Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 64 prej 64
  1. #61
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Fakt! Shihet nga aeroplani se eshte trung i krijuar nga sharllatanet.
    ~~~~
    Gjuhet indoeuropiane ndahen dy grupe themelore:
    Satem dhe Centum.

    Ky emertim ka marre per baze emrin e numrit 100 (por nuk respektohet) pasi gjuha shqipe perdore shprehjen qind e megjithate ne shumicen e organogrameve radhitet si Satem ndersa sllavisht i thuhet Sto kurse ndonjehere radhitet si gjuhe Centum, tregon per subjekitvitetin joshkencor te atyre qe e perpiluan degezimin.

    Kjo deshmohet edhe nga citati ne vazhdim:
    Language-tree divergence times
    support the Anatolian theory
    of Indo-European origin


    Russell D. Gray & Quentin D. Atkinson

    Department of Psychology, University of Auckland, Private Bag 92019,
    Auckland 1020, New Zealand


    "The consensus tree also reflects traditional uncertainties in the relationships between the major Indo-European language groups. For instance, historical linguists have not resolved the position of the Albanian group and our results clearly reflect this uncertainty(1) (the posterior probability of the Albanian/Indo-Iranian group is only 0.36)."

    1. Linguistet historiane nuk e kan zgjidhur poziten e grupit te Shqipes dhe rezultatet tona reflektojne qartas kete papercaktueshmeri.

    Punimin e plote (PDF) mund ta lexoni ne ekstraktin e dokumentit, (jo aq interesant ne pergjithsi)>ketu< (f 435-438). Grafiqet jane nxjerrur ne baze te te dhenave ekzistuese linguistike.

    Por gjeja kryesore qe duhet ditur ne lidhje me kete qeshtje eshte, se shtrirja dhe pozita gjeografike e nje gjuhe, nuk ka kurrfare lidhje me grupin gjuhesor te cilit i takon ajo.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    citim nga Styx
    "- E verteta ngushellon vetem brenge te medha, por largon edhe cdo ndjenje te fshehte... Te harrosh vetveten , do te thote ti ngjajshe kafshes se zbutur, qe e gjuan zbutsin, padronin... Gezimi dhe hidherimi qenkan dy ane te te njejtit litar. Njeriu duhet te kerkoj dhe ta gjej te verteten, pastaj te veproje... I vodhen illiret ua plackiten arin, veshjet.Konstantinopoli e Roma, mburren me veren illire prej mjallti, duke e quajtur te veten. Ua vodhen illireve edhe perendite. Edhe perrallat. Edhe emrat. Zeusi eshte i vjedhur. Ai ka qene mesazhi illirian, ZOT, ku cdo shenje kishte nje kuptim ne vete. -T- ja perfaqesonte njeriun, O-ja perfaqesonte diellin, Z-ja rrezet. Te gjitha bashke donin te thoshin: 'Jemi njerez qe i besojme diellit, ngrohemi nga rrezet e tij, jemi njerez illir. "
    Yllirėt ishtin popullsia e parė e Europės.Historiani i shquar Italian, Enzo Gatti, me njė ironi krejt tė dukshme, thekson:

    "E, pra, qytetėrimi Grek dhe ai Romak nuk njihen qė ta kenė krijuar, as pėlhurėn, as bronxin, as rrotėn, as qeramikėn, mullinjtė me erė; dhe as grurin, as vreshtat, as ullinjtė, as shkrimin, dhe as rrugėt e tulave... Ulliri dhe vreshti, simbole sigurie, paqeje dhe gėzimi, janė krenaria e popujve mesdhetarė: e Albano-Yllirėve"!...
    Mė poshtė ai vazhdon,"Ky civilizim pati me siguri, shumė shekuj mirėqėnie, zhvillimi e paqeje. Shtrirja e tij e gjatė nė kohė e tregon qartė kėtė gjė. E vetmja njėsi matėse e zhvillimit paqėsor ėshtė prodhimi i punės sė njeriut!"

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Kur ne Iliri flisnin filozofet pagane

    ZHAN KLOD FAVEIRIALI-Historia (me e vjeter) e Shqiperise

    9 Gusht Romanizimi i Ilirisė-Nė shekullin e katėrt para Krishtit, historianėt grekė quanin Iliri bregun lindor tė Adriatikut, qė prej kreut tė kėtij deti nė veriperėndim, deri nė malet Arokeraune nė jug, ku fillonte Epiri.

    Nė brendėsi tė tokės, Iliria shtrihej deri nė Sava nė verilindje, dhe nė lindje deri nė degėn e Drinas midis Bosnjės e Serbisė. Mali Skardus i ndante mė tej, nga Maqedonia dhe Traka.

    E pėrshkuar nga verilindja dhe juglindja nga zgjatimi i Alpeve Juliane, ajo ishte e pasur me ishuj, strofulla tė piratėve, dhe ndahej nga tre lumenj kryesorė: Kerka ose Tatius qė derdhet nė det nė Skardona, Narenta ose Naro, dhe Drini jugor ose Drilo.

    Iliria jugore pėrfshihej midis Drinit dhe maleve Akrokeraune. Roma fillimisht pushtoi vetėm Ilirinė jugore, Maqedoninė dhe Epirin. Pushtimi i Ilirisė veriore ishte vepėr e Oktavit para betejės sė Aktit. Por, kėtu, ėshtė me rėndėsi tė pėrmendim atė ēka vė nė dukje Apiani. -"Romakėt -thotė ky autor -nėnkuptonin me emrin e pėrbashkėt tė Ilirėve, jo vetėm Dalmatėt dhe fiset fqinje, por edhe Panonėt, Myzėt, dhe tė gjithė popujt qė gjendeshin nė tė djathtė tė rrjedhės sė poshtėme tė Danubit. Unė nuk kam arritur tė zbuloj -shton historiani i lartpėrmendur -se kujt i ka lindur kjo bindje. Por, padyshim, kjo dėshmohet nė ditėt e sotme, dhe tributi qė paguhej prej gjithė kėtyre popujve, qė prej Pont Euzinės (Deti i Zi) e deri nė Istria, quhet nė mėnyrė tė pėrbashkėt tributi Ilir".

    Puansinjo e shpjegon emrin e pėrbashkėt tė Ilirisė si tė dhėnė gjithė kėtyre popujve prej kthimit tė Ilirikumit nė dukat ose nė qeverisje ushtarake. Por Desdevizi e gjen arsyen nė njė homogjenitet tė racės, se tė gjithė kėta popuj ishin ilirė (Maqedonia e lashtė, fq. 59).

    Sidoqė tė jetė, duke u bėrė provincė e perandorisė sė madhe romake dhe duke u shtrirė, -pėrfshirė kėtu Maqedoninė dhe Epirin, -nga Adriatiku deri nė Detin e Zi, Iliria bėnte shumė mė tepėr njė jetė tė pėrbashkėt se nė tė gjitha tė tjerat, nė Francė, nė Angli, nė Spanjė, nė Itali. Dhe nė kėtė jetesė tė pėrbashkėt, ajo mori formėn romake dhe pranoi zakonet qė ishin krijuar nė krahun lindor tė qytetėrimit kristian, pa intrigat antikristiane tė frymės bizantine.

    I nisur nga viti 168 para Kr., me pushtimin e Shqipėrisė, Epirit dhe Maqedonisė, romanizimi i gadishullit ilirjan u pėrmbush nė vitin 46 tė erės kristiane, me shndėrrimin e Trakės nė provincė romake.

    Dy elementė kontribuan pėr kėtė: shkollat dhe legjislacioni. Me thėnė tė vėrtetėn, Roma nuk iu diktonte tė mundurve, as gjuhėn dhe as ligjet e saj. Por ajo ngrinte njė shkollė latine nė tė gjitha qendrat kryesore, nė mėnyrė qė tė mund tė kuptoheshin me guvernatorėt, pasi guvernatorėt duhet tė flisnin vetėm latinisht, madje edhe nė Greqi. -thotė Maksim Valeri.

    Roma u jepte, ndėr tė tjera, njė legjislacion tė veēantė atyre qė ia kėrkonin atė. Maqedonasit e morėn njė tė tillė pasi ia kishin kėrkuar Pal Emilit, dhe -thotė Tit-Livi, -"ai duket si tė ishte hartuar, jo pėr armiq tė mundur, por pėr aleatė qė kishin kryer shėrbime tė rėndėsishme" (lib. 4, k. 32). Ka tė ngjarė qė Anici tė ketė pėrpiluar tė tillė tė ngjashėm pėr gjithė Shqipėrinė, prej gjirit tė Kotorrit deri tek ai i Ambrakisė.

    Por pėr tė respektuar zakonet kombėtare, Roma i jepte emrin e qytetarit romak kujtdo qė e meritonte atė. Ka tė ngjarė qė, qysh nė kohėn kur perandori Karakala e shtriu tė drejtėn e qytetarisė romake nė tė gjithė qytetarėt e perandorisė, zakonet vendase duken se shfuqizohen nė parim (viti 211-217).

    Sidoqoftė, romanizimi tashmė kishte vepruar aq shumė nė Iliri mbi elementėt kombėtare tė cilėt pėrbėnin vendin, dhe kishte arritur ta bėnte atė, falė krishtėrimit, njė vend pothuaj aq homogjen, saqė Konstantini i Madh i ktheu krahinat ilire nė njė shtet tė dallueshėm, tė udhėhequr nga nipi i tij Dalmati.

    Kush ishte ai qė shfuqizoi urdhėresat testamentare tė perandorit tė madh? Fraksioni helen i lidhur pas arianizmit dhe qė ishte i gjithėpushtetshėm nė atė kohė. Ky fraksion veproi kundėr vullnetit tė Konstantinit. Dalmati qė kishte ardhur nė Kostandinopojė, u masakrua. Shtetet e kėtij princi, duke ndjekur idetė e Konstantinit, duhej tė krijonin njė bashkėsi tė aftė pėr tu rezistuar barbarėve. Por tė pėrēarė, tė dobėsuar, tė kthyer nė tė paaftė tė pėrballonin armikun, ata do tė bėhen pronė pasi kishin qėnė prč e tyre.

    Qėllimi ynė nuk ėshtė tė ripėrshkruajmė tallanditė e dhimbshme tė gadishullit ilir nė kohėn e dyndjeve barbare. Por, kjo ėshtė njė pikė mbi tė cilėn, sot mė tepėr se nė ēdo kohė tjetėr, ėshtė e rėndėsishme tė krijohet njė mendim i qartė.

    Si ndodhi nė tė vėrtetė, qė nė Romania (provincat ilirjane), nuk ndodhi ashtu si nė Francė, nė Itali, nė Spanjė, madje edhe nė vetė Anglinė? Me fjalė tė tjera, si ndodhi qė sllavizmi mbizotėroi kėtu mbi romanizmin?

    Cili ka qėnė shkaku? Pafuqia e Grekėve dhe fryma e tyre pėrēarėse. I vendosur nė Bizant nė qendėr tė romanizmit, helenizmi i mori emrin, por nuk kreu veprat e tij. Nė vend qė t'i pėrmbahej vendimeve tė paevokueshme tė koncilėve ekumenikė, dhe tė linte pushtetin civil tė pėrqėndronte vėmendjen e tij nė mbrojtjen e kufijve, ai e ktheu pallatin perandorak nė njė arenė teologjike.

    Dhe ėshtė diēka qė bie nė sy se, pikėrisht nė ato kohė kur kufiri ishte mė i kėrcėnuar se kurrė, dhe kur krahinat ilire pėsonin shkatėrrimet mė tė rėnda nga Gotėt, Hunėt, Avarėt, -Grekėt ziheshin me mė shumė tėrbim. Me njė fjalė, nė momentin kur krahinat binin njėra pas tjetrės nė duart e barbarėve, ata bėnė saktėsisht atė ēfarė do tė bėnin edhe nė ēastin kur Turqit pushtuan Kostandinopojėn (Studime historike mbi Vllehėt e Pindit, fq. 213-214).


    -Shėn Gaji, Shėn Donati dhe Shėn Askoli – filozofėt paganė – ndarja e perandorisė romake

    Shqipėria e jugut (Epiri) i pati dhėnė njė papė Kishės Katolike. Shqipėria veriore i dha njė tjetėr. Ne dėshirojmė tė flasim pėr Shėn Gajin, nipin e perandorit Dioklecian, qė pėr 12 vjet (283-296) mbuloi drejtimin e selisė sė Shėn Pjetrit. Njė Shqiptar, pra, gjendej nė krye tė Kishės, nė tė njėjtėn kohė kur xhaxhai i tij ishte nė krye tė perandorisė.

    Tashmė, fakti qė nipi i perandorit Dioklecian ishte papė, dhe se gruaja e tij Priska dhe e bija e tij Valeria ishin tė krishtera, dėshmon bindshėm se numri i tė krishterėve duhet tė ketė qėnė i madh nė oborrin e tij, dhe se ai vetė pak rėndėsi do ti ketė kushtuar paganizmit. Por, duke mos qeverisur dot vetėm, ai u rrethua nga njerėz qė e detyruan tė pėrndiqte kristianizmin.

    Ky ishte shkaku fillestar i gabimeve qė e bėnė tė urryer kujtimin e tij.

    Midis tjerash, thuhet se ai shpresonte tė bėnte pėr vete Galerin, duke e martuar me Suzanėn, mbesėn e Papa Gajit. Por, meqė pati bėrė betimin e virgjėrisė me duart e papės, xhaxhait tė saj, Suzana refuzoi dorėn e Galerit. Dhe kjo solli si rrjedhojė urrejtjen e skėterrėshme kundėr tė krishterėve qė dallojmė tek Galeri.

    Valeria, e bija e Dioklecianit, u detyrua atėhere tė martohej me Galerin dhe tė hiqte dorė nga kristianizmi. Por sa fatmjerė ishte ajo pas kėsaj! Tė arratisura pėr njė kohė tė gjatė, dhe tė kėrkuara mė kot prej Dioklecianit, Valeria dhe Priska pėrfunduan tė fshehura nė Selanik. Por Licini, duke zbuluar strofkėn e tyre, i detyroi tė hidheshin nė det. A e kish parashikuar se, ai vetė bashkė me tė birin e tij, do tė vriteshin po aty, mė pas, nga Konstandini i Madh?

    Dy filozofė tė Epirit, Prisku dhe Hifikli, luajtėn njė rol tė madh nė oborrin e Julianit. Nė kohėn e Valentinianit, Prisku u akuzua pėr magji. Por doli i pafajshėm dhe u dėrgua pėrsėri nė Epir, ku vdiq nga dhimbja prej lajmit se tempulli i Eleuzisė, ku idhujtaria ishte e mbrojtur si nė njė fortesė, ishte pėrmbysur nga Alariku (v. 396).

    Hifikli, filozofi tjetėr i Epirit, por filozof cinik, kishte qėnė, gjithashtu, mik i afėrt me Julian Apostatin. I ngarkuar prej Epirotėve tė shkonte nė oborrin e Valentinianit pėr ti bėrė lėvdata guvernatorit Probi, ai e teproi kaq shumė, saqė Valentiniani e pyeti nėse lėvdatat e tij ishin vėrtet tė sinqerta. "Madhėri, -iu pėrgjigj Hifikli -midis zhvatjeve qė na bėjnė tė rėnkojmė, lėvdata qė Probi shkėput prej nesh, ėshtė ajo qė na kushton mė pak".

    Duke mėsuar mė pas, se tė gjithė Epirotėt e shquar qė ai kishte njohur, ishin vrarė ose mė tepėr kishin kėrkuar strehė pėrtej detit, Valentinianit i hipi njė zemėrim i madh, pasojėn e tė cilit Probi do ta kishte ndjerė patjetėr, nėse Valentiniani nuk do kish vdekur nga njė tėrbim edhe mė i madh (v. 375).

    Nė momentin kur, prej filozofisė sė tyre tė vjetėruar, Prisku dhe Hifikli nderonin nė Epir paganizmin qė po jepte shpirt, Donati, ipeshkvi i Evorit, nderonte atje kristianizmin nė sajė tė virtyteve tė tij tė pashembullta. Autorėt thonė se kryheshin shumė mrekulli nė varrin e tij. Donati rrojti deri nė kohėn e perandorit Teodos. Nuk dihen as koha e as hollėsitė e vdekjes sė tij tė mirėsishme.

    Nė po atė periudhė, kur Shėn Donati e bėnte shembull Epirin me virtytet e tij, Shėn Askoli lartėsonte tė gjithė Ilirinė me tė tijat. Shėn Askoli ishte me origjinė nga Kapadokia dhe mik i veēantė i Shėn Bazilit tė Madh. Duke patur frikė se mos ngjitej nė fronin episkopal, ai u arratis nė Akai. Aty ai ishte murg kur u zgjodh pėr selinė e Selanikut. Njė zgjedhje e tillė ishte mėse e pranueshme pėr Papa Shėn Damazin, aq sa ai i besoi atij dhjetė krahinat qė krijonin nė atė kohė vikariatin e Ilirisė dhe qė pėrfshinte, ndėr tė tjera, tė gjithė Shqipėrinė.

    Duke qenė i sėmurė nė Selanik, Teodosi i Madh e thėrret Askolin dhe e pyet nėse ishte arian apo katolik. Katolik, -u pėrgjigj Askoli -dhe, falė Zotit, e gjithė Iliria ka ruajtur tė paprekur besimin e Nikesė, pavarėsisht ndonjė intrige qė u pėrdor pėr ta shtyrė atė drejt humbjes sė kėtij besimi.

    I kėnaqur pamasė nga kjo pėrgjigje dhe nga ky takim, Teodosi lejoi pagėzimin, dhe, i shėruar pas pak ditėsh, shpalli besimin cunctos populos, ku iu ndalohej heretikėve tė merrnin emrin e katolikėve (v. 380).

    Njė vit mė parė (v. 379), u realizua ndarja midis perandorėve Gracian dhe Teodos. Pėr kėtė duhet besuar Le Bo (lib. 20, k. 44), se Graciani i la Teodosit Shqipėrinė dhe Maqedoninė, ndėrsa Selaniku do tė bėhej kryeqyteti i Ilirisė lindore. Dhe nė Epir u tėrhoq Alariku, pasi kishte plaēkitur Greqinė nė vitin 396. Ai qėndroi aty fillimisht tre vjet, dhe, mė pas (v. 405), kaloi dimrin nė tė, duke pritur tė vinte Stilikoni e ta ndihmonte pėr tė pushtuar Ilirinė. Por, meqė Stilikonin e kishin vrarė, ai kaloi nė Itali, dhe atje plaēkiti Romėn (v. 410).

    Pėrpara se tė vdiste, Konstandini i Madh e pati ndarė perandorinė tepėr tė madhe tė Romės, midis tre bijve dhe dy nipėrve tė tij. Pjesa e Dalmatit pėrbėhej nga Maqedonia dhe Shqipėria nė qendėr, nė jug nga Greqia dhe ishujt, nė lindje nga Thraka, dhe nė veri nga Dakia. Me trupat dhe burimet e njė shteti tė tillė, Dalmati mund tė ndalte barbarėt e veriut, dhe kjo ishte pikėrisht ajo ēka dėshironte Kostandini. Por ai u vra prej fraksionit greko-arian, dhe pėrherė, qė prej asaj kohe, kufiri i vendit mbeti i hapur ndaj sulmeve barbare.

    Tė bashkuara sėrish me nė krye Teodosin e Madh, tė gjitha krahinat e perandorisė u ndanė pėrfundimisht midis dy bijve tė tij: Arkadit dhe Honorit. Rodopet nė jug, Eski (Iskra, lumė i Sofjes) nė veri, shėrbyen si kufij pėr dy perandoritė. Maqedonia dhe Shqipėria, Greqia dhe Dakia (bullgaro-serbe) i pėrkisnin perandorisė sė Perėndimit.

    Duke mos patur guxim t'ia hiqte kėto krahina oborrit tė Milanos, ku kishte selinė Honori, oborri i Bizantit i la ato tė shkatėrroheshin nga Alariku, prijėsi i Gotėve (v. 396). Stilikoni vrapoi nė ndihmė tė tyre. Gotėt u shtypėn nė Epir kur, pėr tė shpėtuar Alarikun, Bizanti e shpalli atė komandant tė ushtrisė. Tė sulmoje atėhere atė ishte si tė fusje nė njė luftė vėllavrasėse tė dy perandoritė. Stilikoni parapėlqeu tė kalonte pėrsėri nė Itali. Qė prej asaj kohe, dhe pa asnjė tė drejtė, Shqipėria dhe Maqedonia, Greqia dhe Dakia, iu aneksuan perandorisė sė Lindjes (v. 405).



    -Pėrpjekja e patriark Atikut mbi Ilirinė – Pėrgjigjia e Teodosit II drejtuar Honorit - tridhjetepesė vjet tė skizmave - pėrgjigje e ipeshkėve ilirė - Koncilet e mbajtura nė Iliri.



    Meqė Bizanti kishte rrėmbyer krahinat qė Teodosi i kishte dhėnė mė tė voglit tė fėmijėve tė tij, Atiku, peshkopi i kėtij qyteti, nuk vonoi tė nxirrte njė dekret perandorak pėr tė kaluar nė tribunalin e tij gjykimet e ēėshtjeve madhore nė Iliri (v. 421). Ende prift i thjeshtė, po ky Atik kishte kontribuar mė shumė se ēdokush tjetėr pėr tė ēuar nė ekzil Shėn Krisostomin, me anė tė intrigave, shpifjeve dhe dėshmive tė rreme tė tij.

    Pėrvehtėsues i selisė sė Kostandinopojės, nuk ėshtė pėr tu ēuditur qė Atiku ndėrmorri edhe uzurpimin e pushtetit tė papės nė Iliri. Megjithatė, papa kėrkoi tė drejtėn e tij. Ai iu drejtua me njė letėr perandorit Honor i cili, nga ana e tij, i shkroi Teodosit II: "Nėn perandorėt kristianė -i thotė, midis tjerash, Honori -kisha romane nuk duhet tė humbasė atė ēka nuk e humbi nėn perandorėt paganė". Atėhere, nė njė letėr qė ne e kemi ende, Teodosi i pėrgjigjet xhaxhait tė tij se ai kishte dhėnė urdhėrat, dhe se asnjė ndryshim nuk do tė bėhej nė shtetin e moēėm pėr ēėshtjet kishtare.

    Papa Siksti u shkroi ipeshkėve tė Ilirisė, Shqipėrisė, Maqedonisė, Dardanisė dhe Greqisė, tė mbledhur nė Selanik (v. 435), se, nė vend tė Rufit qė kish vdekur pak kohė mė parė, ai ia kalonte juridiksionin e tij ipeshkvit Anastas. Prej kėsaj letre kuptohet se ndryshimi i njė vikari nuk sillte asnjė ndryshim nė ēėshtjet kishtare.

    "Me pėlqimin e Anastasit ēdo metropolit do tė bėnte shugurimet nė krahinat e tij. Por, pėrpara se tė paraqitej njė kandidat para vikarit apostolik, atij duhet ti kontrolloheshin me kujdes cilėsitė dhe tė metat e tij. Mė sė fundi, tė gjitha problemet kryesore nė lidhje me ēėshtjet fetare do ti raportoheshin vikarit apostolik".

    Nė kėtė periudhė nuk vėrehet tė ketė pasur ndryshime nė Shqipėri dhe nė pjesėn tjetėr tė Ilirisė. Por, nė Kostandinopojė ne shohim patriarkun Akas tė nisė njė skizmė 35-vjeēare. Ipeshkvėt e Ilirisė, jo vetėm qė nuk morėn pjesė nė asnjėrin krah, megjithė ndonjė nxitje qė u bėhej atyre nga Kostandinopoja, por, pėr mė tepėr, i shohim tė shfaqin hapur besnikėrinė e tyre ndaj selisė apostolike. Domethėnė, pėr bindjen e tyre ndaj pushtetit qė ajo mori nga Jezu Krishti me anė tė figurės sė Shėn Pjetrit.

    Duke iu pėrgjigjur Papa Shėn Gjelasit, ata thonė se kanė shmangur molepsjen kutėrbuese tė Akasit, tė Pjetėr Mongesė dhe tė idhtarėve tė tyre, dhe se ata do tė mbeten tė nėnshtruar paprekshmėrisht ndaj selisė sė Shėn Pjetrit, dhe se do tė ruajnė tė pacėnuar besimin ortodoks, predikues i tė cilit ėshtė Shėn Gjelasi.

    Lauranti i Ohrit njofton, gjithashtu, papėn se letrat e parardhėsit tė tij kundėr Akasit dhe ithtarėve tė tij, ishin lexuar nė kishėn e Selanikut dhe nė tė gjitha kishat e krahinės.

    Gjithēka ishte nė paqe nė kishat e Shqipėrisė, tė Maqedonisė, tė Greqisė, dhe tė Dakisė, nė kohėn kur skizma e Akasit dhe herezia e Eutikut shpėrthyen nė Lindje. Dhe, ashtu si besimi mbeti i paprekur, administrimi i tė gjithė kishave mbeti deri nė perandorin Justinian, ai qė kishte qėnė gjithmonė, domethėnė, nė duart e njė vikari apostolik.

    Por mė vonė, Justiniani kėrkoi, dhe u lejua nga Papa Shėn Agapit (v. 535) dhe nga Vigjili (v. 545), qė vikariati apostolik i Selanikut tė ndahej midis ipeshkėve tė Selanikut dhe Justinianės. Megjithatė, Justiniana, rrėnojat e tė cilės shihen pranė Kystendilit, u shkatėrrua nga Avarėt. Atėhere u desh tė tėrhiqej nė Ohėr vikaria apostolike e Ilirisė sė Epėrme, dhe aty mbeti deri nė vitin 1767, kur intrigat fanariote ia dolėn nė krye ta heqin atė nėpėrmjet njė perandori otoman.

    Sa i pėrket vikariatit tė Selanikut, ai tashmė ishte hequr qė nė vitin 735 nga perandori grek Leon Izauriani. Ky perandor, ikonoklast vetė, kishte ngritur njė patriark ikonoklast nė selinė e Kostandinopojės, dhe, pėr ta shpėrblyer atė pėr apostazinė e tij, ai i dhuroi vikariatin e Selanikut, qė i ishte hequr papės, si dhe ipeshkvitė e tjera qė i ishin hequr Patriarkut tė Antiokisė.

    Pėrpara se tė ecim mė tej, le tė themi disa fjalė pėr koncilet kryesore tė mbajtura nė Iliri. Ai qė mblodhi perandori Valentinian nė vitin 375, dhe ku u gjendėn ipeshkvėt e Ilirisė, meriton tė pėrmendet nė mėnyrė tė veēantė. Tė molepsur nga arianizmi, lindorėt nuk donin aspak tė pranonin Trininė e shenjtė. Sipas tyre, aq sa ka tek Perėndia persona aq ka dhe entitete: tre persona e si rrjedhim tre Perėndi. Siē shihet, ky ishte njė rikthim nėpaganizėm. Ipeshkvėt e Ilirisė e dėnuan kėtė herezi dhe e shoqėruan dekretin e tyre dogmatik me njė letėr drejtuar ipeshkėve tė Azisė sė Vogėl dhe tė Frigjisė. Vetė Valentiniani, i cili atėkohė ishte nė Iliri, bashkėshoqėronte njėrin dhe tjetrėn me njė reskript perandorak, ku ai kėmbėngul pėr atė qė, t'i jepej Perėndisė ajo ēka i takon Perėndisė, dhe Ēezarit ajo ēka i takon Ēezarit.

    Valensit i duhej tė pėrkrahte vėllanė e tij. Ai pėlqeu tė mbėshteste arianizmin dhe t'ua diktonte atė Gotėve, tė cilin Hunėt e ēuan pėrtej Danubit. Tė porsa arianizuar, Gotėt do tė bėhen katastrofa e perandorisė, dhe aty pėr aty, ata do tė djegin Valensin nė njė kasolle nė afėrsi tė Adrianopojės (v. 378).

    Tre sinodet e tjera, qė historia thotė se u mbajtėn nė Iliri, nė vitet 415, 516, dhe nė 550, nuk ofrojnė ndonjė gjė tė veēantė. I pari ėshtė nė lidhje me Perigenin, ipeshkv i Korintit, tė cilin nuk e pranonin aspak ipeshkv nė Patra, -i dyti pėr herezinė eutikiane, -dhe e treta pėr dhunimet e ushtruara nga Justiniani kundrejt Papa Vigjilit dhe Benenatit, primat i Ilirisė, nė lidhje me tre kapitujt.

    Vetė ipeshkvėt ilirė ishin tė mendimit se nuk duhej ngatėrruar njė autor me shkrimet e tij, dhe, me fjalė tė tjera, mund tė jenė shkruar gjėra tė gabuara dhe tė jenė tėrhequr mė pas, dallim qė perandori grek nuk e bėri dhe nuk e pranoi. Prej kėsaj rrjedhin dhunimet e urryeshme kundėr papa Vigjilit dhe pjesės tjetėr tė ipeshkėve ortodoksė.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    marre nga nje postimi i Irfan
    -----
    Agim Cani
    agimcani@web.de
    Marre nga Shekulli, letrat e lexuesve 3 maj 2003

    Nė tė gjitha enciklopeditė e reja gjermane nė studimet serioze tė albanologėve tė ndryshem si Hahn, Franz Bopp, Jokl Krache dhe deri tek tė rinjtė A.Kulpok, C. von Kohl, N. Malcolm apo nė librin e fundit shumė interesant tė Dorthea Gräfin Razumovsky "Ballkani-Historia dhe politika qysh nga Aleksandri i Madh" (botuar nga njėra prej shtėpive botuese mė serioze nė Europė "Piper Verlag GmbH") thuhet se shqiptarėt janė evropianė dhe tė parėt e tyre janė ilirėt. Nė f.85 tė librit qė citova mė lart, autorja i quan qesharake (lächerlich) pretendimet e priftit simbol pėr serbėt, Vinko Priobjevic qė pėrmend si pjesė tė krenarisė sllave "...Aleksandrin e Madh, Decius, Claudius, Probus, Diokletian dhe tė tjerė..". Dy emra meritojnė vėmendje: Decius dhe Diokletian. Nė librin e tij "Shqipėria-sekreti i fundit i Europės" bot.1981, nė f.21-22 A.Kulpok shkruan: Ilirėt pėrbėnin gjeneralėt dhe trupat kryesore tė kėmbėsorisė romake. Prej Ilirie janė katėr Perandorėt romake: Decius (249-251), Aurelian (270-275), Diokletian (284-305), dhe Konstatini i Madh (306-337). "Baba tė Kohės sė Artė" , e quan autorja Razumovsky, perandorin Ilir Diokletiani, nė f.60 tė librit tė cituar. Kėshtu pra ilirėt nuk kanė qenė vetėm gjeneralė tė zotė, por dhe burra shteti qė kanė kthyer nė ligj tolerancėn fetare dhe bashkėjetesėn si Konstatini i Madh.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Epir + Dardani + Iliri = Shqipėri
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 21:55
  4. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  5. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •