nxjerrim popullin nė rrugė pėr votat e Durrėsit!
KQZ nė provėn e tij tė parė mė tė rėndėsishme pėr problemin e Elbasanit dhe Durrėsit pas ankesės sė PD. Por ende nuk dihet se ēfarė qėndrimi do tė mbajė institucioni i zgjedhjeve
Thėnie e kundėrthėnie mes dy kampeve politike dhe nė kėtė fazė postelektorale. Rezultati i zgjedhjeve tė 18 shkurtit vazhdoi dhe dje tė komentohet sipas orekseve tė partive pėrfaqėsuese tė garės elektorale. Kėshtu, sipas tė majtės, mazhoranca duhet tė pranojė rezultatin nė Elbasan dhe Durrės. Ndėrkohė qė institucioni i zgjedhjeve, pra KQZ-ja ėshtė nė provėn e tij tė parė mė tė rėndėsishme pėr konfliktin e lindur tashmė pėr bashkinė e Elbasanit dhe tė Durrėsit, pas ankesės sė PD-sė, pėr njė pėrsėritje tė mundshme tė procesit tė votimit nė kėto dy zona. Oli Xhilaga
Kėshtu ishin pikėrisht kėto rezultate qė janė kthyer tashmė nė objekt replikash mes opozitės dhe pozitės. Opozita nga ana e saj, duke triumfuar pėr fitore, i bėri thirrje shumicės nė pushtet tė pranojė humbjen nė zgjedhjet pėr pushtetin vendor. Madje, duke marrė shkas nga kjo humbje, koalicioni i majtė i kėrkoi kryeministrit Berisha tė largohet tashmė nga kryesimi i ekzekutivit.
Ndėrkaq, mazhoranca parlamentare, jo vetėm qė nuk ka pranuar humbjen e kėtyre zgjedhjeve, por pėrkundrazi, eksponente tė selisė blu janė deklaruar pėr njė fitore tė tyre. Por ndalur nė kėtė pikė, reagimi i krerėve tė majtė, ka qenė mjaft i ashpėr dje duke paralajmėruar dhe protesta popullore, nė rast se mazhoranca do tė vijojė me qėndrimin e saj, e aq mė tepėr nėse nuk do tė lėshojė bashkinė e Durrėsit dhe tė Elbasantit, qė sipas opozitės po mbahen peng nga tė djathtėt
Situata postelektorale sa vjen dhe po shton tensionin nė selitė partiake, pėrkatėsisht nė atė rozė dhe blu. Deklarata e dy ditėve mė parė e kryeministrit Berisha, ku vlerėsoi fitoren e mazhorancės, solli njė qėndrim mjaft tė ashpėr tė opozitės sė bashkuar. Pėr kėtė arsye, drejtuesit e katėr partive tė koalicionit tė majtė, PS, LSI, PDS, PAD, i bėnė thirrje dje maxhorancės nga selia rozė qė tė pranojė rezultatin e zgjedhjeve tė 18 shkurtit nė disa qytete kryesore tė vendit.
Gjithashtu, nė deklaratėn e tyre krerėt e majtė paralajmėruan dhe organizimin e protestave nėse nuk do tė pranohet ky rezultat, duke shprehur ndėrkohė bindjen se opozita fitoi zgjedhjet nė 18 shkurt. Kėshtu, sipas tė majtės, mazhoranca duhet tė pranojė rezultatin nė Elbasan dhe Durrės. Madje sipas drejtuesve tė opozitės, rezultati pėrfundimtar nė kėto bashki tė mėdha po mbahet peng nga e djathta.
Por kėtij qėndrimi iu kundėrpėrgjigj menjėherė selia blu, e cila bėri me dije se do tė shfrytėzojė ēdo hapėsirė ligjore dhe institucionale pėr tė mos lejuar asnjė deformim e cėnim tė vullnetit politik tė popullit, tė shprehur nėpėrmjet votės sė lirė mė 18 shkurt. E kjo pėr arsye se sipas selisė blu, mazhoranca ka fituar nė 238 njėsi vendore nga 376 gjithsej, ose 63 pėr qind tė tyre, ku koalicioni qeverisės ka fituar 56 pėr qind tė votave pėr kryetar bashkie dhe komunash.
Opozita
Mosnjohja e rezultatit nga mazhoranca parlamentare mbi zgjedhjet vendore tė 18 shkurtit do tė sjellė dhe protestat qytetare, tė iniciuara kėto nga opozita e bashkuar. Njė qėndrim i tillė u bė dje publik nga krerėt e koalicionit tė majtė, gjatė njė konference pėr shtyp nė selinė rozė.
Kėshtu, duke e cilėsuar tė turpshme deklaratėn e bėrė para dy ditėsh nga kryeministri, Berisha, i cili vlerėsoi fitoren e shumicės nė pushtet, drejtuesit e majtė i bėnė thirrje atij qė "tė heqė dorė nga bllokimi, tė njohė rezultatin, e nėse jo do pėrdorim barrikadėn njerėzore".
Kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama, i shoqėruar dhe nga aleatėt e majtė, i bėnė thirrje kryeministrit Berisha tė pranojė humbjen nė zgjedhjet e 18 shkurtit. "Duhet tė shpreh keqardhjen qė kryeministri i vendit dhe kryetari i kampit tjetėr nuk ėshtė nė gjendje tė pranojė brenda standarteve demokratike dhe etikės qytetare humbjen, ashtu sikundėr po manifeston njė mungesė shqetėsuese vullneti pėr t'i dhėnė fund kėtij procesi duke mos lejuar qė shfaqejet problematike nė disa zona tė mos shtohen me tė tjera shfaqje tė tillla dhe tė mos kthehen nė njė damkė pėr zgjedhjet nė 18 shkurt", theksoi Rama gjatė fjalės sė tij lidhur me kėtė ēėshtje.
Bllokimi
Opozita e bashkuar akuzoi mazhorancėn se po mban peng rezulatet pėr dy bashkitė e mėdha nė vend, Elbasanin e Durrėsin. "Ne jemi shumė tė shqetėsuar pėr pėrpjekjet antidemokratike dhe tė orkestruara tė qeverisė pėr tė mbajtur peng Durrėsin dhe Elbasanin duke mos pasur asnjė skrupull dhe duke mos u ndalur pėrpara faktit se qytetarėt e Durrėsit dhe Elbasanit janė shprehur me votėn e tyre tė lirė dhe kanė dhėnė verdiktin e tyre", nėnvizoi Rama nė deklaratėn e djeshme.
Madje, duke vijuar mė tej nė kundėrvėnien e tij ndaj tė djthtės e sidomos ndaj liderit tė saj, Rama vuri theksin nė faktin se "epoka e Sali Berishės ka mbaruar, mbetet vetėm formalizimi i fundit i kėsaj epoke dhe i takon Berishės nė rradhė tė parė e pastaj tė gjithė tė djathtės tė nxjerrė konkluzione tė qarta nga verdikti i 18 shkurtit". Gjithashtu, mosnxjerrja e rezultateve pėr bashkinė e Durrėsit dhe tė elbasanit ka revoltuar tė majtėn, e cila ka akuzuar tė djathtėn se po mban peng kėtė rezultat qė ėshtė nė favor tė kandidatėve socialistė.
"Jam kėtu pėr t'i bėri thirje kryeminsitrit tė heqė dorė urgjentisht nga pėrpjekja pėr tė pėrmbysur nė mėnyrė tė dhunshme e jodemokratike rezultatin e qartė nė Durrės e Elbasan", u shpreh Rama gjatė fjalės sė tij. Madje, nėse nuk do tė ketė njė pėrgjigje pozitive nga mazhoranca, Rama paralajmėroi se "do tė na duhet qė tė konsiderojmė vendosjen e njė barrikade njerėzore pėr tė penguar me ēdo ēmim kėtė atentat kundėr demokracisė dhe kėtė pėrpjekje tė palejueshme nė kundėrshtim me vullnetin e sovranit nė Durrės dhe Elbasan". Njėkohėsisht, kėsaj thirrjeje iu bashkua dhe kreu i LSI-sė, Ilir Meta.
Aleati i sė majtės iu bėri thirrje qyetetarėve tė reagojnė nėse Berisha nuk tėrhiqet pas humbjes sė zgjedhjeve. "Berisha nuk tėrhiqet? Atėherė do ta largojmė nga zyra", theksoi Meta duke shprehur qartazi synimin e koalicionit tė majtė. Por ndėrkohė krerėt e koalicionit tė majtė pritet tė fillojnė njė tur‑falenderimesh nė qytetet kryesore tė vendit.
Sipas kreut tė PS‑sė, Rama, ky tur, qė do tė nisė sot nė Durrės, do tė jetė njė tur‑falenderimesh pėr tė gjithė ata qė i besuan tė majtės dhe qė kontribuan nė kėtė proēes zgjedhor.
Pozita
Deklarata e krerėve tė opozitės sė bashkuar morri dje kundėrpėrgjigjen e menjėhershme tė selisė blu. Zėdhėnėsja e fushatės elektorale tė Partisė Demokratike, Majlinda Bregu, referuar kėsaj deklarate u shpreh se "PD do tė shfrytėzojė ēdo hapėsirė ligjore dhe institucionale pėr tė mos lejuar asnjė deformim e cėnim tė vullnetit politik tė popullit, tė shprehur nėpėrmjet votės sė lirė mė 18 shkurt".
Gjithashtu, nė qėndrimin e tyre kerėt e majtė kėrkuan qė mazhoranca tė njohė rezultatin e zgjedhjeve tė 18 shkurtit dhe tė pranojė humbjen. Kėshtu, ndalur nė kėtė pikė, Bregu theksoi se "koalicioni humbės i zgjedhjeve tė fundit vendore, i drejtuar nga ēifti Rama‑Meta, iu drejtua PD‑sė dhe kryetarit tė saj pėr tė pranuar rezultatin e zgjedhjeve, duke kėrcėnuar me thirrje pėr barrikada me trupa njerėzish dhe akte tė tjera marrėzie.
PD dhe aleatėt e saj e kanė pranuar plotėsisht rezultatin e zgjedhjeve, nė tė cilat koalicioni i mazhorancės ka fituar nė 238 njėsi vendore nga 376 gjithsej, ose 63 pėr qind tė tyre, ku koalicioni qeverisės ka fituar 56 pėr qind tė votave pėr kryetar bashkie dhe komunash". Sipas saj, PD shpreh vendosmėrinė e saj pėr tė kontribuar nė plotėsimin e standardeve dhe ruajtjen deri nė fund tė integritetit tė procesit zgjedhor, qė do tė thotė garantimin e numėrimit tė ēdo vote tė shqiptarėve, e tė drejtės ligjore tė gjithkujt pėr t'u ankuar nė instancat pėrkatėse dhe pėr tė respektuar vendimin e institucionit kushtetues pėrkatės, sido qoftė ai.
Gjithashtu, duke vijuar po nė kėtė linjė, deputetja Bregu bėri me dije se "PD shpreh keqardhje pėr pėrēartjen e deklaratave tė papėrgjegjshme e tė pakuptimta tė bėra nga krerėt e opozitės dhe sqaron se epoka, e cila tashmė ka mbaruar, ėshtė ajo kur mandatet dhe tė mandatuarit i caktonte Meta dhe Fehmi Abdiu, dhe jo vota e shqiptarėve e administruar, vlerėsuar e shpallur nga organi i vetėm kushtetues qė e ka kėtė tagėr, KQZ‑ja".
E Shtune 24 shkurt 2007
Krijoni Kontakt