Iliret paten nje ndikim te forte ne jeten politike dhe ushtarake te kesaj perandorie gjigande. Kombi i cili ishte nxjerre stratege te medhenj ushtarake, edhe ne keto kohra dha kontributin e tij dike prodhuar ne te dyja kahet si ne nxjerrjen e njerezve te guximshem qe iu kundervune Romes, ashtu edhe ne furnizimin e Romes me legjionare qe merreshin me hir e me pahir, si dhe deri me perandore e filozofe te medhenj. Kete teme e hap pikerisht per te treguar ne te se kush ishin iliret dhe a u ndie roli tyure ne perandorine e Romes?Cilet ishin emrat e njohur ilire? Pse nuk flitet gati fare per qendresen me te gjate qe i eshte bere ndonjehere Romes, qendresen Ilire? A e keni pyetur veten ndonjehere se pse servet, sllavet arriten te vendosen aq lehte ne Ballkan? Si e boshatisi Roma Dalmacine duke marre meshkujt e duke i cuar legjionare? Pse Roma e kishte shume te ashper ligjin ndaj detareve shqiptare te cilet quheshin rendom pirate (kur paradoksalisht vete Roma pushtonte e vidhte ke te donte)?
Keto e te tjera pyetje mund ti shtjelloni si te deshironi. Po e hap temen duke cituar Apianin i cili tregon shtrirjen e popujve te cilet konsoderoheshin si nje kom te cilet Roma i quante thjesht ....ILIRET
Apiani
"Romaket, nenkuptonin me emrin e perbashket te ilirive, jo vetem Dalmatet dhe fise fqinje, por edhe Panonet, Myzet, dhe te gjithe popujt qe gjendeshin ne te djathte e rrjedhes se poshtme te Danubit. Une nuk kam arritur ta zbuloj se kujt i ka lindur kjo bindje. Por, padyshim, kjo deshmohet ne ditet e sotme, dhe tributi qe paguhej prej ketyre popujve, qe prej Pont Euzines (Deti i Zi) e deri ne Istria, quhet ne menyre te perbashket, tributi ilir"
Krijoni Kontakt