Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 64
  1. #21
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Cka asht kjo lecke qi e ki pru ktu? Cilit shekull i takon?
    A mos je kah don me thane dicka me ta, se s'po e kuptojme na Dardante!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #22
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ne nje emision per gladiatoret ne Romen antike, u permend edhe nje gladiator me emrin Albanus.Ka mundesi qe ai te kete qene ilir ....

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-12-2006
    Postime
    54
    Shikone ketu nje dokumentar per Kosoven, nga ARTE ku flitet se Shqiptaret jane pasardhes te Ilireve dhe jetojne ne ballan 2000 vjet para krishtit siq thuhet ne kete doku.

    Eshte gjermanisht po me doket ti Zeus di gjermanisht

    http://www.youtube.com/watch?v=gb2D8bLAFYU

    Pershendetje

  4. #24
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Baptist
    Cka asht kjo lecke qi e ki pru ktu? Cilit shekull i takon?
    A mos je kah don me thane dicka me ta, se s'po e kuptojme na Dardante!
    Hetitet "dardane" nuk duan te kuptojne. Dardanet shqiptare kuptojne boll mire.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Kjo eshte replike pas nje shlrimi disinformues te bere dy dite me pare ne po te njejten gazete, METROPOL, per Amantian

    “Antikiteti, helenėt janė ilirė tė zbritur nė Egje”

    NGA GėZIM LLOJDIA*
    Drejtor i parkut Arkeologjik Amantia

    1 Mars

    Qytetet ilire, Amantia nė syrin e njė studimi


    Mė ka dhembur shpirti,kur lexoja njė sugjerim qė kishte dhėnė ish-drejtori i mėparshėm i parkut arkeologjik Amantia pėr qytetėrimi Amanta dhe nė veēanti pėr kohėn e ngritjes,rėnies pra koha kur u bė njė qytet i vėrtetė,por ajo qė mė ka shqetėsuar ishte pikėrisht injoranca me tė cilin kėta dunbadist nisin tė pėrcjellin informacione palexuar asnjė germė pėr kėtė qytet,ndonėse shteti ynė u kishte vėnė njė rrogė goxha tė majme pėr tė qenė me tė vėrtetė njė personalitet,por ajo qė kėrkon zhbirim ėshtė fakti se si mund tė bėhesh i ditur pa lexuar asgjė nga ky qytetėrim pa shfletuar faqe tė studiuesve tė huaj qė kanė rrahuar tej e pėrkėtej Amantin me kėmbė nėpėr llohė e mote tė mbara e tė mbrapshta,nė zhegun e verės dhe kanė nxjerrur qindra faqe me parat e tyre duke u shprehur kaq human dhe kaq realistė pėr kėto thesare qė i brente dheu,qė i mbante nėntoka jonė fshehur. Mirėpo duke lėnė mėnjan kėtė pjesė, qė gjegjet tė rrėmbej gjithēka pa bėrė asgjė,do tė shqyrtoj historinė e kėtij qyteti ilir tė pėrforcuar kaq mirė ose bukurish mė bukur nė hapėsirat e njė libri tė njė studiuese si Eva Brinja qė ka nxjerrė tek: “Antikiteti” i saj edhe tezėn se helenėt janė ilirė tė zbritur nė Egje. Megjithėse autorja thekson copyring si njė marrė mbrojtės pėr veprėn e vetė, do tė shpėrtheja kėtė mur duke i vėnė kazmėn edhe nėn cilėsimin e njė drejtuesi tė parkut Arkeologjik, qė shtrihet sot e gjithė ditėn midis dy lumenjve, Vjosė dhe Shushicė dhe ėshtė i tėrė nė kodrėn e fshatit Ploēė,kur pritet tė besoj nga kjo pranverė tė quhet mė mirė si nė kohėn e tij:Amantia. Nė kapitullin qytet ilire,thuhet se :”Megjithėse shteti shqiptar akoma nuk ka njohur njė pėrkushtim financiar dhe moral nga ato qė njehė Perėndimi nė kėtė fushė,vetėm nga gėrmimet e deritanishme pėr trevėn, qė pėrmbledh Shqipėria e sotme,kemi numrin e mėposhtėm tė qyteteve(Janė mbi dyzet qytete tė mijėvjeēarit tė fundit prKr)Po tė pėrfshijmė kėtu tė gjithė trevėn qė e kanė banuar dhe jetuar nė lulėzim ilirėt,nga gadishulli i Istrias(kufiri i sotėm i Italisė)deri nė gjirin e Ambrakisė(Arta e sotme e Greqisė) nuk janė mė vetėm dhjetėra,po njė numėr qė e kalon njėqindshen.Duke pėrvijuar fjalėn e Brinjės po shėnojmė disa prej tyre pėr tė mbėrritur tek Amantia.1-Rosuja,0002-Shkodra.3-Lisi.4-Xibra.5-Zgėrdheshi.6-Durrėsi.7-Tiranė.8-Lleshani.9-Belshi.10-Selca e poshtme.11-Lyknidi.12-Babunjė.13- ka bėrė njė kapėrcim.14-Irmaj.15-Pogradec.16-Apolloni.17-Dimali.18-Symiza.19-Treni.20Margėllici.21-Belishovė.22-Mashkjeza.23-Bylysi.24-Klosi.25-Triporti.26-Vlora.27 AMANTIA.238-Kanina.29-Mavrova.30-Oriku.31-Himara.32-Qeparo.33-Borshi.34-Antigoneja.35-Gjirokastra.36-Saofratika.37-Finiq.38-Saranda.39-Kalivo.
    40-Dobėr..41-Butrint.42-Malathre.43-Cuka e Ajtoit. Por Brinja ecėn, duke kėrkuar rrugėn si mėma tė birin pėr tė gjetur edhe zonat.Ja zona e parė.Zona e brendshme e Ilirisė,pranė liqeneve tė Ohrit dhe Prespės si dhe tė fushės sė Korēės.Kjo zonė pėrfaqėsohet mirė me qytetin e Pelionit.Zona e dytė.

    Ēfarė pėrcaktimi bėnė Brinja:”Zona e grykės sė lumit Aos (Vjosė sė sotme).Kėtu janė disa qytete,tė cilat pėr nga presporiteti do tė pėrfaqėsonin zonėn si Bylys, Klos, Amantia, Apollonia......Ndėrsa duke zbritur tek Amantia shkruan “Amantėt janė ilirė nga bylinėt (thotė Slykalaqi nė portulanin e tij tė vitit 370-360 pr.Krishtit”.Pėr ta pėrforcuar mė tej tezėn qė Skylaksit po i shtojmė disa tė dhėna tė tjera nga autorė tė huaj pėr qytetin ilir tė Amantia.

    1-Autorė tė lashtėsisė dhe antikitetit. Amantia i pėrket Ilirisė,amantėt kanė qėnė ilir.2-Pas vitit 148 p.e.s Amantia bėnte pjesė nė provincėn e Maqedonisė e cila kishte nėn sundim edhe njė pjesė tė Ilirisė sė Jugut.

    3-Nė ndarjen e provincave romake nė shekullin e II e.s,Amantia i pėrket Epirit.4-Amantia pėrkrahė Cezarin nė luftėrat civile kundėr Pompeut. 5-Nėn muret e saj, ushtria bizantine luftoi kundėr saraqenėve.

    1-Amantia ėshtė qytet ilir Shek.IV.pe.s2-Scylacis: amantėt janė ilir nga bulinit dhe Amantia nuk ishte njė qytet grek.Plini duke patur dijeni nga Theompapi i ka quajtur barbarė, amantėt bashkė me bylinėt.

    4-Stefan Bizantini:Amantia ka qenė krahina e ilirėve.Deri diku janė tė qartė edhe kufijtė e territorit tė banuar nga mantot.Nė malet Keraune ata kufizoheshin me konėtė.Fqinjėt juglindor tė tyre ishin amantėt, kurse nė lindje kishin bylinėt. 5-Dy qytet Amantia dhe Bylysi kanė patur marrėdhėnie e afėrsi tė mira,fqinjėsi qė mbėrrinte nga origjina e pėrbashkėt. 6-Amantia si krahinė ndodhej nėn vartėsin e shtetit ilir. 7-Dobėsimi i shtetit ilir,fuqizimi i shtetit tė Epirit. Amantia pėrmendet nė pėrbėrje tė kėtij shteti. 8-Duke kapėrcyer vitet 268 p.e.s Amantia ėshtė e pavarur. Pret monedhėn e vet. 9-Shekulli i II p.e.s Amantia ruante autonominė.

    10-Shekulli i Ipe.es ėshtė e pėrmendur si qytet i Ilirisė Jugore. Nė hartėn jugore tė qyteteve ilir janė edhe Apollonia, Bylysi, Orikumi. 11- Plini shqyrton variantin se “amantėt ishin barbar dhe tė lirė...

    Le tė vazhdojmė me studimin e Brinjės. Ajo sjell veēanti qė pasqyrohet tek murri poligonal. Amantia thotė Brinja,gjithashtu ėshtė ndėrtuar pothuaj nė njė kohė ose pak pėrpara Bylysit nė shek.IV para Krishtit. Edhe njė herė dallojmė prosperitetin e kėsaj zone nė mesin e mijėvjeēarit tė fundit para Krishtit, ku prej nesh ėshtė njohur si njė zonė e lirė. Ky fakt ėshtė tėrėsisht i vėrtetė dhe mbetet njė ndėr pikat mė tė qartėseushme tė kėtij studimi. Brinja sjell fakte tė njohura por tė studiuara mjaftė me rigorozitet pėr teknikėn e punimit tė gurit pėr ndėrtimin e murrit poligonal i cili kėrkon mjete financiare,zejtarė tė panumėrte nė dispozicion dhe tė kualifikuar. Gurėt e parė nė tokė shprehet Brinja janė mė tė larta se njė bojė njeriu, ky sqarim sa pėr tė krijuar njė ide mbi (pse) ēudin e kėtij lloj realizimi. Ky lloj murri poligonal mbetet i paarritshėm. Po sjell disa tė dhėna qė kemi pėr murrin poligonal. Muri i akropolit nė kodrėn e Amantisė qarkon sipas relievit tė kodrės. Mbetet e vlerėsuar teknika e ndėrtimit tė tij. Ėshtė punuar shkėmbi duke synuar qė tė vendosen rradhėt e blloqeve si dhe duke realizuar lidhjen me faqen anėsore duke bėrė faqe tė jashtme tė drejtė vertikale. Gurėt,qė kanė qėnė pjesė pėrbėrėse e murit janė gdhendur nė pėrmasa tė mėdha. Kėshtu nga ky lloj latimi, qė ndėrtuesit kanė bėrė ka ardhur forma e tyre e cila ka rezultuar tė jetė aralelepipedi, poligonal,trapezoidal. Qėllimi i zbardhur, i blloqeve tė latuar ka qenė muri i fort,i mirė .Janė pėrcjell tė dhėnat pėr muret e akropolit. Dhe tė deshifruara nga arkeologėt. Kur muri vendosej nė tokė shprehen arkeologėt, pėrdoreshin blloqe paralelepipedi me fugatura horizontale,vertikale me faqe tė drejtė .Kur murri vendosej nė shkėmb ,arkeologėt kanė gjetur formėn e gurėve poligonal tė vendosur nga dora e ndėrtuesve tė atij qytetėrimi. Tė vėrtitemi sėrish tek studimi i Brinjės .Pasqyrimi i lojėrave. Sjell njė fakt qė njė prej statujave gjendet si pjesė e arkivės sė Muzeut Historik Kombėtar. Njė staturinė bronzi ,10cm e vitit 470 para Krishtit bėhet fjalė pėr njė fitues. Pak a shumė nė tė njėjtin shtrat ecėn edhe studiuesja Nermin Vlora Falaski kur pėrmend qytetin ilir tė Amantias. Pėrmendet stadiumi dhe statujat e vogla tė gjetura atje qė sot kushedi kė muzeun kanė zbukuruar;kur pas vitit ’90 muzeu qė ndodhej tek kalaja u vodh dhe u prish ndėrsa muret e nxira nuk kanė ē’tė tregojnė mė. Stadiumi i Amantia, qė e kamė pėrshkruar nė shumė gazeta brenda e jashtė vendit deri tek Illyria e Amerikės pėrmban tė veēantat mė intriguese .Gjendet nė lartėsi tė mėdha mbi 580 m mbi det .Janė bėrė lojėra e gara sportive duke treguar jo vetėm njė teknikė tė veēantė ndėrtimi,por edhe dėshirėn pėr tu marrė me sportet.

    Brinja na sjell faktin e monedhės,dhe thotė se Amantia ka pasur monedhėn e saj. E gjejmė karakteristikė pėr Zonat e lira tė Ilirisė,qė qytetet tė veprojnė si shtete,duke pasur monedhat e tyre. Duke pėrcjellur kėto tė dhėna tė rėndėsishme po shtojmė nga studimi ynė dhe i arkeologėve ,qė janė marrė me Amantian disa tė dhėna tė tjera lidhur me zhvillimin ekonomik tė kėtij qyteti ilir si dhe me monedhėn e saj pėr ta bėrė mė tė plotė studimin e Brinjės.

    Amantia ky,qytet ilir i ndodhur mes kėsaj hapėsire,por me njė pozicion mbizotėrues nė mes tė dy rrjedhave tė lumenjve nė Ilirin e Jugut kthehet nė epiqendėr tė rrugėve tregtare madje mendohet se ajo ishte njė nyje e rėndėsishme e rrugėve tregtare qė depėrtonin deri nė thellėsi tė Epirit tė Veriut. Njė varg qytetesh,qė i pėrkisnin kėsaj zone si Bylisi, Apollonia, Oriku dhe Amantia ishin pikėrisht kėto qytete,qė kryenin veprimet tregtare nė rrugėt tregtare,qė depėrtonin deri nė Kaoninė, Antinoninė, Parauajen. Mbishkrimet e shumta qė janė gjendur tė gdhendura nė objektet e qytetit ilir Amantia flasin pėr veprimtarin tregtare mes kėtyre qyteteve si dhe fqinjėsinė e tyre. Kjo lloj tregtie dhe marrėveshje tregtare qė bėnin rrugė mesa duket lindėn pėr tregtinė e metaleve tė kėtyre llojeve si argjend,bakėr,hekur qė mbėrrinin nga Iliria Veriore. Amantia ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė pozicionimin e saj si njė rrugė dalje pėr nė det pėr qendra tė tjera.

    Ėshtė pikėrisht silueta e kėtij shekulli kur Amantit forcojnė marrėdhėniet e fqinjėsisė me vendet pranė dhe me gjerė. Ndėrkohė ėshtė Epiri i veriut ,i cili mund tė nxirrte pėrfitime pėr shkakun e rrugėdaljes nė det,qė nyjėzohet nė Amantia pėr ta ruajtur kėtė fqinjėsi. Ndėrsa nė krahun tjetėr,erėrat frynin jo tė mbara pėr fqinjėn me Maqedoninė,e cila nuk luante marrėdhėnie ekuilibri me fqinjėt. Politika e kėsaj tė fundit ishin pėrcaktuar se jo rrallė ishin zja e pushtimeve tė rėnda dhe luftėrat duke hapur humnera nė kėto marrėdhėnie fqinjėsie.

    Nė dy shekuj III-II p.e.s qyteti i Amantias ėshtė nė njė garė me kohėn. Kėta shekuj brenda njė limit kohor prej 200 vjetėsh e pėrcaktojnė Amantian si njė qytet qė ka pėsuar lulėzim e zhvillim tė madh. Tė dhėnat, gjurmimet, dokumentimet tregtare nuk bėjnė gjė tjetėr veēse tė sjellin tė shprehin dėshminė pėr njė jetė ekonomike tė zhvilluar. Zgjerohen marrėdhėniet tregtare,prerja e monedhės nė hullinė ekonomike. Nė fushėn e ndėrtimit veprat monumentale lartėsohen duke pėrbėrė njė arkitekturė tė zhvilluar tė qytetit ilir. Ndėr kėtyre vepra mund tė pėrmenden stadiumi, godina e gjimnazit,tempulli.

    400 monedha janė gjetjet qė kanė mbledhur arkeologėt. Kohė pėrdorimi dhe prerja e tyre pėrshkon kėta shekujt shek.IV p.e.s deri nė shek IV e.s. Nė Amantia kanė qarkulluar edhe prerje tė ndryshme tė vendeve tė tjera.

    Monedha e Amantia gjykohet se ėshtė prere nga mesi i shek. III-p.e.s-shek I. e. s

    Qyteti i Amantias ka qarkulluar njė numėr monedhash tė vendeve tė tjera pėr shkakun e pozitės gjeografike si dhe tė njė ure lidhėse pėr tė zbritur nė det. Ajo pėrcakton njėkohėsisht dhe shkallėt e zhvillimit ekonomik tė kėtij qyteti si dhe tė qyteteve tė tjera ilire. Monedha vendase quhej AMANTAN. Nė fshatin e sotėm tė quajtur Ploēė janė gjetur monedha vendase tė prerė nė Amantia. Monedhat janė prej bronzi me legjendėn AMANTAN.

    Studiuesit citojnė faktin se monedhat e Amantias janė prere nga mesi i shekullit tė III p.e.s, deri nė shekI p.e.s. Monedhat amantine janė gjetur rreth 91 copė .Janė prej bronzi. Tipi i monedhave tė gjetura nė Amantia pėrfaqėsojnė tipin Zeus-rrufe.Zeus-Dione-gjarpėr. Artemis-flakse. Tipet qė u pėrkasin periudhave tė mėvonshme Zues-rrufe. Nė amantia kanė qarkulluar monedha tė vendeve tė tjera tė Ilirisė.

    Duke ndjekur rrjedhėn e njė studimi tė mirėfilltė pėr qytet ilire mbetemi koshient se studime tė tilla na kanė munguar gjerėsisht duke hapur gropa dhe humnera tė mėdha nė historinė e tė kaluarės,aq sa jo pak herė fqinjėt duke na goditur me njė qėllim tė pėrcaktuar tė na mohonin kohėkzistencėn e pasardhėsve tanė tonė dhe atyre qė priten tė mbėrrijnė,duke gjetur jo pak shqiptarė madje punonjės e specialistė tė kėsaj fushe, qė i shpallėn mjaftė qytetet tė tilla si koloni greke,madje ajo qė u kishte mbetur ende pa pėrtypur ishte Amantia. Por, tė dhėnat mė tė fundit na sjellin diamantet qė i kishin fshehur pėrpara nesh dhe syve tanė .Nė vitet 4500 para e.sonė njė popullsi e madhe indoevropiane vendoset nė Evropėn Qendrore...thotė studimi i A.Sherratt,pėrgatitur nga A. Spahiu.Ajo popullsi fliste gjuhėn indoevropiane,gjuhė kjo krejt e ndryshme nga e folmja indoevropiane e popullatės vendase. Gjatė viteve 3500-2500 ajo e folme indoevropiane quhet proto-kelto-iliro-italike dhe na kujton mitin sipas tė cilit, Iliri, Kelti dhe Galati, tė bijtė e Polifemit kanė qėnė vėllezėr.Gjatė kėsaj periudhe bėhet diferencimi i kėsaj familje gjuhėsore. Dhe popullsia, pėr tė cilėn bėhet fjalė ndahet nė tri pjesė:ilirėt nė territorin nė Luizacės e pėrreth saj,keltėt nė anėn perėndimore tė Evropės Qendrore dhe italikėt nė krahun juglindor tė saj. Ndėrkohė hyjnė nė Evropė popuj tė tjerė indoevropianė proto-thrakėt-frygėt dhe proto-armenėt. Kurse popullsia proto-gjermano-balto-sllave ka vėrshuar nė Evropėn Lindore mė vonė. Nė vitet 1500-500 janė pėrhapur tre popuj e parė indoevropianė,tė formuar nė Evropė:keltėt nė pjesėn perėndimore tė Evropės,italikėt nė gadishullin Apenin dhe ilirėt nė Evropėn Qendrore Gjermani lindore,Poloni Perėndimore,Austri Lindore,Hungari e Iliri e mė gjerė, nė Gadishullin Balkanik. Pra, ilirėt pėrbėjnė njėrin nga tre popujt e parė indoevropianė,tė cilėt janė formuar si etni nė Europė, madje nė Evropėn Qendrore. Ilirėt, keltėt dhe italikėt formuan Evropėn indoevropiane. Pėr shekuj tė tėrė ata kanė qenė zotė shtėpie. A. Spahiu sjell shprehjen e mirėnjohur tė H. Krahes: Pa ilirėt nuk do tė kishte Spartė, nuk do tė kishte dorė, pa ilirėt nuk do tė kishte romakė.”Ilirėt shprehet studimi arritėn njė nivel tė lartė qytetėrimi,qė mund tė krahasohet me qytetėrimin kretas dhe atė mikenas. Ėshtė provuar se objektet arkeologjike tė gjetura nė tumat e zbuluara nė detin Baltik e deri nė Kretė nuk janė transportuar prej grekėve nga Greqia nė Gjermani, siē ishte menduar gabimisht deri kohėt e fundit,por prej ilirėve nga Gjermania nė Greqi. Disa tė dhėna tė tjera tė kėtij studim janė se qė nė shek. III tė e. sonė fiset ilire pėrbėnin burimin kryesor tė ushtarakėve tė zgjedhur tė Romės. Perandorėt ushtarėt tė shquar si Klaud Gotiku ,Aureliani, Probi, Diokleciani etj ishin ilirė. Ilirė ishin 9 perandorė ushtarė nga mė tė famshmit nė historinė e Romės. Nė shekullin IV p.e.s prefektura e Ilirisė pėrfshinte Greqinė. Njėsoj si mė parė popullsia ilire vazhdonte ti jepte Romės,luftėtarėt mė tė zotė,pėr tu bėrė ballė hordhive tė gotėve, hunėve, bullgarėve, sllavėve. Roma thuhet se ka mbijetuar nė saj tė trimėrive tė luftėtarėve ilirė.

    Por, kėta thesare tashme janė te gjalle. Amantia ėshtė njė qendėr arkeologjike ne luginėn e Vlorės. Dhe pėr te ruajtur kėta thesare,Ministria e Kulturės dhe vete ministri Bujar Leskaj e shpallen atė dhe Orikun, 2 nga parqet arkeologjike ne rrethin e Vlorės,me synimin pėr ta ruajtur,mirėmbajtur dhe pėr ta pasuruar me gėrmime te reja.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 01-03-2007 mė 12:19

  6. #26
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Styx
    Hetitet "dardane" nuk duan te kuptojne. Dardanet shqiptare kuptojne boll mire.
    Prandaj ne shqiptared dardan te tregojme se:
    Nuk ka dardane shqiptar, ka shqiptar dardan dhe shqiptar tradhetar si puna jote.

    Ajo harte i perket kohes se suprimimit te plote te autonomise dhe fshirjes se plote te identitetit te Dardanise nen sundimin romak per shkak te rrezikut permanet qe ata paraqisnin per mbreterine e Romes.

    Kurse ju sillni pikerisht kete harte.

    Ne harten armiqsore anti shqiptare dhe anti dardane qe keni sjellur ju, nuk ekziston Dardania -dhe kjo dihet kujt i shkon per shtati. Shqiptarit apo shkaut.

    Zoteri i nderuar, perfundimisht kemi arritur te qeshtja finale me ty: A jane kosovaret, shqiptar, sipas brumosjes tende popiltike, -a jo?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    ...mos ia nxe per te madhe Baptist, ndoshta nuk e ka ditur keshtu si ju...

    Me kujtohet nje rast i ngjajshem; flora Doshen e pat shkruar para 20 vitesh romanin "iliriana" qe mori buje te madhe tek ne por edhe jashte qe botuar ne disa shtete....ku eshe disa shqiptar ngrihnin krihet e lavdroheshin me mbretreshen tone Teuta.
    Mirepo ne ate roman, ne perfundim, shkrimtarja vendos vulen serbe dhe partizanve te Uzhices se si kan luftuar kunder fashizmit gjja si te paret e tyre kunder romakve...
    E shifni pra se dardha e ka edhe bishtin mprapa...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ajo harte i perket kohes se suprimimit te plote te autonomise dhe fshirjes se plote te identitetit te Dardanise nen sundimin romak per shkak te rrezikut permanet qe ata paraqisnin per mbreterine e Romes.
    Kurse ju sillni pikerisht kete harte.
    shyqyr qe the dicka brenda temes njeher...urime edhe pse nuk the ndonje gje te madhe se fundja ishim ne te pushtuarit dhe nuk u pushtua roma nga ne. Edhe ata perandore me te cilet mburremi kane kryer sulme shkretuese ne Iliri, por kjo s do te thote qe s ishin ilire dhe s do te thote qe nuk ishin te zote per et fituar pushtetin.

    Ne harten armiqsore anti shqiptare dhe anti dardane qe keni sjellur ju, nuk ekziston Dardania -dhe kjo dihet kujt i shkon per shtati. Shqiptarit apo shkaut.
    Harat e atyshme e ka dardanine po e ka pak picirruke...kur zoterte shikon Kosoven ne nje harte te viteve 60 si ja ben thua qe nuk eshte e vertete harta...?
    E verteta qendron duam apo s duam therrime na kane bere se asnjehere se bene kurre bashke shqiptaret...llogarit ketu behet fjale per tema forumi dhe ne s gjejme fjalen. Ke harte me te sakte sille...ksuh ta ndalon...ajo harte tregon tere viset ilire dhe nese ti do qe tere mesdheut ti vihet emri dardani, une s kam ku ta gjej kete harte, se aleksandria e ka dite pushimi sot....
    Sa per ato qe flet.... matu kur e hedh fjalen...mos e lesho kot...
    edhe njehere tjeter sill edhe ndonje gje neper tema se jane bere temat te gjitha Vaftis orbit VS forumi pasi nuk ngele pa bere debate te kota ...
    ...rikthehu ne identitet ose hap nje teme te re se plasem duke bere debate te kota

  9. #29
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Kjo qe ke bere ti eshte njesoj sikur shkijet kur sjellin harten e blic-periudhes se car Dushanit jaran!

    Ne gjestin qe ke bere ti nuk shoh kurrfare dallimi.

    Kur ata sjellin ate harte pretendojne jo vetem kosoven por edhe shqiperine bashke me nje cope te madhe te greqise me gjithe qytetin qe ata e serbizojne duke e quajtur Sollun.

    Zoteri, nuk eshte hera e pare qe hedhe bagla neper tema te forumit pa e menduar fare kuptimin dhe manipulimin qe ben me to, por kesaj radhe po e ben te njejten gje ne temen qe e ke hapur vet.

    Prandaj mati pak postimet e mos flliq forumin se ne ate harte dardania shenohet vetem si term gjeografik. Pak siper e ke te shenuar edhe evidentimin e regjionit per Galabrėt dardane por kjo nuk do te thote se ishin njesi administrative asnjera.
    Per kete peruidhe te shkurte dhe te parendesishme historike kjo harte eshte turp te gjeje udhe ne nje forum shqiptar.

    KAQ.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #30
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Ja ketu mund te shihet se deri ku jan gjetur gjurme Ilire (pra tri ngjyrat e kuqe jan Pellazget ne vitin 700 p.e.r ose p.K)

    http://www.forumishqiptar.com/showth...t=59082&page=2

    Pra ketu shihet qe nuk eshte fjala per Iliret (fis Pellazg) qe jan perhapur vetem deri ne Slloveni, por pak me larg se deri aty ...

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Citim Postuar mė parė nga Baptist
    Prandaj ne shqiptared dardan te tregojme se:
    Nuk ka dardane shqiptar, ka shqiptar dardan dhe shqiptar tradhetar si puna jote.
    Baptist, a qe Qezari me te vertete shkodran?

  12. #32
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga harmonies
    Baptist, a qe Qezari me te vertete shkodran?
    Nuk e di zotni.

    > A po pyet, a po tregon!

    > > Thuana dicka ma teper ne kete drejtim...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Jo, nuk e besoj. Por kam degjuar se garda e tij pretoriane ka qene Illyre. Ndoshta e kam degjuar gabim. Sidoqofte ka ditur gjithmone te marre me te miren per te fuqizuar perandorine.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    AURELIANI, perandori i famshem ilir ne te cilin mbeshtetet edhe filmi GLADIATORI

    Pas vdekjes se papritur te Claudius II, perandoria romake u udhehoq nga perandore te ndryshem ilire, te cilet njiheshin per aftesite ushtarake, ishin gjenerale te zote dhe u perpoqen ne menyre energjike qe te rikthenin ekuiliber brenda perandorise. Nje nga me te famshmit eshte padyshim edhe Aureliani. Ishte ai qe i mundi fiset gjermanike qe kishin pushtuar Alpet e veriut te Italise (kjo eshte ceshtje tjeter nese i kishin pushtuar per here te pare nga kishin ardhur etj-BARAT)

    Filmi gladiatori ve ne qender pikerisht figuren e ketij perandori me origjine Ilire i cili eshte i njohur jo vetem per zotesine ushtarake por edhe per librat qe shkroi. Ai lindi prane Danubit dhe qendroi mbi tere Perandorine Romake


    Jashte teme

    Vaftisur
    Zoteri, nuk eshte hera e pare qe hedhe bagla neper tema te forumit pa e menduar fare kuptimin dhe manipulimin qe ben me to, por kesaj radhe po e ben te njejten gje ne temen qe e ke hapur vet.
    E para punes eshte harte gjeografike dhe jo administrative
    E dyta, ti si me nder moderator qe je ne fsh, te takon se pari te durosh "baglat" e pjesmaresve dhe me pas te pasurosh puseten tende..
    ok?
    E treta ...ashtu si te kam thene edhe me pare mister Bojaxhi \ restaurator i ORBIT, boll bere bojatisje \ katranosje...se po te del boja....jep versione dhe fakte...jo opinione per ti bere qejfin vetem vetes

    Se fundmi

    Vaftis
    Prandaj ne shqiptared dardan te tregojme se:
    Nuk ka dardane shqiptar, ka shqiptar dardan dhe shqiptar tradhetar si puna jote.
    Nik po kuptohet se kush eshte i verber dhe kush eshte doktor qe te nxjerr syte...
    ...ti hedh vickla lart e poshte duke folur ne emer te shqiptareve te kosoves dhe duke thene jo dardan jo shqiptare...fiksoje shoku vafto se ka vetem shqiptare, te cilet jane nje komb nen nje gjuhe nje flamur edhe sikur te jetojne ne 50 shtete te ndryshme...se karakteri i egzistences tone ka per te qene gjithnje shqiptaria...
    ...dhe me kete le te kthehemi serish ne teme....

  15. #35
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Pasi ke hapur temen Iliret dhe Perandoria Romake, do te duhej ta dije paraprakisht se cili Imperator i Romes eshte quajtur RESTAURATOR ORBIS, e te mos baglosh teposhte e perpjete ne radhe te pare ndaj meje si kolegė te forumit pa kurrfare konsiderate ne menyre qe te fitosh te drejten morale ta kerkosh kete gje nga une.

    Lexo te pakten A.Stipcevic Iliret kalpitullin e dyte se e ke te dhene mjaft shkurt dhe qarte se cili ilir u quajt keshtu qe ta kesh nje pasqyre te perafert bile.

    Por me mosrespektin dhe injorancen qe ke treguar vazhdimisht pa asnje arsye por thjeshte duke u mbeshtetur ne mosdije te verber dhe vetkenaqesi te plote, ke anashkaluar edhe shprehjen e vullnetit te mire nga une per disa here, ku e fundmja ishte nje lavdate e percipte ne nje postim pa kurrfar vlere reale, me te vetmin qellim per te shprehur vullnetin tim te mire dhe per te normalizuar dialogun perhir te temes.

    Por perkundrazi me papjekurine qe ende vazhdon ta shprehesh pa kurrfare ngurrimi, e vleresove si dobesi, aq sa vetbesimi yt prej injorances, kaloi ne vetdehje te plote. Dhe tani serish ke nervin te kerkosh nga une te duroj perllocjet tua ne llogari timen pambarimisht pa te shkuar mendja asnjehere ta kthesh koken mbrapa dhe te shohesh pak veten.

    Mendoj se eshte koha te behesh pak me serioz dhe te nderpresh perdhunimet e pergojimet, para se gjithash ndaj meje qe kam pasur shume me teper tolerance se me njerezit real, ashtu edhe ndaj te tjereve qe mund te kene akcent verior per veshin tend ne menyre qe te mund te kalojme nga preokupimi yt me personalitetin tim drejte fokusimit ne subjektin e temave dhe ato qe shkruajme te gjithe se bashku.

    Ju Faleminderit
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Baptist ke te drejte kur permend menyren e komunikimt, por harron se une kam qene ai qe kam folur i dyti gjithnje dhe te jam pergjigjur me te njejten monedhe qe ke perdorur vete...qe nga fillimi.
    Ta kam thene edhe me pare nuk kam antipati as per ty e as per njeri tjeter ne forum
    shendet e te mira

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    [QUOTE=BARAT]AURELIANI, perandori i famshem ilir ne te cilin mbeshtetet edhe filmi GLADIATORI



    Filmi gladiatori ve ne qender pikerisht figuren e ketij perandori me origjine Ilire i cili eshte i njohur jo vetem per zotesine ushtarake por edhe per librat qe shkroi. Ai lindi prane Danubit dhe qendroi mbi tere Perandorine Romake



    QUOTE]

    Nuk e di o ti BARAT, me te vertet ēudi eshte me ju !

    Perse e ben shkret historin keshtu ?

    Perse i ngatrron koherat datat e personazhet ?

    Perse e ngatrron Aurelienin me origjine iliriane me Mark Aurelin qe ne kohen e ketije perandori eshte zhvillua ngjarja e ketij filmi "Gladiator" e jo si thua ti ore....


    Une se kuptoj se ku eshte problemi...ketu ne me dy perandorve ka me se 80 vite.

    Marc Aureli ishte me origjine spanjolle i lindur ne Rom...121 vdes 180 pra filmi ben fjal per kete e jo per Aurelianin ilirė...

    Aureliani lindi ne Pnonie(ilirie) lindi 215 vdes 275...


    Mandej aty kur fillon filmi, aty edhe holivudi ka gabuar me data, ne vend qe te veje epoken pas krishti aty ne film e vendos para krishti, une si kuptoje disa njerez qe mundohen te dijne histori dhe e bejne lesh....e lamsh !

    ke kujdes ju lutemi, mendo mire para se me postue.


    L'inspiration de "Gladiator"
    Sorti en juin 2000, Gladiator de Ridley Scott doit beaucoup ą La Chute de l'Empire romain : mźme genre de héros, général de l'armée romaine avant sa disgrāce (Maximus dans Gladiator, Livius dans La Chute de l'Empire romain), mźme personnage (Commode et Marc Aurčle), mźme personnage féminin fragile et manipulateur (Lucilla dans Gladiator et Antonia dans La Chute de l'Empire romain, et mźme genre de scčnes, avec le défilé des troupes et le duel final.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 04-03-2007 mė 16:39

  18. #38
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    E vertete. Ka nje perandor Aurelian dhe nje Markus Elius Anius Verus me pas Pius reth 120-180 PES, qe u njoht si Marcus Aurelus Cesar. Tani, si e deshmon origjinen spanjolle te ketij te fundit?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Citim Postuar mė parė nga Styx
    Marcus Aurelus Tani,

    si e deshmon origjinen spanjolle te ketij te fundit?
    E deshmoje duke iu falenderuar shkrimeve ne libra, enciklopedive qe jane si binaret qe trenin e qojne ne destinacion te duhur, poashtu edhe enciklopedite jane si keta binar,
    e drejtojne njerin sado pak kah rruga e drejte qe te mos e humbesh udhen si ky miku BARAT qe po na e humb shpeshehere...
    Pra fajet i kan binaret (enciklopedit ) e tija ?

  20. #40
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    A ban me na qite ktu nji citim encliklopedie qe dishmon origjinen spanjolle te Mark Aurelit? A qe spanjoll nga grueja, a?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Epir + Dardani + Iliri = Shqipėri
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 21:55
  4. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  5. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •