Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 138 prej 138
  1. #121
    dude Maska e smoki
    Anėtarėsuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    somewhere
    Postime
    68

    Opozita: Do nxjerrim popullin nė rrugė pėr votat e Durrėsit!

    Rama dhe Meta paralajmėrojnė protesta masive pėr votat e qytetit bregdetar

    Opozita: Do nxjerrim popullin nė rrugė pėr votat e Durrėsit!


    KQZ nė provėn e tij tė parė mė tė rėndėsishme pėr problemin e Elbasanit dhe Durrėsit pas ankesės sė PD. Por ende nuk dihet se ēfarė qėndrimi do tė mbajė institucioni i zgjedhjeve

    Thėnie e kundėrthėnie mes dy kampeve politike dhe nė kėtė fazė postelektorale. Rezultati i zgjedhjeve tė 18 shkurtit vazhdoi dhe dje tė komentohet sipas orekseve tė partive pėrfaqėsuese tė garės elektorale. Kėshtu, sipas tė majtės, mazhoranca duhet tė pranojė rezultatin nė Elbasan dhe Durrės. Ndėrkohė qė institucioni i zgjedhjeve, pra KQZ-ja ėshtė nė provėn e tij tė parė mė tė rėndėsishme pėr konfliktin e lindur tashmė pėr bashkinė e Elbasanit dhe tė Durrėsit, pas ankesės sė PD-sė, pėr njė pėrsėritje tė mundshme tė procesit tė votimit nė kėto dy zona. Oli Xhilaga
    Kėshtu ishin pikėrisht kėto rezultate qė janė kthyer tashmė nė objekt replikash mes opozitės dhe pozitės. Opozita nga ana e saj, duke triumfuar pėr fitore, i bėri thirrje shumicės nė pushtet tė pranojė humbjen nė zgjedhjet pėr pushtetin vendor. Madje, duke marrė shkas nga kjo humbje, koalicioni i majtė i kėrkoi kryeministrit Berisha tė largohet tashmė nga kryesimi i ekzekutivit.

    Ndėrkaq, mazhoranca parlamentare, jo vetėm qė nuk ka pranuar humbjen e kėtyre zgjedhjeve, por pėrkundrazi, eksponente tė selisė blu janė deklaruar pėr njė fitore tė tyre. Por ndalur nė kėtė pikė, reagimi i krerėve tė majtė, ka qenė mjaft i ashpėr dje duke paralajmėruar dhe protesta popullore, nė rast se mazhoranca do tė vijojė me qėndrimin e saj, e aq mė tepėr nėse nuk do tė lėshojė bashkinė e Durrėsit dhe tė Elbasantit, qė sipas opozitės po mbahen peng nga tė djathtėt

    Situata postelektorale sa vjen dhe po shton tensionin nė selitė partiake, pėrkatėsisht nė atė rozė dhe blu. Deklarata e dy ditėve mė parė e kryeministrit Berisha, ku vlerėsoi fitoren e mazhorancės, solli njė qėndrim mjaft tė ashpėr tė opozitės sė bashkuar. Pėr kėtė arsye, drejtuesit e katėr partive tė koalicionit tė majtė, PS, LSI, PDS, PAD, i bėnė thirrje dje maxhorancės nga selia rozė qė tė pranojė rezultatin e zgjedhjeve tė 18 shkurtit nė disa qytete kryesore tė vendit.

    Gjithashtu, nė deklaratėn e tyre krerėt e majtė paralajmėruan dhe organizimin e protestave nėse nuk do tė pranohet ky rezultat, duke shprehur ndėrkohė bindjen se opozita fitoi zgjedhjet nė 18 shkurt. Kėshtu, sipas tė majtės, mazhoranca duhet tė pranojė rezultatin nė Elbasan dhe Durrės. Madje sipas drejtuesve tė opozitės, rezultati pėrfundimtar nė kėto bashki tė mėdha po mbahet peng nga e djathta.

    Por kėtij qėndrimi iu kundėrpėrgjigj menjėherė selia blu, e cila bėri me dije se do tė shfrytėzojė ēdo hapėsirė ligjore dhe institucionale pėr tė mos lejuar asnjė deformim e cėnim tė vullnetit politik tė popullit, tė shprehur nėpėrmjet votės sė lirė mė 18 shkurt. E kjo pėr arsye se sipas selisė blu, mazhoranca ka fituar nė 238 njėsi vendore nga 376 gjithsej, ose 63 pėr qind tė tyre, ku koalicioni qeverisės ka fituar 56 pėr qind tė votave pėr kryetar bashkie dhe komunash.

    Opozita
    Mosnjohja e rezultatit nga mazhoranca parlamentare mbi zgjedhjet vendore tė 18 shkurtit do tė sjellė dhe protestat qytetare, tė iniciuara kėto nga opozita e bashkuar. Njė qėndrim i tillė u bė dje publik nga krerėt e koalicionit tė majtė, gjatė njė konference pėr shtyp nė selinė rozė.

    Kėshtu, duke e cilėsuar tė turpshme deklaratėn e bėrė para dy ditėsh nga kryeministri, Berisha, i cili vlerėsoi fitoren e shumicės nė pushtet, drejtuesit e majtė i bėnė thirrje atij qė "tė heqė dorė nga bllokimi, tė njohė rezultatin, e nėse jo do pėrdorim barrikadėn njerėzore".

    Kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama, i shoqėruar dhe nga aleatėt e majtė, i bėnė thirrje kryeministrit Berisha tė pranojė humbjen nė zgjedhjet e 18 shkurtit. "Duhet tė shpreh keqardhjen qė kryeministri i vendit dhe kryetari i kampit tjetėr nuk ėshtė nė gjendje tė pranojė brenda standarteve demokratike dhe etikės qytetare humbjen, ashtu sikundėr po manifeston njė mungesė shqetėsuese vullneti pėr t'i dhėnė fund kėtij procesi duke mos lejuar qė shfaqejet problematike nė disa zona tė mos shtohen me tė tjera shfaqje tė tillla dhe tė mos kthehen nė njė damkė pėr zgjedhjet nė 18 shkurt", theksoi Rama gjatė fjalės sė tij lidhur me kėtė ēėshtje.

    Bllokimi
    Opozita e bashkuar akuzoi mazhorancėn se po mban peng rezulatet pėr dy bashkitė e mėdha nė vend, Elbasanin e Durrėsin. "Ne jemi shumė tė shqetėsuar pėr pėrpjekjet antidemokratike dhe tė orkestruara tė qeverisė pėr tė mbajtur peng Durrėsin dhe Elbasanin duke mos pasur asnjė skrupull dhe duke mos u ndalur pėrpara faktit se qytetarėt e Durrėsit dhe Elbasanit janė shprehur me votėn e tyre tė lirė dhe kanė dhėnė verdiktin e tyre", nėnvizoi Rama nė deklaratėn e djeshme.

    Madje, duke vijuar mė tej nė kundėrvėnien e tij ndaj tė djthtės e sidomos ndaj liderit tė saj, Rama vuri theksin nė faktin se "epoka e Sali Berishės ka mbaruar, mbetet vetėm formalizimi i fundit i kėsaj epoke dhe i takon Berishės nė rradhė tė parė e pastaj tė gjithė tė djathtės tė nxjerrė konkluzione tė qarta nga verdikti i 18 shkurtit". Gjithashtu, mosnxjerrja e rezultateve pėr bashkinė e Durrėsit dhe tė elbasanit ka revoltuar tė majtėn, e cila ka akuzuar tė djathtėn se po mban peng kėtė rezultat qė ėshtė nė favor tė kandidatėve socialistė.

    "Jam kėtu pėr t'i bėri thirje kryeminsitrit tė heqė dorė urgjentisht nga pėrpjekja pėr tė pėrmbysur nė mėnyrė tė dhunshme e jodemokratike rezultatin e qartė nė Durrės e Elbasan", u shpreh Rama gjatė fjalės sė tij. Madje, nėse nuk do tė ketė njė pėrgjigje pozitive nga mazhoranca, Rama paralajmėroi se "do tė na duhet qė tė konsiderojmė vendosjen e njė barrikade njerėzore pėr tė penguar me ēdo ēmim kėtė atentat kundėr demokracisė dhe kėtė pėrpjekje tė palejueshme nė kundėrshtim me vullnetin e sovranit nė Durrės dhe Elbasan". Njėkohėsisht, kėsaj thirrjeje iu bashkua dhe kreu i LSI-sė, Ilir Meta.

    Aleati i sė majtės iu bėri thirrje qyetetarėve tė reagojnė nėse Berisha nuk tėrhiqet pas humbjes sė zgjedhjeve. "Berisha nuk tėrhiqet? Atėherė do ta largojmė nga zyra", theksoi Meta duke shprehur qartazi synimin e koalicionit tė majtė. Por ndėrkohė krerėt e koalicionit tė majtė pritet tė fillojnė njė tur‑falenderimesh nė qytetet kryesore tė vendit.

    Sipas kreut tė PS‑sė, Rama, ky tur, qė do tė nisė sot nė Durrės, do tė jetė njė tur‑falenderimesh pėr tė gjithė ata qė i besuan tė majtės dhe qė kontribuan nė kėtė proēes zgjedhor.

    Pozita
    Deklarata e krerėve tė opozitės sė bashkuar morri dje kundėrpėrgjigjen e menjėhershme tė selisė blu. Zėdhėnėsja e fushatės elektorale tė Partisė Demokratike, Majlinda Bregu, referuar kėsaj deklarate u shpreh se "PD do tė shfrytėzojė ēdo hapėsirė ligjore dhe institucionale pėr tė mos lejuar asnjė deformim e cėnim tė vullnetit politik tė popullit, tė shprehur nėpėrmjet votės sė lirė mė 18 shkurt".

    Gjithashtu, nė qėndrimin e tyre kerėt e majtė kėrkuan qė mazhoranca tė njohė rezultatin e zgjedhjeve tė 18 shkurtit dhe tė pranojė humbjen. Kėshtu, ndalur nė kėtė pikė, Bregu theksoi se "koalicioni humbės i zgjedhjeve tė fundit vendore, i drejtuar nga ēifti Rama‑Meta, iu drejtua PD‑sė dhe kryetarit tė saj pėr tė pranuar rezultatin e zgjedhjeve, duke kėrcėnuar me thirrje pėr barrikada me trupa njerėzish dhe akte tė tjera marrėzie.

    PD dhe aleatėt e saj e kanė pranuar plotėsisht rezultatin e zgjedhjeve, nė tė cilat koalicioni i mazhorancės ka fituar nė 238 njėsi vendore nga 376 gjithsej, ose 63 pėr qind tė tyre, ku koalicioni qeverisės ka fituar 56 pėr qind tė votave pėr kryetar bashkie dhe komunash". Sipas saj, PD shpreh vendosmėrinė e saj pėr tė kontribuar nė plotėsimin e standardeve dhe ruajtjen deri nė fund tė integritetit tė procesit zgjedhor, qė do tė thotė garantimin e numėrimit tė ēdo vote tė shqiptarėve, e tė drejtės ligjore tė gjithkujt pėr t'u ankuar nė instancat pėrkatėse dhe pėr tė respektuar vendimin e institucionit kushtetues pėrkatės, sido qoftė ai.

    Gjithashtu, duke vijuar po nė kėtė linjė, deputetja Bregu bėri me dije se "PD shpreh keqardhje pėr pėrēartjen e deklaratave tė papėrgjegjshme e tė pakuptimta tė bėra nga krerėt e opozitės dhe sqaron se epoka, e cila tashmė ka mbaruar, ėshtė ajo kur mandatet dhe tė mandatuarit i caktonte Meta dhe Fehmi Abdiu, dhe jo vota e shqiptarėve e administruar, vlerėsuar e shpallur nga organi i vetėm kushtetues qė e ka kėtė tagėr, KQZ‑ja".


    E Shtune 24 shkurt 2007
    SHQIPTAR

  2. #122
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    “174 numri i ankimimeve nga subjektet zgjedhore”

    E Diele, 25 Shkurt 2007

    Zedhenesi i KQZ-se, Leonard Olli, beri te ditur dje, se aktualisht ne kete komision jane depozituar 174 ankimime nga subjektet zgjedhore, pjesemarres ne zgjedhjet vendore te 18 shkurtit. Zedhenesi sqaroi se nje pjese e ketyre ankesave kane marre nje pergjigje nga anetaret e KQZ-se, duke u konsideruar te mbyllura. Procedura e shqyrtimit te ankesave ne KQZ eshte shume e shpejte dhe eshte e veshtire ta percaktosh me saktesi numrin e ankimimeve, i cili ndryshon ne cdo moment, tha Olli.

    Korrieri

  3. #123
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    “PDR ka dyfishuar rezultatin, force kryesore e qendres se djathte”

    E Diele, 25 Shkurt 2007

    Kreu i PDR-se ben me dije, se ka dyfishuar numrin e keshilltareve te saj. Ai shprehu me tej besimin, se rezultatin do ta rikonfirmoje ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Kryetari i Partise Demokratike te Re, Genc Pollo, ka deklaruar dje, se PDR-ja eshte rikonfirmuar ne nivelet e saj me te larta. “Partia Demokrate e Re ka arritur nje rezultat shume te mire ne keto zgjedhje dhe jo vetem qe ka dyfishuar numrin e keshilltareve te saj, por dhe eshte rikonfirmuar ne nivelet e saj me te larta. “Kemi fituar shumicen e bashkive dhe komunave, ku kandidatet e koalicionit vinin nga PDR-ja. Me kete rezultat theksohet edhe nje here pesha e PDR-se, si nje force kryesore e qendres se djathte”, tha Pollo.

    Pajtim Bello

    Nenkryetari i Partise Socialdemokrate, Pajtim Bello, i beri thirrje Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe te distancohet nga veprimi antiligjor dhe te shpalle rezultatin e komunes se Paskuqanit per 15 qendrat e votimit, ku nuk jane prishur dhe manipuluar zgjedhjet. Bello ka akuzuar se manipulimi i votimeve ne zonen e Paskuqanit, ka ardhur si nderhyrje e strukturave te larta te shtetit. “Procesi zgjedhor ne Paskuqan eshte dhunuar sistematikisht nga strukturat shteterore, nga kryeministri, ministri i Brendshem, kryetari i KQZ-se dhe ish-kryetari i komunes Paskuqan, Jashar Hoxha”, u shpreh Bello. Sipas tij, nuk jane lejuar te votojne mbi 2000 zgjedhes ne kete zone, ku u vune re dhe votime me mjete identifikimi false nga persona qe nuk i perkasin komunes se Paskuqanit. Bello deklaroi se nuk jane lejuar ne qendrat e votimit komisioneret e se majtes, dhe se me vendim te KQZ-se, per 48 ore materialet e votimit ne KZQV u lane vetem nen kontrollin e komisonereve te Partise Demokratike.

    Korrieri

  4. #124
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    OSBE/ODIHR vlereson uniformat blu

    E Diele, 25 Shkurt 2007

    Shefi i Misionit te Vezhguesve te OSBE/ODIHR-it, Jorgen Grunnet, permes nje letre derguar drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Drejtues Bajram Ibraj, ka vleresuar performancen e Policise se Shtetit ne lidhje me zgjedhjet vendore te 18 shkurtit 2007.

    Ne letren e zotit Grunnet shkruhet se, “grupet e vezhgimit EOM OSBE/ODIHR-it te vendosura ne gjithe vendin, kane lavderuar reagimin dhe performancen e policise ne kryerjen e detyrave te saj ne lidhje me zgjedhjet”. Duke permendur klimen e tensionuar zgjedhore, zoti Grunnet shprehet se, “ne saje te ketij bashkepunimi te frytshem dhe zbatimit te Kodit te Sjelljes dhe udhezimeve te sigurise nga ana e vezhguesve tane, ne nuk kemi pasur ndonje raport per incidente te lidhura me policine, duke perfshire vezhguesit nderkombetare te EOM-it dhe stafin e tyre lokal. Do te doja t'ju informoja, qe vezhguesit afatshkurter tashme jane kthyer ne shtepite e tyre, por vezhguesit afatgjate dhe pjesa me e madhe e stafit te EOM-it do te qendrojne ne Shqiperi deri m 1 mars, per te ndjekur numerimin e votave, degjimin dhe vendimet per ankesat”.

    Korrieri

  5. #125
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    “Te djathtet, shumicen e keshilltareve ne 4 qytetet e medha”

    E Diele, 25 Shkurt 2007

    Zedhenesja e Partise Demokratike, Majlinda Bregu, deklaroi dje gjate nje konference per shtyp, se deri tani, ne 4 keshilla bashkiake te Shqiperise, koalicioni i djathte eshte shumice e qarte. Ne kete drejtim, Bregu beri te ditur se, pervec Shkodres, Partia Demokratike udheheq tashme ne 3 keshilla te tjere bashkiake, ne Durres, Elbasan dhe ne Korce. “Partite e koalicionit te djathte dhe aleatet lokale jane konfirmuar si shumice ne keshillin bashkiak te Durresit, ku do te kemi 24 perfaqesues nga koalicioni i djathte, perkundrejt 21 te opozites, me nje diference prej 3245 votash, dhe konkretisht 20 592 vota per perfaqesuesit e djathte dhe 17 257 vota per perfaqesuesit e majte”, tha Bregu.

    Ajo ka nenvizuar se ne Elbasan, keshilli bashkiak do te kete 24 perfaqesues nga koalicioni qeverises, me aleatet e tij qendrore dhe lokale, 20 nga e majta dhe nje perfaqesues i pavarur, me nje diference prej 2582, ku e djathta ka fituar 16 772, e majta 14 190 vota dhe kandidati i pavarur 725 vota. Ndersa per Bashkine e Korces, e cila ka gjithsej 24 122 votues, Bregu theksoi se 12 025 vota jane marre per koalicionin e djathte dhe 11 955 vota per koalicionin e majte, ose e shprehur me perqindje, koalicioni i djathte udheheq me 49.8 per qind, perkundrejt 49.5 per qind te te majteve. Deklaratat e zedheneses se PD-se, Majlinda Bregu, vijne pikerisht ne momentet kur nga koalicioni i opozites ka filluar nje tur i gjate falenderimi ne te gjitha bashkite e medha ku kane fituar kandidatet e tyre, duke filluar dje nga Durresit dhe Fieri, per te startuar ne te gjithe vendin. S.P

    Korrieri

  6. #126
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Kutia e fundit ne Tirane

    E Diele, 25 Shkurt 2007

    Mberrin ne Tirane kutia me peshen e nje qyteti. Dje rreth ores 07.00, kutia me numer 2336 eshte nisur drejt Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Tirane, nen masa te larta sigurie. Karvani qe transportonte dokumentacionin dhe kutine ka qene i shoqeruar nga automjete dhe forca te shumta policie. Ka qene vullneti i dyanshem i KQZV-se se Elbasanit, qe situata e krijuar te zgjidhet nga KQZ-ja. Komisioneret e djathte bllokuan numerimin e votave, pasi sipas tyre ne kuti u konstatuan parregullsi. Ndersa komisioneret e majte kerkuan qe te vazhdohej numerimi i votave. Duke qene se anetaret e djathte perbenin shumicen ne komision, kutia u bllokua per afer 5 dite. Por nje dite para se te udhetonte ne Tirane, perfaqesuesi i PBDNJ-se u bashkua me komisioneret e majte. Edhe pse siguruan shumicen me kete levizje, komisioneret e majte refuzuan te vazhdonin numerimin, nen justifikimin se nuk deshironin te shkaktonin konflikt fizik me komisioneret e djathte. KQZV ne Elbasan kerkoi qe kjo situate te zgjidhet nga KQZ-ja. Ne oret e vona te mbremjes duke u gdhire dita e djeshme, KQZ-ja dergoi ne Elbasan tre anetare. Gjate gjithe nates komisioneret kane plotesuar dokumentacionin provizor, nderkohe qe vezhguesit e OSBE-se kane mundur te fiksojne te gjithe kodet e kutive te votimit. Pas numerimit te 95 kutive te votimit, kandidati i se majtes, Qazim Sejdini, udheheq me 534 vota. Ende nuk dihet nese do te zhvillohet apo jo votimi ne nje zone ne lagjen “Vullnetari”, pasi ne kete qender votimi nuk u krye ky proces diten e zgjedhjeve. PS-ja dhe PD-ja nuk i kane terhequr denoncimet e bera ne adrese te njera-tjetres ne Prokurori. Fatos Salliu

    Korrieri

  7. #127
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    [Ja edhe "zhgėnjimi" zyrtar i atyre qė trumpetojnė se PD-ja ka fituar nė propocional:

    Demokratėt kanė fituar 19,38%, ndėrsa socialistėt 20,85% tė votave

    Proporcionali, PS 14 mijė vota para PD

    KQZ publikon shifrat zyrtare pėr 332 njėsi vendore. Socialistėt, sėrish nė avantazh



    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dje pėrqindjet e marra nga subjektet politike dhe kandidatėt nė 332 njėsi vendore. Zėdhėnėsi i kėtij institucioni, Leonard Olli, paraqiti para medias detajet e garės elektorale tė 18 shkurtit. Sipas kėtyre tė dhėnave, rezulton se sėrish Partia Socialiste vazhdon tė jetė nė avantazh ndaj Partisė Demokratike. Ashtu sikurse forcat e tjera politike kanė vijuar rritjen e pėrqindjeve pas kutive tė tjera tė numėruara. Nė shtatė njėsi vendore votimi nė 18 shkurt nuk ėshtė kryer fare. Nė ditėt nė vijim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pret tė marrė nė dorėzim edhe procesverbalet e 44 njėsive tė tjera vendore, mes tė cilave Tiranėn, Durrėsin.

    Proporcionali

    Tė dhėnat e grumbulluara deri mė tani nxjerrin Partinė Socialiste me njė numėr prej 200044 votash ose thėnė ndryshe 20,85%. Pas saj vjen Partia Demokratike me 186008 vota ose 19,38% tė totalit. Partia nė pushtet ndiqet nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim me 82367 vota ose 8,58 %. Mė tutje, Partia Republikane e Fatmir Mediut me 58993 vota ose 6,15 %. Partia Demokrate Reformatore ka marrė 52350 vota, Partia Demokristiane ka marrė 48697 vota. Socialdemokratėt e Skėnder Gjinushit kanė fituar vetėm 4,32% tė votave nė total. Tė ndjekur nga Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut me 40791 vota. Aleanca Demokratike e Neritan Cekės ka fituar 38808 vota ose 4,04 %. Partia Agrare Ambientaliste e Lufter Xhuvelit ka fituar nga numėrimi i 332 njėsive vendore 37512 vota ose 3,91 %. Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos ka marrė deri mė tani 31421 vota ose 3,27%. Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar ka fituar nga numėrimi i deritanishėm 23744 vota ose 2,47% tė totalit. Sipas tė dhėnave tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve ka pasur 959652 fletė votimi tė vlefshme qė i korrespondojnė numrit tė votuesve. 27 forca politike pjesėmarrėse nė zgjedhjet e 18 shkurtit rezultojnė tė mos kenė marrė ende as 1% tė votave.

    Mazhoritari

    Institucioni i menaxhimit tė zgjedhjeve paraqiti po dje tabelėn e rezultateve nė mazhoritar. Sipas kėtyre tė dhėnave, pėr 331 njėsi vendore rezulton se Partia Demokratike ėshtė nė vend tė parė me 470532 vota ose ndryshe 49,52%. Partia Socialiste ėshtė e dyta me 390509 vota ose 41,10%. Mė pas vijnė kandidatėt e pavarur qė nė total kanė marrė 47476 vota ose 5%. Kandidatėt e Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut kanė fituar 29146 vota ose 3,07%. Lėvizja Socialiste pėr Integrim ka marrė 4565 vota nė mazhoritar duke fiksuar 0,48%. E ndjekur mė pas nga Partia Komuniste e Shqipėrisė me 1371 vota, Partia Demokracia Sociale me 1343 dhe Partia Balli Kombėtar Demokrat me 1317 vota. Nė mazhoritar, pra pėr emrat e kandidaturave pėrkatėse kanė votuar 950181 shtetas.

    Gazeta Shqip

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Per hir te se vertetes, teoria "te djathtet fitues" eshte ne nivel koalicioni. Pra Berisha me shoke pretendojne se kane fituar si koalicioni Aleanca e Madhe (9 parti) kundrejt koalicionit te se majtes se bashkuar (5 parti). Sipas rezultateve te fundit te KQZ-se (343 zona nga 380 gjithsej) mua me rezulton qe e djathta te kete 49.2%, e majta me 41.4% dhe 4.4% te PBDNJ-se. Ende nuk jane perfishire rezultatet e Elbasanit, Tiranes dhe Vlores nga qendrat e qarkut. Kjo puna e shifrave eshte nje lemsh i madh ku cdo pale mund te shohe pjesen qe do dhe te mbylle syte per pjesen qe nuk i pelqen. Per mua faktet qe mund te nxirren nga ky lloj mish mashi shifrash jane:
    • E majta fitoi ne pjesen derrmuese te qyteteve te medha
    • E djathta ka fituar shumicen e zonave dhe voten popullore
    • Aleatet e PS-se kane vota po aq sa PS-ja (Aleatet 20%, PS 21%)
    • PD ka me pak vota se aleatet (Aleatet 29%, PD 20%)


    Nqs 2005 tregoi se PS nuk ben dot pa LSI-ne dhe kallam kusurin e majte, keto zgjedhje duhet ti kene treguar Berishes se as ai nuk ben dot pa kallam kusurin e djathte, bile ka me teper "goje per te ushqyer" se e majta.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  9. #129
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    PS, 21 deputete “humbasin” mandatin

    E Diele, 04 Mars 2007

    Partia Socialiste nis fazen e analizes per rezultatin e zgjedhjeve vendore dhe llogaritjen e levizjeve te ardhshme politike. Nese me 18 shkurt do te votohej per deputete, 21 parlamentare te selise roze, vetem ne baze te llogaritjeve matematike, nuk do te ndodheshin ne Kuvend. Mes humbesve edhe ish-Kryeministri Fatos Nano

    Partia Socialiste ka nisur fazen e analizes per rezultatin e zgjedhjeve vendore dhe llogaritjen e levizjeve te ardhshme politike. Ndersa kishin premtuar zgjedhje te parakohshme parlamentare, ne rast te fitores me 18 shkurt, socialistet duket te mos jene kaq te vendosur per te derguar shqiptaret serish ne votime. Selia roze dhe aleatet e saj premtuan se do te shfrytezonin zgjedhjen e Presidentit te Republikes gjate muajit qershor, per te provokuar zgjedhje te pergjithshme politike. Megjithate, leximi i rezultateve te 18 shkurtit nuk u ka lene shume hapesire strategeve te Partise Socialiste per te vendosur hapat e ardhshem. Ne rast se do te votohej me 18 shkurt per deputete, Partia Socialiste do te linte rruges 21 deputete aktuale.

    Burime nga sekretariati i selise roze, qe po merret me renditjen dhe llogaritjen e rezultateve te 18 shkurtit, i thane “Korrieri”-t se per te gjykuar mbi mbeshtetjen dhe mundesine e nje votimi te afert, jane marre shifrat e publikuara zyrtarisht deri me tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Shifra qe nuk jane finale, por qe sherbejne per te krijuar idene e nje tendence jopozitive. Sipas llogaritjeve te bera, duke mbledhur votat e kandidateve te mbeshtetur nga koalicioni i majte, per t’i krahasuar me totalin e votave te marra nga kandidatet e koalicionit te djathte, rezulton se 21 deputete te opozites do te humbitnin perballe rivaleve te tyre. Ish-Kryeministri Fatos Nano, per shkak te humbjes se kandidateve te majte ne Sarande dhe Ksamil, do te mbetej prapa kundershtarit te tij te djathte me rreth 1300 vota. Te njejtin fat do te kishin edhe sekretaret e Partise Socialiste Arta Dade dhe Blendi Klosi. Kandidatet e mbeshtetur prej tyre, ne totalin e votave te marra ne qendrat e votimit qe i perkojne zones elektorale, ishin te pasuksesshem ndaj kundershtareve. Nder anetaret e kryesise, edhe Arben Malaj, Namik Dokle e Gramoz Ruci renditen ne listen e deputeteve me perfundime jopozitive nga 18 shkurti.

    Sipas llogaritjeve matematike, me voten e muajit te kaluar do te garantonin serish mandatin te gjithe deputetet e Tiranes. Per shkak te rezultatit te kandidatit te PS-se, Edi Rama, edhe deputetet Harasani, Idrizi, Meksi dhe Ulqini perfshihen si fitues. Nga i njejti fakt perfiton edhe deputeti i Korces Ben Blushi, si dhe deputetet e Fierit, Petro Koci e Albert Caci. Gjithashtu Erion Brace e Marko Bello kane korrur sukses ne zonat e tyre elektorale.

    Ende me perfundime te paqarta, per shkak mosshpalljes se rezultateve apo rinumerimeve, jane zonat elektorale te deputeteve Hushi, Bufi dhe Balla. Ndonese ka humbur komunen Labinot-Fushe, Durim Hushi mbledh ne zonen e tij elektorale edhe nje pjese te qytetit te Elbasanit, ku ende nuk ka nje rezultat final. Per te njejten arsye, Ylli Bufi pret edhe shifrat e Patosit, ndersa Balla rinumerimin e komunes se Orenjes.

    Pavaresisht perfundimeve matematike qe jep tabela e rezultateve, socialistet pritet te analizojne edhe rolin e kandidateve te pavarur, te cilet ne disa raste kane qene vendimtare ne humbjen e bashkive apo komunave. Nga ana tjeter, strukturat drejtuese pritet te marrin ne konsiderate edhe mbeshtetjen e marre ne proporcional per keshillat komunale dhe bashkiake.

    M.E

    Deputete humbes:

    1 - Qemal Minxhozi 5556 7217

    2 - Sadri Abazi 5045 8246

    3 - Durim Lamaj 7407 8522

    4 - Bukurosh Stafa 5293 7603

    5 - Namik Dokle 5447 6374

    6 - Ndricim Hysa 6314 7182

    7 - Elmaz Sherifi 5272 6388

    8 - Arta Dade 6246 6386

    9 - Fatmir Xhindi 5462 7735

    10 - Fatos Nano 4750 6021

    11 - Blendi Klosi 4676 4949

    12 - Kastriot Islami 5447 7074

    13 - Fatmir Xhafaj 6430 6904

    14 - Alfred Dalipi 6299 6613

    15 - Flamur Hoxha 4286 5437

    16 - Gramoz Ruci 5236 6550

    17 - Vangjel Tavo 5258 6181

    18 - Paulin Sterkaj 6177 8146

    19 - Arben Malaj 4173 4193

    20 - Besnik Dervishi 4036 4813

    21 - Stefan Cipa 4160 6033

    Deputete fitues:

    1 - Petro Koci

    2 - Albert Caci

    3 - Erion Brace

    4 - Marko Bello

    5 - Luan Memushi

    6 - Bashkim Fino

    7 - Arben Isaraj

    8 - Valentina Leskaj

    9 - Rrapush Tola

    10 - Rajmonda Stefa

    11 - Pandeli Majko

    12 – Ermelinda Meksi

    13 – Andis Harasani

    14 – Shpetim Idrizi

    15 – Musa Ulqini

    16 – Taulant Dedja

    17 – Ben Blushi

    I papercaktuar rezultati:

    1 – Durim Hushi

    2 - Ylli Bufi

    3 - Taulant Balla


    Korrieri

  10. #130
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Durres, fitues Dako i PS, Elbasan, vendos Kolegji”

    E Merkure, 14 Mars 2007

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me unanimitet te plote ka shpallur fitues kandidatin e opozites per bashkine e qytetit bregdetar. Per qytetin e Elbasanit, pavaresisht se votimi per pavlefshmerine e zgjedhjeve te kerkuar nga PD-ja ka dale 5 me 4, mungesa e shumices se cilesuar e dergon ceshtjen ne Kolegjin Zgjedhor

    Ergys GJENCAJ

    Kandidati i Partise Socialiste per drejtimin e Bashkise se Durresit, Vangjush Dako, eshte shpallur fitues ne kete njesi zgjedhore, per perballjen elektorale te 18 shkurtit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ne unanimitet qe kandidati socialist te gezoje postin e kryebashkiakut te qytetit bregdetar. Perpara se te merrej ky vendim, KQZ-ja ka rrezuar kerkesen ankimore te kandidatit te djathte, Armand Telitit, i cili kerkonte rivleresimin e te gjitha atyre votave, te cilat ishin deklaruar si te pavlefshme nga KZQV-ja e Bashkise se Durresit. Sipas te djathteve, jane rreth 3200 flete votimi qe jane vleresuar te pavlefshme nga kjo KZQV. KQZ-ja hodhi poshte kete kerkese me shtate votat e komisionereve Clirim Gjata, Flamur Cato, Deshira Subashi, Klement Zguri, Shkelqim Hysi, Fatmir Kumbaro dhe Genti Shala, kunder dy votave te Dod Prenges dhe Arben Ristanit. Vangjush Dako, kandidat i koalicionit te majte ne zgjedhjet lokale, ka fituar rreth 300 vota me shume se kundershtari i tij, kandidati demokrat Armand Teliti. Ne fillim te seances se djeshme, avokati i Telitit, Enkelejd Alibeja, ka kerkuar qe KQZ-ja te administronte si prova deklaratat e 12 anetareve te grupeve te numerimit te votave, fotografi te ndryshme dhe pamje filmike, te cilat sipas tij tregonin parregullsite gjate procesit te numerimit te votave. Por keto jane kundershtuar nga komisioneret e majte te KQZ-se. Sipas tyre, te gjithe anetaret e GNV-ve e kishin detyrim, qe cdo shkelje t’i shkruanin ne librin e protokollit, dicka qe sanksionohet ne Kodin Zgjedhor. Ndersa komisioneri Ristani theksoi se, duke u bazuar pikerisht ne Kod, KQZ-ja duhet te administroje cdo prove qe i sherben procesit. Megjithate, pas disa diskutimesh edhe nga paneli i perfaqesuesve te partive politike te atashuar prane KQZ-se, kerkesa per marrjen e ketyre provave u hodh poshte me shumice te cilesuar votash, ku vetem Ristani votoi pro. Me pas KQZ-ja vendosi edhe rrezimin e kerkeses se kandidatit te PD-se per rivleresim te fleteve te votimit te shpallura si te pavlefshme. Duke vijuar me pas me vendimin e prere 9 me 0, ne mbeshtetje te kandidatit te PS-se. Megjithate, kandidati i PD-se, ne baze te ligjit, ka te drejten t’i drejtohet brenda pese ditesh Kolegjit Zgjedhor per te ankimuar kete vendim te KQZ-se.

    Korrieri

  11. #131
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Elbasani, KQZ s’marrin vendim me shumice te cilesuar

    E Merkure, 14 Mars 2007

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur te marre nje vendim te prere mbi fatin e zgjedhjeve administrative ne Bashkine Elbasan, e cila pritet te shkoje ne Kolegjin Zgjedhor. Kerkesa per pavlefshmeri te votimit ne kete njesi vendore, e paraqitur nga Partia Demokratike, nuk ka arritur te marre mbeshtetjen e shumices se cilesuar te anetareve te komisionit. Votimi 5 me 4 qe perben nje shumice te thjeshte, beri te mundur mbeshtetjen e kerkeses se demokrateve. Kodi Zgjedhor sanksionon qe, per raste te tilla, ne menyre qe kerkesa te vleresohet si e pranuar, duhet te marre shumicen e cilesuar, pra 6 me 3. Por KQZ-ja eshte perfshire ne nje debat, lindur nga kerkesa e perfaqesuesve ligjore te kandidatit socialist ne zgjedhjet lokale per kete njesi. Ata kerkuan qe KQZ-ja te shtynte shqyrtimin e kesaj ceshtjeje, pasi ata kane ngritur nje padi ne Kolegjin Zgjedhor kunder KQZ-se, pasi ajo ka pranuar te shqyrtoje kerkesen e PD-se, megjithese ishte jashte afateve ligjore. Megjithate kjo kerkese nuk u miratua, pas votimit 5 me 4. Nderkohe, KQZ-ja arriti te votoje pavlefshmerine e zgjedhjeve ne nje qender votimi, 2378, ku votimi kishte nisur me mbi 6 ore vonese. Propozimi i komisioneres Deshira Subashi per shpalljes si te pavlefshme te zgjedhjeve ne kete qender votimi, u mbeshtet nga te gjithe anetaret e KQZ-se. Kjo qender perbehet nga mbi 800 votues, ndersa diferenca e votave sipas te dhenave jozyrtare qe kane marre dy kandidatet rivale, ishte ne mbi 300 vota. Nderkohe, KQZ-ja ka debatuar gjate mbi hapjen ose jo te nje kutie votimi, te qendres se votimit 2336. Perfaqesuesit e PS-se ne KQZ, te mbeshtetur nga 4 komisioneret: Subashi, Cato, Kumbaro dhe Shala, kane kerkuar hapjen e kesaj kutie, duke theksuar se duhet te vleresohen materialet qe jane brenda kesaj kutie. Nderkohe, perfaqesuesit e PD-se dhe pese anetaret e tjeter te KQZ-se kane refuzuar hapjen e kutise, pasi ajo sipas tyre ishte e demtuar dhe nuk permbante te gjithe elementet e sigurise. Sipas tyre, ne kete gjendje, ne kete kuti mund te jete bere gjithcka. Gjithsesi, KQZ-ja nuk arriti te jape verdiktin e saj mbi zgjedhjet ne Elbasan. Pas votimit te mbremjes se djeshme ne KQZ, kandidati demokrat pritet te paraqitet perpara Kolegjit Zgjedhor, duke cuar pretendimet e tij per te kerkuar pavlefshmerine e zgjedhjeve ne bashkine e qytetit te Shqiperise se mesme.

    Korrieri

  12. #132
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    KQZ shtyn shqyrtimin e njesise 10: Te degjohen komisioneret

    E Enjte, 22 Mars 2007

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur te shqyrtoje kerkesen ankimore te kandidates se Partise Socialiste per njesine bashkiake numer 10 ne Tirane, Mira Veizi, e cila kerkonte pavlefshmeri ne dy qendra votimi ne kete zone. Shtyrja erdhi si rezultat i kerkeses se nenkryetarit te KQZ-se, Flamur Cato dhe anetares Deshira Subashi. Ata kerkuan qe KQZ-ja te degjoje jo vetem ata komisionere qe perfunduan procesin e numerimit te votave, por edhe ata qe e kishin filluar ate. Kjo kerkese ka gjetur mbeshtetjen e anetareve te tjere te Komisionit, te cilet vendosen shtyrjen e shqyrtimit te kerkeses se kandidates socialiste Veizi, per njesine bashkiake numer 10. KQZ-ja duhet te degjonte ne mbledhjen e djeshme komisioneret e KZQV-se se kesaj zone. Por perpara komisionereve ishin paraqitur vetem ata qe ishin ne fund te procesit. Gje qe nuk u mjaftoi dy anetareve Cato dhe Subashi.

    Korrieri

  13. #133
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Sejdini, fitues per Bashkine e Elbasanit

    E Merkure, 28 Mars 2007

    Trupa e institucionit me te larte te animimit ka vendosur pas dy ditesh shqyrtime, qe te rrezoje kerkesen e kandidatit te PD-se, Boci, per pavlefshmeri te zgjedhjeve dhe vendimin e KQZ-se qe zgjedhjet te zhvillohen ne nje qender votimit, duke shpallur fitues kandidatin e opozites. Merr fund maratona e nje debati te pafund pozite-opozite

    Valmira DALIPI

    Kolegji Zgjedhor shpall fitues per kryetar bashkie te Elbasanit kandidatin e Partise Socialiste, Qazim Sejdini. Ky vendim u mor pas disa seancash maratone te dy diteve te fundit. Ne kete menyre ai ka rrezuar kerkesen e kandidatit te Partise Demokratike, Luciano Boci, per pavlefshmeri te zgjedhjeve. Kolegji shpalli fitues Qazim Sejdinin, me 678 vota me shume se kandidati demokrat Luciano Boci. Gjate seances se djeshme Kolegji vendosi te beje numerimin e kutise me numer 2336, te shpallur si e pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por qe me vendimin e djeshem eshte shpallur e vlefshme. Nga numerimi i votave te kesaj kutie, rezultoi se kandidati i PS-se, Qazim Sejdini, kishte marre 174 vota, ndersa kandidati i PD-se, Luciano Boci, 101 vota, duke verifikuar ne kete menyre edhe pretendimin e socialisteve, sipas te cileve edhe ne kete kuti votimi kandidati i tyre ishte fitues i padiskutueshem. Nderkaq, Kolegji ka hedhur poshte vendimin e KQZ-se per rivotim ne qendren 2378, duke gjykuar se nuk do te kishte vlere rivotimi ne kete qender, pasi nuk do te ndikonte ne rezultatin e pergjithshem, i cili fliste qarte ne favor te kandidatit socialist Qazim Sejdini.

    Pretendimet e paleve

    Qe ne fillim te seances, e cila u zhvillua kater dite me pare ne Kolegj, demokratet kerkuan shpalljen si te pavlefshem te te gjithe procesit zgjedhor ne kete zone vendore. Sipas avokatit te kandidatit te PD-se, Boci, me 18 shkurt ne Elbasan zgjedhjet nuk jane zhvilluar ne nje qender votimi, duke u mohuar voten 800 zgjedhesve. Po ashtu, ai deklaroi se eshte bere nje shkelje, ku nuk eshte dorezuar ne KZQV regjistri i posacem i indeksit te certifikatave ne 18 qendra votimi, dhe ne kete menyre mbi 2800 zgjedhes nuk shprehen te drejten e tyre kushtetuese te votes. Ndersa perfaqesuesi ligjor i PS-se deklaroi se pretendimet e PD-se, pervec asaj te moszhvillimit te votimit ne nje qender, nuk qendrojne. Ai deklaroi se nuk ka asnje element te shkeljeve ligjore te pretenduara. Po ashtu, e djathta kerkoi nga Kolegji qe te shpallet rezultati, pasi numerimi i kutise se fundit nuk duhet, duke qene se eshte e pavlefshme, Nderkohe qe perfaqesuesit e kandidatit te majte, Qazim Sejdinit, kane kerkuar nga Kolegji qe te behet sa me shpejt shpallja e rezultatit te zgjedhjeve per Bashkine e Elbasanit, ku eshte e evidentueshme qe Sejdini eshte fitues.

    Rezultatet paraprake te zgjedhjeve

    Nga perfundimi i zgjedhjeve ne kete bashki, rezultoi fitues me 534 vota me shume kandidati i se majtes Qazim Sejdini dhe sipas rezultatit paraprak te zgjedhjeve ne kete bashki nga Komisioni Zonal i Qeverisjes Vendore, kandidati i te majtes, Qazim Sejdini, ka marre 15685 vota, kundrejt 15151 te rivalit te tij, Luciano Boci i te djathtes. Ky rezultat tregon se Sejdini ka marre 534 vota me shume ne keto votime, duke e bere ate favorit per postin e kryebashkiakut te Elbasanit, edhe pse ne nje qender votimi nuk u zhvillua ky proces ne 18 shkurt, si dhe per shkak te mosnumerimit te nje kutie votimi, me argumentin e pavlefshmerise.

    Korrieri

  14. #134
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    “S’marr pjese ne short, do vazhdoj procesin edhe nese fitoj”

    E Merkure, 28 Mars 2007

    Mira Veizi, kandidate e Partise Socialiste, e cila garoi per minibashkine numer 10 ne Tirane, shprehet kundra shortit qe do te caktoje fituesin. Vendim i cili do te merret sot me hedhjen e goglave, short qe u jep mundesi te barabarta te dy kandidateve. Veizi ka deklaruar se, nuk do te pranoje vendimin perfundimtar te KQZ-se, edhe nese shpallet fituese. Ajo gjate nje deklarate per mediat tha se, “nuk pranoj te behem pjese e deformimit te vullnetit te votuesve ne hedhje goglash. Une, ne baze te votave te numeruara, jam fituese me 107 vota para”. Veizi theksoi se nuk do te marre pjese ne shortin e sotem, ku sipas saj nuk u mor parasysh nxjerrja e rezultatit nga vullneti i votuesve, por u konvertua ne hedhje goglash. Kandidatja e PS-se shprehet e bindur ne vendimin e saj, duke thene se per te mos penguar vendimin e Kolegjit Zgjedhor ne mbledhjen e KQZ-se, ajo do te perfaqesohet nga avokatet. Veizi konfirmon se, nese goglat e nxjerrin si fituese, ajo e refuzon kete fitore, duke kerkuar te vazhdojne procesin e nisur ne KQZ per rishikim te kutive te nxjerra te pavlefshme. “Nese goglat me nxjerrin fituese, une nuk do ta pranoj kete lloj fitoreje, por do te vazhdoj me procesin e nisur ne KQZ, per shpalljen te pavlefshme te zgjedhjeve ne njesine nr. 10, ne menyre qe fituesi te percaktohet edhe nje here nga vota e popullit”, deklaroi Veizi. F.B

    Korrieri
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  15. #135
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Zbardhen shpenzimet e socialistėve nė fushatė

    Zgjedhjet, lista e 24 biznesmenėve qė financuan PS-nė


    Bledar Hoti
    Financimet nga donatorėt nė adresė tė socialistėve pėr fushatėn elektorale tė 18 shkurtit kapin shifrėn e mbi 10 milionė lekėve nė total.

    Kjo ėshtė shifra zyrtare qė Partia Socialiste ka paraqitur nė KQZ, pėr mėnyrėn e pėrdorimit tė fondeve pėr zgjedhjet e 18 shkurtit. Mė shumė se gjysmėn e fondit tė fushatės elektorale PS-ja e ka hedhur nė Tiranė, aty ku kandidat ka qenė kryetari i saj, Edi Rama. Pėr PS-nė kanė kontribuar mbi 24 persona me njė shumė mbi 100 mijė lekė, duke bėrė publike dhe emrat e financuesve tė fushatės elektorale. Numri i individėve qė kanė dhuruar nė adresė tė PS me mbi 100 mijė lekė arrin nė 24 persona, ku socialistėt kanė bėrė publike emrat sė bashku me fondet e paraqitura. Kėshtu 24 donatorė, persona dhe firma tė ndryshme, kanė derdhur shumėn pranė arkės sė PS-sė prej 9.034.078 lekėsh. Ndėr financuesit e PS-sė me njė vlerė 1 milion lekė mund tė pėrmendim deputetin Sadri Abazi dhe Sabri Stambolliu. Nazmi Kaēaj ka derdhur shumėn prej 500 mijė lekėsh pėr fushatėn e PS-sė, tė derdhur nė numrin llogarisė nė qendėr, tė Asamblesė Kombėtare. Kurse shuma e personave qė kanė dhuruar nėn 100 mijė lekė nė adresė tė arkės sė PS-sė ėshtė 1.265.034 lekė. PS-ja ka pasur fond nga ana e buxhetit tė shtetit nė njė vlerė prej 20.899.675 lekėsh. Financimet nga vetė kandidatėt dhe kuotat e partisė, sipas relacionit, janė 13.861.524 lekė. Nė bazė tė deklaratės sė paraqitur nga PS-ja pranė KQZ-sė mėsohet janė 450 milionė lekė tė vjetra nė total tė pėrdorura pėr zgjedhjet e 18 shkurtit. Nė bazė tė tabelės pėr shpenzimet e kryera nga socialistėt llogaritet se 27.683.262 lekė janė shpenzuar pėr fushatėn elektorale tė kandidatit tė PS-sė pėr Bashkinė e Tiranės. Gjithashtu ky fond ėshtė pėrdorur nga kryesocialisti Edi Rama dhe pėr pėrballimin e fushatės dhe nė rrethe. Ndėrkohė qė totali i shpenzimeve nė fushatėn e 18 shkurtit ėshtė 45.073.282 lekė. Diferenca ėshtė pėrdorur nė fushatėn nėpėr rrethe, me njė vlerė prej 17.390.020 lekėsh. Nė fondin pėr reklama dhe billborde (tabela tė mėdha reklamash) janė shpenzuar 17.244.547 lekė. PS-ja ka mbetur pa paguar njė shumė prej 705.608 lekėsh tė reja. “Meqenėse kandidati pėr kryetar Bashkie i Tiranės ėshtė njėkohėsisht edhe kryetar i PS-sė, evidencat e tė ardhurave-shpenzimeve tė fushatės elektorale 2007 pėr Asamblenė Kombėtare pėrfshijnė dhe ato tė kandidatit pėr kryetar tė Bashkisė sė Tiranės”, thuhet nė relacionin e paraqitur nga PS pranė KQZ-sė dhe qė mban datėn 4 prill tė kėtij viti. Pėr takime elektorale socialistėt kanė shpenzuar gjithsej 6.325.400 lekė, pėr flamuj 1.688.000. Kurse pjesa mė e madhe e fondit ka shkuar pėr reklama dhe billborde me njė vlerė prej 18.887.797 lekė, ndėrsa pėr marketing janė shpenzuar 4.971.474 lekė dhe pėr shpenzime telefonike 4.066.475 lekė. “Nė tabelat e paraqitura PS-ja nuk ka pėrfshirė mėnyrėn e pėrdorimit tė fondit tė dhėnė nga buxheti i shtetit, me njė vlerė 20.899.675 lekė, shumės prej 1.265.034 lekėsh dhėnė nga simpatizantėt tė PSSH-sė nė vlerė mė tė vogėl se 100.000 lekėsh, si dhe shumat e dhėna nga vetė kandidati nė tė gjitha zonat elektorale tė vendit dhe kuotat e anėtarėsisė”, thuhet nė relacionin e paraqitur. Shifrat e dhėna nga PS-ja pėrmbajnė tė dhėnat e 25 asambleve nė rrethe nga 47 qė janė gjithsej.



    Financuesit e PS

    Sadri Abazi 1.000.000 lekė
    Sabri Stambolliu 1.000.000 lekė
    Nazmi Kaēaj 500.000 lekė
    Mimoza Shehu 2700 euro
    Kreshnik Malaj 2000 euro
    Arjan Leskaj 7000 euro
    Besnik Leskaj 7000 euro
    Gjergji Hoxha 6000 euro
    Mimoza Shehu 291.483 lekė
    Valbona Kola 500.000 lekė
    Neritan Gjeodeshi 250.000 lekė
    Pilo Kerri 100.000 lekė
    Hajrulla Kalo 200.000 lekė
    Dashamir Kumbaro 120.000 lekė
    Novruz Kullolli 130.000 lekė
    Ymer Tosku 1000 paund
    Firma Canon 100.000 lekė
    Kastriot Hoxha 500.000 lekė
    Agim Celibashi 250.000 lekė
    Skėnder Aminiku 250.000 lekė
    Kujtim Aminiku 500.000 lekė



    45 milionė
    Shifra e shpenzuar nga ana e PS-sė ėshtė 45.073.282 lekė. Kjo ėshtė shuma totale e shpenzuar nga PS-ja nė zgjedhjet lokale tė 18 shkurtit. Kjo shifėr ėshtė e paraqitur nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve.
    20 milionė
    Nga fondet e buxhetit tė shtetit, PS ka marrė pjesėn mė tė madhe tė lekėve. Ajo ka pėrfituar pėr fushatėn elektorale njė shumė prej 20.899.675 lekėsh. I gjithė ky fondi i shtetit ka shkuar pėr fushatėn elektorale nė Tiranė.
    24 donatorė
    Janė gjithsej 24 persona qė kanė dhuruar mbi 100 mijė lekė nė arkėn e PS-sė, pėr pėrballimin e fushatės elektorale nė zgjedhjet e 18 shkurtit me njė vlerė prej 9 milionė lekėsh. Fondi total i dhurimeve arrin nė mbi 1 milion lekė tė reja.


    Nė zgjedhjet e 18 shkurtit u zhvilluan sondazhet telefonike
    Shpenzimet nė Tiranė, telefonat 2.3 milionė lekė


    Shpenzimet mė tė mėdha tė fushatės elektorale nė Partinė Socialiste janė fokusuar nė zhvillimin e sondazheve, nė postera dhe telefonat me zgjedhėsit. Pėrpara zhvillimit tė zgjedhjeve tė 18 shkurtit, njė test i zhvilluar nga ana e socialistėve ka qenė marrja nė telefon e familjarėve kryesisht nė qytetin e Tiranės, pėr tė marrė vesh votėn apo prirjet politike. Gjithashtu kėtu pėrfshihen dhe dėrgimi i sms-ve pėr disa numra telefoni, AMC dhe Vodafone. Pėr kėtė arsye shpenzimet telefonike pėr PS-nė gjatė fushatės elektorale pėrfshijnė mbi 4 milionė lekė tė reja. Ndėrsa njė vėmendje e veēantė i ėshtė kushtuar ēėshtjes sė marketingut elektoral, duke pėrfshirė postera, banesa, fletėpalosje me njė vlerė prej 4.971.474 lekėsh. Kurse reklamat dhe billbordet u kanė kushtuar socialistėve njė vlerė prej 18.887.797 lekėsh. Flamujt e pėrdorur nė fushatė kapin vlerėn e 1.688.000 lekėve. Pėr takimet elektorale nė rrethe pėr fushatėn elektorale tė 18 shkurtit, PS-ja ka shpenzuar 6.325.400 lekė. Vetėm pėr Tiranėn reklamat dhe billbordet kapin njė vlerė prej 17.244.547 lekėsh. Pėrsa i pėrket shpenzimeve telefonike pėr Tiranėn, ato kapin njė vlerė prej 2.318.639 lekėsh, ndėrsa takimet elektorale e sociale nė kryeqytet kapin vlerėn e 1.268.600 lekėve.



    Pėr fushatėn e zgjedhjeve vendore ka pasur mė pak donatorė se PS-ja, por me mė shumė fonde

    PD, lista e financuesve tė fushatės
    Donacionet pėr PD-nė kapin shifrėn e mbi 14 milionė lekėve


    Edhe pse parti nė pushtet, demokratėt kanė qenė mė tė kursyer nė pėrballimin e shpenzimeve nė zgjedhjet lokale tė 18 shkurtit. Nė Partinė Demokratike numri i donatorėve ka qenė mė i vogėl, por shuma ka qenė mė e madhe.

    Pėr zgjedhjet e 18 shkurtit nė pėrballimin e fushatės elektorale PD-ja ka publikuar pranė KQZ-sė 19 donatorė, me njė shifėr totale prej 14.630.365 lekėsh. Diferenca ndėrmjet PD-sė dhe PS-sė ėshtė rreth 4 milionė lekė. PS ka shpenzuar gjithsej 10.299.112 lekė dhe diferenca me PD-nė konkretisht ėshtė 4.331.253. Por demokratėt kanė shpenzuar mė pak se socialistėt nė krahasim me shifrat totale. PS ka shpenzuar gjithsej 45.060.311, ndėrsa PD-ja 34.069.335 lekė. Nga diferenca e shpenzimeve rezulton se socialistėt kanė shpenzuar 10.990.976 lekė mė shumė se demokratėt nė zgjedhjet e 18 shkurtit. PD ka pėrfituar nga ana e buxhetit tė shtetit shumėn prej 19.438.970 lekėsh.

    Donatorėt e PD-sė
    Nė bazė tė letrės sė paraqitur nė KQZ dhe tė firmosur nga financieri i PD-sė, Blerim Ēela, janė 12 sponsorizues qė kanė derdhur nė arkėn e PD-sė nga njė shumė prej 1 milion lekėsh. Ndėrsa nė arkėn e PD-sė ka derdhur pėr fushatėn e 18 shkurtit edhe Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, ku shuma kap shifrėn e 400 mijė lekėve. Esat Ademi, Vebi Velia, Migena Reēi, Grigor Pasko, Luljeta Hysi, Shpėtim Rama, Xheladin Shtylla, Selaman Harizi, Klejdi Kaso, Trifon Murati dhe ALi Kotorri janė donatorėt e mėdhenj tė PD-sė pėr zgjedhjet lokale tė 18 shkurtit, pėr tė cilėt janė bėrė publike dhe nė shkresėn e paraqitur pranė KQZ-sė. Ndėr shpenzimet e fushatės pėrfshihet pagesa e punonjėsve, e cila kap shifrėn e 2.605.000 lekėve. Kurse pėr flamuj tė vegjėl dhe tė mėdhenj demokratėt kanė shpenzuar nė total njė shifėr prej 7.114.150 lekėsh. Pjesėn mė tė madhe tė fondit tė fushatės demokratėt e kanė shpenzuar pėr spotet televizive, me njė vlerė prej 8.972.565 lekėsh, kurse pėr postera ka shpenzuar 200 mijė lekė. Kėto janė shpenzimet mė tė mėdha tė kryera nga ana e PD-sė pėr fushatėn elektorale. Ndėrsa janė shpenzuar 52 mijė lekė pėr kapele dhe bluza pėr fushatėn elektorale. Pjesa tjetėr e fondit ėshtė pėrdorur pėr shpenzimeve operative materiale pėr zyrėn e shtypit, kancelari, shtypshkrime, aparatura fonie, podiume me qira dhe tė tjera. Ndėrkohė qė nė shpenzimet e fushatės elektorale PD-ja ka pėrfshirė dhe fishekzjarrėt e pėrdorur, qė kapin njė vlerė prej 347.000 lekėsh. Shpenzimet nė total tė pėrdorura nga ana e PD-sė janė 26.431.081 lekė. Demokratėt janė treguar mė dorė kursyer pėr kėtė fushatė, pasi nuk e kanė shpenzuar tė gjithė fondin nė total tė parashikuar. Prej tij ka mbetur njė shumė prej 7.638.254 lekėsh tė reja.



    Financuesit e PD

    Esat Ademi 1.000.000
    Migena Reēi 1.000.000
    Luljeta Hysi 1.000.000
    Gracian Shtylla 1.000.000
    Grigor Pasko 1.000.000
    Admir Sinemati 500.000
    Xhemal Hoxha 1.000.000
    Uskana SHPK 200.000
    Vehbi Velia 1.000.000
    Shpėtim Rama 1.000.000
    Xheladin Shtylla 1.000.000
    Selaman Harizi 1.000.000
    Klejdi Kaso 1.000.000
    Artur Bejleri 500.000
    Florian Xhuti 500.000
    Trifon Murati 1.000.000
    Ali Kotori 1.000.000
    Ali Kalesha 830.000
    LZHK 400.000




    INSTAT dhe BG&R

    Pėrveē socialistėve, edhe demokratėt kanė zhvilluar sondazhe nė lidhje me zgjedhjet lokale tė 18 shkurtit. Nė bazė tė tė dhėnave tė paraqitura nė KQZ rezulton se PD-ja ka zhvilluar njė sondazh paraprak pėr zgjedhjet, duke angazhuar INSTAT-in, njė institucion qė ėshtė nė varėsi tė shtetit. Pėr realizimin e kėtij sondazhi, PD-ja ka shpenzuar 2.45 milionė lekė. Ndėrsa pėr amerikanėt e BG&R, PD-ja ka derdhur njė shumė tė vogėl, e cila kap shifrėn e 511.811 lekėve.

    Panorama

  16. #136
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Gjata: Pavlefshmėria e zgjedhjeve nuk ka tė bėjė me rezultatin
    Intervistoi: Laura Konda
    22-04-2007



    Zėri i Amerikės: Zoti Gjata, Kolegji Zgjedhor kishte cilėsuar si fitues tė zgjedhjeve nė Elbasan kandidatin socialist. Cila ėshtė arsyeja qė rikthehet pėrsėri kjo zonė pėr t’u votuar pėrsėri?

    Ēlirim Gjata: Ēėshtja qėndron se nuk ėshtė se ne kemi vendosur kthimin e kėsaj zone pėr votim, apo qė kolegji ka vendosur shpalljen e njė fituesi. Problemi ėshtė shumė mė teknik dhe shumė me i thjeshtė se ē’ėshtė paraqitur sot. Sepse edhe diskutimet, mė shumė u morėn me goditjen e aktit nga pikėpamja formale, apo edhe me anėtaret e KQZ-sė, se sa me argumentimin porfesional tė tė kundėrtės sė asaj qė kerkohej nė akt. Ēėshtja qėndron nė kėtė pikė: njė qender e bashkisė Elbasan, qender votimi, ėshtė shpallur e pavlefshme nga KQZ dhe po kėshtu, edhe nga Kolegji Zgjedhor. Pika 5 e nenit 17 sanksionon qė KQZ urdhėron pėrsėrtijen e zgjedhjeve nė tė tėrė njėsinė zgjedhore, nė se nė njė qendėr, ose nė disa qendra votimi ėshtė shpallur pavlefshmėria. Dhe kjo pavlefshmėri ndikon nė rezultat. Njė gjė e tillė ėshtė fakt dhe siē ėshtė fakt edhe kjo, qė askush nuk ulet tė argumentojė tė kundėrtėn e kėsaj, se shifrat janė shifraė pra prandaj them se ėshtė shumė mė teknike dhe shumė mė e thjeshtė. Pra, kolegji zgjedhor, faktikisht, ka shpallur rezultatin, pra ka shpallur fituesin, duke numėruar edhe njė kuti shtesė. Ēėshtja e pavlefshmėrisė ėshtė krejt tjetėr, pra nuk ka tė bėjė me rezultatin, pavlefshmėria lidhet me rezultatin, vetem pėr arsye afati ankimimi, pra nuk lidhet me rezultatin nė vetevete. Rezultati mund tė nxirret edhe 20 herė, dhe zgjedhjet persėri janė tė pavlefshme. Nė rastin konkret, duke qene se njė qendėr votimi ėshtė e pavlefshme, ndikon nė rezultat, sepse ka mbi 800 votues dhe diferenca midis kandidateve ėshtė rreth 670 vota atėhere kemi nje ndikim. Pika 6 e nenit ėshte fare e qartė dhe nuk le vend pėr interpretime. Atėhere jemi tė detyruar tė lejojmė pėrsėritjen. Kolegji zgjedhor ka rrėzuar kėrkesėn pėr pavlefshmėrinė nė tė gjithė njėsinė, ka pranuar njė kėrkesė ankimore pėr shpalljen e njė rezultati, por ka lėnė nė fuqi vendimin e KQZ-sė me 9 vota pro pėr shpalljen e kėsaj qendre tė pavlefshme.

    Zėri i Amerikės: Nga kush ėshtė bėrė tek ju nė KQZ kjo ankesė?

    Ēlirim Gjata: Nuk ka bėrė asnjė njeri ankesė. Ankesė nuk ka bėrė askush. Ėshtė njė detyrim ligjor, qė KQZ, pasi kanė pėrfunduar tė gjitha ankimet deri nė Kolegj, cakton datėn e pėrsėritjes sė zgjedhjeve. Por pėrpara caktimit tė datės, urdhėron pėrsėritjen. Dhe pėrsėritja urdhėrohet nė tė gjitha njėsitė ku do tė rizhvillohen zgjedhjet, nė tė njėjtėn datė. Atėhere nė kėtė rast, kėshtu siē shkuan tė gjitha, ishte edhe ēėshtja e Elbasanit. Pra, nuk ėshtė se dikush bėri ankesė tek neve dhe ne pranuam kėtė ankesė. Ėshtė detyrim ligjor i KQZ-sė tė urdhėrojė pėrsėritjen e zgjedhjeve nė ato njėsi ku nuk janė zhvilluar zgjedhjet, ose nė ato njėsi ku ėshtė shpallur pavlefshėri dhe tė gjitha kėto nė njė datė.

    Zėri i Amerikės: Zoti Gjata, opozita socialiste e akuzon KQZ-nė se po pėrdoret nga pozita pėr tė manipuliar rezultatin e zgjedhjeve nė qytetet e mėdha tė vendit. Si do t’iu pėrgjigjeshit ju, kėtyre akuzave?

    Ēlirim Gjata: Zonja Konda, unė nuk diskutoj mbi akuzat, apo mbi deklaratat e tė tjerėve, unė jam teknicien dhe diskutoj vetėm mbi ēėshtjen. Pra, hajde tė japin argumente pėr ēėshtjen nė fjalė. Deri tani, ėshtė e vėrtetė se janė thėnė ato qė thoni ju, se ka patur akuza, si absurde kriminale, politike, etj etj. Kėto nuk janė argumenta. Unė tani dhashė vetėm argumenta ligjore profesionale. Tė m’i rrėzojė dikush. Kjo ėshtė ēėshtja. Ē’rėndėsi ka se kush shan. Gjuha shqipe ėshtė e pasur me sharje…

    Zėri i Amerikės: Socialistėt gjithashtu pretendojnė se votimi pesė me katėr ėshtė i parregullt nė KQZ. Si do ta vlerėsonit ju kėtė votim?

    Ēlirim Gjata: Ēėshtja ėshtė e tillė: Neni 30 i kodit zgjedhor, pika 6, gėrmat A,B,C, janė tre raste, qė pėrcakton se kur votohet dhe kur vendoset me votimim tė cilėsuar nė KQZ, pra minimumi duhen 6 vota. Po kėshtu, neni 161/3, pika 1, 2, 3, ėshtė kopje me nenin 30, siē pėrmendėm, Dhe kėto janė: shpallja e listave shumėemėrore pėr Kuvendin, pra zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe shpallet rezultati i listave shumėemėrore. E dyta ėshtė, pranimi i kėrkesave ankimore. Pra, njė kėrkesė ankimore qė paraqitet nė KQZ, duhet tė marrė minimumin 6 vota qė tė quhet e pranuar dhe e treta, kėrkesa pėr pavlefshėmri tė zgjedhjeve. Pra, nė se dikush bėn kėrkesė pėr pavlefshmėri tė zgjedhjeve, qė tė quhet e pranuar, duhet minimumi 6 vota. Kėto tre raste janė me votim tė cilėsuar. Madje, ja vlen tė diskutohet, por kur pavlefshmėrinė e kėrkon KQZ-ja, kryesisht? Nuk thuhet askund qė kėrkohen 6 vota. Mund tė miratohet me votim tė thjeshtė. Por, po e lemė kėtė pikė. Ndėrsa njė paragraph mė poshtė, nė nenin 30, thuhet: tė gjitha vendimet e tjera merren me shumicė tė thjeshtė. Pra, kur thuhet tė gjitha, vetėm kėto tė treja qė pėrmenda janė me shumicė tė cilėsuar. Tė tjerat janė me shumicė tė thjeshtė. Votimi i sotėm ishte njė vendim rutinė. Nuk ėshtė hera e pare, qė KQZ-ja cakton datėn pėr zgjedhjet e pėrsėritura aty ku nuk janė bėrė.

    Zėri i Amerikės: Zoti Gjata, si ėshtė ecur me reformėn zgjedhor. Ka patur mjaft kritika nga zyrtarėt ndėrkombėtarė dhe vendorė pėr kėtė problem, madje ka patur edhe propozime pėr ngritjen e njė komisioni tė pėrbashkėt parlamentar pėr kėtė ēėshtje.

    Ēlirim Gjata: Sa mė shpjet duhet filluar kjo reformė. Deri tani jemi nė kuadrin mediatik, me sa kam dėgjuar. Akoma nuk ka diēka konkrete, edhe njė here, po nga mediat kam mėsuar qė deputeti Topi mė duket ka diēka konkrete. Ėshtė e vėrtetė ajo qė thoni ju, pėr krijimin e njė komisioni. Do tė isha i gatshėm, qė tė gjithė ne si Komision tė jepnim kontributin tonė. E rėndėsishme ėshtė tė fillojė sa mė shpjet, tė mos lihet pėr minutin e fundit. Ka shumė gjėra pėr t’u diskutuar. Shumica politike merret me ēėshtje tė sistemit. Unė do tė kėrkoja, se kryetar i KQZ-sė, dhe anėtar i Komisionit, se ēlr mua mė e rėndėsishme ėshtė ēėshtja e situatės zgjedhore, sidomos nė bazė dhe problemet teknike, sidomos kėto tė ankimimit. Kemi njė kaos nė ēėshtjen e ankimimeve, intrepretime nga mė tė ndryshmet, dhe fakti e tregon, psh, njė njėsi ka shkuar nė pavlefshmėri, pasi ėshtė gjykuar dy herė pėr pavlefshmėri. Ka njė pakt botėror, qė quhet “regiudicata”, nė latinisht, gjė e shkuar, e pra , pikėrisht ky system ankimor ta jep kėtė pėrgjegjėsi, qė ta gjykosh kėtė ēėshtje dy here dhe kjo reformė duhet filluar sa mė shpejt. Ka shumė probleme qė duhen trajtuar.

  17. #137
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    4 muaj per nje pale zgjedhje

    E Marte, 05 Qershor 2007

    Pas rreth kater muajsh zgjedhjet per pushtetin lokal kane perfunduar teresisht. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bere publike dje rezultatin e zgjedhjeve te pjesshme ne dy komunat Pult dhe Shale, te cilat ishin te fundit ne kete odise te gjate. Sipas burimeve brenda KQZ-se mesohet se pas numerimit te votave, rezultati zgjedhor ne komunen Pult nxori fitues me 568 vota kandidatin e PS-se, Sokol Cubi kundrejt 416 votave te kandidatit te PD-se, Dode Ndue Kali, ose 152 vota me shume. Ndersa ne komunen Shale fitues shpallet kandidati i PD-se Dede Lulash Tonaj me 851 vota kundrejt 306 votave te fituara nga rivali i tij socialist Kole Ndrenika, ose 546 vota me shume. Pjesemarrja e zgjedhesve ne votime ne kete proces zgjedhor ishte rreth 45%. Procesi i pjesshem zgjedhor i zhvilluar diten e diele ne keto dy komuna erdhi pas nje vendimi te marre nga KQZ-ja, e cila per shkak te parregullsive te verejtura ne zgjedhjet vendore te 18 shkurtit, vendosi perseritjen e tyre me 3 qershor.

    Korrieri

  18. #138
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    DEKLARATĖ PĖR SHTYP

    [Tiranė, mė 08.06.2007]

    Nė mbledhjen e datės 08.06.2007 me Vendimin nr. 1811, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi shpalljen e rezultateve pėrfundimtare tė Zgjedhjeve pėr Organet e Qeverisjes Vendore, tė zhvilluara mė 18 Shkurt 2007. Ky vendim vjen pas pėrfundimit tė votimeve me dt.18.02.2007 si dhe nė datat 6 maj ashtu dhe 3 qershor, ku u zhvilluan zgjedhje jo vetėm pėr arsye tė mosvotimit nė rreth 8 njėsi vendore mė 18 shkurt, por edhe si rezultat i shpalljes sė pavlefshmėrisė pas vendimeve tė KQZ-sė dhe Kolegjit Zgjedhor, si dhe tė gjitha procedurave ankimore si pranė nesh ashtu dhe nė Kolegj.



    Ky akt, edhe pse formal, shėnon dhe pėrfundimin e procesit tė zgjedhjeve pėr Organet e Pushtetit Vendor. Edhe pse Komisioni gjatė gjithė kėsaj kohe jo vetėm punoi me kapacitet e veta maksimale, madje pa e ekzagjeruar edhe pėrtej kėtyre mundėsive, procedurat ankimore dhe vendimet pėr ripėrsėritje nuk lanė asnjė hapėsirė reale pėr ta pėrmbyllur mė herėt kėtė procedurė. Nuk kemi tė bėjmė aspak me njė justifikim, por me fakte reale ku shifrat flasin vetė.

    Mė dt. 18 shkurt 2007, datė e dekretuar nga Presidenti i Republikes pėr zhvillimin e zgjedhjeve pėr pushtetin vendor, megjithė problematikėn e madhe dhe vėshtirėsitė qė i paraprinė procesit, qė tashmė dihen nga tė gjithė, Komisioni arriti t'i organizonte dhe drejtonte zgjedhjet me njė rezultat qė ndoshta as vetė nuk e kishim menduar nė ato kushte. Nga 384 njėsi zgjedhjet nuk zhvilluan vetėm nė 8 prej tyre. Nga 4752 Qendra Votimi nuk hapėn vetėm rreth 70 prej tyre, c`ka pėrbėn njė sukses tė padiskutueshėm nė organizimin e punės nga KQZ.

    Rezultatet e pėrmbledhura

    Edhe pse tė dhėnat pėrfundimtare janė bėrė publike nė faqen zyrtare elektronike tė KQZ dhe shumė shpejt ato do tė botohen dhe nė buletinin respektiv po citoj disa prej tyre. Nė pėrfundim tė zgjedhjeve pėr organet e Qeverisjes Vendore tė zhvilluara mė 18 Shkurt 2007 rezulton se:

    Nė kėto zgjedhje u regjistruan nė lista 2.929.293 zgjedhės. Nga ky numėr nė total, votuan 1.358.186 shtetas ose 46.37%.

    U regjistruan 1.076 kandidatė tė drejtpėrdrejtė tė mbėshtetur nga 42 subjekte politike. Nga kėta kandidatė, 33 ishin femra dhe 157 tė pavarur.

    Rezultuan 43.621 vota tė pavlefshme ose 3.21%, ndėrsa 1.314.565 vota u konsideruan tė vlefshme ose 96.79%.

    Nė kėtė garė elektorale rezultojnė kėto tė dhėna pėr subjektet politike pėr kandidatėt e drejtpėrdrejtė:

    1 - Kandidatėt mbėshtetur nga PD dhe aleatėt kanė fituar nė: 36 Bashki, 3 njėsi Bashkiake dhe 188 komuna. Nė total 227 NJQV.

    2 - Kandidatėt e mbėshtetuar nga PS dhe aleatėt kanė fituar nė: 26 Bashki, 8 njėsi Bashkiake dhe 92 komuna. Nė total 126 NJQV

    3 - Kandidatėt e mbėshtetur nga PBDNJ kanė fituar nė: 3 Bashki dhe 11 komuna. Nė total 14 NJQV

    4 – Kandidatėt e mbėshtetur nga LSI kanė fituar nė: 3 komuna

    5- Kandidatėt e Partisė sė Ballit Kombėtar Demokrat dhe Partisė Lėvizja e Legalietit kanė fituar respektivisht nga 1 komunė

    6- Ndėrsa 12 komuna janė fituar nga kandidatė tė pavarur.

    Si numėr i pėrgjithshėm i votave, pėr sa i takon kandidatėve tė drejtėpėrdrejtė, rezultojnė kėto tė dhėna:

    1 – PD dhe aleatėt kanė marrė 704.473 vota ose 47.6%

    2 – PS dhe aleatėt kanė marrė 662,679 vota ose 44.77%

    3 – Tė Pavarur 59.005 vota ose 3.99 %

    4 - PBDNJ ka marrė 33.491 vota ose 2.26 %

    5 - LSI ka marrė 6.355 vota ose 0.43 %

    Ndėrkohė qė pėrsa i takon votave nė sistemin proporcional, pra pėr kėshillat bashkiakė apo komunalė rezultojnė kėto tė dhėna:

    1 PS 305,582 ose 23.17 %

    2 PD 271,705 ose 20.60 %

    3 LSI 121,172 ose9.19 %

    4 PR 75,730 ose 5.74 %

    5 PDR 66,623 ose 5.05 %

    6 PDK 58,484 ose 4.44 %

    7 PSD 52,194 ose 3.96 %

    8 PBDNJ 49,730 ose 3.77 %

    9 PAA 49,016 ose 3.72 %

    10 AD 47,686 ose 3.62 %

    11 PDS 39,390 ose 2.99 %

    12 LZHK 32,032 ose 2.43 %

    13 PLL 27,788 ose 2.11 %

    14 I Pavarur 25,190 ose 1.91 %

    15 BLD 24,427 ose 1.85 %

    16 PBK 17,675 ose 1.34 %

    17 PDI 15,523 ose 1.18 %

    Subjektet e tjera kanė marrė nėn 1%, pra nė shifra tė papėrfillshme.

    Ndėrsa po tė vlerėsojmė votat e marra nė proporcional nė shkallė vendi, si koalicione, tė djathtė e tė majtė, nė total pėr secilin spektėr rezultojnė nė pėrqindje:

    1. PD sė bashku me aleatėt e djathtė 51.05%

    2. PS sė bashku me aleatėt e majtė 42.93%

    Vetėm nė periudhėn paszgjedhore, Komisioni shqyrtoi plot 260 kėrkesa ankimore, tė cilat sė bashku me 56 kėrkesat parazgjedhore kapin nė total shifrėn 316. Si rezultat i shqyrtimit tė tyre nė KQZ apo dhe nė Kolegjin Zgjedhor, u vendos ripėrsėritja nė 12 njėsi vendore dhe duke patur parasysh faktin se nė 8 NJQV, zgjedhjet nuk ishin zhvilluar fare, u vendos qė zgjedhjet nė kėto 20 njėsi tė zhvilloheshin nė datėn 6 maj. Por edhe pas kėtij raundi tė dytė, si rezultat i kėrkesave ankimore u vendos ripėrseritja e zgjedhjeve pėr komunat e Pultit dhe tė Shalės, tė Qarkut Shkodėr nė datėn 3 qershor. Zgjedhjet nė kėto komuna u zhvilluan pa asnjė incident dhe rezultati i tyre nuk u ankimua as nga kandidatėt apo subjektet respektive. Ky fakt tregon edhe njėherė qartazi se zgjedhjet nuk ēalojnė si rezultat i kuadrit ligjor apo masave qė ndėrmerr Komisioni, por nga shkalla e pėrgjegjshmėrisė dhe e vullnetit tė tė gjithė aktorėve tė tjerė qė kanė dorė nė procesin zgjedhor.

    Vlen tė theksohet se, gjatė gjithė kėsaj kohe edhe pse i ndodhur para njė presioni tė madh jo vetėm nga numri shumė i madh i kėrkesave ankimore, por dhe nga faktori politik, KQZ veproi me pėrgjegjshmėri dhe profesinalizėm maksimal, duke marrė vendime strikte konform Kodit Zgjedhor, larg ēdo qėndrimi apo interpretimi subjektiv e emocional. Nuk e them kėtė thjesht nga njė konkluzion personal, por nisur nga tė gjitha faktet dhe analizat qė vijnė nga faktorė tė tjerė. Le tė mos harrojmė se, brenda 40 ditėve u shqyrtuan 306 kėrkesa ankimore ose thėnė ndryshe u shqyrtuan mesatarisht 8 ēėshtje nė ditė. Nėnvizoj se, problematika nuk qėndron thjesht te numrat, tė cilėt kanė rėndėsinė e tyre nė vetvete, por te pėrgjegjshmėria e lartė dhe analiza e thellė qė iu kushtua ēdo ēėshtjeje, duke i parė ato deri nė elementėt mė tė hollėsishėm. Ėshtė tashmė e njohur se nė shumė raste u krye njė hetim administrativ tepėr i detajuar, i tė gjitha dokumenteve apo materialeve proceduriale. Pėr mė tepėr, si rezultat i problematikave, KQZ u detyrua tė kryejė edhe detyra e detyrime tė pakryera nga komisionet e niveleve tė dyta dhe tė treta. Ruajtja e njė standardi gjykimi u shndėrrua nė moton tonė kryesore tė punės. Fakti se gjatė kohės sė shqyrtimeve ne i krijuam dhe i rujatėm kėto standarde, nė vazhdimėsi dhe me korrektėsi, na bėn tė besojmė se arritėm tė realizojmė detyrėn tonė nė prametrat tė lartė, nisur dhe nga rrethant e krijuara.

    Pa asnjė ekzagjerim, nė pėrfundimin e kėtij procesi, vazhdoj tė jem i mendimit se kanė qėnė zgjedhjet mė tė vėshtira, nga pikėpamja administrative, pėr t'u organizuar dhe administruar nė tė gjithė historinė e proceseve zgjedhore demokratike nė Shqipėri. Megjithatė, ne mundėm t'i organizonim dhe t'i zhvillonim ato, e sot po shpallim, zyrtarisht, rezultatet pėrfundimtare tė tyre.

    Nėse njė vlerėsim i tillė do tė konsiderohej si mungesė modestie apo si harresė ndaj defekteve qė janė konstatuar, mė duhet tė theksoj sinqerisht se nuk ėshtė aspak kėshtu. Raporti pėrfundimtar i Misionit tė Vėshgimit tė OSBE/ODIHR, i bėrė publik tre ditė mė parė, ashtu se dhe nė raportet paraprake ruan, tė njėjtėn frymė vlerėsimi pėr punėn e mirė tė KQZ-sė dhe pėrpjekjet e saj pėr tė realizuar kėtė “mision tė pamundur”. Duke e pėrshėndetuar dhe konsideruar si njė raport tepėr profesional, realist dhe mjaft tė detajuar, citoj vetėm disa prej vlerėsimeve pėr KQZ-nė nga ky raport, i cili, pėr koincidencė, u bė publik pothuajse paralelisht me shpalljen e rezultateve pėrfundimtare. “Marrėveshja e vonuar dhe ndryshimet vijuese nė Kod ēuan nė afate tė ngjeshura ligjore, qė sollėn sfida tė mėdha logjistike dhe administrative pėr Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ). Pavarėsisht nga sfidat, KQZ-ja i administroi kėto zgjedhje nė njė shkallė tė madhe me profesionalizėm dhe paanshmėri”, thuhet nė kapitullin e I tė kėtij raporti. Gjatė periudhės pas marrėveshjes sė 12 janarit, KQZ-ja mbajti mbledhje tė shpeshta, mori mbi 1 300 vendime dhe miratoi rreth 10 udhėzime qė rregullonin procesin zgjedhor. Nė pjesėn mė tė madhe, mbledhjet e KQZ-sė u zhvilluan nė mėnyrė profesionale, kolegjiale dhe transparente. Shumica e cilėsuar u rrit nga 5 nė 6 prej 9 anėtarėve. Propozimeve tė partive iu bė pėrgjithėsisht shqyrtim i drejtė... Nė pėrgjithėsi, personeli i drejtorive tė ndryshme tė KQZ-sė i kreu detyrat nė mėnyrė tė paanshme dhe profesionale” Sigurisht qė po me tė njėjtėn frymė pėrgjegjėsie profesionale, Komisioni do tė marrė nė shqyrtim dhe analizė tė detajuar edhe defektet e konstatuar nė punėn e tij nga raporti i Misionit tė Vėzhgimit, pėr tė mundėsuar rikuperimin e tyre maksimal, konform tė gjitha parametrave ndėrkombėtarė.

    Do tė dėshiroja qė nė emėr tė KQZ-sė dhe nė emrin tim personal, tė shpreh vlerėsimin maksimal pėr bashkėpunimin me OSBE/ODIHR, i cili ka qenė tepėr frytdhėnės e rezultativ, si dhe tė falėndroj Misionin e Vėshgimit dhe drejtuesin e tij Z.Grunet, pėr asistencėn e tyre teknike dhe mbėshtetjen morale qė na kanė dhėnė. Tė dy kėto organizma, pėr fat tė keq, mbeten tė vetmet pika referimi ku mbeshtetemi, pėr faktin e thjeshtė se janė tė vetmet qė marrin nė analizė punėn tonė nė kuadėr ligjor, teknik e profesional.

    Gjithashtu, gjej rastin tė shpreh vlerėsimin maksimal, mirėnjohjen dhe falenderimet e KQZ-sė pėr :

    Presidentin e Republikės pėr mbėshtetjen dhėnė Komisionit gjatė procesit, Qeverinė e Shqipėrisė, nė veēanti Kryeministrin, Ministrin e Financave, tė Drejtėsisė, tė Arsimit dhe atė tė Mbrojtjes, tė cilėt plotėsuan nė kohė dhe pa asnjė pengesė tė gjitha kėrkesat e KQZ-sė. Njė falenderim tė posaēėm pėr bashkėpunimin dhe ndihmėn e dhėnė i takon Ministrisė sė Brendshme, si pėr sektorin qė mbulon pushtetin vendor dhe gjendjen civile ashtu edhe pėr sektorin qė mbulon Policinė e Shtetit, e cila nė veēanti luajti njė rol tepėr profesional dhe ligjor gjatė procesit. Gjithashtu, nuk mund tė harrojmė Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Shqiptare, pa bashkėpunimin nė nivel tepėr tė lartė me tė cilin, ndoshta, nuk do t'ia kishim dalė dot. Njė falėnderim tjetėr i veēantė u shkon Prefektėve, n/prefekteve dhe asaj pjese tė pushtetit vendor, tė cilėt bashkėpunuan dhe kontribuan nė mbėshtetje tė punės sonė organizuese. Po ashtu, falėnderojmė Postėn Shqiptare pėr gadishmėrinė e treguar nė shpėrndarjen e bazės materiale parazgjedhore si dhe Korporatėn Energjitike pėr zbatimin me korrektėsi maksimale tė marrėveshjes midis dy instititucioneve. Falėnderojmė vėzhguesit vendore dhe tė huaj pėr kontributin e tyre nė kėtė proces me qėndrimet e paanshme dhe profesionale nė misionin e vėzhgimit. Falėnderojmė organizatat qė veprojnė nė Shqipėri si Prezencėn e OSBE-sė dhe USAID, Ambasadat e akredituara nė Tiranė si, Ambasadėn e Shteteve tė Bashkuara, Pėrfaqėsinė e KE, Bashkimit Europian, Ambasadėn Gjermane dhe Ambasadat e Pėrfaqėsitė e tjera pėr ndihmat dhe kontributin e dhėnė deri edhe me vėzhgues nė zgjedhje.

    Njė falėnderim shumė i veēantė i takon dhe mediave, si elektronike ashtu dhe tė shkruara, tė gjithė gazetarėve qė kanė ndjekur nga afėr tė gjitha zhvillimet nė KQZ e jashtė saj pėr gadishmėrinė maksimale tė treguar si dhe pėr profesionalizmin dhe objektivitetin, duke informuar me korrektėsi dhe jashtė ēdo skupi mediatik publikun e gjerė.

    Njė falėnderim tė veēantė KQZ u drejton votuesve shqiptarė, tė cilėt me qėndrimin, qetėsinė, durimin, qė treguan ditėn e votimit dhanė kontributin mė tė madh pėr mbarėvajtjen e procesit. Ishte ky qėndrim qė, nė fund tė fundit, i vuri vulėn rregullshmėrisė sė zgjedhjeve.

    Gjithashtu njė falėnderim pėr vetė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, anėtarėt, stafin e pėrhershėm, stafin e pėrkohshėm dhe inspektorėt rajonalė, trajnuesit dhe ndihmėsit tanė, tė cilėt vėrtet kryen detyrėn e tyre, por e kryen atė me profesionalizėm dhe pėrkushtim. Janė tė gjitha kėto kontribute sė bashku qė ndikuan si pjesė tė njė pazelli nė ndėrtimin dhe realizimin me sukses tė procesit.

    Nė pėrfundim tė kėsaj deklarate do tė dėshiroja tė ndalesha edhe nė njė element tjetėr po kaq tė rėndėsishėm nė lidhje me aspektin zgjedhor nė Shqipėri, e pikėrisht atė tė reformės zgjedhore. KQZ pėrshėndet ngritjen e komisionit parlamentar pėr reformėn zgjedhore dhe vlerėson reagimin e shpejtė pėr kėtė pikė kaq delikate nė sistemin tonė demokratik. Jemi tė bindur se anėtarėt e nderuar tė kėtij komisioni do tė bėjnė pėrpjekje maksimale pėr tė krijuar njė Kod Zgjedhor sa mė tė plotė, konform tė gjitha standardeve tė njohura ndėrkombėtare. Shpreh besimin se rekomandimet mė tė fundit tė Misionit tė Vėzhgimit, por dhe tė organizmave tė tjerė do tė merren seriozisht nė konsideratė prej tij. Gjithashtu, i garantoj anėtarėt e komisionit parlamentar se, KQZ mbetet e gatshme dhe e hapur pėr bashkėpunim dhe shkėmbim mendimesh nė nivel teknik. Ėshtė domosdoshmėri jo vetėm pėr punėn e institucionit tonė, por dhe pėr tė ardhmen euro-atlantike tė vendit krijimi i njė kuadri ligjor sa mė tė plotė, bashkėkohor dhe diakronik. Organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve konform tė gjitha standardeve ndėrkombėtare mbetet njė sfidė pėr tė gjithė si dhe njė nga kushtet kryesore pėr integrimin europian tė vendit, sepse nuk ka mė kohė pėr “shanse tė humbura”.

    Me konsideratė,

    Ēlrim GJATA
    Kryetar
    Komisioni Qendor i Zgjedhjeve

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Qeveritaret nuk paguajne taksat vendore
    Nga Duaje Siveten nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2009, 12:38
  2. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  3. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •